19.5 C
Tirana
E diel, 7 Shtator, 2025

Studenti, “replikë” me kryeministrin para Kryeministrisë!

Një student protestues ka mbajtur një fjalë të ndjerë përpara shkëve të tij të mbledhur përpara Kryeministrisë. Ai i dha përgjigje, 5 “kërkesave” të kryeministrit për popullin. “Do të bëj një replikë me kryeministrin, tha i riu. Sepse na tha:
“Kujdesu për të vërtetën! – Kujdesu për gjuhën e nënës! – Kujdesu për fjalën e babës! – Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu! – Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë…’
“Kujdesu për të vërtetën!”, citoi studenti. – Po për cilën të vërtetë?! A mund të themi ne mendimin tënd, me fjalët tona?!
“Kujdesu për fjalën e babës”, na tha. Po. Atë që nuk e arriti baba në vitet 90, do ta arrijmë ne sot revolucionin. Jo si atëhërë kur bëtë propagandë se iku komunizmi. Jo, se sot ata janë ende në pushtet.
“Kujdesu për gjuhën e nënës!” – Ne po kujdesemi, por ti e ke vrarë atë!
“Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu!” –Po, ndaj jemi këtu, për atë po kujdesemi.
“Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë!” – Po cilit fqinj t’i shkojë mbarë?! Atij që i shite tokën dhe detin?! Ne e duam tokën dhe detin, i duam të gjitha trevat, por ju po na përçani.
Kam dhe një fjalë të fundit: hoqe ministrat, po kush mban përgjegjësi për gabimet e tyrë?!”

Studentja që publikoi SMS-të me Ramën rrëfen kërcënimet e Qeverisë për të ndalur protestën

Me mbylljen e portave të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry si dhe gozhdimin e tyre nga studentët, rinisën protestat ashtu siç ishte paralajmëruar deri në plotësimin e 8 kërkesave.
Por edhe në kohën kur studentët ishin me pushime Qeveria përveç me propagandë nuk ka pushuar as me kërcënime përmes telefonit dhe hakerime në rrjetet sociale.
Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për “Ora News” se veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale:
“Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë”, tha Ana duke shtuar se studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total dhe nuk ka asnjë student që ishte për mësim.
“Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri”, tha Ana ndërsa për plotësimin e pikave nga Edi Rama, ajo ka mesazh të qartë:
“Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika. ”Ndryshe, në kohën sa ishin pushimet e studentëve dhe një numër i vogël i tyre ka protestuar në kryeqytet, Edi Rama ka vazhduar me propagandën e tij duke bërë shfaqje edhe miratimin e VKM-vë të ndryshme që vetëm me kërkesat e studentëve nuk kishin të bënin.

Denoncimi i studentit: Ja si tentoi vajza e deputetit të PS të ndalte protestën

Një denoncim publik është bërë sot nga një student, pjesë e protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa pretendohet se ka pasur përpjekje për përçarje. Në një lidhje direkte për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanËeb’ Erjon Skëndaj, studenti i Universitetit Bujqësor të Tiranës, akuzoi publikisht vajzën e deputetit të PS-së Pjerin Ndreu për qarkun e Lezhës, se ajo për disa ditë kishte tentuar që të ndalet protestën e sotme.
Ai tha se vajza e socialistit përmes thirrjeve në rrjetet sociale kishte tentuar që sot të organizonte një koncert tek Korpusi, ndërsa shtoi se ‘nuk ia doli, pasi nuk e hamë sapunin për djathë’.
Vajza e Pjerin Ndreut, deputeti të PS të qarkut Lezhë, ka tentuar që këto ditë përmes rrjeteve sociale të bënte një koncert te Politekniku por s’ja doli. Ne se hamë sapunin për djathë. S’do bëjmë siç bën Lali Eri, kur fton dikë në koncert. Thirrja jonë për bojkot total, ka bërë që shumë studentë nga rrethet mos të vijnë në Tiranë. Ne kishim sot një axhendë, që të mblidheshim në orën 8-10 tek fakultetet. Më pas në 10 do mblidheshim para Kryeministrisë. S’e çfarë do ndodh më pas, kjo do të jetë spontane. Shpresojmë që kryeministri Edi Rama të reflektojë dhe të dojë Shqipërinë”, tha studenti.

Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë

I vendoset eksploziv shtyllës së linjës së tensionit të lartë 400kV në Fushë Krujë. Në një njoftim shpërndarë mediave nga Operatori i Sistemit të Transmetimit thuhet se nga vendosja e eksplozivit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tënsionit të lartë.
Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, thuhet në njoftim.

