Protesta e studentëve përpara kryeministrisë ka marrë përmasa të mëdha, pasi bashkë me të rinjtë janë bashkuar sot minatorët dhe naftëtarët nga e gjithë Shqipëria.
“Në emër të minatorëve, naftëtarëve, studentëve, i drejtohem Edvinit: Largohu!”, tha njeri prej protestuesve. Thirrja “Largohu, Rama” ka shpërthyer me megafon nga zërat e baballarëve protestues, të zhgënjyer nga premtimet për statusin e profesioneve të tyre, nga mosrritja e pensioneve dhe barra ekonomike, që u ka sjellë ligji i Arsimit të Lartë.
Protesta e studentëve para Kryeministrisë: Edvin largohu!
Fshatrat e Bulqizës në izolim nga bora, banorët apelojnë për hapjen e rrugëve
Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa fshatra në Bulqizë. Banorët thonë se iu duhet që disa rrugë ti përshkojnë në këmbë, pasi lëvizja me automjete është e pamundur.
Ulja e ndjeshme e temperaturave vijon të mbajë mbërthyer fshatrat e Bulqizës Banorët kërkojnë ndihmën e pushtetit vendor për hapjen e rrugëve.
“Nuk lëvizet këtu, akull krejt rruga. Vi nga jashtë krejt rruga mirë, sa hyn në doganë si me hy, nuk e di çfarë të them. Nuk kalohet, e sheh dhe vetë si është rruga. Me zor, me zinxhirë. A punon ky shtet apo jo”?
“Janë bllokuar rrugët prej akullit, unë ec në këmbë”.
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, tha se problem mbeten fshatrat Tërnovë e Madhe dhe e Vogël, të cilët janë të izoluar totalisht.
Në këto fshatra, trashësia e dëborës shkon në 40 centimetra.
Avni Muliu: Aty bëhen rreth 115 shtëpi, rreth 200 e ca banorë. Po merremi me menaxhimin e situatës. Është një urdhër i Ministres së Mbrojtjes që e ka çuar për përballimin e emergjencave.
Në Bashkinë e Dibrës të izoluar kanë mbetur fshatrat e njësive Lurë e Selishtë. Këto dy njësi administrative nuk kanë komunikim me Rrëshenin dhe me Peshkopinë.
Sakaq, ulja e ndjeshme etemperaturave në Bulqizë që shkojnë deri në -10 gradë, kanë nisur të shkaktojnë probleme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e ngrirjes së tubacioneve.
/OraNews
Policia rrethon studentët tek Fakulteti Ekonomik!
Policia nis terrorin ndaj studentëve në kryeyqtet. Një incident ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet. Disa studentë kanë shkuar pranë Fakultetit për të bërë një mbledhje që lidhet me protestën që do të rifillojë të hënën e 7 janarit.
Studentët kanë thënë se tek porta e Fakultetit janë mbledhur disa forca policie dhe nuk po i lejojnë të futen në Fakultet për të zhvilluar mbledhjen.
Paralajmërimi i fortë i deputetit: Së shpejti publikojmë materiale “të nxehta” për Ramën
Gjatë muajit janar pritet të ketë zhvillime të nxehta politike, të cilat nisin me protestën e studentëve ditën e hënë.
Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari ka paralajmëruar publikimin e disa materialeve që do të demaskojnë qeverinë.
Përzgjedhjen e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, Brahimllari e ka konsideruar si një provokim për opozitën.
Sipas tij, ky post kërkon një figurë të lartë politike, gjë që nuk e reflekton CV-ja e Cakajt.
Për protestën e studentëve, Brahimllari shprehet i sigurt se në datën 7 janar do të rikthehet më e fuqishme.
Kjo, sipas tij, pasi VKM-të për uljen e tarifave të studimit janë mashtrim pasi ato nuk janë reflektuar me ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Grabitësi me maskë kllouni sonte bën xing!
Siç edhe është lajmëruar përmes spotit, i cili shkaktoi shumë debate këto ditë nëpër rrjetet sociale, sot në mbrëmje kryeministri Rama do të jetë i ftuar në shown televiziv “Xing me Ermalin”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i cili shkruan në një status në facebook: “Grabitësi me maskë kllouni. A ka njeri me dy pare mend që ka dyshim që Rama është grabitqar si një piranjë i fondeve dhe pasurive publike?”.
Bylykbashi shkruan gjithashtu ndër të tjera se sonte grabitqari dhe sharlatani bëjnë xing bashkë tek një person.
Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit
Grabitësi me maskë kllouni. A ka njeri me dy pare mend që ka dyshim që Rama është grabitqar si një piranjë i fondeve dhe pasurive publike? Koncensionet, PPP-të, taksat që rriten dhe paratë e taksave që shkojnë për të paguar koncensionet e oligarkëve, tenderat me maksimumin e fondeve me një garues të vetëm, çmimi i karburantit i lartë edhe kur bie Euro, 30 milionë Euro të vjedhura me dokument te falsifikuar. Doni më?
A ka njeri dyshim që Rama është një sharlatan që politikën e sheh si karagjozllëk që nga mënyra si cakton ministrat për t’i perdorur si grabitës, deri tek shitja e shkeljes së të drejtave si “bërje shteti”?
Sonte grabitqari dhe sharlatani bëjnë xing bashkë tek nje person. Gjithesesi, nuk është hera e parë. Duartrokisni dhe filloni debatoni a është grabitës apo klloun, por në fakt, ai është dy në një.
I keni harruar këto foto?
Bledi KASMI
Janë të ashtuquajturat komitete të shpëtimit publik të rebelemit të Marsit ’97, që digjnin “RD”.
Asgjë nuk ka ndryshuar nga soji i tyre sot dhe as që bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrim ndaj monstrave të së djeshmes të diktaturës dhe pinjollëve të sotëm të regjimit që kanë të njëjtën ideologji vrastare ndaj demokracisë si ai i para viteve ’90.
Jemi sërish përballë në një betejë që ka ndryshuar formën, por jo thelbin e saj. Ata në anën e mohimit të dy të drejtave elementare të qytetarëve; të drejtës për të patur shtyp të lirë dhe liri fjale si dhe të drejtës për të votuar të lirë, dhe ne në anën tjetër të barrikadës për ti rikthyer këto dy të drejta të mohuara shoqërisë në këto vite të organizatës kriminale në pushtet.
Kanë bërë gjithçka në çdo kohë që nga dita e parë e daljes së numrit të parë të kësaj gazete që ta mbyllin me të gjitha format dhe mënyrat “RD” përmes kërcënimeve, presioneve dhe djegjes së gazetës, por nuk kanë mundur dot.
Po përse gjithmonë kanë dashur ta asgjesojnë?
Nuk mund të harrojnë kurrë atë që përfaqëson historia e kësaj gazete dhe ajo që simbolizon kjo gazetë, fjalën e lirë përmes të cilës i dha frymë një shoqërie të shtypur për t’u ringritur. Zbuloi të vërtetat e hidhura të diktaturës dhe u përball me aparatin e propagandës të regjimit duke e shkërmoqur përmes të vërtetës.
Asgjë nuk ka përfunduar. Vështirësitë na kanë bërë edhe më të fortë dhe beteja vazhdon. Jemi në prag të një kryengritje finale që do të fshijë ngrehinën e një regjimi oligarkik që është ngritur mbi padrejtësinë dhe këtë askush nuk do të mund ta ndalë, as mediat e blera dhe miliardat e vjedhura shqiptarëve dhe ato të trafiqeve.
Të hënën gazetarë, politikanë dhe miq të gazetës do të kujtojmë në një ambjent modest 28 vitet e të parës gazetë opozitare duke e kthyer këtë takim të përvitshëm në një kuvend të gazetarëve dhe fjalës së lirë kundër shtiblerjes së mediave.
Kush është ministrja e re që u la borxh farmacistëve miliona lekë, denoncimi te Berisha
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e mbërritur në adresë të tij nga një qytetar, i cili shkruan se, ministrja e re e Ekonomisë, Anila Denaj në kohën që drejtonte Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, la të gjitha farmacitë në borxh pasi nuk likuidoi asnjërën prej tyre që nga shtatori i vitit të kaluar.
Sipas qytetarit që denoncon tek Berisha, farmacitë janë në prag të falimentimit sepse depot nuk japin ilaçe pa paguar paratë për furnizimet.
Sipas tij, sa herë që farmacistët kanë shkuar t’i ankohen ish-drejtoreshës, Anila Denaj, kjo e fundit nuk i ka pritur sepse sipas qytetarit, nuk ka fytyrë t’ju dali përpara farmacistëve që kërkojnë lekët e tyre.
Berisha shkruan në profilin e tij në facebook se Denaj, pas falimentimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të marrë në dorëzim financat e falimentuara të shtetit.
