22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Protestuesit para Kuvendit me flamurin e SHBA

Protestuesit para Kuvendit në vend të simboleve partiake kanë zgjedhur të mbajnë simbolet kombëtare dhe flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sheshi dhe rrugët përpara Kuvendit të Shqipërisë po shpërthen nga thirrjet Rama ik! I pari e ka marrë fjalën në protestë, ishte Gerti Bogdani.
“Në Shqipëri duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një qeveri Rama 4 ka vetëm pas hekurave tek 313-a!
Në protestë ndërkohë kanë ardhur kryetari i opozitës, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Salla e seancave është e rrethuar nga mijëra shqiptarë, ndërsa Rama ka vendosur shtetrrethim me mijëra policë.

Djali dhe vëllai i Azem Hajdarit në krah të Bashës dhe Berishës në revoltën popullore

Djali i Azem Hajadrait, Kiri Hajdari dhe vëllai i Azemit, Rasimi janë në krah të Bashës dhe Berishës duke u dretuar revoltës popullore. Ata kanë dalë sëbashku nga selia e PD duke dhënë një mesazh të qartë se amaneti i Azemit është aty me zjarrin e revoltës popullore. Basha ka dalë nga selia e PD i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Aurela dhe qindra protestues të tjerë. Vetëm pak metra pas Basha është bashkaur në rrugëtimin e protestës drejt Parlamentit edhe me Kryetaren e LSI, Kryemadhi.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur përpara ambjenteve të Kuvendit të Shqiëprisë, aty ku pritet nga qidnra protestues.
Qytetarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike prej një orë janë grumbulluar përpara Kuvendit.
Lulzim Basha , ka mbërritur nga pjesa e pedonales njësoj sic erdhën edhe deputetët dhe ministrat për në Kuvend ndërkohë që ka nisur edhe marshimin në bulevard.

“Rama ik”! Banorët e Astirit vërshojnë para Parlamentit

Banorët e “Astirit” kanë vërshuar në grup në mes të protestuesve të mbledhur para parlamentit.
Prania e tyre i ka dhënë hov, protestës, sepse menjëhërë kanë shpërthyer thirrjet “Rama ik!”
Këtë banorëqenë shkëndijat e para të protestës së fuqishme qytetare rreth tre muaj më parë në Tiranë, kur fadromat erdhën të prishin shtëpitë e tyre për një projekt prej miliona eurosh, që do të përvetësoheshin nga një kompani fantazëm.

Denoncimi i gazetarit: ”Deputeti i PS na mori në telefon, na bëri ofertë që bashkëshortja të pranojë mandatin”

Nisin denoncimet e para publike për joshjen e kandidatëve për deputetë në listat e partive. Gazetari Elio Laze deklaron se ai dhe bashkëshortja e tij, Ira Vejsiu, janë kontaktuar nga një deputet i PS dhe i kanë bërë një ofertë në këmbim të pranimit të mandatit për bashkëshorten e tij.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Laze tha se, oferta ishte konkrete dhe e majme por që është refuzuar. Ira Vejsiu është kandidate e LSI për Tiranën e 21-ta në këtë listë. Ky është rasti i parë që mazhoranca denoncohet publikisht për joshje të një mandate dhe për një rast konkret . Më poshtë denoncimi i bërë gjatë emisionit nga Elio Laze:
“Sipas procedurave që po ndiqen bashkëshortes sime Ira Vejsiu do ti vi radha për t’u thirrur nga KQZ. Ajo është e 21-ta në listën e kandiatëve të LSI për Tiranën. Por problem nuk është kur thërret KQZ-ja por kur thërret PS-ja. Sepse është hapur merkatoja. Si familje kemi patur një ofertë jo më larg se dje.
Jemi kontaktuar nga një person që në rastin në fjalë është deputet por unë nuk po e bëj publik tani emrin. Dhe kanë bërë një ofertë të këndshme jo për të kaluar me Partinë Socialiste por thjesht për të pranuar që të marrë mandatin e deputetes. Është ofertë për të pranuar mandatin. Por unë deklaroj publikisht që bashkëshortja ime nuk do ta pranojë këtë mandat”.

