25.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

2018-ta, viti i varfërisë dhe dështimeve të qeverisë!

2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë që u shtrëngon rripin të varfërve dhe u liron të pasurve. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit bëri bilancet e dështimeve të qeverisë ‘Rama’.
Nga selia e LSI-së Kryemadhi tha se viti 2018 do të mbahet mend si viti ku dështuan negociatat për në BE, si dhe për protestat. Ajo theksoi se 2018-ta nisi me protestën e opozitës, dhe përfundoi me protestën e diasporës.
“Së bashku humbëm një vit drejt hapjes së negociatave për shkak të arrogancës. Humbëm një vit për shkak të korrupsionit dhe kapjes së qeverisë. Sigurisht që viti 2018 do të mbahet mend si viti i protestave që nisi me protestën e opozitës dhe vazhdoi më tutje me protestën e naftëtarëve, me protestën e minatorëve, të biznesit të vogël. Protesta e studenteve solli shpresën e shqiptarëve. Dhe ky vit përmbyllet me protestën e diasporës, për t’i kthyer dinjitetin popullit të tyre. 2018 do të mbahet mend si viti i varfërisë që u shtrëngon rripin të varfërve dhe u liron të pasurve”, tha Kryemadhi.
Mes të tjerash Kryemadhi tha se ky ishte viti i skandaleve por edhe si viti i varfërisë. “Sipas INSTAT 90% e shqiptarëve konsumojnë me pak. U rriti kostot e jetesës qytetarëve të thjesht. U rriti çmimin e ujit. Natën e fundit të parlamentit ai (Rama) vendos dhe kthen në mënyrë të paprecedent ligjin për dividentin, ku duket haptazi që nuk është vetëm dy standard i përdorur ndaj biznesit të ndershëm, por është dhe vepër penale e mashtrimit dhe falsifikimi të Parlamentit shqiptar ndaj ju uroj shqiptarëve një vit sa më të mbarë. T’i japim Shqipërisë një alternative tjetër. Uroj që shqiptarët në vitin 2019 të kenë një qeveri pa Edi Ramën. Një qeveri që të dojë popullin e saj, me dinjiteti, me integritet dhe mbi të gjitha të shkëputet nga krimi dhe banda e organizuar. Gëzuar shqiptar kudo që jeni, t’i kthejmë fytyrën shtetit. Një Shqipëri pa Edi Ramën, do të jetë një Shqipëri e çliruar nga krimi, ashtu si shqiponja që fluturon në qiellin shqiptar”, pohoi Kryemadhi.

Kush është Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes së komisarit Artan Cuku, i arrestuar në Greqi

Pasi i dështuan përpjekjet për t’u liruar nga burgu dhe pasi siguroi statusin e të penduarit të drejtësisë, Mikel Shallari, ekzekutori i kryekomisarit Artan Cuku pranoi të rrëfejë njeriun që e pagoi për vrasjen duke rikthyer historinë e një arrestimi në vitin 2012, kohë kur Cuku ka qenë nëndrejtor policie në Vlorë.
Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, i njohur ndryshe si Rikard Muho, 38 vjeç nga fshati Mbrostar i Fierit. Jambelli ka qenë i arrestuar nga policia, si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012.
Ky arrestim, sipas Shallarit ka qenë motivi që Jambelli ka kërkuar ekzekutimin e Artan Cukut, pasi me iniciativën e tij ishin rihapur hetimet për disa vrasje në Vlorë.
Një vit më pas, në 2013, Artan Cuku u lirua nga detyra me urdhër të Drejtorit të atëhershëm të Policisë, Artan Didi.
Ndërkohë, pavarësisht rihapjes së hetimeve për vrasjen tek Pusi i Mezinit, Bledar Jambelli u lirua nga burgu, pasi në atë kohë u tha se nuk u gjetën prova.
4 vite pas arrestimit ai gjeti njeriun që pranoi të ekzekutojë Artan Cukun. Kontaktoi Mikel Shallarin, një i ri nga Kuçova, që banonte në Tiranë, në Qytetin Studenti.
Shallari i rrëfeu prokurorëve se me Bledar Jambellin komunikoi përmes kushëririt të tij, person ky i shpallur në kërkim.
Për vrasjen e Artan Cukut mori 3 mijë euro paradhënie. Pjesën tjetër të parave do ta merrte pasi të mbaronte punë, i ka thënë prokurorëve.

Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.
Arrestimi që i kushtoi jetën kishte të bënte me një zinxhiri vrasjesh që nisnin që nga përplasjet mes bandave të Vlorës në vitin 1997 dhe vazhdonin përmes hakmarrjes dhe trafikut të drogës dhe prostitutave në Spanjë.
Bledar Jambelli u dyshua për vrasjen me pagesë të Amarildo Delajt në shtator të vitit 2012 dhe të fortit të Vlorës, Shpëtim Muka, në vitin 2006 te Pusi i Mezinit.
Dy ngjarjet lidhen mes tyre, pasi viktimat kishin krijuar konflikte në Spanjë me Sokol Ramën. Dy atentatet mendohej se u realizuan nga i njëjti person, Bledar Jambelli.
Zanafilla e konfliktit mes bandave të Vlorës
Më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama.
Në vitin 2006 thuhej se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën, por më pas u lirua për mungesë provash.
Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës.
Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe në polici pati deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.

Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë, Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, u akuzua si urdhërues Sokol Rama, si hakmarrje për nënën e tij. Policia, brenda pak orësh, gjeti të braktisur makinën e autorëve, ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli, por që deri kohët e fundit, nuk ishte vërtetuar implikimi i tij në krim.
Më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Burimet nga grupi hetimor në Prokurorinë e Tiranës, në atë kohë thanë se dyshonin se vrasja ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama.
Ky i fundit ishte arrestuar në mars të 2007-s në Madrid. Nga informacionet operative u tha në atë kohë se Sokol Rama kishte vënë në dispozicion 10 mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke ekzekutuar me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë.
Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga është vënë vetëm Armando Zanaj. Ndërkaq, i arrestuari Bledar Jambelli nuk rezulton të ketë ndonjë lidhje farefisnore me Leonora Ramën. Për këtë arsye, Policia e Vlorës dyshonte se Jambelli mund të ishte vrasës me pagesë.

