29.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Spiropalit të Ramës vetëm çanta i kushton 4500 dollarë

Kryeministri Rama prezantoi dje ndryshimet e tij në kabinetin qeverisës. Disa ministra të cilët kishin 5 vjet në qeveri iken dhe u zevendësuan me të tjerë, disa anonime e disa pa kurrfarë eksperience as politike por as administrative.
Një ndër ministrat e rinj është edhe Elisa Spiropali e cila në foton e mëposhtme bërë publike në rrjetet sociale duket se ka një çantë shumë të shtrenjtë. Sipas shënimt në rrjet ajo çantë ka një vlerë 4.500 dollarësh.
Vlerë kjo qe është e barabartë me sasinë e të ardhurave vjetore të një familje në Kolonjë ku ajo është deputete.

Video/ “Edi Rama tre viza”…

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një video ku ironizon kryeministrin Edi Rama.
Në video shihet kryeministri Rama duke mbajtur një fjalim, së bashku me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, ku kryeministrit thith hundët teksa është duke folur.
Në postimin e tij Berisha shkruan se kjo është një ‘video urim’ për Ramën të cilin e quan Kallam Dështaku.
“Nje video urim per Kallam Deshtakun! sb”, shkruan Berisha.

sb

Nje video urim per Kallam Deshtakun! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 29. Dezember 2018

Basha: Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë qeveri bandë!

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 56. Në mbështetje të banorëve ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili tha se, qyetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë qeveri bandë hajdute.
“Kjo protestë rrëzoi projektin korruptiv si modeli që mishëron qeverisjen e Ramës. Nuk mjafton vetëm largimi i shërbëtorëve të Edi Ramës në vjedhjen tek Unaza e Re. Njeriu që urdhëronte të gjithë këta vazhdon të mbetet në krye të qeverisë. Qytetarët e bashkuar kanë forcën për të larguar këtë bandë hajdute. Duhet të shembim këtë sistem që kurrë mos bëhen pazare. Duhet të pastrojmë politikën nga krimi. Rruga për të shembur këtë sistem politik është rruga e bashkimit”, tha Basha.
Kreu I opozitës u bëri apel qytetarëve të bëjnë qëndresë për të arritur këto qëllime. “Sot jemi në protestë para gërmadhave të qeverisë së Edi Ramës. Kjo protestë ndali rrëzimin e shtëpive, rrëzoi projektin korruptim. Rama nuk qeveris me ligj me Kushtetutë, ai qeveris me banda dhe kriminelë. Skandali i Unazës tregoi se ata përgatitën edhe skemën e falsifikimit dhe pastrimit të parave. Ashtu si artitëst rrëzur Mirela Kumbaron, edhe studentët Lindita Nikollën. Por njeriu i këtyre megaskandaleve mbetet sërish në krye të qeverisë. por qytetarët e kanë forcën të rrëzojnë këtë bandë hajdutësh me në krye banditin Edi Rama. Natyrisht edhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim sistemin, që kurrë më në kryeministri të bëhen pazare me oligarkët dhe kriminelët. Ne duhet të sekuestrojmë pasuritë e oligarkëve të vëna me djersën e shqiptarëve të thjeshtë, duet të kthejmë pushtetin tek njerëzit. Kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje deri sa ata që janë përgjegjës të jenë pas hekurave. Kjo qëndresë sëbashku me atë të studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari. Me këtë shpresë dhe besim të nisim betejën për një të ardhme më të mirë vitin tjetër”, deklaroi Basha.

Rama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për Vitin e Ri

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se, Rama u mohoi mbi 30 mijë mësuesve shpërblimet për vitin e ri, duke dhunuar të drejtën që e kanë të fituar me ligj.
Mes tjerash në komunikimin për mediat, Boçi theksoi se e vetmja alternativë për sistemin arsimor në Shqipëri është Partia Demokratike.
“Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit. Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar. Edhe këtë vit, qeveria që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve, nuk ka asnjë qindarkë për të shpërblyer mësuesit e Shqipërisë.
Duke mos u dhënë shpërblimin e fundvitit 34 mijë mësuesve, qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave. Në nenin 10 të kontratës thuhet se “punëdhënësi, që në këtë rast është qeveria, u njeh sindikatave të drejtën për shpërblimin vjetor të mësuesve në sistemin publik parauniversitar”.
Mburrja e Edi Ramës se po bën shtet vlen vetëm për mashtrimin e shqiptarëve nëpërmjet makinerisë së tij të propagandës. Në të vërtetë, kryeministri po u mohon 34 mijë mësuesve të Shqipërisë një të drejtë të fituar me ligj. Mungesa e shpërblimit për mësuesit është reflektim i braktisjes së arsimit nga qeveria. Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin dhe këtë e faktoi në çdo drejtim protesta e studentëve.
Është fakt se buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë. Është fakt se kjo qeveri nuk ka asnjë përpjekje për të rikthyer në shkollë 134 mijë fëmijë, të rinj dhe studentë që kanë braktisur arsimin. Këtë vit u mbyllën 228 shkolla të sistemit parauniversitar.
Mësuesit e Shqipërisë dhe sistemi arsimor kanë vetëm një alternativë të besueshme, Partinë Demokratike. Ne jemi të qartë për vizionin tonë: Mbështetje financiare për arsimin, shpërblimin dhe rritjen e pagave për mësuesit, investim për infrastrukturë moderne, subvencionim për tarifat e studentëve, stazh të paguar për 10 mijë studentë çdo vit. Partia Demokratike ka të gjithë vullnetin për ta nxjerrë sistemin arsimor nga kriza dhe për të shkuar me vendosmëri drejt zhvillimit”, tha ai.

