Polemikat te “Los Blancos” nuk përfundojnë me VAR-in. Real Madrid-Real Sociedad ka lënë pas edhe episode të tjerë për diskutim. Njëri prej tyre ka të bëjë me Gareth Bale. Futbollisti uellsian, i cili ende po shërohet nga lëndimi, që e pësoi gjatë ndeshjes së të enjtes së kaluar kundër Villarealit, nuk priti të mbaronte loja në “Santiago Bernabeu” të dielën, por u largua që në minutën e 78-të.
Një rast që tregon situatën e nderë dhe aspak kohezive te kampionët e Europës në fuqi, gjë e cila mund të konstatohet edhe te 10 pikët diferencë nga kreu (mbahet nga Barcelona), aktualisht. Siç është zbuluar nga “The Chinringuito de Jugones”, ylli i Real Madridit u largua nga “Santiago Bernabeu” që në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Real Sociedadit.
Arsyet specifike nuk janë të njohura, por kamerat e programit sportiv spanjoll, të cituar më lart, vërtetojnë se lojtari u largua para kohe, duke i braktisur bashkëlojtarët në momentin më të keq, kur po mundeshin 2-0 në fushën e blertë. Në fakt, lojtarët që nuk grumbullohen, siç ishte rasti i Bale, nuk janë të detyruar të jenë gjatë lojës së skuadrës së tyre. Por, në një situatë aspak të mirë për klubin, teksa qëndroi në stadium për 78 minuta, mirë do të ishte t’i mbështeste moralisht “shokët e armëve” deri në fund.
Edwin Congo, ish-lojtar i bardhë, ka pranuar në programin në fjalë se gjatë kohës së tij ishin të detyruar të shkonin në stadium ditën e ndeshjes, të rrinin deri në fund të lojës, madje edhe në dhomën e zhveshjes, në çdo rast. Kjo, si shenjë respekti ndaj klubit dhe mbështetjeje për skuadrën, sidomos kur rezultati ishte aq i ngushtë. Thënë shkoqur, ajo e djeshmja ishte një e diel e mbushur me telashe në “shtëpinë e bardhë”.
Kaos tek Real Madridi, e pabesueshme çfarë ka bërë Gareth Bale!
Maskat përgjakin dhe grabisin kambistin në mes të Tiranës!
Një biznesmen është masakruar në mes të Tiranës nga dy persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 minuta të mëngjesi në rrugën Mine Peza.
Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Maskat përgjakin kambistin në mes të Tiranes!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen.
Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur.
Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges Mine Peza.
Pedagogia që u kërcënua nga Rama i bashkohet studentëve në protestë: Ne do ta ndryshojmë këtë sistem!
Protestës së studentëve sot i janë bashkuar jo vetëm qytetarë të shumtë, por edhe pedagogët të Universitetit të Tiranës.
Një prej tyre Ilirjana Kuçana jo vetëm ka protestuar, por edhe ka mbajtur një fjalim para godinës së kryeministrisë.
“Zoti kryeministër, atje lart është ngrohtë, por më ngrohtë është akoma këtu. Nuk është më çështje librash më, është çështje sistemi. Kush e ndjen veten shqiptar, sot duhet të jetë mes nesh”, u shpreh ndër të tjera pedagogia, e cila disa ditë më parë në një emision televiziv ka akuzuar kryeministrin se është përpjekur t’i bëjë presion, duke e telefonuar për 10 minuta.
Qeverisja e Ramës degradoi shtetin, emergjente rrëzimi i këtij modeli!
Nga Bujar NISHANI
Ne shqiptarët e Shqipërisë hymë në vitin 2019 në një situatë tejet të vështirë në të gjithë kompleksitetin e saj dhe me psikologjinë e “të pamundurës”, në besim e shpresë pothuajse të degraduar, jo vetëm si koncept dhe ligjësi por si ndjesi e përjetim.
Nëse do të adresonim përgjegjësitë për këtë katandisje, ajo nuk do të përjashtonte askënd, asnjë aktor, asnjë faktor, asnjë grupim shoqëror, asnjë individ të kësaj shoqërie.
