16.5 C
Tirana
E premte, 2 Maj, 2025

Endri Hasa: Pensionistët nuk duan lëmoshë, ata meritojnë dinjitet

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, ka vënë në qendër të fushatës së tij çështjen e pensionistëve, duke denoncuar situatën e rëndë ekonomike me të cilën përballen ata dhe duke propozuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së tyre.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Hasa rrëfen takimet e shumta me të moshuar në Elbasan, ku është përballur me histori prekëse që tregojnë vështirësinë e jetesës me pensionet aktuale. Ai e ka quajtur të papranueshme që pensionistët të trajtohen me lëmoshë dhe theksoi nevojën për një trajtim dinjitoz për ta.

“Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet,” – shprehet ai, duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% të pensioneve, si dhe një indeksim të përvitshëm të tyre, bazuar në inflacionin dhe rritjen ekonomike.

Një tjetër masë e rëndësishme e propozuar është rimbursimi i plotë i barnave esenciale, për të lehtësuar barrën financiare të të moshuarve dhe për t’u garantuar qasje më të lirë në kujdes shëndetësor.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet Në qindra pensionistë që kam takuar gjatë këtyre ditëve kam parë pikëllimin dhe rëndesën emocionale në bisedë ku më rrëfenin pamundësitë e tyre ekonomike.

Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% e pensioneve, për të përmirësuar fuqinë blerëse të pensionistëve si dhe Indeksim vjetor të pensioneve, duke u bazuar në një formulë që do të marrë parasysh inflacionin dhe rritjen ekonomike, për të siguruar që pensionet të ruajnë vlerën e tyre reale me kalimin e kohës. Paratë e pensionistëve nuk do të shkojnë për ilaçe, pasi do ketë një rimbursim të plotë të barnave esenciale, për të ulur barrën financiare të pensionistëve në lidhje me shpenzimet për ilaçe dhe kujdes shëndetësor

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Mirela Karabina denoncon përdorimin e administratës publike në Elbasan: “Është shkelje e ligjit”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, ka reaguar ashpër ndaj një akti që ajo e cilëson si “skandal elektoral të turpshëm” në qytetin e Elbasanit. Në një deklaratë publike, Karabina denoncon prerjen e një peme për të ekspozuar një poster elektoral të nënkryetares së Bashkisë Elbasan, aktualisht kandidate e Partisë Socialiste.

Karabina iu drejtua me emra konkretë drejtuesve të lartë lokalë dhe përfaqësuesve të PS-së, duke përfshirë Ministrin e Pushtetit Vendor Arbjon Mazniku, kryebashkiakun Gledian Llatja dhe deputetët e zonës, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe publik.

“Ky veprim tregon arrogancën me të cilën trajtohet hapësira publike dhe dëshmon se si për pushtet përdoret pa ndjeshmëri ndaj ligjit, etikës apo qytetarëve,” – shkruan Karabina, duke e konsideruar incidentin si një tregues të qartë të keqpërdorimit të pushtetit në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Në të njëjtën deklaratë, Karabina denoncoi edhe përdorimin e administratës publike për qëllime elektorale, duke përfshirë drejtues të shkollave dhe mësues të cilët, sipas saj, morën pjesë të organizuar në aktivitetin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan. Ajo e quajti publikimin e fotove të tyre si “pjesëmarrje spontane” një akt tjetër manipulimi.

Ajo njoftoi se do të depozitojë denoncimet pranë SPAK dhe do të informojë OSBE/ODIHR për situatën e krijuar, që sipas saj, dëmton seriozisht klimën zgjedhore.

Deklarata e plotë e Mirela Karabinës:

I drejtohem publikisht drejtuesit politik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit dhe Ministër i Pushtetit Vendor Z. Arbjon Mazniku, Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja dhe deputetëve të Elbasanit,

Akti i prerjes së një peme në qytetin e Elbasanit, vetëm që të bëhej i dukshëm posteri elektoral i nënkryetares së Bashkisë Elbasan, aktualisht kandidate për deputete e Partisë Socialiste është një skandal elektoral i turpshëm dhe një shkelje e rëndë ndaj pasurisë publike.

Ky veprim tregon arrogancën me të cilën trajtohet hapësira publike, dhe dëshmon se si për pushtet përdoret pa asnjë ndjeshmëri ndaj ligjit, etikës apo qytetarëve.

