17.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Burim i dyshimtë i pasurisë së kryeprokurores së Krimeve të Rënda (Dokumentat)

Të dhënat e vetëdeklaruara nga shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, në formularët e pasurisë, tregojnë se ajo nuk justifikon me burime të ligjshme blerjen e një apartamenti në Durrës.
Në vitin 2007, Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kanë nënshkruar një kontratë porosie për një apartament 2+1 në qytetin e Durrësit, me vlerë 32.100 euro. Sipas të dhënave të deklaruara në formularët e mëvonshëm, të publikuar në “Opendata.al”, rezulton se çifti Prela ka kryer pagesën e plotë në momentin që ka nënshkruar kontratën e porosisë, pra në vitin 2007.
Duke parë të dhënat e deklaruara nga prokurorja Prela prej formularit të parë, dorëzuar në vitin 2003, deri në formularin për pasuritë deri në fund të vitit 2007, konstatohet se, rreth 10 mijë euro të përdorura për blerjen e këtij apartamenti nuk kanë burim të ligjshëm financiar.
Donika dhe Vangjel Prela kanë nisur jetën e tyre bashkëshortore me të ardhura modeste, duke jetuar në një shtëpi me qera. Donika Prela u emërua prokurore në vitin 2002, në përfundim të shkollës së Magjistraturës, ndërsa bashkëshorti i saj punonte si inxhinjer ndërtimi në një kompani private, me të ardhura pranë mesatares, sipas formularit të deklarimit.
Deri në fund të vitit 2006, çifti Prela kishte arritur të blinte një makinë 250 mijë lekë, si edhe të kursente 1 milion lekë të reja, të cilat i mbanin cash në shtëpi. Në maj të vitit 2007, Donika dhe Vangjel Prela nënshkruajnë kontratën e porosisë dhe paguajnë 32 mijë euro për apartamentin 2+1.

Burimi financiar për blerjen e këtij apartamenti rezulton shuma e depozituar në bankë, si edhe 15 mijë euro hua, të marra pa asnjë dokument noterial apo deklaratë nga vëllai i Vangjel Prelës.
“Boldnews.al” konsultoi kursin e këmbimit të monedhës euro me lek sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2007. Rezultoi se 1 euro shkëmbehej me 125 lekë. Pra, Donika dhe Vangjel Prela kishin në Bankë rreth 8 mijë euro (konvertimi i 1 milion lekëve).
Praktikisht, çifti Prela kishte në dispozicion për blerjen e apartamentit 8 mijë euro në bankë dhe 15 mijë euro, të marra hua pa asnjë dokument, në total 23 mijë euro. Por, sipas deklaratës së pasurisë, ata kanë porositur dhe paguar plotësisht çmimin e një apartament me vlerë 32 mijë euro.
Bazuar në llogaritë e thjeshta, rezulton se Donika Prela nuk justifikon të paktën 9 mijë euro për pagesën e apartamentit. Në asnjë nga deklarimet e mëvonshme të prokurores Prela nuk justifikohet mungesa prej 9 mijë eurosh për këtë transaksion financiar, duke krijuar dyshime të forta se kjo shumë përbëhet nga të ardhura të paligjshme.
Donika Prela, e cila prej muajit Maj 2018 drejton Prokurorinë për Krime të Rënda, rezulton me dyshime të shumta në deklaratën e pasurisë. “Boldnews.al” ka raportuar më parë edhe për dy transaksione jashtë logjikës ekonimike.
Donika Prela, në Shkurt 2014, ka blerë një apartament tjetër në Durrës, me vlerë 1.4 milionë lekë, çmim disa herë më i ulët se sa vlera e tregut. Këtë apartament e ka shitur pas 10 muajsh, me një çmim tre herë më të lartë, 4 milion lekë, duke arkëtuar rreth 3 milion lekë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Gjithashtu, Donika dhe Vangjel Prela kanë blerë një tokë 1000 m2 në Petrelë të Tiranës, me çmim 350 mijë lekë ose 350 lekë për metër katror. Ky çmim i deklaruar nga çifti Prela është të paktën 10 herë më i ulët se sa çmimet e referencës dhe 20 herë më i ulët se sa çmimet e tregut në atë zonë.
Donika Prela aktualisht është nën procesin e verifikim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të ligjit të Vetingut. Deri në fund të vitit 2017, ajo ishte prokurore në Durrës. Pas zgjedhjes së mikeshës së saj, Arta Marku, në postin e Kryeprokurores së Përkohshme, karriera e Prelës mori një ngritje të menjëhershme.
Fillimisht, Prela u caktua, në kundërshtim me ligjin, në postin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit. Pas 5 muajsh, në Maj 2018, po në kundërshtim me ligjin, ajo u caktua si drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, detyrë që ende vijon ta kryejë.
/Boldnews.al