Rama, miliarda oligarkëve për Vitin e Ri, asnjë kacidhe për familjet e varfëra!

Ajo që ndodh me qeverinë e Edi Ramës nuk është më ndonjë çudi. E ardhur në pushtet me votat e të varfërve, çdo ditë kjo qeveri vendos të majmë vetëm të pasurit e Shqipërisë.
Këtë e tregojnë edhe politikat që ndjek çdo ditë.
Ndërsa u ka falur miliarda lekë oligarkëve të vendit, qeveria e Edi Ramës ka larguar nga lista e ndihmës ekonomike edhe 27 mijë familje vetëm në tre muaj e fundit dhe ka ulur edhe pagesën e ndihmës ekonomike për ata që ende janë në liste.
Revista Monitor shkruan se numri i familjeve që trajtojnë më ndihmë ekonomike ka rënë më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit, por ndërkohë ka rënë edhe pagesa mujore e ndihmës ekonomike për familje.
Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në tremujorin e tretë të vitit u trajtuan me ndihmë ekonomikë 52.9 mijë familje në të gjithë vendin, ose 174 familje më pak se në tremujorin e dytë. Në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i familjeve që u trajtuan me ndihmë ekonomike ishte 34 për qind më i ulët, ose 27.5 mijë familje më pak.
Në tremujorin e tretë pagesa mujore e ndihmës ekonomike ra me 3% në raport me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Të dhënat zyrtare tregojnë se masa mujore mesatare e ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 5,081 lekë nga 5,247 lekë që ishte në tremujorin e dytë.
Në fillim të vitit të kaluar qeveria aplikoi një reformë në ndihmën ekonomike e cila do të reduktonte numrin e përfituesve me qëllim rritjen e përfitimeve për familjet me nevoja ekstreme. Por duket se skema ka funksionuar vetëm në njërën anë, të atë përjashtimit nga ndihma, teksa përfitimet janë rreth 5,100 lekë nga rreth 4,200 lekë që ishin më 2016.
Një auditim pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë në pah se përfituesit e ndihmës ekonomike që është në varësi të këtij institucioni paguajnë tarifa vërtetimesh që në disa raste janë aq sa masa e përfitimit. Referuar auditimit Kontolli i Lartë i Shtetit nënvizon se këto vërtetime lidhen me fëmijët që familjet përfituese kanë nëpër shkolla apo vaksina të realizuara kanë kosto që imponohen nga institucionet që i lëshojnë ato.
‘Nga auditimi i disa dosjeve të përfituesve, rezultoi se përfituesit e ndihmës ekonomike të cilët marrin vërtetim në shkollë për fëmijët e tyre (2 herë në vit) për ndjekjen e arsimit bazë dhe vërtetim për çdo vaksinë të realizuar për fëmijët e tyre, në zbatim të neneve 8 dhe 9 të vendimit nr.955, datë 7.12.2016, të ndryshuar, paguajnë tarifat që kanë vendosur vetë institucionet për kryerjen e këtyre shërbimeve (lëshimin e vërtetimeve), të cilat janë shpesh herë të barabarta me përfitimin e përcaktuar’ thuhet në raportin e KLSH.

Duke e konsideruar korrigjimin e kësaj pjese sit ë një prioriteti të lartë ky institucion ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të nënshkruajë një marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në mënyrë që për institucionet në varësi të tyre për familjet në ndihmë ekonomike vërtetimet të lëshohen pa pagesë.
Një tjetër pikë që KLSH nënvizon në raportin e auditit lidhet me administratorët shoqërore të cilët duhet të bëjnë plotësimin e formularit të vërtetimit social ekonomik në familje. Në disa raste ky formular I cili duhet të plotësohet dy herë në vit edhe nga familjet rezulton i konfirmuar vetëm nga njëra palë dhe nga ana tjetër administratorët vetë kanë shfaqur vështirësi në plotësimin e tij. Kjo është argumentuar me mungesën e trajnimeve të mjaftueshme për këtë aspekt.

Mesazhi i studentëve që tërboi Ramën!

Studentët e universiteteve publike në vend i kanë dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama në prag të ndërrimit të viteve.
Teksa kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë, ata kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.
Mes ironisë ata kanë ‘thumbuar’ kreun e qeverisë, Edi Rama, teksa ky i fundit aktualisht po mban një konferencë për shtyp me gazetarët, të fundit për këtë vit.
Kujtojmë se studentët prej kohësh protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërsa pak ditë më parë Rama doli me një Pakt për Universitetin, që solli në miratimin e 11 vkm.

Policia përplaset me studentët tek kryeministria: “Ikni nga trotuari, dilni në rrugë”! (Video)

Policia është konfrontuar sot me studentët që po protesojnë para kryeministrisë prej disa ditësh në kërkim të plotësimit të 8 pikave të kërkuara ndaj qeverisë.
Punonjësit e policisë u kanë kërkuar studentëve të largohen nga trotuari dhe të dalin në rrugë por pa u garantuar sigurinë.
“Domethënë ne të protesojmë në rrugë, por ju nuk na garantoni sigurinë? Domethënë do na hidhni në rrugë të na shkelin makinat”, thonë studentët.
Konfrontimi është bërë publik nëpërmjet një videoje të të postuar në facebook nga protestuesi Klajdi Bello.

