29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

“Rama ik”, protestë edhe në New York

Dhjetëra qytetarë shqiptarë në SHBA janë ngritur në një protestë me thirrjen “Rama ik”, në mbështetje të protestave të bashkatdhetarëve të tyre në Shqipëri.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur protestwn protestën që u mbajt dje para “konsullatës së narkoshtetit” në New York.
“Nisin protestat kundër përfaqësive të narkoshtetit në botë, shkruan Berisha. Dje mbasdite të rinj, ish të-burgosur dhe të përndjekur politikë dhe qytetarë të tjerë shqiptaro – amerikanë protestuan para konsullatës së narkoshtetit shqiptar në New York në mbështetje të protestave të mëdha të qytetarëve në Shqipëri kunder regjimit të kakistokracisë në Tiranë. Protestuesit të revoltuar mbanin në dorë parulla “Rama ik” dhe “Zëri i Amerikës është Zëri i Lirisë, jo kazan”.
Miq, le të falenderojmë me mirënjohje të thellë të gjitha ata, vajza, djem, burra, gra, për protestën dhe solidaritetin e tyre vëllazëror me qytetarët e revoltuar në Shqipëri dhe le të ftojmë shqiptarët kudo që janë të ndjekin shembullin e tyre”.

Italia nxin Ramën, fytyra e Dakos del në RAI2 në kronikën e blerjes së votave me paratë e drogës

Televizioni shtetëror italian Rai2 i ka kushtuar një kronikë trafikimit të drogës në Shqipëri.
Në kronikën e transmetuar, Rai.Tv tregon sesi i infiltruari i tyre kontakton me një trafikant droge dhe armësh në Shijak. Media italiane e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e “Zërit të Amerikës”.
Kronika e plotë
Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.
(një person që bën gati një kllashnikov)
“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.
“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.
Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me Ndërmjetësin, përgjatë bregdetit të Durrësit dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekameran dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.
“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.

Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.
“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.
Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falenderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.
“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.
“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”
“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.
Gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.
Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.
Spikerja: Pas protestave në Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.

Nje kronike kushtuar narkoshtetit shqiptar! sbTelevizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria dhe narkoshteti i saj i ndertuar mbi blerjen e votes me parate e dorges. Ai tregon për biznesin e drogës mes italisë dhe Shqiperisë.Por gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nag shitja e drogës përdoren për të blerë vota.Kronika u dha në emisionin e lajmeve TG2.Spikerja: Pas protestave më Shqipëri kundër qeverisë, e akuzuar se ka raporte me krimin, i dërguari ynë, Leonardo Zelino hyn në strofullën e një trafikanti droge dhe armësh.Kronika(një person që bën gati një kllashnikov)“Doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.“Armën e përdorim për të mbrojtur mallin dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 4-500 euro copa në Itali”.Igli nuk shet armë. Ai bën “biznes” kryesisht me barin, është një grosist marijuane. Për të mbërritur tek shtëpia e Iglit, takohemi fillimisht me ndërmjetësin, përgjatë bregdetit, dhe me makinë ecim rreth 30 km deri në Shijak. Në hyrje të zonës duhet ta fikim telekamerën dhe me kapuç në kokë derisa të mbërrijmë në shtëpinë e Iglit.“Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan”.Është e pamundur ta shohim magazinën, më thonë, pasi kontrollohet policore në vitin e fundit janë bërë të imtësishme.“Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar shpeshherë, që në telefon, para zgjedhjeve të fundit të 2017-s, flisnin për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falënderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe sekretari rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris vendin. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurorinë e përgjithshme tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së hamendësuar me narkotrafikantët, për të cilën flet opozita parlamentare.“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 22. Februar 2019

Gazeta gjermane: Rama drejt fundit. Reagimi i Berishës

Media e mirenjohur gjermane Die FREIE WELT shkruan:
-Rama po shkon drejt fundit si Maduro
Miq, Edvinin per median gjermane Die Freie Ëelt e pret fundi i Maduros. Kjo sepse sot qytetaret po protestojne per voten e lire ne Venezuele kunder Maduros e ne Tirane kunder Edvinit, pra dy armiqve te votes se lire.
Lexoni me poshte shkrimin e Freie Welt. sb
“Në Amerikën e Jugut, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit. Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës. Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.
Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti. Megjithatë, ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE.
Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.
Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës”.

