20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Jep dorëheqjen Prokurori që mbylli hetimet për vrasjen e Ardit Gjoklajt

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Petrit Fusha dha sot dorëheqjen, duke shmangur procesin e vetingut.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë Tiranë ka dorëzuar dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në letrën e dorëheqjes, Fusha shkruan se “Prokuroria nuk është më vendi ku mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur hetimet për pasurinë, figurën dhe profesionalizimin e Fushës që më 15 janar 2018, por deri më tani prokurorit nuk i ishte caktuar një datë për seancën dëgjimore.
Me dorëheqjen, pritet që KPK të ndalojë procesin e rivlerësimit të Fushës.
Petrit Fusha njihet si prokurori që mbylli çështjen e Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës në gusht 2016. Në këtë çështje përfshihej dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për për lidhje klienteliste me kompaninë që së bashku me Bashkinë Tiranë menaxhon landfillin e mbetjeve në Sharrë.
Në dhjetor 2016, kohë gjatë së cilës prokurori Fusha po hetonte vdekjen e Gjoklajt, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe prokurori Petrit Fusha u fotografuan duke drekuar së bashku në një nga restorantet e Tiranës.
Çështja e Ardit Gjoklajt u mbyll përfundimisht në shkurt 2019, kur gjykata shpalli të pafajshëm Dëfrim Hakramën, mbikëqyrës i punonjësve në landfill, dhe Edmond Kallarin, shofer i ekskavatorit, të dy të akuzuar nga prokuroria e Tiranës si përgjegjës për vrasjen e 17-vjeçarit.

Paloka i përvishet Ramës: Shkoi pak deri në Romë për të mashtruar dhe italianët! Pallosh, bëju gati më 16 mars…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook për intervistën e dhënë nga Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa, në RAI.
Paloka shkruan se, Rama shkoi në Romë për të mashtruar italianët dhe për t’i prrallisur se në Shqipëri nuk ka drogë, nuk ka revoltë popullore dhe se ata që protestojnë janë aktorë të opozitës.
Në këtë kuadër, Paloka e paralajmëron Ramën që të bëhet gati pasi në 16 mars “aktorët” do të jetë qindramijëra.
Postimi i Edi Palokës
Siç deklaroi vete, shkoi pak deri ne Rome per te mashtruar dhe italianet!!!
Skenari po shkonte “mire”, per aq sa ishte “investuar”:
– te ftuarit e zgjedhur dhe “pregatitur” sic duhet, recituan pa gabime.
– palloshi e tha shprehjen per te cilen kishte vajtur; “ata qindra mije qe po shihni te perleshen ne rruge, nuk jane popull i revoltuar, po aktore te opozites qe luajne rolin…”, tha pak a shume
Edhe Bruno tundte vetem koken ne shenje aprovimi.
Pra plani po rezultonte nje sukses i vertete ,qe i justifikonte “shpenzimet”, deri ne momentin kur palloshi rreshqiti.
Mjaftuan tre fraza te Bashes, bazuar mbi fakte, qe nje ore propagande boshe te shkonte per lesh.

Po si gjithnje nuk e la pa i dhene doren e fundit dhe palloshi.
“Droge ne Shqiperi ZERO”- tha.
Aty ndaloi dhe tundja e kokes nga Bruno.
Bruno e tundi koken edhe kur palloshi e krahasoi veten me Cristiano Ronaldon, madje e tundi koken edhe kur i tha se “sot eshte Shqiperia qe po e ndihmon Italine”, por gazetari Vespa nuk e gelltiti dot “Droga ZERO”.
“Me fal-i tha- se kete nuk e permendi kryetari i opozites , po gazeta e njohur “The Indipendent” ka shkruajtur “Shqiperia -Columbia e Evropes”. Midis “Columbise se Evropes” dhe “Droge ZERO” sic thoni ju, duhet te kete dicka, apo jo ?-pyeti gazetari.
Ne fakt pyetja ishte me teper nje menyre per ta ndihmuar se sa per ta vene me shpatulla pas muri , qe palloshi ta zbuste pak genjeshtren qe sapo kishte leshuar. Po palloshi nguli kembe; “ZERO ! Ja pyesni Guardia di Finanza “- tha i bindur qe me kete i shteroi te gjitha dyshimet e italianeve, ani pse ata degjojne cdo dite ne mediat e tyre per tonelatat e droges qe shkojne nga Shqiperia e palloshit.
Me kete deklarate te fundit, i bindi italianet (se ata kishte vajtur te mashtronte) edhe per “vertetesine” e atyre cfare ju kishte prallisur deri ne ate moment…
Behu gati pallosh se me 16 mars “aktoret” do jene qindramije.