Gepostet von Klajdi Bello am Montag, 31. Dezember 2018

I dënuari me 27 vjet burg në Itali që fiton tenderat e Ramës

Elton QYNO

Për herë të tretë në 8 vjet, organi i akuzës po merr në sitë pasurinë e biznesmenit kontrovers Mond Bega – i dënuar një dekadë më parë në Itali për krim të organizuar dhe trafik lëndësh narkotike, i cili gjendet në qendër të akuzave të opozitës për ndikim të paligjshëm tek zyrtarë të lartë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe të tenderëve publik.
Tre muaj më parë, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se do të fillonte një hetim pasuror të bazuar në ligjin anti-mafia ndaj biznesmenit Mond Bega – i njohur gjithashtu me emrat Edmond Bego dhe Manoli Bega.
Bega ka qenë gjatë muajve të fundit ne qendër të akuzave nga Partia Demokratike – e cila shprehet se biznesmeni, dikur i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe organizatë kriminale në Itali, qëndron pas një projekti ndërtimi prej 60 milionë eurosh në Tiranë, për realizimin e të cilit është ndryshuar plani urbanistik i qytetit dhe kërcënohen të shemben qindra shtëpi pranë shtratit të lumit Lana.
Ai u ndalua për disa ditë në gusht nga policia greke në Korfuz, bazuar në një urdhër arresti të vjetër italian dhe akuzohet gjithashtu se ka përfituar tenderë publikë në mënyrë të paligjshme, falë lidhjeve me eksponentë të lartë në Partinë Socialistë.
Hetimi i filluar nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj biznesmenit Bega nuk është i pari.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që biznesmeni është hetuar të paktën dy herë të tjera nga organi i akuzës – në vitin 2010 dhe 2013-të, për akuzat e ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe sipas parashikimeve të ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese kundër pasurisë.’
Hetimi i filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është mbyllur pasi prokurori Valentin Prençi ka arritur në përfundimin se nga analizave e faktet dhe provat e administruara nuk provohet ekzistenca e veprës penale, ndërkohë 5 vjet më vonë kolegu i tij në Prokurorinë për Krime të Rënda, Kudusi Shahu ka vendosur mosfillimin e procedimit penal pasuror pas një referimi të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

I pyetur nga BIRN për akuzat e Partisë Demokratike si dhe hetimet e rihapura të prokurorisë, Bega tha se ishte i hapur ndaj çdo hetimi të organit të akuzës, nuk do të merrte më pjesë në prokurime publike dhe nuk kishte lidhje me projektet e bashkisë për sistemin e lumit të Lanës, ndërkohë që e akuzoi opozitën së është përfshirë në një fushatë diskriminuese për arsye politike.
“Unë sot jetoj në një vend perëndimor dhe mund të tërhiqem nga shumë investime në Shqipëri, por nuk do të tërhiqem nga vënia në vend e dinjitetit ndaj atyre që po hedhin baltë mbi mua dhe familjen time, për një dënim që e kam kryer para më shumë se 10 vitesh,” tha Bega.
Konvertimi i dënimit
Me datë 26 prill 2007, shtetasi Edmond Bego, i njohur gjithashtu në atë kohë si Manoli Bega, është dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos- i ulur sipas nenit 442 të Kodit të Procedurës Penale Italiane në 18 vjet e 5 muaj heqje lire.
Ai është gjetur fajtor për një listë të gjatë akuzash, përfshirë “prodhim dhe trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike, bërjen pjesë në një organizatë që ka për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, organizimin dhe drejtim i organizatave kriminale.’
Kundër këtij vendimi është bërë ankim në Gjykatën e Apelit në Torino dhe një vit më vonë, në 22 prill 2008, vendimi i gjykatës së faktit është ndryshuar në 21 vjet burgim dhe në aplikim të nenit 442 – për uljen e 1/3 së dënimit, vendimi është konvertuar në 14 vjet heqje lirie.
Nga avokati i të pandehurit është bërë rekurs në Gjykatën e Kasacionit në Romë, por kjo e fundit ka vendosur mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit në Torino.
Në vitin 2009, si pasojë e ligjit të amnistisë së përgjithshme në Itali, dënimi i Begos është ulur me urdhër të Prokurorisë së Torinos në 11 vjet burgim.
Në vitin 2009, Ministri i Drejtësisë në Itali i është drejtuar homologut të tij shqiptar për ekzekutimin e vendimit, kërkesë e cila i është përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dhe më tej Prokurorisë së Tiranës për njohjen e vendimit në Shqipëri.

Në bazë të marrëveshjes shtesë të Konventës Europiane për Transferimin e Personave të dënuar, në dhjetor të vitit 2009, Gjykata e Tiranës ka nxjerrë një urdhër arresti për shtetasin Edmond Bego, vendim i cili është ekzekutuar me 30 dhjetor 2009.
Kundër vendimit është bërë ankim në Gjykatën e Apelit, Tiranë, e cila me 3 shkurt ka lënë në fuqi masën e arrestit. Më pas organi akuzës i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për njohjen e vendimit penal të shtetit italian ndaj Edmond Begos dhe gjykata e ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke e konvertuar dënimin në 15 vjet burgim, i cili pas aplikimit të amnistisë dhe uljes së dënimit sipas nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, e redukton heqjen e lirisë në 7 vjet. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është ankimuar në Gjykatën e Lartë, e cila nëpërmjet vendimit të marrë me 15 gusht 2009, ka vendosur ndryshimin e masës së dënimit në 11 vjet burgim, i cili në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale dhe amnistisë është reduktuar në 4 vjet e 4 muaj.
Hetimet e Prokurorisë
Në maj 2010, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1981, për akuzën e ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’, kundër shtetasit Mond Bega. Ky procedim penal është pushuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe është rihapur me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme në nëntor 2011, pasi është gjykuar se hetimi fillestar ka lënë pa bërë disa veprime hetimore, në lidhje me një shoqëri ndërtimi të lidhur me të dyshuarin.
Rihetimi i çështjes është kryer nga Prokurori Valentin Prençi dhe është përqendruar në vlerësimin në total të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shoqërisë ‘Romario’ sh.p.k, si dhe të transaksioneve bankare të kryera nga kjo shoqëri gjatë periudhës që ajo ka ushtruar aktivitet tregtar.

