Ju ka ndodhur të pini ujin e lënë jashtë gjatë natës apo edhe para një dite? Keni vënë re një shije paksa ndryshe? Në fakt, uji nuk ka shije, por nëse ai qëndron për një ose disa ditë mund të marrë një shije të çuditshme.
Edhe nëse lini rubinetin e ujit pa e hapur për një ose disa ditë, uji fillon të marrë një shije jo të mirë. Disa supozojnë se kjo ndodh për shkak të mikroorganizmave. Këto të fundit, në temperaturën e dhomës fillojnë të shumohen me shpejtësi.
Një gllënjkë mund të krijojë një mori mikrobesh, shtoji kësaj edhe pluhurin e ambientit. Por, nuk është kjo ajo që e bën me shije ujin e ndenjur dhe për këtë duhet të “falënderojmë” dyoksidin e karbonit.
Pas një kohe prej 12 orësh, dyoksidi i karbonit fillon të përzihet me ujin duke ulur pH dhe duke i dhënë atij një shije jo të mirë.
Nuk është mirë që të ndani gotën tuaj të ujit me të tjerët, sepse mund të krijohen mikroorganizma të shumtë që nuk ju bëjnë mirë për shëndetin.
Sa u përket shisheve të ujit që mund të lini në makinë ose në diell, Dr. Kellogg Schëab, drejtor i Institutit të Ujit (Universiteti Johns HopkinS) thotë se në të do të krijohet një komponent kimik i quajtur bisphenol-A (BPA).
Është një distributor i lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës dhe shfaqjen e kancerit.
Po sipas tij, shishet plastike janë planifikuar të përdoren vetëm një herë dhe jo të rimbushen herë pas here. Ndaj, përpiquni të shmangni ujin e ndenjur e aq më pak atë që gjendet në shishe plastike.
Pas sa orësh bëhet i rrezikshëm uji i ndenjur
A duhet të preken aknet?
Puçrrat e mahisura dhe të kuqe nuk duhet të preken. Nganjëherë këto puçrra mund të shtrydhen, por ju mund t’i zhytni ato më thellë, çka sjell formimin e cisteve, e kjo është tejet serioze.
Puçrrat me kokë të zezë apo të bardha mund të hiqen me ndihmën e një mjeti të veçantë (shitet në barnatore). Edhe thonjtë të mprehtë janë, por me to duhet vepruar me shumë kujdes dhe patjetër t’i mbështillni me copë të pastër, për të mos dëmtuar lëkurën.
Kurimi i akneve të formës së lehtë
* Përdorni rregullisht skrab (lloj kremi me kokrriza). Kjo shmang taposjen e gjëndrave të dhjamit.
* Mos përdorni kremra me strukturë të dendur. Ato bllokojnë gjëndrat e dhjamit.
* Ushqehuni mirë dhe me masë. S’është puna, se ushqimi i yndyrshëm shkakton formimin e puçrrave. Por nëse ushqeheni mirë, do të forconi sistemin e imunitetit, i cili më tej mund të luftojë sëmundjet e lehta infektuese të lëkurës. Forcojeni sistemin imun dhe ai do t’ia dalë vetë me puçrrat.
* Përdorni losione dhe mjete të tjera me përmbajtje peroksidi. Kjo lëndë asgjëson bakteret dhe ngop lëkurën me oksigjen. Pas përdorimit të tij lëkura mund të thahet pak, mund të shfaqen skuqje. Ai nuk vepron thellë, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të puçrrave.
* Përdorni losione dhe mjete të tjera me përmbajtje acidi glikolik. Ai ka veprim kundër mahisjes, heq skuqjet, i bën puçrrat më pak të dukshme.
* Në rast nevoje të skajshme mund ta lagni puçrrën dhe t’i hidhni pluhur aspirine. Aspirina ka efekt antimahisje dhe largon skuqjen. Por është më pak efektive se kremi i veçantë.
Skandal! Spitali i fëmijëve pa ngrohje, temperaturat disa gradë nën zero!
Një telefonatë në redaksinë e SYRI.net nga një prind i një fëmije të sëmurë ka denoncuar skandalin e radhës të kësaj qeverie dhe të Ministrisë së Shendetësisë
Pavioni i femijëve të sëmurë të shtruar në Spitalin e Pediatrika te Tiranës, godiona tre katëshe është pa ngrohje. Fëmijë me diagonoza të rrezikshme që nuk kanë munëdsi të qëndrojnë ngrohtë në dhomat e spitalit.
Ky është një skandal thotë prindi i revoltuar telefonatën e të cilit ne po e bëjmë lajm. Ndoshta dikush dëgjon e merr në konsideratë shqetësimin e prindit që ka shtruar fëmijën në spital që ti shërohet e po i ngrin nga i ftohti.