Protesta e Diasporës: Rama dhe Veliaj e kanë vendin në burg, po dridhen nga protestat e shqiptarëve!

Diaspora shqiptare në ditën e dytë të protestës para godinës së kryeministrisë ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen dhe aktorët politikë në vend. Gjatë protestës u hodhën parrulla, “E duam Shqipërinë pa Edri Ramën”. Një nga protestuesit u shpreh se Edi Rama nuk është trim, por është një frikacak që po dridhet nga protestat e shqiptarëve.
Protestuesit që e morën fjalën u shprehën se kryeministri Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë pulitke dhe sistemi zgjedhor, që po mban peng të gjithë shqiptarët.
“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, te vënë një standard mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”, tha një protestues.
Në mesin e tyre ishte edhe aktivistja, Alida Karakushi, e cila tha se themeli i demokracisë janë zgjedhjet dhe kodi zgjedhor. Sipas saj, ajo që i duhet shqiptarëve është që të kërkojnë lista të hapura që të kenë mundësi të zgjedhin sipas dëshirave.
“Problemi nuk është vetëm tek arsimi. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me këtë protestë. Themeli i demokracisë ka të bëj me kodin zgjedhor. Na duhen lista të hapura, që shoqëria të zgjedh vetë kandidatin”, shtoi ajo.
Një protestuese tjetër shprehu indinjatën dhe kërkoi që të zgjohet një orë e më parë ndërgjegjja shoqërore.
“Kur na kanë dhënë mundësinë e ndërgjegjes shoqërore, vetëm në zgjedhje? Është një sistem i tërë që na jep një Kushtetutë, por jo të drejta. Është një sistem i cili nuk ka çfarë të na ofrojë më shumë.
Vetën duke larguar këto gjëra, mund të kemi një të ardhme. Ne i kemi parë të gjitha, s’kemi çfarë të shohim më. Këta duhet të ikin”, shtoi një tjetër.
Një tjetër protestues u shpreh se, Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vendin në burg.

Kabineti i ri, makijazh në fytyrën e Rilindjes!

Në qeverinë e re të Edi Ramës shumica prej emrave të rinj janë të panjohur për publikun edhe përpara se të punonin në rangje më të ulëta të administratës. Në jetën publike nuk kanë përfaqësuar asgjë më shumë sesa interesat e veta.
Ata nuk kanë dhe as kanë marrë ndonje angazhim publik dhe s’kanë asnjë përgjegjësi politike. Ata nuk përfaqësojnë asnjë pëlqim të transferuar përmes votës nga publiku. Ata kanë bere kete kapercim me hop drejt majës së lartë të pushtetit vetem prej shijeve personale të udhëheqësit, pa kaluar në asnjë filtër besimi dhe merite në shkallët me te uleta te hierarkise administrative apo politike.
Për shkak të shkallës së ulët të njohjes dhe reputacionit, shkallës së ulët të përfaqësimit publik dhe angazhimit e përgjegjësive politike, ministrat e rinj nuk munden dhe as kanë marrë përgjegjësinë të mbushin gropat e mëkatit të krijuara nga ata që lëshuan vendin. Sepse kur kryeministri shpalli emrat e rinj edhe ai vete nuk specifikoi se çfarë ata do të bëjnë ndryshe por edhe fytyrat në sallë nuk shfaqnin asnjë grimë shprese për ndryshim të pritshëm, fakt mjaft domethënës për pritshmeritë e këtij kabineti.
A ka shanse të ndryshojë kabineti i ri qasjen ndaj koncesioneve që po projektojnë një mal të madh me borxhe ndaj së ardhmes? A do të heqë dorë kjo qeverisje nga kontratat skandaloze dhe klienteliste? A do të dojë ky kabinet i ri të prodhojë reforma që përmirësojnë cilësinë e jetës së shtresave më në nevojë? A do t’i vendosen barriera të forta krimit dhe korrupsionit etj, etj.?

Kabineti i shkuar me ministrat që ikën, këto probleme i krijuan, me thënë të drejtën jo pa mbështetjen e maxhorancës arrogante aktuale. A beson njeri që do ta zgjidhin këta të rinjtë këtë? Jo, as vetë Rama. E bëri pothuajs të qartë kur tha se studentët më qëlluan me shuplakë në faqe dhe unë iu ktheva tjetrën. Pra këta janë botoksi i ri në fytyrën e lënduar të Rilindjes nga shprehja e pakënaqësise së njerëzve, e ku njëra faqe është ende e mavijosur.
Fakti tjetër që e bën të pabesueshëm ndryshimin e qeverisjes është qëndrimi ndaj ministrave të larguar, të cilët siç duket nuk do t’i largohen kupolës drejtuese politike të Rilindjes. Sipas Kryeministrit-Kryetar ata do të jenë pjesa më e fortë dhe ndoshta më e denjë e përfaqësimit dhe përballjes së Rilindjes me publikun në fushatën e ardhshme për zgjedhjet lokale pas gjashtë muajsh.
Duke huazuar tërësisht jashtë çdo konteksti dhe në mënyrë të shtrembër e abuzive Jezu Krishtin kur këshillonte për tolerance, Rama tha se studentëve që e qëlluan me shuplakë ai pranoi t’u kthejë faqen tjetër, duke bërë një interpretim sipas dëshirës të tij dhe siç i leverdis atij në këtë rast, duke synuar të vendosë shenjën e barazimit mës të keqes dhe studentëve apo kujtdo tjetër që i vihet përballë këtij Kryetarit, të pagabueshëm, që i di të gjitha e tolerant i madh, tamam sikurse Zoti apo i biri i tij. Kjo është vetëm një dëshmi më shumë se ky vetë mund të jetë jo zgjdhja por problemi e për pasojë pikërisht qëndrimi i tij në krye të kabinetit është garancia që nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe as nuk duhet pasur shpresë.
Sidoqoftë shpallja, si në një plenum të hershëm të Partisë famëkeqe të Punes, e këtij kabineti të ri na konfirmoi të paktën tre gjëra: se nuk iu shërben shqiptarëve por vetëm qëllimit që Rilindja të mbajë pushtetin; se Rama vazhdon të sillet si zoti e mishëruesi i drejtësisë dhe i së mirës në tokë; dhe se emrat e rinj janë thjesht një ndërhyrje estetike në vragat e profilit të Rilindjes, e cila sa kohë ndryshoi më shumë se gjysmën e kabinetit, tashmë ka rënë.
Por meqenëse kryeministri i qëndron bindjes se po qeveris drejt ndoshta do të ishte më e udhës që t’i drejtohej popullit për votëbesim, sesa të vendoste ai vetë se çfarë do populli.
/Monitor