Skandal! Shpërblimet për Vitin e Ri në Polici, sipas interesit të kryepolicit Ardi Veliu (Dokumenti)

Punonjësit e Policisë së Shtetit janë zhgënjyer thellë nga shpërblimet e dhëna për Vitin e Ri, pasi janë dhënë sipas interesit të zyrtarëve përkatës në komisariate. Denoncimin e ka bërë një punonjës policie i komisariatit të Sarandës, i cili ia ka dërguar njw mesazh ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Postimi i plotw i ish-Kryeministrit Berisha
Shperblimet per Vit te Ri ne polici ilakave dhe akrabave!
Lexoni denoncimin e policit dixhital dhe shikoni fotot qe ka derguar ai!
Pershendetje Doktor dhe gezuar!! Une jam nje punonjes policie ne komisariatin e Sarandes dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim te madhe per sa i perket shperblimeve te dhena nga ana e komisariatit Ku dikush eshte pare me syrin e nenes dhe te tjere me syrin e njerkes, Ku disa prej oficerave nuk kan mar asnje qindarke ndersa te tjere kan mar so shperblin deri ne shumen 500 mij lek. Ketu futen edhe pastrusa e mirmbajtes ndersa punonjes policie qe kan punuar me shpirt as Jan permendur fare kjo pasi shefi i logjistikes se bashku me zyren e financed kane bere si u ka dashur qefi. po u ve ne dispozicion edhe listen e mjere qe kane bere keta persona.

Rama sado që përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e njëjta mollë e kalbur

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shkruan se zëvendësimi i ministrave në kabinetin qeveritar nga kryeministri, Edi Rama nuk zgjidh asgjë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku me ironi shprehet se makiazhi i vendosur nga qeveria nuk e mbulon dot mollën e kalbur që po helmon me taksa të larta vendin dhe qytetarët.
Postimi i Jorida Tabakut
Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh aagjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë.
Në këto ditë,kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit.

Dëshmia tronditëse e të burgosurit politik: Burgu ishte një ferr i vërtetë, të vdiste shoku në krahë

“Nga më të rëndat, sinqerisht. Nuk kishte dënim fizik, por ishte dënimi psikologjik. Kishin rekrutuar të burgosur politik të dobët nga karakteri. Kjo është e tmerrshme. Ne nuk kishim asnjë siguri në do dilnim të gjallë ndonjëherë apo s’do dilnim të gjallë“.
Baftjar Shemaj rrëfen vitet e burgut në Ballsh edhe në Qafë Bari si dhe dyshimet nëse do dilnin të gjallë ndonjëherë nga burgu apo s’do të dilnin kurrë prej tij.
Dëshmia nga Baftjar Shemaj
Në vitin 1949, prindërit tanë, babai me dy xhaxhallarët menduan të largoheshin nga Vasjari dhe të kalonin në Berat, qytet ku ata kishin miq, edhe të strehoeshin, edhe të punësoheshin me ndihmën e miqve në Berat. Babai im nuk shikohej mirë në syrin politik të atij regjimi. Pastaj, babai im ka qenë edhe anëtar i Ballit Kombëtar. Ky motiv politik, ekonomik shtyn të tre vëllezërit të ikin nga Tepelena dhe të banojnë në Berat. Në Berat ndenjëm 18 vjet. Unë atje mbarova shkollën e mesme pedagogjike për arsimtar. E kam ushtruar profesionin në Skrapar, ku më është dhënë mundësia në fillim. Më vonë në Berat, pastaj për ngjyrat politike që ka patur familja ime, na heqin me forcë nga qyteti i Beratit dhe na çojnë prap në fshat, në Vasjar. Pas 4 viteve, në 1974, më heqin përsëri nga arsimi, përsëri shkoj në kooperativën bujqësore dhe në 1977, më arrestojnë për agjitacion dhe propagandë kundër partisë dhe popullit.
-A e kujtoni momentin e arrestimit?
Atë ditë ishim duke punuar. Meqenëse ishte dhe muaji nëntor, mbillej gruri. Ishim afër shtëpisë, jo larg. Vjen kryeagronomi i kooperativës bujqësore të bashkuar. Zakonisht, kur vinte ndonjë personalitet nga kooperativa jonë apo nga rrethi, në atë moment bëhej pushim. U grumbulluam pas tij, çfarë do na thoshte. Na thotë. Tha, po ça tha. Kush është Baftjar Shemi këtu?