Historia e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës

Nga Kadri Rrahmani

Nismtarët e themelimit të Partisë Demokratike në Kukës ishin studentët e Dhjetorit të 90-ës që sollën ndryshimin e madh, vendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe rrëzimin e regjimit famëkeq. Me 05.01.1991 u formua dega e partise Demokratike Kukës ku kryetar i parë i PD u zgjodh Pajazit Cahani, nënkryetar Shefqet Gjana dhe sekretar Isuf Spahiu. Kukësi ka qenë një ndër rrethet më të varfëra dhe të persekutuara nga regjimi komunist. Unë kam qenë një ndër antikomunistët më të flkatë të zones ; kur u bënë zgjedhjet në partinë në Kukës u caktova si komisioner në zgjedhjet e para demokratike që u zhvilluan në Shqipëri. Zona jonë ka patur shumë komuniste. Populli vazhdonte të ishte në një terror psikologjik. Ishte ditë e enjte, të dielen bëheshin zgjedhjet e para demokratike. E enjtja u gdhi plot thashetheme:- “Zgjedhje nuk do të ketë, qendra e votimit do të digjet , komisionerët do të varen , sigurimi i shtetit ka marrë komandat, kanë dalë në male”. Nga demokratët askush nuk kishte armë, tri net të paharruara por nata e fundit ka qenë shumë e gjatë. Unë kisha vetëm një thikë dhe sepatën e druve në dorë, qentë nuk pushonin se lehuri kujtoheshin njerëzit që ishin pushkatuar me gjyq e pa gjyq dhe ata që ishin zhdukur pa lenë gjurmë për 45 vjet.
Më në fund u gdhi një mëngjes shumë i bukur, ajo ditë qe e jashtezakonshme. Të gjithë njerëzit e vuajtur të lodhur e të rraskapitur ishin gjithë gëzim e shkelqim ne fytyrat e tyre të zbehta. Xhelatët që e kishin shtypur popullin për 45 vjet diktaturë me vrasjet burgosjet politike dhe rrëmbim të çdo prone. Këto sollën mjerimin dhe varfërim të pafundme për popullin për atë ditë nuk u dukën. Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhet me fjalë. E megjithatë rezultati ishte 72% që votuan për Partine Demokratike. Ato zgjedhje do t’i mbroja edhe me jetë po të ishte nevoja. Megjithëse në postet politike nuk u vunë ata që kishin vuajtur. Gëzimi i ditës së hënë nuk mund të përshkruhej: ishte dita e fitores, liria u fitua, varfëria kishte arritur kulmin, nuk kishte as bukë për të ngrënë por gëzimi e mundi varfërinë. “Fjala ogurzezë” Me një mik që kam lidhje miqësore nga ana e gruas. Ai komunist e bir komunisti e unë antikomunist dhe Demokrat ndaj dhe mbanim një shoqëri të ftohtë.
Tre dite pasi fitores së madhe u takova rastesisht me të dhe me tha: «O Kadri Rrahmani mos u gëzo shumë se ne dmth komunizmi do ta marrim prapë pushtetin, se ne jemi si rrënjet e hithrave». Dhe me të vërtetë në vitin 1997 Revolucioni Komunist e rrëzoi demokracinë aq sa mua më erdhi keq për popullin që prapë do të vuante prej komunizmit, më erdhi keq edhe për Evropën e Amerikën që nuk e ngritën zërin kundër këtij Revolucioni Komunist që e shembi demokracinë e porsalindur pas 45 viteve diktaturë. Në kohët e lashta murtaja dhe kolera kanë qenë dy sëmundjet më të rënda. Në kohen tonë murtaja dhe kolera ka qenë komunizmi dhe është edhe sot, vetëm emrin ka ndryshuar nga komunizëm në socializëm. Ta shet sapunin për djathë dhe të bën ta hash, diktaturën ta shet për Demokraci.

Demokracia nën thundrën e tutorëve!

