29.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025

28 vjet nga numri i parë i RD, Basha mesazh për gazetarët: Kurajo dhe vendosmëri për misionin e shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar 28 vjetorin e themelimit të gazetës ‘Rilindja Demokratike’, e para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë.
“Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, grabisë dhe përçajë shqiptarët”, shkruan ndër të tjera Basha në një postim në Facebook.
Postimi i Plotë
Si sot 28 vite më parë lindi bashkë me shtypin e lirë Rilindja Demokratike. E para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë erdhi në jetë bashkë me pluralizmin politik dhe me lirinë e shprehjes. Në betejë prej ditës së parë me gënjeshtrat, manipulimin dhe propagandën komuniste, RD arriti brenda një kohe të shkurtër të kthehej në manualin e ideve të demokracisë, të pluralizmit dhe europianizmit. Kësisoj ajo ishte edhe fidanishtja e brezit të parë të gazetarëve dhe analistëve të medias dhe të fjalës së lirë.

Bashkëndaj sot me mijëra qytetarë mirënjohjen e thellë për të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e RD-së në vite, që me kurajo, mençuri dhe vendosmëri kontribuan për lindjen dhe rritjen e RD duke triumfuar mbi presionet, kërcënimet dhe shantazhet.
Me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.
Një falenderim të veçantë kam për Bledi Kasmin dhe gazetarët e bashkëpunëtorët e sotëm të Rilindjes Demokratike të cilët vazhdojnë çdo ditë betejën për të vërtetën, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rilindja Demokratike është sot një nga të paktat media të lira në Shqipëri që lufton për interesin publik. Urimi im është që të vazhdojë të mbetet përherë e tillë.
Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, grabisë dhe përçajë shqiptarët.
Shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vetja, tek njëri-tjetri, tek ndryshimi dhe tek e ardhmja. Ndaj këtë ditëlindje të medias së lirë, ju uroj gazetarëve dhe njerëzve të fjalës, kurajo, besim dhe vendosmëri në përmbushjen e misionit të shenjtë për një Shqipëri europiane të lirisë, dinjitetit dhe demokracisë! Gëzuar!

Lavazhi që kërkon t’i bëjë Ermal Mamaqi kryeministrit nuk do mund të fshijë llumin e korrupsionit të tij

Banorët e Unazës së Re vijuan edhe sot protestën e tyre kundër projektit të “Unazës së Re” i cili parashikon të shemb disa nga banesat dhe bizneset e tyre. Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në ditën kur do të anullohet projekti që sipas tyre është korruptiv.
Banorët i bënë thirrje Arta Markut që të zgjohet nga gjumi dhe të hetojë aferat e Erion Veliajt.
Ata thërrasin: “Jug-Veri jemi nji”, “Anullo projektin”, “E duam Bashkinë pa Erion Veliajn”.
Protestuesit i kërkuan Erion Veliajt që të dalë në konferencë për shtyp dhe të kërkojë takim me ta.
Në mbështetje të protestës së banorëve janë edhe disa deputet të Partisë Demokratike.
E vetmja mënyrë për të zhbllokuar rrugën është anullimi i projektit, thonë banorët.
Njëri prej tyre u shpreh: “Lavazhi që kërkon t’i bëjë Ermal Mamaqi kryeministrit nuk do mund të arrijë të fshijë llumin e korrupsionit të tij. Sot shikoni Barcelonën dhe bojkotojeni këtë emision”.
Ai njoftoi se do të marrin pjesë çdo ditë në protestat e studentëve duke filluar që nga e hëna.
Në ditën e 63 të protestës, banorëvejanë sërish kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.
Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për shkak të protestës, u bllokua trafiku në të dyja krahët e rrugës.
I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, duke mbështetur banorët.
Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.
“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu, i cili gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës.

Vajza e deputetit të PS po përpiqet të përçajë protestën e studentëve

Dy studentë të fakultetit të Ekonomisë ishin të ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 për të folur për protestën e studentëve që pritet të rinisë të hënën.
Andi Varosi dhe Manuela Xhaxho thanë se protesta do të rinisë me të njëjtin intensitet deri sa të përmbushen kërkesave e studentëve.
Të pyetur nëse protesta është e politizuar, studenti Varosi akuzoi vajzën e deputetit socialist Pjerin Ndreu se po përpiqet të përçajë protestën.
“Në këtë protestë i kemi parë të gjitha. Kjo protestë na ka bërë CIA se kemi filluar të hetojmë dhe ne vetë. Kryeministri në momentin që nxorri 11 VKM në fund tha një fjali: Unë do të kap protestën e studentëve. Ju garantoj juve se protestat e studentëve që nga fillimi e deri në fund nuk ka shans ta kapë kush. Kur nuk e kanë kapur deri tani, s’do e kapin.
Çfarë është tentuar këto ditë pasi dështuan? Jo më përmes forumeve që dështuan, por është tentuar me eksponentë të veçantë. Ishte një grup i vogël studentësh me datën 2, se mora vesh që do takoheshin, atje u takuam me 15 studentë dhe takimi ishte organizuar nga një vajzë, dhe vajza sapo filloi ai që quhej takim doli në krye të tavolinës dhe tha sot jemi mbledhur këtu se kemi vendosur që me dt 7 të organizojmë një koncert përballë korpusit për të shtensionuar situatën.
Pyetja është pse duhet ta bëjmë këtë? Se kemi protestuar mbi 30 ditë dhe s’kemi bërë asnjë gërvishtje. Ne do protestojmë para kryeministrisë se vetëm ai thotë se na ofron zgjidhje dhe aty do e vazhdojmë luftën tonë. Protesta s’është tallava. Personi që e ka bërë këtë është Renalda Ndreu, vajza e deputetit socialist Pjerin Ndreu”, tha Varosi.

Ata dhanë arsyet se pse protesta duhet të vahzdojë dhe pse e konsiderojnë tallje “paktin për universitetin të paraqitur nga Rama.
“Protesta do të rinisë të hënën dhe do vazhdojë pa afat deri kur të përmbushen kërkesat e studentët. Ne do jemi argumentat pse protesta do vazhdojë dhe pse e konsiderojmë tallje paktin për universitetin të paraqitur nga Rama. VKM-të nuk janë zgjidhje për kërkesat e studentëve. Se ne me pak orë rrëzuam pikën për tarifat për provimet e mbartura. Këto VKM janë nxjerrë vetëm nga presioni i protestës me idenë që studentët do kthehen në mësim e do lenë protestat. VKM nuk janë garanci për ne. Ligji i ri thjesht ka thelluar më shumë problemet e 28 viteve. Ne kemi kërkuar përmbushjen e kërkesave me amendamente të ligjeve dhe jo VKM. Ekspertët juristë që do vlerësojnë situatën dhe pastaj do shohin çfarë ka ndodhur me ligjin. Ligji i ri duhet të jetë më i mirë se ai që kemi dhe me njerëzit e duhur për ta zbatuar”, tha Varosi.
“Po të shohim çdo fjalim të kryeministrit kapet me tarifën e regjistrimit, që në çdo universitet është 20 mijë lekë të vjetra. Por ne kemi folur për tarifën e shkollimit”, u shpreh Xhaxho.