Socialistët kokëulur, Rama del i vetmuar/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e Kryesisë së PS?

Nuk ka zgjatur më shumë se një orë mbledhja e Kryesisë së socialistëve, e cila ishte e dyta brenda javës që zhvillohej. Burime për Fax News bëjnë me dije se në këtë mbledhje u diskutuan çështjet organizative për zgjedhjet e 30 qershorit.
Po ashtu mësohet se PS po përgatitet të bëjë ndryshime edhe tek listat e të deleguarve të kryesisë në qarqe. Në këtë mbledhje gjithashtu u vendos që takimi i radhës së Kryesisë, i parashikuar në 30 Mars, të mbahet një javë më herët, në datë 23 mars.
Ajo që është vënë re në këtë takim është fakti se të gjithë socialistët kanë qenë të heshtur dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë përpara gazetarëve.
Edhe kryeministri Rama është parë të dalë vetëm nga mbledhja i heshtur, pasi duket se ato qe kishte për të thënë, i ezauroi me shkarkimin e 7 ministrave të tij.
Në mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe disa prej ministrave të shkarkuar, të cilët janë pjesë e Kryesisë si: Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj apo Ditmir Bushati.
Ministrat do të qëndrojnë në detyrë, deri në betimin e pasardhësve të tyre tek presidenti Ilir Meta. Mbetet për t’u parë nëse ky i fundit do të ketë refuzim për ndonjërin nga shtatë emrat e propozuar nga Rama.

Skema e re e basteve në lokale nga 1 Janari, si do të kamuflohen

Nga 1 janari 2019 nuk do të shihni më pika bastesh dhe kazino elektronike të loguara, që ftojnë lojtarët të bëhen pjesë e kumarit. Por, ndërsa disa kompani janë mbyllur e të tjera kanë vendosur të emigrojnë drejt rajonit, shumë pak prej tyre kanë “sofistikuar” mbijetesën, duke u bërë të padukshme.
Ato janë licencuar në vende europiane, kanë hapur sajte online dhe pikat e tyre sekondare janë në Shqipëri, veçse këtë herë të “maskuara” si kafene. Skema e re e mbijetesës për kompanitë e basteve.
Vendimi i beftë i qeverisë për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive vuri nën presion këtë biznes që të gjente alternativa të tjera mbijetese. Aktorë të tregut konfirmojnë se veprimi i parë i ndërmarrë është ai i “eksodit” drejt rajonit, ku qasja ndaj këtij sektori nuk është në nivelet e konservatorizmit ku kaloi vendi ynë, të paktën në aspektin e kuadrit ligjor.
“Kompani të ndryshme kanë vendosur që të fuqizojnë pozitat e tyre në tregje të tjera, më shumë në rajon si në Kosovë, Mal të Zi apo Maqedoni. Sigurisht me një prezencë fillimisht të vogël që e kanë pasur dhe më herët dhe tani më masive, duke qenë se në Shqipëri u vendos mbyllja e plotë e tyre”, konfirmojnë të njëjtat burime. Edhe Shoqata Shqiptare e Basteve nënvizon se tendenca e kompanive ka qenë më së shumti për t’u zgjeruar në rajon dhe se shumica e tyre kanë firmosur kërkesat për mbylljen e pikave sekondare në vend.
Pothuajse të gjitha kërkesat për mbyllje janë dërguar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, e cila i firmos dhe i dërgon për procedim të mëtejshëm në institucionet e tjera, deri në mbylljen e plotë të aktivitetit. Kazinotë elektronike, nga ana tjetër, kanë vijuar të qetë punën e tyre, pasi procedurat për mbylljen janë më të shpejta. Gjasat që një pjesë e tyre të vijojnë punën deri më 31 dhjetor janë të mëdha, po të kemi parasysh që jemi në 10-ditëshin e fundit.

