Protestat kanë pushtuar të gjithë Shqipërinë, ndërsa veç banorëve të Astirit, stidentëve, minatorëve, fermerëve edhe mjekët kanë protestuar disa herë për kushtet e tyre dhe jo vetëm.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Bardh Spahia, ka publikuar letrën që mjekët i kanë dërguar ministres Manastirliu. Spahia shprehet se ata janë në prag revolte.
“Mjekët pranë revoltës!
Lista e famshme e patronazhimit e trumbetuar si një sukses i kësaj qeverie refuzohet në bllok nga mjekët të cilët nëpërmjet një peticioni drejtuar ministres Manastirliu, me argumente të qartë nxjerrin në pah situatën dramatike të sistemit shëndetësor, por edhe mashtrimet dhe paaftësinë totale të ministrisë së Shëndetësisë”, shkruan Spahia.
Mjekët në prag revolte, deputeti publikon peticionin drejtuar qeverisë
Diaspora shkarkon Ramën, bashkon shqiptarët!
Nga Basir ÇOLLAKU
Protestat në Shqipëri, më në fund, janë kthyer në institucion të fortë, pa dashjen e partive, duke prodhuar ngjarje nën efektin, presionin, panegociueshmërinë e tyre. Edi Rama i rrethuar nga pakënaqësia agresive e mbarë qytetarëve, ngujuar në tuitter, turfullues në takime organizuar dhunshëm prej tij, ka nisur vetërrokullisjen të cilën e ka të pamundur ta ndalë me çdo mjet. Shtatë ministra, sikur të ishin shtatë kunguj jashtë livadhit, morën tatëpjetën në një mbledhje asambleje të shtërnguar ta datojnë njëherësh me Protestën e Diasporës. Shqipëria tjetër, ajo e emigruar, ku gjenden mbi 1.6 milionë shqiptarë, i ka kthyer kurrizin strehës së re perëndimore ndërtuar me aq sakrificë, ku jeton prej dekadash dhe ka mbërritur në Tiranë përballë zyrës së Edi Ramës, duke ia pakësuar vaktet e delirit. Atë kufi të thyer në 90, e ribashkuan sot Tani, axhendën e kryeministrit prej muajsh e bëjnë qytetarët dhe jo ai, me pëshpërima pushteti, e infrastrukturë të guzhinës orientale tepsi, tenxhere, timon, tavëll, tallava, etj…
Sot në Bulevard, përballë zyrës së Këshillit të Ministrave, qeveria e shqiptarëve ishin Genci, Avniu, Sokoli, Ylberi, që shkërmoqën teatrin qeveritar me shkarkime dhe emërime ministrash. Askush prej tyre nuk është produkt i një bilete partie, një 5 mijë lekëshi poshtërimi dhe rreshtimi sfilitës për të ardhur në shesh. Partitë politike, në 28 vite nuk ia dolën ta mbyllin tranzicionin dhe ndihen të parët të kanosura nga një refuzim prej këtyre muajve i pakontrolluar prej tyre. Diaspora ka në emblemën e përfaqësimit përveç pavrësisë dhe efektin e faktorit prurje nga jashtë, çka i bën me dhimbje politikanët, me shpresë qytetarët, të pandalshëm të rinjtë. Tre ditët e fundit të këtij viti janë protestë jo vetëm e shqiptarëve të Diasporës, janë fillimi dhe vijimi i një proteste të pambyllur, janë 2019-ta ndryshe, e cila do flasë për një Shqipëri tjetër, ku liria, demokracia, e drejta për të zgjedhur, do të riformatohen, do të dalin nga kafazi i së shkuarës.
Ministria e Brendshme me një shkresë komike, refuzoi të formalizonte lejen e kërkuar për këtë takim mbarëshqiptarësh, ndonëse Kushtetuta është gjithnjë e më e qartë se ish-gjeneral Lleshi, porosizbatuesi i Ramës. Ministrat Ahmetaj, Gjiknuri, Nikolla, Kumbaro, Peleshi, Qato, Bushati, ishin faqet e pashkruara të Kurbanit, duke tentuar një amnisti për mëkatet e tyre penale. Përballja me drejtësinë e miliardave të masakruar prej tyre për llogari të kryeminstrit Edi Rama, nuk duhet të rrëshkasin nën symbylljen e Arta Markut dhe Donika Prelës, sepse janë dosje të rënda penale, korrupsioni, trafiqesh dhe krim i organizuar. Partnerët të qartësuar më shumë se ambasadorët e tyre në Shqipëri, kanë nisur të mbajnë qëndrime serioze, ndonëse efektet ende nuk janë bërë plotësisht të dukshme. NATO ka vendosur të mos ketë një qelizë dilemash, një kakrrike lëkundëse në Aleancë dhe e ka lehtësisht të mundur të rregullojë karriken se sa tolerojë flirtet shqiptare në zonën e ndaluar.
Diaspora e dha mesazhin më kthjellët se parashikimet e skeptikëve. Ajo e bëri këtë si kurrë herë tjetër në këto 28 vite tranzicion të majmur nga konsumatorët e pushtetit të keqquajtur demokratik. Kostoja familjare e protestuesve, mijëra kilometra rrugë nga USA, Kanadaja dhe Evropa, për të qenë aty për të vënë supin që Shqipëria të mos bjerë prej shqiptarëve, është shtegu nga ku ka nisur një udhëtim ndryshe. Politikanët e pastër, të papisëzuar nga dallaveret kanë një mundësi të japin ende të mirën për vendin. Në të kundërt edhe pa dëshirën e tyre, historia ka hesapet e saj dhe nuk do t’i marrë leje kohës. Flamuri u bë zot i vendit dhe tkurri çdo hile të kurdisur e të mbetur stok. Pavarësisht propogandës ka gjithnjë një dikator për t’u rrëzuar. Shqiptarët po e ribëjnë…
Hapa shumë të vegjël për planetin
Konferenca për klimën e Katovicës ka përfunduar me një marrëveshje pozitive, por e pamjaftueshme për ta frenuar ngrohjen globale. Sinjalet e optimizmit vijnë nga aktivizmi rinor
Mëngjesin e së shtunës 15 dhjetor në Katovicë, në qendrën e madhe të kongreseve që për dy javë ka mirëpritur Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP 24), kishte ardhur tashmë momenti i çmontimit të pavvionëve të 200 vendeve pjesëmarrëse. Në orën 8 sallat e mëdha qenë thuajse të shkreta. Seanca e fundit plenare ishte në program për në orën 10. Më pas është shtyrë për në mesditë. Tensioni po fillonte të rritej, ndërsa tekstet e rinj të marrëveshjes finale, të njoftuara gjatë natës, vonojnë të vijnë. Një orë e gjysmë më pas Mohamed Nasheed, ish Presidenti i Maldiveve, ka marrë fjalën gjatë një conference për shtyp: “Po rebelohemi kundër zhdukjes tonë. Po të jetë e nevojshme do të rebelohemi edhe kundër kësaj negociate”. Është dashur një ditë raportimesh dhe seancash plenare, traktativash sekrete, hapash prapa dhe kërcënimesh, më parë se shtetet të arrinin një marrëveshje. Rreth orës 22 më së fundi ka ardhur epilogu. Michał Kurtyka, Ministri i Energjisë dhe i Mjedisit të Polonisë dhe President i COP 24, ka mbajtur diskutimin përmbyllës duke nënvizuar se “të gjitha vendet kanë punuar pa u ndalur. Të gjitha vendet mund ta lënë Katovicën krenarë, me vetëdijen se pëprjekjet e tyre kanë prodhuar një rezultat”. Më pas ka shtuar: “Linjat drejtuese të ndodhura në paketën e firmosur në Katovicë përbëjnë bazën për zbatimin e marrëveshjes duke filluar nga 2020”. Gjatë dy javëve të konferencës qeveria polake është kritikuar shumë. Parasëgjithash prej zgjedhjes së organizimit të saj në Katovicë, në zemër të rajonit qymyror polak (vendi nxjerr nga qymyri 80% të energjisë elektrike). Veç kësaj, midis sponsorëve zyrtarë të mbledhjes qenë Polska Grupa Gornicza, një prej kompanive më të rëndësishme minerare të botës, dhe grupi indian JSW, prodhuesi kryesor i qymyrit në Europë. Presidenca polake është kritikuar edhe prej vendosmërisë pakët gjatë negociatave. Përtej përshëndetjeve rituale të bëra në fund të mbledhjes, COP 24 nuk u ka dhënë në fakt përgjigje pyetjeve më të rëndësishme. Është e vërtetë se shtetet kanë arritur një mirëkuptim lidhur me rulebook, tërësinë e masave që do të duhet të adoptohen për të zbatuar marrëveshjen e Parisit të 2015, por të gjitha temat e tjera të mëdha janë shtyrë apo shqyrtuar në mënyrë sipërfaqësore.