Ekonomia e Gjermanisë do të jetë problemi i Europës

Nëqoftëse njerëzit nuk jetojnë mirë, nuk mendojnë për gjëra si integrimi

Përfundimi i afërt i mandatit të fundit të Kancelares gjermane Angela Merkel përfaqëson një sfidë të madhe për vendin e saj dhe për të gjithë projektin europian. Në rast se pasuesi i saj nuk do ta arrijë ta ringrejë ekonominë gjermane nga rrëshqitja që po e çon drejt një niveli më të ulët, atëhere Bashkimi Europian mund të humbasë aleatin e tij më të madh financiar. Qysh kur Merkel ka lajmëruar se nuk do të garojë për një mandate tjetër në 2021, vëmendja është përqëndruar mbi aftësitë e pasuesit të tij dhe nëse do të jetë apo jo më pak i prirur që të marrë pjesë në ndarjen e rrezikut që do të shërbejë për të mbajtur në jetë euron – domethënë ta çojë Europën drejt një bashkimi bankar më të plotë dhe t’u japë një mbështetje më të madhe fiskale vendeve anëtare në vështirës. Friedrich Merz, një prej liderëve që do të konkurrojë për rolin e Merkel, ka lënë të kuptohet se ai mund ta tentojë një integrim më të thellë, megjithëse mbetet skeptik lidhur me “old french ideas”. Por edhe sikur lideri i ardhshëm i Gjermanisë do të ishte i aftë që të grumbullonte rreth vetes të gjitha vullnetet politike, do të mbetej sërish një pengesë: një ekonomi në rënie, që përcënon të minojë besimin të cilin gjermanët kanë nevojë për të luajtur një rol më proaktiv. I rrethuar në shumë fronte, vendi po lufton që të arrijë një nivel jetese më të mirë. Për pothuajse gjysmën e popullsisë, të ardhurat nuk rriten prej një gjenerate. Sinjalet e parë fillojnë që të duken qysh gjatë mandatit të parë të Merkel. Për shembull, kompanitë gjermane kanë qenë prej disa vitesh të parat për novatorizma, siç rezultonte nga numri i patentave të regjistruara në Shtetet e Bashkuara, por në 2007 kompanitë koreane kanë arritur të njëjtin nivel, ndërsa sot regjistrojnë për nga numri pothuajse dyfishin e patentave karshi homologeve të tyre gjermane, falë investimeve të mëdha të realizuara për arsimimin dhe kërkimin. Edhe Kina po fiton terren dhe, bashkë me Korenë, po rivendikon rolin e saj të lidershipit në teknologjinë globale.

Gjermania kthehet mbrapsht
Merkel e pranoi sfidën në vitin 2010 dhe premtoi se do t’u jepte një impuls të madj investimeve për arsimin dhe kërkimin. I bëri apel Epokës së Iluminizmit të Europës në shekullin e XVII-të, kur drita e përparimit intelektual i çoi europianët në radhën e parë të dijes njerëzore dhe kuptoi se udhëheqësit kinezë po punonin në një projekt të koncertuar për të kthyer Kinën në epokën e artë e shkencës kineze e shekullit të X-të. Por Gjermania ka munguar. Duke filluar nga viti 2015, studentët e shkollave të larta koreane dhe kineze i kanë kaluar homologët e tyre gjermanë në fushën e shkencës dhe sidomos në atë të matematikës. Ndërsa universitetet koreane nuk janë ende të pozicionuara në mënyrë qëndrueshme në nivelet më të larta, dy universitetet më të mira kineze renditen mbi universitetet më të mira gjermane. Praktikisht, duke e vlerësuar frekuencën me të cilën përmenden kërkimet e tyre shkencore dhe teknologjike, universitetet kineze zënë dy vendet e para në nivel global dhe katër universitete të tjera kineze janë ndër 15 të parët.
Asnjë institucion europian nuk futet në këtë listë të ekselencës. Industria automobilistike është një shembull i qartë i mënyrës me të cilën Gjermania po humbet avantazhin e saj. Vendi ka gëzuar një reputacion të mrekullueshëm për cilësinë, prezantimet dhe stilin, por gjërat mund të ndryshojnë. Kompanitë gjermane janë përfshirë në një seri skandalesh dhe autoritetet rregullatore amerikane dhe europiane po kërkojnë që t’i përqëndrojnë kërkimet mbi standardet e ulëta të emetimeve të gazrave e automobilave të tyre diezel dhe, ndërsa kompanitë automobilistike vrapojnë që të plotësojnë standardet e kërkuara nga çdo vend, tashmë ka filluar një rishikim i rregullave për ë cilat autoritetet bashkiake ndalojnë hyrjen e automobilave në qendrat urbane. Por ka edhe tjetër.
Bankat legjendare gjermane qenë thelbësore për bizneset e vogla dhe të mëdha të vendit, por bankat vuajnë nga një frikë kronike se mos kanë një rendimet tejet të ulët, sidomos në rrjetet e institucioneve gjysmëpublike, si Sparkassen dhe Landesbanken, historikisht të poseduara apo të kontrolluara nga bashkitë dhe qeveritë qendrore.