Disa biznese bëhen “të padukshme”, si funksionon skema
E ndërsa një pjesë kanë zgjedhur të migrojnë në vendet fqinje, duke shpresuar të zhvillojnë aty biznesin e tyre, të tjera duket se kanë preferuar “metamorfozën”, duke kaluar në variantin online. Disa kompani kanë hapur licencë në një vend europian dhe nëpërmjet kësaj licence, krijojnë mundësinë e sallave të basteve sportive (kafeneve) ku kryejnë shitje online, duke u dhënë user (të drejtë përdorimi) lojtarëve të interesuar.
Këta lojtarë mund të jenë individë ose një prej pikave që deri dje ka funksionuar me NIPT sekondar, si pikë basti, por që sot ka hequr logot e kompanive që përfaqësonte dhe është regjistruar në sajtet online të kompanive jashtë vendit ku përmes një username specifik (emri i përdoruesit) vijon aty aktivitetin e rregullt. Burime nga tregu konfirmojnë se kjo praktikë nuk është diçka e panjohur dhe ka nisur të përdoret në masë, duke qenë se tashmë 4300 pikat e dikurshme të basteve kanë dorëzuar kërkesat e tyre për mbyllje.
Por si funksionon në të vërtetë skema për lojërat online. Kompania X e licencuar jashtë Shqipërie në baste sportive ka të regjistruar në sistemin e saj pika sekondare, që funksionojnë si nën një NIPT aktiv si kafene në Shqipëri. Administratori i kafenesë regjistrohet në faqen online të kompanisë së basteve, duke marrë një username dhe duke regjistruar një kartë krediti të vlefshme, por nga e cila nuk kryhen kurrë transaksione. Paratë, në fakt, vijnë nga llogari bankare të hapura në banka të huaja, jashtë Shqipërisë dhe sigurisht shumat që luhen në këto raste janë të konsiderueshme dhe me risk më të madh, duke justifikuar edhe një fitim më të madh. Kjo është pjesa e parë e atyre që luajnë shumë dhe fitojnë shumë, por që shërbejnë si agjentë për pjesën e atyre që luajnë pak.

Të gjithë ata që deri më sot luanin 100 apo 200 lekë për skedina të thjeshta, vazhdojnë ta bëjnë këtë, duke paguar “cash” pranë pikës që ka llogarinë e saj të hapur online dhe që është lojtarja primare në këto sajte. Diferenca e vetme është që pagesa e parave, pra shumave të vogla nuk regjistrohet askund e për rrjedhojë, nga ana e shtetit nuk mund të taksohet asgjë. Lidhur me ambientin, salloni i kafenesë është një sallon tipik me televizorë në çdo anë ku luhen disa ndeshje, veçse nuk jepen rezultatet të afishuara në kohë reale, por ato mund të shihen online përmes telefonit.
Verifikimi me vizita në kohë reale pranë pikave të kësaj natyre, nga ana e autoriteteve rezulton gjithashtu një mision i pamundur. Shumat e parave që luhen “cash” mund të lëvizen në intervale të ndryshme ditore, duke lënë pak gjendje në arkë (sa për të justifikuar aktivitetin e kafenesë) ndërkohë që faqet online aksesohen përmes link-eve standarde dhe nuk kërkojnë shkarkimin e ndonjë programi të veçantë që mund të shihet në kompjuter nëse ai kontrollohet.
SKEMA
Kompania X e licencuar jashtë Shqipërie në baste sportive ka të regjistruar në sistemin e saj pika sekondare që funksionojnë si nën një NIPT aktiv si kafene në Shqipëri. Administratori i kafenesë regjistrohet në faqen online të kompanisë së basteve, duke marrë një username dhe duke regjistruar një kartë krediti të vlefshme, por nga e cila nuk kryhen kurrë transaksione. Paratë në fakt vijnë nga llogari bankare të hapura në banka të huaja, jashtë Shqipërie dhe sigurisht shumat që luhen në këto raste janë të konsiderueshme dhe me risk më të madh, duke justifikuar edhe një fitim më të madh.
Risku i informalitetit dhe a do të ketë padi kundër qeverisë
Kryetari i Shoqatës së Basteve Sportive, Artan Shyti, tha për “Monitor” se mbyllja e pikave të basteve ka vijuar normalisht. Kompanitë janë kujdesur që dy muajt e fundit ta fokusojnë vëmendjen te respektimi i kërkesave ligjore dhe shumica e atyre që operonin në treg tashmë kanë ulur qepenat para datës, që u vendos si finale nga ana e qeverisë.

Të gjendura të papërgatitura për këtë skenar kompanitë, sipas Shytit, kanë pasur me dhjetëra probleme për të zgjidhur, të cilat janë të lidhura me kontratat e punës me punonjësit, të cilat duhet të ndërpriten, kontrata me qiradhënësit të cilat kanë qenë afatgjata dhe ndërprerja e menjëhershme i penalizon.
Lidhur me një padi të mundshme kundër qeverisë për dëmin që u është shkaktuar kompanive, kryetari i Shoqatës së Basteve Sportive nënvizon se nuk ka një vendim final. “Kompanitë janë duke diskutuar pasi kjo është një çështje që duhet të çohet bashkë. Janë një sërë gjërash që kanë nevojë për kohë që të formësohen. Normalisht në momentin që iu është dhënë licenca dhe heqja bëhet në mënyrë të menjëhershme ka mjaftueshëm argument për ta kërkuar të drejtën në rrugë gjyqësore. Mendoj që janë duke e bërë gati dhe do ta çojnë dhe gjasat që të paguhet një faturë e kripur nga ana e shtetit janë të larta”, tha Shyti.
Ai nënvizon se me mbylljen e pikave të rregullta të basteve sportive, ajo që duhet të shihet me vëmendje është pjesa informale, e cila mund të përhapet gjerësisht. “Informaliteti do të jetë ndoshta në lulëzim pas këtij hapi, sepse është diçka që nuk e kontrollon dot, madje më pak nëse aktiviteti i rregullt mbyllet. Vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Europa nuk i kanë mbyllur, por mundohen t’i rregullojnë dhe kontrollojnë, që do të thotë se Shqipëria nuk mund t’ia dalë të bëjë mbyllje totale, përfshirë të luftojë informalitetin”, shprehet Shyti. Në total, tregu i lojërave të fatit qarkullonte 130 milionë euro dhe ishte kontributor me të paktën 40 milionë euro si taksa në arkën e shtetit. Numri i të punësuarve në baste sportive dhe kazino elektronike llogaritet në rreth 9 mijë në total.
Informaliteti
Artan Shyti: Informaliteti do të jetë ndoshta në lulëzim pas këtij hapi, sepse është diçka që nuk e kontrollon dot, madje më pak nëse aktiviteti i rregullt mbyllet. Vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Europa nuk i kanë mbyllur por mundohen t’i rregullojnë dhe kontrollojnë, që do të thotë se Shqipëria nuk mund t’ia dalë të bëjë mbyllje totale, përfshirë të
luftojë informalitetin