Gazeta gjermane: Kosova e Serbija, pakt për ndarje etnike, Trepça privatizohet nga 5 vende

Gazeta gjermane, “Frankfurter Rundschau” ka bërë një shkrim për Kosovën rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilën thotë se marrëveshja tashmë është përfunduar dhe do të nënshkruhet më 12 qershor në Uashington dhe do të zgjasë 6 muaj nga implementimi i saj.
Gazeta tregon se çfarë do të ndodhë me Trepçën dhe Liqenin e Ujmanit ndërsa zbulon datën kur kjo marrëveshje nënshkruhet.
“Frankfurter Rundschau” shkruan se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë në vija etnike është marrëveshje e përkrahur nga Shtetet e Bashkruara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, megjithatë thuhet se implementimi i këtij plani mund të jetë një rrezik i madh.
Duke cituar komisionerin për zgjerim të BE’së dhe fqinjësi të mirë, Johnnes Hahn, Gazeta gjermane shkruan se është rritur presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje, transmeton Gazeta Express.
Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ka thënë në një konferencë në Mynih të Gjermanisë, javën e kaluar se demarkimi i kufijve duhet të mbetet në tavolinën e diskutimeve.
Gazeta gjermane citon një dokument që paraqet skicën se si do të duket marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, për çka palët janë akoma në bisedime.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikën, me ardhjen e Administratës Trump kanë ndryshuar 180 shkallë qëndrimin për llojin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, shkruan FR.
Sipas kësaj marrëveshjeje 17-pikëshe, qyteti i Mitrovicës do ta marrë një status të veçantë, me ç’rast ujësjellësi i Gazivodës dhe miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vjet nga përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, Kina dhe Franca).
Në marrëveshje hyn edhe ndërtimi i bazës ajrore të NATO’s në Kuçovë dhe baza detare në Vlorë. Gjithashtu autostrada nëpër Serbi, që quhet Korridori i 10-të, planifikohet të futet në protektorat ndërkombëtar.
Sipas gazetës, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet me 12 qershor të 2019’ës në Uashington, ashtu siç kishte paralajmëruar presidenti amerikan, Donald Trump.
Ndërkaq, politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq citohet në shkrim duke thënë se shkëmbimi i territoreve do të ishte zgjidhja më e keqe e përkrahur nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, kjo do të ngjallte frikë për serbët në zona të tjera të Kosovës se do të shkëputeshin komplet nga Serbia.

Afera e Terit, Rama shpërblen njeriun incenerator të Kokës

Deputeti i LSI, Lefter Koka është një prej 3 deputetëve të opozitës që nuk iu bashkua inisiativës së fortë politike për dorëzimin e mandatit parlamentar.
Koka dha shpjegimet e tij për këtë refuzim, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku pretendoi se “nuk pranon që LSI të tërhiqet nga Berisha”.
Por, përtej këtij qëndrimi politik, refuzimi i Kokës për të dorëzuar mandatin lidhet me “aferën” e inceneratorëve. Ai ka qenë ministër i Mjedisit në kohën kur janë miratuar tre inceneratorët e përpunimit të mbeturinave, në Fier, Tiranë dhe Elbasan.
Marrëveshjet për ngritjen e inceneratorëve, të cilat lidhen me emrin e një njeriu të vetëm, Klodian Zotos, janë shoqëruar me dyshime të forta për klientelizëm dhe korrupsion. Për shkak të pozicionit që ka pasur, Lefter Koka mund të jetë një prej zyrtarëve më të lartë që do të gjenden nën akuza, në rast hetimi penal mbi këto marrëveshje.
Një afrimitet me Edi Ramën, i cili nga ana e tij kontrollon tërësisht sistemin hetimor në Shqipëri, mund të jetë një kokëçarje më pak për Lefter Kokën.
E, nga ana tjetër, edhe kryeministri Edi Rama po synon t’a shpërblejë Kokën për daljen e tij nga radhët e opozitës.
Burime për “Boldneës.al” deklaruan se kryeministri Rama pritet të emërojë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllakon, një prej njerëzve më të afërt të Lefter Kokës.