Raporti i mosdakordësisë
Është rasti për shembull i Raportit të Grupit Ndërqeveritar të Ekspertëve lidhur me Klimën (IPCC) për rreziqet e një rritjeje të tempraturave globale me 1.5 gradë në 20 vitet e ardhshme. Kur është botuar raporti, në tetor, pyetej nëse do të arrihej të mundej inercia e qeverive. Në realitet, problemi nuk ka qenë inercia, por kundërshtimi i fortë i një grupi vendesh të lidhura me naftën: Rusia, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Kuvajti. Ofensiva e tyre ka ardhur në fund të javës së parë të negociatave, kur hipotezohej se “vendimi” (teksti final i COP-it i miratuar nga të gjitha shtetet) “ta vlerësonte pozitivisht” (welcome) raportin e IPCC-së. Në tekstin e botuar në tetor shpjegohet se me ritmin aktual temperatura mesatare globale do të rritet me 1.5 gradë centigradë midis viteve 2030 e 2052 dhe se “të kufizohet ngrohja globale brenda 1.5 gradëve kërkon tranzicione të shpejta dhe të thella të sistemeve energjitike, të shfrytëzimit të tokave, të qyteteve, të infrastrukturave dhe të industrisë”. Vlerësimi pozitivisht i raportit do të kishte qenë i drejtë, sidomos pot ë kihet parasysh se është komisionuar nga vendet e COP-it pas nënshkrimit të marrëveshjes së Parisit të 2015, ku qeveritë kanë rënë dakord ta përmbajnë rritjen e temperaturave “shumë poshtë 2 gradëve centigradë dhe të vazhdonin përpjekjet për ta kufizuar në 1.5”. Por në 2015 dijet shkencore nuk qenë të mjaftueshme për të përcaktuar sesa ishte e rëndësishme diferenca midis 2 dhe 1.5 gradëve. Sot dimë se është shumë e rëndësishme. Veç kësaj, falë të dhënave të botuara nga grupi i shkencëtarëve të pavarur Climate Action Tracker, dime edhe se nëse do të respektohen impenjimet e marra të shteteve, rritja e temperaturës do të jetë me 3.3 gradë. “Nëqoftëse duam ta marrim seriozisht marrëveshjen e Parisit, na duhen shifra të ndryshme”, u ka deklaruar Petteri Taalas, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Metereologjisë, delegatëve të mbledhur në Katovicë. Taalas ka nënvizuar edhe se në 2018 emisionet botërore janë rritur. Sulmi më i egër ka ardhur më 2 dhjetor nga Ayman Shasly, negociatori saudit. Në një intervistë të dhënë për uebsajtin Carbon Brief, Shasly ka vënë në dyshim vlerën shkencore e raportit të IPCC-së. I pari që i është përgjigjur negociatorit saudit ka qenë Jean-Pascal van Ypersele, ish Zëvendëspresident i IPCC-së dhe ekspert i fizikës së klimës: “Mënyra më e mirë për ta pranuar punën e kryer nga IPCC-ja do të ishte t’i merreshin seriozisht të dhënat”. Më pas kanë ardhur fjalët e Carlos Manuel Rodriguez Echandi, Ministër i Mjedisit të Costa Rica: “Ndërsa vendet ishullore flasin për mbijetesën e tyre, shtetet arabe flasin për ekonomi”. Në fund nuk është vlerësuar pozitivisht raporti, por vetëm fakti që është dorëzuar në afatet e caktuara dhe delegatët janë kufizuar “që t’i ftojnë palët t’i përdorin në debatet tyre informacionet e ndodhura në raport”. Për sa i përket impenjimit të vendeve të veçanta për të bërë më shumë në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, është e qartë se COP 24 nuk ka prodhuar rezultatet e duhura. Marrëveshja e Parisit parashikonte që nënshkruesit të propozonin kontribute të të reja vullnetare kombëtare brenda 2020, por pas botimit të raportit të IPCC-së shumë OJQ prisnin një sinjal të fortë qysh në Katovicë. Në fakt vetëm dy vende i kanë rishikuar impenjimet e tyre vullnetare përpara 2020: Ishujt Marshall dhe Ishujt Fixhi. Shtete të tjera kanë krijuar grupe informale për të njoftuar një rritje të kontributit të tyre brenda 2020, por pa dhënë të dhëna konkrete.
Aktakuza
Edhe Bashkimi Europian është kritikuar për kontributin e tij në COP 24. Në mesin e javës së dytë, kur e kanë pyetur për mungesën e lidershipit të Europës, Komisari Europian për Mjedisin Miguel Arias Canete është përgjigjur prerë: “Lidership do të thotë të kesh ambicie dhe Bashkimi Europian është më ambicioz se të tjerët”. Është e vërtetë vetëm pjesërisht. Praktikisht Europa ka bërë publike përpara nisjes së konferencës strategjinë e tij afatgjatë për arritjen e “neutralitetit klimaterik” brenda 2050; por është e vërtetë edhe se ka harruar një pikë themelore: objektivin për 2030. Motivi i kësaj është se vendet e Bashkimit Europian janë të përçarë. Për momentin jemi akoma në një reduktim prej 40% të emisioneve të dioksidit të karbonit brenda 2030, ndërkohë që do të ishte i nevojshëm një reduktim midis 55% – 65%. Nja 15 vende janë të gatshëm që të shkojnë përtej dhe e kanë lënë të kuptohet duket aderuar në Kolaicionin e Ambiciozëve në Katovicë. Përveç 11 vendeve europiane (midis të cilëve Franca dhe Gjermania), ky grup përfshin edhe Argjentinën, Meksikën, Ushujt Fixhi dhe një grup preh 47 vendesh në rrugën e zhvillimit. Problem është se vendet e Europës Qendrore, duke filluar nga Polonia, bëjnë mur. Mjafton të kujtohet se gjatë diskutimit hapës të COP 24, kreu i shtetit polak ka thënë se vendet e punës në industrinë e qymyrit do të mbijetojnë për 200 vitet e ardhshme. Për sa i përket shoqërisë civile, zëri më i fortë ka qenë ai i Greta Thunberg, një vajzë 15 vjeçare suedeze. E pranishme thuajse gjatë gjithë konferencës bashkë me të atin, Thunberg ka monopolizuar vëmendjen. Prej disa muajsh në Suedi vajza organizon një climate strike (grevë klimaterike) çdo të premte përpara Parlamentit. Ka lançuar një lëvizje që ka prekur vende të tjera, nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar. Nga podiumi i konferencës më 13 dhjetor, Thunberg ka mbajtur një prej diskutimeve më të forta të dëgjuara gjatë COP 24, duke ju drejtuar liderëve të pranishëm: “Nuk jeni aq të pjekur sa për t’i thënë gjërat siç janë. Po ua lini fëmijëve tuaj këtë barrë”. Më 14 dhjetor disa gjimnazistë polakë kanë ardhur në Taovicë për të njoftuar edhe ata qëllimin e tyre për grevë.