Padyshim jo me përgjegjësi të njëjtë. Përgjegjësi që zbret në piramidën e peshës së saj por që nuk lë pa prekur, qoftë dhe milimetrikisht, çdokënd prej nesh. Por nëse vërtitemi në qerthullin e retorikës virtuale të përgjegjësive nuk do mbërrijmë kurrë gjëkundi dhe rrezikojmë seriozisht të vijojmë të mbetemi peng i Status quos së krijuar.
Përgjegjësia e seicilit që ndihet i/e tillë dhe më së shumti është i/e përgjegjëshëm, sot kërkon që të sfidojmë seriozisht e me çdo çmim, burimin e rrjedhjes të së keqes.
Modelin e kësaj qeverisjeje që vit pas viti, muaj pas muaji, ditë pas dite që nga shtatori i 2013 shkaktoi këtë destruktivitet të shoqërisë, këtë zhbërje të shtetit dhe këtë degradim të imazhit të këtij populli.
Modelin, që ja dorëzoi vullnetin politik të popullit individëve apo dhe grupeve kriminale me axhendë, interesa, skrupuj dhe psikikë krejt të ndryshme nga ajo e shumicës dërrmuese të shoqërisë pavarësisht se cilit afilacion partiak i përket.
E mbushi Parlamentin, bashkitë, administratën shtetërore, policinë, doganat, tatimet, agjensitë shtetërore me vrasës, trafikantë, keqbërës dhe kriminelë ordinerë.
Sikur ta kishte mbushur veç me militantët partiak, thjesht do të ishte gabim por jo kriminale, siç e bëri duke e mbushur me të inkriminuar.
Modelin, që ktheu në politikë të vullnetshme shtetërore kultivimin masiv të kanabisit me nxitje dhe mbrojtje policore, duke e kthyer traditën e investimit nga agroproduktet tek kanabisi edhe atje ku kurrë nuk ishte përmendur si specie kultivare.
Ekzekutimet dhe zhdukjet masive për shkak të bisnesit të narkotikëve ishin të pashmangëshme e nuk do të përfundojnë lehtë për shkak të këtij modeli qeverisës.
Modelin që ngriti në sistem merite korrupsionin dhe vjedhjen e parasë e pasurisë publike duke shkatërruar rregullin numër një të zhvillimit të kapitalit, konkurencën e lirë.
Në të gjitha vitet e qeverisjes së këtij modeli, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar e raportuar miliarda lek abuzime e dëme të buxhetit të shtetit.
Përkundër asaj, disa miliarda të tjera shpërdoruar për të financuar projektet e bisneseve të 5-6 oligarkëve, pa asnjë garë me të ashtuquajturat “ konçensione”.
Mosndëshkimi i askujt që vjedh e grabit nga maja e Piramidës, promovoi dhe kalçifikoi “modelin”; se i zotit dhe i fituar është ai që vjedh e grabit atë çka i takon të tjerëve.
Modelin, që vit pas viti varfëroi gjithmonë e më shumë tryezën dhe shtëpinë e shqiptarëve.
Taksa më të shumta e më të larta, karburanti më i shtrenjtë, energjia më e shtrenjtë, uji më i shtrenjtë, ushqimet më të shtrenjta, shtëpitë më të shtrenjta, ilaçet më të shtrenjta, arsimimi më i shtrenjtë, vende pune më pak.
Modelin, që e çoi borxhin publik nga 62% në 72% (pa llogaritur atë të fshehtin).
Rritja me 10 pikë % në pesë vite e zhyt ekonominë familjare të shqiptarëve në stanjacionin e varfërisë aktuale minimumi në 10 vite të tjera.
Megjithë këtë borxh pothuajse u zhduk koncepti i investimeve publike.
Përveç disa palmave të thara, pllakave të thyera në sheshe qytetesh, investimi publik u harrua edhe si term.
Modelin, që e degradoi shërbimin mjekësor dhe spitalet në ato të nivelit të Luftës së Parë Botërore.
Nevojën për trajtim mjekësor e ka gjithkushi. I moshuari dhe i vogli, i pasuri dhe i varfëri, fermeri dhe bisnesmeni, minatori dhe profesori. Gjithkushi !