Unë, i thashë. I thotë brigadierit: Do na i lejosh këtë Baftjarin, ta marrim. Fshati është kodër, edhe makina nuk vinte dot, se atë ditë binte një vesë shi. Nuk kishte mundur të vinte në fshat makina dhe do të shikojmë pak parcelat e grurit, si janë bërë vijat, se ky merr vesh, se ka dhe arsim. Merreni, thanë ata, dhe më morën.
Poshtë, kur zbres tek rruga e asfaltuar, vjen një qytetar. S’e njihja fare. Më thotë: Ti je Baftjari? Po, i thashë unë. Si je? I thashë: Mirë. Prisja të më lëshonte dorën, se do takohej, do ndaheshin duart, kjo dihet. Nuk më lëshoi, më tërhoqi me vete, deri tek makina. Atje kuptova se diçka po ndodhte me mua. I thashë: Si është puna? Hip në makinë, më tha. Atje më tha: Je i arrestuar në emër të ligjit, në emër të popullit, dhe më vunë hekurat. Unë jam dënuar në gjyq me 10 vjet. Dënimin maksimal. Njëherë të burgosurit shpërndahen në Kaushë të Tiranës, atje bëhet shpërndarja. Ka komandë, edhe atje bëhet shpërndarja. Unë vajta në Kaushë, edhe pas një muaji, erdhi rradha edhe më çuan në Ballsh. Por, këtu një specifikë, unë në Kaushë nuk e dija, por nëpërmjet të burgosurve të vjetër i bëj një letër komandës edhe i them: Mundësisht, mos më dënoni në Spaç, se atje kam vëllain dhe kunatin. Po të merrje vesh që ke familjarë atje, bëhen tre dhe kush e di se.
-Sa vjet ishte dënuar vëllai dhe për çfarë?
Agjitacion dhe propagandë. 7 vjet.
-Sa vjet ishte dënuar kunati juaj?
Kunati ishte shumë i persekutauar. Ishte dënuar me 30 vjet.

-Kush ishte kunati juaj?
Enver Mustafaraj. E njohin të burgosurit e vjetër shumë. Ka marrë pjesë edhe në grevën e urisë, nga më të rëndat, po ta them sinqerisht. Nuk kishte dënim fizik, por vetëm psikologjik. Çfarë bënin ato në Ballsh… Kishin rekrutuar të burgosur politik, të dobët nga karakteri dhe që i merrnin, i fusnin nëpër biruca për t’i ballafaquar me të paraburgosurin që do kalonte në gjyq dhe për të marrë dënime më të rënda ose për t’u ridënuar. Ka qenë i dënuar, por e kanë marrë e kanë ballafaquar më këtë që ishte rekrut edhe për t’u ridënuar. Kjo është e tmerrshme. Pra, ne nuk kishim asnjëherë siguri a do të dilnim të gjallë nga burgu apo s’do dilnim të gjallë. Edhe unë isha kandidat për t’u ridënuar, po mos të vinte amnistia që bëri Ramiz Alia, në 1986. Pastaj na hoqën, ç’ishim të aftë për punë fizike, për punë të rënda në minier, që ishte një qeli e vërtetë vdekjeje në Qafë Bari.
-Si ishin kushtet në burgun e Qafë Barit?
Një ferr i vërtetë. Kush ishte e tmerrshme atje? Më e tmerrshme ishte puna fizike, brenda në minierat e Qafë Barit. Atje mungonte infrastruktura, shinat ishin shumë keq, duhej një riparim shumë i madh, me ajrimin të rrezikuar. Mund të prishej ajrimi dhe ti mund të vdisje aty brenda. Nuk e ke idenë se si ishte puna atje dhe dhuna që ushtrohej nga policia. Ishte një nga policitë më të egra. Këtë e tregonin më të vjetrit në burg, që kishin kaluar disa kampe, se unë s’e njihja. Unë njihja vetëm Ballshin edhe Qafë Barin. Kishte një polici tepër të egër, aq sa në Qafë Bari u zhvillua edhe një revoltë jo e përmasave të Spaçit, më e vogël, por jo e parëndësishme për Sigurimin e Shtetit. Atje, janë pushkatuar në mënyrë krejt të pafajshme, krejt kot, dy të burgosur politikë.
-A ka patur raste aksidentesh?
Shumë. Në galeri, të vdiste shoku kur të doje, në krahë. Binte materiali që nga lartë, e godiste në kokë edhe vdiste.