Përtej këtyre ndërhyrjeve, korridoret dhe salat e COP 24 nuk kanë qenë kushedi sesa të trazuara nga mobilizimet e shoqërisë civile. Është për t’u shënuar një aksion për denoncimin e mbështetjes ndaj lëndëve djegëse me bazë fosile të Shteteve të Bashkuara, një tjetër kundër fracking-ut të Mbretërisë së Bashkuara dhe, së fundi, shfaqja më 14 dhjetor e një banderole të madhe e aktivistëve për klimën përpara sallave ku zhvilloheshin seancat plenare, në të njëjtin moment ku në Paris disa militantë denonconin investimet e grupit bankar Societe Generale në lëndët djegëse me bazë fosile. Duhet thënë se autoritetet polake kanë ushtruar një presion të fortë ndaj shoqërisë civile. Jashtë qendrës së kongreseve, climate hub dukej më shumë një bar në modë sesa një eveniment i organizuar nga aktivistë që luftojnë kundër ndryshimeve klimaterike. Në marshimin e 8 dhjetorit për klimën në Katovicë kanë marrë pjesë disa mijëra njerëz, që për më tepër nuk kishin asnjë lidhje me manifestimet e tjera që janë zhvilluar në pjesën tjetër të botës.
Zhdukja e të drejtave të njeriut
Mund të theksohet se COP 24 ishte një eveniment pastërtisht Teknik, që duhej të shërbente për të vendosur një tërësi rregullash lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Parisit. Nga kjo pikëpamje ka funksionuar dhe sidomos janë adoptuar rregulla transparence, shumë të rëndësishme pse tregojnë mënyrën me të cilën çdo vend duhet të kuptojë përparimet e veta. Një kuadër normative i përbashkët do të krijohet në 2024, por do të jetë fleksibël, domethënë do t’i lejojë çdo vendi mundësinë që të shpjegojë në një raport pse nuk e ka respektuar një impenjim të caktuar apo pse nuk ka arritur një të dhënë objektive, me justifikime teknike apo financiarie. Sipas Fanny Petitbon, të OJQ-së franceze CARE, ka një tjetër çështje të rëndësishme që nuk është shqyrtuar siç duhet: ajo që ka të bëjë me “humbjet” dhe “dëmet e pariparueshme” të shkaktuara nga efektet e ndryshimeve klimaterike, një “element themelor për vendet më të prekshme”. Negociatorët amerikanë kanë kaluar dy javë për t’i futur në preambulat e dokumentave për të sqaruar se kjo temë ishte kufizuar në dokumentat lidhur me përshtatjen ndaj ndryshimeve klimaterike. “Çështja e humbjeve dhe e dëmeve është ngritur gjithmonë nga vendet ishullore, por është një problem që u përket të gjithëve”, thekson Laurence Tubiana, ekonomisti francez që ka kontribuar në shkruarjen e marrëveshjes së Parisit. Një tjetër mungesë e konsiderueshme ka qenë ajo e të drejtave të njeriut. “Shtetet kanë refuzuar të fusin në rulebook e marrëveshjes së Parisit çështjet e lidhura me të drejtat e njeriut dhe sigurinë ushqimore, duke vënë në diskutim impenjimet e 3 viteve më parë dhe duke prodhuar një manual të papajtueshëm me marrëveshjen e Parisit”, thekson Sarah Lickel e Secours Catholique – Caritas France. Në preambulën e marrëveshjes së Parisit flitet për të drejta njeriu, por në COP 24 e Katovicës Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë luftuar për bërë që kjo temë të lihej menjanë. Në fund, nga të drejtat e njeriut mbetet vetëm një përmendje në pjesën që ka të bëjë me mekanizmat e tregjeve, por ky nen nuk është adoptuar nga COP 24, që ka vendosur t’ia shtyjë shqyrtimin në 2019. Fillimisht, neni duhej të siguronte një kuadër të qartë për të mundësuar shkëmbimet e emisioneve të dioksidit të karbonit midis vendeve. Kjo mundësi u ishte ofruar tashmë vendeve të pasura, që do të mund t’i blinin nga vendet në rrugën e zhvillimit kredite për ndotjen. Por marrëveshja e Parisi parashikon që edhe vendet në rrugën e zhvillimit t’i reduktojnë emisionet dhe, për pasojë, qeveritë e tyre kanë gjithnjë e më pak interes që t’i shesin kuotat e dioksidit të karbonit jo të emetuara, pasi mund t’ua kenë nevojën në të ardhmen.
Lidhur me temën e financimeve janë bërë përparime. Gjermania dhe Norvegjia kanë njoftuar se do t’i dyfishojnë kontributet për Fondin e Gjelbër të Klimës (respektivisht 1.5 dhe 2.5 miliard euro). Veç kësaj, janë premtuar 128 milion dollar për Fondin e Përshtatjes, që shërben për të ndihmuar vendet në rrugën e zhvillimit. Por sipas Religious Act Center “manuali i përdorimit përcakton rregulla shumë të dobëta për garantimin që financimet do të jenë reale dhe të duhura”. Për Fanny Petitbon e CARE këto njoftime janë “një pikë në det respktivisht 300 miliard dollarëve në vit që do të duheshin për t’u përgjigjur nevojave të vendeve më të prekura brenda 2030”. Këto vlerësime bëjnë të lindë një pyetje: a shërbejnë ende për diçka samitet e mëdha për klimën? Për OJQ-në “CAN International”, “COP 24 ka qenë një testim për multilateralizmin klimaterik, një testim që vendet e kanë tejkaluar me vështirësi”. Përpara konferencës, gjatë një takimi të Climate Vulnerable Forum, ku kanë marrë pjesë vendet e goditura më fort nga ndryshimet klimaterike, ish Presidenti i Maldiveve Mohamed Nasheed ka deklaruar: “Kam një vajzë 21 vjeçare dhe nuk kemi bërë hapa përpara. Është momenti që të ndryshohet taktikë, strategji. Duhet të ndryshojmë gjuhë”. Një tjetër delegate ka shtuar: “Në Katovicë duhet pushuar së qëni apatikë dhe u duhet dhënë fund shtyrjeve”.