Më 1 janar 2018, 7 mijë punonjës do të mbeten pa punë, s’ka plan të qartë për punësimin
Një nga shqetësimet që u ngrit rëndom gjatë ditëve kur u njoftua mbyllja e menjëhershme e pikave të basteve dhe kazinove elektronike ishte numri i lartë i atyre që punonin në këtë sektor. Të paktën mbi 7 mijë të punësuar u deklaruan vetëm nga ana e pikave të basteve, por nga qeveria në atë kohë u fol për një plan që do t’i integronte këta punonjës në tregun e punës në variante të reja. “Dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do të gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë.
Po bëhet zgjerim ekonomik në disa sektorë”, do të shprehej ministri për Financat dhe Ekonominë, Arben Ahmetaj, gjatë mbrojtjes së ndryshimeve ligjore për lojërat e fatit. Edhe pse kanë kaluar dy muaj që nga ky argument, duket se grupi i atyre që punojnë pranë pikave të basteve, mbetet ende i painformuar se ku do të punojë, pasi derës t’i vendoset kyçi.
Endri 25 vjeç, i cili punon në një pikë bastesh tek “21-shi” shprehet se ka kërkuar për punë të re dhe shoqëria e vet i ka rekomanduar për të parë ndonjë opsion në call center, por shanset që të fillojë diku janë ende të vogla. “Studimet i kam kryer për inxhinieri pyjore, por e vetmja punë që gjeta për të paguar qiranë ishte kjo tek pika e basteve. Kam rreth një muaj e ca që kërkoj të gjej një mundësi tjetër, por deri tani vetëm call center mund të aplikosh rëndom.
Edhe aty shanset janë shumë të vogla, sepse unë italishten nuk e zotëroj shumë mirë”, shprehet ai. Kur e pyesim nëse ka dëgjuar për ndonjë mundësi lidhur me trajnime ose riintegrim në tregun e punës, ai shprehet “jo”, ndërsa lidhur me Shërbimin Kombëtar të Punësimit thjesht nuk ka informacion sa duhet. Si Endri janë me qindra të tjerë që nga 1 janari do të duhet të kërkojnë një punë të re dhe situata është më e vështirë për ata që janë familjarë, një shqetësim ky i ngritur më herët edhe nga Shoqata e Basteve Sportive.

AMLF “e ngrirë” firmos vetëm kërkesat për mbyllje
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, prej më shumë se dy muajsh mbetet një institucion me aktivitet të pezulluar që pas vendimit të qeverisë për të ristrukturuar. Funksioni i vetëm që AMLF po kryen këto kohë duket se lidhet me përpunimin e kërkesave që janë bërë nga pikat e basteve për të mbyllur NIPT-et e tyre sekondare.
Pas dorëzimit të kërkesës nga ana e AMLF bëhet firmosja dhe certifikimi i saj, duke ezauruar hallkën e parë dhe më të rëndësishme për vendimin që mori qeveria lidhur me mbylljen e bingove tradicionale, kazinove elektronike dhe basteve sportive. Aktualisht, AMLF është në fazë ndryshimesh dhe pritet që të rifitojë kompetencat e saj, duke ju përshtatur situatës së re në treg me një prezencë më të kufizuar të kompanive që operojnë në lojërat e fatit.
Raporti i KE: Pasuritë e paluajtshme dhe lojërat e fatit po pastrojnë para
Komisioni Europian, në raportin e tij të fundit për monitorimin e pastrimit të parave në Shqipëri, ka publikuar dhe sektorët kryesorë, përmes të cilëve po bëhet pastrimi i parave në vend. Ai vë në dy mekanizma kryesorë, që janë lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme.
“Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave. Profesioni i noterit historikisht është konsideruar i brishtë për shkak të përfshirjes së tij në transaksionet e pasurive të paluajtshme, por rreziqet e tij janë zvogëluar vitet e fundit. Pas rritjes së kontrolleve mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme, ditët e sotme rreziqet më të mëdha janë të pranishme në transaksionet ku nuk përfshihen noterët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme (transaksionet informale), thuhet në raport.
Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të cash, përbën një rrezik për pastrim parash.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave vlerëson se agjentët e pasurive të paluajtshme janë të përfshirë vetëm në 8% të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ndonëse roli i tyre po vjen në rritje. Lidhur me lojërat e fatit, raporti thotë se po merren masa nga Policia dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për të luftuar këtë fenomen. (Raporti është hartuar në korrik, përpara se qeveria të merrte vendimin për t’i ndaluar tërësisht ato – Shënim i Monitor).
“Autoritetet konsiderojnë në përgjithësi që lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme janë sektorët më të brishtë ndaj pastrimit të parave. Për lojërat e fatit, rreziku besohet të lidhet kryesisht me pronësinë dhe kontrollin e pikave sesa me aktivitetin e klientëve. Për sektorin e pasurive të paluajtshme, problemet shtohen nga mosregjistrimi i plotë i titujve dhe në shumë raste, nga mungesa e evidencave të besueshme të pronësisë, sidomos për pallatet e reja, çka përbën një brishtësi që mund të mundësojë pastrimin e parave.

