37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Policia e Lleshajt, kontrolle në banesa dhe arrestime të rinjsh protestues, reagon FRPD

Policia ka shënjestruar të rinjtë e FRPD-së, duke kryer kontrolle e arrestime të disa prej eksponentëve të Forumit Rinor Demokrat.
Nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Lleshaj se po kryen gjueti shtrigash ndaj të rinjve demokratë.
Në një postim në rrjetet sociale Hoxha shkruan se, kjo “situatë ka degraduar në një hakmarrje primitive”.
Postimi i plotë
Policia e krimit ka filluar gjuetine e shtrigave ndaj te rinjve te FRPD! Me dhjetra shoqerime absurde per nje proteste pa asnje incident! I bej thirrje Ministrit Lleshaj te reflektoje mbi te gjitha gabimet qe po ben sonte sepse eshte pergjegjesia e tij personale dhe ligjore! Kjo situate ka degraduar ne nje hakmarrje primitive ndaj atyre qe me shpirt po luftojne per Shqiperine dhe atyre qe me se shumti duan partine.
Policia e Shtetit vijon terrorin ndaj qytetarëve të cilët dalin dhe protestojnë. Edhe pse sot nuk pati asnjë përplasje mes policisë dhe qytetarëve, janë arrestuar 8 persona, ndërsa 9 të tjerë të ndiqen penalisht, me akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.

Snajpera edhe në minaretë e Xhamisë për të qëlluar protestuesit (Foto)

Protesta e sotme para Parlamentit ka mobilizuar shumë forca policie, ndërsa një pjesë tjetër ka monitoruar procesin në distance.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar disa fotot të forcave speciale të policisë, të cilët kanë hipur mbi godinën e re të Xhamisë së Madhe pranë Parlamentit për të fotografuar turmën.
Ndërkohë nuk kanë munguar as snajperistët në minaret e xhamisë.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
Institucionet fetare nuk jane mjedise ku shteti mund te vendose “specialiste” e mjete te sofistikuara per te pergjuar masen e njerrezve, qe proteston afer tyre pikerisht kunder mos respektimit te te drejtave etj, nga qeverisja.
Pamjet qe duken nga Xhamia prane Kuvendit gjate protestes se sotme, flasin vete.
Ndersa disa dite me pare po kjo Rilindje u akuzua per tentative “futje duarsh” ne proceset e votimit pikerisht te Komunitetit Musliman.
Dikush duhet te ngreje zerin e te protestoje per kete mungese respekti ndaj ketyre strukturave, shperdorim te pushtetit, qe ne realitet keshtu mund t’i komprometoje edhe ato institucione te nderuara, te besueshme e larg politikes.
Ne menyre absolute kjo ndodhi e shemtuar dhe e perseritur duhet te behet objekt i nje procesi hetimor serioz e te thelluar.

Rama-Lleshaj nisin reprezaljet kundër opozitës, arrestohen 8 protestues

Policia e Shtetit arreston 8 persona dhe 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për protestën e sotme përballë Parlamentit
Në njoftimin e policisë thuhet se, sot rreth orës 10:30, në rrugën “George Ë. Bush”, para godinës së Parlamentit ku po zhvillohej seanca plenare, subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste per Integrim kanë zhvilluar nje tubim.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë.
Pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës është bërë arrestimi në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”, i 8 shtetasve:
– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje), E. C., 33 vjeç, banues në Burrel; L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje); A.P., 23 vjeç, banues në Tirane; M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz; L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh; E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.
Janë proceduar ne gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.
Vazhdon puna për identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.
Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.
Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Përvjetori i Epopesë së UÇK, Basha: Sakrifica e familjes Jashari, ndër aktet më sublime të historisë sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar.
“Çdo 5 mars kujtojmë Epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Sakrifica e familjes Jashari për Kosovën e lirë është ndër aktet më të sublime të historisë së kombit shqiptar. Ata i treguan me qëndresën e tyre mbinjerëzore mbarë botës vlerën që ka liria për bijtë e shqipes dhe skalitën një shembull të përjetshëm frymëzimi për brezat e rinj për ta ruajtur të paprekur lirinë, trojet dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë therorëve të Prekazit, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!
Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”
Adem Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij ranë heroikisht në kullën e tyre në Prekaz në luftimet e ashpra me forcat serbe më 5,6 dhe 7 mars 1998.

