25.5 C
Tirana
E hënë, 28 Prill, 2025

Myzafer Elezi: Vota është fuqia për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të kërkuar ndryshimin

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Vlorë, Myzafer Elezi, u ka drejtuar një thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe për një përfaqësim të denjë.

Në një mesazh të publikuar, Elezi thekson rëndësinë e votës si instrument për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të mbështetur transparencën dhe ndershmërinë. Ai nënvizon se qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës kanë nevojë për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive, por luftojnë për më shumë investime, punësim dhe siguri.

“Koha e premtimeve boshe ka mbaruar,” – shprehet Elezi, duke shtuar se sot qytetarët kanë nevojë për njerëz që mbajnë fjalën dhe ndjejnë përgjegjësi ndaj komunitetit.

Ai i fton qytetarët të votojnë me ndërgjegje, të mbështesin ata që njihen për punën dhe përballjen me sfidat, dhe jo ata që fshihen pas fjalëve të bukura.

“Vota juaj është zëri i ndryshimit,” – përfundon Elezi, duke i bërë thirrje të gjithëve të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë,

Më 11 maj ju keni në dorë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e familjes, komunitetit dhe qytetit tonë.
Vota juaj është fuqia më e madhe që keni për të kërkuar ndryshim, për të ndëshkuar paaftësinë dhe për të mbështetur transparencën, ndershmërinë dhe përkushtimin.

Vlora, Saranda dhe Delvina kanë nevojë për zgjidhje konkrete, për përfaqësues që nuk heshtin përballë padrejtësive, për zëra të fortë që luftojnë për investime, punësim dhe siguri.

Koha e premtimeve boshe ka mbaruar.
Sot është koha për njerëz që mbajnë fjalën dhe e ndjejnë përgjegjësinë për qytetin dhe fshatin, për rininë dhe të moshuarit, për të sotmen dhe të ardhmen.

Më 11 maj, dilni dhe votoni me ndërgjegje.
✅ Zgjidhni ata që i njihni për punën, jo për fjalët.
✅ Zgjidhni ata që nuk fshihen, por përballen me sfidat.
✅ Vota juaj është zëri i ndryshimit.

Voto #KoalicioniEuroatlantik #nr4
Ju faleminderit!

Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në qarkun Vlorë

#Voto4
#MyzaferElezi
#KoalicioniEuroatlantik
#VloraMeritonMëShumë
#ZëriNdryshimit

Ismail Ferraj: Kanina meriton më shumë, nuk kërkoj thjesht votën, por besimin tuaj

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Ismail Ferraj, ka publikuar një mesazh emocionues drejtuar banorëve të Kaninës, duke vënë theksin te problematikat e zonës dhe nevojën për ndryshim të vërtetë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ferraj kritikon ashpër vendimet e marra kohët e fundit nga drejtues të politikës lokale për dhënien e kullotave dhe tokave të Kaninës për interesa private, duke theksuar se si pasojë Kanina është shndërruar nga një qytet i gjallë në një fshat të zbrazur, me mungesë të vazhdueshme uji.

“Është jashtë çdo logjike që të votohen ata që tokat i rrëmbejnë dhe që lënë ujin me orar për pak familje,” – shkruan Ferraj, duke shprehur mirëkuptimin për lidhjet shoqërore që qytetarët kanë me eksponentë të së majtës, por duke i ftuar ata të votojnë me ndërgjegje për të ardhmen e Kaninës.

Duke theksuar lidhjen e tij të fortë me këtë vend, ai u kërkon banorëve jo vetëm votën, por edhe besimin: “Unë si i lindur në Vlorë dhe me degën kryesore të familjes në zemër të Kaninës, nuk kërkoj votën e thatë, por besimin tuaj.”

Në përmbyllje të mesazhit, Ferraj shpreh bindjen se Kanina nuk do ta zhgënjejë, dhe bën thirrje për bashkim dhe punë të përbashkët pas 11 majit.

Postimi i plotë:

VOTO 4 Ismail FERRAJ❤

Të dashur kaniniotë, jo më shumë se disa javë më parë disa nga ata që ju kërkojnë votën, morën vendimin për dhënien e kullotave, tokave tuaja për interesa të ngushta private, dhe nga ana tjetër Kanina sot është shndërruar nga një qytet në një fshat të zbrazur, uji vazhdon ende me orar.