E pyetën a është burrë i mirë Rama? Përgjigjja e Gjinushit është historike…

Ish-deputeti i PD, njëherësh kryetar i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin ‘Dritare’ ka treguar një bisedë mjaft pikante mes tij dhe kreut të PSD, Skënder Gjinushi, në vitin 2009-të, kur u bashkuan me Ramën për të ndryshuar kodin Zgjedhor.
Ndoka tha se në 2009-n Rama pasi kishte humbur zgjedhjet kishte afruar të gjitha partitë opozitare të kohës dhe ju kishte deklaruar se do të kërkonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor, të cilën e fajësonte dhe për humbjen e zgjedhjeve.
Gjatë kohës që ishim në koalicion dhe unë nuk e njihja mirë-thekson Ndoka- i drejtohem Skënder gjinushit për ta pyetur nëse ishte burrë i besës Edi Rama apo jo.
Ja rrëfimi i Ndokës:
Ndoka: Në vitin 2009-të, Rama angazhohet për të ndryshuar sistemin zgjedhor, pasi në atë kohë ai fajësonte sistemin për humbjen e zgjedhjeve. Unë nuk kisha bashkëpunuar ndodnjëherë me Ramën dhe nuk e njihja, prandaj i afrohem veçmas Gjinushit dhe e pyes: A është burri i mirë ky Rama apo jo, a e mban fjalën.
Përgjigja e Gjinushit ishte: Unë kam kaq vite që vras mendjen a është burrë a jo? Ti më pyet në është burrë i mirë.

6 pyetje Saimir Tahirit: Si quhesh kur u jep skafin trafikantëve për ta rregulluar?

Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit për akuzat që rëndojnë mbi të.
“Kur mohon lidhjet me trafikantët e drogës dhe më pas del që edhe ti je pjesë e grupeve kriminale, si quhesh?
Kur nuk i njeh kushërinjtë dhe pastaj kujtohesh se i ke të afër që ju “shet” edhe makinën, si quhesh!?
Kur dënohesh për shpifje dhe “nuk ke lekë” ta paguash, si quhesh?
Kur nuk zbaton vendimin e gjykates dhe fshihesh pas informalitetit, si quhesh?
Kur i mbron kusherinjtë duke thene se nuk janë trafikant dhe pastaj del që janë biles me tonelata, si quhesh?”, këto janë disa nga pyetet që ka ngritur Vezaj.
Në fund të reagimit të tij se përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: gënjeshtar, mashtrues, shpifes, frikacak, trafikant.
Mbi Tahirin rëndojnë akuzat: ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ .
Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj
Pyetesor sqarues me disa alternativa. Kur lejoi mbjelljen e gjithe vendit me hashash dhe del e thua qe ke asgjesuar 99.98 % te parcelave, si quhesh?
Kur mohon lidhjet me trafikantet e droges dhe me pas del qe edhe ti je pjese e grupeve kriminale, si quhesh?
Kur nuk i njeh kusherinjet dhe pastaj kujtohesh se i ke te aferme qe ju “shet” edhe makinen, si quhesh!?
Kur denohesh per shpifje dhe “nuk ke leke” ta paguash, si quhesh?