Masakër me betonizimin në Tiranë, Rama-Veliaj kullë 85 metra në Sheshin “Skënderbej”

Një kullë tjetër e lartë do të ndërtohet në Sheshin Skënderbej, në krah të Hotel Tiranës, në buzë të fillimit të Rrugës së Dibrës. Kulla, e quajtur Tirana’s Rock, do të jetë 85 metra e lartë dhe do të ketë 25 kate.
Siç raporton portal Exit.al, leja për kullën është miratuar më 20 qershor 2018. Ajo është projektuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama.
Kulla që do të ndërtohet nga Ana shpk, do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Dokumenti sqarues i projektit, i siguruar nga Exit.al, shpjegon:
Zyrat dhe ambjentet e tjera tregtare do të jetë të aksesueshme nga ana e Sheshit Skënderbej dhe përmes një hyrjeje të dytë krijohet një lidhje ndërmjet Sheshit Skënderbej, hapësirës së gjelbër pranë Tirana Rock’s dhe Unazës së Re.
Objekti 85 metra i lartë perifrazon temën e peizazhit të mrekullueshëm kodrinor në sfond, ndërsa fasadat e ndryshme mundësojnë krijimin e apartamenteve individuale me hapësira të jashtme të bollshme.
Kulla do të jetë e katërta e planifikuar në anë të Sheshit Skënderbej. Ajo do t’i shtohet kullës 34-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës (ngjitur me fasadën veriore të Hotel Tiranës); kullës 26-katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit, e titulluar Sytë e Tiranës; dhe kullës 20-25-katëshe Book Building, menjëherë pas Kullës së Sahatit dhe ndërtesës së Bashkisë.
Ndërkohë, sikurse dihet, është planifikuar një bllok i madh ndërtimesh të larta në gjithë bllokun pas Ministrisë së Brendshme, duke filluar nga trualli aktual i Teatrit Kombëtar, deri në kufi më Qendrën Toptani. Është duke u bërë plani, gjithashtu, për ndërtime të larta në lulishten pas Pallatit të Kulturës, truall i cili së fundmi është blerë nga ndërtues të afërt të kryeministrit Rama.

Në këtë mënyrë po realizohet plani i tij i vjetër i fillimit të viteve 2000 për rrethimin e Sheshit Skënderbej me kulla të larta dhe shtrirjen e tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Sikurse dihet, në anën e stadiumit të ri kombëtar po përfundon një ndërtesë 25-katëshe, ndërkohë që në anën tjetër të stadiumit, ngjitur me ndërtesën 23-katëshe Ambasador 3, sapo ka filluar ndërtimi i një ndërtese 21-katëshe, imitim i pyllit vertikal të Stefano Boerit, imituar nga vetë Boeri.
I gjithë ky betonizim i qendrës së Tiranës fshihet përmes propagandës dhe manipulimit të opinionit publik, ndërkohë që planet ndërtimore nuk bëhen asnjëherë publike. Asnjë nga kullat e mësipërme nuk është njoftuar nga Bashkia Tiranë.
Të gjitha janë miratuar në shkelje të ligjeve dhe standardeve, në rradhë të parë në shkelje së të drejtës së informimit dhe konsultimit publik. Të gjitha këto ndërtime kanë ndikime të mëdha në mjedis, por nuk është bërë publik asnjë studim i detyrueshëm i vlerësimit të këtyre ndikimeve. Pjesë e miratimit të lejeve mjedisore duhet të ishin konsultimet publike, të detyrueshme për t’u realizuar nga qeveria dhe Bashkia Tiranë. Nuk dihet nëse kjo procedurë është falsifikuar, siç ndodh rëndom, duke organizuar dëgjesa false, apo është shpërfillur krejtësisht.
Mungesa e transparencës në miratimin e këtyre lejeve ndërtimore mbushet me propagandë nga Bashkia e Tiranës. Rasti më i fundit është domethënës. Për t’i hapur vend ndërtimit të Kullës Tirana’s Rock, Bashkia Tiranë prishi dy javë më pare ndërtesën e Hotel Vjosës, e ndodhur në anë të Sheshit Skënderbej, midis Hotel Tiranës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Me prishjen e saj lirohet hapësira përpara Kullës, ndërkohë që fillimisht kulla ka qenë e planifikuar pikërisht në truallin e Hotel Vjosës, por diçka ka ndryshuar rrugës.

