28.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Kievi dhe Moska përfundojnë marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve! Zelensky: Do t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë nga robëria ruse

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 303 të burgosur nga secila palë, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të marrëveshjes për lirimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.

 

“303 luftëtarë ukrainas janë në atdhe. Faza e tretë e marrëveshjes së shkëmbimit 1,000 për 1,000, e arritur në Turqi, është përfunduar”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Është e sigurt se ne do t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë nga robëria ruse. Në zbatim të marrëveshjeve ukrainaso-ruse të 16 majit në Stamboll, gjatë periudhës nga 23 deri më 25 maj, palët ruse dhe ukrainase vazhduan me një shkëmbim prej 1,000 personash për 1,000”, njoftoi Ministria Ruse e Mbrojtjes.

 

 

Shkëmbimi i të burgosurve u përfundua disa orë pas sulmit të ri masiv ajror rus që vrau të paktën një duzinë njerëzish.

Kjo është nata e dytë e sulmeve të rëndësishme kundër Ukrainës, pasi afërsisht 250 dronë dhe 14 raketa balistike u zbuluan natën e së premtes ndaj të shtunës nga Forcat Ajrore Ukrainase. Shënjestra e shumicës së këtyre armëve ishte kryeqyteti ukrainas.

Shërbimet e emergjencës ukrainase e përshkruan sot, në një mesazh në Telegram, një “natë terrori në rajonin e Kievit”. “Sulmi masiv i natës la katër të vdekur dhe 16 të plagosur, përfshirë tre fëmijë” në zonë.

Në superformë, Mirlind Daku “sms” para ndeshjes me Serbinë: Përfundimi i…

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Mirlind Daku bëri një sezon të mrekullueshëm me Rubin Kazan në Rusi.Gjatë këtij edicioni ai arriti të shënojë 15 gola dhe dhurojë 8 asiste. Falë tij, skuadra arriti ta mbyll sezonin në vendin e 7-të me 45 pikë.

Vetë Daku ka postuar foto në profilin e tij zyrtar teksa shkruan: Përfundimi i sezonit si kontribuesi më i mirë në ligë. Not bad.”

Duket se sulmuesi ka dëshiruar të dërgojë një sms përpara sfidës me Serbinë që luhet në 7 qershor më “Arena Kombëtare”.

Helmimi i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, flet mjekja: Deri tani janë 5 raste me salmonelë! Situata, jo e lehtë

Mjekja mikrobiologe e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla, ka folur lidhur me helmimin e fëmijëve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh.

Screenshot_634

Në një intervistë me gazetarin e News24, Osman Stafa ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë.

“Është situatë jo e lehtë por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të ekzaminohet në analiza, por ne kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht merret nga goja ndaj dhe njihet më së shumti “sëmundja e duarve të palara”, tha mjekja.

Stabilitet pa demokraci: estetika e autokracisë moderne dhe konformizmi perëndimor në Shqipëri

Nga Neli Demi

Në një Shqipëri të përfshirë nga pasiguria ekonomike, dëshpërimi social dhe rënia e besimit te politika, prania e Giro d’Italia dhe një samiti europian në zemër të fushatës elektorale të majit 2025 krijuan një paradoks të thellë. Nga njëra anë, këto evente projektuan një Shqipëri që mirëpret botën me buzëqeshje dhe organizim europian. Nga ana tjetër, krijuan ndjesinë e një vendi të zbukuruar për turistë dhe diplomatë, ndërsa realiteti i brendshëm mbetet i zymtë për qytetarët e zakonshëm.

Ky nuk është një episod i izoluar. Është pjesë e një strategjie të qëndrueshme të pushtetit: të përqendrojë vëmendjen te imazhi, spektakli dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të shpërbëjë dalëngadalë hapësirat e demokracisë reale.

Nga përmbajtja te paraqitja: transformimi i pushtetit në performancë

Edi Rama ka ndërtuar një model të ri autokracie që nuk mbështetet më në brutalitet të hapur apo shtypje të dhunshme, por në kontroll simbolik dhe kulturor. Ai është artisti që e njeh fuqinë e pamjes, regjisori që kupton rëndësinë e skenografisë. Në vend të institucioneve të forta, ndërton imazhe të forta. Në vend të debatit të hapur, prodhon spektakël. Dhe në vend të transparencës, krijon mjegull përmes estetizimit të realitetit.