Kallëzimi penal kundër Begës është bërë Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila pasi ka marrë informacion se ky shtetas i dënuar për trafikimit të lëndëve narkotike dhe organizatë kriminale, dyshohet se është investitor në shoqërinë ‘Romario’ sh.p.k
Kallëzimi i policisë është motivuar me arsyetimin që investimi në fushën e ndërtimit konsiderohet si një nga format më tipike të pastrimit të parave të rrjedhura nga krimi. Për këtë arsye nga Prokuroria hetimi ndaj shtetasit Mond Bega është shtrirë edhe ndaj shoqërisë ‘Romario’, tek ortakët dhe administratorët e saj.
Hetimi i kësaj kompanie ështëpërqendruar në lëvizjet në llogaritë bankare, kreditë e marra, të dhënat e bilanceve vjetore. Pjesë e hetimit ka qenë dhe lidhjet e kësaj kompanie me shtetasin Mond Bega dhe familjarët e tij me shoqërinë e ndërtimit, pronarët dhe administratorët e saj.
Për këtë qëllim, bazuar dhe në rekomandimet e Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, janë ndërmarrë disa akt-ekspertime financiare mbi pasurinë e të dyshuarit Bega dhe kompanisë së ndërtimit ‘Romario’.
Nga dokumentacioni i mbledhur dhe nga akti i ekspertimit ka rezultuar se shoqëria ‘Romario’ është themeluar në vitin 2005, me seli në Sarandë, me aktivitet në fushën e ndërtimit dhe të inerteve.
Në vitin 2006, kjo shoqëri ka lidhur një kontratë sipërmarrje për një truall me sipërfaqe prej 19,530 m2. Në këtë kontratë është futur në cilësinë e investitorit edhe shtetasi Mond Bega.
Kjo shoqëri është themeluar nga ortakët Landa dhe Maksim Nebiu, ndërkohë që ky i fundit ka shërbyer edhe si përfaqësues ligjor i kompanisë. Në 21 janar 2009, këto dy shtetas i sheshin aksionet në masën 100%, për vlerën e tyre nominale prej 100 mijë lekësh, shtetases Mirela Zeraliu. Dy javë më vonë, me datë 9 shkurt 2009, Zeraliu ia shet aksionet për vlerën e tyre nominale shtetasit Viril Llagami, i cili është dhe një nga pronarët e truallit për të cilin është lidhur kontrata sipërmarrëse.

Analiza financiare e bazuar në llogaritë bankare të shoqërisë ‘Romario’, ka zbuluar se kjo kompani ka pasur nga viti 2005 deri në vitin 2011, të ardhura nga klientët dhe të tretët në vlerë 10,7 milionë euro, 622 mijë USD dhe 120.9 milionë lekë. Të ardhurat nga kreditë kanë qenë 2.5 milionë euro dhe 66.2 milionë lekë. Kjo kompani ka përfituar gjithashtu 13,723 euro interesa bankare.
Sipas ekspertit, shtetasi Mond Bego nuk rezulton të ketë qenë kontribues në këtë shoqëri në shumë monetare ose pasuri. Por nga hetimi penal i zhvilluar në lidhje me këtë procedim ka rezultuar se ai është paraqitur si investitor në disa kontrata që ka lidhur shoqëria ‘Romario’sh.p,k me shtetasit pronarë të truallit. Sipas prokurorisë ky fakt e bën shtetasin Mond Bega të pranishëm në shoqëri dhe në aktivitetin tregtar të saj. Bego rezulton përfitues i një shume prej 270 mijë eurosh nga kompania, të transferuara nga llogarinë e tij me përshkrimin ‘likuidim detyrimi.’
Sipas deklarimeve të dhëna në prokurori nga shtetasi Maksim Nebiu, shtetasin Mond Bega – i njohur ndryshe si Manoli Bega, e ka njohur në vitin 2006 në Sarandë dhe ai i është ofruar si bashkëpunëtor në biznesin e ndërtimeve duke e zgjeruar aktivitetin në qytetin e Tiranës. Dalja e Begës si investitor në kontratën e nënshkruar me familjen Llagami në Tiranë, ka pasur qëllim krijimin e besimit tek pronarët e tokës. Sipas Nebiut, pagesa prej 270 mijë euro në favor të të dyshuarit Bega është bërë për shlyerjen dhe likuidimin e ndërtimeve informale në pronën e familjes Llagami.
Në deklarimet e dhëna në prokurori Viril Llagami, ka shpjeguar se shtetasi Mond Bega ka qenë njohje e vjetër e familjes së tij. Duke qenë se familja Llagami kishte dyshime mbi besueshmërinë e Maksim Nebiut dhe investimit që do të bëhej prej tij në tokën e trashëguar nga kjo familje, trashëgimtarët kanë kërkuar një përfaqësues ‘të paanshëm’ dhe një sigurim për kontratën që kapte një vlerë 30 mijë euro për secilin trung familjar.

Kjo pagesë në vlerë totale prej 150 mijë euro është bërë nga shtetasi Mond Bega, pa kontratë ose ndonjë shkresë të thjeshtë. Bega ka deklaruar se kjo shumë ka ardhur nga pagesat e bëra në favor të tij nga llogaria e shoqërisë ‘Romario.’
Në përfundim të hetimit, prokuroi Preçi shprehet se nga analiza e fakteve nuk provohet se jemi përpara veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.
“Ne kishim dyshimet tona në atë periudhë që subjekti që po hetonim, Edmond Bego, ishte i përfshirë në një skemë të pastrimit të parave, duke investuar në ndërtim, dhe disa kompani ndërtimore. Por gjatë hetimit e patëm të pamundur të gjenim prova që të ngrinim akuzë mbi të,” tha për BIRN Valentin Preçi.
Më tej ky i fundit shtoi se pavarësisht se ka një vendim pushimi të hetimeve,në çdo rast dhe çdo kohë Edmond Bego mund të hetohet nga prokuroria për pastrim parash, pasi ky person është subjekt direkt i ligjit anti-mafia, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafik droge.
Në vitin 2013, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një material për nisjen e hetimit pasuror ndaj shtetasit Mond Bega. Sipas këtij materiale, Bega rezultonte i dënuar për trafik lëndësh narkotike dhe dyshohej se dispononte një piceri në qytetin e Lushnjes, 6 kabina fjetje në plazhin e Divjakës, të ndërtuara në një sipërfaqe 2 mijë metra katrorë, një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë tokë bujqësore në fshatin Çermë të Lushnjes dhe ishte bashkë-ortak në shoqërinë ‘Romario’ Sh.p.k, e cila merrej me ndërtime në Sarandë dhe Tiranë. Sipas policisë ky shtetas gjithashtu dyshohej se në vitin 2005 ka qenë president i klubit të futbollit të Lushnjes.