Si ndodhi, një rast, i thotë brigadieri i dënuar, se kishim dhe brigadier të dënuar, që bashkëpunonte me brigadierin civil. Bashkëpunonte për punët e minierës. Mund të bashkëpunonte edhe për punë të tjera, s’e dinim ne. Ishte rasti që brigadieri i dënuar i thotë një Aris quhet ai, që ka vdekur. I thotë: Ti Aris, do të shkosh të zhbllokosh një ulluk, i gjatë nja dy metra, i pjerrët. Ai ulluku, binte materiali nga shtresa lartë, mirëpo ulluku ishte zënë edhe duhej hapur nga poshtë, me leva. I thonë: Do të shkosh ti ta bësh atë gjë. Në momentin që e zhbllokon, ti ikje se mbaroje punë. Ky, me kënaqësi, shkon. Atje, duke e zhbllokuar, e hap atë dhe materiali i madh nga lartë, i bije i gjithë. Shkatërron gjithçka që gjen aty. Edhe ai, kuptohet që vdiq. Kur vjen policia, thotë: Si ndodhi? Kështu, kështu. E mo mirë, thotë polici, një armik më pak.
-Ç’vështirësi hasnin të afërmit për t’ju takuar?
Mungesë komunikacioni. Kishe dhe një urdhëresë nga Sigurimi i Shtetit, që këto me ushqime, të mos i merrni. Mendo ti tani, të ikësh me ushqime në krahë, të shkosh në Bulqizë apo të shkosh në Qafë Bari. Urdhër: Mos i merrni. Nëqoftëse do i merrni, pushoheni nga puna. Ata e bënin rrugën në këmbë. Nëna ime është rrezikuar edhe nga rruga, edhe nga bora, me peshë në krahë. Ishte rrezikuar disa herë.
-Ç’ndodhi me juve, pasi u liruat nga burgu?
Kur u lirova, më vjen sekretari i parë i Pukës dhe na merr e na fut në sallë, në Qafë Bari. Na thotë: Kush nga ju dëshiron të qëndrojë në minierë në punë, ne i marrim. Kush nuk dëshiron, të iki. Unë i thashë: Mund të qëndroj, me mendimin që miniera ka para. Mirëpo, kur lexoi ai që unë isha i paaftë për punë fizike, më thotë: Ç’të duash ti? Ti je i paaftë për punë fizike. Ika dhe shkoj në Tepelenë, prapë në Vasjar. Atje punova në kooperativën bujqësore, nga 1986 deri në 1990, ku u ndryshuan raportet.
/Kujto.al

“Jam burri i shtëpisë”, si nisi sherri para vrasjes në Ballsh

“Jam unë burri i shtëpisë”. Ka qenë kjo fjalia e fundit që ka thënë 34-vjeçari Gramoz Musta përpara se të vriste bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Gentiana Caushi dhe motrën e saj, 18-vjeçaren Merisa Caushi.
Të tjera detaje janë bërë me dije sot, një dite pas ngjarjes, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit.
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.
Këtu ka rrëmbyer thikën që ndodhej në tavolinë duke ju vërsulur gruas.
Në këtë moment ka ndërhyrë motra e saj. 34-vjeçari ka qëlluar më parë 18 vjeçaren Merisa Caushi, duke e goditur disa herë me thikë. Më pas ka qëlluar edhe gruan, duke e kthyer drekën e 2 janarit në një masakër të vërtetë. Mësohet se pas kësaj 34-vjeçari ka marrë fëmijët dhe poshtë pallatit ka ndeshur me një patrullë policie.
Fillimisht ai është shprehur se i kanë vrarë gruan, por pasi është shoqëruar në komisariatin e Mallakastrës ai ka pranuar kryerjen e krimit, por ka kërkuar të dijë mbi shëndetin e bashkëshortes, pasi nuk e besonte se ajo kishte ndërruar jetë.