“Monitor”

Djathtas dhe Drejt, shpresa e vetme për shqiptarët

Erl KODRA

Shqiptarët janë zhytur në mjerim. Domethënë, nga ai lloj mjerimi ekstrem dhe ekzistencial si buka e përditshme. Qytetarët po e braktisin masivisht vendin, shumicën e herëve me shpresën që minimalisht do të arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre qoftë edhe për dy tre muaj. Ky është fakti tragjik; unë jam dëshmitarë i dorës së parë i këtij fakti. Kam takuar me dhjetra familje shqiptare, me fëmijë të mitur nëpër qytetet evropiane, që janë larguar nga Shqipëria pikërisht për copën e bukës.
Buka është gjë e madhe për një qenie njerëzore, për më tepër buka e fëmijëve. Me bukën lidhet nderi dhe dinjiteti i njeriut. Uria e tjetërson çdo gjallëse, mosushqyerja mbjell sëmundje të pashërueshme dhe denatyrim të moralit njerëzor. Uria masive për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit nuk erdhi në kushte lufte ose katastrofe natyrore. Uria në terma absolut do të thotë kur familja nuk është në gjendje të sigurojë tre vakte normale ushqim në ditë, por në pamundësi për t’i siguruar ato me anë të blerjeve financiare, i redukton në dy vakte ose më pak.
Uri do të thotë kur ushqimi nuk përmbush nevojat minimale për proteina dhe vitamina, një situatë kjo shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve të vegjël dhe grave e reja. Uria është trishtim dhe depresion i thellë, është humbja e ekulibrit social dhe e dinjitetit njerëzor; uria është ai çasti fatal kur je gati të shkëmbesh me një thes miell gjithçka, përfshirë votën dhe të ardhmen.
“The Great Famine” (Zia e Madhe) në vitet 1845 – 1849 në Irlandë; 1866-1869 në Finlandë dhe Suedi, pati pasoja të jashtëzakonshme; me qindra mijëra të vdekur, si dhe emigrimin më masiv të popullsisë në historinë e këtyre vendeve. Gjatë Zisë së Bukës në Irlandë rreth një milion njerëz vdiqën, ndërsa një milion më shumë emigruan nga Irlanda duke shkaktuar rënien e popullsisë nga 20% deri në 25%. Po ashtu, edhe në Suedi pati emigrim masiv të popullsisë; mbi 1 milion suedez emigruan në SHBA. Gjithçka ishte e lidhur me prodhimin e patates, që përbënte ushqimin bazë për banorët e këtyre vendeve.

Si rrallë herë në Historinë e Shqipërisë, emigrimi përgjatë qeverisë së Edi Ramës është i lidhur drejtë për së drejti me urinë. Popullsia e rretheve të veriut të vendit pothuaj është përgjysmuar; nga Kukësi, Tropoja, Hasi, Dibra, Bulqiza, Puka, Mirdita, Lezha, Shkodra njerëzit janë larguar saktësisht për shkaqe ekzistenciale siç është uria.
Tashmë nuk po emigrojnë vetëm ata që janë në kufinjtë e mbijetesës, por edhe ata njerëz që kanë humbur përfundimisht shpresën për një jetë dinjitoze dhe një të ardhme të sigurtë për familjen dhe fëmijët. Mjekë, inxhinierë, ekonomistë dhe persona të mirëarsimuar po largohen. Qysh sot ndjehet një mungesë e frikshme e mjekëve, ndërkohë që gjithçka po degradon në kufinjtë e të pakthyeshmes.
Është një zinxhirë shkaqesh dhe pasojash, një rreth vicioz ky i kthyer në lëmsh, që nëse nuk zgjidhet saktë rrezikojmë seriozisht si popull. Popullsi e plakur, të rinjë që emigrojnë masivisht, të rinjë që nuk martohen, fëmijë që nuk lindin kurrë, rënie e qarkullimit dhe konsumit, rënie e prodhimit dhe ekonomi anemike janë e tashmja e jonë.
E ardhmja? A mund të ketë të ardhme me realitetin e tanishëm?!
II
Është folur dhe flitet shumë për ndryshimin që i duhet Shqipërisë, shumicën e herëve nga njerëz që artikulohen me fjalë të përgjithshme, sllogane që shprehin dëshpërimisht dëshirën, por vetëm kaq.
“Duhet të zhdukim këta politikanë, të vijnë të tjerë, të rinjtë, të papërlyer”. Fjalë të bukura, një lloj liste dëshirash që nuk përmbushet kurrë. Sepse ndryshimi nuk ndodhë vetiu, jashtë politikës, jashtë programeve politike dhe ligjeve kushtetuese. Të shpjegohem.