Ky model, që mund të quhej “autokraci estetike”, është më i rafinuar dhe më i pranueshëm për partnerët ndërkombëtarë se sa format brutale të së kaluarës. Liderët europianë nuk shohin më një politikan ballkanik me retorikë nacionaliste dhe sjellje të paqëndrueshme. Ata shohin një koleg të qetë, që flet në gjuhën e tyre, përdor referenca kulturore të ngjashme dhe ofron siguri në bashkëpunim.

Konformizmi i Europës: paqe në kurriz të demokracisë

Europa nuk është më ideali moral që ishte dikur. Përballë krizave të njëpasnjëshme nga migracioni, energjisë, luftës në Ukrainë, rritja e ekstremizmit të djathtë, ajo është bërë më cinike dhe më pragmatiste. Në këtë kontekst, ajo kërkon partnerë “të menaxhueshëm”, jo domosdoshmërisht demokratikë.

Në Shqipëri, ky konformizëm përkthehet në tolerimin e shkeljeve të rënda të standardeve demokratike për hir të stabilitetit të jashtëm. Raportet kritike të BE-së, OSBE-së apo DASH-it ekzistojnë, por nuk shoqërohen me pasoja reale. Përkundrazi, ato mbulohen me vizita diplomatike, samite, maratona dhe aktivitete ndërkombëtare që krijojnë perceptimin e një “shteti që funksionon”.

Ky është një mesazh i qartë për qytetarin shqiptar: demokracia nuk është më kriter, por luks. Dhe për sa kohë që nuk prodhon kaos të eksportueshëm, Shqipëria mund të mbetet një demokraci e simuluar, e menaxhuar përmes spektaklit dhe miratuar në heshtje nga të jashtmit.

Psikologjia e spektatorit: ndjesia e braktisjes dhe humbja e përfaqësimit

Në këtë skenë të politizuar, qytetari shqiptar është i ftuar vetëm si spektator. Ai sheh evente që nuk e përfaqësojnë, liderë që nuk e dëgjojnë, dhe media që nuk flasin për të. Ndjenja e të qenit i padukshëm dhe i braktisur prodhon një formë të heshtur depresioni kolektiv: tërheqje nga pjesëmarrja, mospërfillje për votën, mungesë besimi në ndryshim.

Në këtë kuptim, spektakli politik nuk është më vetëm një mjet propagande po është shëndrruar në një armë për të mbytur ndjesinë e agjencisë tek qytetari. Është mënyra me të cilën pushteti thotë: “kemi nën kontroll gjithçka që nga imazhi që sheh bota, deri tek mendimin që ke ti.”

Çfarë mund të bëhet?

Denoncimi i këtij realiteti nuk duhet të vijë nga viktimizimi, por nga përgjegjësia. Shqipëria nuk ka përse të zgjedhë mes stabilitetit të rremë dhe kaosit. Ka mundësi për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm mbi institucione reale, debat të lirë, ndarje pushtetesh dhe drejtësi të pavarur.

Kjo kërkon që aktorët e brendshëm si opozita, media, shoqëria civile dhe çdo zë i pavarur, të mos bëhen pjesë e skenarëve të regjisë qeveritare, por të mbrojnë hapësirat e realitetit dhe të fjalës së lirë.

Dhe Europa, nëse dëshiron të mos humbasë legjitimitetin e saj moral në Ballkan, duhet të vendosë qartë: a është aleate e qytetarit apo bashkëpunëtore e pushtetit?

Sepse në fund, Shqipëria nuk ka nevojë për një shfaqje të madhe, por për një ndërtim të vërtetë.

U arrestuan teksa po drekonin në restorant, “Akili” dhe 6 persona të tjerë dalin para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie të arrestuarit e operacionit “Enigma” kanë dalë sot para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

masa te rrepta durres xhevdet plaku

Bëhet fjalë për Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”, Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj.

Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti.

45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.

Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

I arrestuari tjetër, Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër në gusht 2024. Sipas policisë, 39 vjeçari, resident në Holandë, ka siguruar armët dhe makinat që u përdorën në vrasje, ndërsa i vëllai, Jugerti e ka përkrahur në krim.

7 personat e arrestuar nga operacioni “Enigma”

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

Oltion Hasani, 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Fatjon Qesja, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

Alfred Hasanaj, 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Gjergji Nika: Nuk jemi deputet, por jemi qenie njerëzore me virtyre dhe ndershmëri

Në një kohë kur politika shqiptare përballet me krizë besimi dhe largim të qytetarëve nga angazhimi publik, Gjergji Nika, drejtues i Demokratëve Euroatlantik në Vlorë, ka përcjellë një mesazh përmes një deklarate publike në profilin e tij në facebook.

“Ne nuk jemi drejtues. Ne nuk jemi deputetë. Por ne jemi qenie njerëzore, të lidhura me të gjitha qeniet e tjera njerëzore,” shkruan ai, duke vendosur theksin te përgjegjësia njerëzore dhe qytetare, përtej funksioneve zyrtare apo pozicionimeve partiake.

Nika thekson se virtyti dhe ndershmëria duhet të jenë baza e çdo veprimi, si në jetën personale ashtu edhe në angazhimin publik. “Detyra jonë është të bëjmë punën tonë – ta bëjmë atë me virtyt dhe ndershmëri,” thotë ai, duke ftuar qytetarët të mos heqin dorë nga pjesëmarrja në politikë, edhe nëse janë të zhgënjyer nga ajo.

Postimi i plotë i Nikës:

Ne nuk jemi drejtues.

Ne nuk jemi deputetë.

Por ne jemi qenie njerëzore, të lidhura me të gjitha qeniet e tjera njerëzore.

Detyra jonë është të bëjmë punën tonë – ta bëjmë atë me virtyt dhe ndershmëri.

Detyra jonë si qytetarë është të marrim pjesë në politikë – jo të lëshojmë fushën thjesht sepse na zhgënjen dhe na neverit.

Dhe mbi të gjitha, është të themi me guxim të vërtetën ashtu siç e shohim.

Imazhet satelitore/ Dëmtohet anija luftarake e Koresë së Veriut gjatë inaugurimit

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë në lidhje me një incident gjatë lëshimit në det të një anijeje të re luftarake të mërkurën, thonë mediat shtetërore.

 

Disa pjesë të luftanijes 5,000 tonëshe u dëmtuan gjatë ceremonisë së lëshimit në përdorim, duke e nxjerrë anijen nga ekuilibri.

Një hetim për incidentin, të cilin udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un e përshkroi si një “akt kriminal”, është duke vazhduar.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, identifikoi të arrestuarit si inxhinierin kryesor të kantierit detar Chongjin në veri ku u ndërtua luftanija, si dhe kreun e ndërtimit dhe një menaxher administrativ.

Raporti tha se të tre ishin “përgjegjës për aksidentin”. Të premten, agjencia e lajmeve KCNA tha se menaxheri i kantierit detar, Hong Kil Ho, ishte thirrur nga forcat e rendit.

Imazhet satelitore treguan anijen e mbuluar me të kaltër, dhe një pjesë e saj dukej se ishte në tokë. Media shtetërore e Koresë së Veriut nuk përmendi ndonjë viktimë ose lëndim në atë kohë, duke minimizuar dëmin.

Screenshot_1

A do ta kalojë Kosova ngërçin politik? Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë

Sot do të zhvillohet përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

 

Vetëvendosja ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

Kjo parti nuk ka hequr dorë nga propozimi dhe ka shprehur qëndrimin se votat do të sigurohen, nëpërmjet votimit të fshehtë.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Kosovë këtë javë, u bëri thirrje liderëve politikë të arrijnë zgjidhje për dalje nga ngërçi i krijuar politik dhe ecjen përpara të vendit.

“SPAK të hetojë ata me mbi 20 mijë vota”, gazetari Poli Hoxha: Ka shumë flamuj të kuq…

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën numër rekord votash.