Është jashtë çdo logjike që të votohen ata që tokat i rrëmbejnë, që lënë ujë me orar për sesa familje, ashtu si nga ana tjetër që unë i kuptoj lidhjet miqësore me eksponentë të së majtës.

➡️ Por mos harroni një gjë, që unë si i lindur në Vlorë dhe me degën kryesore të familjes sime që e kam në zemër të Kaninës, nuk kërkoj votën e thatë, por besimin si njeriun nga gjaku juaj më 11 maj, që bashkë të punojmë për Kaninën, vendin që m’u ngulit në zemër qysh në orët e para të ardhjes sime në këtë botë, dhe se punët e mira arrihen vetëm kur ne jemi bashkë, të njëri-tjetrit, me njëri – tjetrin.

Unë e di që Kanina ime nuk do më zhgënjejë. Bashkë pas 11 majit❤

#votoismailferraj4✔️
#KoalicioniEuroatlantik✔️
#VloraMeritonMëShumë
#EVETMJARRUGË➡️

Armend Gjana: Një votë për Koalicionin Euroatlantik është një votë për drejtësinë dhe Shqipërinë më të mirë

Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 hyn në një fazë vendimtare, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Armend Gjana, ka publikuar një mesazh të qartë për qytetarët shqiptarë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Gjana thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në votime si një mënyrë për të çuar përpara ndryshimin që qytetarët kërkojnë.

“✅ Voto Nr. 4
Një votë kundër korrupsionit.
Një votë kundër varfërisë.
⚖️ Një votë për drejtësinë.
Një votë për fuqizimin e SPAK-ut,” – shkruan kandidati i Koalicionit Euroatlantik.

Ai thekson se çdo votë për Koalicionin Euroatlantik është një çelës për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për çdo qytetar dhe për çdo familje shqiptare. Gjana u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për një të ardhme të ndershme, të drejtë dhe të zhvilluar, duke besuar te vlerat euroatlantike dhe drejtësia.

” Voto Koalicionin Euroatlantik – beso te Shqipëria ,” – përfundon mesazhin e tij Armend Gjana.

Pëllumb Seferi: Bashkë më 11 maj të frenojmë të keqen dhe të bëjmë Tiranën një qytet më të mirë

Kandidati për deputet i Demokratëve Euroatlantikë Pëllumb Seferi thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë më 11 maj për të frenuar të keqen dhe ta bëjnë Tiranën një qytet më të mirë.

MESAZHI I PËLLUMB SEFERIT

Kam nisur këtë rrugëtim me mbështetjen e shumë miqve. Inkurajimi i tyre është një forcë dhe besim se bashkë ja dalim të frenojmë të keqen dhe të bëjmë Tiranën një qytet më të mirë, Shqipërinë një vend më të jetueshëm!

Voto 4️⃣

Voto Koalicionin Euroatlantik!

STATISTIKAT e dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, mijëra abuzime çdo vit

Dhuna ndaj grave mbetet një problem i rëndë dhe i përhapur në Shqipëri. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 2,500 raste të dhunës në familje, ku shumica e viktimave janë gra dhe vajza. Ky numër është vetëm maja e ajsbergut, pasi shumë raste mbeten të padeklaruara për shkak të frikës, turpit ose varësisë ekonomike.

Në vitin 2023, janë regjistruar 2,300 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2022 ky numër ishte 2,100. Këto statistika tregojnë një tendencë rritëse të dhunës ndaj grave në vend.

Raste të rënda kanë tronditur opinionin publik shqiptar, duke shfaqur dimensionin tragjik të kësaj dhune. Media ka raportuar për gra që janë abuzuar për vite me radhë nga bashkëshortët e tyre, për histori të dhunës që kanë përfunduar fatkeqësisht me vrasje, si dhe për fëmijë që rriten mes dhunës familjare.