Historia politike e Shqipërisë është një rast ndryshe nga vendet e tjera evropiane, madje mund të thuhet se është ndryshe edhe nga vendet e rajonit. Asnjë vend në Evropë nuk ka kaluar nëpër ferrin komunist shqiptar, një lloj pushteti horror që mretëroi me terror sistemik për 45 vjet me rradhë. Terrorizmi enverist i ngritur në sistem kreu genocid të pashembullt politik; fshiu nga faqja e dheut gjithë klasën politike të vendit, rrënoi nga themelet kisha dhe xhamia, vrau dhe burgosi klerin, rrafshoi gjithë shtresën e mesme shoqërore, pronarët e tokave, tregtarët, intelektualët. Në fund të viteve 90-të ne gjendeshim në një udhëkryq politik të pashembullt, ku gjithçka kishim më të vyer moralisht dhe shpirtërisht, me mundim e investuam në Partinë Demokratike.
Ne e njohim Historinë e re të Shqipërisë; domethënë atë çfarë ka ndodhur përgjatë tranzicionit të gjatë shqiptar. Partia Demokratike e përmbushi misionin e saj duke i dhënë vendit kursin euroatlantik, ajo përcaktoi përfundimisht aleancat strategjike, hartoi dhe miratoi ligjet kryesore të ekonomisë së tregut të lirë. Ndryshe, Partia Demokratike mund të cilësohet si reformatorja e madhe politike, ekonomike dhe sociale e Shqipërisë, reforma të cilat nuk rezultuan të mjaftueshme, kjo për shkaqe dhe arsye objektive politike, që lidhen ngushtë me të kaluarën historike, politike dhe ekonomike të vendit. Thënë ndryshe, gërmadhat e komunizmit shqiptar nuk qe e thënë të restauroheshin aq lehtë, madje kjo është edhe merita themelore e Partisë Demokratike që miratoi dhe zbatoi reformat më të thella politike dhe ekonomike në Historinë e re të Shqipërisë.
Lufta politike asnjëherë nuk ka qenë e lehtë në Shqipëri. Madje mund të thuhet lirisht se kjo ka qenë dhe është lufta më e egër, më e ndyrë, më e pisët, me pasoja të jashtëzakonshme për vendin. Pasardhësit dhe trashgimtarët e Partisë së Punës rilindën në formë dhe përmbatje krimet e vjedhjes së hapur, grabitjes me ligj, kriminalizimit masiv të shoqërisë, kriminalizimin e politikës, zhytën në mjerim shtresat e varfëra dhe varfëruan shumicën e popullsisë. Institucionet kryesore të vendit kanë rënë, ndërsa Edi Rama zgërdhihet dhe përqeshë shqiptarët teksa i grabitë ata pa pikë mëshire. Duket se vetëm një personazh si ai, i paskrupullt dhe i pamoral është në gjendje të përmbytë popullin e tij deri në shkatërrim.
Si mund të shpëtohet Shqipëria?
1. Rrëzimi pa kushte i Edi Ramës nga qafa e Shqipërisë
2. Reformimi politik dhe ekonomik i vendit

Po e them që në krye; e vetmja forcë politike që i ka mundësitë dhe kredencialet e nevojshme për ta realizuar këtë ndryshim është Partia Demokratike e Shqipërisë.
Partitë e vjetra tradicionale shqiptare nuk ekzistojnë më, ato i vrau Enver Hoxha, ndërsa Rilindja e Edi Ramës është kthyer përfundimisht në një tufë hajdutësht mafioz të pafytyrë që nuk dinë të ndalen. Kumbari i Rilindjes nuk qeverisë më; në fakt ai nuk ka qeverisur për asnjë ditë; ai përfaqëson rastin tipik të kapjes së shtetit nga krimi politik, krimi mafioz dhe krimi ordiner. Në këto kushte nuk mund të flitet për Parti Socialiste.
Pavarësisht rrethanave komplekse ku ndodhet Partia Demokratike, pavarësisht paqartësisë së një pjese të saj, vendi ka nevojë urgjente për Partinë Demokratike. Ajo i ka burimet njerëzore më të mira në Shqipëri dhe njerëzit më kohezionin më të mirë moral. Partia Demokratike e di mirë se e vetmja zgjidhje për vendin është dhe gjendet brenda saj. Edhe qytetarët e dinë mirë se ajo nuk është e keqja më e vogël, por është e vetmja shpresë dhe zgjidhje për shqiptarët.
Reformimi i ekonomisë kombëtare është jetik për vendin. Ne jemi një vend me popullsi të vogël që po rrudhet përditë, ndaj është vrastare që ekonomia e vendit të mbështetet vetëm tek taksimi masiv i qytetarve.
Sado shumë të taksohen qytetarët shqiptar, Buxheti i Shtetit nuk mund të grumbullojë aq para, sa të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm. Për më tepër, nëse paratë paketohen si PPP dhe u dhurohen një dyzine të qelbur oligarkësh siç po bën Edi Rama. Si mund të zhvillohet një vend me vetëm dy milion banorë i mbështetur tek tregëtia dhe shërbimet? Kush do të shesë më parë kur mungojnë konsumatorët; kur familjet shqiptare ndodhen në kushte pamundësie absolute për të ble bukën e përditshme?!

