32.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

“The Economist”: Mafia shqiptare, lidhje me Sigurimin famëkeq dhe politikën

John Macris po largohej nga shtëpia e tij në periferi të Athinës në bregdetin Voula më 31 tetor të vitit të kaluar kur një burrë vraponte drejt makinës së tij duke gjuajtur një pistoletë. Z. Macris, një gangster greko-australian, u hodh jashtë makinës në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar nga sulmuesi i tij, por personi i armatosur e ndoqi dhe e qëlloi për vdekje.
Disa javë më parë në Nju Jork, Sylvester Zottola, një anëtar i dyshuar i familjes kriminale Bonanno, ishte në makinën e tij pranë një McDonalds-i, kur edhe ai u qëllua dhe u vra.
Dhe kur Raul Tamudo, një futbollist ndërkombëtar i pensionuar, u kthye në shtëpinë e tij në Barcelonë më 12 gusht, ai vuri re se dikush kishte thyer dhe vjedhur koleksionin e tij të orës, me vlerë më shumë se 100,000 euro (115,500 dollarë).
Policia tha se dyshonin se hajduti ishte një anëtar i “mafies shqiptare”. Homologët grekë dhe amerikanë gjithashtu fajësuan shqiptarët për kryerjen dhe urdhërimin përkatësisht të vrasjeve të z. Macris dhe z. Zottola.
Të tre krimet ishin ndër të shumtat që tregonin një rritje të theksuar në nëntokën ndërkombëtare, të gangsterëve shqiptarë etnikë.
I pyetur për të renditur grupet e krimit të organizuar nga rreziku që ata paraqesin në Evropë, një zyrtar i lartë në agjencinë e zbatimit të ligjit të BE, Europol, i klasifikoi mafiozët shqiptarë edhe përpara homologëve rusë. Policia britanike ka thënë se aktiviteti i tyre është kryesisht përgjegjëse për një rritje të kohëve të fundit të trafikut njerëzor. Grupet e shqiptarëve dhe kosovarëve në Britani thuhet gjithashtu se kanë vrarë dhe torturuar në rrugën e tyre për të kontrolluar pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës atje.

Por, Jana Arsovska, e cila punon në Universitetin e Qytetit të Nju Jorkut dhe ka që ka ndjekur veprimet e kriminelëve shqiptarë për më shumë se 15 vjet, thotë se, “mafia shqiptare” është një mit. Pasuria dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk do të thotë se ata i përkasin një organizate të strukturuar me ritualet e zakonshme si Cosa Nostra e Sicilisë apo sindikatat Yakuza në Japoni.
“Ne shohim shumë organizata që punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri”, thotë zonja Arsovska. “Ata flasin gjuhën shqipe, por kjo nuk do të thotë se ato janë të lidhura me organizatat mbrapa në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht shqiptarë etnikë”.
Disa arsye ndihmojnë për të shpjeguar se pse krimi i organizuar ishte në gjendje të hedhë rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit: shpërndarja në vitin 1991 e shërbimit të Sigurimit të vendit, Sigurimi, i cili la rreth 10,000 agjentë me aftësi të përshtatshme për krimin e organizuar, të papunë ; kolapsi gjashtë vjet pas asaj të skemave të ndryshme piramidale shqiptare që plaçkitën shumë njerëz nga kursimet e tyre dhe nxitën plaçkitjen e më shumë se 550,000 armëve nga armatimi ushtarak dhe shfaqja në Shqipëri dhe Kosovë gjatë luftërave ballkanike të lidhjeve të forta mes kriminelëve, politikanëve dhe luftëtarët guerrilas (me disa lojtarë që plotësojnë të tre rolet). Nga fundi i viteve 1990, sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e fiseve kishte qenë gjithmonë e rëndësishme, ishte bërë një vend i dhunshëm dhe i paligjshëm, i copëtuar nga grindjet vrastare.
Megjithatë, ndërsa mafiozët kanë emigruar individualisht, ka pak dëshmi se bandat e formuara në Ballkan janë zgjeruar ndërkombëtarisht si Cosa Nostra ose një mafie italiane, Ndrangheta. Shumë shkelës shqiptarë etnikë në Europë ju futën botës së krimit pas emigrimit. Brutalë, të pamëshirshëm dhe të dukshëm, ata megjithatë janë shumë më pak të sofistikuara se mafiozët e vërtetë. Ka pak shenja të formimit të aleancave të tyre me politikanët lokalë për të mbrojtur aktivitetet e tyre ose pastrimin e fitimeve të tyre, përveçse në pasuri të patundshme në Ballkan. Dhe shumë pakujdesia që i bën kaq të frikshme, gjithashtu i bën ata të pambrojtur ndaj policimit të drejtpërdrejtë.
Arsovska citon shembullin nga Nju Jorku i organizatës Rudaj. Deri në vitet 1990 ishte kaq e fuqishme sa që disa e quanin “familja e gjashtë e krimit” e qytetit. Të tjerët, me origjinë italiane, mbeten në biznes. Ekuipazhi Rudaj është në burg.
/Marrë nga “The Economist”