Në vitin 2001, Komisioni Europian deklaroi se Landesbanken po përfitonin subvencione jo të duhura. Kur humbën akseson ndaj subvencioneve, Landesbanken kanë nisur të luajnë në tregun amerikan të subprime dhe në iniciativa të tjera me rrisk të lartë. Siç ishte e parashikueshme, hodhën një sasi të madhe parashë. Por ndoshta pika më e dobët e Gjermanisë është Deutsche Bank, aksionet e së cilës sot vlejnë më pak se 1/10 e asaj që vlenin në majin e 2007, përpara krizës së subprime. Gjatë viteve të fundit rregullatorët amerikanë dhe anglezë e kanë gjobitur bankën me qindra miliona dollarë për operacione të jo të ligjshme dhe për riciklim të mundshëm të parasë. Aktualisht janë në zhvillim hetime të veçanta lidhur me veprime me koperture kriminale dhe të Danske Bank të Danimarkës për riciklimin e shumave të konsiderueshme të parave. Modeli i saj i të bërit biznes dukshëm nuk funksionon.
Nëqoftëse ky kolos lëkundet, përmasat dhe lidhjet e tij me sistemet globale mund të përbëjnë një barrë të konsiderueshme për qeverinë. Janë idetë që shtyjnë drejt një ekonomie moderne. Megjithatë, politika ekonomike e Gjermanisë e krijuar nga gjenerata e kaluar, ajo e reformave të punës të Kancelarit Gerhard Schröder, i ka reduktuar stimujt për të investuar në kapital njerëzor, duke e bërë më të lehtë pushimin nga puna e punonjësve. Është bërë e mundur të sakrifikohen punëtorët, pabarazia është shtuar dhe është përhapur ndjenja e pasigurisë. Ngjitja një vend në shkallën ekonomike është bërë shumë e vështirë dhe shumë gjermanë të dekurajuar i janë drejtuar partisë euroskeptike, antiemigracion Alternative für Deutschland. Grindjet e vazhdueshme brenda Kristiandemokratëve të Merkel ia kanë rrënuar autoritetin dhe të gjitha bashkë këto gropa të thella në politikë kanë paraqitur një Bundestag gjerman të copëtuar në zgjedhjet federale të 2017, duke e vënë në rrezik stabilitetin e fortë politik të Gjermanisë.

Ajo nuk mund të mbështetet më mbi një varësi të fortë nga ekselencat e mendjes e financimet e bankave dhe duhet të kalojë në një strukturë më fleksibël në të cilën mund të lulëzojnë teknologjitë e reja emergjente.
Në radhë të parë, kjo kërkon që të rifillohet të investohet në arësim dhe në modernizimin e kurseve studimore, të gjitha gjëra që Merkel i kishte cekur, por që nuk i ka çuar përpara. Arsimi është një bekim i dyfishtë: favorizon rritjen dhe u jep shpresë atyre që kanë mbetur prapa. Qeveria duhet të konsolidojë edhe Sparkassen dhe Landesbanken, duke i inkorporuar në 2 apo 3 banka dhe t’u ndërpresë atyre subvencionet. Dhe nëse Deutsche Bank nuk do të spastrohet dhe të ridimensionohet shpejt, atëhere të gjitha përgjegjësitë e saj do të bien sigurisht mbi shpatullat e njerëzve. Historian i ekonomisë Charles Kindleberger ka folur për pushtet hegjemonist, duke e krahasuar më një vend që bën sakrifica financiare afatshkurtëra për të ndihmuar vendet e tjera, në bindjen se begatia e arritur tjetërkund është e destinuar që të zgjerohet dhe t’u sjellë benefite të gjithëve. Sot Gjermania ndodhet në fazën e fundit e supremacisë së saj globalë, është një vend që po rrëshqet padashje midis radhëve të kuajve humbës. Pyetja është nëse mos është vallë e lidhur me shumë zinxhira nga sistemi që është krijuar dhe nga interesat e shumtë të fituar sa për të ndryshuar kurs. Detyra e kancelarit të ardhshëm është e qartë: t’i japë një impuls të fortë ekonomisë. Vetëm atëhere gjermanët do të demonstronin se kanë dëshirë për të bërë më shumë për Europën.
(Ashoka Mody është Visiting Professor i Politikës Ekonomike Ndërkombëtare pranë Princeton University. Ka qenë Zëvendësdrejtor pranë Departamentit Kërkimor dhe Europian të Fondit Monetar Ndërkombëtar.)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kibernosiguria e Yllit të Davidit

Me prodhimin e virusit Stuxnet në 2010, Izraeli u demonstrua superfuqi kibernetike. Qysh atëhere, ka arritur ta ruajë një status të tillë. Nëpërmjet përpjekjes së përbashkët të forcave të armatosura, inteligjencës, politikës dhe kompanive start-up. Në origjinë të gjithçkaje: shoku i shkaktuar nga Lufta e Yom Kippur.

“Energjia është një prej shtyllave kryesore të ekonomive; të dissave i është sistemi kardiovaskular», ka pohuar në qershorin e këtij viti Gjenerali Ehud Schneorson, ish kreu i të famshmes Njësi 8200, duke lënë të nënkuptohet se Izraeli i kishte kapacitetet që të godiste me armët e veta kibernetike infrastrukturat energjitike iraniane. Pohimi i gjeneralit në pension duket thuajse si një rivendikim i vonuar ndaj sulmit kundër sistemit të kontrollit të centrifugave për pasurimin e uraniumit në Natanz, i kryer midis viteve 2005 dhe 2010 me virusin e sofistikuar informatik Stuxnet. Ky i fundit nuk është vetëm arma e parë kibernetike e përdorur në histori për qëllime strategjike, por edhe frut i një bashkëpunimi të zgjeruar midis të paktën dy kibernofuqive të dorës së parë, Shteteve të Bashkuara e Izraelit, dhe midis agjencive të shteteve të ndryshme. Virusi është prodhuar, eksperimentuar dhe injektuar në centrifugat e kompleksit të Natanz nëpërmjet një operacioni kompkes të kryer prej CIA-s dhe NSA-së nga ana amerikane dhe prej Mossadit e Njësisë 8200 nga ana izraeliane. Sipas disa zyrtarëve të Aviacionit amerikan, në iniciativë ka marrë pjesë dhe Mbretëria e Bashkuar, sipas të cilit «Uashingtoni dhe Londra kanë siguruar teknologji, resurse e fonde, ndërsa Jeruzalemi ka pfruar menaxhimin e programit, vijueshmërine operacionit, struktura për testime dhe stërvitje, si edhe kuadrin ligjor për lëshimin e sulmit». Përpjekja e realizuar nga dy (apo tri) vende është frut i një marrëveshjeje politike të negociiuar nga George W. Bush dhe e vazhduar nga Barack Obama, me qëllim që të ndalej programi iranian i pasurimit të uraniumit dhe të shtrëngohej Teherani të ulej në tryzën e bisedimeve.
Sipas një eksperti amerikan me një përvojë të gjatë në lëmin e programeve sekrete ushtarake, shteti hebraik do ta kishte edhe i vetëm kapacitetin për të zhvilluar një armë kibernetike të kësaj natyre: «Izraeli mund të peshkojë nga kompleksi i tij ushtarak dhe industrial talented e nevojshme për krijimin e një skuadre që të përqëndrohet mbi një problem deri sa ta zgjidhë. Talente që kanë disiplinën për ta studiuar një problem, të ndërtojë strukturat stërvitore, të eksperimentojë zgjidhjet e mundshme deri sa të gjejnë atë të duhur dhe deri sa të realizojnë sulmin». Përfshirja e Uashingtonit në kuadër të Operacionit “Olympic Games” (ky është emri i koduar i tij nga ana amerikane) kishte një domethënie gjeopolitike më parë akoma se teknike: t’u demonstrojë izraelianëve se superfuqia ishte e impenjuar aktivisht në pengimin e projekteve bërthamore ushtarake iraniane, duke shmangur kështu një sulm ajror kundër impianteve atomike të Republikës Islamike nga ana e Jeruzalemit.