Hapi i parë i reformimit ekonomik të vendit do të ishte reforma e thellë në rishpërndarjen e taksave. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit në një vit buxhetor rreth 1 miliard euro vidhen nga taksat e shqiptarve, para të cilat përfundojnë kryesisht jashtë vendit. Sikur këto para të shpërndaheshin në formën e ndihmës ekonomike për 500 mijë shqiptarët e uritur, Shqipëria do të ndryshonte faqe.
Merreni me mend; këto para do të injektoheshin direkt në ekonominë familjare, do të kishte shumë më tepër konsum, rrjedhimisht do të kishte shitje të produkteve bujqësore vendase, shendeti i popullsisë do të përmirësohej ndjeshëm, do të rritej qarkullimi i parasë, i mallrave, i punësimit; por mbi të gjitha do të ndalte hemoragjia kombëtare e largimit të shqiptarve nga vendi.
Emigrimi masiv për bukën e gojës në fakt është tragjedi. Është tragjedi, sepse sot shqiptarët diskutojnë bukën e fëmijëve, cakun ku çdo qenie njerëzore dorëzohet para krimit dhe vesit; në këto rrethana njeriut nuk i hynë në sy asgjë.
Çfarë ka më shumë vlerë, rikthimi i shpresës do të nxiste sipërmarrjen private drejt prodhimit, shërbimeve cilësore dhe taksës së ndershme. Asgjë në botë nuk vlen më shumë se besimi tek e ardhmja dhe siguria për familjen. Sigurisht që kjo është vetëm një ndër pikat e para për reformat e thella ekonomike që duhen ndërmarrë, reforma të cilat duhet t’i nënshtrohen analizave të thella të ekonomistëve, por jo “analizave ekonomike” të oligarkëve të Edi Ramës.
Rruga është e vështirë, por jo e pamundur. Për fat jemi akoma në kohë, dhe 2019-ta duket se do jetë viti i shpresës. Partia Demokratike duhet t’i japë fund tranzicionit shqiptar, duke e orientuar përfundimisht vendin drejt zhvillimit të qendrueshëm.

Mobiljerja që u bë ministre Kulture dhe si Linda Rama do drejtojë ministrinë e Financave!

Një nga mediat më të majta në vend dhe që tradicionalisht ka qenë pranë Partisë Socialiste ka sulmuar ditën e sotme, disa nga emrat që u graduan ministra nga Edi Rama ditën e djeshme.
Gazeta “Dita” në një shkrim të sajin të gjatë me nota investigative, ka zbuluar disa detaje dhe motive “jo politike”, të cilat qëndrojnë pas përzgjedhjes së ministrave të rinj që hynë në qeverinë e Edi Ramës.
Në këtë shkrim të fortë denoncohet, se pas disa emrave të rinj nuk ka kritere që vijnë nga profesionalizmi dhe partia Socialiste, por vetëm sipas njohjeve private dhe familjare të kryeministrit dhe asgjë më shumë.
Ja çfarë zbulon me fakte mes të tjerave kjo gazetë, për standardin dhe kriteret që Edi Rama ka përdorur pë të emëruar disa nga ministrat e rinj:
“Anila Denaj, e ardhur nga sistemi bankar privat, e vendosur në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga institucionet më të akuzuara për korrupsion, një zgjedhje e familjes Rama, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me të majtën, por kjo e majtë rrihej në sheshe nga shikasit e Gazidedes, ku bënte pjesë edhe babai i ministres së sotme. Ndoshta merita e vetme është që gruaja e tij e pi kafen në të njëjtin vend ku e pi edhe Linda Rama. Gjërat puqen nganjëherë!

Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga një emër që u synua të bëhej e njohur nga studio e Fevziut. Arkitekte e thjeshtë arredimesh. Elva Margariti Asllani. Njeriu që u njoh me Ramën përmes një firme të vogël të bashkëshortit të saj dhe që morën përsipër të gjejnë perdet, kolltukët, abazhurët që donte Rama, që kaloi edhe kjo rendin e këshilltares, u stërvit si koordinatore të një projekti mbi fshatrat, tani është ministre.
Nëse Kumbaro kishte anësinë e saj, që e rëndoi historinë e së majtës padrejtësisht, askush nuk e di se kush është zonja Elva, veç atyre që kanë pasur rastin të akomodojnë banesat ose sallat e tyre përmes firmës së familjes së saj.
Asnjëherë drejtimi i kulturës nuk ka qenë në duart e njerëzve anonimë ndaj kulturës dhe, edhe nëse do të ishte dashur të paraqitej një tablo e zymtë e njeriut të artit ndaj kulturës, nuk do të mund të kishte gjetur”, shkruan gazeta “Dita”
Gazeta në fjalë që njihet si protektore e qeverisë ka siluruar, edhe ministrin e ri të Jashtëm Gent Cakaj, i cili sipas saj nuk di mirë as gjuhën shqipe. Ndërsa për “surprizën Braçe” shkruhet, se nuk ka nevojë për prezantim, sepse edhe vetë zotëria është kapur në befasi nga detyra që iu ngarkua. Qëllimi i këtij emërimi sipas kësaj media të majtë, ka qenë vetëm për ti mbyllur gojën për qokën që Rama i bëri Ridvan Bodes, duke e çuar në bordin e Bankës së Shqipërisë.
Nuk ka ndonjë gjë për t’u çuditur. A nuk u bë Fate Velaj deputet dhe këshilltar nga histori të ngjashme? Ky është Edi Rama. Kjo është Shqipëria. Nuk i dihet, të gjithëve mund të na bjerë shansi të blejmë tapetë apo divanë në të njëjtin vend me ata që nuk duken për atë që janë. Duhet vetëm pak fat.