Fëmijët e mitur të çiftit 7 dhe 3 vjeç kanë qenë nën kujdesin e vazhdueshëm të një psikologeje, duke qenë se ishin të pranishëm në shtëpi në momentin e kryerjes së krimit.
Gentiana dhe Merisa Caushi do të përcillen për në banesën e fundit nga shtëpia e tyre në fshatin Drenovë.
Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.
Krimi i rëndë i dyfishtë ndidhi mbrëmjen e djeshme në Ballsh. Një 34-vjeçar, i sapo kthyer nga emigrimi, ka qëlluar për vdekje më thikë, në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në efektin e alkoolit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

I ftohti siberian “mbërthen” Shqipërinë! -18 gradë dhe borë në të gjithë vendin!

Duke filluar nga mbrëmja e sotme, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Dita e premte do të jetë dhe dita më e ftohtë e këtij muaji duke e zbritur termometrin në -13 gradë celsius në zonat malore dhe në -9 gradë në kryeqytet.
Ndërkohë dita e sotme do të sjellë shira në Tiranë si dhe reshje dëbore në zonat malore.
Ndërkohë që javën e ardhshme temperaturat pritet të pësojnë një ngritje të lehtë, por ditën e premte priten reshje dëbore në të gjithë vendin. Madje edhe në kryeqytet.

Kllouni që u bë viktimë për t’i rritur “nderin” Ramës!

Kryeministri Rama po përdor çdo figurë publike që mundet në vendin tone për të mbrojtur veten nga revolta popullore. E gjitha kjo vjen pasi qytetarët janë të pakënaqur nga qeveria e tij dhe vendi është mbushur nga protestat.
Kësaj radhe viktima e radhës e kryeministrit ishte Ermal Mamaqi. Shikoni fotot dhe mbishkrimin e aktivistit Endri Shabani. Me të vërtetë Ermal Mamaqi bëhet vegël e Ramës që ky i fundit të tallet me publikun.
Rama këtë javë do të jetë i ftuar tek emisioni humoristik i Ermal Mamaqit, ndërkohë që video-reklama e publikuar nga ky i fundit ka nxitur mjaft reagime në rrjetet sociale. Kjo për faktin se kryeministri shfaqet si një aktor ku shihet dhe në pjesë mjaft intime të përditshmërisë së tij, si në shtëpi, në dhomën e gjumit apo dhe në dush.

 

Juventus i rrëmben tjetër lojtar Realit, falë mesazheve të CR7

Cristiano Ronaldo, ylli i Juventus do Marcelo-n, mbrojtësin e Real Madrid, në Torino. Të dy janë në kontakt të vazhdueshëm edhe pas transferimit të portugezit në Torino.
Sipas “El Confidencial”, CR7 i ka dërguar vazhdimisht mesazhe Marcelo-s me synimin për ta bindur të bashkohet me të. Gjithsesi, Juventus nuk e ka kontaktuar akoma Florentino Perez-in.
Nën n ëntor, klubi bardhezi ka bërë të ditur se do të vihej në lëvizje për brazilianin vetëm nëse Real Madrid do të pranonte të negocionte një transferim të mundshëm.
Agnelli nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e lojtarit. Marcelo, në fakt, ka një kontratë deri në 2022-in dhe ky është një avantazh i madh për madrilenët.
Pavarësisht nga kjo, “Los Blancos” kanë nisur kërkimet për të gjetur një zëvendësues. Sipas “AS”, Florentino Perez, është gati të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Betis, Junior Firpo. Nëse e bën këtë, Marcelo do të ishte i lirë të shkonte në Torino.

“Qeveria barkplot qesh e tallet me popullin barkbosh”!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI petrit Vasili ka reaguar në një postim në rrjetet sociale mbi situaten në të cilen gjenden sot shqiptarët.
“40% te shqiptareve në varferi të rëndë, qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh”, shkruan drejtuesi i lartë i LSI. “Shifrat që Banka Boterore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rendonte mbi të”.
“Qeveria e dhembshur ndaj oligarkeve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfërit është e egër, e shurdher dhe e pandjeshme”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Vasilit
40% te shqiptareve në varferi të rënde,qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh.
Asgje tjetër më qartë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë një qeveri për njerëzit.
Varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në 40% te popullsisë.
Qeveria është nën akuzë nga varferia dhe nga qytetarët të cilet e vuajnë në mënyrë të tmerrshme atë.
Shifrat që Banka Boterore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rendonte mbi të.
Qeveria e dhembshur ndaj oligarkeve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfërit është e egër, e shurdher dhe e pandjeshme.
Faktet janë keto:
“Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.
Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nëñ edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”.
Ndaj koha per te reaguar eshte sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.