Ky referim i policisë është hedhur poshtë nga Prokurori Kudusi Shahu, i cili ka vendosur mosfillimin e hetimeve plot 2 vjet më vonë. Në vendimin e pushimit të hetimeve Shahu shprehet se nga verifikimet pasurore të kryera, shtetasi Mond Bega nuk disponojnë pasuri që të jenë objekt sekuestrimi dhe konfiskimi, sipas kritereve të ligjit anti-mafia.
Në gusht 2018, pas akuzave të Partisë Demokratike se Bega ishte përfitues i tenderëve publik dhe lidhjeve të tij me politikën, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar një procedim të ri pasuror kundër tij, i cili po hetohet nga prokurorja Doloreza Musabelliu.
Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga regjistrimi i këtij procedimi, Musabelliu i tha BIRN se hetimet vazhdojnë të jenë në hapat fillestare.
“Jemi në fazën e mbledhjes së dokumentacionit nga bankat dhe hipotekat e institucione të tjera për të mësuar se çfarë pasurish ka aktualisht dhe më parë Bego,” tha ajo.“Deri në këtë fazë nuk kemi pyetur asnjë person pasi jemi në pritje të analizimit të gjithë dokumentacionit,” shtoi Musabelliu.
I pyetur nga BIRN, biznesmeni Mond Bega u shpreh se e mirëpriste e hetimin pasuror të Prokurorisë, por shtoi se ndaj tij dhe familjes së tij po hidhej baltë nga Partia Demokratike dhe grupe interesi
“Aspak nuk jam i shqetësuar, përkundrazi. Të dyja rastet e kaluar në hetimin pasuror kanë qenë në kohën e drejtimit nga PD. Prokuroria të kryej detyrën e saj,” tha ai në një përgjigje me shkrim.

“Ajo që nuk do të toleroj është diskriminimi qe i bëhet familjes sime për luftë politike dhe interesa të pista biznesi nga politikanë që janë mësuar të marrin pjesë dhe gjobë në çdo ndërtim në Tiranë apo në çdo tender,” shtoi ai.
Bizneset dhe akuzat
Biznesmeni Mond Bega figuron në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pronar ose aksioner në 4 kompani, kryesisht të lidhura me fushën e ndërtimit. Tre kompani janë aktive, ndërsa kompania e katërt, ‘Poëer Trade Albania’ është e pezulluar. Ai rezulton pronar i 100 % të aksioneve në kompanitë ‘Inert Express, Alsion Albania dhe Poëer Trade Albania,’ ndërsa në kompaninë ‘Beton Express 2018,’ rezulton pronar të një pakete të barabartë me 80 % të aksioneve.
Pas ndalimit të biznesmenit Bega nga policia greke në gusht, Partia Demokratike akuzoi Partinë Socialiste, Prokurorinë dhe Policinë e Shteti për lidhje me krimin, duke ngritur pikëpyetje se si një i person i dënuar për trafik lëndësh narkotike ishte transformuar në një biznesmen të fuqishëm ndërtimi. Në mënyrë të veçantë, deklaratat publike të PD-së shënjestronin lidhjen e Begos me kreun e grupi parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në një deklaratë për median me 21 gusht, Balla e pranoi se ai e njihte shtetasin Mond Bega, por mohoi se ai ishte bërë mburojë politike ndaj biznesmenit.
“Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir,” tha Balla.
“A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person? Apo ka gëzuar mburojë politike? Dua t’iu them qartë për secilin prej nesh dhe për mua sundimi i ligjit duhet të jetë dhe është një,” shtoi ai.

Një ditë më vonë, më 22 gusht Partia Demokratike deklaroi se kompania ‘Inert Express’ – në pronësi të ‘mikut të Taulant Ballës Mond Bega,’ kishte fituar një tender 99 milionë lekë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes edhe pse nuk kishte eksperience në ndërtimin e nënstacioneve elektrike. Gjithashtu, biznesmeni akuzohet se ka përfituar dhe një tender nga OSHEE me vlerë 3 milionë USD.
I pyetur nga BIRN, Bega deklaroi se ai kishte marrë pjesë në tenderin e OSHEE si pjesë të një bashkimi kompanish nga e cila kishte hequr dorë, ndërkohë që shtoi se pas akuzave të PD-së firma e tij kishte hequr dorë nga prokurimet publike.
“Subjekti “Inert Expres” që unë kam pronë ka qenë 10% partner pjesëmarrje në këtë tender dhe 90% është firma tjetër që për arsye etike nuk dua ta përmend. Nga momenti i akuzave te drejtuara nga PD në drejtim të subjektit tim kam dhënë dorëheqjen nga pjesa ime prej 10% te aksioneve të këtij tenderi. Ju theksoj se deri me sot ligji nuk e ndalon subjektin tim të jetë pjesëmarrëse në tenderë publik deri në momentin që ligji të kaloi në parlament,” tha ai.
“Unë kam deklaruar që firma ime s’do të jetë më pjese e firmave pjesëmarrëse në tenderë publik edhe pse është shumë diskriminuese, por thjesht nuk dua të jem më subjekt i PD apo kujtdo partie tjetër politike,” shtoi ai.
Dy muaj më vonë PD iu rikthye akuzave për lidhjen midis Taulant Ballës dhe Begos, duke deklaruar se kreu i grupit parlamentar socialist kishte bërë 57 udhëtime jashtë shtetit me biznesmenin.
Megjithatë, akuzat më serioze ndaj Begos dhe lidhjeve të tij me qeverinë nuk erdhën deri në muajin dhjetor, kur PD e akuzoi këtë të fundit se qëndronte pas një projekti 60 milionë euro ndërtimesh në Tiranë.