Me një moshë të re, rreth 27 vjeç, Alqi Bllako u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ky institicion drejtohej nga Lefter Koka. Emri i Bllakos gjendet në procedurat dhe pagesat e kryera për inceneratorët.
“Boldneës.al” publikon, në mënyrë ekskluzive, një dokument që daton në Korrik 2017, ku Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, kërkon nga Ministria e Financave fonde shtesë për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, vetëm pak ditë para se ai të largohej nga posti.
Në shkresën nr. 5995 Prot, dt. 26.07.2017, Alqi Bllako kërkon nga Ministria e Financare “fonde shtesë në zërin e shpenzimeve kapitale në buxhetin e miratuar për Ministrinë e Mjedisit, për vitin 2017, për likujdimin e kësteve mujore për projektet: “Inceneratori i Elbasanit” dhe “Impjanti për prodhimin e energjisë nga mbetjet, Fier”.
Shtesa e fondit të kërkuar, me firmën e Alqi Bllakos, arrinte në një total prej rreth 250 milionë lekë (të reja).
Katër ditë pasi firmosi këtë shkresë, Alqi Bllako lëviz nga Ministria e Mjedisit, duke shoqëruar në këtë mënyrë largimin e Lefter Kokës nga posti i Ministrit të Mjedisit.
Më 31 Korrik 2017, Bllako emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Ilir Meta, i cili kishte mandatin e tij si kreu i Shtetit vetëm 10 ditë më parë.
Alqi Bllako është larguar pak muaj më parë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës, pasi synoi të angazhohej në një kompani private të huaj që operon në Shqipëri.
Por, siç duket, ai nuk ka arritur të realizojë qëllimin e tij dhe tashmë pret emërimin nga Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime, ndërkohë që njeriu i tij i afërt, Lefter Koka po ruan mandatin parlamentar.
“Boldnews.al”

Basha me Kryesinë e PD: Axhendë e protestave për rrëzimin e Maduros së Ballkanit

Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri të njohur për mediat vendimet e marra sot në mbledhjen e Kryesisë. Basha deklaroi se demokratët kanë vendosur të protestojnë jo vetëm në rrethe por edhe në kryeqytet, madje për këtë do të hartohet një kalendar me të gjitha datat
“Do hartojmë një kalendar protestash popullore në të gjithë vendin dhe protestave kombëtare në Tiranë”, u shpreh Basha.
Vendimi i dytë kishte të bënte me “ngritjen e shtabeve politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal, të cilët në bashkëpunim me opozitën e bashkuar do bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune”.
Po ashtu Basha tha se, demokratët bashkë me protestat do vazhdojnë të shpalosin alternativën dhe programin e PD. Ai shtoi se partia synon të fuqizohet dhe se nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme, prandaj edhe po punohet për gjetjen e kandidatëve më të denjë.
Deklarata e plotë e Bashës
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të marrë vendime të rëndësishme, përsa i përket vazhdimit të aksionit qytetar, pas djegies së mandateve dhe deklarimit ilegjitim të Kuvendit të Shqipërisë dhe produktit të tij kriminal, bandës hajduto-kriminale të Edi Ramës.
Në këtë kuadër, vendimi i parë i kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash popullore, të shtrira në të gjithë vendin dhe, natyrisht, protestave kombëtare në Tiranë, për të cilat, në ditët në vijim, Kolegji i Kryetarëve dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të marrin vendimet përkatëse të organizimit, të kalendarit, të datave, të mobilizimit mbarëqytetar për të vazhduar protestat mbarëpopullore për largimin e Maduros së Ballkanit.
Po kështu, është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve politike dhe organizative, në nivel qendror dhe lokal, të cilat, në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar, do të bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune, dhe organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore në të gjithë territorin e vendit.