Ne rezistojmë
Me sa duket, këto fjalë nuk janë kuptuar, duke nënkuptuar që janë dëgjuar. Wells Griffith, Këshilltar për Politikat Energjitike i Presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar se “këto politika botërore në fushën e energjisë e të mjedisit do të kenë një impakt ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara” dhe se ai “do t’i mbrojë këto interesa në mënyrë të tillë që rritja, rinovimi dhe shpirti sipërmarrës i Shteteve të Bashkuara të mos pengohen”. Laurence Tubiana ka besuar deri në fund. “Është e rëndësishme që të gjitha vendet të mund të lënë gjurmën e tyre në tekstin final. Është kështu që kemi punuar në Paris dhe është kështu që mund ta shpëtojmë multilateralizmin”, ka deklaruar më 14 nëntor gjatë një konference për shtyp. “Sistemi multilateral nuk është më vetëm përkatësi e qeverive. Kur qeveria e Shteteve të Bashkuara tërhiqet, shtetet e veçanta amerikane, universitetet, kompanitë, qytetet dhe qytetarët thonë: “Jo, ne rezistojmë””. Me siguri që këto takime u mundësojnë vendeve që nuk dëgjohen ndonjëherë të ngrenë zërin e tyre dhe u mundësojnë OJQ-ve dhe shoqërive civile që të kenë një rol të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse në zhvillim. Por bëjnë edhe që të futet dhelpra në qymez. Sipas Desmog, një uebsajt që kërkon të kundërshtojë lajmet false lidhur me klimën, të paktën 35 delegatë të Arabisë Saudite, Kuvajtit, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara marrin rrogë apo punojnë zakonisht për kompani dhe organizata të përfshira në industrinë petrokimike e minerare, ose bëjnë presion për llogari të tyre. me sa duket, ku presion i ka sjellë frutet e tij në 2018. Do të ndodhë sërish në 2019, në COP 25 që do të mbahet në Kili?
(Christophe Gueugneau për Mediapart)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Carlos Ghosn: Fundi një miti!
Është biznesmeni idhtar i aleancës Renault – Nissan. Ka jetuar midis Brazilit, Libanit, Francës dhe Japonisë. Nga 19 nëntori është në burg me akuzën se ka përvetësuar para nga kompania e tij
Historia e tij është e pabesueshme. Kur janë parë vallë kaq shumë artikuj dhe libra entuziastë kushtuar një administratori të deleguar? Në qelinë e tij në Kosuge, afër Tokios, i akuzuar për evasion fiskal nga autoritetet japoneze, Carlos Ghosn i kujton komplimentat që i bënin? Për “Financial Times” ishte “the boss among the bosses”, shefi i shefave. Në të gjithë botën shtypi e lavdëronte “ikonën”, “perandorin”, “strategun” dhe, natyrisht, “samurain”, kur në fillimvitet ‘2000 biznesmeni pranoi misionin e paumundur e rishëndoshjesh së japonezes Nissan në pragun e falimentimit. “Ghosn sensei” (padroni Ghosn) ia arriti, duke mbyllur 5 stabilimente, duke pushuar nga puna 21000 punonjës dhe duke vënë në krizë dogmën japoneze e vendit të punës fiks. Provohet një ndjenjë marramendjeje kur mendohet për të gjitha vëmendjet që ka përfituar Administratori i Deleguar i Renault – Nissan – Mitsubishi, që i mohon të gjitha akuzat. Në Japoni është bërë personazhi i një mange, mirënjohja më e lartë për këtë gaijin (të huaj) të parë që e zë një vend kaq të lartë në establishmentin vendas. Në Brazil, vendi ku ka lindur, më 5 gusht 2016 Ghosn ka pasur privilegjin që të sjellë flakën olimpike gjatë Olimpiadës së Rios (Nissan ishte një prej sponsorëve kryesorë). Kështu, për disa qindra metra, Ghosn ka kaluar me hapa të shkurtër përgjatë plazhit të Copacabana, i inkurajuar nga mijëra njerëz. Adhurohet edhe në Liban, atdheu i prindërve. Pas arrestimit të tij, të ndodhur më 19 nëntor, Ministri i Brendshëm libanez Nohad Machnouk ka deklaruar: “Dielli i Japonisë nuk do ta djegë dot feniksin libanez”. Në qelinë e tij, tashmë i detyruar që të japë dorëheqje nga Nissan (i të cilit ishte Administrator i Deleguar) dhe nga Mitsubishi (i të cilit ishte President), Ghosn do të mendojë akoma për bisedat e tij me Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, padronët e botës?
“Super-Carlos” është një njeri jo i zakonshëm. Si ta shpjegosh ndryshe rezistencën e tij ndaj udhëtimeve të pandërprera midis Europës dhe Japonisë? Një zyrë në Boulogne – Billancourt, afër Parisit, në selinë e Renault, dhe një tjetër në Yokohama, port i madh në jug të Tokios, ku në 2009 Nissan kishte ngritur selinë e tij qendrore. Gjithësej më shumë se 10000 kilometra për t’u përshkuar me një Gulfstream G550, Rolls-Royce i xheteve private, kodi i regjistrimit i të cilit N155AN mund të lexohet si “Nissan”. Nganjëherë Ghosn i mbante mbledhjet e këshillit administrative në bordin e këtij miniAir Force One, i vlerësuar më shumë se 50 milion dollarë (44 milion euro), i pajisur me wi-fi dhe telefon satelitar; kalonte në këtë avion pothuajse çdo natë të vitit. Dhe kur N155AN ulej, “qytetari i botës”, siç pëlqente ta quanin, hipte në makinën me shofer që e priste për të shkuar direkt në mbledhje, pavarësisht diferencës orare. Një cyborg në të gjitha aspektet. “Nëqoftëse mendoni, edhe arrestimi i tij ka qenë i ekzagjeruar”, thotë një burim i Elizeut. “Avioni i tij, i nisur nga Libani, u ul në Aeroportin e Tokios. Është hapur dera dhe Ghosn ka kaluar nga Campidoglio, ku romakët nderonin Jupiterin, tek Rupe Tarpea, ku hidheshin të dënuarit me vdekje”.