Sipas Hoxhës, nëse SPAK duhet të hetojë devijimin e votës, duhet të shikojë pikërisht këto votime, pasi kanë lënë shumë gjurmë.

“Të gjithë mandatet me mbi 20 mijë votat duhet të ndiqen me flamur të kuq. Mendoj se kanë lënë shumë gjurmë. Të gjithë ministrat kanë marrë vota rekord. Në zgjedhjet e kaluara morën shumë vota vetëm Taulant Balla dhe Lulzim Basha. Heshtjen e SHBA e shpresoj vetëm këtë gjë. Të sjellin ambasadorin dhe pastaj të thyen ingranazhin. Të lirohen partitë dhe të bëhen zgjedhje. Mbi 90 deputetë nuk i ka nxjerrë populli”, tha Poli Hoxha në A2 CNN.

Harta/ Në cilat qytete krimi “bën ligjin” dhe kush e ka radhën pas aksionit në Durrës?

Operacioni “Ura” i inicuar nga italianët dhe i ekzekutuar nga Prokuroria e Posaçme, ishte një tjetër goditje e fortë për krimin e organizuar në vend. SPAK ka kryer aksione në disa qytete të vendit kohët e fundit (Elbasan, Shkodër, Lezhë, Krujë, etj), duke goditur grupet kriminale që prej vitesh kanë qenë të paprekshme.

Por duket se ka ende organizata që janë shtrirë nga jugu në Veri. Në raportin vjetor të SPAK, jepet një pasqyrë e qartë e shtrirjes së krimit në vend. SPAK bën me dije se ka identifikuar 16 grupe kriminale, të cilat shtrihen në disa qytete kyçe. Kjo do të thotë, se pas aksionit në Durrës, do të priten qytete të tjera. Deri më tani nuk kemi parë asnjë aksion në Fier, edhe pse cilësohet si një nga qytetet kryesore ku krimi “bën ligjin”.

Sipas vlerësimit të brendshëm të SPAK, janë identifikuar rreth 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të cilat janë të mbështetura në lidhje familjare dhe miqësore dhe janë të përfshirë edhe në tregjet ndërkombëtare kriminale, kryesisht në trafikun e kokainës. Këto grupe janë aktive në qarqet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës. SPAK ka arritur të provojë me sukses 10 prej këtyre grupeve kriminale me aktivitete kriminale në disa qytete të vendit si Tiranë (3); Durrës (2); Elbasan (2); Shkodër (1), Lezhë (1) dhe Kukës (1)”, njofton SPAK.

Nga veçoritë dalluese të këtyre grupeve kriminale është struktura e tyre hierarkike, ndarja e roleve, përfshirja në anëtarësinë e tyre të përfaqësuesve të gjyqësorit, Prokurorisë, Ppolicisë së Shtetit, medias dhe botës akademike.

Po sipas SPAK, grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive dhe kryesisht në trafikun e kokainës dhe të kanabisit. Këto grupe janë aktive në disa shtete të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe në vende të tjera si Norvegjia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (MB). Po ashtu, grupet kriminale shqiptare kanë arritur tashmë të sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e prodhimit të tyre në Amerikën Latine. Kokaina kryesisht porositet në sasi të konsiderueshme në Bolivi, Meksikë, Peru, Ekuador, dhe Paraguai.

Shtetas shqiptarë, anëtarë të këtyre grupeve kriminale shqiptare, me banim në Brazil, Paraguai, Ekuador dhe Surinam, në disa raste në role drejtuese të grupit kriminal ose në disa raste në role dytësore (kryesisht koordinuese) ndjekin të gjithë procesin e transferimit të ngarkesës nga vendi i origjinës deri në destinacion.

Këto dërgesa kalojnë në BE dhe Ballkanin Perëndimor kryesisht nëpër porte hyrëse të Gioia Tauro (Itali), Rotterdam (Holandë), Antwerp (Belgjikë), Algeciras (Spanjë), Pire (Greqi), si dhe nëpërmjet porteve të Durrësit (Shqipëri) dhe Tivarit (Mal i Zi). Shumë prej eksponentëve kryesorë të këtyre grupeve janë vendosur në Dubai të Emiratetve të Bashkuara Arabe.