Njëkohësisht, kryesia ka vendosur për vazhdimin e asaj që kemi nisur tashmë, shpalosjen e alternativës, vizionit dhe programit të Partisë Demokratike me të gjitha grupet e interesit. Kemi bërë shpalosjen e një pjese të programit tonë, programit ekonomik, në prani edhe të miqve tanë europianë dhe gjermanë, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për të gjitha kategoritë e qytetarëve shqiptarë.
Ne do t’i japim Shqipërisë vizionin tonë, me besimin dhe bindjen e plotë se Shqipëria do të ketë një të ardhme evropiane, do të ketë një të ardhme, e cila t’i takojë qytetarëve shqiptarë dhe për këtë arsye, bashkë me qytetarët shqiptarë, do të diskutojmë dhe do të marrim vendime mbi mënyrën sesi do të duket kjo e ardhme, sa u përket aspekteve të rëndësishme, siç është arsimi, parashkollor, parauniversitar dhe universitar, sa u përket hapave që do të hidhen për të anuluar koncesionet korruptive në shëndetësi dhe si do të destinohen këto para për të përmirësuar gjendjen e kolapsuar të spitaleve në sistemin shëndetësor, politikat tona për pensionet, politikat tona për biznesin, për sipërmarrjen, që të hapë vende pune dhe të çlirojë energji pozitive në ekonomi, mbi të gjitha, politikat tona për zhvillimin e ekonomisë, për të krijuar oportunitete përmes lirisë, barazisë para ligjit dhe një shteti në krah të njerëzve dhe jo kundër interesave të tyre.
Pra, bëhet fjalë për një aspekt tjetër, për një ndërthurje të këtij turi protestash, me një tur shprese, vizioni dhe programi për Shqipërinë e të nesërmes. Sigurisht, janë marrë edhe vendime të tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e organizimit të Partisë Demokratike, në funksion edhe të synimit tonë, zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe paraqitjes me kandidaturat më të denja të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, natyrisht edhe në zgjedhjet e tjera vendore.

Media gjermane: “Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës”!

Protestat masive të opozitës dhe djegia e mandateve nga deputetët e saj kanë tërhequr vëmendjen e gazetave, televizioneve dhe portaleve jashtë vendit.
Më i fundit në rradhë është portali pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt”, i themeluar nga gazetarë dhe blogerë të njohur ku në një artikull të saj flitet për zhvillimet e fundit në Shqipëri. Poratli i njohur shkruan se, “Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.
Shkrimi i “Freie Welt
“Në Amerikën e Jugut, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit. Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij. Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës. Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.

Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti. Megjithatë, ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE.
Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.
Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës”.

Dosja 339/ Qindra CD përgjimesh tronditëse për qeverinë mbahen peng nga Marku e  Prela

Nga Basir ÇOLLAKU

Qindra CD të pazbardhura të 339, janë sekretet e mazhorancës dhe pushtetit, që ruhen nga Donika Prela dhe Arta Marku. Kjo është super-dosja elektorale ku pushtetit dhe bandat kanë punuar së bashku dhe më pas kanë ndarë njëlloj bashkë pushtetin e fituar.
Dosja e nxehtë ruhet nga zonjat e Prokurorisë të cilat garojnë dhe për vendet e njëra-tjetrës, në fshehtësi.
Në dosjen 339 të janë qindra CD përgjimesh, ende të pazbardhura, që kanë mëkate tronditëse për qeverinë. Ndaj duhet të qëndrojnë në detyra eprorësh njerëzit e bindur, si kasaforta të mosshpërthimit të hetimit.
Kush i financon prokurorët, gjykatësit, trupën drejtuese të sistemit, në promovim karriere në këtë kohë të mbrapshtë, kur zhurma të mbyt për reformën, e heshtja bën hatanë nën dorë?!
Dyshimet serioze vështirë t’i shoqërosh me prova bisedash, premtimesh, pagesash, shkresash, por ama sjelljet në hetime prokurorie dhe vendime gjykatash, janë më tepër bindëse se hamendësimet.
Po përse?!
Emërimi i njëanshëm, jokonsensual i Arta Markut, sipas Kushtetutës, i përkohshëm, e për pak javë u bë vite, shpërndarja internuese e Prokurorëve të Krimeve të Rënda të dosjes “Shullazi” e “Tahiri”, mbarimi i atyre të “Dajtit”, shpërblimi i Donika Prelës nga Durrësi ditën e vjedhjes së postës sekrete të prokurorisë, me emërim në krye të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, e mjaft vendime haptazi të paligjshme, kanë futur drejtësinë në rrugë të verbër.
Dosja 339, është një investim partnerësh më së shumti, me fashikuj të pafund përgjimesh, për blerjen masive të votave në të gjithë qarqet e Shqipërisë.

