32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Sekuestrimi i mbi 1 mln euro drogë/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për dy bosët që “dirigjonin” grupin kriminal në Francë nga Shqipëria dhe ndihmësin e tyre

Prokuroria e Posaçme dërguar për gjykim dosjen dy drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës në Francë, Zabit (alias Artur) Fisniku dhe Redian (alias Refik) Doda, si edhe ndihmësin e tyre Fabi Isaku.

 

Ndaj Redian (alias Refik) Doda janë ngritur akuzat për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 5 episode, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit.

Ndaj Zabit (alias Artur) Fisniku janë ngritur akuzat për veprat penale Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 3 episode dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit.

Ndaj Fabi Isakut janë ngritur akuzat për veprat penale Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes.

HETIMET

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se si drejtues grupit janë identifikuar dy të pandehurit Redian (alias Refik) Doda dhe Zabit (alias Artur) Fisniku, ndërsa i pandehuri tjetër Fabi Isaku, si edhe bashkëpunëtorët e proceduar dhe gjykuar në Francë kanë patur rolin e ndihmësve.

SPAK informon se kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes që ndodheshin në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74).

Hetimet bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Nga hetimet e përbashkëta është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore (SPH) me autoritetet franceze të drejtësisë përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me Nr. 38 të vitit 2023, në ngarkim të 3 të pandehurve:

  1. Redian (alias Refik) Doda – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 5 episode (të datave 22.01.2023, 17.02.2023, 08.03.2023, 13.03.2023 si dhe 18.06.2024), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1 gërmat “a”, “b”, dhe 28/4 në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

iii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

  1. Zabit (alias Artur) Fisniku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal më shumë se një herë në 3 episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/i Kodit Penal.

  1. Fabi Isaku – i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:

i. Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë në 3 (tre) episode (më konkretisht të datave 22.01.2023, 17.02.2023 si dhe 13.03.2023), parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, së bashku me autoritetet franceze të drejtësisë janë administruar prova mbi bazën e të cilave ka rezultuar se gjatë periudhës gusht-dhjetor të vitit 2022, autoritetet franceze të drejtësisë kanë filluar një hetim në qarkun e Albertville (73), lidhur me veprimet e një grupi të organizuar kriminal, i cili është marrë me trafikun e drogës.

Kjo strukturë ishte e vendosur në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes që ndodheshin në qarkun e Savojës (73) dhe Savojës së sipërme (74). Juridiksioni ndërkrahinor i posaçëm i Lionit ka marrë përsipër dosjen dhe ka hapur një hetim gjyqësor, drejtimi i të cilit i është besuar Seksionit të Kërkimeve të Lionit.

Hetimet bënë të mundur të vërtetohen dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone (69), Ain (01), Savojë (73) dhe Savojës së sipërme (74) nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit (69).

Nga hetimet e përbashkëta është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Bazuar në hetimet e kryera janë identifikuar si drejtues të pandehurit Redian (alias Refik) Doda, Zabit (alias Artur) Fisniku, ndërsa i pandehuri Fabi Isaku, dhe bashkëpunëtorët e tjerë të proceduar dhe gjykuar në Francë kanë patur rolin e ndihmësve.

Sekuestrimi i 1 mln euro drogë

Gjatë operacionit të përbashkët të autoriteteve franceze në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, u vendosën në pranga 19 anëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës me bazë në Lion.

Në Shqipëri u arrestuan Zabit Fisniku, Redian Doda dhe Fabi Isaku. Zabit Fisniku rezulton i dënuar me 16 vite burg për trafikim femrash dhe drejtonte grupin nga Shqipëria së bashku me Redian Dodën.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ky grup kriminal e kishte aktivitetin në qarkun e Lionit dhe furnizonte grupet e shitjes të vendosura në qarkun e Savojës dhe Savojës së sipërme. 

Nga hetimet, sipas SPAK, është bërë e mundur të vërtetoheshin dërgesat me lëndë narkotike pothuajse ditore tek grupet e shitjes në qarqet e Rhone, Ain, Savojë dhe Savojës së sipërme  nga një nënshtetas shqiptar që jetonte në periferi të Lionit.

Autoritetet franceze të drejtësisë kanë proceduar me arrestimin e 16 shtetasve shqiptarë dhe të huaj, si edhe sekuestrimin një shumë prej 20.000 euro dhe të 3 automjeteve. 

Ndërsa SPAK ka sekuestruar një llogari bankare në euro në emër të Redian Dodës dhe shtetasit J.H, të shumës monetare prej 20.000 (njëzetmijë) euro.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga janë ekzekutuar 10 vendimet e gjykatës dhe janë realizuar kontrolle (banesash, biznesesh, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin shqiptar, janë sekuestruar:

·         15 automjete,

·         34.270 euro cash,

·         1000 franga zviceriane,

·         180.000 lekë të reja,

·         9 aparate celularë,

·         3 tableta,

·         1 kamerë, dokumente dhe karta SIM.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Posaçme vera e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 1 milion euro.

EMRI/ U vra në atentat me armë zjarri, Prokuroria Tiranë kërkon konfiskimin e mbi 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit dhe familjarëve të tij

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin e të paktën 2.5 milionë euro pasuri të biznesmenit Ndue Gjergji, i  cili ka ndërruar jetë në vitin 2020 si pasojë e një atentati me armë zjarri dhe e familjarëve të tij, pasi u provua se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

 

Prokuroria në njoftimin zyrtar thote se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’.

Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka pasur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga “Interpol” Holanda si i hetuar për pastrim parash, ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali.

Njoftimi:

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.03, të vitit 2023, në ngarkim të këtij shtetasi, rezultoi se i ndjeri ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal kishte veprën penale ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Prokuroria provoi se shtetasi N.Gj., ka qenë nën hetim në Hollandë për veprën penale të ‘Pastrimit të parave’ ndërsa më parë ka qenë i arrestuar dhe i dënuar për drogë në Itali. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të shtetasit N.Gj. dhe familjarëve të tij, rezultoi se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se 13 pasuritë e paluajtshme i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.

Bazuar sa më sipër, prokuroria vlerësoi se pasuritë e tij dhe familjarëve plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 ″Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi N. Gj, ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale ″Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Pastrimi i parave” .

Për këtë arsye, prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:
1. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
2. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
3. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
4. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2;
5. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
6. Garazh me sipërfaqe. 15.00 m2;
7. Garazh me sipërfaqe 15.00 m2,;
8. Apartament me sipërfaqe 617.84 m2;
9. Apartament me sipërfaqe 87.30 m2;
10. Njësi me sipërfaqe 45.21 m2;
11. Garazh me sipërfaqe 15 m2;
12. Garazh me sipërfaqe 15 m2; dhe
13. Apartament me sipërfaqe 99.70 m2.

Hetimet ndaj Paulin Gjergjit

Hetimi ndaj Paulin Markajt/Gjergjit u tha se ishte filluar më parë prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në vitin 2018 e ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë për “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Nga verifikimet ka rezultuar se Markaj është hetuar për trafik droge në Itali, ku është ndaluar një herë në vitin 1999 dhe më pas rezulton të ketë dalë nga burgu në 2011-n. Paulin Markaj u ekzekutua në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup autorësh që ishin maskuar me uniforma policie.

Ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i quajtur ndryshe si ligji “Antimafia”, parashikon se “masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes”, thekson “Birn”. Ndue Gjergji, sipas Prokurorisë ka pasur si emër të mëparshëm identitetin Paulin Markaj identifikuar nga “Interpol” Holanda si i hetuar për pastrim parash.

Ky shtetas, thotë Akuza e kryeqytetit, është i njohur për krime që lidhen me drogën. Më 2011, shtetasi Paulin Markaj ka dalë nga burgu ku ka qenë i arrestuar për drogë dhe është dëbuar nga Italia. Më tej besohet se ai u kthye në Shqipëri ku dhe investoi në 31 asete pasurore. Më 30 maj 2020, në Kurbin, Markaj thënë ndryshe edhe me identitetin Paulin Gjergji u vra në një atentat të dyfishtë teksa së bashku me të u vra edhe Bujar Lika, si dhe u plagos Kreshnik Tusha.

SI NDODHI ATENTATI ME 2020

Në qershor 2020 katër persona të veshur me uniformë Policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë, zbarkuan përpara hotel “A&A” në Laç, ku në pak sekonda ekzekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Markaj dhe Bujar Hasani Lika. Pjesëtarë të grupit të hetimit thanë se fillimisht ata u vunë armët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre në parkingun e hotelit.

Teksa njëri prej tyre ruante djemtë e Paulin Markajt, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit. Në hollin e tij ndodhej Markaj dhe Lika. Ky i fundit i pa atentatorët dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Në këtë moment, ekzekutorët që nga jashtë hotelit derdhën dhjetëra plumba blindëshpues mbi 2 biznesmenët. Në vend mbeti i vrarë Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt, ndërsa Gjergji u plagos rëndë. Ai humbi jetën disa orë më vonë në Spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Probleme me shëndetin, shtrohet në spital kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital, për shkak të një virozë sezonale.

 

Ka qenë Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë që ka njoftuar shtrimin në spital të kryepeshkopit, ndërsa bën me dije se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

“Në fazën e bisedimeve parlamentare, Avni Rustemi, kundrejt pagesës u ofrua dhe vrau Esat Pashën në Paris, për interes të kundërshtarëve të tij politikë…”/ Ana e panjohur e deputetit terrorist vlonjat

Nga: Kastriot Dervishi

-Rustemi, patrioti i parasë: I refuzuar nga amerikanët, i vlerësuar nga regjimi fashist dhe ai komunist-

Vrasja e Esat Toptanit në Paris më 13 qershor 1920, u porosit nga Tirana, nga krahu kundërshtar i viktimës. Nuk ka, përveçse konkurrencës politike, asnjë motiv patriotik. Ajo lidhet me prishjen e kompromisit të arritur në fillim të vitit 1920, i cili e bënte Esatin, pjesë të qeverisjes. Në mars të vitit 1920, përkrahësit e Esatit, me anë të Osman Balit, i bënë presion të armatosur qeverisë (po pa vrarë njeri), që të hynte në bisedime me Esatin. Më 15 prill 1920, në pamundësi për të përballuar forcat pro-esatiste, Parlamenti vendosi dërgimin e një delegacioni në Paris, për bisedime me Esatin, të përbërë nga Imzot Gjergj Koleci, Ymer Deliallisi, Fuat Toptani dhe Bajram Fevziu, ku si pika kryesore ishin; shpërndarja e popullit ditën e bërjes së ditur të kësaj deklarate, falje për ata që morën pjesë në kryengritje dhe dënimin e të pabindurve.

Pikërisht në fazën e bisedimeve, Avni Rustemi ofrohet kundrejt pagesës, për të vrarë Esatin në interes të kundërshtarëve të tij politikë. Se çfarë mund të bënte Osman Bali me forcat e tij, kjo mbetet hipotetike dhe e paqartë. Por, nëse Bali nuk do të bënte veprime të tilla, Esatin as do ta ngiste njeri atje ku ishte dhe as do dëgjonim kurrë përralla me “tradhti” ndaj tij. Momentin e paraqitjes së Avni Rustemit, e kujton Sejfi Vllamasi:

“Avni Rustemi vazhdonte mësimet në Romë. Një ditë shkon në shtëpinë e Tefik Mborjes, inspektor i studentëve shqiptarë në Itali (në fakt ishte kryesekretar i përfaqësisë shqiptare në Romës – shënim K.D.) dhe i thotë këtij se; kishte vendosur të vriste Esatin, për të shpëtuar Shqipërinë, por i duheshin të hollat për shpenzimet e mëvonshme. Në atë kohë kish ardhur nga Tirana në Roma, një delegacion miks qeveritar-esatist, i cili ishte në udhëtim për në Paris, për të takuar Esatin.

Tefik Mborja, e takon Bajram Fevzinë, anëtar i atij delegacioni, i kallëzon vendimin e Avniut për Esatin dhe B. Fevziu, i jep fjalën se do t’i shkruajë Xhavit Leskovikut në Tiranë, duke përkrahur tezën e Avniut, ashtu edhe për ndihmë të hollash që ai do kishte nevojë. Avniu zbret në Durrës, më 5 maj 1920, me letrën e Bajram Fevziut për Xhavit Leskovikun, dhe me letrën e Tefik Mborjes, për Qazim Kokoshin. I furnizuar me mjetet e nevojshme dhe i përcjellë nga Tefik Mborja, Avniu niset për Paris dhe mbas disa ditësh, kryen mision e tij, bash më çastin vendimtar, në çastin e kryengritjes së stilit të gjerë që kish përgatitur Esati”.

***

Avni Rustemi, ishte një person që nuk mbahet mend për ndonjë gjë të rëndësishme, përveçse vënien në zbatim të metodave terroriste, atë të përligjjes së vrasjeve me çdo lloj justifikimi, si dhe të keqpërdorjes së rinisë. Pas aktit terrorist të Parisit më 13 qershor 1920, ndaj ish-kryeministrit Esat Toptani, dhe kalimit në një proces të çuditshëm të drejtësisë franceze, Rustemi erdhi në Shqipëri.

Kapërceu misionin dhe nga një njeri i porositur për një vrasje, u fut në politikë duke u zgjedhur deputet në rrethana të dyshimta, pasi humbi qartësisht në zonat të tjera (në vitin 1923, kandidohej më shumë se në një zonë zgjedhore).

Në veprimtarinë e tij shkatërrimtare për shtetin shqiptar, sidomos në drejtim të keq edukimit të rinisë dhe administratës, ai nuk u ndal. Mendonte se vetëm me vrasje, mund të arrinte synimet e veta politike. Porositi vrasje të tjera, në drejtim të Ahmet Zogut dhe disa familjeve, si Vlora apo Libohova. Si rezultat, erdhi një reagim tjetër, që lidhet me filozofinë popullore “ç’të mbjellësh do korrësh”. Më 20 prill 1924, Avni Rustemi, u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë, nga plaga e vetme e marrë, vdiq në spitalin e Tiranës.