Pavarësisht se ka miratuar një ndërtesë gjigande betoni në fshehtësi, propaganda e Kryebashkiakut Veliaj u lëshua ashpër mbi ndërtesën e Hotel Vjosës, sikur ekzistenca e saj të ishte një akt kriminal (në të kundërt, mund të argumentohet lehtë se ndërtesa mbart vlera historike të cilat mund të dilnin në pah duke e rindërtuar atë).
Veliaj e quajti ndërtesën tashmë të prishur “çiban” dhe “karakatinë” dhe e lëvdoi shembjen e saj si një akt të madh çlirimtar të Tiranës, nën gjurmët historike të shefit të tij Edi Rama, kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Tiranës. Në një postim në Twitter, Veliaj u shpreh se në vend të saj do të ndërtohet një stacion autobusësh: “Çibani i fundit! Kur Edi Rama nisi pastrimin e Tiranës, qendra e kryeqytetit, Lana dhe Parku Rinia kishin 1,000 + ndërtime pa leje! Pas 15 viteve pastrim (pa mandatin e gjumit) sot largohet dhe karakatina e fundit nga Sheshi Skenderbej për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit.”
Arkitekti i kullës, Winy Maas, e lajmëroi ndërtimin e një “kulle të lartë në formën e fytyrës” që para më shumë se një viti. Ai shpjegoi se në qendër të Tiranës, në krah të Teatrit të Operas dhe Baletit, do të ndërtohet një kullë e lartë në formën e një koke njeriu. Sipas vetë arkitektit, ai e projektoi ndërtesën me kërkesë personale nga Kryeministri Edi Rama, edhe pse zyrtarisht nuk është hapur asnjë konkurs arkitekture për këtë zonë. Maas u shpreh: “Edi më tha: ‘dua të bëj diçka me historinë’. Më tregoi zonën, në qendër, në njërën anë të sheshit të ri të sapondërtuar nga belgët”, shkruan Exit.al.

Video/ Agjenti i inflitruar në protestën e opozitës, të vërtetën e zbulon vetë Policia

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka futur mes protestuesve një agjent policie të infiltruar për të ushtruar dhunë ndaj policisë dhe për të krijuar trazira para Parlamentit dhe për këtë të fajësohej opozita.
Ndërsa protestuesit u zhvendosën drejt KQZ-së, ku Sekretarët e Përgjithshëm të PD-së dhe LSI-së, firmosën në emër të partive për mospranimin e mandateve të deputetit, portali Dosja.al ka fiksuar një incident mes një efektivi policie dhe një personi, i cili mbante mbi supe flamurin amerikan, kishte kapuç në kokë dhe garza me mbishkrimin “Rama ik”.
Personi në fjalë pretendoi se ishte Agjent Sigurimi, por efektivi nuk e lejoi deri sa ai i tregoi një dokument me stemën e Republikës së Shqipërisë, siç mund ta shihni në fotot e shkrepura si dhe në video. Gjatë kësaj kohe, agjenti bëri një foto të tijën dhe të efektivit të policisë, si për presion se përse e ndaloi.
Pas kësaj, efektivi i kërkon edhe kartën e identitetit për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo, e pasi gjithçka rezultoi e rregullt, e lejoi që të kalonte kordonin e policisë, agjentin e maskuar si protestues.
Këto infiltrime të këtyre personave si protestues, janë denoncuar edhe nga opozita, e cila pretendon se janë nxitës të dhunës në protestat e tyre.

Eshtë i njëjti person që u shfaq edhe gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt para Kryeministrisë. 
Siç mund të shihet fare qartë në fotot e mëposhtme, bëhet fjalë për të njëjtin person, që edhe në këtë protestë shfaqet me të njëjtën veshje si më 16 shkurt.
“Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policisë, na behet e ditur se, në grupin që godiste derën e kryeministrisë midis protestuesve, në protestën e 16 shkurtit, një individ i veshur me xhup të kuq ka qenë i infiltruar i Policisë, civil. Dyshohet se vetë policia ka orientuar dhunën drejt derës së kryeministrisë për të justifikuar goditjen e turmës me gaz toksik”, do deklaronte më herët anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.
Dy raste që implikojnë rëndë Policinë e Shtetit dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilët deri tani kanë zgjedhur të heshtin…

 

 

 

Doris Pack reagon sërish kundër Fleckenstein: Parlamenti Europian duhet të marrë masë ndaj tij