2019-ta nis me revoltën anti-Rama, sharje masive në rrjet Mamaqit

Një revoltë masive ka shpërthyer në rrjet pas reklamës mediatike ku Mamaqi njoftonte se do të kishte në emisionin e parë të këtij Janari, Ramën. Sharjet dhe ofendimet janë ndër më të rëndat si për Ramën ashtu edhe për Mamaqin.
Këtë të fundit e konsiderojnë thjesht si një vegël servile të pushtetit që mundohet të pastrojë fytyrën e ndyrë të Ramës duke e marrë në emisionin e tij. Ndërkohë, revolta edhe më e madhe është për Ramën.
Ai tani është bërë i papranueshëm për të gjithë shqiptarët. Kurrë më parë s’ka ndodhur një revoltë e tillë në rrjet pasi një prezantues të paralajmërojë se do të ketë në studion e tij Kryeministrin e vendit.
Kurrë më parë nuk ka pasur një refuzim kaq masiv popullor për të parë në televizione kreun e qeverisë së vendit të tyre. Arsyeja për të kuptuar këtë revolta është e thjeshtë Rama është thyer në njeriun më të urryer nga shqiptarët. Por, nuk mjaftohet vetëm këtu.
Revolta në rrjetet sociale duhet kuptuar edhe si një revoltë ndaj televizioneve të blera të regjimit. Qytetarët nuk e durojnë më servilizmin e një pakice të tillë që përmes propagandës televizive ti rrisë jetën regjimit. Ajo çfarë duhet të ndodhë është bokoti i televizioneve servile të pushtetit që nuk ofrojnë asgjë për qytetarët përveç propagandës bajate të regjimit.

Shehaj: Cili nga klientët e Ramës do ta marrë si dhuratë TEC-in 120 milionë euro për 20 vite?

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar për hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës. Me anë të një posti në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Shehaj shprehet se kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri po ia japin me koncesion për 20 vite një privati TEC-in, i cili iu ka kushtuar shqiptarëve 120 milionë euro.
Sipas tij, shefi i qeverisë ka përjashtuar kompanitë e huaja. Gjithashtu Shehaj paralajmëron se me 15 janar do të bëhet publik se cili nga klientët e Ramës do ta marrë këtë.
“Për koncesionin e TEC-it te Vlorës Rama praktikisht ka përjashtuar kompanitë e huaja. Në orët e fundit të vitit 2018, edhe pse i larguar nga ministër, Damian Gjiknuri ka firmosur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës.
Me zero transparence, Rama dhe Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar deri tani mbi 120 milionë euro me paratë e shqiptarëve, për t’u ndërtuar e mirëmbajtur, t’ja japin në pronësi për 20 vjet një privati.
Detajet e këtij koncensioni do të mësohen në ditët e ardhshme, por ajo që dihet sot është se qeveria kërkon që më datën 15 janar, të gjithë të interesuarit duhet të marrin pjesë në një vizitë në TEC në Vlorë, e cila është e detyrueshme për të marrë pjesë në tender.
Se cila kompani e huaj mund të informohet, vlerësojë dhe vendosë brenda dy javësh në periudhë festash të dërgojë përfaqësues në Vlorë të Shqipërisë, e dinë vetëm Rama dhe Gjiknuri.
Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit. Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me “bamirësin”, shkruan ai.

Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018

Globe Soccer Awards, “vendi ku nderohen legjendat”. Slogani i ceremonisë që bashkë me Topin e Artë, Fifa World Player dhe Golden Foot kompletojnë “Grand Slam-in” e futbollit shpjegon shumë mirë rëndësinë që ka marrë tashmë evenimenti që zhvillohet çdo vit në Dubai dhe ku sot është zhvilluar edicioni i 10-të.
Në këtë ceremoni vlerësohet “ajka e futbollit”, kampionë të së tashmes dhe të së kaluarës, të zgjedhur nga votat e kolegëve, të trajnerëve dhe të gazetarëve më të njohur sportivë. Këta janë fituesit e këtij viti.
Lojtari i Vitit – Cristiano Ronaldo është shpallur fitues. Portugezi ka mposhtur dy kampionët e botës, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe. Është interesant fakti se emri i fituesit është lexuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.
“Është një nder i madh për mua. Falënderoj Globe Soccer Award dhe familjen time. Ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe më vjen mirë që kam fituar një trofe tjetër. Ëndërroj që të fitoj shumë të tjerë me Juventus-in. 2018-ta mbaroi, tani dua sfida të tjera me familjen time të re, Juventus-in”, ka thënë CR7.
Skuadra më e mirë – Atletico Madrid, fituese e Europa League dhe Superkupës së Europës, ka mposhtur Real Madrid dhe Liverpool, dy finalistet e edicionit të fundit të Champions League.
Goli i Vitit – Cristiano Ronaldo ka fituar këtë çmim për golin e realizuar në edicionin e kaluar të Champions League kundër Juventus-it “të tij”, që ka marrë duartrokitjet e të gjithë publikut të pranishëm në “Juventus Stadium”. “Është goli im më i bukur”, ka thënë portugezi.
Trajneri i vitit – Didier Deschamps, kampion bote me Francën, ka mposhtur Diego Simeone, Jurgen Klopp, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane.

Terror ndaj shitësve ambulantë, ja si Policia Bashkiake i hedh fshatarit mollët në mes të rrugës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Korça, i cili me foto denoncon Policinë Bashkiake, që sipas tij i kanë hedhur një shitësi mollët në mes të rrugës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Bandite me uniforme bashkiake ne Korçe u derdhin fermereve mollet ne mes te bulevardit! Turp!
Shikoni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Skandali/ “Çorap qeverisje, njeri gozhdës e tjetri patkoit”: 3 vendime të ndryshme për të njëjtin vend

Kreu i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se për Bllokun 4 në Zagori, janë dhënë 3 vendime të ndryshme nga qeveria Rama. Gjiknuri ka vendosur që të shpallë si zonë kërkimi nafte, Klosi si Park natyror, ndërsa vetë Rama si zonë me prioritet.
Ja çfarë shkruan Malltezi
Çorap-qeverisje: njeri gozhdes e tjetri patkoit!!!
Damiani e shpall zone per shpime nafte, Klosi si Park Natyror e Rama (KKT) si zone me prioritet turizmi… 3 vendime te kunderta brenda 1 muaji! Kaq dine por a i meritojme ne keta idiote?
Ndani mendjen a do shpohet per nafte, apo do ruhet park dhe nxitje turizmi. Apo do bejne turizem permbi pus nafte?

Koncesion 74 miliardë lekë/ Qeveria grabit edhe në 31 dhjetor, reagon ish-ministri: Këta hajdutë s’kanë as cipë as turp!

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, njëkohësisht ish-ministër i Shendetësisë, denoncon vjedhjet e qeverisë edhe më datën 31 dhjetor. Ai i referohet koncesionit më të fundit prej 74 miliardë lekësh, të firmosur për TEC-in e Vlorës. Sipas vasalit, “Këta hajdutë s’kanë as cipë as turp as limit.
Vetëm përzënia e tyre mund ta shpëtojë këtë vend nga ky kryehajdut në krye të qeverisë dhe hajdutët çirakë që i ka përqark”.
Denoncimi i plotë i Petrit Vasilit
Uji fle, ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!!
E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.
Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.
Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.
Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro.
Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit.
Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark.
Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur.