Për të u zhvilluan dy ceremoni varrimi, në Tiranë dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill 1924, me ceremoninë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Arkivoli me trupin e tij të balsamosur, udhëtoi në Durrës, e prej andej me vaporin “Beogradi”, nën flamujt jugosllavë e shqiptarë, mbërriti në Vlorë, të martën e 29 prillit 1924. Ceremonia e varrimit u zhvillua të mërkurën e 30 prillit 1924.

Figura e të vrarit mori përmasa të mëdha, aq sa shtypi antiqeveritar, shkruante se varri i Avni Rustemit, do të bëhej si Meka ose Jerusalemi. Pas mbajtjes së fjalimeve të ashpra para kufomës dhe zemrës së Rustemit, të vendosur në një enë qelqi, ithtarët e Rustemit, organizuan tri mbledhje në sallën e bashkisë së Vlorës.

Vendi i prehjes së Avni Rustemit ishte menduar një tip bodrumi në qendër të Vlorës, i cili u nderua për vetëm 6-7 muaj. Më pas, kaloi një heshtje 58-vjeçare. U desh viti 1982, kur për varrin e Avni Rustemit, u interesua ministri i Punëve të Brendshme i asaj kohe, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit, ishte balsamosur me shumë cilësi, nga doktor Sezai Çomo. Përveç kësaj, arkivoli ishte izoluar më së mirë, duke mundësuar që trupi të mos dekompozohej.

Në pjesën e sipërme të kokës, ai kishte një xham për t’u shikuar, ndërsa vendi i varrimit ishte një dhomë nëntokësore, e përshtatur për të bërë homazhe raste. Ndonëse duket disi e çuditshme, nuk përjashtohet mundësia e imitimit të balsamosjes së Leninit në Moskë. Kapaku i dhomës varr, u hap në orën 13:00 të datës 8 tetor 1982. Ishin të pranishëm disa emra të njohur të historisë, ministra dhe drejtues të pushtetit vendor. U bë dezinfektimi dhe u vendos rihapja dy orë më pas.

Fillimisht regjimi fashist, (periudha e pushtimit Italian të Shqipërisë, 1939-1943) e më pas ai komunist, e nderuan Avni Rustemin, me emra rrugësh, shkollash, bustesh dhe monumente. Secili sipas interesave të veta, fashistët e shikonin si antizogist, ndërsa komunistët, përveç kësaj edhe si revolucionar, kundër shtresave të pasura, etj. Asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot, kur i adhuruari nga fashistët dhe komunistët nderohet me emra sheshesh, buste e shtatore.

***

Eqrem Vlora e quante Avni Rustemin, një “karagjoz politik”, i cili prej vitit 1922, drejtonte shoqërinë “Bashkimi”, aktiviteti i së cilës, synonte kapjen e administratës dhe të rinisë. Por, Avni Rustemi u vra i refuzuar nga amerikanët, atij nuk iu dha viza që kërkoi. Rustemi mori pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues, më 12 prill 1924, pasi kish kërkuar leje tremujore, tri paga dhe pesë pensione paradhënie (Avniu merrte pension prej disa vitesh, përveç rrogës), duke deklaruar botërisht se do shkonte në SHBA-ës, pavarësisht se nuk kishte marrë vizë.

E mendonte këtë proces të sigurt, sepse kujtonte se ishte njeri i madh, tepër i rëndësishëm. Më 25 mars 1924 ai paraqiti kërkesën për vizë me arsyetimin se do mblidhte ndihma për të varfrit dhe një ditë më pas depozitoi në legatën amerikane në Tiranë shumën prej 20 napolonash. Duke paguar, ai u soll në mënyrë fyese me personelin e legatës.

Ministri amerikan në Tiranë, Grant Smith, në relacionin përkatës, analizonte figurën e Rustemit, duke nënvizuar faktin; se kishte mbrojtur figurën e Leninit në Kuvendin Kushtetues, sjelljen e keqe në legate, etj. dhe i sugjeroi Departamentit Amerikan i Shtetit (DASH) që të mos i jepej viza.

Më 2 prill 1924, duke nuhatur se mund të ishte i refuzuar nga Amerika, Rustemi kërcënoi legatën amerikane në Tiranë se nëse përgjigja do ishte negative, “do ia tregonte qejfin” Grand Smithit, duke protestuar me deputetët që e mbështesnin në Kongresin Amerikan kundër tij. Legata amerikane theksonte se Rustemi e kishte njoftuar publikisht vizitën në Amerikë edhe pse vizë nuk kishte marrë. Më 8 prill 1924, DASH, ktheu përgjigje se Rustemit, nuk mund t’i jepej vizë diplomatike,

Rustemi erdhi në Tiranë më 20.4.1924, për të marrë vizën, por mori përgjigjen refuzuese dhe po atë ditë u plagos dhe dy ditë më vonë, vdiq në spitalin e Tiranës. Ai u refuzua nga Amerika, ndërsa në vitet e fashizmit dhe komunizmit, u nderua sikur ishte ndonjë figurë e madhe, duke u kthyer në një shembull të keq, për cilindo që e kishte për model.

***

Lidhur me këtë, Reshat Këlliçi, në librin e tij “Me djemtë e Bashkimit” (botimi i vitit 1965, fq. 126-127), midis të tjerash shkruan: “Më 25-28 prill 1921, Avni Rustemi mblodhi në Vlorë 47 delegatë, që përfaqësonin 25 shoqëri dhe 15 katunari e, shpalli formimin e Federatës “Atdheu”, e cila kishte si qëllim kryesor, depërtimin në nëpunësinë e shtetit, me programin e saj.

Nisur nga kjo, qeveria e Xhaferr Ypit, urdhëroi mbylljen e federatës. Por, Avni Rustemi, më 13 tetor 1922, formoi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”, e cila miratoi edhe statutin e rregulloren e saj. Qëllimi i shoqërisë “Bashkimi”, mbeti tërheqja sa më e madhe e rinisë në radhët e saj, si dhe shkatërrimi i asaj klase që ishte në pushtet.

Pas vrasjes së Avni Rustemit, shoqëria kreu mobilizimin ushtarak, duke krijuar një milici vullnetare dhe duke bërë thirrje për kushtrim e terror. Shoqëria u lëkund midis idealeve komuniste dhe fashiste. Ata krijuan një lloj force të armatosur, që dukej fund e krye, bashibozuke, por edhe qesharake, teksa formës i shtoheshin edhe betimet, për një ideal imagjinar. Në gjoks kishin shkruar një germë “B”, me të cilën simbolizohej emri i shoqërisë. Donin t’i ngjanin Avni Rustemit, duke vrarë.

Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetor 1924, një pjesë e mirë e anëtarëve të “Bashkimit”, iu drejtua vendit të idealit dhe krimit botëror, Bashkimit Sovjetik, duke dëshmuar se sa rrugë të shtrembër kishin marrë. Djemtë e ‘Bashkimit’, një rini krejt e çorientuar dhe pa busull, udhëtuan me qeverinë e Nolit, pasi morën gjendjen e arkës së Tiranës dhe të ardhurat e doganave të Sarandës, Durrësit dhe Vlorës. Me tre vaporë, u nisën drejt Italisë. Pasi u kontrolluan imtësisht nga policia italiane, zbritën në Brindisi, si një turmë e shpërqendruar. Atje fituan zemëratën e popullit, për shkak të germës “B” që mbanin në krahasor.