Nga ana e tij, Izraeli ka mundur të demonstrojë se disponon kapacitet dhe resurset e nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë të barabartë me dy fuqitë anglosaksone në sabotimin e parë të gjerë të një strukture fizike nëpërmjet një arme kibernetike. Përveç Stuxnet janë zbuluar të paktën edhe dy virusë të tjerë informatikë të krijuar për të goditur programin bërthamor iranian: Duqu dhe Flame. Dy programe spiunë që kanë mundësuar të mblidhen informacionet e nevojshme në përgatitjen e sulmit. Por ndërsa i pari duket se është realizuar nga i njëjti ekip që ka përgatitur Stuxnet, i dyti duket se është rezultat i një grupi pune tjetër, edhe pse ndan disa prej kodeve të Stuxnet. Dëshmi e një përpjekjeje të gjerë, të diversifikuar dhe të shtrirë në kohë.
Ekosistemi kibernetik i shtetit hebraik është frut faktorësh të shumëfishtë. Por kryesori është shokimi që Izraeli, forcat e tij të armatosura dhe e gjithë popullsia kanë pësuar me sulmin e befasishëm nga ana arane në Luftën e Yom Kippur (1973). Tzahal dhe komuniteti i inteligjencës izraeliane u kapën gafil jo vetëm nga sulmi i forcave egjiptiane përgjatë brigjeve të Kanalit të Suezit dhe të atyre siriane në Lartësitë Golan, por edhe nga performance e raketave antitank dhe sidomos antiajrore të dhëna nga sovjetikët dy ushtrive arabe. Përpunimi me urgjencë i taktikave specifike dhe furnizimi me kundërmasa elektronike nga ana amerikane i mundësuan Aeronautikës izraeliane të dominojë mbrojtjet ajrore kundërshtare, me çmimin e humbjeve të pësuara sidomos në fazën fillestare të konfliktit. Në vijim të Luftës së Yom Kippur, Izraeli vendosi që ta rrise zhvillimin e industrisë së vet elektronike ushtarake dhe civile. Ndoshta nuk është rastësi që një vit pas luftës u themelua filiali i parë izraelian i Intel amerikan. Gjithmonë në valën e të njëjtit shokim, disa vite më pas Felix Dothan dhe Shaul Yatziv, dy profesorë të Universitetit Hebraik të Jeruzalemit, lançuan Programin “Talpiot” për të përzgjedhur dhe formuar elitën e shkencëtarëve dhe të teknikëve të destinuar që të shërbenin në Mafat, njësi e zhvillimit teknologjik të Tzahal, e konsideruar një DARPA izraeliane në kuptimin e vërtetë të fjalës. Pas 9 vitesh shërbim në “Talpiot” (periudha minimale e kërkuar), anëtarë të shumtë të kësaj njësie, që bashkon me formimin ushtarak kurse të avancuara matematike dhe fizike, u punësuan nga kompani high tech ose themeluan kompanitë e tyre start-up. Midis këtyre ka shumë që akoma sot veprojnë në lëmin e sigurisë kibernetike.
Nëqoftëse “Talpiot” përfaqëson «ajkën e ajkës» të ofertës formuese në dispozicion të të rinjve izraelianë nga ana e Tzahal, shumica e kibernoluftëtarëve izraelianë stërvitet nga dy njësi të specializuara të Aman-it, inteligjencës ushtarake. Njësia 8200, shpesh e përshkruar si kundëraltari izraelian i NSA-së amerikane, është e ngarkuar të interceptojë komunikimet e subjekteve armike, neutrale e mike, si edhe të zhvillojë aktivitete sulmuese me rreze të gjerë në fushën informatike. Njësia 8200 disponon një repart kërkimor, i mbiquajtur «The Farm», i ngarkuar që të gjejë mjete dhe modalitete gjithmonë të reja për të xhiruar mbrojtjet kriptografike të sistemeve ushtarake e civile të komunikimit, përfshi aplikacione si WhatsApp dhe Telegram. «The Farm» punon edhe në funksion të akoma më sekretes Njësi 8100, e cila merret më penetrimin e sistemeve të komunikimit dhe të magazinimit të të dhënave të organizatave dhe individëve të veçantë.

Pasi kanë debatuar gjatë nëse të formojnë apo një komandë unike kibernetike përgjegjëse për aksionet mbrojtëse dhe sulmuese, kohët e fundit ushtarakët kanë vendosur që të heqin dorë. Njësia 8200 do të vazhdojë të merret me operacionet sulmuese të spiunazhit e sabotimit, ndërsa Drejtoria C4I (komandë, kontroll, komunikim, informatikë dhe inteligjencë) mbetet përgjegjëse e mbrojtjes së rrjeteve ushtarake. Kthesa teknologjike e realizuar nga inteligjenca ushtarake ka përfshirë edhe dy agjencitë civile: shërbimin e sigurisë së brendshme, Shin Bet, dhe Mossadin, të përkushtuar ndaj spiunazhit dhe operacioneve speciale. I pari ka zhvilluar kapacitete të konsiderueshme në fushën e survejimit elektronik e kibernetik, i vetëm ose në bashkëpunim me spiunazhin ushtarak.
Shin Bet ka kaluar deri tri revolucione dixhitale, të parin në fundin e viteve ’90 për të përballuar valën e atentateve vetëvrasëse të kryer nga Hamasi. Tani jemi në revolucionin e tretë me shkrirjen e degës përgjegjëse për Sigint-in (spiunazhin elektronik) me atë të ngarkuar me operacionet mbrojtëse e sulmuese në kibernohapësirë. Ndër vite, Shin Bet është specializuar në inteligjencën e mediave sociale (Socmint) për parandalimin e atentateve nga ana e formacioneve terroriste dhe të individëve të veçantë. Për momentin, 25% e personelit të Shin Bet përdoret në degën Sigint/Cyber. Mbrojtja e rrjeteve civile ndahet midis Autoritetit Kibernetik të Drejtorisë Kombëtare dhe Shin Bet. I pari, që disponon një ekip të ndërhyrjes së shpejtë me seli në Be’er Sheva‘, është përgjegjës për mbrojtjen e 2/3 të infrastrukturave jetike të vendit, përfshi ato energjitike dhe elektrike; i dyti i 1/3 të mbetur, përfshi infrastrukturat e telekomunikacioneve.
Nga ana e tij, Mossadi disponon një repart shumë sekret hakerësh, që në mënyrë të ngjashme me atë të Njësisë 8100, ka në shënjestër komunikimet dhe të dhënat e individëve apo organizatave të veçanta. Mossadi ruan raporte me disa hakerë të jashtë, të cilëve u tenderon operacione të shumta, në mënyrë që të ruajë një shkallë ndarjeje midis organizatës dhe objektivave të goditur. Kohët e fundit, Mossadi ka krijuar një fond investimesh sipas modelit të In-Q-Tel, krahut financiar të CIA-s në Silicon Valley. I shpallur në qershorin e 2017, “Libertad Ventures” i mundëson Mossadit që të ndërlidhet me start-up dinamike izraeliane të Silicon Wadi. Situatë thuajse paradoksale, pasi shumë prej kompanive në fushën informatike e të sigurisë kibernetike janë krijuar nga të rinj që kanë shërbyer në dy njësitë e spiunazhit elektronik të Aman-it, sapo janë kthyer në jetën civile.