Institucionet shtetërore, organizatat joqeveritare dhe aktivistët për të drejtat e grave kanë intensifikuar përpjekjet për të ofruar ndihmë dhe për të ndërgjegjësuar shoqërinë. Janë ngritur linja të posaçme të ndihmës, janë krijuar strehëza për viktimat e dhunës dhe janë ndërmarrë fushata sensibilizuese. Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha: mungesa e besimit tek institucionet, ngurrimi për të denoncuar, si dhe mentalitete të rrënjosura që e justifikojnë dhunën si “çështje familjare”.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm një çështje private, është një problem shoqëror që kërkon reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar nga të gjitha hallkat e shoqërisë: institucionet, drejtësia, media, arsimi dhe vetë komunitetet.

Mirela Karabina: Në çdo takim ndiej shpresën dhe nevojën për ndryshim, qytetarët kërkojnë më shumë për Elbasanin

Fushata elektorale në Elbasan vijon me një atmosferë të ngrohtë komunikimi mes kandidatëve dhe qytetarëve. Një ndër kandidatet që ka zgjedhur të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët është Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Karabina ndan eksperiencat e saj nga takimet në terren, ku thekson se fushata e saj bazohet në dëgjimin dhe dialogun me njerëzit. Ajo tregon se në çdo bisedë merr mesazhe mbështetjeje dhe shprese për një të ardhme më të mirë.

“Dëgjoj dhe mësoj, dëgjoj dhe më dëgjojnë, kështu është fushata ime. Ah, një kandidate që vjen vetë dhe na kërkon mbështetje, nuk na ka ardhur kush kështu, më thonë shumë qytetarë,” – shkruan Karabina.

Ajo ndan histori të veçanta nga rruga, si një vajzë që i tha se do ta votonte për shkak të përvojës së saj si pedagoge dhe mirësisë që shpreh, apo një zonjë që, pasi dëgjoi programin për familjen, rininë dhe biznesin, u bind për të dhënë votën e saj për Koalicionin Euroatlantik.

Ndër të tjera, Karabina përmend edhe një rast me një të ri të talentuar në programim, i cili tregoi se si të rinjtë e Elbasanit kanë nevojë për mbështetje dhe për një të ardhme më të mirë.

“Të flasësh me njerëzit, t’i dëgjosh dhe të dëgjojnë, mëson dhe mësojnë,” – përfundon ajo, duke i bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të votojnë Koalicionin Euroatlantik dhe të mbështesin një vizion të ri për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

“Dëgjoj dhe mësoj, dëgjoj dhe më dëgjojnë, kështu është fushata ime.
Ah, një kandidate që vjen vetë dhe na kërkon mbështetje, nuk na ka ardhur kush kështu, më thonë shumë qytetarë.
Pse jo, do të votoj, më tha një vajzë një ditë, se je grua dhe pedagoge dhe shpreh mirësi❤️.
Pse po ma mbush mendjen që je e duhura, një zonjë më tha pasi më dëgjoi se çfarë do bënim ne për familjen, rininë e biznesin.
Duhet ndryshim, nuk ka qenë kurrë kështu situata, pohojnë.
Një djalë që vazhdonte dyvjeçare profesionale në programim në UE, për dy pikë nuk kishte kapur informatikën, bëri një analizë të saktë për partitë dhe pse do na votonte ne, KEA-n.
Ah sa bukur tek e dëgjoja!
Një rini që është e zonja dhe ka nevojë për ne.❤️
Të flasësh me njerëzit, t’i dëgjosh e të dëgjojnë, mëson dhe mësojnë.

#voto4
#mirelakarabina
#KoalicioniEuroatlantik
#elbasanimeritonmëshumë
#shqipëriameritonmeshumë”

Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për Koalicionin Euroatlantik

Fushata elektorale në Elbasan po vijon me ritme të larta, ku kandidatët e Koalicionit Euroatlantik po zhvillojnë takime me qytetarët në çdo lagje dhe fshat.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Endri Hasa shpreh entuziazmin për pritjen që po merr nga qytetarët elbasanas, duke theksuar se “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit”. Ai shprehet se alternativa e re që sjell Koalicioni Euroatlantik po përqafohet me entuziazëm në çdo takim dhe çdo bashkëbisedim me qytetarët.

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit. Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik. Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike,” – shkruan Hasa.

Në fund të mesazhit të tij, kandidati i Koalicionit Euroatlantik u bën thirrje qytetarëve që të besojnë te Shqipëria dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

“Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa,” – përfundon postimi i tij.