Basha publikon disa prej ngjarjeve kryesore të aksionit politik të opozitës gjatë vitit 2018

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka postuar mbrëmjen e sotme në inastastory, disa prej momenteve kryesore të aksionit politik të PD dhe opozitës gjatë vitit të kaluar.
Në FOTO-t dhe videot e postuara nga Lulzim Basha, janë kapur çastet e protestave të opozitës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe banorëve të Unazës së Re e deri tek denoncimet e bëra nga PD.
Ja çfarë ka postuar Basha në Instastory:

 

Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Kush kërkon të na dhunojë do gjejë vdekjen!

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën e tyre për 61 ditë radhazi duke kërkuar anulimin e projektit të Unazës së Re, projekt i cili prek dhe prish shtëpitë e tyre. Ata janë shprehur se do vijojnë të jenë në rrugë për të mbrojtur banesat e tyre me çdo çmim.
“Burg për hajdutët” dhe “qeveri e krimit”, ishin disa nga thirrjet e banorëve. Ata u shprehën mirënjohjen edhe për mediat, të cilat kanë ndjekur e pasqyruar nga dita e parë kauzën e tyre.
“Pas 7 janarit do të ngrihet i gjithë populli. Ministrat e tij do të jenë në burg. Kanë shkelur ligjin dhe kanë vjedhur. Unaza e Re është diçka tjetër, sepse këta njerëz janë të devotshmit e republikës. Ata janë ngritur për të mbrojtur pronat dhe nderin e tyre”, tha një nga banorët.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërheqin projektin, sepse nuk do të arrijnë kurrë të prishin shtëpitë e tyre.
‘Në vend të gomave do djegim fadromat e INUKU-t nëse i afrohen shtëpive tona. Ju themi punonjësve shtetëror se kush kërkon të na dhunojë ne do të gjejë vdekjen në Unazën e Re. Kryeministër, ti je hajdut në atë karrige që ke zënë’, u shprehën banorët.
Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se qytetarët e unazës kanë mbështetjen e opozitës së bashkuar.
Në fjalën e tij, deputeti Balliu ritheksoi se të gjithë përgjegjësit e aferës korruptive tek projekti i Unazës së Re duhet të jenë në burg. “Ende sot nuk kemi marrë përgjigje nga Rama, sepse ka një arsye të thjeshtë. Bandat nuk lejojmë të sprapset nga ndërtimi. Të gjithë bashkë do ta mundim klikën mafioze të Edi Ramëm me Erion Velisë. Sot qytetarët kërkojë drejtësi, dhe kërkojnë të mbajnë përgjegjësi për aferën korruptive në lotin 1.
Të shkojnë në burg përgjegjësit, duke filluar nga Erion Veliaj, Edmond Bego dhe Edi Rama. Këtu kemi të bëjmë me një qeveri të kapur dhe të korruptuar. Provokime dhe tensionet nuk do të tolerohen më. Ju keni mbështetjen e opozitës së bashkuar dhe të gjitha do ta zhdukim farën komuniste të Edi Ramës”, tha Klevis Balliu.

Eto’o rrëfen historinë e rrallë

Samuel Eto’o ka zbarkuar prej pak ditësh në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së tij të 12-të (Konyaspor) dhe ka qenë protagonist i një intervistë shumë interesante, që është publikuar në faqen e internetit “Abidianshow”.
Gjatë bashkëbisedimit me portalin e Bregut të Fildishtë, ish-sulmuesi i Inter dhe Sampdorias ka zbuluar një anekdotë të veçantë të dhjetë viteve më parë.
“Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë dhe një ditë, pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë, – ka rrëfyer Eto’o. – Mendova se donte të më sulmonte dhe u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes vetëm për një gjë, – më tha, – më pas do të jesh i lirë të thërrasësh policinë, por nuk jam këtu për të të sulmuar”.
“Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht, – ka kujtuar Eto’o. – Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë”.
“Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.
/Express/