Fillimisht, ish anëtarët e Njësisë 8200 deri mund t’i komercializonin shpikjet e bëra gjatë shërbimit ushtarak. Nga vitet ’90, shteti mbetet pronar i patentave të zhvilluara nga inteligjenca elektronike, por specialistët që lënë dy njësitë përkrahen në krijimin e kompanive të sigurisë elektronike. Natyrisht, këta ruajnë një lidhje me repartet ku kanë kryer shërbimin gjatë shërbimit të detyruar ushtarak. Bile kush prejt tyre ka siguruar një identitet fals me të cilin të ndërveprojë në Darknet, mund ta ruajë atë edhe pas kthimit në jetën civile.
Krijimi dhe ruajtja e një identiteti fals në Darknet nuk është e thjeshtë. Nevojiten kohë dhe pëprjekje jo të pakta për t’u pranuar nëpër forume diskutimi të zonës së errët të uebit, ku hakerët shkëmbejnë informacione mbi të çarat informatike dhe objektivat e mundshëm, ku trafikantët e drogës takojnë klientët e tyre e kështu me radhë. Duke ruajtur identitetin e vet fals dixhital, një ish luftëtar kibernetik ruan një rrjet kontaktesh për t’u shfrytëzuar në punën e tij si civil. Kjo u garanton kompanive izraeliane një avantazh të pastër ndaj konkurrencës. Siç ndodh me Kela Israeli Intelligence dhe Clearsky, të specializuara në survejimin e Darknet, atë pjesë të madhe të Rrjetit, jo e treguar nga motorët e zakonshëm të kërkimit, ku përdoruesit navigojnë duke ndjekur protokolle specifike sigurie.
Vendimtar është roli i Binyamin Netanyahu në rritjen e sektorit kibernetik izraelian. Në vitin 2010, Bibi ngarkoi Profesorin Isaac Ben-Israel, Shefi i Qendrës Ndërdisiplinore të Kërkimit Kibernetik Blavatnik (ICRC) në Universitetin e Tel Aviv, që të përpunonte një plan për t’ju përgjigjur kërcënimeve që mund të materalizoheshin në 5 vitet e ardhshme. Profesori ju përgjigj se në aspektin informatik një hapësirë e tillë kohore është ekuivalente me 3 apo 4 gjenerata teknologjike, kështu që është e pamundur të parashikohen se çfarë sfidash mund të materializohen. Megjithatë, Ben-Israel sugjeroi që të ndërtohej «një ekosistem tecnologjik që të dijë të reagojë kur këto kërcënime të paparashikueshme do të materializohen». Kurse Profesor Eviatar Matania u ngarkua që të krijojë layout-in e nevojshëm nën drejtimin e Kryeministrit. Bibi e kapi rastin për t’i bashkuar përpjekjet kibernetike me objektivin e transformimit të njërës prej zonave më të thella të vendit, Shkretëtirës së Negev, në një qendër të ekselencës teknologjike. Më 3 shtator 2013, në ceremoninë e inaugurimit të Parkut të Teknologjisë së Avancuar të Universitetit Ben-Gurion në Be’er Sheva‘, Netanyahu njoftoi vendimin e qeverisë së tij për ta transformuar qytetin kryesor të Negev në një qendër kombëtare dhe ndërkombëtare për kibernetikën dhe kibernosigurinë, ku të përmblidhej një pjesë e konsiderueshme e investimeve të huaja në sektorin izraelian.

Për këtë qëllim, forcat e armatosura në Negev kanë miratuar një plan të gjerë për ta spostuar nga zona bregdetare në shkretëtirë rreth 30000 hektarë, që i përkasin elitës së Tzahal, përveç skuadroneve ajrore luftarakje dhe mbështetëse dhe thuajse të gjithë repartet e inteligjencës ushtarake, përfshi Njësinë 8200 dhe Qendrën për Sistemet Informatike dhe Kompjuterët e Forcave të Armatosura. Transferimi i nisur më 2015 do të zgjasë akoma edhe disa vite. Derikur 85% e forcës punëtore të Aman-it do të transferohet në afërsitë e Be’er Sheva‘, ku kompani të shumta amerikane, gjermane, kineze, japoneze kanë krijuar tashmë qendra kërkimore pranë parkut teknologjik të universitetit lokal.
Nën drejtimin e Autoritetit Kibernetik Kombëtar, një ent i kontrolluar nga zyra e Kryeministrit, është zhvilluar një ekosistem kompleks kibernetik i formuar nga ente shtetërore (ushtrie dhe inteligjence), nga qendra kërkimore universitare dhe nga kompani të vogla e të mëdha që sigurojnë shërbime të specializuara (interceptimin e celularëve) ose me spektër më të gjerë (siguri informatike e integruar në formën e sigurisë fizike).
Nga ana e tyre, grupet e mëdha të Mbrojtjes, si Israel Aerospace Industries (IAI) apo ELBIT, kanë krijuar degë apostafat të sigurisë kibernetike. Gjithçka për të arritur objektivin e fiksuar nga Netanyahu për ta vendosur Izraelin midis 5 kibernofuqive të para botërore. Një sukses i arritur të paktën në nivel komercial, pasi midis viteve 2013 e 2017 kompanitë izraeliane kanë siguruar 7% të trgeut botëror të kibernosguirisë, duke zënë vendin e dytë në shitjet globale prapa atyre amerikane, që me 69% ndodhen në vendin e parë. Mbretëria e Bashkuar është e 3-ta me 6%. Veç të tjerash, kësaj i shtohet një e dhënë tjetër: 20% e investimeve botërore në kibernosiguri u shkon kompanive izraeliane.
Nga ana e tij, sektori kibernetik është pjesë e ofertës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve për sigurinë nga ana e kompanive izraeliane të lidhura me tri shërbimet kryesore të inteligjencës shtetërore. Oferta e kompleksit industrial, ushtarak dhe të sigurisë është e gjerë: nga konsulenca për filialet e shumëkombësheve në zona me rrezik kundërspiunazhi industrial tek mbrojtja e strukturave fizike, të tillë si stacione e aeroporte, dhe të strukturave virtuale, të tilla si rrjetet informatike private apo shtetërore; nga furnizimi dhe menaxhimi i sistemeve të interceptimit telefonik e informatik tek prodhimi i viruseve informatike për t’u futur nëpër smartfonë e transformuar në aparatura spiune. Deri në stërvitjen e reparative ushtarake dhe të inteligjencës të shteteve të huaja. Përkrah kompanive start-up të themeluara nga ish anëtarë të inteligjencës ka kompani të ndërtuara e të drejtuara nga ish drejtues ushtarakë e të shërbimeve të sigurisë, që vënë në dispozicion rrjetin e tyre të kontaktit të shtrirë në të gjithë botën.

