Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka kritikuar qëndrimet e dy shqiptarëve të njohur në Evropë, tenorit Saimir Pirgu dhe drejtorit sportiv të klubit të Lacios, Igli Tare.
Dy personazhet i kanë dalë së fundmi në krah kryeministrit Edi Rama dhe kanë kritikuar protestat që po organizohen në Shqipëri, por sipas Lubonjës, ata nuk e kuptojnë situatën reale në vend.
Analisti i konsideroi Pirgun dhe Tare palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë, ndonëse në fushat e tyre janë të suksesshëm.
“Këta janë fyerje për inteligjencën e çdo shqiptari. Ne e dimë çfarë ndodh në Greqi, por nuk ka dalë ndonjë figurë publike greke që thotë na u prish imazhi, por kanë qenë në krah të protestuesve. Këta janë disa palaço që nuk meritojnë asgjë më shumë”, u shpreh Lubonja në ‘News24’.
Analisti shpërthen ndaj Saimir Pirgut dhe Igli Tares: Janë palaço që fyejnë inteligjencën e çdo shqiptari
Berisha zbulon skandalin: Ja kush furnizon Ramën me lëndë helmuese të ushtrisë së Beogradit!
Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncon se gazi që është përdorur dhe pritet të përdoret kundër protestuesve në Tiranë, merret nga Policia nga kompania MSSC.
“Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicise me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe perdorimi i paramilitareve te tij per te hedhur bombat mbi demonstruesit”, shkruan ish-kryeministri në një postim në Facebook, ku paraqet edhe mesazhin e ardhur në adresë të tij.
Statusi i ish-Kryeministrit Berisha
Ja kush furnizon Edvinin me lende helmuese te ushtrise se Beogradit!
Miq, denoncohet furnizimi i narkopolicise me lende helmuese luftarake te ushtrise serbe nga banda e 97-tes e Gjolek Malaj dhe perdorimi i paramilitareve te tij per te hedhur bombat mbi demostruesit.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Duke perjetuar ngjarjet e fundit ku ne gjykimin tim forca paramilitare te Gjolek Malaj jane bere njesh me Garden e republikes, shpreh indinjaten e perpiqem te ndihmoj sa mundem ne kete kundervenje. Une kam prova te besueshme ne gjykimin tim se materialet jane furnizime nga MSSC (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY) nje komapni e Emiljano Duashaj antar i bandes se Gj. Malaj ne ngjarjet e vitit 97. Dyshoj qe edhe hedhja e bombave serbe te furnizuara nga vete banda e Gjolek Malaj direkt ne trupin e drejtuesve te opozites eshte e njerezve te tij. Gjithe te mirat e ne konfidence…
Prokurori i Geron Xhafës, Genc Qana me 3 apartamente, 5 makina e dhurata mijëra euro
Nga Boldnews.al
Prokurori i Tiranës, Genci Qana, rezulton një prej zyrtarëve më të pasur në sistemin e drejtësisë, referuar të dhënave të vetëdeklaruara prej tij në formularët e pasurisë.
Ai rezulton të jetë pronar i tre apartamenteve, 4 makinave, si edhe ka marrë dhurata nga vjehrri i tij, pasuri të paluajtshme që llogariten në vlerën e rreth 120 mijë eurove.
Në deklaratën e pasurisë, dorëzuar për herë të parë në vitin 2004, prokurori Qana, i cili në atë kohë ushtronte funksionet pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, deklaron se ishte pronar i një apartamenti 2+1, blerë në vitin 2001, me vlerë 2 milion lekë të reja. Në vitin 2011, Qana, i cili ishte prokuror në Tiranë, si edhe bashkëshortja e tij, gjithnjë sipas deklaratës së pasurisë, blejnë një tjetër apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë 28 mijë euro. Për të dy këto apartamente, prokurori Qana deklaron se ka shpenzuar kursimet e krijuara ndër vite nga puna e tij dhe e bashkëshortes.
Në vitin 2012, prokurori Qana rezulton me fat të madh. Ai përfiton dhuratë nga vjehrri i tij një apartament me sipërfaqe 116 m2. Vlera e këtij apartamenti të dhuruar arrin në vlerën e 13.5 milionë lekëve të reja (rreth 100 mijë euro).
Pra, nga viti 2001 deri në vitin 2012, prokurori Qana rezulton pronar i tre apartamenteve, 2 prej të cilëve të blerë prej tij dhe i treti, me sipërfaqe më të madhe se dy të parët, i dhuruar.