I Çmenduri në kulmin e marrëzisë: “2018-ta vit suksesi, shqiptarët jetojnë më mirë. Erjon Braçes i merrni të keqen”

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend. Shefi i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje.
Në një kohë që qytetarët shqiptarë po gërmojnë të gjitha mundësitë e mbetura për tu larguar nga vendi, Edi Rama nuk ka ngurruar që të flasë për rritje ekonomike, hapje vendesh pune, ekonomi konkuruese me vendet e tjera etj.
“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash”, tha Rama.
Pyetjes se pse nuk dëgjoi zërat publikë për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit të tij, si profile politike në vend të atyre “teknikëve” Rama u shpreh se “tradita” e emërimit në poste kyçe ka funksionuar dhe ka rezultuar në një sukses duke e cilësuar si histori suksesi dhe rrugëtimin e tij në politikë që nga koha kur ish-kryeministri Nano e ftoi nga Franca t’i bashkëngjitej kabinetit të tij si ministër Kulture.
“Partia socialiste është shumë më shumë se sa anëtarësia e saj, i jep mundësinë e përfaqësimit sa më të mirë të interesave të vendit.
Unë vetë jam i frut i kësaj mënyrë të qënit të kësaj PS dhe këtij raporti të PS me gjithë shoqërinë dhe atë pjesë të shoqërisë që ndjehet pranë saj. Më kujtohet kur jam bërë ministër kulture nuk isha anëtar i PS, i thënë “i marrë nga rruga”. Kjo është traditë pozitive“.

Ambrozia tërbon sërish Ramën!
Kryeministri Rama ka pranuar dështimin e realizimit të premtimit të tij për përfundimin e rrugës Tiranë – Elbasan.
I pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta nëse qeveria e tij do të mund ta përundonte rrugën në datën e premtuar, pra mesnatën e sotme, Edi Rama i prerë në fytyrë ka thënë se kjo pyetje është retorike, që do të thotë se rruga nuk mund të përfundojë në datën e premtuar.
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, Edi Rama ka premtuar disa herë se kilometrat e mbetura të kësaj rruge do të mbyllen shprejt.
Dhjetra miliona euro janë hedhur sërish në segmente të caktuara të kësaj rruge, por ajo nuk ka përfunduar ende.
Nga ana tjetër, shumë zyrtarë të qeverisjes, përfshirë ish-ministrin Gjiknuri, janë akuzuar nga për përfitime të paligjshshme dhe afera korruptive që lidhen me këtë rrugë.

“Erjon Braçes i merrni të keqen”
Pyetjes se si do të “bashkëjetojë” me Erjon Braçen në pozicionin e zv.kryeministrit kur ky i fundit kundërshtoi një pjesë të rëndësishme të projektbuxhetit 2019, sidomos paketën fiskale Rama e komentoi: Si një bashkëpunim mes debateve që do të sjellin një qeverisje të mirë.
Kryeministri nuk dha një përgjigje të saktë mbi pyetjen se si mund të sheshohen kundërshti kaq të thella mbi mënyrën e qeverisjes mes 2 kokave të qeverisë së re.
Rama e mbylli përgjigjen e tij duke “mbrojtur” Braçen pas sulmeve të fundit në rrjet ndaj tij
“Erjon Braçes i merrni të keqen kush e ironizon se për këtë ai rron 2000 vjeç, se 1000 vjet rroj unë”.
Po kështu pyetjes së gazetares se 2018-a është cilësuar si viti i protestave dhe pas një vale zemërimi qytetare që konkludoi me ndryshime rrënjësore në qeveri, a ndjehet kryeministri Rama i dështuar ai e komentoi situatën si një zhvillim pozitiv në jetën shoqërore dhe politike në Shqipëri.
“Ju keni pamundësinë të ambientoheni me idenë që protestat janë pjesë e natyrshme dhe e mirëpritur në një shoqëri demokratike, ju jeni në një vend ku protestat janë ekskluzivitet politik”.Gjithashtu Rama ka këmbëngulur të theksojë se ish-ministri i energjisë dhe infrastrukturës Gjiknuri nuk është shkarkuar, por thjesht është zëvendësuar për shkak të nevojave të bëra publike.