Një prej të fundit të lindur në kuadrin e kibernombrojtjes është “Toka”, midis themeluesve të të cilës është Ehud Barak, gjenerali më i dekoruar i Izraelit dhe ish Kryeministër e Ministër Mbrojtjeje. E anonçuar publikisht në muajin korrik, “Toka” ka grumbulluar menjëherë 12.5 milion dollarë. Përveç Barak, midis themeluesve të saj figuron Gjenerali Yaron Rosen, ish përgjegjës për stafin kibernetik të Tzahal. Sipas Rosen, kompania e re synon «të ndihmojë shtetet e huaja që të zhvillojnë kapacitete strategjike, një qasje operative dhe një ekosistem produktesh softëare të konceptuar sipas masës për ta», duke saktësuar se laboratorët kibernetikë të “Toka”-s do të zhvillojnë produkte të përshtatshme për klientët e tyre nëqoftëse në treg nuk ekzistojnë. Falë investitorëve dhe menaxhmentit të saj, Toka synon që të shpikë një interface midis shteteve të privuara nga kapacitetet kibernetike mbrojtëse (dhe sulmuese) dhe kompanive izraeliane aktive në sektor, duke rezervuar për vete fushën emergjentë të sigurisë së Internetit të Objekteve (IoT).
Qeveria izraeliane i mbështet plotësisht përpjekjet tregëtare të kompanive të sektorit për qëllime ekonomike, por edhe gjeopolitike. Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar e Ministrisë së Jashtme (Mashav) u furnizon programe formimi dhe konsulence për kibernosigurinë vendeve në rrugën e zhvillimit. Lidhjet që krijohen në këtë fushë midis aktorëve të huaj publike e private dhe entiteteve tregëtare izraeliane forcojnë raportet ndërkombëtare të shtetit hebraik. Zbulimi që shërbimet sekrete të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Arabisë Saudite përdorin një malëare të prodhimit izraelian për të siunuar smartfonët ka mundësi që është vetëm maja e ajsbergut e një marrëdhënie shumë më të zgjeruar e më të thellë.
Për të shitur produktet e tyre në vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me shtetin hebraik, kompanitë izraeliane kanë krijuar kompani apostafat në Europën Perëndimore dhe Lindore, sidomos në Zvicër, Ukrainë e Bjellorusi. Në këtë mënyrë, Izraeli rrit kapacitetin e mbledhjes informatike dhe të veprimit të inteligjencës shtetërore të tij. veç kësaj, të paktën teorikisht, ruajtja e marrëdhënieve të mirë në një sektor kaq delikat u mundëson agjencive izraeliane të inteligjencës që të krijojnë «porta shërbimi» nëpërmjet të cilave të futen në rrjetet e vendeve të tjera, duke spiunuar operacionet e shërbimeve vendore të sigurisë apo duke shfrytëzuar servera dhe kompjuterë të huaj si bazë për të lançuar operacione spiunazhi dhe sabotimi ndaj kundërshtarëve të vet.
Izraeli ka nisur një ofensivë diplomatike në kuptimin e vërtetë të fjalës për të forcuar në të gjithë botën lidhjet në kuadër të kibernosigurisë. Sidomos nëpërmjet Cybertech, konferencës më të rëndësishme joamerikane të kibernoteknologjive, që qysh nga viti 2014 mbahet në Tel Aviv dhe që është replikuar në Singapor, në Europë dhe në Amerika. Këtë vit Roma ka mirëpritur për herë të tretë radhazi edicionin europian, në dështmi të lidhjeve të forta të vendosura nga ente publike dhe private italiane e izraeliane në kuadrin e sigurisë informatike.

Me Shtetet e Bashkuara, Izraeli ka krijuar kohët e fundit një forum bilateral lidhur me temën. Kompanitë amerikanë kanë blerë start-up të ndryshme (midis tyre Waze) dhe kanë bërë investime të fuqishme në Izrael, kur Intel, Microsoft, Apple dhe Google kanë qendra të rëndësishme kërkimore. Veç kësaj, kompanitë amerikane me venture capital u shtohen kompanive homologe dhe edinamike izraeliane në financimin e bizneseve të reja. Nga ana e tyre, kompanitë e shtetit hebraik kanë investuar në Silicon Valley, Texas dhe Boston, duke zhvilluar raporte me ente private e publike, federale dhe të shteteve të veçanta. Në Azi, është Singapori nyja strategjike për kompanitë izraeliane që synojnë të pushtojnë tregjet lindore, sidomos Korenë e Jugut, Indinë, Filipinet dhe Tajlandën. Në qytetin – shtet, IAI ka krijuar një qendër për kibernosigurinë dhe të dy vendet kanë prej vitesh raporte të ngushta në fushën e mbrojtjes e të inteligjencës, të shtrira edhe në lëmin kibernetik. Tjetër shtet kyç është Japonia, ku marrëveshja e nënshkruar në 2014 midis Netanyahu dhe Shinzo Abe që parashikon formimin në Izrael të ekspertëve japonezë në sigurinë informatike dhe konsulencën nga ana e shtetit hebraik për mbrojtjen vitruale e Olimpiadës së Tokios në 2020. Të dy qeveritë kanë krijuar bile edhe një forum dialogu lidhur me temën. Në Europë, në pritje të Brexit, Mbretëria e Bashkuar po i forcon marrëdhëniet e veta industriale e të sigurisë me disa shtete kyçe, përfshi Izraelin, me të cilin qeveria britanike synon të bashkëpunojë në zhvillimin e teknologjive për industrinë 4.0, përfshi inteligjencën artificiale dhe kibernosigurinë. Veç kësaj, bashkë me New York, Londra është një qendër e rëndësishme financiare për kompanitë start-up izraeliane në kërkim fondesh. Në Francë, disa kompani izraeliane janë furnizues shërbimesh qeveritare, pavarësisht mosbesimeve lidhur me përplasjen midis kompanive të të dy vendeve në tregjet afrikane. Ndërsa gjatë vizitës së saj të fundit në Izrael Angela Merkel ka ritheksuar dëshirën e forcimit të lidhjeve me shtetin hebraik në fushën teknologjike dhe kibernetike.
Së fundi, Kina përbën një sfidë dhe një mundësi. Megjithëse në vitin 2017 Republika Popullore kishte 1/3 e investimeve në sektorin e investimeve në sektorin high tech izraelian, sipas Shin Bet kërcënimet më të mëdha në fushën kibernetike për shtetin hebraik do të vinin pikërisht nga Rusia dhe Kina, jo nga Irani apo Hamasi. Hakerët kinezë kanë vjedhur disa sekrete të sistemeve antiraketore Iron Dome dhe Arrow 3. Kështu që në Izrael është hapur një debat mbi investimet e Republikës Popullore në sektorin e high tech dhe në infrastrukturat kombëtare. Deri sistemet inteligjente të rregullit të trafikut të instaluara nga kompani kineze në disa prej kryqëzimeve të rëndësishme rrugore të shtetit hebraik mund të t’i sigurojnë inteligjencës së Perandorisë të Mesit informacione lidhur me lëvizje ushtarake apo rritjen e niveleit të alarmit të trupave të Tzahal. Domethënë Izraelit shpejt do t’i duhet të vendosë nga cila anë të rreshtohet, kur aleati amerikan do ta intensifikojë më tej konfrontimin në të gjithë fushën me Pekinin.
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