Kur nuk zbaton vendimin e gjykates dhe fshihesh pas informalitetit, si quhesh?
Kur i mbron kusherinjet duke thene se nuk jane trafikant dhe pastaj del qe jane biles me tonelata, si quhesh?
Kur thua se nuk i kam takuar dhe pastaj del qe ke udhetuar bashke, si quhesh?
Kur i shet makinen dhe pastaj ia merr perseri per xhiro (edhe pas shitjes), si quhesh?
Kur mohon udhetimet me skaf dhe pastaj del qe ke udhetuar, si quhesh?
Kur i jep skafin disa trafikanteve per ta rregulluar, si quhesh?
Kur mohon udhetimet e familjes me trafikant droge dhe pastaj del qe kane udhetuar, si quhesh?
Kur deklaron se nuk je ne hetim nga Italia dhe del qe je hetuar, si quhesh?
Kur thua se nuk njeh biznesmenin me 863 mije euro dhe del qe me ate ke udhetuar jashte shtetit dhe ne makinen e tij u gjenden patentat e tua, si quhesh?
Kur takon deshmitaret pas nisjes se hetimeve per “sqarim”, si quhesh?
Kur donin ta arrestonin, dilte e qurravitej e kur i shpetoi prangave me ndihmen e politikes, del e bene trimin, si quhesh? Etj etj etj….
#PERGJIGJIET:
A. Genjeshtar!
B. Mashtrues!
C. Shpifes!
D. Frikacak!
E. Trafikant!
F. Te gjitha bashke!
#Fituesi_nje_çaj_te_turku_veres#
#Basir Çollaku_ti_perjashtohesh_nga_pjesemarrja#

“Irish Times”: Protestat popullore çojnë qeverinë drejt dorëheqjes

Jehona e protestave së qindramijë shqiptarëve kundër një qeverie të goditur nga disa skandale korruptive po pasqyrohet nga shtypi i huaj gjithnjë e më shumë. Në artikullin e botuar më 5 mars 2019, “The Irish Times” shkruan:
Mijëra shqiptarë protestuan të martën jashtë parlamentit në kryeqytetin e tyre Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të bënin thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Disa demostrues hodhën fishekzjarre dhe dogjën goma përpara një rreshti policësh që mbronin parlamentin dhe hidhnin herë pas here, gaz lotsjellës, por protesta përfundoi pa u përsëritur përplasjet, lëndimet dhe arrestimet që kishin dëmtuar tubimet e mëparshme.
Protestat janë kulmi i zemërimit dhe i zhgënjimit për një sërë çështjesh, që nga korrupsioni dhe rritja e kostos së arsimit, deri tek blerjet e dyshuara të votës në zgjedhet e 2017-ës dhe akuzat ndaj qeverisë për lidhje me krimin e organizuar.
Z.Rama dhe ligjvënësit e tij socialistë shpresojnë të fillojnë bisedimet me BE-në në qershor, por Lulzim Basha, lideri i opozitës, i demokratëve të qëndrës së djathtë, i tha protestuesve se qeveria ishte duke i shkatërruar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Perëndim.
“Nuk ka nevojë Evropë për një Shqipëri me korupsionin në nivelin më të lartë, Europa nuk i hap dyert për hajdutët,” tha ai. “Vetëm zgjehdjet e lira mund ta shpëtojnë Shqipërinë”, shtoi ai, ndërsa bëri thirrje për një tjetër protestë më 16 mars, që duhet të jetë “akti vendimtar që do të hapë dyert e shpresës për të gjithë shqiptarët.”

Basha, skaner blerjes së votave nga mafia në aleancë me pushtetin në “Porta a porta” në Itali

Lulzim Basha ka folur mbrëmjen e kaluar për emisionin historik te Rai Uno “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa. Në përgjigjet e dy pyetjeve të bëra nga gazetari, Basha ka deklaruar se Shqipëria ka dy probleme të mëdha, një me demokracinë dhe një me kriminalitetin.
Ai theksoi se zgjedhjet e 2017 u blenë me paratë e drogës duke risjellë në vëmendje përgjimet për zyrtarë të lartë të PS-së si dhe akuzat për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Intervista e Bashës u transmetua gjatë kohë që kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studio për të folur për situatën politike në vend.
Çfarë po ndodh në Shqipëri?
Shqipëria ka dy probleme të rënda, një problem me demokracinë dhe një problem me kriminalitetin. Pesë vite më parë, Shqipëria u bë prodhuesi dhe eksportuesi numër një i kanabisit. Me paratë e kanabisit, u kalua në trafikun e heroinës dhe kokainës. Dhe me milionat e fituara nga trafiqet e drogave të forta u blenë zgjedhjet, u blenë policët, drejtësia, media, pjesë të mëdha të ekonomisë private dhe të aktivitetit ekonomik publik.
Ju keni akuzuar qeverinë për bashkëpunim dhe marrëveshje me krimin e organizuar…
Dy muaj më parë, media ndërkombëtare publikoi përgjimet zyrtare të drejtësisë shqiptare, ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste, janë përgjuar në bashkëpunim me krerë mafiozë për të blerë vota dhe për të frikësuar opozitën në zgjedhjet e kaluara. Për katër vite, Shqipëria ka pasur ministër të Brendshëm, Saimir Tahirin, që tani ndodhet nën akuzë zyrtare për trafikim ndërkombëtar të drogës shkaktuar nga një hetim i Prokurorisë së antimafias së Katanias. Ndërsa për sa i përket pasuesit të tij, Fatmir Xhafa, drejtësia italiane ka dënuar vëllain e tij me shtatë vite burg si anëtar të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Haradinaj kundër Ramës për taksën në Rrugën e Kombit: Duan kafen nga Kosova