Nëse 10% e qytetarëve të këtij vendi e kanë mundësinë të marrin një shërbim të nevojshëm e dinjitoz të kurohen e shpëtojnë jetën e tyre jashtë vendit, të tjerët janë të paradënuar të përpëliten në kushtet mizarabël që i katandisi spitalet ky model qeverisës.
Modelin, që ju imponoi studentëve shqiptarë ligjin më diskriminues të arsimit të lartë.
Në asnjë vend të botës nuk gjen një model ku për tu arsimuar në universitetet publike duhet të paguash “tarifën e aplikimit”, “tarifën e konkurimit”, “tarifën e rregjistrimit”, “tarifën e shkollimit”, “tarifën e studimit”, shto pastaj tarifa të tjera në të gjitha shërbimet kancelarike dhe laboratorike çka ju kushton familjeve mesatare shqiptare gati 50% të buxhetit familjar, strikt kosto formale, pa llogaritur jetesën e përditëshme të fëmijëve të tyre.
Modelin, që shndërroi çdo hapësirë të mundëshme për gjelbërim, ajër për jetesë, mundësi për lëvizje në kulla pafund betoni e hekuri deri mbi dritaret dhe çatinë e tjetrit.
Modelin, që dobësoi dhe goditi konsolidimin e rolit të faktorit shqiptar në rajon në një shërbim antikombëtar në interes të qarqeve më nacionaliste dhe shoviniste të këtij rajoni. Platforma e anashkalimit të Prishtinës, defaktorizimit të lidershipit politik në Kosovë dhe koncentrimin e procesit të normalizimit shqiptaro-serb në aksin Beograd-Tiranë sipas vizionit Vuçiç-Rama.
Faktori shqiptar në tërë historinë e këtij rajoni ka qenë veçse paqëtues dhe askurrë agresor, ka qenë veçse përfshirës dhe asnjëherë përjashtues, ka qenë çdoherë mikpritës dhe në asnjë rast dëbues. Historikisht mbrojtës, kurrë sulmues.
Kjo trashëgimi dhe kulturë në terma të një konsolidimi më të madh si faktor veçse do të rriste garancitë e parandalimit të destabilizimeve.
Kjo potencë u defektua dhe u infektua seriozisht nga ky model i të shiturit që sot duhet sfiduar.
Modelin, që riktheu eksodet masive të largimit nga vendi të qindra mijëra personave njësoj siç linin vendin e tyre sirianët dhe afganët nën luftë.
Larguan të rinjtë, të shkolluarit, të papunët por dhe bisnesmenë të mesëm, familjarë madje dhe fëmijë ende të parritur në gjirin e familjes.
I përzunë mes dhimbjes shqiptarët siç kurrë as nga pushtuesit e huaj.
Modelin, që përpos gjithë këtyre vrau shpresën dhe tenton çdo ditë të groposë besimin. Shpresën se e keqja mund të ndalet. Besimin se normaliteti mund të rikthehet edhe ndër shqiptarët.
Modelin, që mendon se mund të gënjejë e mashtrojë përsëri e përsëri, pa turp shqiptarët, se po bën ndryshime në qeveri.
Që të provohej dështimi i kësaj qeverie nuk ishte e nevojshme që ta pranonte vetë ky kryeministër duke shkarkuar 2/3 e Qeverisë.
Emergjente për shqiptarët nuk është largimi i disa ministrave, disa prej tyre të dhunuar në dinjitet dhe integritet nga kryeqeverisësi dhe disa të tjerë të zhytur kokë e këmbë në batakun e qelbur të krimit dhe korrupsionit.
Emergjencë është të ndryshohet qeverisja, modeli i saj, sistemi i inkriminuar i korrupsionit, trafikimit, vjedhjes dhe mashtrimit. Të mbyllet Burimi i të Keqes.
