23.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025

Temperatura -15 gradë celsius, akset e bllokuara nga akulli dhe bora

Prej disa ditësh vendi është nën pushtetin e reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, çka ka sjellë dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Edhe pse reshjet e birës janë ndërprerë, sipas ARRSH për shkak të prezencës së akullit duhet të përdoren zinxhirë.
Në Rajonin Verior Shkoder: Nuk ka pasur reshje gjate natës, temperaturat shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar prezencën e akullit në rrugë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset rrugore Pukë-Fushë Arrëz , Kuben-Vasie, Burrel-Peshkopi, Skuraj-Burrel, është bërë pastrimi dhe shpërndarja e kripës dhe qarkullimi është pa probleme.
Pa probleme qarkullohet edhe në aksin Shkodër – Hani i Hotit – Tamarë.
Lëvizja e mjeteve duhet të kryhet me zinxhirë në pjesën fundore të aksit Ura e Cerenecit-Steblevë.
Drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në orët e para të mëngjesit në akset Qafë Bualli – Krastë, Kukës-Ura e Zapodit, dhe Kukës-Bushtricë, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.
Në Rajonin Qendror Tirane: Në akset e Dajtit, sidomos në pjesët fundore të tyre, është punuar për shpërndarjen e kripës dhe pastrim e rrugës nga dëbora. Në të gjitha akset kalohet pa zinxhir.
Në aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Në aksin Elbasan-Gjinar nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë është punuar për pastrimin dhe qarkullimi kryhet pa zinxhir.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjetë natës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperaturat vazhdojnë të jenë shumë të ulëta. Është punuar në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e kaseve.
Aksi kryesor Qafë-Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir.
Korçë-Voskopojë qarkullohet pa zinxhir.
Qarkullimi kryhet me zinxhir në Boboshticë-Dardhë, Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e këtyre akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.
Me zinxhir qarkullohet në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac.
Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.
Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës edhe në aksin Tepelenë-Dorez-Peshkopi. Qarkullimi kryhet me kujdes.
ARRSH rekomandin përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset problematike, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin gomat e dimrit.

Bastet sportive/ Për Bosët e mafies së bixhozit Olsi-Gjushi ligji nuk ekziston!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, bastet vazhdojnë të jenë të hapura tek kompania e Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Per Boset e mafies se bixhozit Olsi/Gjushi ligji nuk ekziston!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot te qytetarit dixhital. sb
Prsh Doktor! Ore po kjo kompania e Olsit dhe e Dakos vazhdon pune akoma! Apo si ngacmojme familjaret e atij te gjatit ne! Se ne te tjeret qe mbanim familjen me buke le te rrime pa pune tani. Ja dhe sot pranojne baste tek kompania e Olsit dhe Dakos.

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni me studentët ditën e hënë para Kryeministrisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje sot që shqiptarët ti bashkohen protestës studentore të datës 7 janar që pritet të zhvillohet para kryeministrisë.
‘Bashkohuni me studentët ditën e hënë, 7 janar, ora 10:00 para Kryeministrisë!’, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.
Studentët i ndërprenë protestat për shkak të pushimeve, ndërsa të hënën pritet të mblidhen të gjithë sërish tek kryeministria.

Bashkohuni me studentet, diten e hene, 7 janar, ora 10:00 para Kryeministrise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 5. Januar 2019

“Fjala e parë”, editoriali i numrit të parë të “Rilindjes Demokratike”, 28 vjet më parë