Statusi i plotë i Berishës
Dena, mikesha e Madam Rames pas falimentimit te Fondit te Sigurimeve Shendetesore do marre ne dorezim financat e falimentuara te shtetit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Doktor ju uroj shendet,dhe viti qe vjen te jete liruar nga kerma Edi Rama. Nje denoncim nga nje shok i imi qe e shte Farmacist. Ish- drejtoresha e fondit te sigurimeve,pervec qe sberi asgje 1 vit e ca muaj qe ndejti ne ate detyre,nje pa aftesi te frikshme qe kto rilindsit te afte jan vetem per te vjedhur… la te gjitha Farmacit ne Borxh sepse nuk likuidoj asnje farmaci qe nga shtatori 2018 e deri me sot. Farmacit jan ne prag falimentimit se depot nuk japin pa lek furnizim dhe Fondi nuk ka leshuar leket e rimbursimeve per farmacite….ky shoku im qe ka farmaci thote qe shteti me ka 48 miljon lek dhe nuk na i jep,janari eshte me receta 2 mujore dhe depot nuk na japin barna me lekuiditet te vonshem sepse dhe ato depot jan ne kriz nga borxhi qe mbartin farmacin…kur shkojne te pyesin tek fondi i tiranes ajo drejtoresha 28 vjecare nuk del ne pune se ska fytyre ti dali para farmacisteve qe kerkojne leket e tyre… ky eshte vetem nje shtet i falimentuat…se si jetojne njerezit ne ate vend nje zot e di…rrespekte Doktor…
Mesazhi i gazetarit: Falë “RD”, Bashës dhe Berishës sot unë jam gjallë
Në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, gazetari Telnis Skuqi rrëfen një nga momentet më të vështira të jetes së tij, kur ai u kërcënua me jetë nga bandat e trafikut të drogës dhe mundi të shpëtojë vetëm pas ndërhyrjes së gazetës RD, Kryetarit të PD, Basha dhe ish-Kryeministrit Berisha. Ndonëse Skuqi nuk jep shumë detaje se si mundi të shpëtojë, ngjarja ka të bëjë me ndjekjen që ju bë atij nga trafikantët e drogës pasi denoncoi trafikun e drogës nga baza ushtarake e Kardhiqit në Gjirokastër. Gazetari Skuqi është larguar nga Shqipëria pas presioneve dhe kërcënimeve të trafikantëve të lidhur me pushtetin dhe ka përfituar azilin politik në Norvegji.
Postimi i plotë i Skuqit
Në Gjirokastër të ishe korrespodentë i gazetës “RD” (Rilindja Demokratike), ishte i persekutuar, por sinqerisht unë jam krenar që fal kësaj gazete u shkruajtën dhe u dokumentuar disa nga skandalet më tragjike të rilindjes në jug të Shqipërisë.
Nuk është e lehtë të thuash disa të vërteta përpara se të ndodhin, siç ishte rasti i avionëve të drogës, apo parandalimi i një skandali seksual të një 62 vjeçari nga Saranda, që ishte i “uritur” të bënte seks me një 14 vjeçare për të siguruar një vend pune nënës së saj, pasi këtë të drejtë ia jepte rilindja e Edi Ramës.
Fal stafit të gazetës, por veçanërisht kryeredaktorit Bledi Kasmi, kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, si dhe liderit të demokracisë, Sali Berisha, sot unë dhe familja ime jemi gjallë.
Gëzuar ditëlindjen “RD”!
Sot dita e fjalës së lirë!
Nga Sali BERISHA
Te dashur miq, si sot 28 vite me pare nje grup intelektualesh, gazetaresh, poetesh e shkrimtare te njohur te vendit, ne zbatim te nje vendimi te dhjetorit 1990 te Partise Demokratike te Shqiperise, themeluan si organ te kesaj partie gazeten e pare opozitare te vendit, “Rilindja Demokratike”.
Ata themeluan dhe shnderruan qe ne numrar e pare kete gazete ne organ te fjales dhe mendimit te lire pas 47 viteve te diktatures me te eger moniste te kohes. Gazeta “Rilindja Demokratike” do behej me shpejtesi media me e hapur dhe me e dashur per shqiptaret dhe do luante nje rol thelbesor ne permbysjen e diktatures moniste.
Sot pas 28 vitesh regjimi i kakistokracise i neobllokmenit Edvin Kristaq Rama perben perseri nje rrezik madhor per fjalen dhe shtypin e lire ne Shqiperi prandaj kjo dite historike fton inteligjencen e vendit dhe mbare shqiptaret te mbrojne me çdo çmim fjalen e lire, lirine e mendimit dhe shtypit te lire si themelin e te gjitha lirive te individit dhe te shoqerise.
Me kete raste le te perulemi me nderimin me te thelle para themeluesve, drejtuesve, bashkpuntoreve te “Rilindjes Demokratike” te ketyre 28 viteve dhe t’i urojme kesa gazete suksese me te medha ne misionin e saj! Gezuar!! sb