28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Danielsson-Ramës: Na duhen prova bindëse në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që erdhi në Tiranë pas krizës politike mes palëve, ku opozita vendosi të djegë mandatet, është takuar sot me krerët e politikës, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje për krizën.
Përmes një statusi në Twitter ai thotë se është takuar me kryeministri Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur. Danielsson sqaron se i ka kërkuar prova bindëse kryeministrit shqiptar për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendsë në favor të Shqipërisë.
“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. # Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur 🇪🇺 # Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”, shkruan Danielsson.

Banorët e Këlcyrës në protestë: Po na shembin shtëpitë, do bllokojmë derën e Bashkisë!

Banorët e Këlcyrës kanë protestuar sot për të katërtën ditë me radhë përpara Bashkisë, për shkak se 30 objekte, banesa dhe biznese rrezikojnë që të prishen për shkak të projektit për pedonalen në qytet.
Banorët janë të vendosur se do të protestojnë derisa ata të dëgjohen nga ana e kryebashkiakut Klemend Ndoni, që gjatë ditës së sotme nuk ishte fare në Këlcyrë. Ndoni nuk ka komentuar as vlerën e dëmshpërblimit që banorët e kanë cilësuar qesharake.
Godina e Bashkisë ka qenë sot e mbushur sot dhe me punonjës të policisë për të shmangur çdo incident mes administratës dhe banorëve.
“Siç kemi vazhduar protestën prej 4 ditësh, dhe kemi pasur një takim me zor me kreun e Bashkisë, nuk kemi kuptuar asnjë gjë nga ato që shprehu. I gjithë Këshilli Bashkiak është pro nesh, kanë firmosur që këshilltarët nuk dinë asgjë për këtë projekt që do të bëhet dhe për prishjet”, u shpreh banori.
“Ne nuk kemi kërkuar dëmshpërblim, nuk duam lekë, duam vetëm pronat tona. Protesta do të vazhdojë derisa ne të sqarohemi, ne nuk do lejojmë nesër asnjë punonjës që të hyjë në Bashki”, tha më tej qytetari.

Flet gazetarja britanike: Nuk do të largohem nga Shqipëria pse i teket një njeriu atje lart, do vazhdoj të shkruaj…

Gazetarja britanike, Alice Taylor që rrezikon që të largohet nga Shqipëria për shkak se i është mohuar leja e qëndrimit në vendin tonë ka dhënë një intervistë ekskluzive në Fax News, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Armela Ferko, veçanërisht për pretendimet nëse ajo është një agjente ruse.
Alice tregon se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori, dhe as bashkëshorti i saj nuk është truproja e Lulzim Bashës, ashtu si kanë pretenduar mediat e majta, që prej një jave e kanë sulmuar. Vendimi për të mos i rinovuar lejen e qëndrimit ende nuk i është dhënë me shkrim Alice, dhe zyra e emigracionit është mjaftuar me togfjalëshin se ishte një urdhër nga lart.
-Pse vendosët që të vinit dhe të jetonit në Shqipëri?
Unë kam një xhaxha Eduard Lire, që e vizitoi Shqipërinë rreth 150 vite më parë. Kam ardhur në Tiranë në Tetorin e 2017-tës, kam gjetur dhe dashurinë e jetës dhe jam në pritje të një fëmije shqiptarë.
-Ju keni bërë shkrime promovuese në blogun tuaj po keni qenë edhe kritike, cilat kanë qenë reagimet ndaj jush?
Në blogun tim Balkanista unë kam bërë mjaft shkrime promovuese për Shqipërinë dhe nuk paguhem për këtë, është një blog që ka rreth 20 mijë klikime në ditë. Ky blog është përgëzuar dhe nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Para disa ditësh ndërkohë që po ndodhnin protesta unë pata një prononcim për Russia Today, njësoj si koleg i The Guardian, unë nuk dhashë një opinion timin personal, citova mediat ndërkombëtare.