Mijëra nga Elbasani drejt Parlamentit

Protestues të shumtë janë nisur nga të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte për t’iu bashkuar protestës së Opozitës para Parlamentit shkruan.
Kreu i degës së PD për Elbasanin, Eugen Isai tha për mediat se protestuesit elbasanas kanë udhëtuar me automjetet e tyre private drejt Tiranës pasi organizimi me autobusë ishte i pamundur për shkak se drejtuesit e këtyre automjeteve dhe bizneset e tyre ndjehen të kërcënuar nga segmentet e ndryshme të shtetit.
“Pavarësisht presioneve dhe shantazheve me qindra e qindra qytetarë nga Elbasani dhe Njësitë Administrative të kësaj bashkie, theksoi Isai, mbërritën në kryeqytet para parlamentit për të protestuar”.
Ndërkohë që pjesëmarrje masive kanë raportuar edhe degët e PD të rretheve Gramsh, Peqin e Librazhd.

Tirana në shtetrrethim, deputetët e PS “zgjohen” në Kuvend, nuk lejohen gazetarët

Deputetët e PS-së ndryshe nga sa ndodh zakonisht kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit një orë para nisjes së seancës, të shoqëruar nga masa të shumta sigurie. Ky ka qenë urdhëri i dhënë prej ditës së djeshme nga ana e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Rreth 1200 policë ndodhen sot në Kuvend, ndërsa janë rrethuar pedonalja, dhe qytetarëve iu janë kërkuar mjetet e identifikimit.
“Qindra forca policie mbajne te rrethuar pedonalen mes Galerise se Arteve dhe Ministrise se Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetare qe kerkojne te kalojne ne kete rruge”, denoncon PD-ja.
Për të ndjekur senacen e radhës së kuvendit ka edhe gazetarë të atashuar të cilët sot janë përballur me gardhin e paparë të policisë sëeshtetit dhe nuk janë lejuar që të hyjnë e të bëjnë punën e tyre.
Policia ka penguar mediat të hyjnë në Parlament mengjesin e sotmshëm. Dhe duket se qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetet e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysëm para seancës.
Opozita do të protestojë sot sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që, sipas saj, do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.

Ndërkohë që e gjithë zona përpara Kuvendi është e rrethuar nga hekura dhe policë, ndërsa në disa foto të siguruara nga Faxëeb.al shihen punonjës të Bashkisë duke lyer me graso shtyllat e ndriçimit në rrugë.
Po ashtu mësohet se për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.

Basha: Ramën e kërcënojnë me një video të manipulimit të votave, do të largohet nga qeveria

Kryetari i PD, Basha deklaroi se Ramën e kërcënojnë me një video të manipulimit të votave, ndërsa shtoi se tashmë edhe ndërkombëtarët janë bindur për rolin që Rama ka patur në manipulimin e zgjedhjeve. Basha deklaroi prerë se Rama do të largohet nga drejtimi I qeverisë. “Në secilin prej vendeve të BE-së, nëse do të kishte ndodhur një nga këto qindra skandale që kanë dalë dhe dalin ditë për ditë, për secilin prej tyre do të kishte rënë qeveria. Kjo qeveri ka vetëm frikën e kriminelëve. Janë arrestuar disa kriminelë dhe janë liruar përsëri dhe shumë shpejt besoj do të keni prova për këtë gjë. Janë liruar sepse kanë treguar filmimet që kanë bërë zgjedhjeve të 2017-ës duke mbushur fletët e votimit dhe me këtë video kanë kërcënuar drejtpërdrejtë qeverinë, kanë kërcënuar Edi Ramën dhe vartësit e tij. Dhe unë besoj se shumë shpejt këto të dhëna do të publikohen nga media e lirë dhe e pakapur. E kuptoni ku kemi ardhur?! Është një kryeministër që i merr vendimet nga frika ose hatri i kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk niset dhe as nuk bitiset me interesin e njerëzve, as për dëshirën për t’i shërbyer apo dashuri për popullin e vet, as për frikën ndaj popullit. Por këto janë dy motivet që ka një qeveritar: e bën për pasion, e bën për mision, ose e bën se ka frikë, se po se bëri nesër qytetarët do ta heqin me votë. Ky nuk ka asnjë nga këto të treja. Pse?! Sepse fatin nuk e ka lidhur me njerëzit, fatin e ka lidhur me kriminelët, fatin e ka lidhur me oligarkët dhe nga mëngjesi deri në darkë është në shërbim të tyre. Kjo duhet të marrë fund dhe do të marrë fund me largimin e tij, me një qeveri tranzitore dhe njerëzit do të vendosin me zgjedhje të lira, të padiktuara nga krimi, një parlament që t’ju përgjigjet atyre dhe një qeveri që t’ju përgjigjet atyre. Ky është realiteti i demokracisë”, tha Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha tha më tej në emisionin “360 gradë” “Stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë. Presim nga ndërkombëtarët të flasin për problemet e rënda që ka Shqipëria me demokracinë”. Basha deklaroi se komuniteti ndërkombëtar po ndërgjegjësohet se nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci. “Nuk ka rezistencë për faktorin ndërkombëtar. Duhet të kuptojmë dy gjëra, që tu flasim hapur ndërkombëtarëve. Për një kohë të gjatë, interesi i tyre ka qenë stabiliteti dhe kanë mbyllur ndonjëherë ndonjë sy edhe kur kanë parë udhëheqës autokratë të korruptuar, të cilët kanë përdorur fasadën e stabilitetit për të akumuluar pushtet e pasuri në kurriz të qytetarëve. Por tani po kuptohet se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë, se stabiliteti i rremë, pas njerëzve të fortë, të cilët bëjnë aleanca me të tjerë njerëz të fortë, shkatërrojnë institucionet dhe vjedhin popullin e tyre, në fund të fundit çojnë në destabilizim të situatës. Ne kemi detyrë që propagandës së madhe që Rama ka bërë në drejtim të faktorit ndërkombëtar ti kundërvëmë faktet dhe të vërtetat. Ai ka avantazhin e një makinerie të madhe e të shtrenjtë, ne kemi një avantazh më të madh, ne kemi faktet, argumentet dhe të vërtetën.mbi bazën e këtyre elementëve, duket qartë se ne kemi në anën tonë edhe qytetarët. Kërkesa që ne i shtrojmë faktorit ndërkombëtar është fare e thjeshtë: ne duam që ju të flisni hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respekrtimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj. Ne kërkojmë që në këto fusha të zbatohen të njëjtat parime e standarde siç zbatohen në vendet e tyre. Kështu do ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga kjo krizë dhe të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, tha Basha.

