29.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Basha: Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së mbajtur para Kryeministrisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha teksa e quan protestën si madhështore shprehet se, “Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”
“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”, shkruan Basha.

Rama urdhëron terror policor, forca të shumëta policie janë shpërndarë në të gjithë Tiranën duke arrestuar protestuesit

Rama ka urdhëruar terror policor ndaj protestuesve të opozitës. Pas protestës, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet nëpër autobusët e protestuesve të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar deri më tani rreth 25 persona në Polici.
Mësohet se policia ka ndaluar të gjithë autobusët me protestues nga Elbasani, ndërsa është arrestuar Florenc Hoxha, ish drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se forca të shumëta të policisë janë shpërndarë në të gjithë Tiranën, në ndjekje të personave që ushtruan dhunë para Kryeministrië.
Nuk është e qartë nëse ka urdhër arresti ndaj Florenc Hoxhës, apo marrje në pyetje.

“Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në rrjetet sociale, komenton zërat pas protestës. Sipas juristit të njohur, “kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull”.
Gjithashtu Manjani shton se, asnjë polic nuk u prek gjatë protestës, përkundrazi u lënduan njësoj si protestuesit.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Të gjithë ata që arsyetojnë mbi “dhunën ndaj Kauçukëve” te kryeministria duket të kuptojnë se dhuna më e madhe ishte kur ato u vunë aty.
I vuri usta Edvini pa shije e pa kuptim. I vuri pa leje dhe në dëm të trashëgimisë historike. Në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit.
Le të guxojë dikush të vërë një strehë në ballkonin e tij, jo aq vezulluese sa ajo e Kryeministrisë dhe e sheh veten në polici!
Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!!
Kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull!
Lerini përrallat me dhunë pa dhunë. Asnjë polic i vetëm nuk u prek. Përkundrazi, u helmuan edhe ata si protestuesit nga kolegët e tyre.
Lumi i njerëzve ishte vërtetë i madh. Dhe u larguan nga sheshi jo se u bënë me qeverinë, as me urretje për opozitën por thjesht të helmuar nga gazi që u hodh sipas qejfit.

Lubonja: Kishte një strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta…

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Sipas tij, pati një strategji të qeverisë, për të lejuar sulmin ndaj institucionit dhe kjo u dëshmua nga lehtësia me të cilën protestuesit çanë kordonin e policisë.
Lubonja u shpreh gjithashtu se gazi lotsjellës i hedhur nga garda, kishte efekt shkatërrues dhe se ai vetë duke qenë pranë kryeministrisë, është prekur prej tij.
“Kishte një strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta propagandistike. Ndërsa kundërshtari, e përdori dhunën si presion. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë. Aty nuk kishte nje kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të atillë njerëzore. Përgatitja me gaz lotsjellës dhe maska, tregonte se strategjia ishte lejimi për tu sulmuar institucioni. Gazi lotsjellës, siç e provova edhe vetë, efektin nuk e kishte vetëm rrotull kryeministrisë, por efekti shkatërrues shkonte deri te presidenca, prandaj duhet të ikje për të shpëtuar pa u helmuar. Pra, do të shkatërrosh protestën? Hidh ca bomba dhe largohen njerëzit”, u shpreh analisti.
Lubonja tha se në media flitet shumë për dhunën në protestë, por jo për dhunën institucionale që ushtrohet çdo ditë nga qeveria.
“U përmend këtu që kishte dhunë në protestë, por ne kemi qeveri që po përdor dhunë, siç ka bërë aty te Astiri. Kemi qeveri që kërkon të çojë veprimet e paligjshme deri në fund. Me dhunën strukturore që ka përdorur, ka pësuar pak dhunë nga qytetarët. Këtu kam vërejtje për Berishën, Bashën. Ata thonë distancohemi nga dhuna, po mirë çfarë duan ata? Dhuna është mesazh simbolik, nuk po kërkohet të përmbyset me dhunë qeveria.
Kemi një kryeministri që në mënyrë të dhunshme, ka disa simbole që po të isha unë, do të kisha lejuar edhe dhunë të ndodhte. Ka një kat të parë aty, që kryeministri e ka bërë qendër dialogu. Keni parë ndonjë dialog ju aty? Ndonjë mendim ndryshe? A bëhet dialogu në shtëpinë time apo tënden? Dialogu bëhet në një vend të tretë. Ky thotë hajde bëni dialog në shtëpinë time”, u shpreh Fatos Lubonja.