Sot, “Rilindja Demokratike” flet fjalën e parë të saj. Kjo rilindje ka marrë për vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme. Ka marrë për detyrë që të thotë fjalën e vërtetë. Shumë-shumë e duan atë fjalë. Vetëm fjala e vërtetë është e lirë, atëherë liria është e vërtetë. Prandaj do ta bëj të pamundurën të mundur për të vënë dhe mbrojtur lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes e të mendimit. Ajo kurrë nuk do të ruajë sekretin për disa dhe lejojë në pa kufi për ca të tjerë. Ajo do ta shprehë dhe do ta mbrojë mendimin e lirë të gazetarëve të saj, të bashkëpunëtorëve, por edhe më gjerë gjer të drejtën e ligjshme të mendimit e të shprehjes së lirë në një popull të tërë. Që në fjalën e parë, “Rilindja Demokratike” bën thirrje që askush të mos cënohet, të mos persekutohet, të mos censurohet për shkak të fjalës, mendimit e të shprehjes.
“Rilindja Demokratike” lind pikërisht për të kryer atë vepër të madhe demokratike në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ajo është gazetë demokratike dhe do të ketë mendjen e saj, mendimin dhe fjalën e publicistëve të përparuar demokratë e përparimtarë shqiptarë, do të ketë bekimin e dëshmorëve për demokraci, do të ketë idealin e drejtësisë sociale e të demokracisë.
“RD”, në çdo fjalë e në çdo gërmë, do të ketë çështjen e kombit e të atdheut. Kombi të ngjitet, të vëllazërohet e të përparojë! Kombi shqiptar ngjitet ku i takon e të zhvillohet. Atdheu të gëzojë liri dhe indipendencë. Atdheu ynë i lashtë të bëhet çerdhe e dashur dhe kopësht lulesh për bijtë e vet, që kështu të mos ia kthejnë shpinën, por as fjalën të mos ia kthejnë kurrë Atdheut. Për këtë do të përpiqet “Rilindja Demokratike”.
Në faqet e “RD” do të shihemi e do të kuvendojmë me vëllezërit tanë kosovarë, me të gjithë shqiptarët, vëllezërit tanë të shpërndarë nëpër botë, nga brigjet e tejshme të Adriatikut e gjer në kontinentin amerikan.

“Rilindja Demokratike” i ka faqet e hapura. Ajo do të interesohët për të gjitha problemet që ka popullit, për ekonominë, për kulturën, për historinë, për letërsinë e artin, për të drejtën, për mësimin e mendimin, ndërgjegjen, për zakonin e traditën, për sot e për nesër. “Rilindja Demokratike” shikon përpara. Ajo ka një dëshirë e vullnet që të hyjë tek të gjithë; te fshatari, te shkollari, te punëtori, te intelektuali, te shkrimtari e shkencëtari, tek i riu e fëmija, tek të mëdhenj e të vegjël.
“Rilindja Demokratike”, e cila lindi së bashku me Partinë Demokratike, do të mbështesë dhe do të pasqyrojë çdo reformë demokratike që i shërben përparimit, pavarësisht se cila forcë politike do të jetë nismëtare dhe zbatuese e saj. Ajo do të kultivojë dialogun, tolerancën, pluralizmin.
Por fjala e “Rilindjes” nuk do të jetë kurrë lustër apo lajkë. Fjala e saj do të jetë e rreptë ndaj burokracisë, ndaj autokracisë, ndaj çdo të keqeje që do të përpiqet të pengojë përparimin e vendit, lirinë e njeriut, forcimin e shtetit juridik shqiptar. Të mos qëndrojmë duarkryq para të keqes shoqërore dhe shtetërore, këtë do ta atakojë vetë dhe do t’ia kërkojë lexuesit “Rilindja Demoraktike”.
“Rilindja Demokratike” do të flasë fjalën shqipe, shqipen gurrë e qelibar, që nuk ngec nëpër gurët e sofizmave, që nuk njëtrajtësohet në enët e ideologjive të përcaktuara, që nuk flashket nëpër frazat e gjata boshe me pamje zyrtare. Ka një dëshirë “Rilindja Demokratike”, njerëzit të mos thonë më: Mos më fol si në gazetë, por të thonë: Flasim si gazeta “Rilindja Demokratike”. Ajo ta ketë fjalën për ta pirë me etje.
Gëzuar të gjithëve fjalën e parë!

Regjistri global i kompanive/ Paratë e krijimit të ABI Bank kaluan përmes ishujve Cayman, ku pastrohen paratë

Paratë që kanë themeluar Bankën Amerikane të Investimeve kanë kaluar përmes ishujve Cayman. Dokumentat e siguruara nga regjistri global i kompanive dëshmojnë se pronësia e ABI Bank ruhet e fshehtë në parajsën më të madhe fiskale të botës, përmes dy kompanive guackë, New Century Holdings XI dhe NCH Balkan Fund.
Të dy këto fonde guackë janë themeluar në dhjetor të vitit 2012, por pak kohë më vonë do të shndërroheshin në një nga lojtarët më të rëndësishëm të sistemit bankar në Shqipëri.
Sistemi bankar në Shqipëri numëron 16 banka, por vetëm Abi Bank vjen nga kompani offshore. Dyshimet për këtë bankë u shtuan kur në bordin drejtues të saj u ul Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, edhe ky një tjetër rast i papreçedentë për sistemin financiar global, ku familja kryeministrore përfshihet direkt në sektorin bankar.
Pronësia
Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta, i cili ka 30 për qind të aksioneve dhe dy fonde të tjera guackë, NCH Balkan Fund dhe Neë Century Holding XI, që kanë secila nga 35 për qind të aksioneve.
Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. NCH Balkan Fund, L. P është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214.

Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711.
Fondet fantazmë
Sipas Regjistrit Global të Kompanive, vlera e aseteve të New Century Holding llogaritet 330 milionë dollarë. Ky fond mendohet se ka 426 përfitues, por për shkak të regjisrimit në ishujt Cayman ata janë të fshehtë.
Nga ana tjetër NCH Balkan Fund rezulton të ketë 673 milionë dollarë asete, ndërsa përfituesit e tij janë 57 vetë, po të panjohur.
Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e ABI Bank, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.
Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale. Ky fakt ngre dyshime të forta. Kush qëndron pas Abi Bank dhe pse BSH pranoi të licencojë një bankë nga parajsat fiskale?
/Syri.net

Miku i madh i shqiptarëve në krye të Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit amerikan

Eliot Engel konsiderohet zëri më i fuqishëm në Kongresin amerikan në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
Kongresisti demokrat, pas zgjedhjeve të mesme në SHBA, ku në Dhomën e Përfaqësuesve fituan demokratët, Eliot Engel do të jetë kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të këtij Kongresi.
Eliot Engel ka qenë disa vite si përfaqësuesi më i lartë i partisë së vet në këtë Komitet, por pasi partia e tij demokrate ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, ai do ta marrë pozitën e kryetarit të Komitetit.
“Shtëpia e Bardhë duhet të na marrë seriozisht, dhe nëse nuk do ta bëjë këtë, do të sigurohemi që ata të na marrin seriozisht”, ka thënë Engel në një intervistë të mërkurën.
Ai tregoi se do t’i ofrojë administratës një mundësi besimi, për të punuar me homologët e tyre të rinj të Kongresit.
“Por, nëse kjo nuk funksionon, atyre do t’u ndalohet përdorimi i thirrjeve, buxheteve apo çfarëdo mjeti tjetër që kanë në dispozicion për të detyruar bashkëpunimin që e ka fusha legjislative”, ka thënë Engel.
E presidenti Trump ka thënë të mërkurën se nuk është i shqetësuar për hetimet që pritet të nisin rreth kongresit, pasi siç tha ai, demokratët shpejt do të jenë përgjegjës për politikën e jashtme.
Kongresisti amerikan është mik i Kosovës dhe i dekoruar nga presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lirisë”, më 12 qershor të vitit 2004.

Tërmete të një pasnjëshme në Shqipëri, dëmtohen disa shtëpi në Jug

Disa termite të njëpasnjëshme ranë mbrëmjen e sotme në Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Himarë.
Tërmeti që ka rënë para disa minutash në jug të Shqipërisë, ka shkaktuar dëme materiale në disa banesa.
Nga të dhënat e par rezulton se dy tërmetet, njëri i shkallës 4.7 ballë dhe tjetri i shkallës 3.8 ballë, me epiqendër 5 kilometra në thellësi të Himarës, dhe 10 kilometra në Adriatik, kanë shkaktuar dëme në disa banesa në jug të vendit.
Sipas burimeve, si pasojë e lëkundjeve janë dëmtuar disa shtëpi në Kuç.
Sipas IGJEUM, termeti e kishte epiqendrën 6 km në lindje të Himarës, dhe ishte me magnitudë 4.7 ballë.
Thellësia e këtij termeti mësohet se ka qenë 10 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tepelenë, Libohovë dhe zona të tjera.
Po ashtu mësohet se lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në orën 20:30.