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, ish-eurodeputetja Doris Pac, ka reaguar sërish kundër eurodeputetit të PE, Knut Fleckenstein.
Pack në një postim në Twitter shkruan se duhet të merren mesa ndaj raportuesit për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, në rast se vërtetohet se ai i ka kërkuar kandidatëve të PD-së të marrin mandatet e deputetëve.
“Nëse është vërtetë se Fleckenstein ka kërkuar nga kandidatët e listës PD që të pranojnë mandatet ky është akt i papranueshën në favor te qeverisë socialiste. Parlamenti Europian duhet të marrë masë qortimi ndaj tij”, shkruan Doris Pack.
Knut Fleckensetein, javën e shkuar ishte në një vizitë në Tiranë dhe shprehu rezerva për opozitën. Ai bëri thirrje që opzita të kthehet në Kuvend, dhe të mos djegin mandatet. Po ashtu reagoi ashpër dhe ndaj kryetares së LSI, Monika Kryemadhit.

Rama tek Rai Uno, shqiptarët e Italisë e ‘mbysin’ me komente: Mashtrues, komunist si i ati

Në vetëm pak minuta pas postimit, shqiptarët e Italisë kanë shpërthyer me komente negative.

“Këtë mbrëmje me ne është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. Çfarë ndodh në vend? A është ringritur ekonomia? Në mbrëmjen e dytë në Rai Uno”.
Është Bruno Vespa që me këto fjalë, i fton teleshikuesit në emisionin e tij “Porta a Porta”.
Në vetëm pak minuta postim, shqiptarët e Italisë kanë shpërthyer me komente negative.
“Bruno Vespa, mos e ndot “Porta a Porta” me Edi Ramën, se është gënjeshtar. Ku është rritur ekonomia shqiptare, kanë ardhur mijëra shqiptarë në Itali për të punuar, sapo ai u bë kryeministër. U bë vendi i parë në tregtinë e drogës. Lëre atë, një komunist i madh si babai i tij”.
I thotë i pari me një italishte që të ngjashme me shqipen nga sintaksa.
“Bën mirë Bruno Vespa se e ka furnizuar Italinë me Kanabis dhe krim”, i thotë një tjetër shqiptar.
“Mirëmbrëma zoti Vespa, a mund ta pyesësh Kryeministrin Rama, si mundet që vendi më i varfër në Europë, me adminsitratën më luksoze në botë”, i kërkon një tjetër.
Nuk dihet nëse këto komente negative, që dominuar statusin e tij në FB, Bruno Vespa ia përcolli si pyetje Kryeministrit gjatë intervistës së regjistruar. Për këtë do të presim transmetimin e Porta e Porta në Rai Uno.
(Dosja.al)

Gazetari bën komentin epik pas intervistës së Ramës në RAI
Vizita e kryeminsitrit Edi Rama në Itali për të dhënë një intervistë për Bruno Vespën në emisionin ‘Porta a Porta’ ka tërhequr vëmendjen e madhe të shqiptarëve, ku të shumta kanë qenë komentet negative në drejtim të kreut të qeverisë shqiptare.
Komenti më epik i ditës ka qenë ai i gazetarit Agim Xhafka. Duke patur parasysh idenë që çdo gjë që Rama prek shkatërrohet, apo dhe çdo klubi futbolli që kryeministri Rama i ka bërë reklamë nuk e ka ngritur më kokën, gazetari Xhafka ka lëshuar batutën e radhës, ku thotë që nga sot emisioni i Vespës do të quhet ‘Pordha a Pordha’.
Ja postimi i Xhafkës:
E hëngri dhe Bruno Vespa. Nga sot emisionin do ia thërrasin:”Pordha à pordha”.

Komentet negative tek faqja e emisionit

Sedilja 32 e avionit, për ku udhëtonte Moisi Habilaj me babanë dhe bashkëshorten e Tahirit?