Krahas apartamenteve, prokurori Qana rezulton të jetë edhe “koleksionist” automjetesh. Në deklaratën fillestare të pasurisë, dorëzuar në vitin 2004, Qana deklaron se ka në pronësi automjetin tip Vloksvagen Jetta, të cilin e ka blerë 200 mijë lekë (të reja).
Në vitin 2004, familja e prokurorit Genc Qana shtohet edhe me dy automjete të tjera-një Volksvagen Golf 3, me vlerë 500 mijë lekë (të reja), si edhe një Fiat Panda, me vlerë 70 mijë lekë (të reja).
Mesa duket, prokurori Qana nuk është mjaftuar me pronësinë e 3 automjeteve. Në vitin 2012, ai blen një tjetër, një Ford Focus, me vlerë 14.900 euro. Një vit më pas, në 2013, bashkëshortja e tij blen një tjetër automjet, një Fiat Punto, në vlerën 150.000 lekë.
Nga një analizë e deklaratave të pasurisë së prokurorit Qana nga viti 2003 deri në vitin 2016, të publikuara në portalin “Opendata.al”, nuk rezulton që ai ose bashkëshortja e tij të kenë shitur ndonjë prej këtyre 5 automjeteve të renditura sa më lart.
Krahas apartamenteve dhe makinave, prokurori Genc Qana rezulton të jetë me fat edhe sa u përket dhuratave të marra nga familjarët e bashkëshortes.
Në vitin 2012, prokurori Qana dhe bashkëshortja e tij kanë marrë dhuratë nga vjehrri apartamentin e sipërcituar më lart, me sipërfaqe 116 m2, vlera e të cilit është rreth 100 mijë euro.
Së bashku me apartamentin, çifti Qana kanë marrë dhuratë edhe dy garazhde, me sipërfaqe 18m2 dhe 21 m2, vlera e të cilëve në total llogaritet në rreth 3 milionë lekë të reja.
Gjithashtu, prokurori Qana, ka marrë si dhuratë edhe një shumë prej 4 mijë dollarë cash, të cilat, së bashku me disa kursime të tijat, si edhe një hua pa interes në vlerën 5 mijë euro, i ka përdorur për blerjen e automjetit Ford Focus, me vlerë 14.900 euro.
Mrika e Ramës merr të pandehur Ervin Salianjin, reagon ashpër PD
Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme pas daljes së lajmit se Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim ish-deputetin Ervin Salianji.
Në një reagim zyrtar, selia blu thotë se prokuroria e kapur nga Rama mbron trafikantët dhe merr nën hetim denoncuesit.
Reagimi i plotë i PD
Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit.
Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku i akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.
Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:
Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.
Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çështjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.
Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, për sa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jetë i paprekshëm.
Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës!
Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar?
Lubonja: Intervista e Ramës në “Porta a Porta” ishte e blerë, ishte turpi i Bruno Vespës!
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi shfaqjen pak para mesnatës të kryeministrit shqiptar Edi Rama në pjesën e tretë të emisionit “Porta a Porta”, të Bruno Vespës.
Sipas tij, nëse publiku italian donte me të vërtetë të dinte çfarë po ndodh në Shqipëri le të niseshin gazetarët italianë dhe ta shikonin nga afër situatën, jo të ngrihej kryeministri e të përpiqej të rregullonte imazhin e Shqipërisë.
Lubonja tha ndër të tjera se në emision askush nga të ftuarit nuk përfaqësoi Shqipërinë, prandaj analisti e cilësoi shfaqjen e mbrëmshme të Ramës si turpin e turpit të Bruno Vespës.
“Vespa nuk njihet në Itali si ata që thonë të vërtetën, por si shërbëtor i regjimit të Berluskonit. Sado që e kam ndjekur prej kohësh Italinë edhe Vespën ajo që pashë dje i kalonte caqet e imagjinatës sime. Edhe në Shqipëri edhe gazetarët me shërbëtorë bëjnë kujdes të ftojnë në studio jo vetëm njerëz që mbështesin njërën palë, por edhe palën e kundërt, ndërkohë që ai kishte ftuar Ramën dhe tre personazhe, ku njëri ishte gazetari i Liberos që s’dinte asgjë nga Shqipëria, i dyti Igli Tare që është futbollist dhe s’ka jetuar fare në Shqipëri, aq më tepër që njihet si njeri i afërt me Ramën dhe i treti një sipërmarrës edhe ai i panjohur.