Studentët tjetër deklaratë të rëndësishme për protestën e 7 janarit para Kryeministrisë

Studentët kanë paralajmëruar një protestë masive më datë 7 janar para Kryeministrisë, pasi kërkesat e tyre nuk janë përmbushur ende nga kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit.
Ndërsa rezistenca e studentëve vijon pa ndërprerë që prej ditës së parë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre u larguan jashtë Tirane për festat e fundvitit, një grup prej tyre vijon çdo ditë të shfaqë rezistencën para Kryeministrisë.
Duke u nisur nga zërat se protesta e 7 janarit nuk do të mbahet në një vend, studentët e “Grupit të Rezistencës” kanë bërë një deklaratë të cilën ua kanë nisur medieve, ku thuhet se protesta do të mbahet para Kryeministrisë, pasi Kryeministri është ai që duhet të japë zgjidhje.
Deklarata e studentëve që po vazhdojnë protestën
QËNDROJMË SË BASHKU!
Rezistenca Studentore VAZHDON…
Ditët e fundit janë shpërndarë njoftime se protesta e 7 Janarit do të mbahet në vende të ndryshme por jo tek Kryeministria, kjo me arsyen e mosarsyes se protesta mund të politizohet?!! A u politizua deri më sot protesta?
Protesta jonë vërtetoi se presioni i vazhdueshëm i studentëve të bashkuar përpara kryeministrisë vuri nën presion kryeministrin i cili edhe pa kërkesën tonë mori vendime politike duke ndryshuar qeverinë por jo të plotësonte kërkesat tona jetike, prandaj le të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku deri në fund për ta fituar këtë kauzë.
Për aq kohë sa i qëndrojmë një zëri plotësimit të 8 kërkesave tona i vetmi vend për ti adresuar dhe gjetur zgjidhje është pikërisht Kryeministria dhe Kryeministri e jo një Universiteti dhe Rektori…
Thirrjet për devijim të vazhdueshëm të vendit i bëjnë pikërisht ata që kauzën nuk e duan ta fitojnë studentët, çdo devijim i vendit të protestës i shërben vetëm atij grupimi që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës së studentit dhe që kjo kauzë të shkrihet shumë shpejt.
Le të bashkohemi të gjitha fakultetet së bashku, mëngjesin e 7 Janarit përpara Kryeministrisë.
#Bashkë #MeStudentët

Pas pushimeve për festat e fund-vitit, studentët do të rikthehen të protestojnë sërish më 7 Janar.
Zgjidhjet e ofruara nga kryeministri nuk janë pranuar nga ata, teksa kanë prezantuar kërkesat e reja të tyre, të cilat konsistojnë në rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë, të miratuar në vitin 2015.
Protestojmë më fuqishëm se kurrë për të kërkuar:
Përgjysmimin e tarifave në të gjitha nivelet e studimit (sidomos në master).
Rritjen në 50% të peshës së votës studentore.
Dyfishimin e buxhetit të shtetit për universitetet publike.
Ndalimin e financimit publik të universiteteve private.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.
Protestojmë më FUQISHËM se kurrë për të kërkuar:
1. Përgjysmimin e tarifave në TË GJITHA nivelet e studimit (sidomos në master).
2. Rritjen në 50% të peshës së VOTËS STUDENTORE.
3. Dyfishimin e BUXHETIT TË SHTETIT për universitetet publike.
4. Ndalimin e financimit publik të UNIVERSITETEVE PRIVATE.
Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa RRËZIMIN E LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË.
STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

Revolta në faqen zyrtare të Ramës: O gjytrym, mos tall ‘Erionin’ me njerëzit se…

Pakënaqësia e qytetarëve ndaj kryeministri Edi Rama vijon të shfaqet në mënyra të ndryshme. Përveç protestave, qytetarët i kujtojnë kreut të qeverisë edhe në Facebook, ku Rama kalon jo pak kohë, se vendi ku jetojmë është shumë larg të qenit “një fushë me lule”.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri ka publikuar në Facebook, një video me pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Por, pas këtij postimi, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj kreut të qeverisë.
“Amon mos harro te rinkostrutosh edhe Shpin e Bardh ne Surrel,se 4 milion euro sjan shum futi dhe 6ce ti bosh 10….vazhdon talljen me shqiptaret edhe ne 2019”-shkruan një qytetar.
Më tej, një tjetër shkruan se fëmijët nuk kanë bukë të ushqehen, ndërsa kryeministri merret me piktura.
“Ore Gjytrym Shiko dhe Publiko familjet qe skane buke te Ushqehen Shiko njerzit Shqiptare qe ndihmojne Fukarenjt me Ushqime Shtepije etj… leri budalliqet se si plas njeriut per Muze piktura etj… o Gjysh Kiço ate bej ti se kesaj Rradhe harroje Mandatin e Kariges se FRONTIT”.
Gjithashtu një tjetër shkruan: “Pershendetje zoti Kryeminister. Kjo qe po ju shkruaj nuk ka lidhje me postimin tuaj por me kazinot te cilat jane hapur edhe sot ne Lezhe biles edhe para policise se shtetit.”.
Po ashtu, një qytetar shkruan: “ U bere bajat o usta Murat. Nderro disk e shif realitetin po lini museumet se as qent nuk hyjn aty mrena per ti vizituar.”