Bashkëshortja e Saimir Tahirit, babai i tij dhe Moisi Habilaj, kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë dhe janë rikthyer po së bashku pas dy ditësh.
Ka prova dhe fakte shkresore që provojnë atë çka ministri me paë kishte mohuar. Me 8 korrik 2014, Bashkim Tahiri, Fatlinda Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar nga Rinasi drejt Romës dhe janë kthyer me datë 10 korrik po të tre së bashku.
Madje biletat dhe lista e udhëtarëve të kompanisë së fluturimeve konfirmon faktin se të tre udhëtaret ndodheshin në ndenjëset 32 A, 32 B, dhe 32 C. Por ajo që Prokuroria ka në dosje, ka të bëjë me faktin se të afërmit e ish-ministrit nuk janë të regjistruar në sistemin TIMS, por thjeshtë janë vulosur pasaportat si në Rinas dhe në anën italiane.
Faktet janë zbuluar pasi akuza ka sekuestruar edhe pasaportat edhe librat e duhur të udhëtimeve, duke konfirmuar faktet që më pareë kundërshtoheshin nga i akuzuari. Prokuroia ka prova dhe fakte, të cilat nuk i ka bërë prezent ende, për Sajmir Tahirin, tashmë zyrtarisht i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Hetuesit pohojnë se ka së paku 8 letërporosi të ardhura nga Mali i Zi si dhe një numër të konsiderueshëm faktesh që provojnë lidhjet Habilaj-Tahiri dhe shërbejnë për të provuar akuzën e ngritur.

Saimir Tahiri është i bashkëakuzuar në këtë çështje me ish-vartësit e tij, drejtues policie, Jaeld Cela, Gjergj Kohilas dhe Sokol Bode. Ndonëse akuza që rëndon ndaj Tahirit, është e rëndë dhe parashikon një dënim nga 10 në 20 vite burg, i akuzuari gjendet pa masë sigurie, duke qenë rasti unik në historikun 30 vjeçar të drejtësisë.
/Shijaktv/

“Më tha djali të bëhem si Elisa Spiropali”! Komentuesit masakrojnë ‘deputeten’ e Lefter Kokës

Një tjetër kandidate e LSI-së në Durrës, ka pranuar që të bëhet pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, duke dalë kundër vendimit të opozitës së bashkuar, dhe duke ju bashkuar thirrjes së ‘shefit’ të saj Lefter Koka.
Bëhet fjalë për kandidaten Edlira Hyseni e cila është e renditur nga LSI e 6-ta e listës së Durrësit, por që tani ka vendosur t’i bashkohet Lefter Kokës, i cili nuk pranoi të djegë mandatin njëlloj si kolegët e tij të LSI dhe PD të cilët vendosën interesat qytetar për interesat personale.
Vendimin e saj Hyseni e ka bërë në Facebook, duke theksuar se ai që i kishte kërkuar të pranonte mandatin kishte qenë djali i saj.
Ja çfarë shkruan Hyseni 
“Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen” – : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi !
Po, une do ta pranoj mandatin per deputete e Qarkut Durres ne Kuvendin e Shqiperise, qe mbase rastesia a mbase dicka me shume e solli si mundesi reale ne udhen time.
Do ta pranoj, sepse besoj qe ndryshimet vijne me njerezit, dhe nese nuk nisim te gjithe nga pak te bejme ndryshimin qe presim, nuk mund te ankohemi per askend tjeter!
Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!

Do ta pranoj sepse besoj tek demokracia, liria dhe respekti i vullnetit te cdo pale, kur me vote kane zgjedhur e vec me vote le te vij ndryshimi!
Do ta pranoj, me shpresen per te dhene sadopak besim tek brezi im, qe enderruam vertet nje Shqiperi si gjithe Evropa, studiuam, punuam, pritem dhe sot po hedhim syte drejt emigrimit!
Do ta pranoj, sepse besoj tek mirenjohja dhe miqesia e kjo zgjedhje ka lidhje dhe me te !
Do ta pranoj per dashurine e pafundme qe kam per Durresin tim dhe per krenarine e origjines time came!
E pranoj kete angazhim si nje pune, nje pergjegjesi, nje deshire, nje sfide dhe i lutem Zotit te me ndihmoje per te nderuar veten dhe te gjithe ju qe besoni tek une!
Une nuk di te them sa e meritoj kete privilegj, sa do mundem ta bej mire, por nese mendja, zemra e profesioni im do sherbejne sado pak ne te mire te ketij vendit tone dhe do inkurajojne njerezit si une e me te mire se une, te afrohen tek politika, do them se kjo zgjedhje ka vlejtur!
Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit.
Dhe … Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende …
Por menjëherë pas këtij postimi, kanë qenë pafund reagimet e qytetarëve Durrsakë, të cilët i kujtojnë zonjës Hyseni se ajo nuk përfaqëson aspak interesat e tyre, dhe aq më pak që më pak djali i saj, i cili tashmë vendos në emër të durrsakëve. /Boldnews.
Ja çfarë shkruajnë komentuesit