Ajo zbardhi skemën kriminale të bashkëpunimit të qeverisë, eksponentëve të lartë politik dhe publik. Në të kemi, kryebashkiakë, si Gjushi me shoqni, prefektë, disa ministra, plot deputetë, shumë zyrtarë të lartë, të cilët hapur drekojnë, kuvendojnë, shkëmbejnë para dhe ndere për tendera, punë publike, para publike, me organizata kriminale, të trafikut të drogave të shtrenjta si heroinë, kokainë.
E gjithë sasia e përfitimeve të paligjshme, shkonte tek Edi Rama, arkitekti i rritjes së numrave në Parlament dhe ndenjësve nëpër Bashki, me ortakëri me bandat. Me gjithë konspiracioinin, mbylljen hermetike të Prokurorisë, për të mos dalë sheshit zullumet e frikshme të kësaj dosje, Zëri i Amerikës dhe Birn, publikuan materiale shokuese. Fajtorët nuk shkuan as në burg, as askund, por qëndrojnë ende në pushtet.
E nisën me dosjen Shullazi, duke larguar mbi 10 Prokurorë të Krimeve të Rënda, pjesë e rëndësishme hetimi edhe në 339-ën. Vijuan me lehtësira befasuese për Dritan Dajtin. Kulmon me komedinë me bosin Klement Balilin. Donika Prela bëri rrëmujën e paprecedentë në Krimet e Rënda, duke degraduar deri në sherr fizik. Arta Marku nisi procedimin disiplinor dhe transferimin, ku nuk mungonin Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, dy ish-drejtues të Krimeve të Rënda. Gjykata Administrative vendosi kundër Donikës dhe Artës, duke vendosur se zonjat drejtuese kanë vepruar paligjshmërisht.
Sërish halli kthehet te 339, Kodi i Kuq për mazhorancën dhe kryeminsitrin. Vangjush Dako del zbuluar në ortakëri me bandat, deputetët drejtues në burgje dhe terren elektoral dalin hapur në aktivitet kriminal, në favor të plackitjeve të votave. Donika dhe Arta nuk e arrestojnë dot Dakon, nuk munden ta bëjnë nga frika e Ramës dhe të tjerëve.. Po tani kush sponsorizon?

339, është hapur politikë dhe krim. Bandat në Durrës, Lezhë, Dibër, Vlorë, Kukës, Shkodër, në mbi 9 qarqe kanë punuar për llogari të Rilindjes. Vangjushi, Ahmetaj, Gjiknuri, Tahiri, Sejdini, janë kryesisht më të dyshuarit për mbajtjen e fijeve lidhëse, të cilat kulmojnë tek shef Edi.
Fatmir Xhafa provoi të dilte nga laku dhe të arrestonte Dakon, por Donika dhe Arta nuk iu bindën. Sandër Lleshi as në ëndërr nuk mendon të sillet njëlloj. Ai mjaftohet me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rregulloret, ose kundragaz për gazetarët.
Në këtë dosje gjenden të dhëna thuajse kinematografike, për banda politiko-kriminale, të vjeljes së gjobave, për ministra e politikanë, të cilët nuk kanë dorëzuar taksat tek shefi.
Por çfarë po ndodh saktësisht?!
Rama nuk është vetëm. Bandat e lëna në qetësi, të patrazuara, mundet lehtësisht të kenë bërë marrëveshje me kryeministrin dhe të emërojnë në detyra të rëndësishme prokurorë e gjyqtarë, apo në për shumë KLPLGJ-ra dhe me marifete proceduriale paguajnë karriket ku janë ulur.
Të lirë apo nëpër qeli, të fortët e krimit, pasi kanë arkivuar telashet e përfshirjes së Ramës në këtë skemë pushteti, për llogari të tyre bëjnë çdo biznes. Në episode frike e trembje nga daljet e të fshehtave, Rama kanos butësisht si në lutje, duke thënë se janë dërguar mesazhe nga burgu, nga “qeveria tjetër”.
Ndaj nëse Donika dhe Arta, japin kohë, leje, mundësi pune dosjes 339, të veprojë ligjërisht për Gjushin, ministra e deputetë, prefektë e zyrtarë dhe pa harruar shef Edin, atëherë 339, është vettingu i parë serioz në drejtësi..
Deri atëherë Gjushi mbetet siç vetëthotë akullore, e Rama një surrelas në pritje…