Andej nga mbrëmja, emigrantët u derdhën nëpër rrugët e qytetit të vogël, sidomos ata që s’kishin qenë kurrë në Itali, për të parë një çikë Europë me sy; qëndronin përpara atyre pak vitrinave, duke shikuar të habitur lloj-lloj sendesh. Mirëpo, me atë ‘B’-në në kraharor, djemtë e ‘Bashkimit’, gjetën belanë nga vendasit, që shikonin me habi se si Musolini, i kish lejuar “bolshevikët” shqiptarë, të bridhnin nëpër rrugët e Brindisit. Pas pak, të gjithë ata që ishin ende me uniformën e “Bashkimit”, blenë shpejt e shpejt ca rroba të lira, që i shitnin për fakir fukaranë në dyqanet e futura në ca rrugica dhe kështu shpëtuan nga belaja e ‘B’-së”! Memorie.al

“Në Shqipëri ka futboll me nivel të ulët e shkelma, isha më i paguari”, rrëfimi unik i Ergys Kaçes: Vuajta racizmin në Greqi, ja si përfundova me fanellën e UÇK-së

Në 31 vite, Ergys Kaçe ka përjetuar pothuajse gjithçka në karrierën e tij. Një talent që dalloi në akademinë e PAOK-ut dhe arriti të shkëlqejë në Superligën greke, duke u shpallur lojtari i ri më i mirë në kampionat. 

 

Kaçe ka paguar shtrenjë çdo gabim që ka bërë, si fotoja e famshme me bluzën e UÇK-së, po ashtu edhe firma në Shqipëri. Kështu të paktën shprehet mesfushori i Kombëtares shqiptare në një rrëfim për “gazzeta.gr”.

 Le ta fillojmë jetën tuaj nga fillimi. Keni ardhur me familjen në Greqi nga Shqipëria kur keni qenë shumë i vogël, apo jo?

Ne erdhëm në Greqi kur isha 2 vjeç dhe e vërteta është se nuk mbaj mend shumë. Ne kishim të afërm në Shqipëri dhe ktheheshim shpesh. Fëmijërinë e kam kaluar në Greqi.

Çfarë bënin prindërit tuaj në Shqipëri?
Babai im kishte një dyqan mobiljesh me shokun e tij më të mirë dhe bënte transportin. Mami nuk punonte aq shumë, ajo ishte kryesisht në shtëpi për të rritur mua dhe motrën time. Ajo është 4 vjet më e vogël. Është marrë që në moshë të vogël me atletikë. Tani merret me biznes.

Kur ka hyrë futbolli në jetën tuaj?
Kam luajtur futboll që në moshë shumë të vogël. Ishte ëndrra ime. Sa më shumë rritesha, aq më shumë më pëlqente.

Si kaluat nga lagjia te PAOK?
Kam filluar të luaj futboll te Akileas Triandrias kur isha 8 vjeç. Atëherë, kur isha i vogël, luaja si numër 10. Më pëlqente të shënoja gola sepse kisha një goditje të mirë. Ne atëherë kishim fituar ligën dhe luajtëm në finale, ku kisha shënuar një gol me gërshërë dhe fituam 3-1, nëse më kujtohet mirë. Unë shkova në PAOK në vitin 2004. Isha në disa prova dhe shënova 4 gola. Trajneri i tha babait tim: “Djali ty ka talent dhe ne e duam në ekip. Trajner ishte Lomos dhe kur isha 11 vjeç me humor më tha: ‘Nëse nuk luan për PAOK-un, do të të kthej në Shqipëri’”.

Si ishte për një fëmijë nga Shqipëria të rritej në Greqi? A keni përjetuar racizëm?
E kam përjetuar racizmin, por jo shumë, sepse në shkollë kishte fëmijë të tjerë që ishin nga vende të tjera dhe rrinim të gjithë bashkë. Ne nuk shikonim se nga cili vend ishin të gjithë, por nëse përshtateshim si grup. Në futboll, kur kam luajtur profesionalisht, kam parë gjithmonë që ka nga ata që do të shajnë familjen tënde dhe vendin nga vjen. Për mua kjo fjalë “racizëm” nuk ekziston dhe s’mund ta kuptoj si mendojnë ata që janë racistë. Unë kam një mik gjeorgjian, një grek, dhe kur isha në PAOK, kisha miqësi me Sekou Olise, i cili ishte nga Afrika. Unë si njeri e shikoj gjithmonë tjetrin se çfarë zemre ka dhe çfarë humaniteti mbart brenda. Nëse ai është një djalë i mirë. Nuk shoh nëse është grek, shqiptar apo nga ndonjë vend tjetër.

Havos ishte trajneri me të cilin keni debutuar në PAOK, apo jo? Si e kujtoni atë ditë? Si ishin gjërat?
Po, ashtu është. E mbaj mend mirë debutimin tim. Isha 17 vjeç, ndoshta 16.5. Ishte një periudhë kur ekipi i parë luante miqësore me ekipin e dytë dhe në disa prej atyre ndeshjeve kam pasur paraqitje të mira. Havos vuri re performancën time dhe pyeti për mua. Në atë kohë, Vitolo u dëmtua. Kështu trajneri më ngriti në ekipin e parë. Në fillim ishte mjaft e vështirë.

A ka pasur ndonjë lojtar që ju ka ndihmuar veçanërisht?
Po, Shnauzer. Bëheshim shumë, ishim bërë miq të ngushtë. Ai ishte i pari që më përqafoi dhe më bëri të mos kisha turp apo ankth. Ndihma e tij ishte shumë e rëndësishme. Në përgjithësi, skuadra kishte shumë personalitete të forta. Kishte lojtarë si Pablo Garsia, e doja shumë për mënyrën se si luante dhe dinamikën e tij në qendër të fushës.

Me kë e ndanit dhomën?
Me Tsoukala në fillim.

Si u ndiet kur debutuat në ndeshjen kundër Panseraikos?
Ishte një eksperiencë unike. Atë ditë mbaj mend që isha i stresuar, stadiumi ishte shumë i mbushur me njerëz, por shokët e skuadrës më ndihmuan shumë. Isha një fëmijë që kisha stërvitur vetëm një javë me ekipin e parë. Lojtarët që i shikoja në televizor, papritmas i kisha në tavolinë pranë dhe po hanim bashkë.