U bëj thirrje Z. Arbjon Mazniku, Z. Gledian Llatja si dhe deputetëve të PS-së, të mbajnë qëndrim të qartë dhe publik për këtë ngjarje e cila fyen qytetarët dhe cënon standardet e garës zgjedhore.

Gjithashtu denoncoj përdorimin politik të administratës publike, të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, të cilët morën pjesë në mënyrë të organizuar në aktivitetin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan. Publikimi i fotove të tyre në rrjete sociale si “pjesëmarrje spontane” është një tjetër akt manipulimi.

Përdorimi i punonjësve të shtetit dhe i institucioneve publike për fushatë është shkelje e ligjit dhe cënon drejtpërdrejtë lirinë e votës. Të gjitha këto do të denoncohen pranë SPAK dhe do të informoj OSBE/ODIHR, që të jenë të qartë mbi klimën e presionit dhe të keqpërdorimit që po ndodh në këtë fushatë.

Fushata duhet të jetë e ndershme, e lirë dhe në shërbim të qytetarëve, jo e bazuar në shkelje, frikësim dhe propagandë të ulët.

Beso te Shqipëria. Zgjidh të drejtën. Zgjidh dinjitetin.

#shqipëriameritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë
#voto4

“Nuk mund të lini fatin e fëmijëve në llucën e korrupsionit 12-vjeçar”, Basha në MCN: Më 11 maj ndëshkoni shokët e 7×7=313! Koalicioni Euroatlantik me program dhe ekip pa halle me SPAK

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për televizionin MCN, tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë për ndryshimin dhe kundër asaj që ai e cilësoi si “lluca 12-vjeçare e korrupsionit”. Basha theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar sepse vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër Shqipërisë. Ai më tej shtoi se vota për numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, ndërsa vota për numrin 1, fatkeqësisht shkon për Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që sipas tij, janë simtoma të krimit dhe korrupsionit.

Basha tha më tej se e vetmja forcë që nuk është as në biznes, as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 me një program që është vulosur nga partnerët euroatlantikë dhe ofron një alternativë realiste dhe të realizueshme. Në përmbyllje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për veten dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke marrë përgjegjësitë që do të përcaktojë fatin e vendit.

“Qytetarët duhet ta kenë parasysh se më 11 maj do votojnë për bijntë e tyre, për Shqipërinë, ose për Edi Ramën. Vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, është një votë kundër fëmijëve të tyre, është një votë kundër Shqipërisë. Në këtë diskurs, është tërrësisht e qartë që mesazhi im, mesazhi i Koalicionit Euroatlantik i numrit 4, ka ecur jashtëzakonisht mirë. Por në fund nuk duhet të harrojmë që vendos vota. Dhe më 11 maj, unë si bartës i këtij mesazhi të 140 kandidatët tanë, secili prej nesh kanë nga një votë, çdo qytetar ka nga një votë. Dhe me këtë votë më 11 maj do ta përdor ose për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të votuar një alternativë për veten e vet, ose për të vazhduar për t’u zvarritur në llucën 12 vjeçare të korrupsionit dhe pasojat e tij, varfërisë, të shkatërrimit ekonomik, të emigracionit. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është që më 11 maj të vendos në radhë të parë për veten e vet dhe fëmijët e vet. Dhe duke gjykuar cila nga alternativat i përfaqëson më mirë, të marrë përgjegjësi, sepse vota është përgjegjësi, nuk quhet kot zgjedhje.
Do zgjedhësh të marrësh një rrugë e cila të nxjerr nga lluca, apo do të vazhdosh të zvarritesh në llucë. Ka plotë njerëz që do të vazhdojnë të zvarriten në llucë sepse janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit. Mesazhi im nuk i drejtohet atyre, ata do bëjnë gjithçka që të mbeten në llucën e korrupsionit sepse janë përfitues nga mbetja në llucën e korrupsionit. Mesazhi im iu drejtohet atyre që u ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë dhe që duan një alternativë të vërtetë. Pse? 5-sa nuk është altrnativë, 5 është për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 7×7=313. 1-shi, e them me keqardhje të madhe, partia esakrificave të demokratëve kësaj radhe nuk është alternativ, sepse kërkohet votë kundër krimit dhe korrupsionit me fjalë, por vota për 1-shin prodhon Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që në mënyrë ironike nuk janë kura, por janë simtoma të krimit dhe korrupsionit. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik për programin tonë tashmë me vulat e Euroatlantikëve si një program realist dhe i realizueshëm dhe për ekipin tonë, ku asnjëri prej nesh nuk është në këtë betejë as për fatet personale, as për t’u mbrojtur nga SPAK-u, as për biznese politike. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, është votë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Thënë me fjalë të tjera, e vetmja forcë politike e cila është në mision dhe as në biznes dhe as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4”
– tha Basha.