Të nesërmen e gjej veten të përmendur në fake newse nga shumë media që janë të lidhura me pushtetin, Aty përshkruhesha si agjente ruse, që synoja që të destabilizoja rendin dhe qetësinë në vend. U sulmua dhe bashkëshorti im, si dhe stafi i medias ku unë punoj exit.al. Ne kemi marrë të gjitha hapat ligjore, pasi të pushtetin e tyre nuk mund të lejojmë që të sulmohemi në mënyrë të padrejtë. Ata mund të merren me deklarimet e mija dhe jo me familjen dhe me bashkëshortin tim
-Cila është marrëdhënia juaj me median Russia Today?
Më pëlqeu pyetja juaj, faqja Balkanista merr shumë mesazhe çdo ditë, edhe Russia Today më kontaktoi përmes blogut. Nuk do ishte normale që ne të kishim të njëjtat mendime dhe qëndrime
-Në mënyrë të përmbledhur çfarë thatë ju për Russia Today?
Unë thjesht raportova pë protestën e opozitës, për djegien e mandateve, për faktet e publikuara nga Zëri i Amërkës, pra nuk përmenda asnjë opinion timin
-A ndihet e paragjykuar Alice për sulmet ndaj bashkëshortit të saj?
Në fakt bashkëshorti im ka të drejtë të marr pjesë në protesta, nuk mendoj se është e drejtë që kjo të përdoret për të na sulmuar ne. Unë nuk votoj në këtë vend, ai është 1.93 centimetra i gjatë, dhe dallon në çdo protestë, po kjo nuk përbën arsye për ta quajtur atë që është bodygard i Lulzim Bashës.

-Kur e mësove lajmin për refuzimin e qendrimit në Shqipëri?
Unë kisha aplikuar për të qëndruar në Shqipëri para se të prononcohesha për Russia Today. Mua mu tha që do të merrja lejen e qëndrimit për dy javë, pasi plotësova të gjithë dokumentet. Mora kërcënime jo vetëm nga mediat por edhe nga qytetarët në rrugë dhe në forma të tjera, pasi fola per median ne fjale. Në zyrën e emigrimit na thuhet se dikush në një nivel më të lartë se drejtori kishte vendosur që leja e qëndrimit për të të anulohej.
Bashkëshorti im dhe unë kemi kërkuar që të kemi një vendim të zbardhur me shkrim se pse nuk na është dhënë leja e qëndrimit. Pas këmbënguljes që kemi bërë na është thënë se sot në orën 11:00 do të njihemi me vendimin. Unë nuk do të dorëzohem, nuk më duket e drejtë që vetëm se i teket dikujt atje lart, unë të stëmundohem në gjendjen shëndetësore në të cilën jam për të bërë të gjitha procedurat nga e para. Ndërkohë që unë kam shërbyer për këtë vend, kam marrë pjesë në shumë nisma për të ndihmuar gratë e dhunuara.
-A ka Alice kontakte të dyshimta me qytetarë rusë?
Jo nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria, do vazhdoj të shkruaj për këtë vend. Unë nuk besoj se aktet e atyre pak njerëzve që kanë pushtet përfaqësojnë qytetarët shqiptarë.

Politikat e mbrapshta të kësaj qeverie, po zbrazin Shqipërinë, vetëm në 2018 u mbyllën 250 shkolla

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në ditën e festës së mësuesve mbi situatën në të cilën gjendet arsimi në përgjithësi në Shqipëri,
“Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit”, shkruan Çupi në një shenim në faqen e saj në Facebook.
Ish-deputetja demokrate shkruan se “afërisisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit”.
Postimi i saj i plotë
Boshatisen shkollat nga nxënësit dhe mësuesit. Vetëm në 2018 u mbyllën 250 shkolla
Shqipëria po zbrazet, nga mungesa e alternativës për të investuar e jetuar në këtë vend. Politikat e kësaj qeverie në 6 vjet kanë bërë që me mijëra të rinj e të reja të marrin rrugët e Europës, e po ashtu edhe me qindra intelektualë të braktisin profesionin e të marrin të njëjtën rrugë.
Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit. Sipas të dhënave të INSTAT sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30 për qind që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve, ndërsa numri I shkollave u reduktua me 35 për qind.
Afërisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Me politikat e mbrapshta të kësaj qeverie, Shqipëria po zbrazet. Ky është një fakt tronditës, ndaj të cilit duhen marrë masa për parandalimin një orë e më parë të kësaj zbrazje.
Partia demokratike ka programin e qartë dhe konkret edhe në fushen e arsimit për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Skandal! Mësuesja transferohet si armike klase, gjimnazistët ngihen në protestë, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbështetur sot, protestën e gjimnazistëve të Dibrës, të cilët kundërshtojnë me forcë transferimin e një mësueseje të tyre. Një qytetar i shkruan Berishës se, një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, Peshkopi është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Gjimnazistet e Dibres ne proteste.
Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje z. Berisha!
Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin “Said Najdeni”, Peshkopi është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet “prindit të dytë” një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.
Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: “Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet”.
Do ju isha mirënjohës, (duke parë gadishmërinë tuaj për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.