Çfarë ndryshoi ardhja e Savidis në ekip, përtej asaj financiare?
Në fillim nuk e njihnim por ishte ai që solli fuqi financiare në ekip. Financia është gjithmonë ajo që bën diferencën. Ai ndërtoi një ekip të mirë, derdhi para në ambientet, akademia. Ata bënë transferta dhe gjithçka ishte luks. Ai solli njerëz që të na ndihmonin me gjithçka që donim, nuk na mungonte asgjë në përditshmërinë tonë. Mbaj mend që më bëri përshtypje që klubi dërgoi lule me urime për familjen e kujtdo që kishte ditëlindjen. Jepte dhurata. Edhe tani që jam 31 vjeç dhe kam kaluar nëpër skuadra të tjera, këtë nuk e kam parë askund tjetër. Lëvizje që ju bëjnë të ndiheni si familje. Zoti Savidis për mua ka qenë gjithmonë si baba. Padyshim që e bëri realitet ëndrrën time dhe më ndihmoi në shumë nivele, si financiarisht, ashtu edhe psikologjikisht kur kisha të gjitha këto probleme.

Më thatë: “Kur kisha problemet e mia”. E keni fjalën për incidentin me foton dhe bluzën e UÇK-së, që ju kishte dëmtuar karrierën në atë kohë?
Po, kishte disa vështirësi dhe kishin lindur probleme. Mbaj mend që kisha folur me presidentin, zotin Savidis. Ishin kohë të vështira për mua, sepse gjysma më shanin dhe të tjerët më fajësonin. Skuadra ishte mjaft e mërzitur nga kjo situatë. Kishte nga ata që më donin dhe e dinin se kush isha, por kishte edhe nga ata që nuk më njihnin dhe grupi ishte disi i mërzitur. Savidis më ftoi në takim dhe i thashë se mund të ishte më mirë të largohesha nga ekipi për të qetësuar gjërat. I shpjegova se çfarë kishte ndodhur dhe ai më besoi që në fillim. Ai e dinte se kush isha dhe çfarë po ndodhte. Unë gjithmonë shoqërohesha me të gjithë në grup, pavarësisht kombësisë apo ngjyrës së tyre. Unë u shoqërova me Prijoviçin që është serb. Zoti Savidis më tha: “Nuk do të largohesh, do të ndryshoj gjithçka, bëj durim”. Ai më mbështeti gjatë gjithë këtij procesi dhe me kalimin e kohës, njerëzit e kuptuan se kush isha dhe çfarë ndodhi në të vërtetë. Të gjithë ata që më akuzuan, më në fund e kuptuan se nuk kisha qëllime të këqija.

Si ndodhi e gjitha kjo? A doni të na shpjegoni që njerëzit ta kuptojnë se për çfarë po flasim?
Kisha hyrë në një parukeri për të ndihmuar një shoqe që të reklamonte biznesin e saj dhe pasi preva flokët, dola i rruar… plotësisht. Kërkova një bluzë për t’u ndërruar sepse imja u bë pis. Nuk është shaka, tani që e mendoj them se duhet të isha më i kujdesshëm. Më dhanë këtë bluzë për ta veshur dhe për të bërë një foto për ta ngarkuar në rrjetet sociale.

Epo, nga një prerje flokësh dolët…
Po, po… isha fëmijë i vogël dhe duhej të isha më i kujdesshëm. Nuk e dija që kishte ndodhur kjo luftë e Kosovës me Serbinë. Edhe nëse prindërit e mi do të kishin luftuar atje, nuk kishte se si të vishja diçka të tillë dhe të transmetoja mesazhe të tilla për të kaluarën. Kjo foto u hodh në “Facebook” dhe kështu filloi gjithçka

Cila është ndeshja që nuk do ta harroni kurrë?
Kur luajtëm në Tuba kundër Rapid Vjenës. Pati një zhurmë… Tifozët e Rapidit hodhën fishekzjarrë në tribunat ku kishte familje me fëmijë. Atëhere dolëm në fushë dhe ishim sit ë droguar psikologjikisht për t’i mundur. Fituam 2-1 me 10 lojtarë dhe është një nga ato ndeshjet që të mbeten në memorie.

Më pas erdhi Luçesku. Mendoni se duhet të kishit më shumë mundësi?
E vërteta është se para se të vinte Luçesku, isha gati të largohesha si huazim. Mbaj mend që kemi biseduar me trajnerin e mëparshëm, Iviqin në mos gaboj, me të cilin nuk kam luajtur shumë. Kështu, kur erdhi Luçesku, mendja ime ishte të largohesha. Këtë mesazh e kisha nga trajneri i mëparshëm. Por mbaj mend që në fillim ai më kërkoi të luaja. Kisha shënuar, kisha asistuar Prijoviç dhe në përgjithësi kisha bërë mirë. Pra, fillimisht kishte ndryshuar, por më pas përsëri nuk po luaja, s’e di pse. Nuk kam qenë kurrë nga ata lojtarë që kanë dashur të luajnë 10-20 minuta.

Më vonë ka qenë propozimi nga Panathinaikos?
Kishte ofertë nga Panathinaikos, por nuk doja të shkoja në një skuadër tjetër greke në atë moment, aq më tepër që kishte edhe ofertë nga APOEL. Situata te Panathinaikos ishte e vështirë, kishte shumë probleme financiare dhe kufizime në transferime. Unë iu bashkova ekipit në rastin më të keq. Do ta kisha të vështirë t’i atribuoja kaq shumë probleme një skuadre, ndërkohë që APOEL luante edhe në Champions League.

Si e kujtoni golin tuaj kundër Olimpiakos me fanellën e Panathinaikos?
Ky gol është një nga më të mirët që kam shënuar në karrierën tuaj. Kam kaluar shumë mirë te Panathinaikos, kam pasur shumë dashuri. Njerëzit më përqafonin dhe më donin edhe pse e dinin që isha anëtar i PAOK-ut. Më dukej sikur kisha qenë në skuadër për 10 vjet. Kam marrë shumë dashuri. Unë jam një tifoz i PAOK-ut që kam respektuar Panathinaikos.

Kur mbaroi kapitulli me PAOK-un dhe shkuat tek Aris, si u ndiet?
Padyshim që ishte një kohë e vështirë për mua. Kur u mbyll kapitulli me PAOK-un, e gjeta veten në një gjendje pasigurie. Prisja të gjeja diçka të mirë, por nuk erdhi asnjë sugjerim i përshtatshëm. Ishte një situatë e vështirë sepse kishte shumë presion financiar për shkak të kontratës sime të madhe. Gjithmonë ka pasur dhe ka armiqësi mes PAOK-ut dhe Arisit. Unë kam qenë gjithmonë kundër kësaj skuadre. Thjesht po shikoja atë moment ku do të ishte më mirë për mua të zhvillohesha si lojtar dhe propozimi i Arisit ishte më i miri. Mora një vendim që duhej të merrja. E dija se do të kishte reagime nga një pjesë e botës, por detyra jonë është të luajmë futboll.

Dhe pastaj?
Më pas shkova në Shqipëri dhe ja ku bëra një gabim.