Perveç se nuk ka ngrohje fare për fëmijët e sëmurë, pa ngrohje është edhe personeli që u sherben 24 orë këtyrë femijëve me probleme shendetësore
Ndërkohë që temperaturat janë disa gradë nën zero.
/Syri.net
Mafia e pushtetit pushton oborrin e shkollës, institucionet mafioze bëjnë sehir! (Foto)
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon një ndërtim brenda oborrit të shkollës në Laç. Berisha e quan mafia e pushtetit, ndërsa thotë se institucionet bëjnë sehir.
“Mafia e pushtetit në Laç pushton oborrin e shkollës, institucionet mafioze bëjnë sehir! Është soji ynë fundja, të drejtë ka, -i thonë njeri-tjetrit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
Nafta në Gjermani 30 % më lirë se në Shqipëri, Berisha thirrje qytetarëve: Rama njeh vetëm gjuhën e mosbindjes civile
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekë për litër të vendosur nga Kryeministri Rama.
Berisha ka publikuar të dhënat e fundit për çmimin e naftës në Gjermani që aktualisht shitet 30 % më lirë se në Shqipëri ndërkohë që pagat e gjermanëve janë 6 herë më të larta se tonat.
Ish-Kryeministri thotë se, Edi Rama njeh vetëm një gjuhë, atë të mosbindjes civile.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Çmimi i karburantit ne Gjermani
Gjermanet blejne naften 30% me lire se shqiptaret dhe marrin rroga mesatarisht 6 here me te larta se qytetaret tane. Vetem heqja e takses se qarkullimit qe Rama e rriti me 27 leke per liter do shpetoje shqiptaret nga tirania e çmimit te naftes. Kallam Deshtaku njeh vetem nje gjuhe: ate te mosbindjes civile! sb
Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin duke deklaruar se 1.4 milion karat identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Sipas tij, Rama do të ketë mundësi t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë.
Sipas tij, qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Postimi i plotë
1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvlimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë! Qeveria po iu shpërndan që sot kupona Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponave falas!
Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!
Zbardhet axhenda e studentëve, si do të vijojë protesta masive në 7 janar
Ditën e hënë më 7 janar, studentët kanë parashikuar që të zhvillojnë një protestë masive, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për Arsimin e Lartë.
Megjithë disa ndryshime të qeverisë dhe propozimin e Paktit për Arsimin e Lartë, studentët nuk janë dakordësuar me propozimin kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se shumë nga kërkesat e tyre janë lënë evazive.
Një nga studnetët me aktivë të protestës, Klajdi Bello në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar axhendën që do të ndjekin studentët dhe bën thirrje që të gjithë të bojkotojnë fakultetet dhe të mblidhen para kryeministrisë.
“Te gjithe sebashku, ti bojkotojme fakultetet dhe te mblidhemi perpara Kryeministrise duke i kerkuar shfuqizimin e ligjit per arsimin e larte, pasi ai ligj eshte antishqipetar, kanceri i arsimit”, shkruan Bello në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Sqarim pse protesta, bojkoti, duhet te vijoj dhe qendroj perball Kryeministrise:
1 – VKM (Vendimi i Keshillit te Ministrave) ndryshohet ne cdo moment dhe ne rrethana te vullnetit politik, prandaj qe, ato pikat e kunderpropozuara nga Kryeministri mund te hidhen serisht poshte me VKM me thjeshtesine me te madhe, sic ishte anullimi i tarifes prej 6750 lekesh per kredite pas 5 oresh protestash perpara Ministrise se Arsimit.
2 – Studente te dashur, neqoftese ne nuk fokusohemi tek ndryshimi i ligjit atehere i gjithe mundi dhe fryma e shpreses qe i kemi dhene njeri-tjetrit do te rikthehej ne mankthin e fillimit, ku:
a) Studentet nuk kane te drejte perfaqesimi neper borde.
b) Tarifat do te ngelen shume te larta ne proporcion me te ardhurat.
c) Buxheti arsimor do ngelet i ulet edhe pse ata vjelin miliarda leke nga taksat dhe pagesa e drejtperdrejt e studenteve neper fakultet perkatese.
d) Vetingu i pedagogeve.
e) Korrupsioni neper fakultete.
i) Jemi vendi me shkallen me te ulet inovative pasi na mungojne laboratoret.
j) Favorizimi i fakulteteve private kundrejt atyre publike.
Jane shume e shume arsye te tjera, por besoj se ato qe kam renditur jane me themeloret.
Prandaj, te dashur studente, kuptojeni mire se nuk mund te na genjejne me. Jemi ne nje pike kritike, vendimtare per te ardhmen e Arsimit te larte ne Shqiperi.