Nuk ndalet kryengritja popullore, Basha ultimatum Ramës: Të enjten…

Kreu i Partisë Demokratike, ka falënderuar sot të gjithë shqiptarët, të cilët ishin pjesë e protestës së thirrur nga opozita.
Ndërkohë që ka deklaruar se protesta opozitare e radhës do të jetë sërish ditën e enjte, ku populli shqiptar do t’i japë goditjen përfundimtare qeverisë së krimit dhe korrupsionit.
‘Dua sot në emër të opozitës tu shpreh mirënjohjne më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës së tyre. Ne zotohemi sot se kjo kryengritje e qytetarëve ndo të vazhdojë deri në përmbysjen e këtij sistemi të kalbur. Ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjerët për të vazhduar më të vendosur se kurrë. Derëen e kryeministrisë e bllokoi me duart e tij, dhe nga ajo derë as nuk do të hyjë e as nuk do të dalë nga jo derë. Ditën e enjte populli do ti japë një përgjigje tjetër’, deklaroi Basha.

Washington Post: Protestuesit kërkojnë largim të qeverisë dhe zgjedhje të lira

Mijëra përkrahës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë të shtunën në një protestë anti-qeveritare që protestonin për atë që ata pretendojnë se është një kabinet i korruptuar dhe joefikas. Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Protestuesit, duke hedhur fishekzjarre dhe objekte të tjera, shpërthyen nëpër radhët e policisë ndërsa po përpiqeshin të hynin në zyrën e Kryeministrit socialist Edi Rama. Ata shkatërruan derën kryesore të ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin e Tiranës dhe thyen një vepër arti në anën e ndërtesës, por nuk mundën të hynin brenda.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Nuk kishte asnjë fjalë të menjëhershme për asnjë lëndim.
Një poster shkruante “Ky është fundi i hajdutëve”, ndërsa një tjetër tregoi një pamje të fytyrës së Ramës që ngjante me atë të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Protestuesit bërtisnin: “Rama ik!”.
Tubimi u organizua nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë. Në një intervistë me The Associated Press përpara tubimit, udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, tha se mbështetësit e tij duan që qeveria të japë dorëheqjen, të vendoset një kabinet i përkohshëm dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Ne kemi nevojë për të rivendosur demokracinë përmes një parlamenti që zgjidhet nga vullneti i njerëzve dhe jo nga paratë apo kërcënimet e kriminelëve”, tha ai.
Këtë vit Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, shpreson të marrë miratimin e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar janë disa nga prioritetet kryesore të BE-së për Shqipërinë, që ka parë korrupsionin në të gjithë spektrin politik.
Shtetet e Bashkuara, BE dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë denoncoi dhunën në ndërtesën e qeverisë dhe u bëri thirrje partive politike “të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar që situata të bëhet paqësore dhe konstruktive”.
Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj u kërkoi udhëheqësve politikë që të distancohen nga dhuna.
Presidenti Ilir Meta gjithashtu bëri thirrje për përmbajtje duke thënë se “qytetarët duhet të jenë të lirë të protestojnë dhe të respektohen të gjitha institucionet”.
Rama të shtunën ishte takimi me qytetarët në portin jugperëndimor të Vlorës, në një fushatë të dukshme të ndaluar përpara zgjedhjeve bashkiake të Shqipërisë në qershor.
Në faqen e tij Tëitter, Rama kërkoi falje artistit gjerman Carsten Holler, i cili krijoi skulpturë kërpudhash në ndërtesën e dëmtuar.

Ambasada e Francës: Protestuesit u provokuan

Ambasada franceze është e qartë se protestuesit janë provokuar. Në një deklaratë publike ambasaa e dënon dhunën ndërsa bën thirrje për dialog. Ambasada i bën thirrje protestuesve të evitojnë provokimet. Rama ka pasur një skenar të qartë të nxitjes së dhunës që në fillim të protestës duke hapur gardhin e policëve para Kryeministrisë.
Mijëra shqiptarë i janë bashkuar sot opozitës në thirrjen e saj për të protestuar tek kryeministria.
Reagime të shumta kanë ardhur nga selitë diplomatike. Edhe Ambasada e Francës në Tiranë reagoi për protestën.
Me një reagim të saj, ambasada bën thirrje të mos ketë dhunë.
Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:
Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.
Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.
Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.
I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun.