Orjola Pampuri vijon takimet me qytetarët në Tiranë: “Pozitiviteti dhe mbështetja na japin forcë”

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në kryeqytet, ka vijuar fushatën në terren përmes takimeve me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve të vogla në zonën e njohur si Dega 5 në Tiranë.

Në një postim në rrjetin e saj social, Pampuri ndau momente nga kjo ditë intensive, duke e përshkruar atmosferën si të mbushur me energji pozitive dhe mbështetje nga qytetarët. Ajo u shpreh se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm me njerëzit është thelbësor për të përcjellë programin e Koalicionit Euroatlantik.

“Pozitiviteti dhe mbështetja na shoqëruan përgjatë të gjithë takimeve tona,” – shkruan Pampuri, duke u bërë thirrje qytetarëve të besojnë tek e ardhmja dhe të votojnë për ndryshimin më 11 maj.

Postimi i plotë:

Bashkë me Rajnën, në Degën 5, Tiranë, takuam qytetarë e ndaluam në biznese të vogla, për të komunikuar programin tonë.
Pozitiviteti dhe mbështetja na shoqëruan përgjatë të gjithë takimeve tona.
Beso tek Shqipëria.
Voto 4 ️, Koalicioni Euroatlantik.
✅ORJOLA PAMPURI

#OrjolaPampuri
#KoalicioniEuroatlantik
#Zgjedhjet11Maj
#TiranaVotonNdryshimin
#Voto4

Shemsi Prençi: “Voto nr. 4 për drejtësi, mirëqenie dhe shpresë për të rinjtë”

Shemsi Prençi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Tiranë, i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një ndryshim të vërtetë në drejtim të një Shqipërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të rinjtë.

Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Prençi thekson rëndësinë e votës për të sjellë ndryshimin që Tirana dhe e gjithë Shqipëria meritojnë: një shoqëri me drejtësi të barabartë, rritje ekonomike dhe perspektivë për brezat e rinj.

“Më 11 maj, voto numrin 4,” – apelon ai, duke kërkuar votën në kolonën e Koalicionit Euroatlantik dhe kryq në emrin e tij si përfaqësues i këtij vizioni.

Postimi i plotë i Shemsi Prençit:

️ Më 11 maj, voto numrin 4️⃣, për ndryshimin që Tirana dhe Shqipëria meritojnë!

Për një vend me më shumë drejtësi, mirëqenie dhe shpresë për të rinjtë.

✅ Voto te kolona me numrin 4️⃣, Koalicioni Euroatlantik, me ❌ te emri i kandidatit Shemsi Prençi.

Shqipëria meriton më shumë!

#ShemsiPrençi
#KoalicioniEuroatlantik
#Voto4
#Zgjedhjet11Maj
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#TiranaPërNdryshim

Pëllumb Seferi: “Do të përfaqësojmë çdo sakrificë me përkushtim”

Pëllumb Seferi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Tiranë, ka ndarë një mesazh për qytetarët që çdo ditë përballen me sfidat e jetës me dinjitet dhe përkushtim.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Seferi shpreh respektin e tij të thellë për nënat, prindërit dhe të gjithë qytetarët punëtorë që kontribuojnë për familjen dhe vendin e tyre. Ai thekson se këta janë njerëzit që përbëjnë shumicën e këtij qyteti dhe që e duan Shqipërinë me zemër.

“Mbështetja nga këto njerëz është shpirti i garës më 11 Maj,” – shprehet ai, duke u zotuar se do të përfaqësojë me përkushtim çdo sakrificë përmes angazhimit të tij politik.