Vanitet dhe komplot
Kjo histori suksesi e ndërprerë kaq fuqishëm ngre njëmijë pikëpyetje. Ka qenë ndonjë komplot? Një hakmarrje japoneze? Apo, më thjesht, Ghosn është viktime e vanitetit, që ka qenë fatal edhe për kapitenë të tjerë të industrisë? Prokuroria japoneze e akuzon se ka “fshehur nëpërmjet mashtrimit shpërblimin e tij midis qershorit të 2011 dhe qershorit të 2015”, duke deklaruar 4.9 miliard jen (38 milion euro), ndërkohë që kishte marrë dyfishin. Si ta imagjinosh një shpërblim të ngjashëm? Në vitin 2016 Ghosn ka fituar 15.4 milion euro, një gjë normale në Shtetet e Bashkuara, ku homologu i tij tek General Motors po atë vit ka future në xhep më shumë se 22 milion dollarë (19.4 milion euro), ama as në Francë, as në Japoni. “Fakti që Ronaldo apo Messi fitojnë kaq shumë konsiderohet normale, pasi për ne është ndryshe?”, thoshte shpesh drejtuesi me 3 pashaporta (braziliane, libaneze dhe franceze). “Jam e tronditur për këtë që ka ndodhur. Carlos Ghosn nuk mund të jetë lakmiqar deri në këtë pikë”, thotë 68 vjeçarja Aude de Thuin, themeluesja e Women’s Forum, Davosit të grave, që e ka pritur në shumë raste. Renault sponsorizonte eventin që mbahet çdo vit në Deauville të Francës. “Është baba i 3 vajzave dhe i 1 djali, ka inkurajuar hyrjen e grave në këshillat administrativë. Është e vërtetë se e nderonin dhe ia kishin frikën. I ka ikur mendja? Nuk arrij ta besoj”. Megjithatë, prapa fytyrës së rreptë të njeriut që i kishte ditët e kronometruara me minuta, fshihej një nevojë e fortë për të rënë në sy. Louis Schweitzer, kreu i Renault që e mori në punë më 1996 dhe i kërkoi të merrte shtetësinë franceze, e kishte kuptuar qysh nga vera e 2000, kur “Paris Match” botoi një artikull lidhur me “shogun-in francez që ka ringjallur Nissan”. Sipas revistës, në Tokio Ghosn ishte i famshëm si Alain Delon. Në artikull, biznesmeni që në atë kohë ishte 46 vjeç, pozonte në shtëpinë e tij me familjen dhe gruan e parë Rita, gjatë mëngjesit. Më 26 nëntor 2005, 6 muaj pasi është emëruar në drejtimin e Renault, “padroni gjithmonë i ngutur” vallëzoi me smoking të zi me vajzën 16 vjecare Nadine, në ballon e 15-të e debutuesve në Hotel Crillon, në Place de la Concorde. Falë revistës “Express” u mësua se fustani i zi i vajzës ishte firmosur nga Didier Ludot. Kim Kardashian dhe kinezët e pasur janë të fiksuar pas dyqanit të Ludot, tempull i modës vintage në zemër të lagjes parisiane Palais-Royal. Një vit më pas i takoi vajzës më të madhe, 19 vjecares Caroline, që ta festonte hyrjen në botën që ka peshë. Duke shfaqur një fustan të gjatë të zi të firmosur nga stilisti libanez Elie Saab, edhe vajza vallëzoi në parketin e Crillon. “Im atë e pëlqen modën dhe më pëlqen që ta shoqëroj nëpër dyqane. Argëtohem kur vishem”, rrëfeu vajza për “Paris Match”, e ulur në prehërin e babait, veshjet me masë të të cilit qenë firmosur nga Louis Vuitton. “Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme t’i çosh fëmijët e tu në ballon e debutuesve, shumë biznesmenë të mëdhenj e kanë bërë”, siguron një menaxher tjetër. “Por gjërat më pas kanë nisur të marrin një kthesë të çuditshme me festën në Versajë. Tashmë Carlos Ghosn ishte transformuar në Borgjezin fisnik të Molière”.
Ftesa
Ghosn dhe gruaja e tij e dytë dhe aktuale Carole Nahas janë të magjepsur nga Luigji i XIV-të. “Marie Antoinette” e regjisores Sofia Coppola është prej filmave të tyre të preferuar. Në vjeshtën e 2016, pak muaj pasi janë martuar në Komunën e Parisit, të sapomartuarit kanë ftuar miqtë të ta festojnë ngjarjen dhe 50 vjetorin e Carole në Grand Trianon të Versajës. E intervistuar nga e përmuashmja amerikane “Toën & Country”, zonja Ghosn do të thoshte më pas: “Donim që miqtë tanë të ndjeheshin si në shtëpinë tonë, asgjë e kërkuar shumë”. sigurisht, gota të kristalta Saint-Louis, pjata porcelain dhe aktorë në me veshje të epokës. Skenografia ishte madhështore. 120 të ftuarit nuk po u besonin syve. Ghosn mbante një smoking të zi. Në foto, të realizuara nga një mik fotograf dhe që teorikisht nuk duhej të qarkullonin, Ghosn rrezaton. Edhe ai i ka rrëfyer gazetares së “Town & Country”: “Kur fton njerëz në një festim, të përgjigjen “ndoshta”. Ama kur i fton në Versajë, sigurisht që vijnë”. Cinizëm? Narcizistët e mëdhenj e imagjinojnë veten mbi ligjet. Sipas shtypit japonez, llogaria e Versajës është paguar nga Nissan. Sikur të ishte kështu, do të kishim të bënim me përvetësim të palejueshëm. Veç kësaj, kompania ka kontribuar edhe në blerjen e shtëpive luksoze të ish drejtuesit të saj, si të asaj në Bejrut.
Ky itinerar personal nuk shpjegohet vetëm me çmenduritë e një njeriu që përdorte një trukuese personale për të fshehur difektet e fytyrës, gjithmonë e mbuluar me dyllë. Ghosn e ka rrëfyer jetën e tij në autobiografinë “What drives Carlos Ghosn”, e botuar në uebsajtin e së përditshmes ekonomike japoneze “Nihon Keizai Shinbun”. Në libër ka një emër që përsëritet vazhdimisht: ai i Bichara Ghosn, gjyshit nga babai, heroi i familjes. Në fillimet e ‘900, në moshën 13 vjeçare, si adoleshent analfabet e la fshatin e tij në Malin Liban, toka e kristianëve maronitë. Shkoi në Portin e Bejrutit dhe u nis drejt Brazilit, duke pasur me vete vetëm një valixhe. Në atë kohë, i varfër dhe akoma i shënuar nga masakrat e vitit 1860 që kanë prekur druzë dhe maronitë, Libani ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 3 muajsh, kur anija arriti në Rio, emigrant ishte bërë “turk”, nofkë e dhënë nga latinoamerikanët njerëzve të diasporës nga Lindja e Mesme. Bichara Ghosn fliste vetëm arabisht. Shpirti i tij aventuresk e çoi më pas në kufijtë e Brazilit dhe të Bolivisë, në mes të pyllit amazonas, afër Sao Miguel do Guaporé. Ndaloi në Porto Velho, që më pas do të bëhej kryeqyteti i Shtetit të Rondônia. Një punë pas tjetrës, u bë biznesmen. Bëri pasuri. Më pas gjërat ndryshuan: u martua me një libaneze, që e takoi në një udhëtim në Bejrut, dhe lindi me të 8 fëmijë, midis të cilëve Jorge, babai i ardhshëm i Carlos. Por për Carlos Ghosn, që thotë “se e ndjen veten Brazilian kur është në Brazil” (ku i jetojnë akoma 2 motra dhe e ëma 86 vjeçare Rose, e quajtur “Zetta”), aventura latinoamerikane përfundoi shpejt. Në moshën 2 vjeçare u sëmur, pasi një prej shërbëtorëve të shtëpisë i dha të pijë ujë jo të zier, gjë që nuk duhet bërë në pyjet tropikale të mbushura me miza. Pas një qëndrimi 4 vjeçar në Rio, ku shërimi po vononte t’i vinte, në vitin 1960 Zetta dhe 2 djemtë e mëdhenj shkuan në Liban. Babai Jorge, që e kishte trashëguar aktivitetin familjar pas vdekjes së “turkut”, qëndroi në Brazil duke bërë ecejake midis Porto Velho dhe Bejrutit.