Polici i trullosur nga gazi lotsjellës, qytetari i jep ndihmën e parë, e qartë kush është dhunuesi

Eshtë e qartë se kush është dhunuesi. Dhunojnë protestuesit, por edhe vetë policët që sikurse shikohet në foto është trullosur nga gazi lotsjellës ndërkohë që ndihma e parë i ka ardhur pikërisht nga qytetarët që janë në protestë.
Policia ka spostuar turmën me gaz lotsjellës , duke shkaktuar kështu probleme nga asfiksia tek disa prej protestuesve që ndodheshin më pranë godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, nga gazi lotsjellës janë lënduar dhe vetë efektivët e policisë. Në videon e mëposhtme shihet qartë që një qytetar që është afruar duke dhënë ndihmën e parë efektivit të policisë, i cili ishte i trullosur nga gazi lotsjellës.
Ai bën masazh në qafë dhe i rri afër duke e ndihmuar.
Gjatë protestës së sotme, ndaj qytetarëve janë përdorur një mori objektesh dhe lëndësh kimike, me qëllim largimin e tyre nga protesta.
Forcat speciale dhe garda, të cilat gjenden mbi tarracën e kryeministrisë dhe brenda saj, kanë hedhur gaz lotsjellës disa herë, ujë me presion dhe plumba gome në drejtim të qytetarëve.
Këto metoda ushtarake duket se janë një strategji e, ish gjeneralit të konvertuar në ministër të brendshëm, Sandër LLeshaj, i cili ka vënë në zbatim një plan të mirëmenduar, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Partitë politike të opozitës, kanë bërë thirrje që policia të ndalë dhunën, veçanërisht gazin lotsjellës, i cili është hedhur masivisht dhe ka shkatuar dëme tek qytetarët. Pamje dramatike janë transmetuar në media, të protestuesve të cilët janë helmuar nga gazi i hedhur në drejtim të tyre.
Këto metoda ushtarake skandaloze, ë përdorura mbi qytetarët, duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë.
Pavarësisht taktikave ushtarake

Basha: Ka patur…

• Asnjë prej protestuesve nuk erdhi për të kryer akte dhune.
• Ka patur një skenar të mirëmenduar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim.
• U bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi nga protesta përpara Kryeministrisë se, kurrë nuk kishte bërë dhe as do të bënte thirrje për dhunë. Basha deklaroi se, kryeministri Edi Rama duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën krijimit të një qeverie tranzitore, e cila do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
DEKLARATA E TRETË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA.
Siç e patë edhe ju, në veçanti ju që e njihni punën e policisë, patë një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë që mbronin perimetrin e kryeministrisë.
Kjo është qartësisht pjesë e një plani për të provokuar futjen e protestuesve në selinë e Kryeministrisë, sepse në asnjë rast policia dhe gardhi policor, edhe kur kanë presion shumë më të madh, nuk hapet në këtë mënyrë.
Pra ka patur një skenar të mirëmenduar madje të paralajmëruar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim.
Në qëndrojmë në krah të tyre dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të qytetarëve deri në fund.

Pyetje: Protesta është organizuar nga ju, a keni një thirrje që ata të mos kryejnë akte dhune?
Basha: Qytetarët janë thirrur nga opozita me një qëllim të qartë politik. Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, t’i japim fund qeverisë, që është kapur në vjedhje tek Unaza, tek Teatri, është kapur në vjedhje të votave, siç BIRN dhe Zëri i Amerikës që, në fakt, kanë meritat, por edhe ju si gazetare investigative (Klodiana Lala), demonstroni përmes fakteve të prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë në çdo vend të Europës, kur qeveria kapet në vjedhje, ikën qeveria dhe shkon në burg hajdutët, nuk vuan populli.
Populli e ka kuptuar këtë dhe është bashkuar në një protestë më të madhen në këto 30 vite.
Asnjë protestues nuk erdhi për të bërë akte dhune.
Ju e dini fare mirë se si organizohen protestat e dhunshme. Asnjë prej protestuesve këtu nuk erdhi për të kryer akte dhune. Ato u provokuan dhe u nxitën nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundë, u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre.

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës: Mijëra në shesh kundër qeverisë Rama

Gazeta e madhe italiane La Repubblica shkruan për përplasje midis përkrahësve të opozitës dhe policisë në Tiranë.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin shqiptar për të protestuar kundër qeverisë së socialistit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, në pushtet që më 2013, dhe zgjedhje të parakohshme.
Manifestuesit e organizuar nga Partia Demokratike kanë çarë kordonin e forcave të rendit duke kërkuar të hyjnë në selinë e ekzekutivit, e rrethuar nga qindra policë që zmbrapsën sulmin duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë.
Në një intervistë me Associated Press para protestës, lideri demokrat Lulzim Basha tha se, opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një kabineti tranzicioni që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme ‘për të rivendosur demokracinë përmes një parlamenti të ardhur nga vullneti i popullit e jo nga paratë apo kërcënimet e kriminelëve’.
Opozita, e formuar nga pesë parti të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, akuzon kryeministrin për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe se e ka zhytur vendin në korrupsion e mjerim.