“Klientët” e Rama-Veliaj, Fusha&Salillari 50 milionë USD nga bashkitë socialiste 

Nga Boldnews.al

“Fusha shpk” dhe “Salillari”,dy kompanitë private, që njihen si klientë të rëndësishëm të qeverisë “Rama”, kanë marrë së bashku në tre vitet e fundit rreth 50 milion dollarë vetëm nga fondet publike të pushtetit lokal të drejtuara kryesisht nga kryebashkiakët e majtë.
Të dy kompanitë janë bërë shumë të njohura së fundmi, për shkak të përfshirjes në tendera të dyshimtë, të zhvilluar nga qeveria e Edi Ramës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj.
Fusha shpk, pasi fitoi tenderin për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, arriti të bindë qeverinë për të dërguar në Parlament një ligj të posaçëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe zbatimin në atë territor të një kompleksi gjigand pallatesh.
Ndërsa “Salillari” shpk është kompania zbatuese e tenderit të dyshimtë të zgjerimit të Unazë së Re në Tiranë, për të cilin Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka përllogaritur një vlerë kolosale prej 20 milionë euro për kilometër.
Portali “Opendata.al” ka realizuar një studim mbi kompanitë që kanë fituar më shumë kontrata në tenderat e zhvilluara nga bashkitë në periudhën 2015-2018. Sipas të dhënave, rezulton se “Fusha”shpk dhe “Salillari” shpk janë në top-listën e përfituesve.
Konkretisht, “Fusha” shpk rezulton të ketë fituar kontrata nga pushteti lokal, në vlerë totale prej 3.6 miliardë lekë të reja. Ndërsa “Salillari” shpk ka përfituar 1.5 miliardë lekë të reja nga bashkitë, kryesisht të majta, në 3 vitet e fundit.
Siç raporton studimi, Fusha sh.p.k, është shpallur fitues si operator i vetëm në 36 raste, përfshirë kontrata fillestare apo shtesa.

Kontratat e saj, kjo shoqëri biznesi i ka fituar në tenderime në tri Bashki të ndryshme. Konkretisht, me bashkinë Vorë janë gjashtë kontrata; me Bashkinë Tiranë janë njëzet e tetë kontrata dhe Bashkinë Roskovec dy kontrata.
Fusha sh.p.k-thotë studimi- shfaqet e suksesshme edhe në rastet kur ka konkurruar si bashkim operatorësh me subjekte të tjera. Ajo ka bashkëpunuar dhe fituar tendera në bashkëpunim me të paktën dhjetë shoqëri të tjera biznesi.
Edhe kompania “Salillari” është pjesë e renditjes “Big”, sipas vlerave të kontratave të fituara tenderime me Bashki. Kjo shoqëri ka fituar si subjekt i vetëm, pa bashkëpunime me subjekte ekonomike të tjera, një numër prej 19 kontratash.
“Salillari” ka kontrata të fituara me tetë bashki: Bashkia Vorë katër kontrata; Bashkia Tiranë gjashtë kontrata; Bashkia Rrogozhinë një kontratë; Bashkia Maliq një kontratë; Bashkia Fier një; Bashkia Kuçovë një kontratë dhe Bashkia Himarë dy kontrata. Shoqëria Salillari ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me subjekte të tjera ekonomike, duke konkurruar me një ofertë te vetme si një operator i caktuar.

Presidenti Meta nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur miratimin e kërkesës së kryeministrit për shkarkimin e 6 ministrave dhe zv/kryeministres Senida Mesi.
Me dekrete të veçanta, presidenti Meta ka vendosur shkarkimin e Damian Gjiknurit, Senida Mesit, Lindita Nikollës, Arben Ahmetaj, Sonila Qato, Mirela Kumbaros dhe Niko Peleshit.
Por burime nga Presidenca kanë bërë të ditur se presidenti Ilir Meta ka vendosur të mos e firmosë dekretin për shkarkimin e Ditmir Bushatit.
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e katër ministrave deri tani;
Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit Për Mbrojtjen e Sipërmarrjes,
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Elisa Spiropalin te Marrëdhëniet me Parlamentin
Erion Braçen zëvendëskryeministër.
Deri tani janë dekretuar ministrat dhe zv/ kryeministri të cilët janë edhe deputetë.
Për 5 emrat e tjerët që nuk janë deputetë po grumbullon informacion, teksa ka 7 ditë afat për t’u shprehur.
Të padekretuar:
Genti Caka
Elva Margariti
Besa Shahini
Belinda Balluku
Anila Denaj