Babai fantazmë
Në autobiografinë e tij, Carlos Ghosn nuk zgjatet shumë lidhur me ndarjen e prindërve, të cilën e konsideron “një skemë klasike” në komunitetet e emigruara jashtë vendit. Por në realitet gjëja nuk qe e thjeshtë dhe më vazhdimin e faqeve Jorge zhduket nga jeta familjare. Kështu, figurën e gjyshit e pason ajo e nënës. “Le Monde” i ka kërkuar pa sukses gjurmët e Jorge Ghosn. Në Brazil, ku arkivat nuk japin ndonjë indicie, kujtohet se të drejtoje biznes në kohën e diktaturës (1964 – 1985) ishte e rrezikshme. Në Bejrut dhe në paris zëra të pamundur për t’u verifikuar flasin për një falimentim. Ky baba fantazmë influencoi mbi karrierën e Carlos, që do të identifikohej me Bichara, pionierin, në vend se me Jorge të padukshmin? Ndoshta donte t’i rijepte familjes shkëlqimin e humbur? Ghosn u apasionua pas industrisë automobilistike sepse mendonte se mund të arrinte horizonte të reja, si gjyshi? Ka të ngjarë. Por kur ishte i ri mekanika nuk e tërhiqte. Përkundrazi, e tërhiqnin gjuhët dhe letërsia. Kur studionte tek jezuitët e e Kolegjit Notre-Dame de Jamhour në Bejrut ishte i prirur, por shumë i gjallë. Në këtë institute zbuloi një disiplinë thuajse ushtarake dhe gjeti një konkurrencë që i pëlqente, si tek “Risiko”, loja e tij e preferuar e strategjisë. Në moshën 17 vejcare hyri në klasën që përgatiste konkurset për universitetet franceze, në Liceun Saint-Louis të Parisit. Industria nuk dukej se e tërhqite kushedi se çfarë, por notat e shkëlqyera në Matematikë e drejtuan drejt Politeknikut dhe Ecole des Mine. “Donte të binte në sy, frekuentonte fëmijët e biznesmenëve të mëdhenj dhe shpenzonte para në fliper”, kujton një shoku i tij i kursit. Por për hyrjen në elitën e biznesit duhej durim. Në vitin 1978 Ghosn pranoi të transferohej në Clermont-Ferrand, në Puy-de-Dôme, për të hyrë tek Michelin, pasi kompania, për shkak të origjinës së tij braziliane, i paraqiti mundësinë e një vendi pune në Rio de Janeiro. Priti 7 vjet për të arritur në tokën e premtuar. Ama çfarë metamorfoze midis Carlos Ghosn të vitit 1981, i ulur në skrivani si drejtor i fabrikës Michelin në Puy-en-Velay, dhe atij që ka pritur të ftuarit në Grand Trianon vjeshtën e 2016 apo që hipte shkallët e Festivalit të Cannes.
Pas Brazilit, Michelin e transferoi në Shtetet e Bashkuara për të përfunduar shkrirjen me Uniroyal Goodrich, e sapoblerë nga kompania franceze. Drejtuesi e mbaroi me sukses detyrën, duke e prishur monopolin e sindikatave amerikane. Kjo kurajo i dha nofkën cost cutter (shkurtues kostosh). I afërt me François Michelin, padron dhe patriark i grupit, priste momentin e tij, por që në fakt nuk i erdhi. Në fakt, mbreti i rrotave donte të vinte në fron Edouard, djalin më të vogël, dhe e dërgoi përtejoqeanit, duke i kërkuar Ghosn që t’i mësonte bazat e zanatit. “Nuk kisha emrin e duhur”, do të thotë me hidhërim në biografinë e tij. sepse donte “të mirën absolute”, si i gjyshi. Një mbrëmje të prillit 1996 një ish shok i Politeknikut, që drejtonte një studio ndërkombëtare gjuetarësh të kokave, e takoi në Shtetet e Bashkuara. “Të intereson sektori automobilistik?”, e pyeti në restorantin ku e kishte ftuar për darkë. “Pse jo?”, ju përgjigj Ghosn. “Louis Schweitzer kërkon një “delfin””, i tha ai. Ngjitja ishte e mundshme. Për të shmangur përvoja si ajo me Michelin, të cilit i kishte kushtuar 18 vite të jetës duke marrë pak në shkëmbim, u rrethua me miq besnikë dhe gjithmonë të gatshëm që t’i jepnin të drejtë, “një oborr i denjë për një mbret të Marokut”, thotë një ish koleg i Renault. “Ghosnmania” u përhap me shpejtësi. Ghosn u ngjit në nivelet drejtuese të kompanisë. Në 2001 u emërua Administrator i Deleguar i Nissan, 8 vite më vonë mori pushtetet e plota tek Renault dhe në 2016 bëhet President i Mitsubishi. Ghosn ka qenë çelësi i lidhjes së aleancës midis dy kompanive. Disa thonë se mënyra e tij e menaxhimit të punonjësve ishte e bazuar mbi frikën. Pas arrestimit të tij u këmbëngul mbi dëshirën e tij për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht, siç e demonstron një episod i njohur vetëm nga pak njerëz. Më 2008, në kulmin e krizës financiare, Ghosn u thirr në Elize nga Nicolas Sarkozy, me të cilin kishte një raport shumë të keq. Presidenti francez kishte mësuar se Ghosn donte ta kalonte pjesëmarrjen e Renault tek Nissan nga 43.4% në më pak se 40%. Kjo manovër do t’i mundësonte kompanisë japoneze, aksionere e Renault me 15%, që të rikuperonte të drejtën e votës në këshillin administrative të kompanisë franceze dhe Ghosn që të kishte të njëjtin numër votash sa shteti, të cilit nuk ia duronte dot tutelën. Me sa duket biseda qe e ashpër.
Një mendim në qeli
Në 2011 Ghosn rrezikoi burgun prej aferës së “spiunëve falsë”. 3 drejtues të Renault qenë akuzuar pa të drejtë nga një përgjegjës i shërbimit të sigurisë se i kishin shitur konkurrencës informacione lidhur me bateritë elektrike. Në lajmet televizive e kanalit francez TF1, Administratori i Deleguar njoftoi se “kishte prova” lidhur me tradhëtinë e drejtuesve. Por më pak se 2 muaj më pas u kthye në television dhe pranoi se akuzat e tij qenë të pabaza. Qeveria donte kokën e dikujt dhe Ghosn sakrifikoi kokën e numrit 2 të tij, Patrick Pélata. “Ia hodhi paq për një motiv të vetëm: katastrofës bërthamore të Fukushima”, rrëfen një dëshmitar. “Parisi nuk donte që të dorëhiqej Administratori i Deleguar i Nissan menjëherë pasi një prej fabrikave të kompanisë ishte goditur në Iëaki, jo larg nga brigjet ku kishte ndodhur tsunami”. Plumbi i kishte kaluar afër. Por sot çfarë mendon në qeli Carlos Ghosn? Për gjyshin apo babain e tij?
(nga Le Monde)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Braçe zv.kryeministër?! Rrjeti shpërthen nga memet (Foto)
Ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar janë komentuar mjaft nga qyetarët dhe në rrjetet sociale për shkak të disa figurave që marrin poste të rëndësishme.