Basha: Largimi i Ramës është çështje kohe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Ora News, tha se Largimi i tij është vetëm çështje kohe. “Janë 3 gjëra të sigurta. Se regjimi i Ramës ka mbaruar. Ai është një kufomë politike e pakallur. Se do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend. Se beteja jonë nuk është betejë për pushtet, për të favorizuar një parti, për të mposhtur një sistem që ë vodhi votën, paratë dhe të nesërmen. Duhet që personat me pushtet, të kapur duke vjedhur votat të shkojnë para drejtësisë, të bëhen shembull. Pa siguruar këtë, asgjë tjetër nuk mund të ketë. Çdo situatë me Ramën në krye të qeverisë është e paqendrueshme, nuk zgjidh asgjë. Largimi i tij është vetëm çështje kohe”, tha Basha.
Basha: Hapi që kemi ndërmarrë përjashton çdo mundësi për një përsëritje të 2017-ës Artur Zheji: Presioni i ndërkombëtarëve, si do ta përballoni, cila është perspektiva dp t Lulzim Basha: Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne përfundimisht e kemi braktisur regjimin e Ramës. Dhe siç e the edhe vetë, ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangnim përplasjen civile mes shqiptarëve dhe të jepnin një shans tjetër mudnësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot pothuajse dy vjet pas asaj marrëveshje është e qartë që ne kishim të drejtë, marrëveshja nuk funksionoi, përgjimet tregojnë qarët se Edi Rama e përdori marrëveshjen si një mbulesë poshtë së cilës ai me Avdylajt, me Shullazët dhe me Bajrat dhe me gjithë grupet e tjera të krimit të organizuar vodhën votën e qytetarëve, solli një parlament të diktuar nga vota e krimit dhe me këtë parlament ditë për ditë, me këtë parlament dhe me këtë qeveri marrin vendime kundër interesave të shqiptarëve. Çfarë po kërkojmë ne?! Ne po kërkojmë të rikthejmë Shqipërinë tek vlerat europiane, të kthejmë Shqipërinë tek shpresa. Si bëhet kjo?! Në radhë të parë duke rikthyer demokracinë, zgjedhje të lira dh etë ndershme. Kush mund ta bëjë këtë?! Vetëm qytetarët. Kërkesa jonë është fare e thjeshtë: Të kthejmë legjitimitetin politik, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe hapi që kemi hedhur përjashton çdo mundësi për një përsëritje të 2017-ës. Këto janë vendime.