sb

Gjimnazistet e Dibres ne proteste,Narkozyrtaret kakistokrate iu transferojne si armike klase mesuesen e tyre!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbPërshëndetje z. Berisha!Kërkoj ndihmën tuaj për të denoncuar një rast flagrant të shkeljes së ligjit dhe çdo norme morale, ku një mësuese në gjimnazin "Said Najdeni", peshkopi, është transferuar në mënyrë të papritur dhe krejt absurde, në një shkollë që ndodhet në një nga zonat më të largëta të Dibrës. Sigurisht, qartas për arsye politike dhe pa një justifikim serioz. Studentët e gjimnazit, të indinjuar nga kjo fyerje e paskrupullt që i bëhet "prindit të dytë" një ditë para festës zyrtare të mësuesit, kanë bojkotuar mësimin në formë proteste dhe mospajtimi ndaj këtij sistemi burokratik dhe të paturp që tejkalon çdo absurd.Kërkesat i janë paraqitur edhe drejtorit të arsimit në Dibër, që la të kuptohej se ky është një vendim i imponuar që ai nuk fo guxonte ta kundërshtojë. Megjithatë, nxënësit firmosën një peticion duke i vendosur ultimatum: "Ose të hënën vendimi pezullohet ose mësimi do të vazhdojë të bojkotohet".Do ju isha mirënjohës, ( duke parë gadishmërinë tuaj për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të thjeshtë) ta denonconi këtë rast.https://www.facebook.com/dibrance/videos/273383970241889/

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 6. März 2019

Fuqia e Zezë…

Nga Erl KODRA

Kështu, Kumbari Edi Rama ndërtoi përfundimisht Shtetin e Mafias në Shqipëri, karikaturën më të neveritshme që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë në faqe të dheut, shtet të cilin po e braktisin shtetasit masivisht.
Po ku e merr këtë fuqi Edi Rama? Nga i buron kjo ligësi e pashoqe, që nuk pyet për asgjë dhe askënd që i del përpara, në turravrapin e tij haluçinant, duke shembur përdhe një komb?!
Më ndiqni në ciklin e shkrimeve “Fuqia e Zezë”, me emra dhe mbiemra të përveçëm, se si Shqipëria ra pre e fuqisë më djallëzore që ka njohur ndonjëherë ky vend.
Edi Rama zotëron një lloj imuniteti prej gjërave të ndyra; domethënë, tashmë bëmat e tij skandaloze kanë fituar “qytetarinë”. Ka vite që skandalet e tij pasojnë njëri tjetrin, në të gjitha planet, në të gjitha fushat. Qeverisja e tij është e mbushur me hajdutëri të pastër, me korrupsion të ftohtë. Krimi ekonomik, dhe krimi penal ka pushtuar qeverisjen e tij. Policia e Shtetit është kthyer në një polici mafioze, ku krerët e saj bashkëpunojnë me mafian kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy Ministra të Brendshëm kanë lidhje të qarta me trafikun ndërkombëtar të drogës, i pari si anëtar i një organizate mafioze, ndërsa i dyti me vëllanë të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge.
Buxheti i Shtetit ndahet njëlloj siç ndahet plaçka nga një bandë grabitësish të dhunshëm, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë kapobanda. Këtë e bën në mënyrën më të drejtëpërdrejtë, pa skrupuj, pa teklif, pa iu dridhur qerpiku.
Trim më të madh nuk kanë parë sytë e shqiptarve!
Edi Rama themelon një Prokurori Personale, asgjëson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapë Shërbimin Informativ, ndërsa Parlamentin e Shqipërisë e kthen në një harem me eunukë pa koqe.
Për të plotësuar tablonë, Edi Rama shembë përdhe gjithçka që i del përpara, përfshirë edhe shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të pamundurit fare, i plasë në burgje, në kundërshtim me çdo normë njerëzore, por edhe ligjore; përfshirë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, ku thuhet qartësisht se “Ndalohet burgosja e individëve për pamundësi në përmbushjen e kontratës” (KEDNJ, Protokolli 4, Artikulli 1).