Deputeti Erjon Braçe ka marrë postin e zv.kryeministrit duke zëvëndësuar Senida Mesin, por rrjeti ka shpërthyer me meme dhe ironi për shkak të gjatësisë së deputetit.
Edhe ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, teksa shfaqen disa pinguinë të vegjël të veshur me kostumin e babagjyshit.
”Braçe kabinet po shkon ne mbledhje”, shkruan Berisha.
Kolera Rama/ Fëmijët në Këlcyrë qajnë nga mjerimi: Shkoj në shkollë pa bukë!
Në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ u transmetua rasti i familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës. Familja 5 anëtareshe, prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç jetojnë në një banesë që dikur ka qenë magazinë. Godina sot është tërësisht e amortizuar, ku çfarë bie jashtë, hyn brenda. Ndërkohë që dimri është përpara. Fëmijët kanë vetëm një dëshirë: të kenë bukë në tryezë.
Gazetarja: Çfarë ha në mëngjes?
Djali: Vetëm çorbë… edhe bukë me sheqer. Kemi ftohtë këtu, vjen erë e ftohtë. Njeri nuk na ndihmon.
Gazetarja: Po në shkollë shkon?
Djali: Shkoj, vete pa bukë, më thotë mësuesja ke marrë bukë? asnjë gjë i them. Nuk bëjmë vitin e ri, nuk kemi asnjë gjë”, kështu shprehet me lot në sy djali i mitur i familjes Rrapo.
E ëma tregon sesi nga kequshqyerja fëmijëve u bie të fikët në klasë.
“E kam mbuluar shtëpinë me plastmasë, i mbaj fëmijët me bukë thatë. Kam 5 fëmijë, dy vajza i martova 14 vjeç, më thanë nuk kemi bukë në shtëpi. Ikën ato, kam qarë shumë. Fëmijët e tjerë u bie të fikët, iu përplas koka në bangë se nuk kishe ngrënë bukë” thotë gruaja. Kryefamiljari është i papunë. Familja Rrapo nuk feston kurrë Vitin e Ri. Nuk shtrojnë asgjë në tryezë. Vajza thotë “mërzitem nuk kam bukë, në darkë flemë pa bukë”. “Asnjë nuk kam ngrënë në mëngjes, dje ra shi, nuk fjeta dot” thotë më i vogli. Elvis Naçi vizitoi familjen Rrapo dhe u dha mbështetje fëmijëve.
Shtriga e vjedhjeve, 200 miliardë lekë me prokurorim të drejtpërdrejtë tek ALBCONTROL
Znj. Belinda Balluku, u emërua nga kryeministri në krye të ALBCONTROL dhe e mbajti këtë detyrë për më shumë se 5 vjet. Mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje si drejtuese e suksesshme në përmbushjen e objektivave të vendosura nga shefi i saj i hershëm: vjedhja!
Ashtu si ministri që po zëvendëson, ka qenë kampione në bërjen e parave të institucionit të saj rrush e kumbulla e më keq, duke i destinuar në xhepat e klientëve të sektit Rama.
Kësisoj, në krye të një institucioni si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk mund të emërohej dikush tjetër më efikas dhe me përvojë në zhvatje, shpërdorim e përthyerje ndaj eprorit sesa znj. Balluku.
Balluku është zëvendësuesja e denjë e Gjiknurit për të vazhduar ekzekutimin e kontratave miliona euroshe e për të dhënë të tjera që janë në program.
Puna e Ballukut flet vetë: në 5 vite me anë të 283 kontratave 73 mld lekë të institucionit janë tenderuar per objekte të sajuara e me vlera të tejfryra. Nga këto 78 procedura janë me prokurim të drejtpërdrejtë në vlerën 20 mld lekë (200 miliardë lekë të vjetra). Vetëm për vitin korrent 70% e procedurave kanë qenë ose me prokurim të drejtpërdrejtë ose me një operator të vetëm në garë.
Në superministrinë e infrastrukturës dhe energjisë, Rama nuk mund të gjente më mirë se shtriga mavi e aviacionit civil. Sot Ramës ia lyp nevoja që zonja të jetë shtriga tashmë jo vetëm e ajrit, por edhe e tokës, detit dhe energjisë.
Marrëveshjet e ndyra me klientët dhe bandat që duhet t’i përmbushë deri ditën e fundit që mban karrigen e shkërrmoqur, nuk ka faj që mendon se mund t’ia përmbushë Belinda.
Departamenti Antikorruspion në PD
Vullkani që po shpërthen do të djegë “Rilindjen”, oligarkët dhe krimin. Rama nuk shpëton!
Nga Kastriot ISLAMI
Me ndryshimet e bëra Rama vetëm u tall me studentët dhe qytetarët.
Në mënyrë cinike rriti paaftësinë e qeverisë duke zëvendësuar disa manekinë prej kartoni me kukulla prej lecke. Tentoi të maskojë hajdutërinë e qeverisjes dhe lidhjet e krimit me kryeministrin duke i hequr djallëzisht identitetin kukullave qeveritare dhe shtuar anonimatin e qeverisjes.
Me shumë gjasa hapi i radhës do të jetë thirrja në prokurori dhe ndëshkimi i ministrave të korruptuar, disa prej të cilëve mund të kenë fatin e Tahirit. Ndryshimet ishin konfirmim i plotë i kritikave të opozitës dhe pranim i pjesshëm i kërkesave të qytetarëve dhe studentëve.
Radhën tani e ka Rama sepse pjata me mish të prishur, e gatuar nga i njëjti kuzhinier që ndryshon vetëm garniturën vazhdon të jetë helmuese dhe e neveritshme për qytetarët.
Ndryshimet janë provokuese për ndërkombëtarët, pra të dyshimta dhe të papranueshme prej tyre. Asnjë ndryshim nga çfarë pritej, lidhjet e Ramës me korrupsionin, krimin, trafiqet dhe pastrimin e parave mbeten, ato vetëm përqendrohen më shumë te Rama ndërkohë që ai lëviz më lirisht fijet e kukullave prej lecke që formalisht marrin drejtimin e ministrive, sepse buxheti dhe pasuritë kombëtare do të menaxhohen nga Rama me oligarkët dhe kriminelët.
Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar, madje në tërësi qeverisja ka degraduar dhe ky është një lajm i mirë se vetëm kështu do të vithiset me shpejt.
***
Sepse në realitet, studentët janë në protestë për shkak të gjendjes sociale të padurueshme dhe nuk ju intereson fare se cila kukull apo manekin është ministër. Në realitet zemërimi studentor është i grumbulluar prej kohësh por revolta aktuale është antiqeveritare, një shuplakë dhe grusht i fortë kundër arkitektit të kësaj krize të fundit, Edi Ramës, që është shkaktari kryesor i kësaj krize. Sepse Rama është personi që zemërimin e grumbulluar prej vitesh e ka nxitur të derdhet, me korrupsionin e tij të pashembullt, me lidhjet e tij personale të fuqishme me krimin, me paaftësinë e tij legjendare për qeverisjen dhe mbi të gjitha me mashtrimet dhe cinizmin e tij tipik të lidhura me karakterin e tij arrogant e pervers. Ministrat e korruptuar e kanë ndihmuar vetëm të shtyjë 5 vjet dhe tani mendon ta shtyjë përsëri edhe pak kohë duke menduar se me ndryshimet do të mashtrojë qytetarët.