Rama urdhëron policinë për arrestimin e banorëve të Unaës së Re, revoltë para komisariatit

Katër prej banorëve të Unaës së Re u është dëguar fletëthirrja për tu paraqitur në komisariatin nr 4. Në komisariat u paraqitën Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lindita Protoduari dhe Altin Qeku.
Sipas banorëve shoqërimi i tyre është bërë me pa të drejtë, dhe po kryhet për të dobësuar rezistencën e protestës së tyre në zonën e Unazës.
“Unë protestoj për shtëpinë time. Aty protestojnë me qindra qytetarë ndërsa mua më kanë hapur 2 dosje dhe kjo është e treta për tubim të paligjshëm. Edi Rama ta harrojë nuk ka gjykatë që të na gjykojë pse ne po protestojmë për pronën. Ne na kërcënojnë çdo natë” tha një banor.
Veç të tjerash banorët e Astirit u pyetën dhe për marshimin e bërë një muaj më parë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama.
“Me urdhra politikë janë shoqëruar banorë me arsyetimin për të dhënë fakte e rrethana nga marshimi që është bërë në Surrel drejt Dajtit. Këto shoqërime janë bërë me urdhër të Ramës”.
I pranishëm me banorët e Unazës tek komisariati nr.4 ishte dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili fletëthirrjet për të dëshmuar, i ka quajtur me urdhër të kryeministrit Rama.

Paralajmërimi i Kryemadhit: Rama do të intensifikojë presionin, dhunën dhe intimidimin ndaj opozitës

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, përgatiti anëtarët e saj për një sulm qeveritar ndaj tyre.
Por Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre.
Kryemadhi: Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje.Të jeni të bindur se presioni, dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI do të jetë pafundësisht, dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë dhe sanitare në një shkollë fshati, dikujt do ti vijë ndonjë letër prokurorie që e thërret, dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi për të shlyer borxhet apo për të paguar shkollën e fëmijës apo diçka tjetër, dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive në dyert e shtëpive apo bizneseve.
Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa. Është vetëm jo se është vetëm politikisht, por është vetëm si xhelati i shqiptarëve.Deri dje e ka luajtur shumë mirë aktrimin si viktima e sistemit shoqëror shqiptar. Por sot më shumë se kurrë çdo njëri prej nesh e di se Edi Rama është xhelati i shqiptarëve dhe njeriu që u ka shkaktuar më shumë vuajtje se kushdo tjetër shqiptarëve. Vendimi i opozitës është vetëm një: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë.

Kryemadhi paralajmëroi se nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e LSI në çdo bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD-së dhe partive të tjera të frontit opozitar, ku do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment, çdo qytet, çdo ditë.
Kryemadhi: Protesta nuk do të jetë protestë politike por protestë shoqërore. Data 16 shkurt dhe protesta e djeshme tregoi se shumica e shqiptarëve janë me opozitën. Të jeni të bindur që nëse shqiptarët nuk do të ishin me vendimin e opozitës, dje në shesh nuk do kishte aq mijëra njerëz në protestë. Djegia e mandateve të opozitës u ka dhënë dhe një fije shqiptarëve që një ditë ky vend do të bëhet.
Duke komentuar protestën e 16 shkurtit, Kryemadhi u shpreh: “E patë përdorimin e lëndëve helmuese dhe luftarake që u përdor kundër popullit në masë. Kjo tregon edhe shpirtin katran siç ka edhe fytyrën të Edi Ramës kundër popullit të tij. Më pas çdo negociatë me këtë njeri nuk ka as fitues dhe as humbës, por ka vetëm një gjë: Dorëzim pa kushte te i keqi dhe djalli. Nuk do ta lëmë kurrë LSI dhe gjithë Shqipërinë në duart e një njeriu që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, identitetin dhe integritetin e shqiptarëve. Mbledhja e sotme është vetëm fillimi i aksionit opozitar”.