Mua më bëri përshtypje që mungonte publiku shqiptar, mungonte një intervistë me njerëzit, një zë i paanshëm, s’po them politik por mungonte gjithçka. Ishte qartazi një gjë si mund ta thuash: e blerë! Ndoshta jo me lekë por me influenca. Ishte turpi i turpit të Bruno Vespës, ndaj besoj edhe e kishte futur në pjesën e fundit. Kryeministri i një vendi në vend që të ketë 15 minuta në orën kryesore, futet atje në fund pas debateve të rëndomta të ditës, kjo ishte e neveritshme.
Nëse duan të mësojnë ç’ndodh këtu le të vijnë gazetarët italianë, por jo të niset kryeministri nga Shqipëria për të sqaruar çfarë ndodh këtu dhe për të rregulluar imazhin e Shqipërisë”, tha Lubonja. Sipas analistit, kryeministri Rama tha gënjeshtra në emision.
“E dëgjova që tha ka 20 mijë sipërmarrës italianë në Shqipëri. Nga të dhënat që kam unë ka 10 herë më pak italianë, që mund të kenë 1 apo 2 njerëz të punësuar. Pra, nuk janë 20 mijë por 2 mijë, janë nja 3 mijë e ca rezidentë italianë këtu. Këto të dhënat i kam nga burime serioze. Si mund të shkojë një kryeministër dhe të gënjejë atje. Tha edhe që vijnë 500 mijë italianë këtu me pushime, por ku shkojnë paratë që lënë këta këtu? Pse nuk lulëzon ekonomia? Këto gënjeshtra që thotë janë skandale”, vijoi Lubonja.
I pyetur nëse e ka Rama mbështetjen e qeverisë së re italiane drejtuar nga Giuseppe Conte, i cili ndodhej në Beograd gjatë vizitës së Ramës, Lubonja tha se ende nuk dihet qëndrimi i tij
“Qeveria e tanishme e Italisë udhëhiqet nga njerëzit që janë anti-kastë me Renzin Rama ka pasur lidhje më të mira, pra me liberalet europianë, ndërsa kjo qeveri nuk ka përcaktuar ende politika të qarta për Shqipërinë. Mund të ishte më e hapur ndaj qëndrimeve kritike që bëhen për Shqipërinë. Ajo që dihet se është qeveri anti-emigracion dhe anti-zgjerim për Europën. Mendoj që është një qeveri që ka ende shumë probleme të brendshme, ndërsa Rama për momentin është mbështetur tek lidhjet e vjetra, shkoi tek Vespa që ka lidhje me kastën e vjetër, ndërkohë që pjesa e re e politikës italine është e paqartë, nuk ka përcaktuar politika të qarta me Shqipërinë”, shtoi ai.
Protesta te Unaza e Re, Balliu zbulon mesazhin që i dërgoi ministrja e Ramës
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, vazhdon të jetë në krah të banorëve të Unazës së Re për çdo natë. Banorët janë ngritur prej më shumë se 120 ditësh në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë protestës së sotme, Balliu ka zbuluar publikisht një mesazh që, siç tregoi, i ka ardhur në telefon nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Gjatë protestës që u zhvillua këtë pasdite te Unaza e Re në kryeqytet, deputeti që dorëzoi mandatin, tregoi se në mesazh, kërkohej një vlerësim nga ish-deputeti për cilësinë e shërbimit, pas një vizite që ai kishte bërë në një nga zyrat e transportit rrugorë në Tiranë.
“Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap së bashku me banorët e Astirit. Doni të dini vlerësimin? Ai është zero. Nëse doni realisht të dini vlerësimin ejani këtu”, tha Balliu.
Rama përzë nga Shqipëria gazetaren britanike pse publikoi shkrime kritike ndaj tij
Një vendim skandaloz i pa ndodhur më parë. Qeveria e drejtuar nga Edi Rama e gjetur nën sulme të shumta për skandalet ku është përfshirë, ka vendosur të dëbojë një gazetare të huaj që jetonte e punonte në Shqipëri.
Alice Taylor është dëbuar nga Shqipëria me vendim të Edi Ramës dhe vendimin e ka bërë të ditur vetë gazetarja.
‘Qeveria shqiptare, pasi më sulmoi mua dhe partnerin tim për shkak të punës si gazetarë dhe kritikat e mia ndaj tyre, tani më kanë anuluar rinovimin e lejes së qëndrimit.