 

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, shkruan:

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit.
Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik.
Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

OBSH jep alarmin: 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit, rreth 2100 jetë të humbura çdo ditë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave të fundit, pothuajse 1 në 4 të rinj në kontinent konsumojnë alkool, duke u ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh serioze shëndetësore dhe sociale.

OBSH paralajmëron se pirja e hershme e alkoolit lidhet ngushtë me probleme të shëndetit mendor, rezultate të ulëta akademike, si dhe rreziqe të larta për varësi, depresion dhe vetëvrasje. Alkooli dëmton zhvillimin e trurit të të rinjve dhe rrit ndjeshëm probabilitetin për probleme kronike shëndetësore në të ardhmen.

Statistikat janë alarmante: një në çdo 11 vdekje në Rajonin Evropian lidhet me përdorimin e alkoolit, duke përbërë rreth 800 mijë vdekje në vit. Ky rajon përfaqëson gati një të tretën e të gjitha vdekjeve globale të shkaktuara nga alkooli. Bashkimi Evropian konsiderohet si zona me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, me 7 nga 10 vendet me konsum më të lartë për frymë.

Kanceri është shkaktari kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE, duke përbërë një të tretën e tyre. Për më tepër, përdorimi i alkoolit shoqërohet me më shumë se 200 sëmundje dhe gjendje shëndetësore, përfshirë sëmundjet e mëlçisë, kanceret dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Situata është veçanërisht e rëndë tek të rinjtë: në grupmoshën 19-24 vjeç, një në katër vdekje lidhet drejtpërdrejt me konsumimin e alkoolit. Çdo ditë, mbi 2100 persona në Europë humbin jetën për shkak të pasojave të alkoolit.

VIDEO/ Finale spektakolare! Barcelona mposht Realin në Kupën e Mbretit pas 120 minutash lojë dhe mban gjallë ëndrrën për tripletën

Finale spektakolare me plot 5 gola të shënuar! Barcelona triumfoi ndaj Realit me rezultatin 3-2 në finalen e Kupës së Mbretit duke fituar trofeun e 32-të në histori.

Një triumf ky që mban gjallë ëndrrën që katalanasit të fitojnë tripletën këtë sezon. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 falë golit të Pedrit.

Në fragmentin e dytë të sfidës, madrilenët përmbysën përkohësisht sfidën me Mbape dhe Tçuamenit në minutat 70 dhe 77, ndërkohë që goli i Ferran Torres në minutën e 84-t, çoi ndeshjen në shtesa.

Nuk mungoi as tensioni si dhe pretendimet për penallti si dhe 11-metërshat e anuluar nga VAR-i. Për golin e fitores mendoi Kunde në minutën e 116-të.

FT BARCELONA-REAL MADRID 3-2
28′ Pedri, 84′ F.Torres, 116′ Kunde  / 70′ Mbape, 77′ Tçuameni

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet supersfida!

116′ GOOOOOL BARCELONA 3-2/ Kunde ngreh peshë zemrat e tifozëve katalanas. Gol fantastik i mbrojtësit francez. (VIDEO) 

113′ Harkim nga e djathta, Bellingham zhytet me kokë, por nuk arrin dot t’i gjejë kohën sferës për ta dërguar në rrjetë.

105′ Starton shtesa e dytë.

Mbyllet shtesa e parë. 

104′ Pranë golit të tretë Barcelona me Ferran Torres, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

100′ Skuadrat shfaqin lodhje në këmbët e tyre. Gjithsesi madrilenët shfaqen më kërkues.

93′ Reali e nis në sulm shtesën e parë në kërkim të golit të tretë.

91′ Starton shtesa e parë.

Mbyllet koha e rregullt, finalja shkon me shtesa! 