Sipas PD-së për këtë projekt ndërtimi Bego kishte privatizuar për 1.5 milionë euro një truall pranë shtratit të lumit Lana nga Ministria e Ekonomisë . PD shtoi gjithashtu se në vitin 2017, Bego kishte ndikuar në bashkinë e Tiranës që të modifikonte planin urbanistik të kryeqytetit dhe të ndryshonte rrjedhën e lumit Lana, duke kërcënuar shembjen e 200 shtëpive në mënyrë që të shpëtonte një pjesë të pronës së tij.
Bashkia i kundërshtoi akuzat e PD-së si qesharake, ndërkohë Ministria Ekonomisë deklaroi se nuk kishte kontratë të lidhur me biznesmenin Bego për privatizimin e pronës publike. Bego gjithashtu i tha BIRN se nuk kishte ndikuar në asnjë mënyrë për të ndryshuar planin urbanistik të Tiranës.
“Unë nuk kam lidhje fare me projektet që mund të bëj bashkia për sistemin e lumit të Lanës. Ato janë punë të bashkisë. Unë kam një kontratë për shfrytëzim të tokës së bashkëpronareve Maliq dhe Hamdi Pinari dhe thjeshtë kam bërë një projekt-ide për zhvillimin e pronës ,” tha ai.
Sipas biznesmenit njolla e tokës ku ai do të ndërtojë nuk ka lidhje me projektin e Bashkisë për lumin e Lanës dhe aq më pak me Unazën e Re që është në anën tjetër të Lanës.
“Është thjeshtë një luftë politike e Partisë Demokratike, që në këtë rast është përfshirë në një fushatë diskriminuese ndaj meje si qytetar për arsye politike,” tha Bego.
“Kjo më ka detyruar tashmë të heq dorë dhe nga ky projekt, për të mos u terrorizuar familja dhe fëmijët e mijë, që Lulzim Basha u lakon emrin çdo ditë,” përfundoi ai.

“BIRN”

Kërcënohen mjekët: Mos u ankoni për mungesë ilaçesh se do të pushoheni nga puna

Mjekët e spitalit Koço Gliozheni janë gjendur përballë një presioni dhe kërcënimeve verbale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.
Ministrja ju ka kërkuar atyre që të mos ankohen më për mungesë personeli apo mungesë medikamentesh në këtë kundërt do të largohen nga puna.
Denoncimi i mjekëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Ndrikull Manastirliu terrorizon mjekët!
Lexoni mesazhin e mjekut dixhital. sb
Pershendetje Doktor ! Sot Ministria e Shendetesise ka bere terror ne Maternitetin e ri K. Glozheni sepse aty mjeket kane ngritur zerin para ca ditesh qe ka mungese te stafit dhe te medikamenteve, tre dite me pare ka shkuar aty sebashku me zv ministren dhe i ka thene tekstualisht qe, mbylleni gojen se behet puna dhe pa ju ,te gjendur para presionit ato jane detyruar te heshtin. Flm te lutem anonim

Njerëz të dënuar në Itali të punësuar në burgje!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetarit, i cili shkruian se, njerëz të dënuar në Itali dhe ne vende të tjera të Europës, “Rilindja” i ka punësuar në Burgun e Fierit.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Trafikante dhe te inkriminuar te punesuar ne burgje!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema Doktor, kisha nje shqetesim qe po ndodh ne Burgun e Fierit. Njerez te denuar ne itali dhe ne vende te tjera te Europes rilindja i ka punesuar ne Burgun e Fierit. Po na bejne te leme punen sepse jane shume arrogante, po na nxijne jeten, njeri nderta eshte nje Mestan Troka ndihmes Oficeri i Informacionit. Ky njeri eshte i denuar ne itali per prostuticion, ju lutem anonim.

Veliaj pasi doli mashtrues për Lanën, tani kërkon të padisë Bashën pse jeton tek shtëpia e tij dhe jo e tjetrit

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj se do të padisë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha pse ky ka denoncuar skandalet ku Veliaj është i përfshirë.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa me ironi shkruan se, Veliaj pasi doli mashtrues për Lanën, tani kërkon të padisë Bashën pse jeton tek shtëpia e tij dhe jo e tjetrit.
“Veliaj mashtruesi bëri sikur e kallzoj Bashën për lumin Lana, por e mori lumi kur i dolën deklaratat dhe dokumentat zyrtare.
Tani thotë që do e kallzoj Bashën pse jeton te shtëpia e tij dhe nuk jeton tek shtepia e tjetrit që i nxorri Erjoni dhe ERTV2”, thekson Zhupa.

Kryemadhi në Vlorë: Edi Rama duhet kallur sa më shpejt, është momenti të ngrihemi