Fanatikët e vetëm të ruajtjes së këtij burimi të së keqes sot kanë mbetur veçse disa rrjeshtime fondamentaliste të cilat tmerrohen se do të humbasin qylin e përvetësimeve. Modeli i qeverisjes aktuale është një sponsorizim antishqiptar i qarqeve më ekstremiste shqiptarofobe. Përmes sponsorizimit të këtij modeli ata synojnë të profilozojnë në sytë dhe perceptimin ndërkombëtar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kjo nuk ka të bëjë me Partinë Socialiste, as me votuesit apo simpatizantët socialistë. Ata për fat të keq janë përdorur për të ngritur këtë model monstër qeverisjeje dhe kreaturën që shpërfytyroi dhe degradoi një vend dhe shtet të tërë që dhe ashtu ishte i lënduar dhe drobitur nga një diktarurë makabre dhe tranzicion post-diktatorial plot trauma.
Ndaj, emergjente sot është rrëzimi i këtij modeli, mbyllja e Burimit të së Keqes.
Studentët: Nuk përjashtohet mundësia për grevë urie!
“Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë sepse po humbasim vitin akademik. Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët na mbështesin. Ekziston ideja edhe për grecë urie, por nuk kemi vendosur ende. Do vijojmë çdo ditë protestat. VKM nuk i zgjidhin kërkesat tona”, tha një studente gjatë protestës para Kryeministrisë.
“Disa pedagogë janë në mbështetje tonë, por disa të tjerë jo. Është e habitshme që ka pak njerëz, por ne do luftojmë për kërkesat tona. Ne presim pjesëmarrje më të madhe. Kryeministri ti shohë pak më mirë kërkesat se mbase nuk i ka lexuar mirë. Asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar. Do vijojmë të protestojmë”, u shpreh një nga studentët.
Studentët: Jemi në dy fronte, në shesh e bojkot të universiteteve
Pas festave të fundvitit, studentët rikthehen sërish për të protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar sërish auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre. Studentët kërkojnë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte. Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.
“Edhe nëse nuk protestojmë në shesh do ketë bojkot total të universiteteve”, thotë një studente.
Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.
Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.
Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera siç janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.
Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit
Nga Ylli Manjani
Partia e indiferentëve është padyshim sot për sot më e madhja.
Njerëz të pakënaqur e të zhgënjyer sa më s’ka nga politika janë shumë më shumë sesa ata që ende bëjnë tifozllëk për të.
Ata që nuk duan më as të votojnë janë rritur shumë. Ka shumë dhe opozitarë madje që thonë “nuk votoj më”, “ ose do ja jap votën dikujt kot”…
Mirëpo qytetarisht mosvotimi (mospjesmarrja dhe shkatërrimi i votës) dëmton demokracinë. Kjo e fundit ka nevojë në mos për ndryshim politik, të paktën për rotacion.
Rotacioni nuk ka shans të ndodhë nëse njerëzit nuk votojnë masivisht ose hedhin votë kuturu deri në pavlafshmëri të saj.
Qeverisja e sotme, më populistja pas regjimit komunist shpik çdo gjë për të trembur, larguar e demotivuar njerëzit të votojnë.
Shpikin teori që “s’ka opozitë”; “politika është e keqe”; “sondazhet na nxjerrin fitues” ose stimulojnë “të pavarur” apo teoricienë “anti-sistem” vetëm e vetëm që të demotivojnë njerëzit që të merren me politikë dhe të dalin e të votojnë.
Nëse ja arrijnë qëllimit, do jenë gjatë në pushtet. Dhe jo për faj të opozitës, por të njerëzve që nuk votojnë.
Vetëm pjesëmarrja masive në votime dhe mos shpërdorimi i saj garanton rotacion politik.
Çdo kush duhet të llogarisë se mos hedhja e votës së tij është plus dy për qeverinë.
E kuptoj që ka debat mbi partitë, demokracinë e besueshmërinë e tyre, për pushtetin politik që del gjithnjë mbi çdo sistem ligjor, por kjo nuk duhet të na çojë tek heqja dorë nga ROTACIONI politik!
Partitë duhet të vijnë e të ikin nga qeverisja. Ky është rregulli nga i cili nuk mund te heqim dorë.
Kjo do ishte fundi i demokracisë!
Mospjesëmarrja në politikë dhe në votime është baraz me vendosjen e diktaturës!
Mos u merr me politikë, nuk është e detyrueshme, por VOTO! Kjo e fundit është DETYRË!