Nishani: Nëse kjo situatë nuk ndalet së shpejti, pasojat do të shfaqen në 20 vitet e ardhshme

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Presidenti Bujar Nishani, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Byro Politike’ në AbcNews.
I pyetur nëse kishte dijeni përpara se Lulzim Basha të njoftonte se opozita do digjte mandatet, ish-kreu i shtetit tha para vendimit ka pasur një proces konsultimesh.
Mimoza Koçiu: E dinit që do digjeshin mandatet?
Bujar Nishani: Ka pasur një proces konsultimesh. Nuk e di kush e ka ditur më parë. Ka qenë një proces diskutimi i kryetarit me paketën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së tha ndër të tjera se, qytetarët duhet ta shikojnë situatën politike si ndërpartiake. Nëse kjo nuk ndalet së shpejti, sipas Nishanit, atëherë pasojat do të shfaqen në 20 vitet e ardhshme.
‘Unë mendoj që çdo qytetar duhet ta shikojë situatën si ndërpartiake. Jemi në situatë e cila nëse nuk ndalet shpejt, do fillojë ta japë impaktin e vet të fatalitetit, në 20 vitet e ardhshme. Po rrezikojmë një zhbërje, të këtij shteti dhe kësaj shoqërie. Kemi 4-5 vite që ka hemorragji masive të resurseve njerëzore.
Për shumë arsye. Nga njëri ekstrem te tjetri. Unë e kuptoj pse ka hemorragji njerëzore nga Afrika, Siri, Lindja e Mesme, por që të kishim këtë hemorragji të rikthyer, unë mendoj që sot është një përgjegjësi e madhe dhe është një shoqëri që ka hyrë në ngecje.
Zotëria që është kryeministër, nuk lëviz, sepse nëse lëviz duhet të marrë përgjegjësinë si autori kryesor i kësaj katandisje. Kemi një kolaps të tërë shoqëror, social, tani dhe institucional’, tha Nishani.

Zidane e kishte parashikuar rënien e Real Madridit këtë sezon

Zinedine Zidane e kishte parashikuar vështirësinë me të cilën po përballet Real Madridi këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë kuptohet përmes deklaratës që e kishte bërë ai, kur ishte larguar nga klubi,
46-vjeçari u bë i pari dhe i vetmi trajner që arriti t’i fitojë tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi, brenda dy sezoneve e gjysmë me Real Madridin, mirëpo pastaj e tronditi botën e futbollit kur u largua nga “Los Blancos”, verën e kaluar.
Megjithatë, Zidane ishte i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilët u përball Real Madridi këtë sezon, në garën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.
“Do të ishte shumë e vështirë ta fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve përsëri vitin e ardhshëm. Ka pasur momente të mira, por edhe të vështira. Nuk e harroj këtë gjë”, kishte thënë Zidane, kur u largua nga klubi.
“Nuk dua ta filloj një sezon dhe të kaloj keq. Dua ta përfundoj karrierën në Real Madrid kur gjithçka është duke shkuar mirë. E bëra këtë gjë si lojtar dhe tani përsëri, si trajner. Ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund kësaj”.
Dhe parashikimi i tij doli të jetë i saktë. Real Madridi e pati të vështirë ta arrinte titullin e Ligës së Kampionëve për të katërtin sezon radhazi, dhe mbrëmë u eliminua nga Ajaxi, qysh në 1/8 e finales.
Sipas ish-futbollit legjendar, Ruud Gullit, Zidane ishte larguar në kohën e duhur, veçanërisht për shkak të transferimit të Cristiano Ronaldos në Juventus, verën e kaluar.
“Zidane ishte i mençur që u largua atëherë kur klubi e humbi Ronaldon. Ky është i gjithë problemi. Dhe kushdo që do të vinte pas tij, do ta kishte në detyrë tejet të vështirë para vetes”, ka thënë Gullit.
“Ti nuk e ke më Ronaldon. Kjo do të thotë se i ke humbur 50 gola para se të nisë sezoni”, tha Gullit.

Perez i telefonon, Zidane i përgjigjet Realit!

Zinedine Zidane e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në postin e trajnerit të Real Madridit, sipas ish-presidentit të klubit madrilen, Ramon Calderon.
Francezi 46-vjeçar u largua nga Madridi verën e kaluar, vetëm pesë ditë pasi e fitoi trofeun e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Duke folur për BBC Radio 5, Calderon tha se Perezi i kishte telefonuar Zidanit mëngjesin e së mërkurës për t’i kërkuar të kthehej në klub.
“E di që këtë mëngjes presidenti [Florentino Perez] i telefonoi Zidanit për t’i kërkuar të kthehet, por ai i tha jo tani”, tha Calderon.
Zidani e tronditi Real Madridin duke u larguar vetëm pesë ditë pas fitores së famshme ndaj Liverpoolit, duke u bërë trajneri i parë që i fiton tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi.
Reali pritet të bëjë ndryshime të mëdha pas këtij sezoni, i cili praktikisht mbaroi për ta pas turpërimit nga Ajaxi në 1/8 e finales së Championsit.
Përveç se është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, Reali është i treti në La Liga, 12 pikë prapa liderit dhe rivalit, Barcelonës.