Postimi i plotë i Pëllumb Seferit:

Mirënjohje për ato nëna, për ata prindër, që përmes punës së tyre kanë bërë të mundur përballjen e jetës me dinjitet!
Unë besoj se shumica e qytetarëve u përket njerëzve që e duan këtë qytet, që e duan këtë vend, ndaj mbështetja nga këto njerëz është shpirti i garës më 11 Maj!
Ne do të përfaqësojmë çdo sakrificë të këtyre njerëzve përmes përkushtimit.
Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Pëllumb Seferin

#VotoPellumbSeferi
#PellumbSeferi
#PellumbiPerTiranen
#KoalicioniEuroatlantik
#KEA
#NR4
#share
#shperndaje

Myzafer Elezi: “Jam njëri prej jush – votoni për dinjitetin tonë të përbashkët”

Me një thirrje të sinqertë drejtuar bashkëqytetarëve të tij tepelenas, kudo që ndodhen – në Vlorë, Sarandë apo Ksamil – kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka shpërndarë mesazhin e tij elektoral duke theksuar rrënjët e përbashkëta dhe përkushtimin për të sjellë ndryshimin.

“Unë jam njëri prej jush,” – shprehet Elezi, duke u angazhuar për një përfaqësim të dinjitetshëm dhe të ndershëm të komunitetit. Ai kërkon votën e qytetarëve më 11 maj, duke u zotuar se zëri dhe dinjiteti i tyre do të dëgjohen dhe do të përfaqësohen me dinjitet në Kuvend.

Në fjalën e tij, ai thekson se ndryshimi është i mundur kur njerëzit e zakonshëm, me vullnet dhe përkushtim, marrin përgjegjësinë për të vepruar.

Deklarata e plotë e Myzafer Elezit:

 

Të nderuar miq,

Tepelenas kudo që jeni – në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil.

Unë jam njëri prej jush. Me rrënjë të përbashkëta, me dashuri për vendlindjen dhe me vullnet për të sjellë ndryshimin që meritojmë.

Më 11 maj, ju ftoj të më besoni votën tuaj. Votoni për emrin tim Myzafer Elezi në listën e Koalicionit Euroatlantik, Nr.4 në fletën e votimit.

Zëri ynë do të dëgjohet.
Dinjiteti ynë do të përfaqësohet.

Faleminderit për besimin tuaj.

Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në qarkun Vlorë

#MyzaferElezi
#KoalicioniEuroatlantik
#Zgjedhjet11Maj
#VloraVotonNdryshimin

Mirela Karabina: “Me njerëzit, për njerëzit – e vërtetë dhe e thjeshtë”

Në një atmosferë gjithnjë e më intensive elektorale, Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, vijon takimet me qytetarët me një qasje të thjeshtë, njerëzore dhe të sinqertë.

“Me njerëzit për njerëzit, e vërtetë, duke i parë në sy,” – shprehet Karabina, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me votuesit. Në deklaratën e saj, ajo nënvizon se njerëzit i japin besim dhe e përgëzojnë për mënyrën autentike që ka zgjedhur për të komunikuar dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre.

“Shoh shpresë në sytë e tyre,” – thotë ajo, duke shtuar se mënyra e saj e përulët dhe e përkushtuar nuk është e rastësishme, por një stil jetese dhe pune që e karakterizon çdo ditë.

Sipas Karabinës, fushata zgjedhore është edhe një mundësi për të reflektuar dhe për t’u rritur si njeri dhe përfaqësues publik: “Fushata të bën edhe më të mirë”.

Deklarata e plotë e Mirela Karabinës:

Me njerëzit për njerëzit, e vërtetë, duke i parë në sy, duke i kërkuar mbështetje për të qenë zëri i tyre.
Në sytë e tyre shoh shpresë❤️

Më besojnë, më përgëzojnë për mënyrën që kam zgjedhur të shkoj tek ta, thjeshtë dhe e vërtetë.
Kështu si kam vepruar dhe veproj çdo ditë, çdo herë, kudo jam.
Fushata të bën edhe më të mirë❤️

#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#mirelakarabina
#elbasanimeritonmëshumë
#shqiperiameritonmeshume

Myshketa: Reforma territoriale, e dështuar. Ka rritur kostot për qytetarët

Joni Myshketa, këshilltar bashkiak në Bashkinë Durrës tha përmes një lidhje Skype me studion e MCN Economy se reforma territoriale ka qenë e dështuar dhe ka sjellë mungesë shërbimi tek qytetarët dhe rritje të kostos për ta.