Kështu tani jam në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe më kërkojnë të largohem, pavarësisht se kam një certifikatë mjekësore duke thënë se nuk mund të udhëtoj për shkak të komplikimeve që mund të kem pasi jam pothuajse 6 muajshe shtatzënë. Me një fëmijë shqiptar’, shkruan Alice Taylor në Twitter.
Më poshtë është artikulli që gazetarja britanike ka publikuar përpara disa ditësh në të cilën mbizotërojnë akuza të shumëllojshme ku ndër të tjera shkruhet se ajo është një agjente ruse dhe shkruan për mediat ekstremiste:
Gjyqi i portaleve sensacionale ndaj “spiunes ruse” më famëkeqe në Shqipëri—pra mua— ka vazhduar edhe sot. Zbulimet më të fundit nga gjirizi i shtypit shqiptar kanë nxjerrë në pah se, me sa duket, fakti që artikujt e mi gjenden në faqen e internetit të Tsarizm—një faqe amerikane, pa asnjë farë lidhje me Rusinë— do të thotë se unë jam, pa dyshim, e lidhur me teorinë e çuditshme se ne po përpiqemi të rrëzojmë nga pushteti Edi Ramën me ndihmën e Rusisë.
Por këto portale po luajnë një lojë të rrezikshme, sepse teksa thonë se, meqë unë jam një kontribuese e kësaj faqeje, ngaqë artikujt e mi shfaqen atje, ata janë, në fakt, duke bërë autogol. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë 12 muajve të fundit, unë kam qenë “kontribuese” në të njëjtat portale (nuk dua t’i quaj gazeta, pasi kjo do të nënkuptonte se ata janë gazetarë, gjë që nuk është e vërtetë), të cilat po përpiqen të më diskreditojnë mua.
Volkswagen planifikon hapjen e njё uzine nё Ballkan, Bullgaria dhe Serbia në garë për investimin
Ky është tërmet ekonomik! Me këtë titull dhe të tjera të ngjashme janë mbushur mediat serbe dhe bullgare prej ditësh. Bëhet fjalë për një investim një miliardësh të koncernit gjerman Volkswagen (VW). Investimi 1,4 miliardë euro do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit.
Që prej nëntorit të kaluar kur VW bëri të ditur se do të hapë një uzinë të re në „Europën Lindore”, shpresa kanë krah Bullgarisë dhe Serbisë edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia. Pyetur nga Deutsche Welle deri tani është thënë nga Volfsburgu: „Nuk është marrë ende vendim në cilin vend ku do të ngrihet uzina”. Mediat spekullojnë, se VW do të marrë vendim në muajin prill, kurse makinat e para nga uzina e re do të dalin nga prodhimi më 2023.
Hapje vendi për makina elektrike nga Gjermania
Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve është duke flirtuar me Europën Juglindore. Kjo i përshtatet njoftimeve se uzinat bazë në Zvikau, Emden dhe Hanovër do të specializohen për prodhimin e automjeteve elektrike. Prodhimi i “VW Passat” është vendosur në Çeki, ku do të prodhohen së afërmi dy modele, “Škoda Karoq” dhe “SEAT Ateca”. Por mendohet që do të ketë edhe një fabrikë shtesë në Ballkan.
“Arsyeja kryesore për ndërtimin e saj janë kostot e personelit. Ato janë atje shumë më të ulëta se në Europën Perëndimore,” thotë Stefan Bratzel nga Center of Automotive Management (CAM). Edhe vetë vende si Polonia dhe Hungaria nuk mund të jenë më të përfytyrueshme për një gjë të tillë. “Pika e dytë e rëndësishme janë kostot e energjisë. E treta është që rrjeti i furnizuesve ndodhet në vend,” thekson Bratzel në bisedë me DW.
Në Serbi shtohen shpresat se në shumë pika ka përfitime. Rroga mesatare në vend është 500 euro në muaj. Investorët potencialë joshen me suvbencione, lehtësime taksash dhe investime shtetërore në infrastrukturë. Përveç kësaj në Serbi janë vendosur disa furnizues gjermanë automjetesh: si specialisti për kabllot Leoni ose ZF Fridrishafen.
“Personeli i kualifikuar është gjithnjë vendimtar. Sallat e fabrikave mund t‘ i ndërtosh kudo,” mendon eksperti serb i automjeteve, Mladen Alvirović në një intervistë për televizionin. Me fuqi punëtore të kualifikuar, edhe Serbia mund të jetë kandidate, sepse koncerni italian FIAT ka vite që ka një fabrikë moderne në Serbinë Qendrore. „Këto punë janë një bazë e mirë për secilin prodhues makinash”, thotë Alvirović.