Klithjet e fundit për të mbajtur pushtetin, nuk e shpëton më as lakuriqësia

Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama jo pa qëllim u bë pjesë e një spoti çmendurie teksa tregonte veten në dush, në krevat, duke pikturuar apo cjerrë vokalisht për një emision satirik, si ajo e “Xingut” . Përtej çmendurisë së sprovuar në sjellje, Rama po mundohet që edhe lakuriqësinë ta përkthejë në vota, mbështetje, e për të fituar kohë nga revoltat popullore që zien së brendshmi, e mjafton vetëm një shkëndijë që të dalë në shesh, ku i pari që rrezikon është vetë kryeministri me kastën e tij drejtuese.
Nëse në qeverisje do kishte një aleate politike, me siguri përgjegjësinë do ia vishte asaj, por tani që e ka të vetëm pushtetin në mandatin e dytë, po mundohet të shesë jo më premtime dhe një Shqipëri vituale që ia shkëmoqën studentët me protestat e tyre, por ka nxjerrë në treg lakuriqësinë e trupit e mendjes. Kujt i interson Rama në dush dhe krevat? Përveç perversëve që gjenden tek-tuk në çdo shoqëri, akujt tjetër, përfshi edhe ata që e votuan nuk kanë kuriozitetin e një “lakuriqësie politike” e aq më keq trupore.
Në shkencat politike njihen lëvizje të tilla që kur nuk ke çtë ofrosh qytetarëve që të kanë besuar, mundohesh të tregosh se ti je një prej tyre, një njeri i thjesht që lahet, zhvishet, pikturon, klith, mërzitet, lumturohet e në fund përmbush tablonë e çdo qenie të gjallë njerëzore. Por Edi Rama ka harruar më kryesoren, njerëzit nuk janë më ata të parët që i besonin, që ende shpresonin se një i “çmendur në sjellje” do të rregollonte një vend në depresion si i yni. Shumica qytetare socialiste, minimalisht po e akuzon si të paaftë, pjesa tjetër si të korruptuar dhe shumica si një lider që nuk ka më çtë ofrojë.

Pikërisht kësaj kryeministri i druhet.
I ka rënë përtokë propaganda që me aq finesë ia përdhosën studentët në 19 ditë revoltë. Nuk ka më kauz politike për të akuzuar kundërshtarët, fundja ata vegjetojnë në opozitë po aq të pashpresë sa edhe ai që po mban zvarrë pushtetin. Nuk ka më çengel që të mbahet në ndonjë parti bashkëqeverisëse, sepse po qeveris i vetëm. Në kushte të tilla, i kanë mbetur të sjellë diktaturën, duke shtypur me dhunë çdo revoltë, apo të bëjë karagjozin, duke rikthyer në treg lakuriqësinë e tij.
Herën e parë kur kryeministri u shfaq nudo në një plazh të europës ndodhi në vitin 2007 kur ishin zgjedhjet lokale. Kundërshtarët politik rrëmuan dhe siguruan një foto lakuriq të Ramës, bashkë me të dashurën e tij edhe ajo lakuriq.
Shumëkush atëherë e konsideroi si një shkelje privatësie, një gjest të ulët të kundërshtarëve dhe Partisë Demokratike iu kthye në boomerang ajo që serviri.
Rama u votua masivisht, jo për lakuriqësinë, por për një lloj shprese ndryshimi që qytetarët ende e mendonin se mund të sillte ai. Pas 11 vitesh, kryeministri shet veten duke u shfaqur gjysmëlakuriq në dush, apo i shtrirë në krevat.
Nuk është asgjë më shumë se tentativat e fundit e një politikani të fundosur, që në pamundësi për të genjyer edhe më shumë, po shet veten për të mbajtur pushtetin. Por këtë lakuriqësi askush nuk po e “blen”…