Përse duhet të konsumoni më pak mish
Mishi ka qenë ndër ushqimet që ka ndihmuar njeriun të mbijetojë dhe të evolojë, qindra mijëra vite më parë. Njeriu gjahtar, e ka organizuar jetën e tij rreth gjësë së gjallë, duke shpikur mjetet e gjuetisë dhe duke ndarë punët në familje dhe komunitet rreth ushqimit. Në periudhën e agrikulturës, ai arriti të zbusë dhe mbarështojë kafshë për t’i marrë qumështin dhe mishin. Pas luftës së dytë botërore, filloi edhe prodhimi industrial i mishit. Ky i fundit, rezultoi në një rritje drastike të konsumit të mishit, një rritje që ende po vazhdon, sidomos pas hiper-prodhimit të tij nga vende si Kina.
Konsumi i mishit te kuq, veçanërisht vicit dhe derrit, ka një impakt katastrofik në ambient, duke nxitur ngrohjen globale, dhe ndotjen e tokës dhe ujërave.
Planeti ynë kërcënohet prej kohësh nga ndotja dhe ndryshimet e rrezikshme klimaterike. Strategjitë e reduktimit të mbetjeve dhe riciklimit të tyre, si dhe prodhimi i energjisë me metoda ekologjike, janë duke zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm, por shkencëtarët po këmbëngulin për një masë akoma me radikale në stilin tonë të jetesës, e cila mund të jetë nga më të fuqishmet: të hamë shumë më pak mish nga sa jemi mësuar.
Industrializimi i bujqësisë dhe blegtorisë, është një nga nxitësit e shfarosjes më të keqe të specieve, që pas asaj te dinozaurëve, që do të thotë se 96% e gjitarëve sot përbëhet nga njerëzit dhe kafshët e prodhimit të mishit.
Ndotja që i bëhet ekosistemit nga prodhimi industrial i mishit, është më e madhe se ndotja që shkaktohet si rrjedhojë e gjithë makinave, kamionëve dhe aeroplanëve të të gjithë botës. Rritja e kafshëve për mish, rrezikon zhdukjen e shumë kafshëve të tjera, sikurse gjithashtu infekton lumenj, dete dhe ka arritur deri në oqeane.
Në disa vende, është e nevojshme të ulet konsumi i mishit me plot 90%, nëse duam të parandalojmë pasojat dramatike të ndryshimeve të klimës. Duke marrë parasysh rritjen shpërthyese të numrit të njerëzve që do të popullojnë botën deri në 2050, edhe bulmeti dhe vezët do duhet të zëvendësohen më shumë me ushqime bimore. Pra, faktet po tregojnë se njeriu duhet të kthehet në një – pothuaj vegjetarian, e shprehur ndryshe, me një term më të ri, fleksitarian (flexitarian).
Çfarë do të ndodhë nëse konsumojmë me pak mish?
Do të infektohemi me pak nga mikrobet e rrezikshme që transmetohen nga kafshët te njeriu në sajë të mishit.
Do të ngarkohemi më pak me antibiotikë dhe hormone
Do të rrezikojmë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje kanceri.
Do të evitojmë yndyrna të cilat nxisin inflamacion = sëmundshmëri.
Do të evitojmë keqtrajtimin dhe masakrimin e miliona kafshëve çdo vit.
Si mund te zëvendësoni mishin në ushqimin e përditshëm?
Mishi është pa dyshim një nder ushqimet më të pasura në lëndë ushqyese të domosdoshme, si hekuri, zinku, vitamina B12, vitamina A, etj. Por, elementi ushqyes më i çmuar i tij është hekuri. Nëse vendosim të evitojmë mishin e kuq, do duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura për të plotësuar këtë mineral tërëndësishëm. Këto zgjedhje janë perimet me ngjyre jeshile, fasulet, thjerrëzat, panxhari, peshku i vogël që konsumohet bashke me hala, çokollata e zezë, kuinoa dhe kërpudhat. Nga ana tjetër, duhet të rrisim konsumin e ushqimeve të pasura në vitaminë C, për të ndihmuar përthithjen e hekurit.
A duhet të bëhemi vegjetarian?