Vendos ndihma shtetërore?
Por edhe qeveria bullgare është e sigurt se do fitojë në garë. Para disa javësh një përfaqësues i VW shkoi në Sofje dhe bisedimet kanë përparuar mjaft, thotë një përfaqësues i rangut të lartë i partisë në pushtet, që dëshiron të mbetet anonym. Politikanë dhe ekspertë nga Sofia mendojnë se Bullgaria, si vend anëtar i BE ka më shumë përparësi në garë se sa Serbia.
“Kjo është shumë e rëndësishme”, mendon eksperti gjerman i autojmjeteve, Bratzel. Megjithëse Serbia si vend kandidat ushtron tregtinë e lirë me BE, anëtarësia në BE e Bullgarisë ofron rregulla më të thjeshta dhe më pak të komplikuara për këmbimin e mallrave dhe pjesëve të këmbimit. “Kjo nuk do të thotë se doemos VW vendos për Bullgarinë meqenëse është vend anëtar i BE,” thotë Bratzel.
Mitko Vasilev, shef i Dhomës bullgare të Industrisë dhe Tregtisë beson se politikanët në Sofje dhe në Beograd janë të gatshëm të japin subvencione nga arkat shtetërore për të joshur VW. “Pala bullgare do të bëj çdo gjë, për të arritur kushte të mira për investimet. Por, duhen marrë parasysh rregullat e BE-së,” thotë Vasilev për DW. “Nga ana tjetër Serbia nuk është vend anëtar i BE dhe rregullat për të kufizuar ndihmat shtetërore, nuk janë shumë të forta.”
Biznesi mund të ndryshojë fuqinë e ekonomisë tonë, thotë kryeministri serb, Aleksandar Vučić. Ai ka hedhur hapat e para të gjithë strategjisë. Njësoj si në vendet fqinje edhe politikanët e Serbisë e prezantojnë veten sikur investimi është bërë vetëm falë tyre. Për propagandën politike uzina e VW do të ishte vërtet një gjë shumë e madhe.
Trump shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me hetimin e demokratëve në Kongres
Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se do të bashkëpunojë me hetimin ndaj fushatës së tij presidenciale dhe biznesit të tij, hetim i filluar të hënën nga demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Trump vazhdon të mohojë se ka patur ndonjë shkelje që përfshin lidhje të fushatës së tij me Rusinë apo gjatë presidencës së tij.
Dy vitet që kur Presidenti Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë të trazuara dhe pritet që situata të trazohet më tej.
“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të marrë në dorë çdo provë. Hetimi po fillon.”
Të hënën, Komisionit Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi dokumente nga më shumë se 80 vetë brenda administratës Trump, familjes dhe biznesit të tij, duke përfshirë ish-avokatin personal Michael Cohen, djemtë Eric dhe Don Junior si dhe dhëndrrin Jared Kushner – si pjesë e hetimit mbi akuzat për pengim të drejtësisë, korrupsion dhe shpërdorim pushteti.
Shtëpia e Bardhë tha se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.
“Unë bashkëpunoj gjithë kohën me të gjithë, dhe e di ç’është më e bukura? Nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë. Është e gjitha mashtrim,” thotë presidenti Trump.
Zoti Trump mohon se ka patur shkelje që përfshijnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Komisioni Juridik i Dhomës është mjaft i fuqishëm dhe në të kaluarën ka hetuar presidentët Richard Nixon dhe Bill Clinton për akuzat për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të pushtetit. Deri tani, ky hetim nuk ka lidhje me ndonjë proces për shkarkimin e presidentit.
“Nëse kjo do të shdërrohet ose jo në një skandal në përmasat e Uotergejtit, skandali i vetëm që ka detyruar një president të largohet nga posti, mbetet për t’u parë se ç’do të rezultojë nga këto dëgjesa publike”, Jeremy Venook, i Qendrës Amerikane të Progresit
Hetimi i tanishëm nuk ka lidhje me hetimin rreth Rusisë, i drejtuar nga Robert Mueller, rezultatet e të cilit priten shumë shpejt,
“Ne thjesht nuk e dimë se çfarë mund të dalë në këtë raport për ndonjë komplot me rusët. Sigurisht që ka shumë tym. Mbetet për t’u parë nëse ka zjarr”, thotë Alan Lichtman, historian në Universitetin Amerikan.
Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve është një tjetër goditje pas dëshmisë së bujshme që dha javën e kaluar ish-avokati personal i presidentit, Michael Cohen.
“Puna e të gjithëve në organizatën Trump është ta mbrojë zotin Trump çdo ditë. Shumica prej nesh e dinin se po vinte dita që do të gënjenim për diçka në emër të tij, dhe kjo u bë normë. Dhe pikërisht kjo po ndodh tani,” tha zoti Cohen.
Ka edhe hetime të tjera ndaj rrethit të brendshëm të presidentit, duke përfshirë ato në gjykatat e qarkut Jugor të Nju Jorkut si dhe në Nju Xhersi dhe në Uashington, D.C.
2019 viti i betejave të ashpra dhe rreziqeve për Kinën
Kryeministri kinez Li Ke-qiang paralajmëroi se ekonomia e dytë më e madhe në botë ka përpara një betejë të vështirë gjatë këtij viti. Ndërsa Kina është ngërthyer nga ritme të ulta të rritjes ekonomike dhe mosmarrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara, ajo po përballet gjithashtu me sfida e rreziqe të mëdha, të pashembullta.
Në raportin vjetor rreth punës së qeverisë, përpara institucionit që drejton me dorë të fortë, Kongresit Kombëtar Popullor, Li Keqiang u foli delegatëve lidhur me planet për të ulur taksat, nxitur ekonominë dhe përqëndrim tek novacioni. Sipas tij rritja ekonomike e vendit për këtë vit do jetë nga 6 në 6.5 për qind.
Gjatë një fjalimi me ton të matur, zoti Li përmendi fjalën “stabilizim” apo “stabilitet” më shumë se 70 herë. Ai foli rreth nevojës për të stabilizuar tregun e bursës, sektorin financiar, nivelin e papunësinë, investimet e huaja e vendase si dhe natyrisht mosmarrëveshjet tregtare me Shtetet e Bashkuara.
“Ndërsa ndjekim zhvillimet e këtij viti, do të përballemi me një mjedis më kritik dhe më të ndërlikuar sikurse rreziqe e sfida që janë më të mëdha në numër e madhësi. Duhet të jemi plotësisht të përgatitur për një luftë të ashpër”, tha ai.
Tensionet tregtare dhe tarifat ndaj importeve kineze i shtohen sfidave me të cilat ballafaqohet Pekini. Kërkesa e Shteteve të Bashkuara për të ekstraduar zyrtaren kryesor për financat të gjigandit të teknologjisë “Huawei”, shqetësimet rreth kompanisë, si dhe lidhjet e saj me qeverinë autoritare kineze, janë të gjitha pjesë e një mjedisi të ndërlikuar.
Megjithatë zyrtarët e dy vendeve janë optimistë se palët do të mund të arrijnë një marrëveshje. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se ai shpreson që në ditët apo javët e ardhshme të bëhet një njoftim i rëndësishëm, siç tha ai.
Në një koment të tij ndërsa mbahej Kongresi Kombëtar Popullor, ministri i Tregtisë Zhong Shan (Xhung Shan) tha se të dy vendet duhet ende të gjejnë pikat e përbashka.
“Aktualisht grupet e punës po vazhdojnë negociatat. Kemi ende shumë për të bërë. Është e nevojshme që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të gjejnë një pikë të mesme të përbashkët”.
Gjatë takimeve në kuadër të Kongresit Popullor Kombëtar, Kina pritet të miratojë ligjin e parë të saj për investimet e huaja. Në funksion të mbështetjes së kompanive vendase në kushtet e ngadalësimit të ecurisë ekonomike, Li tha se Kina do të ulë taksat ndaj kompanive dhe kontributet për sigurimet shoqërore me gati 300 miliardë dollarë.
Ai tha gjithashtu se qeveria do të rrisë shpenzimet si dhe politikat e saj fiskale do të jetë më proaktive.
Pekini do të rrisë shpenzimet ushtarake me 7.5 për qind këtë vit ose rreth 177 miliardë dollarë. Analistët thonë se shifra aktuale është shumë më e lartë, por bazuar në shumën që Pekini ka bërë publike, buxheti i Kinës është tre herë më lartë sesa ajo çka shpenzon India. Megjithatë shifra është larg asaj që shpenzon Uashingtoni për mbrotjen, që vitin e kaluar e tejkaloi nivelin e 700 miliardë dollarëve.