“E ka kuptuar dhe vetë se është e pamundur të mbrohet”, Paloka: Ja pse Rama duhet të largohet!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i bën thirrje kryeministrit Rama të largohet pasi është bërë i padëshiruar për shqiptarët.
Paloka shkruan në një postim në Facebook se, argumenti që përdor Rama se, qeveria është e ngopur me vjedhje dhe më të mirë se socialistët nuk ka, duhet të marrë fund. Paloka u bën thirrje shqiptarëve se ndryshimi është i mundur vetëm me largimin e së keqes.
Postimi i Palokës
MJAFT ME ! NDRYSHIMI ESHTE I MUNDUR DHE FILLON ME LARGIMIN E SE KEQES.
E ka kuptuar dhe vete se eshte e pamundur te mbrohet. E keqja eshte hapur aq shume sa tentativat per ta mbuluar me propagande ne rastin me te mire e bejne qesharak. As ndryshimet e kukullave ne karriget e ministrave, as mediat e blera, as shfaqjet sa ne nje ekran tek tjetri i hajduteve dhe mashtruesve apo te vete kryehajdutit e kryemashtruesit, nuk e zbukurojne e as nuk e fshehin dot me realitetin katastrofik ku e kane sjelle vendin Rama dhe qeverite e tij.
Ne keto kushte guri i fundit, “strategjia” e fundit propagandistike qe po perdor per te mbijetuar dhe pak, eshte vrasja e shpreses se shqiptareve per ndryshim. Nje pjese jo e vogel e shqiptareve jane zhgenjyer nga politikanet keto vite dhe jo pa arsye. Pikerisht kete po perpiqet te shfrytezoje Rama, ta fryje sa me shume. T’i beje shqiptaret te besojne se te gjithe jane njesoj, te gjithe jane hajdute e mashtrues e se kushdo qe te vije ne qeveri nuk do te sjelle asnje ndryshim.

Sot degjova dhe “argumentin” me te fundit qe tregon sa i pafytyre po dhe sa i pashprese eshte ky kryeminister. Nga nje prej atyre qe paguhen me taksat tona dhe nga zyrat e Rames apo Velise perhapin propaganden e tyre neper media apo rrjete sociale:
“Keta qe jane kane vjedhur, sa jane ngopur. Po te vije qeveri tjeter, do filloj te vjedhe nga e para keshtu qe me mire keta qe jane”. Kjo eshte gjetja me e fundit propagandistike e “rilindjes”.
Ne fakt edhe sikur te shpresonte se nje propagande e tille mund te kishte sukses qofte edhe per pak kohe e tek pak njerez, eshte vete Rama qe e hedh poshte “argumentin” e fundit ne mbrojtje te tij.
Rama eshte shembulli me flagrant se si hajduti nuk “ngopet” kurre. Ka 20 vjet, me shume se cdo politikan tjeter, qe qendron ne pushtet dhe nuk eshte ngopur as duke vjedhur e as duke mashtruar. Te vetmet gjera qe ka ndryshuar, kane qene menyrat e manipulimit per ta mbajtur ne pushtet.
Prandaj o njerez mjaft u mashtruat. Ndryshimi eshte plotesisht i mundshem dhe e keni ne dore vete.
Ne pergjigje te drejte per drejte te propagandes se Rames se te gjithe jane njesoj, prandaj nuk ka nevoje te ndryshojme , besoj qe shumica absolute e shqiptareve tanime e kane kuptuar se CDO QEVERI TJETER DO TE JETE ME E MIRE SE RAMA.
Po kjo nuk do te thote qe shqiptaret te shkojne prape drejt fatalitetit per te zgjedhur te keqen me te vogel. Mjaft te shohin dhe te zgjedhin qarte. Te kuptojne qe jane ata qe vendosin. Te kuptojne se vota eshte forca e tyre prandaj nuk shitet.

Dhe ne se dikush i zhgenjen pasi e kane votuar atehere duhet te mesohen qe te ngrihen e te protestojne e po qe nevoja ti rrezojne, jo nje e dy, po te gjitha qeverite qe nuk ndjekin interesat e atyre qe i kane votuar, te kujtdo krahu qofshin. Vetem keshtu nuk do lejojne qe politikanet te tallen me ata qe i votojne.
E ne fund, jo pa ndikime personale si pjese e PD qe nga krijimi, duhet te kujtoj qe vertete ne keto vite politika mund te kete sjelle zhgenjim, por as nuk mund te krahasohen qeverite e PD me ato te majta, ne cdo aspekt. E vertete qe pushtetaret e PD nuk kane qene imun ndaj korrupsionit po kjo nuk na ben kurresesi te gjitheve njesoj. Vjen nje moment qe gjerat ndahen.
Sot ne PD, madje dhe ne grupin parlamentar te PD ka dhe ish-ministra ne vite te qeverive te PD qe kane mbetur dhe jane aq te paster sa as gojet e qelbura te “rilindjes” nuk i bejne dot pis. Ka njerez qe jane ne politike nga fillimet e pluralizmit po nuk jane bere kurre pis pavarsisht pozicioneve qe kane mbajtur. E te gjithe keta jane perpara syve te shqiptareve per te treguar se politika jo domosdoshmerisht eshte e piset dhe shprese ka.
Ka dhe mjaft te rinj qe kane hyre ne politike me idealizem dhe parime te pastra e jo per te ndjekur shembujt me negative me shpresen se politika do ju jap privilegje te pamerituara e do t’i bej te pasur duke grabitur popullin e tyre. Por kete jane shqiptaret vete qe duhet ta vendosin me voten e tyre dhe me qendrimet e tyre. E rendesishme eshte qe shprese ka. Ndryshimi eshte i mundshem dhe fillon duke shkulur te keqen qe sot ka nje emer, Edvin Kristaq Rama.

Aktori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Mjaft u solle si çitjania nëpër shallvare! Të erdhi ora…

Aktori i njohur, Neritan Liçaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministrit Edi Rama i ka ardhur fundi.
Liçaj ka shkruar më tej se shqiptarët do të vazhdojnë të protestojnë derisa Rama të largohet.
Po në këtë postim, ai ka shkruar se Rama nuk duhet të sillet më çitjania nëpër shallvare.
Postimi i plotë
”Mjaft u solle si citjania neper shallvare me lloj lloj palacosh dhe kllounesh te tipit “hipi lasgushit e shih stambollin”! Te erdhi ora! Protesta e shqiptareve eshte ketu deri ne fundin tend o grop septike qe qelb si uje lane!”

Revolta/ Naftëtarët e Ballshit në protestë: Na është pezulluar puna!

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm. Për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina ka ndalur së punuari, duke lënë në mëshirë të fatit qindra punëtorë.
Bankers Petrolium refuzon t’i shesë naftë rafinerisë në Ballsh. Për pasojë naftëtarët kanë mbetur pa punë dhe kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtën e tyre.
Protestës i janë bashkuar edhe studentë të Fakultetit të Gjeologji Minierave nga Tirana, si dhe aktivistë të Organizatës Politike.
‘’Duam 2500 ton naftë pune në ditë, në mënyrë që rafineria të vijojë punën normalisht. 60 përqind e naftës dëgohet te Petrolifera në Vlorë dhe ne lihemi pa punë. Duam naftë, nafta është jeta jonë”,shprehen disa prej protestuesve.