Ramush Haradinaj e sheh taksën në Rrugën e Kombit si një barrierë të shtuar në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare.
Në emisionin “Përballë” në RTSH, Haradinaj theksoi se këtë mendim ia ka bërë me dije edhe kryeministrit Edi Rama.
“Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.
Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. Ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Komentet anti-Rama pushtojnë RAI-n: Zoti Vespa, pyeteni kryeministrin pse….

Vijon lumi i komenteve të shqiptarëve në profilin e Bruno Vespës dhe emisionit “Porta a Porta”, aty ku sot në ora 23:05 do të jetë kryeministri Edi Rama.
Komentuesit, në gjuhën italiane, i kujtojnë drejtuesit të emisionit të pyesin kryeministrin, pse shqiptarët po largohen masivisht nga vendi? Pse futi në parlament njerëz të botës së krimit? Pse ka shkarkuar dy ministra të brendshëm dhe ku i ka 300 mijë vendet e punës?
Numri i komentuesve është shumë i madh, por ne kemi zgjedhur ato më pikantet dhe të drejtpërdrejtat.
Disa nga reagimet
“Mirëmbrëma zoti Vespa. Më vjen keq që keni ftuar në programin tuaj njeriun më të urryer nga shqiptarët. Edi Rama është Totto Rina i Shqipërisë”.
“Mirëmbrëma zoti vespa. Edi Rama është kryeministri më i keq që ka pasur Shqipëria. S’ia vlen barra qiranë ta njollosni spektaklin tuaj me një imazh si atë?”
“Zoti Vespa, mund t’i kërkoni kryeministrit Rama si ka mundësi që drejton administratën më luksoze të Evropës, me nafën më tështrenjtë,e njëkohësisht ujin dhe energjinë më të shtrenjtë (të mos llogarisim korrupsionin)”
“Ai është mjeshtri i mashtrimit. Vendi ynë në mjerim total”
“Rama është njeriu më i poshtë që njeh historia e Shqipërisë dhe krimineli më i madh i Ballkanit. Ne jetojmë në Shqipëri dhe e dimë ç’paspja sjell kjo gjë…”
“Bruno. Një pyetje kam për kryeministrin: Pse populli i tij është më i varfri ndër të tjerët?”
“Pyete me mirësjellje Edi Ramën, pse më ka bllokuar në fb dhe pse, edhe në 2019-n, shqiptarët po braktisin Shqipërinë?”