Nga Bujar Vreto

Si sot 28 vjet me pare lindi ne perballje me terro-komunistet gazeta e pare Rilindja Demokratike. Mirenjohje per gazetaret dhe drejtuesit e RD-se qe me guxim, mposhten friken dhe perqafuan lirine.
Une nuk mund te jem krenar me secilin prej tyre sepse disa e braktisen kauzen e lirise dhe shtypit te lire duke u bashkuar me bijte e atyre qe per 50 vjet kishin shkaterruar pronen, familjen dhe ndjenjen kombetare.
Ne nuk arritem te qeshim kur zemra gezonte nga liria, ne nuk u investuam te fitonim respektin e njerëzve inteligjentë ne disa raste as dashurinë e fëmijëve.
Historia 28 vjecare ka treguar se gazetar, politikane e njerez te sfidave publike pa fituar vlerësimin e kritikëve të ndershëm nuk mund te kryejne misionin e tyre por predispozita eshte te kthehen ne tutore duke e shtypur popullin me thundren e rende qe administrojne nga pushteti.
Historia ka treguar se njerzit e ndershem ne funksione partiake, institucione publike e gazetari duhet të durojne tradhtinë e shokëve falsë por edhe kur kopilat vihen ne sulm per te rifituar ofiqet e humbura me ane te mashtrimit, shpifjes e forma te tjera qe vetem ata si batakcije dine ti bejne.
Historia ka treguar se njerzit e ndershem ne funksione partiake, institucione publike e gazetari duhet te vlerësojne bukurinë, të gjejne më të mirën te të tjerët dhe te lën ambjentin ku kontribuan pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me nje dokumentacion perfekt, me nje zgjidhje te ceshtjeve emidjate, ose një rrethanë sociale të shpenguar.
Me punen tone ti mundesojme dikujte një jetë pa vuajtje vetëm sepse kemi qenë aty dhe nuk jemi udhehequr nga mahnia e syrit nga xhepat por nga sherbesa dhe misioni njerzor.
Historia ka treguar se njerzit e ndershem ne funksione partiake, institucione publike e gazetari, gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm,se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që duam të bëjmë. Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë dhe per gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i kemi bërë gabim sepse do t’i rregullojmë gjatë kohës.
Historia ka treguar se njerzit e ndershem ne funksione partiake, institucione publike e gazetari shpesh here nuk kane ber ate qe duhet ne kohen e duhur duke humbur ato momente te arta vetem nga frika per te guxuar. Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në fakt është e kundërta. Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.
Une, kthej koken gjithmone pas; Jo per ndonje gabim se po i korigjoj me kohen por per dhjetorin e pare se po te kishim bere ate qe duhet ne 1990 nuk do kishim dhjetor te dyte. Ne Shqiperi do ishte kthyer prona, do ishin rehabilituar shtresat sociale, do ishte stabilizuar ekonomia me te ardhura mesatare e te larta dhe nuk do guxonte kush te sillej si sheik ne drejtimin e qeverise, pra do ishim integruar ne Bashkimin Europian me dinjitet dhe paritet.
Hija e zhgënjimit (1990) do me ndjeke gjithmone nga pas “Ah, sikur..’’
Njerez te lire, behuni bashke me studentet te perfundojme ne dhjetorin e dyte ate qe sbem ne dhjetorin e pare dhe mos presim per dhjetorin e trete. Kaperceni friken sepse kauza eshte me e madhe se ajo.
REALITETI ESHTE KY..
*Kryetar Dega E PD Librazhd

Minatorët i bashkohen protestës së studentëve: Kemi ardhur nga Puka e Mirdita, do të vijnë edhe nga Bulqiza

Protestës së studentëve të universiteteve publike që po mbahet para Kryeministrisë i janë bashkuar edhe minatorë nga Puka dhe Mirëdita.
Në një prononcim për balkanëeb një prej protestueseve tha se kërkesat e studentëve janë legjitime, ndërsa shtoi se ishin bërë pjesë e kësaj kauze edhe për kërkesat e tyre, siç është edhe marrja e statusit. Minatori tha se për gati 28 vite kjo kategori është mashtruar nga të gjitha qeveritë.
“Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin. Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha minatori.

Shpërthen revolta në të gjithë vendin, pas studentëve edhe naftëtarët në protestë

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm, ku kërkojnë furnizim me lëndë të parë që të punojnë në rafineri.
Për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina ka ndalur së punuari, duke lënë në mëshirë të fatit qindra punëtorë, ndërsa Bankers Petrolium refuzon t’i shesë naftë rafinerisë në Ballsh. Edhe sot nafëtarët janë grumbulluar para prefekturës së Fierit, ku kërkojnë të kenë lëndë të parë që të mund të vazhdojnë punën, pasi ata shprehen se kjo është jeta e tyre.
“Duam 2500 ton naftë pune në ditë, në mënyrë që rafineria të vijojë punën normalisht. 60 përqind e naftës dëgohet te Petrolifera në Vlorë dhe ne lihemi pa punë. Duam naftë, nafta është jeta jonë”, shprehen disa prej protestuesve.
Ata kanë të gjithë vetëm një kërkesë, lëndë të parë që të vazhdojnë punën.
Naftëtarët do të qëndrojnë rreth 1 orë para Prefekturës, e më pas do të marshojnë në drejtim të Bankers Petrolium.
Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga protestat, ku studentët në të gjitha universitetet kanë bojkotuar mësimin dhe kanë vazhduar protestën e tyre të ndërprerë për shkak të festave të fundvitit.

Studentët tjetër surprizë Ramës para Kryeministrisë (Foto)

Studentët vijojnë protestën tyre para Kryeministrisë, pas ndërprerjes së përkohshëm për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të tyre në shtëpi.
Ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre dhe janë bashkuar para Kryeministrisë kur kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave; uljen e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo anulimin e ligjit të arsimit.
Si dje ashtu edhe sot, ata paralajmëruar për surpriza për kryeministrin Edi Rama, ndërsa ësthë zbuluar njëra prej tyre.
Ata kanë ideuar pankarta në formën e paketave, mbi të cilat shkruhet: “Dialogu me KM dëmton rëndë veten & njerëzit rreth teje”.

Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin: Nuk do t’u kthehemi auditorëve, ka përpjekje për të përçarë protestën

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës, kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor.
Studentet e Fakultetit të Ekonomisë në qytetin juglindor, u grumbulluan tek korpusi universitar.
Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej tyre.