Te qendrojm ne lartesine e duhur, ashtu sic i ka hije ajkes intelektuale shqipetare.
Ne fakt, personi pergjegjes per kete eshte Kryeministri i Shqiperise, i cili nepermjet manojetave, mercenareve te tij, po perpiqet ne te tera menyrat qe ta shuaj protesten duke u thene studenteve se ai po na jep shume me shume, por jo pa ndryshuar ligjin, duke kaluar ai mbi ligjin.
Jo zoteri, mbi ligjin nuk ka, Boll jeni tallur me ne studentet dhe popullin shqipetar ne pergjithesi gjate gjithe ketyre 28 viteve, vecanerisht me ligjin e arsimit qe e kaluat me aq zell ne vitin 2014.
Te gjithe sebashku, ti bojkotojme fakultetet dhe te mblidhemi perpara Kryeministrise duke i kerkuar shfuqizimin e ligjit per arsimin e larte, pasi ai ligj eshte antishqipetar, kanceri i arsimit.
Konsultohuni dhe me jurist neqoftese deshironi, per te konfirmuar vertetesine e gjerave.
Me respekt,
Klajdi Bello
Ps: Student i cili fal ligjit mbi arsimin e larte u detyrua te shkoj tek privati.
Bllokohen makinat në Llogara, asnjë borëpastruese në terren
Bora dhe moti i ftohtë kanë sjellë probleme në disa akse kryesore të vendit, ndërsa një nga pikat më problematike është dhe qafa e Llogarasë.
Disa qytetarë kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Faxweb.al, ku shprehen se në këtë aks rrugor mungojnë borëpastrueset dhe nuk është hedhur kripë dhe skorje në rrugë.
Ata shprehen se dhe me zinxhirë kalimi është mjaft i vështirë, ndërsa disa prej tyre gjenden të bllokuar prej minutash. Qytetarët i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë menjëherë.
Në ditët në vijim pritet një përkeqësim i mëtejshëm i situatës, ndërsa temperaturat do të zbresin nën zero në të gjithë vendin.
Gjatë ditës së djeshme Ministria e Mbrojtjes iu bëri thirrje prefektëve që të ndërmerrnin të gjitha masat e nevojshme, po mesa duket mobilizimi nuk është ende maskimal.
Shpërthehet me eksploziv dhe grabitet bankomati në qendër të qytetit
Një bankomat është grabitur pasi është hedhur në erë me eksploziv. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 02:24, në Urën Vajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, se është shpërthyer dhe vjedhur bankomati i një banke të nivelit të dytë, ku janë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorve.
Ende nuk dihet sasia e parave që është vjedhur, dhe as numri i autorëve të kësaj ngjarjeje.
Bankomati ndodhet në qendër të qytetit.
Ëndrra nuk zgjat pafund!…
Erl KODRA
(Kjo është ëndrra ime që e shoh prej vitesh. Mbrëmë e pashë për herë të fundit)
Shpesh ëndërroj sikur Shqipëria është bërë vend i normal. Në ëndrrën time qytetet kanë ujë 24 orë në ditë, drita pa ndërprerje, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë normale, diku afër 30 Euro në muaj, aq sa paguajnë mesatarisht në vendet e BE-se.
Kodrat, fushat dhe malet e Shqipërisë nuk mbillen me drogë në ëndrrën time, përkundrazi. Sepse ashtu siç ëndërroj unë, droga është zhdukur nga territori shqiptar. Të rinjtë nuk merren me këtë lloj trafiku. As që duan të dëgjojnë për trafiqe ilegale, sepse të ardhmen e tyre e shohin tek puna, biznesi, profesioni, prona, dhe zhvillimi ekonomik. Sepse të ardhmen e tyre e kanë gjetur në hapësiren mbarëshqiptare rajonale.
Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi tashmë, në ëndrrën time janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e një popullsie të re, që punon fort dhe konsumon shumë. Me një zhvillim të qartë dhe të qëndrueshëm.
Policia është realisht në shërbim të qytetarëve, në luftë me krimin dhe mafien. Asnjë polic nuk është i korruptuar. Asnjë mafioz nuk mban uniformën e Policit të Republikës. Të rreptë në zbatimin e ligjit. Duke respektuar liritë dhe të drejtat tona. Pikë.
Në ëndrrën time nuk shoh të varfër ashtu siç është koncepti sot për varfërinë. Sepse sot të varfërit nuk janë të varfër, por janë disa qenie të mjera, përtej përfytyrimit që ka patur Viktor Hygo kur ka shkruar romanin e famshëm “Të mjerët”. Në ëndrrën time të varfërit jetojnë në banesa sociale, marrin paga sociale dhe bëjnë një jetë dinjitoze.