Pas reformës të 2015 kemi 61 bashki. Vëmë re që ka ineficencë totale thjesht nga shpenzimet buxhetore duhet të ishin më të reduktuara, duhet të ishin një shërbim i dhënë më i drejtpërdrejtë qytetarëve të qarkur të Durrësit, apo qytetit të Durrësit pasi kjo reformë i ka larguar njerëzit që jetojnë në rrethina me kontaktin e drejtpërdrejtë me administratorët publikë. Sjell mungesë të theksuar në shërbim ,sjell kosto te qytetarët që detyrohen të lënë punët.

Reforma ka qenë e dështuar. Është bërë më shumë politike, se pa për t’i qëndruar pranë qytetarëve dhe biznesit. Qendërzon shërbimet dhe nuk është pranë qytetarëve.

Kemi një bashki të Durrësit që është ineficente në raport me të ardhurat e saj. Nëse bashkia arkëton 100 lekë, shpenzimet për pagat e punonjësve janë 80 lekë. Me 20 lekë një bashki sa e Durrësit, është totalisht jorentabël.

“Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e taksave”, Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.

Gjatë takimeve kishte dhe shumë të rinj të cilët pasi shprehin emigrimin si zgjdhjen kryesore, “të na rriten rrogat të paktën, se ngelëm në Europë t’u ik kot” – u shpreh një nga të rinjtë, i cili më tej nuk kursen as batutën ironike që përshkruan korrupsionin 12 vjeçar të qeverisë, 7×7=313.

Basha nga ana tjetër vijon me përgjigjen se për të çuar dhe gjysmën tjetër, duhet mbështetje për Koalicionin Euroatlantik numrin 4.

Gjysmën i ke te 313, por ka dhe të tjerë gati për të shkuar atje. T’i çojmë të gjthë është punë apo jo? Pastaj votën më datë 11, po votove 4, do I çojmë edhe ata që kanë ngel tek 7×7=313. Po rrogat si do rriten? Paret o tek xhepat e këtyre që janë tek 7×7=313, o tek xhepat  tuaj. Kështu që votën për numrin 4” – u shpreh Basha.

Zhgënjimi nga qeverisja dhe vështirësitë që u janë krijuar për shkak të mungesës së mbështetjes, shihet edhe tek shumë biznese të vogla që me shqetësimet e tyre tregojnë edhe problemin tjetër atë të rënies së numrit të lindjeve. “Këpucë për bebe, veç për bebe 0-1 vjeç, dobët fare, dobët” – u shpreh një nga shitësit. Këtyre u shtohen edhe qytetarët që ende nuk kanë marrë pronat. “Mua më kanë marrë pronat 155 800 metra katrorë. S’kam marrë një metër katror” – u shpreh qytetari.

Si zgjidhje për situatën ku ndodhen, Basha tha se është program i Koalicioni Euroatlantik i cili ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse. Ai gjithashtu për pronarët u shpjegoi se me pikat e planit, prona e lirë do t’i kthehet të zotit dhe ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa. Ndërsa për familjet e reja, sipas tij, janë angazhimet për mbështetje me 2 mijë euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Ta bëjmë mirë, duhet në radhë të parë me kriju kushte më të mira për ju, për sipërmarrjen e vogël. E dyta me rrit fuqinë blerëse të njerëzve, se më thonë prej shtatorit të vitit të kaluar, ka rënë në pikjatë. Në ulje ka qenë por ka rënë në pikjatë. Ma thonë të gjithë, dyqane mishi, dyqane buke, frutaperime, këto industrialet, të gjitha, lokalet po se po. 
Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do i kompensohet me vlerë tregu plus interesa. 
Që është edhe problem më i madh I Shqipërisë. Ka rënë numri I bebeve në mënyrë dramatike. Pjesë e angazhimt tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika Europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit public” – tha ai.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje

“Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e

“Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e

“Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e

“Lufta ndaj korrupsionit çelësi për uljen e