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbajti një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Vlorës. Ajo ndër të tjera foli dhe për protestën e studentëve, e cila do të vazhdojë duke nisur nga 7 Janari. Kryemadhi e quajti Ramën një kadavër politike dhe i ftoi të gjithë anëtarët e LSI në protestë duke iu bashkuar studenteve me 7 janar.
Kryemadhi u shpreh e bindur se, pas ngjarjeve në Asamblene e PS ku u larguan shumë ministra dhe u emëruan emra jo shumë të njohur dhe pa kontribute në parti, do të kenë një dyndje të socialistëve drejt LSI-së.
“Edi Rama sot është një kadavër politike, e cila duhet kallur se sa më shumë ta lëmë pa kallur, aq më erë të keqe do t’i vijë Shqipërisë. Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë.
Ne të gjithë e shikojmë që qeveria e Surrelit ka rënë, por përveç se ka rënë qeveria e Surrelit, njerëzit që ndihen më të frustruar, më të nervozuar dhe më të inatosur, janë socialistët e ndershëm. Sepse janë ata të cilët ndihen të përdorur dhe të shfrytëzuar. Janë socialistët e ndershëm të cilët e kanë të domosdoshme riorganizimin e PS. Por ata nuk mund të presin riorganizim nga një sekt kriminal. Por ata janë të gatshëm sot për të vepruar. Dhe veprimi i tyre është për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila nuk është gjë tjetër veçse një strukturë kriminale që mundohet të mbulojë me parfum erën e keqe.
Prandaj ju bëj thirrje sot që detyra e LSI në Vlorë, nuk është thjesht për të organizuar strukturat e saj në të gjithë Bashkinë e Vlorës por për të hapur dyert dhe për tu bërë mikëpritës të gjithë atyre socialistëve të ndershëm të cilët nuk e gjejnë më vetën pranë këtij sekti kriminal. Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI“, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Fjala e Kryemadhit në takimin me strukturat e LSI Vlorë
Mirëmbrëma dhe faleminderit të gjithëve që sot keni lënë punët tuaja dhe keni ardhur në këtë takim. Sot është data 29, edhe 2 ditë na ndajnë nga 2018, ku shpresojmë dhe urojmë që 2019 të jetë një vit i mbarë, të jetë një vit i begatë dhe i lumtur për shqiptarët. Jo më larg, por sot këtu nga qyteti i Vlorës jemi në një takim të ngushtë me strukturat e LSI-së. Janë struktura të cilat kanë një rëndësi shumë të veçantë për LSI-më, sepse Bashkia e Vlorës është një nga bashkitë, që për hir të së vërtetës kërkon një vëmendje të madhe. Vëmendja ndaj Bashkisë së Vlorës nuk vjen thjesht duke ngushtuar rrugët dhe duke zgjeruar trotuaret, apo duke shkulur palma dhe duke mbjellë palma të tjera. Vëmendja ndaj Bashkisë së Vlorës vjen duke zhvilluar turizmin, duke krijuar mundësi biznesi që të paguajnë më pak taksa, të ketë një mundësi më të madhe të zhvillimit të ekonomisë. T’i krijojë brezit të ri mundësi për të hapur biznese të reja apo dhe mundësi punësimi.
Bashkia e Vlorës duhet të ishte një nga asetet më të mëdha ekonomike për ekonominë shqiptare. Me një pozicionim të saj gjeografik të mrekullueshëm, që e ka zili e gjithë bota, me një bregdet të jashtëzakonshëm dhe meraviljoz. Me një popull entuziast dhe të zjarrtë, sigurisht që Vlora do të meritonte më shumë. Edhe pse kryeministri i Shqipërisë është deputet i Vlorës, unë mendoj që Vlora duhet të kishte më shumë mundësi, ashtu mos qoftë jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Shqipërinë. Mendoj që Vlora duhet të kishte më shumë mundësi. Milionat e eurove që janë hedhur investime në Vlorë, të cilët ne i shikojmë, e dinë shumë mirë që gurin e zallit të lumit vlonjatët dhe shqiptarët e kanë paguar si të jetë gur diamanti. Sepse ne e dinë shumë mirë sa ka kushtuar Lungomare e famshme e cila është vetëm me beton dhe me gur zalli. Dhe faturat financiare kanë qenë sikur të jetë e shtruar me flori. Ne e dimë shumë mirë sesi milionat e eurove janë hedhur në Vlorë për të ashtuquajtura fasada të lyera, por në fakt janë vetëm para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe të klientëve të tij.

Tjetra që dua të them dhe për hir të së vërtetës është një situatë shumë e rëndë, është që ne sot Vlorën duhet ta kishim një nga qytetet me fuqinë më të madhe punëtore. Me një port i cili duhej zgjeruar më shumë dhe duhet të krijonte mundësi më të mëdha. Me një universitet i cili nuk duhet të lëngojë nga mungesa e fondeve dhe nga mungesa e shumë hapësirave të tjera, të cilat duhet t’i ketë një universitet dinjitoz. Vlora duhet të ishte një qytet që do të zhvillonte jo vetëm një universitet për ekonominë, por duhet të zhvillonte dhe një universitet për navigimin. Sepse ne e dimë shumë mire që turizmi është një nga fushat kryesore për të cilën Vlora duhet të zhvillohet dhe të krijojë shanse dhe mundësi. Por jo vetëm Vlorës, edhe Himarës, edhe Sarandës e kështu me radhë. Gjithë ai bregdet shqiptar ka nevojë për ta zhvilluar turizmin nëpërmjet lëvizjes detare. Apo dhe shumë e shumë mundësi të tjera, të cilat krijojnë jo vetëm mundësi punësimi, por krijojnë edhe shumë mundësi të shkollimit dhe edukimit të brezit të ri.
Në situatën në të cilën ne gjendemi shqiptarët janë të dëshpëruar. Janë të dëshpëruar për shkak të varfërisë, janë të dëshpëruar për shkak të rritjes së taksave. Janë të dëshpëruar për shkak të gjithë atij represioni të institucioneve të shtetit ndaj njerëzve të cilët janë më të dobët. Sepse ne e dimë shumë mirë që sot në Vlorë sundojnë bandat dhe qeverisin kriminelët, por në burg përfundon fukarai dhe i pazoti. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh sot në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë, që të rinjtë shqiptarë, djem dhe vajza, duke mos pasur më mundësi dhe zgjidhje për të jetuar dhe për të punuar këtu, zgjedhin rrugën e largimit. Por ne si LSI duhet t’i japim një mundësi këtij brezi. Duhet t’i japim një mundësi duke sakrifikuar jashtëzakonisht shumë nga vetja jonë. Edhe pse në ditë të fundit të vitit, që për hir të së vërtetës të gjithë shqiptarët e kanë mendjen që me atë fukarallëkun e tyre që kanë të kalojnë festat dhe ditët e fundit të vitit të gëzuara me fëmijët e tyre, sepse familja në Shqipëri është e shenjtë.