Nga cili këndvështrim?
Shkova në një ligë për të cilën nuk e njihja fare. Futbolli ishte i vështirë, me standard të ulët në ambiente dhe në fusha. Shumë shkelma, nuk kishte lojtarë me teknikë të lartë, por përdornin shumë taktika. Ishte si të luajë në kategorinë e dytë të Greqisë. Skuadra ku shkova ishte një nga më të mirët, me synimin për të fituar kampionatin. Megjithatë, ishim në një fazë ku nuk po fitonim. Për shkak se isha kontrata më e madhe në skuadër, e “pagova” atë. Ka kuptim kur një ekip të fut me synimin për të fituar kampionatin, ata presin që ti të bësh diferencën. Por atë vit ne ishim të tretët apo të katërt, kështu që ishte e vështirë për mua të vazhdoja. Kur gjërat shkojnë keq, ekipet fillojnë të mendojnë se si të shkurtojnë kostot.

Sigurisht që është e pamundur të mos përmendet edhe Kombëtarja shqiptare. Ju keni marrë pjesë edhe në Europianin e vitit 2016…
Tani që e mendoj, eksperienca që kam pasur në “Euro 2016” dhe në përgjithësi ajo që kemi kaluar me Kombëtaren, është një pjesë që më ka mbetur shumë fort në kujtesë. E dini, kur luan me Kombëtaret, është unike. Unë kam luajtur kundër Portugalisë dhe kam parë Kristiano Ronaldon nga afër. Kam luajtur kundër Spanjës, me lojtarë si Isko dhe Serxho Ramos, lojtarë që i shihnim në “El Clasico” dhe papritur përballesh me ta në fushë. Pjesëmarrja në ekipin kombëtar është diçka ndryshe. Ti luan për vendin tënd, për vendin ku ke lindur dhe kjo shoqërohet me ndjenja që nuk i gjen askund. Kur konkurron për Kombëtaren të sheh i gjithë vendi dhe ndjen një krenari të veçantë. Nuk ka futbollist që nuk i pëlqen të veshë fanellën e Kombëtares. Të gjithë e kanë një ëndërr për të hedhur këtë hap, sepse përmes Kombëtares mund të zhvillohesh dhe të konkurrosh kundër lojtarëve që në rrethana të tjera nuk do t’i takoje. Për shembull, në të gjitha vitet që kam qenë në PAOK, nuk kam pasur mundësi të luaj me ekipe të nivelit që kam përballur me Kombëtaren. Kam luajtur kundër Ramos, Xhordi Alba, Pike ose me Italinë kundër Bufon. Këto janë përvoja unike. E vërteta është se gjatë kohës që isha në PAOK, skuadra nuk arriti kurrë në grupet e “Champions League”. Kështu, Kombëtarja më dha mundësinë të përjetoj këto momente të mëdha.

Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Është gjetur i pajetë në banesë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt ish-drejtorit të Transportit Rrugor, raporton gazetarja Klodiana Lala. 

Altin Isaraj u gjet në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, ne ate kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj.

Vëllai i Arben Isarajt, Altin Isaraj i cili sot u gjet i pajetë doli nga burgu më 2019, duke iu caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Kërcimi i karrikeve në haremin e Sali Berishës, (Katovicës)! Sahanlëpirësit lindin të lirë e përfundojnë skllevër!

Nga Azgan Haklaj

Dy ditë më parë një tufë lavjerrësish politikë të drejtuar nga Gazmend Bardhi u panë të eksituar tek kërcenin si të harbuar një këngë të nongatës Sali Berishës (Katovica)!

Çuditërisht aty kishte ardhur dhe “martiri” i mosbindjes civile Agron Gjekmarkaj, Padër Gjeka i Markajve edhe ky duke kërcyer me majat e këmbëve së bashku me Jorida Tabakun.
Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe.
Një atmosfere feste e në prag të festave të fund vitit!
Ajo që të bën përshtypje është kënga shoqëruese e cila ndezi konkurencën se kush do ta hidhte më bukur “Kcimin”e vendit (Tropojes),
Natyrisht kur je person publik e politik edhe detajet më të vogla do shikohen.
Këta eunukë politik si Gaz Bardhi, Tabaku e Gjekmarkaj i kanë akoma me bojë të patharë deklaratat e tyre e përbetimet kundër Sali Berishës dhe enturazhit të tij.
Mirëpo Berishës i erdhi rasti ti depersonalizojë deri aty sa jo vetëm të lepijnë beshtymën e tyre por si një baletmaestro politik i futi në radhë të hidheshin në kercim në majë të takave që të mirekomportoheshin përpara Marshallit.
Shfaqje të tilla denatyrimi njerëzor e politik mund të shohësh vetëm në festat e Kim Yong-ut.
Halli i “kërcimtarëve” është lehtesisht i lexueshmëm.
Me anë të këtyre xhesteve të shpifura servile e depersonalizuese deri në neveri ata mendojnë të sigurojnë një skutë në listat e errta të Sali Berishës.
Kështu përfundojnë të gjithë ata si Gaz Bardhi, Tabakja e Gjekmarkaj me shokë të cilët parashutuan në PD duke përfituar mandate, poste e ofiqe pa asnjë kontribut të qenesishëm.
Qëndrueshmëris e stoicizmi në parimet konservatore demokratike eshte portreti i një demokrati të vërtetë,
Ndërsa butakët pa asnjë vërtebër e shtyllë kurrizore kërcejnl në tokë e në degë për të siguruar lemoshvën e radhës.
Nejse nuk ke si të mos ndihesh keq kur sheh butafori të tilla që përdhisin kauzat e pastra të demokratëve.
Memet që po mbysim rrjetet për show menët e vonuar të Foltores më kujtojnë një shprehje të vjeter të vendlindjes time që portretizon më së miri kërcimin e Gaz Bardhit & Co :

Luje vallen more Shosh, n’daç me hatër, n’daç me zor”/

Mot i kthjellët, por i ftohtë, si pritet të jenë ditët e fundit të 2024! Ja qytetet me temperaturat disa gradë nën zero

Nga dita e sotme deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

 

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Lavrov: Rusia e pakënaqur nga propozimet e Donald Trump për Ukrainën

Rusia nuk është e kënaqur me propozimet e ekipit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një intervistë me TASS të dielën (29/12).

“Ne nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësuesit e ekipit të presidentit të zgjedhur për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për të vendosur një ekip paqeruajtës të MB dhe forcave evropiane” në Ukrainë, theksoi kryediplomati rus.
Megjithatë, Lavrov vuri në dukje se Moska nuk ka marrë mesazhe zyrtare nga Shtetet e Bashkuara për zgjidhjen e Ukrainës në këtë kohë.

“Deri më tani e gjithë politika në të gjitha frontet përcaktohet nga presidenti aktual dhe administrata e tij dhe vetëm kjo e fundit është e autorizuar të punojë me Rusinë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Herë pas here, siç informohemi rregullisht, kjo ndodh, por nuk flitet për negociata për Ukrainën në kontakte të tilla”, tha ministri i Jashtëm rus.

Analiza e VOA: Veriu i Kosovës – kryefjala e vitit 2024

Mbrëmjen e 29 nëntorit, policia e Kosovës tha se një shpërthim në një fshat të komunës së Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe, dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit, që u shërben disa qyteteve dhe termocentraleve të vendit, që janë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi sulmin akt kriminal dhe terrorist, që synonte dëmtimin e infrastrukturës thelbësore të vendit.

“Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulm i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë që vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia e cila e ka edhe interesin edhe gatishmërinë edhe aftësinë për të shkaktuar sulme e dëmtime të tilla, në rastin konkret duke përdorur një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe ku riparimi është i vështirë”, tha ai.

Shpërthimi u dënua nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, që rrezikon vendin, furnizimin me energji elektrike, që rrezikon ngrohjen dhe furnizimin me ujë të pijshëm”, tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Bashkimi Evropian e cilësoi shpërthimin një akt terrorist dhe bëri thirrje pwr vënien e autorëve para drejtësisë.

Beogradi mohoi të jetë përfshirë.

“Si shtet serioz, ne nuk ishim të përfshirë në akuza. Nuk kemi thënë dhe nuk do ta them as sot se (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti ka urdhëruar drejtpërdrejt sulmin. Hetimi do të tregojë. Sepse ne jemi duke kryer hetimin tonë, natyrisht. Kemi dyshime të caktuara, por hetimet më në fund do të tregojnë se kush e ka porositur. Besojmë se kemi disa njohuri edhe se kush mund të jetë autori”, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Presidenti serb tha se vendi i tij ndodhet nën një sulm “hibrid”, që synon “të ngadalësojë” rrugën evropiane të Serbisë. Dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb u arrestuan, dy nga të cilët u dërguan në paraburgim në kuadër të hetimeve rreth shpërthimit. Policia e cila shtoi masat e sigurisë gjithandej vendit tha se gjeti dhe konfiskoi armë e municione gjatë bastisjeve në zonën përreth shpërthimit.

Vitit 2024 filloi dhe u mbyll me tensione në veri dhe rrjedhimisht me tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe mospajtime ndërmjet qeverisë në Prishtinë me aleatët e saj perëndimorë.

Në muajin shkurt hyri në fuqi një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës sipas të cilit, euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para në dorë në Kosovë. Vendimi ngriti shqetësimin e qytetarëve serbë që i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë. Beogradi reagoi me zemërim…

“Qëllimi… është spastrimi etnik i popullatës serbe nga territori i Kosovës, apo si thuhet në Konventën e Gjenocidit, nënshtrimi i qëllimshëm i serbëve ndaj kushteve të padurueshme të jetesës… Me marrëveshjet e Brukselit, Serbia ka të drejtë të financojë institucionet serbe në Kosovë”, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë dhe sipas tij, çdo pohim i të kundërtës është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike.

Në një videomesazh në gjuhën serbe, ai tha se Kosova nuk e ka ndaluar dinarin serb, por futjen e tij me thasë përmes kufirit.

“Deri tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufijve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, tha kryeministri Kurti.

Diplomacia perëndimore u shpreh e zhgënjyer me atë që e quajti vendim të pa bashkërenduar të autoriteteve në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kërkuan shtyrjen e zbatimit tw vendimit, ndërsa theksuan se mungesa e bashkërendimit ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive.

“Më duhet të them se aktualisht kemi problem komunikimi me kryeministrin (Albin Kurti) dhe ky nuk është problem vetëm i Shteteve të Bashkuara. Mendoj se është problem në komunikim që Kosova ka me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Britaninë e Madhe, me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e vunë në pikëpyetje të drejtën e Kosovës për të përcaktuar mënyrën e pagesave, por kërkuan një zgjidhje të bashkërenduar në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Por, një seri bisedimesh teknike të ndërmjetësuara nga BE-ja, nuk siguruan një pajtim mes palëve rreth kësaj çështjeje.

Në fillim të muajit gusht policia e Kosovës mbylli nëntë degë të Postës së Serbisë që vepronin pa licencë në veri të vendit. Posta e Serbisë në Kosovë kryen shërbime postare dhe pagesa të ndryshme për serbët që financohen nga Beogradi zyrtar. Veprimi nxiti sërish reagimin e zemëruar të Beogradit dhe pakënaqësitë e diplomatëve perëndimorë, që kërkuan sërish shmangien e veprimeve të njëanshme.

Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës njoftoi diplomatët perëndimorë për planet e saj për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që shënon edhe vijën ndarëse ndërmjet komunës veriore të banuar me shumicë serbe dhe asaj jugore me shumicë shqiptare.

Ura e cila kontrollohet nga forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, është e hapur vetëm për lëvizjen e këmbësorëve por jo edhe të makinave, ndonëse sipas marrëveshjeve të arritura në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, ajo është dashur të hapet.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në këshillim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin aktual të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit, të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët, miqtë, aleatët amerikanë dhe evropianë. Kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri të Kosovës dhe në jug. Konsultime janë bërë edhe me shqiptarët, edhe me komunën veriore dhe jugore të Mitrovicës. Gjithashtu kemi testuar qëndrueshmërinë fizike dhe teknike të urës mbi Ibër dhe po bëjmë një dizajnim, zbukurim, sepse duhet të kujdesemi edhe për pamjen vizuale të kësaj ure. Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por në anën tjetër, as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë dhe besojmë se hapja e kësaj ure është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të gjithë”, tha kryeministri Kurti në një intervistë me Zërin e Amerikës.

Bashkimi Evropian paralajmëroi në muajin gusht se mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese për shkak të tensioneve që pasuan dërgimin me forcë të kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj të atij viti, që u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë, të cilët u përplaswn me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Bashkimi Evropian kishte kërkuar shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Por, një nismë për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dështoi, meqë partitë politike serbe bojkotuan një referendum për këtë çështje, që do t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja.

Dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Në muajin maj Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk e vuri në rend dite anëtarësimin e Kosovës, ndonëse në muajin prill mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e këtij mekanizmi. Megjithëse qeveria zbatoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i njihte Manastirit mesjetar të Deçanit pronësinë e mbi rreth 24 hektarë toke, që ishte një nga kushtet për përparim drejt anëtarësimit, procesi u bllokua, meqë një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit, të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët, miqtë, aleatët amerikanë dhe evropianë. Kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri të Kosovës dhe në jug. Konsultime janë bërë edhe me shqiptarët, edhe me komunën veriore dhe jugore të Mitrovicës. Gjithashtu kemi testuar qëndrueshmërinë fizike dhe teknike të urës mbi Ibër dhe po bëjmë një dizajnim, zbukurim, sepse duhet të kujdesemi edhe për pamjen vizuale të kësaj ure. Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por në anën tjetër, as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë dhe besojmë se hapja e kësaj ure është e drejtë, e nevojshme, e mirë dhe e dobishme për të gjithë”, tha kryeministri Kurti në një intervistë me Zërin e Amerikës.

Bashkimi Evropian paralajmëroi në muajin gusht se mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara.

Që nga qershori i vitit 2023 Kosova është nën masa ndëshkuese për shkak të tensioneve që pasuan dërgimin me forcë të kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj të atij viti, që u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë, të cilët u përplaswn me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Bashkimi Evropian kishte kërkuar shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Por, një nismë për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dështoi, meqë partitë politike serbe bojkotuan një referendum për këtë çështje, që do t’u hapte rrugën zgjedhjeve të reja.

Dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës

Në muajin maj Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk e vuri në rend dite anëtarësimin e Kosovës, ndonëse në muajin prill mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e këtij mekanizmi. Megjithëse qeveria zbatoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i njihte Manastirit mesjetar të Deçanit pronësinë e mbi rreth 24 hektarë toke, që ishte një nga kushtet për përparim drejt anëtarësimit, procesi u bllokua, meqë një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja e arritur në shkurt dhe mars të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, parasheh mes tjerash që Prishtina të fillojë punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Beogradi të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në tetor të atij viti diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi, ndërsa një ofertë e qeverisë në Prishtinë për hartimin e një dokumenti të ri, nuk u pranua nga udhëheqësit evropianë, të cilët ngulin këmbë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Por, përpjekjet për të ripërtërirë procesin e ngecur të zbatimit nuk shënuan ndonjë përparim dhe Kosova u gjet nën kritika të diplomacisë perëndimore.
Partitë opozitare në Kosovë kritikuan pushtetin për, siç thanë, sjellje të papërgjegjshme kundrejt detyrimeve ndërkombëtare të marra përsipër në procesin e bisedimeve përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Njëherë thonë e pranojmë, njëherë tjetër nuk e pranojmë, herën tjetër thonë vendoseni ta nënshkruajmë pastaj thonë t’i nënshkruajnë të dyjat, pastaj bëhet obligim i Bashkimit Evropian dhe tash thonë se nuk e pranojnë. Pra, po bëjnë lojëra të cilat po e dëmtojnë vazhdimisht Kosovën si rezultat i papjekurisë politike, si rezultat i paaftësisë diplomatike dhe si rezultat i mendjemadhësisë në sjellje”, tha shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi.

“Ka një letër të nënshkruar nga kryeministri, kryeparlamentari dhe presidentja dhe ekziston po ashtu një letër tjetër nga qeveria nga ministrja e Punëve të Jashtme që e kanë pranuar Asociacionin. Mund të thonë është “non paper” apo jo, mirëpo është pranuar nga qeveria dhe po ju them me përgjegjësi të plotë na e kanë lanë te dera, do të thotë kushdo që vjen, kjo qeveri e ka lanë te dera marrëveshjen e Brukselit, marrëveshjen e Ohrit edhe draft statutin e Asociacionit”, tha shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri.

Kryeministri Kurti përsëriti shpesh se Asociacioni nuk mund të shndërrohet në përparësi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Marrëveshja bazike është kryefjala e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë pastaj vijnë të tjerat. Serbia është e interesuar që marrëveshja bazike të harrohet, aneksi i zbatimit të harrohet, dialogu të shkatërrohet dhe asociacioni të vendoset si qerrja para kuajve…”, tha ai.

Mospajtimet e qeverisë së Kosovës me aleatët rreth zhvillimeve në veri, nxitën përplasje edhe brenda vet institucioneve. Në një referencë të qartë të mospajtimeve, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme se cilido politikan apo një palë zgjedhjesh dhe se rrezikimi dhe cenimi i tyre, cenon vet Kosovën.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë”, tha ajo.
Veriu dhe aleancat janë bërë tashmë edhe pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 9 shkurt.

Proceset në Gjykatën e Posaçme në Hagë

Në fillim të dhjetorit, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, që trajton krimet e luftës në Kosovë, njoftoi se ka ngritur akuza kundër ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për vepra penale të pengimit të drejtësisë.

Njëkohësisht në terren Prokuroria arrestoi tre persona, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, për përpjekje për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës dhe thirri ish ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, për mosbindje ndaj gjykatës.

Në paraqitjen e tij para gjykatës lidhur me akuzat e reja, zoti Thaçi kërkoi që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në proceset që po ndodhin në Hagë.

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd. Prandaj, edhe sot unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës. Kërkoj edhe sot nga të gjithë të cilët jemi ulur nga cila do anë apo me cilën do uniformë që jemi në këtë sallë të respektohet Kushtetuta dhe Ligjet e Kosovës sepse Dhomat e Specializuara janë produkt i institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Me 3 prill të vitit 2023 në Gjykatën e Posaçme, filloi procesi gjyqësor kundër ish presidentit Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Zoti Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, udhëheqës të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u arrestuan në vjeshtën e vitit 2020, akuzohen për veprat përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Të gjithë të akuzuarit i mohojnë pretendimet e prokurorisë. Deri tani Gjykata e Posaçme ka dënuar dy ish drejtues të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengimin e drejtësisë, ndërsa ka shqiptuar dy aktgjykime për krime lufte.

Ish komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, u dënua me 26 vjet heqje lirie në dhjetor të vitit 2022, nën akuzat për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Në dhjetor të vitit 2023, Dhoma e Apelit e kësaj gjykate i uli dënimin në 22 vjet, ndërsa në shtator të vitit dënimi u tij u ul në 15 vjet heqje lirie.

Në muajin korrik të këtij viti Gjykata e dënoi me 18 vjet heqje lirie ish pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shala për veprat ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Dhuna ndaj grave

Sipas Kombeve të Bashkuara çdo dhjetë minuta në botë një grua vritet, rreth një në tre gra në botë përjeton dhunë. Pas këtyre numrave ka rrëfime të dhembjes së thellë. Një nga viktimat e dhunës në familje ndërsa foli me Zërin e Amerikës tha se për dhjetë vjet duroi dhunën e vazhdueshme psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti.

“Kur më ka goditur kam qenë në muajin e shtatë të shtatzënisë, e kam pasur djalin e vogël nuk i ka pasur ende një vit. Kur më ka goditur, djali ka bërtitur me të madhe nga zhurma dhe britma ime sepse ka qenë një goditje e tmerrshme. Unë isha shtatzënë por ai nuk e ka menduar a po më godet në bark, në këmbë, në dorë a në të majtë dhe kur më ka goditur më ka sjellë në vend”, rrëfen ajo.

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës i tha Zërit të Amerikës se rastet e përsëritura të dhunës po shndërrohen në femicid.

“Neve sivjet na është vrarë një grua në dyert e Qendrës për Punë Sociale, na është vrarë një grua e cila për vite me radhë rastin e ka raportuar në institucione. Mirëpo për shkak të stigmës, për shkak të presionit social që gratë kanë, e ndjera është përpjekur në forma të ndryshme ta shpëtojë martesën e cila fatkeqësisht e çoi deri te vrasja, deri te vdekja e saj”, tha ajo.

Tri gra u vranë gjatë vitit 2024 nga burrat e tyre duke e çuar në 58 numrin e grave të vrara që nga viti 2010. Sipas të dhënave nga policia e Kosovës nga janari deri në muajin tetor të vitit 2024, janë regjistruar mbi dy mijë e 500 raste të dhunës në familje.

Gjatë një veprimtarie në kuadër të fushatës 16 ditëshe kundër dhunës mbi bazë gjinore Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tërhoqi vërejtjen se në vetëm rreth dy për qind të rasteve gjykatësit shqiptojnë dënime me burgim, ndërkaq në 98 për qind të rasteve të dhunës ndaj grave shqiptohen vetëm dënime me gjoba ose me kusht, në vendin që kusht për përparim e ka barazinë e gruas./VOA/