90+6′ Gjyqtari akordon penallti pas duelit Rafinja-Asensio, por pas konsultës me VAR-in,  vendos ta anulojë dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin e skuadrës katalanas. (VIDEO) 

90+4′ Torres kërkon penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Vazhdon loja. (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

84′ GOOOOOL BARCELONA 2-2/ Finale e çmendur, katalanasit rigjejnë baraspeshën me Ferran Torres që përfiton nga një mosmarrveshje e Rudiger me portierin Kurtua. (VIDEO) 

82′ Superpritje e Kurtua, që i mohon golin e barazimit Lamin Jamalit. Fantastik portieri belg. (VIDEO) 

77′ GOOOOOL REALI 1-2/ Përmbysin madrilenët, Tçuameni godet saktë me kokë, pas harkimit të Arda Gyler nga këndi. (VIDEO) 

74′ Tjetër shans i artë për Realin, me dyshen Mbape-Vinicius, por shpëton për mrekulli porta katalanase (VIDEO) 

70′ GOOOOL REALI 1-1/ Mbape realizon nga goditja e dënimit, me një gjuajtje potente që prek shtyllën dhe shkon në rrjetë. (VIDEO) 

68′ De Jong bën një faull taktik ndaj Mbape në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë (VIDEO) 

61′ Rafinja sfumon një tjetër mundësi shënimi, braziliani nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO) 

59′ Momenti i Real Madrid, që është hedhur në sulm, dy tentativa të rrezikshme të Vinicius Zhunior. (VIDEO) 

56′ Aksion i shpejt në krahun tjetër të fushës, me Mbape dhe Vinicius që nuk finalizojnë dot. (VIDEO) 

55′ Pranë golit Barcelona me Rafinjën që shpërdoron një shans të artë duke e dërguar topin jashtë kuadratit. (VIDEO) 

49′ Kundërpërgjigje e Realit me Vinicius, fantastik Shezni që pret dy herë gjuajtjet e sulmuesit brazilian. (VIDEO) 

48′ Barcelona nuk heq dorë nga sulmet e rrezikshme duke provuar me Rafinjën dhe Pedrin. Në vështirësi madrilenët.

46′ Katalanasit e nisin në sulm, gjuajtja e Jamal, ndalet nga portieri Kurtua.

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+5’ Mbyllet me shifrat 1-0 për Barcelonën pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Vinicius niset me shpejtësi drejt zonës, ku rrëzohet nga Inigo Martinez. Por në vend të penalltisë, gjyqtari vërshëllen për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

44’ Shtylla shpëton madrilenët nga autogoli! Pas një goditje këndi, topi devijohet në zonë në fund nga Rydiger, i cili çon sferën në shtyllën e portës së tij. (VIDEO)

38’ Ferran Torres niset i vetëm drejt zonës, por më pas ndalet nga Rudiger në momentin e fundit.

35’ Bellingam merr një top në qendër të zonës dhe mposht Sheznin, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

28’ GOOOL BARCELONA! Jamal shkëputet në të djathtën, sheh Pedrin në qendër dhe pason për mesfushorin i cili lëshon nga jashtë zonës një predhë të pakapshme për Kurtua. (VIDEO)

26’ Ançeloti kërkon me zë të lartë një prekje topi me dorë të lojtarëve të Barçës dhe përfundon i ndëshkuar me karton të verdhë për protesta. (VIDEO)

21’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonë, Kunde gjuan me kokë por Kurtua devijon mbi traversë. (VIDEO)

19’ Jamal provon me të majtën, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së largët. (VIDEO)

17’ Katalanasit kërkojnë penallti, për një prekje të topit me dorë në zonë nga Valverde, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

13’ Shpërthim i Jamal në krahun e djathtë, detyron madrilenët t’i dhurojnë një goditje këndi.

8’-11’ Reali humb menjëherë një lojtar, pasi Mendi dëmtohet pas një kontakti me Kunde dhe kërkon zëvendësim. Në lojë hyn Fran Garsia.

6’ Vinicius zihet në pozicionin e famshëm jashtë loje të katalanasve që në tentativën e parë për të dalë në krahun e majtë. (VIDEO)

3’ Ferran Torres hyn në zonë nga e majta, pasimi në qendër largohet nga Tçuameni në këndore. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Sevilje.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Shezni; Gerard Martin, Kubarsi, Martinez, Kunde, Pedri, Olmo, De Jong, Jamal, Ferran, Rafinja

Trajner: Hansi Flik

Real Madrid: Kurtua; Mendi, Rudiger, Asencio, Vaskez, Bellingam, Sebajos, Tçuameni, Valverde, Vinicius, Rodrigo

Trajner: Karlo Ançeloti

Lodhja – Shkaqet dhe Ushqimet që të Japin Krahë dhe Energji

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji.

Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

E vërteta është se mjaftojmë të bëjmë disa ndryshime të vogla në stilin tonë të ushqyerjes dhe gjallëria do të kthehet një herë e mirë. AgroWeb.org do t’ju mësojë se si të mposhtni plogështinë e të jeni energjikë në mënyrë natyrale.

Rikthimi i energjisë

Ndiheni të pangopur me gjumë dhe nuk mendoni dot për asgjë tjetër përveç se rehatisë së shtratit? Ndiqni këshillat e mëposhtme të listuara nga AgroWeb.org që të transformoni trupin tuaj dhe të gjallëroni mendjen.

Lëvizni

Vetëm 10 minuta ecje dhe do të ndiheni energjikë për të paktën 2 orë, thonë studimet.

Provoni shtriqjen

Qëndroni në prag të derës me këmbët e ndara pak centimetra. Përpiquni të kapni pjesën e sipërme të derës.

Mbajini gishtat të puthitur fort dhe ngrijeni kraharorin lart deri sa të ndieni shtriqjen e trupit. Qëndroni në atë pozicion për 30 sekonda.

Kjo metodë stimulon sistemin nervor, që është më aktivi, ndaj do të kuptoni menjëherë rikthimin e energjisë në trup dhe në tru.

Aktiviteti fizik

Të dhënat tregojnë se 60% e njerëzve ndihen më energjikë pas stërvitjes ose aktivitetit fizik.

Hani shëndetshëm

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore Omega-3 përmirësojnë funksionet e trurit, humorin dhe janë thelbësorë kundër plogështisë së mesditës.

Energjia do ushqim

Nëse dëshironi të përmirësoni energjinë tuaj çdo ditë, zëvëndësoni proteinat shtazore me ato bimore. Proteinat bimore janë të dobishme për bakteret e mira në aparatin tretës dhe forcojnë imunitetin. Ato kanë aftësinë të përmirësojnë humorin. AgroWeb.org do t’ju tregojë një menu të thjeshtë për ditën ideale.

Mëngjesi: Një lëng me fruta pylli. Përzieni në mikser gjysmë gote me fruta pylli, avokado dhe dhe një gotë qumësht soje. Ky lëng do t’ju plotësojë nevojën për fibër dhe proteina dhe do të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme deri në drekë.

Dreka: Supë me thjerëza dhe sallatë jeshile. Thjerëzat dhe sallata jeshile janë një kombinim fantastik që ofron proteina, fibër, hekur, kalium, zink, folat dhe shumë të tjera.

Zemra: Fruta dhe arrorë. Kjo dyshe fantastike përbën ekuilibrin e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që do ju japin fuqi deri pasdite.

Darka: Perime. Kombinoni pak fasule, sallatën jeshile, domatet, avokadon në një pite të hollë misri. Ky është një vakt i lehtë që nuk do t’ju prishë gjumin. Duhet të hani të paktën 2 orë përpara gjumit.

Mos e injoroni lodhjen!

Ndonjëherë gjumi nuk mjafton për të zgjidhur problemin e lodhjes. Më poshtë, do të gjeni disa shpjegime mjekësore për energjinë e munguar.

Anemia. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht te femrat. Anemia ndodh kur organizmi nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku të shëndetshme që të transportojnë oksigjenin. Nëse analizat e gjakut tregojnë se vuani nga anemia atëherë duhet të shtoni dozën e suplmenteve të hekurit.

Sëmundja e celiakisë. Një nga simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje është lodhja. Kjo sëmundje shkaktohet nga reagimet imunitare ndaj dëmit që shkakton gluteni në sistemin tretës. Nëse analizat e gjakut sugjerojnë se vuani nga kjo sëmundje, terapia më e mirë janë ushqimet pa gluten.

Sëmundjet e zemrës. 70 përqind e njerëzve që kanë vuajtur nga një atak në zemër, kanë treguar se kanë përjetuar një lodhje të pazakontë, pothuaj një muaj përpara goditjes.

Hipotiroidizimi. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm hormonin e tiroides, atëherë do të përjetoni një lodhje dhe këputje të vazhdueshme. Ky çrregullim mund të trajtohet me mjekime, sipas këshillës së mjekëve./AgroWeb.org