I ftuar në “360 gradë” në Ora News, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestën e nesërme para godinës së Parlamentit.
Sa i përket djegies së mandateve, kryedemokrati është shprehur se ky ka qenë imponim i qytetarëve.
“Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. Ne nuk arrinim dot përmes rolit parlamentar që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s. Është pjesë e marrëveshjes Basha-Rama që të rrini aty. Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune”, u shpreh Basha.
Sipas tij, ky vendim ka qenë shumë i vështirë, por i domosdoshëm.
tha se vendimi për djegien e mandateve ishte i vështirë.
“Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, aspak i lehtë, por në këtë vendim kemi arritur pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i shërbyer interesin publik. Ne jemi përpjekur të zgjidhim përmes iniciativave tona problemet kryesore të vendit. Zgjedhjet jo të lira, qeveria e korruptuar, lidhjet e politikës me krimin. Mjerimi ekonomik që shkaktohen nga afera të mëdha korruptive”, deklaroi ai.
Më tej, Basha shtoi se: “Regjimi i Ramës ka mbaruar. Do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë. Kjo nuk është betejë për pushtet, nuk duam largimin e Ramës, por ti japim fund kohës kur parlamenti drejtohet nga krimi”.

Basha: Skenari i 2017-s nuk do të përsëritet më!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në Ora News, tha se marrëveshja me kryeministrin Rama në vitin 2017, nuk funksionoi.
Basha: Akti i djegies së mandateve do të thotë që ne e kemi braktisur përfundimisht regjimin e Ramës. Ky akt përjashton çdo përsëritje të skenarit të vitit 2017, ku ne zgjodhëm të shmangim përplasjen civile. Sot pas dy vitesh, është e qartë që ne kishim të drejtë. Marrëveshja nuk funksionoi. Rama e përdori marrëveshjen si një mbulesë poshtë të cilës, ai me Avdylajt, me Shullazët dhe me Bajrët vodhën votën e qytetarëve.
Artur Zheji: Pse zgjodhët rrugën e djegies së mandateve, në një vend anëtar të NATO-s, si Shqipëria?
Lulzim Basha: Nëse ne do të ishim në këto kushte, në vitin 2008, nuk do e kishim marrë ftesën e anëtarësimit. Nëse ne do të ishim në këto kushte, nuk do të ishim futur në NATO, nuk do të ishin hequr vizat për shqiptarët. Pra kemi të bëjmë me një situatë ku vendi ka bërë hapa të mëdhenj pas. Është asgjësimi i zgjedhjeve.
Kjo është një qeveri e cila jo thjesht akuzohet, por është kapur duke vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin e organizuar, me Dakon, me Gjiknurin, me Tahirin. Janë tre figura dhe ka të tjera në ato qindra faqe të patranskriptuara të dosjeve, siç është dosja 339 apo dosja 184, të Drejtësisë Shqiptare.
Në një situatë të tillë, është e pamundur të mendohet që vendi mund të ishte anëtar i NATO-s. Vendi është anëtar i NATO-s, por detyra e parë e një vendi anëtar të NATO-s është të ruajë – dhe kur janë prishur standardet demokratike, sic ka ndodhur sot – të rikthejë standardet demokratike.
Pra, në kuptimin politik të fjalës, zgjidhja që ne kemi bërë, sakrifica që kemi bërë, dorëzimi i mandateve, në thelb është t’ia kthejmë prapë popullit vendimmarrjen, sepse sot vendimmarrja nuk është në duart e popullit, por është në duart e një bashkimi interesash të një grushti politikanësh dhe një grushti kriminelësh.

Paloka-Ramës: O idiot, kështu shpreson të mbash karrigen duke e mbushur Tiranën me rrethime me tela?!!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar në një postim në Facebook ndaj rrethimit të Parlamentit me tela me Gjemba.
“O idiot, kështu shpreson të mbash karrigen duke u mbushur Tiranën me rrethime me tela?!!”, i drejtohet Paloka-Ramës:
Postimi Palokës në Facebook
O idiot, çfare kerkon te besh, do e mbushesh Tiranen me rrethime me tela ?!
Tiranen nuk mund ta kthesh ne Ëest Bank o deficent ku ndahen territoret me tela me gjemba.
Keshtu shpreson me te vertete te mbash karrigen?!! Keshtu do ta ndalosh urrejtjen qe kane per ty?
Ku shkoi “mesazhi” i asaj fotos qe kishe bere ne mes te Tiranes “i qete” dhe ”i vetem” ne stol…?