Familja në Shqipëri është e paprekshme. Dhe ajo çka dua të them është që ashtu si ne kujdesimi për familjen dhe për shtëpinë tonë, mendoj që nga sot e tutje LSI duhet të kthehet dhe të mendojë e punojë që të kujdeset për Shqipërinë, si për shtëpinë e saj. Sepse Shqipëria në fund të ditës është shtëpia e shqiptarëve. Dhe siç kujdesen shqiptarët për shtëpinë e tyre, amvisat shqiptare për ta pastruar e mirëmbajtur, burrat shqiptarë për ta ngritur, për të ruajtur shtyllat dhe për të ngritur çatinë e shtëpisë, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë këtë gjithë ne kudo që jemi, pa dallim bindjesh politike. Për të ruajtur Shqipërinë dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë.
Sepse duke pasur një shtëpi të fortë ne mund të krijojmë mundësinë dhe mund t’i krijojmë shansin të rinjve shqiptarë që të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Sepse largimi nuk është zgjidhje. Ndryshimi është zgjidhje. Në qoftë se ne jemi të pakënaqur me këtë kryeministër, të cilit për hir të së vërtetës qeveria i ka rënë, sepse dje tregoi hapur që qeveria e Surrelit ra, sot nuk ka ngelur më gjë tjetër vetëm për t’i dhënë edhe shtysën e fundit kryeministrit të sektit kriminal, i cili të bjerë në humnerën e krimit të cilën e krijoi vetë. E krijoi vetë atë humnerë sepse u tregua tamaqar, tregoi që është i pangopur dhe tregoi që shpirti i tij është shumë i varfër dhe sado që të mundohet dhe sado pushtet që të ketë. Nuk e pasuron dot shpirtin e tij. Por kjo nuk do të thotë që ai mund të ketë shansin dhe mundësinë që të varfërojë shqiptarët. Po i varfëron shqiptarët ekonomikisht, por nuk mund ti varfërojë dot ata shpirtërisht. Prandaj dhe ne sot në Vlorë duam që ai Komitet Organizator që ne kemi ngritur në strukturat e LSI së Vlorës, të fillojë dhe ta marrë me seriozitet punën e tij. Sot nuk është më historia që secili nga ne të vijë vetëm. Sot është e nevojshme që secili nga ne duhet të sjellë familjarët e tij, duhet të sjellë komshinjtë e tij, duhet të sjellë rrethin shoqëror, duhet të sjellë bashkëpunëtorët, jo për ti sjellë në LSI, sepse historia e LSI fillon në ditën e zgjedhjeve më 30 shtator. Por për ti afruar dhe për të zgjuar çdo qytetar të Vlorës, për të bërë ndryshimin.

Edi Rama sot është një kadavër politike, e cila duhet kallur se sa më shumë ta lëmë pa kallur, aq më erë të keqe do ti vijë Shqipërisë. Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë.
Kjo protestë do të vazhdojë dhe do të jetë gjatë gjithë kohës në qëllimin e saj kryesor, jo vetëm për të plotësuar kushtet ekonomike të studentëve por do të jetë dhe një protestë për të ndryshuar dhe atë arrogancë të cilën Edi Rama e ka kthyer ndaj sistemit arsimor. Atë arrogancë harbute, ku ka humbur çdo lloj sensibiliteti, ku ka humbur çdo lloj ndjeshmërie, e cila pak nga pak po kthehet në një diktaturë. Por që unë jam e bindur shqiptarët, sot në 2018 duke e lënë atë dhe duke hyrë në 2019, nuk kanë për ta pranuar. Ne të gjithë e shikojmë që qeveria e Surrelit ka rënë, por përveç se ka rënë qeveria e Surrelit, njerëzit që ndihen më të frustruar, më të nervozuar dhe më të inatosur, janë socialistët e ndershëm. Sepse janë ata të cilët ndihen të përdorur dhe të shfrytëzuar. Janë socialistët e ndershëm të cilët e kanë të domosdoshme riorganizimin e PS. Por ata nuk mund të presin riorganizim nga një sekt kriminal. Por ata janë të gatshëm sot për të vepruar. Dhe veprimi i tyre është për të rrëzuar këtë qeverisje, e cila nuk është gjë tjetër veçse një strukturë kriminale që mundohet të mbulojë me parfum erën e keqe.

Prandaj ju bëj thirrje sot që detyra e LSI në Vlorë, nuk është thjesht për të organizuar strukturat e saj në të gjithë Bashkinë e Vlorës por për të hapur dyert dhe për tu bërë mikëpritës të gjithë atyre socialistëve të ndershëm të cilët nuk e gjejnë më vetën pranë këtij sekti kriminal. Të jeni të bindur që pas ngjarjeve të djeshme, mbas asamblesë së djeshme do të ketë një dyndje të socialistëve drejt LSI.
Sepse vetë LSI është e themeluar nga ata socialistë të cilët nuk pranuan arrogancën e qeverisjes socialiste në 2004 dhe themeluan një parti të majtë që kishte në thelb të saj solidaritetin dhe social demokracinë, që kishte në thelb të saj, dhënien e dorës ndaj mikut, suportimin dhe mbrojtjen ndaj të varfërve dhe rritjen e ekonomisë shqiptare sidomos për shtresën e mesme sepse e dimë të gjithë që Shqipëria nuk ka të pasur në gjirin e saj. Shqipëria ka vetëm një grusht oligarkësh që përdorin paratë e buxhetit të shtetit, për të pasuruar dhe për të fuqizuar xhepat e Edi Ramës. Por pjesa më e madhe e shqiptarëve janë të varfër.
Janë të varfër sepse e kanë pamundur sot, jo vetëm të paguajnë dritat, ujin taksat që janë ngritur në stratosferë dhe aq më shumë të fillosh dhe të flasësh qoftë për pushime apo qoftë edhe për krijimin e mundësive të reja për fëmijët tanë. Për të mos u zgjatur shumë, unë dua tu uroj një vit të mbarë për 2019. Dua t’u uroj nga zemra një vit të begatë, sepse fundja fundit, nëse ju nuk do të jeni të lumtur në familjet tuaja, nuk do të jeni të shëndetshëm në familjet tuaja, do të jetë e pamundur për të ndryshuar këtë realitet.
Vetëm të gjithë duke u bashkuar dhe duke pasur besimin në Zot, unë jam e bindur që këtë realitet i cili po fillon të ndryshojë ne do ti kemi shanset dhe mundësitë, për ti rikuperuar dhe për ti rikthyer dinjitetin institucioneve shqiptare. Për ti kthyer dinjitetin dhe fytyrën Shqipërisë dhe mbi të gjitha shqiptarëve. Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja. Gëzuar 2019 dhe një vit të mbarë për ju dhe familjet tuaja.