Jo, nuk është e nevojshme që të eliminoni krejtësisht mishin nga ushqimi juaj, thjesht bëhet fjalë për ta kufizuar konsumin e tij. Ju mund të konsumoni një sasi të vogël mishi (rreth 120gr/javë), të shpërndarë në sasi të vogla në disa vakte, sepse prezenca e tij rrit gjithashtu përthithjen e hekurit që gjendet te ushqimet bimore. Ky rekomandim vlen veçanërisht për mishin e vicit dhe të derrit. Por, mirë është që edhe konsumi i mishit të pulës dhe peshkut të reduktohet në sasitë që rekomandohen për ushqyerje të kompletuar, që do të thotë, 1 herë në javë mund të konsumoni 100-150gr mish pule, dhe 2-3 herë në javë 150gr peshk, mundësisht nga peshkim që mbron ekosistemin.
Nëse dëshironi një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, filloni nga sot, konsumoni më pak mish!
Dieta që duhet të ndiqni pas festave
Me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë disa këshilla për mënyrën si duhet të ushqeheni. Kjo vjen si pasojë e abuzimit me ushqimin pasi dihet se të gjithë e teprojmë me ushqimin kryesisht me ëmbëlsirat. OBSH këshillon të ndryshohet ushqimi herë pas here, të reduktohet sasia e konsumit të kripës, të yndyrnave, sheqerit dhe të alkoolit.
Për të pasur një dietë të balancuar, është e rëndësishme të konsumoni një miks ushqimesh bazë, si karbohidratet, drithërat, frutat, perimet e freskëta dhe ushqimi me origjinë shtazore (si mishi, peshku, vezët dhe qumështi).
Për të zvogëluar konsumin e yndyrave, sugjerohet që gjalpi të zëvendësohet me vajin e ullirit, të misrit dhe të lulediellit. Përdorni mishin e bardhë dhe peshkun.
Ndërsa për të reduktuar sheqernat, shpesh të fshehur në ushqimet dhe pijet e konservuara, duhet kufizuar konsumi i pijeve me gaz dhe të sheqerosura, sidomos te fëmijët.
Ushqimet duhet t’i gatuani në avull, zëvendësoni ushqimet e skuqura me ushqime të ziera ose të pjekura, sepse në këtë mënyrë ruajnë më mirë vlerat ushqyese.
Këto këshilla vlejnë për të luftuar infeksionet dhe probleme të tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Si të mbrojmë duart nga i ftohti
Në këto ditë të ftohta, nuk duhet të kujdeseni vetëm për fytyrën, por edhe për duart. I ftohti e dëmton lëkurën, edhe nëse jeni me dorashka. Ashtu siç kujdeseni për fytyrën çdo ditë, edhe për duart duhet të kujdeseni çdo ditë, pra ta ktheni në një rit të përditshëm, sidomos në këtë periudhë. Përkundrazi, duart shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë kujdes dhe trajtim. Ja disa këshilla që duhet të ndiqni:
-Larja e duarve. Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është i përditshëm, por në këtë periudhë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.
-Përdorni vaj ulliri. Për këtë rekomandohet të përdorni vajin e ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë dhe pak qumësht apo kos.
-Përdorni krem. Përdorni krem për të patur duar të buta dhe të hidratuara por kujdes, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalpë shea, të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.
-Masazhoni duart para se të flini. Duke i masazhuar duart para se të flini me krem apo vaj bëni të mundur që vaji të penetrojë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.
“Habilajt” në Gjykatë!
Përfundojnë hetimet dhe dërgohet në gjykatë dosja për dosjen ‘Habilaj’.
Ndërsa ende nuk dihet fati i dosjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Burime thonë se prokuroria do të kërkojnë sërish afate të reja për hetimin ndaj tij, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit ‘Habilaj’ do të përballen me akuzat ndaj tyre në gjykatë.
9 të pandehurit, Mojsi Habilaj, Florjan Habilaj Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar seiti, Sabaudin Cela, Tigrens Mezuaraj, Maridjan Sulaj Armando Sulaj kanë përfunduar në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Disa prej të akuzuarve ndodhen në Itali e disa në Shqipëri.
Ata akuzohen për disa vepra të rënda penale, si krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike etj.