“Lideri botëror po shkon në itali t’u shpjegojë italianëve pse shqiptarët s’kanë arsye të protestojnë…!”
“Bruno, mos e dëgjo. Ai po e zvarrit vendin në kaos. Banorët s’munden më, janë të dëshpëruar, vendi është kanabizuar”.
“Mirëmbrëma z.Vespa. nëse mundesh, pyete Ramën pse solli në parlament vrasës,kodoshë prostitucioni dhe përdhunues?”
“Po shohim më të madhin eksod të shqiparëve, qëkur Edi Rama është kryeministër. Qeveria e tij ka sjellë veç drogë, korrupsion, krim, grabitje dhe propagandë 24orëshe”.
“Bruno Vespa, mos e njollos “porta a porta” me Edi Ramën, sepse është një mashtrues. Ku është rritur ekonomia shqiptare? Thjesht mijëra shqiptarë po arratisen në itali dhe qëkur ai ka ardhur në pushtet, Shqipëria është shndërruar në vendin e parë që “eksporton” drogë…”
“Qeveria e Ramës është e vetmja që s’ka bërë asnjë përparim në procesin e integrimt evropian. Pse vallë? Si e shpjegon kryeministri ynë?”
“Ç’po bën zoti Vespa? Si ke menduar t’i ndash nga njëra-tjetra një grumbull budalliqesh me një lumë rrenash?”
“Më falni nuk flas italisht jam jorgo! Salvini rriti dënimet për trafikantët ! Ka mundësi ta futni në burg këtë kokë të krimit???!!! Aman, do ju shpallin hero ju italianët! Faleminderit”
“Mos i besoni asgjë, sepse ai përdor kokaninë dhe 99% të atyre që thotë, janë gënjeshtra. Pyete pak ku i ka 300 mijë vendet e reja të punës? Apo pse i mohon 400 mijë shqiptarët që kanë ikur jashtë?”

“Pyete pak, ku janë 300 mijë vendet e punës në Shqipëri?
“Përshëndetje Bruno! E di si do e quajnë shqiptarët programin tënd tani? “Pordha a Podha”. Rama është koka i Oktapodit, është bosi i bosave. E gjithë malavita në Shqipëri ka një emër, emrin e mikut tënd Rama që të ka paguar mirë”.
“Zoti Vespa, pyeteni kryeministrin pse 1km rrugë kushton 20 milionë euro…i referohem ASTiR”
“1-Pse Rama shkarkoi 2 ministra të tij të brendshëm, për lidhje me narkotrafikantët? 2- A janë të vërteta akuzat e një gazetari, lidhur me jostabilitetin e tij mendor, edhe pse ai gazetar sot punon për të?”

Deklarata e fortë e deputetit britanik: Hashim Thaçi ka harxhuar shumë para për lobim rreth ndryshimit të kufijve

Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit britanik ka zhvilluar të martën në Londër një debat për marrëdhëniet e Britanisë së Madhe me Kosovën. Ky ishte debati i tretë i madh i kësaj dhome në 20 vjetët e fundit.
Ministri britanik për Evropë, Sir Alan Duncan, ka paralajmëruar kundër prekjes së kufijve në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë.
“Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”, ka thënë Duncan, ndër të tjera.
Pos tij, në këtë debat është përfshirë edhe deputeti laburist, John Grogan, i cili edhe e drejtoi atë.
Grogan ka thënë se për çështjen e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve janë shpenzuar shumë para në Londër dhe kryeqendra tjera.
“Jam i kënaqur që javën e kaluar Presidenti i Kosovës (Hashim Thaçi) tha se këmbimi i territoreve nuk do të ndodhë kurrë. Para një viti ai fliste për korrigjim kufijsh me Serbinë, por kjo ishte qasje e gabuar. Janë shpenzuar para bukur të mëdha për lobim në Londër dhe gjetiu për këtë çështje, por jam i kënaqur që Presidenti e ka ndërruar qasjen. Kryeministri dhe Parlamenti (i Kosovës) me të drejtë kundërshtonin këmbimet territoriale, korrigjimet e kufijve apo çfarëdo të quhen ato. Këto mund të jenë shumë destabilizuese në Ballkan”, ka deklaruar ai.

Edhe Dhoma e Lordëve (dhoma e lartë) e Parlamentit britanik ka debatuar për Kosovën në fillim të këtij viti.
Më 11 janar 2019, duke folur në këtë debat, Ministri i Shtetit për Komonuelthin dhe Kombet e Bashkuara, Lordi Ahmad i Uimbëldonit, siguroi lordët britanikë se “Qeveria e Lartmadhërisë së Saj nuk e mbështet rivizatimin e kufijve në vija etnike, dhe se këtë ua kemi bërë të qartë të dyja palëve (Kosovës dhe Serbisë)”.
Qëndrimi britanik kundër prekjes së kufijve të Kosovës ka qenë i pandryshueshëm prej verës së vitit të kaluar, kur u bë publike mundësia e këmbimeve territoriale për marrëveshje Kosovë- Serbi.