Në ëndërrimet e mia të varfërit zvoglohen, sepse gjejnë punë, shkollohen, shpëputen nga kthetrat e mospasjes. Ata tashmë, në ëndrrat e mia janë plotë shpresë se nesër fëmijët do të jenë të aftë për të ndryshuar jetën e tyre. Kjo në Shqipërinë e ëndrrave të mia, sigurisht.
Ekonomia në Shqipërinë që ëndërroj unë është e orientuar nga turizmi dhe prodhimi. Prodhimi bujqësor dhe prodhimi i produkteve ushqimore dhe shërbimeve cilësore. Biznesi konkuron ndershmërisht dhe nuk përzihet në punët e politikës, madje as politika nuk i ngre kurthe biznesit. Përkundrazi, shoh një aleancë normale të një Qeverie që orienton politika, harton programe, mbështet dhe zhvillon me të gjitha mjetet e ligjshme ekonominë kombëtare. Një ekonomi e mirëfilltë tregu, duke luftuar kontrabandën, korrupsionin dhe informalitetin. Korrupsion nuk ka në atë çfarë ëndërroj unë. Të korruptuarit gjenden nën vëzhgimin e rreptë të institucioneve ligjzbatuese.
Gjykatat janë absolutisht të pavarura në fantazinë e ëndrrave të mia. Domethenë, aq të pavarura dhe të pa kapura nga asnjë lloj konflikti interesi, sa të duket punë fort e mërzitshme të punosh Gjykatës i Republikës. Gjyqtarët në ëndrrën time janë disa qenie të zbardhura nga qëndrimi në hije, larg vëmendjes tonë, që thjeshtë bëjnë punën e tyre në zbatim të ligjeve të Republikës dhe… kaq. Çfarë mrekullie!
Në ëndrrën e dëshirave të mia taksat janë të thjeshta dhe të ulta, por i paguajnë të gjithë. Nëpunësi i shtetit është një burokrat i ftohtë që zbaton ligjin, nuk merr ryshfet, nuk shet shërbime, por punon tetë orë ne ditë në zbatim të ligjit dhe rrëgullave të shtetit. Gjithashtu në të gjitha zyrat e shtetit punojnë disa njerëz profesionist, te heshtur dhe fjalëpakë, që marrin rroga të mira dhe janë të sigurtë se puna e tyre vlerësohet drejt.
Ata nuk kanë frikë se nesër do të gjenden në mes te rrugës, nëse thjeshtë do te zbatojnë rregullat dhe ligjet e shtetit.
Ëndrra ime është e gjatë dhe e gjerë, prandaj unë shoh aty edhe Kryeministrin e Shqipërisë, të heshtur, fjalëpakë, gjithmonë serioz, ashtu siç e kërkon detyra, të rrethuar nga burra të ndershëm, të zgjuar dhe punëtor.
Kryeministrin e vendit në Shqipërinë e ëndrrave te mia nuk e shoh shpesh në televizion, as në mediat e shkruara, përkundrazi, mezi pres të dalë para gazetarve një herë në muaj, në ndonjë aktivitet qeveritar duke dhënë mesazhe shprese por edhe llogari për premtimet që ka bërë gjatë kohës që na mbushte mendjen për ta votuar atë dhe partinë e tij.
Parlamentin e shoh shpesh në debate koherente për ligjet që miraton. Shoh edhe deputetë të partisë së Kryeministrit që e thërrasin këtë të fundit për të dhënë shpjegime dhe llogari për probleme madhore të zhvillimit të vendit. Në Parlament shoh profesionist të vertetë, njerëz dinjitoz dhe plot itegritet, zakonisht me tituj doktorë dhe profesorë.
Media është një tribunë e madhe idesh, debatesh koherente, analizash. Profesorë dhe gazetarë, njerëz të fjalës së lirë, punëtorë të vyer të së vërtetës, reporterë dhe analistë mbushin hapësirën tonë informative me raportime te sakta, analiza shterruese dhe ide të reja se si dhe çfarë mund të bëhet më mirë për vendin. Televizionet bëjnë vetëm punë televizive, asnjë punë tjetër. Të gjithë respektojnë fjalën dhe debatin, por janë koherent. Në ëndrrën time nuk e shoh Mero Bazen. Ai është zhdukur në një epokë tjetër bashkë me disa të tjerë, të gjithë përversë të dënuar nga përbuzja dhe neveria e njerëzimit.
Por ëndrra ime nuk zgjat pafund. Dhe ky është ai çasti kur zhgënjimi të godet si një shkëmb. Shoh dhe e kuptoj se njeriu është veçse një ëndrrimtar i pashpresë, një qenie e dobët që i ka shpikur ëndrrat për t’i ikur ferrit rreal.