***
Rama mesa duket bën sikur nuk e kupton se kjo protestë studentore ka nxjerrë në dritë të diellit vetëm majën e ajsbergut të zemërimit mbarëqytetar. Nuk ka asnjë dyshim se revolta studentore është simbol i revoltës mbarëqytetare. Në një fare kuptimi, kjo protestë studentore është dhe do të jetë lokomotiva e protestës mbarëqytetare që është e orientuar kundër përgjegjësit të vetëm Edi Ramës.
***
Rama ndjehet i frikësuar se kjo protestë studentore ka meritën e madhe të nxjerrjes në dritë të diellit të vërtetës mbi Shqipërinë reale, pra të gjendjes së vërtete që përjetojnë çdo ditë shumica dërmuese e qytetarëve. E asaj Shqipërie të vërtetë, të fshehur e madje të vrarë deri dje nga mekanizmi përbindësh i propagandës dhe dizinformimit qeveritar, të mishëruar turpërisht në ERTV e Edi Ramës. Një mekanizëm oruellian që me megafonët e gënjeshtrave të propagandës ed-endriane dhe dritat e verbimit të studiove luksoze ku ishin prezentë lolot e pështirë të shpëlarjes së trurit kishte arritur deri dje të fshihte korrupsionin e qeverisë, lidhjet e saj me krimin dhe paaftësinë historike e arrogancën e Edi Ramës. Dhe ndërkohë që studentët drejtojnë gishtin nga Edi Rama ai ju tregon ministrat e shkarkuar që presin me sy të zgurdulluar ndëshkimin e Ramës
***
Në realitet kjo protestë studentore ka ndriçuar mbarë opinionin vendas e ndërkombëtar për bëmat dhe zullumet individuale të Edi Ramës, duke e nxjerrë atë ‘lakuriq’ në sytë e të gjithëve, pavarësisht se ai përpiqet të fshihet pas fustaneve të ministrave të shkarkuar. Tani studentët dhe qytetarët kanë para syve kryeministrin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e Shqipërisë. Personin politik më të paaftë dhe më diletant që ka njohur Shqipëria deri më sot për të drejtuar vendin por njëkohësisht edhe më qesharakun që me shfaqjet e tij prej kllouni e tipike donkishoteske përpiqet për ti shpëtuar ndëshkimit duke vazhduar me mashtrimet e neveritshme për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë e thellë. Ndërkohë që kjo krizë kapilare ka kapur të gjithë vendin dhe shoqërinë shqiptare, një krizë që pritet të shpërthejë fuqishëm në ditët e javët në vijim dhe pasojat e së cilës duken të tmerrshme dhe vështirësish të imagjinueshme, Rama tinëzisht më ndryshimet e bëra kërkon t’ju hedhë hi syve qytetarëve.
***
Në të vërtetë Rama është i ndërgjegjshëm se kjo protestë studentore e ka tronditur fuqimisht atë sepse ajo i ka shkatërruar themelet e mënyrës së qeverisjes së tij rilindase, madje duke shkuar edhe më thellë e më larg se kaq, duke e detyruar të shkallmojë edhe vetë Rilindjen. Sepse jo vetëm studentët por edhe qytetarët e revoltuar nga e gjithë Shqipëria, kanë filluar të shprehen pa frikë, e madje shpesh edhe egërsisht, në rrjetet sociale e telefonatat e përditshme në programet e mëngjesit, për ndëshkim dhe sekuestrim të pasurive të të gjithë atyre që i kanë zhgënjyer, i kanë rrënuar të ardhmen dhe i kanë vrarë shpresën, duke stigmatizuar veçanërisht Rilindjen e dështuar e shkatërrimtare dhe më direkt vetë Edi Ramën. Ky duket si një vullkan, gati në shpërthim që i ka rrënjët shumë më të thella sesa 8 kërkesat e studentëve, llava e të cilët duket se përvëloi jo vetëm thjesht Rilindjen por edhe të gjithë mekanzimat e saj, oligarkinë ekonomike, bandat e krimit në shërbim të saj dhe të gjithë makinerinë mediatike të mashtrimit, shpifjes e të dizinformimit. E natyrisht do të djegë përfundimisht edhe vetë Edi Ramën që po tenton të shpëtojë duke fituar kohë.
***
Ndryshimet e bëra konfirmuan gjithashtu faktin e pamohueshëm se kjo protestë studentore e ka frikësuar në palcë Edi Ramën duke e stigmatizuar atë vetëm përballë dhe kundër të gjithëve, si arkitektin e së keqes së madhe që ai e ktheu në model suksesi për klientelën e tij dhe në rrënim për jetën e të gjithë shqiptarëve por edhe si përgjegjësin kryesor të gjendjes së mjerueshme në të cilën gjenden shqiptarët dhe që prej vitesh i ka vrarë shpresën e i ka detyruar të emigrojnë. Që nënat si asnjëherë tjetër në historinë mijëvjeçare të këtij vendi, të qajnë se fëmijët nuk largohen dot me shpejtësi nga ky ‘vend që nuk bëhet’ dhe ‘është bërë e pahetueshëm dhe nuk ka asnjë të ardhme për fëmijët’.
***
Ndryshimet në qeveri Rama i bërë se ka kuptuar se kjo protestë studentore e ka vendosur atë përballë dhe kundër me të gjithë. Se kjo protestë i ka bërë të qartë Edi Ramës se të gjithë hilet e tij tradicionale, marifetet e zakonshme tinëzare dhe mashtrimet e neveritshme nuk do të mund ta ndihmojnë të shpëtojë nga shporrja e ndëshkimi popullor. Madje ndjehet i frikësuar se përballë kësaj vale të fuqishme popullore që përgatitet të vërshojnë ditët e javët në vijim, shumë nga kukullat e vjetra të klientelës së tij do ta tradhtonin, disa nga bashkëhajdutët e kriminelët do ti ktheheshin kundër, por edhe mjaft nga ndërkombëtarët do ti zbulojnë bëmat e zullumet. Ai e ka shumë frikë se nuk do të ketë as kohë dhe as mundësi ti shpëtojë ndëshkimit të revoltës shpërthyese, dhe kështu nuk do të ketë asnjë mundësi të gëzojë paratë e vjedhura e të fshehura në llogari off shore dhe as të fshihet si azilant politik tek ‘miqtë’ e tij të cilët i ka mirëpaguar apo që ai mendon se i kanë siguruar in ekstremis një vend strehimi për shkak të shërbimeve që ju ka bërë duke ‘tradhëtuar’ interesat kombëtare.
***
Kjo protestë studentore e ka tmerruar Edi Ramën se ai ndjen se së bashku me kupolën e tij të Rilindjes gjendet përballë revoltës dhe hakmarrjes së viktimave që Rilindja dhe prandaj Rama tinëzisht ka menduar ti shmanget së koti kësaj përballje duke hequr disa ministra.
Por edhe pas ndryshimeve në qeveri thelbi nuk ka ndryshuar sepse numri i qytetarëve, përballë një grushti oligarkësh e banditësh prej 0,01 për qind të popullsisë, është shumë i madh, gati, gati përfshin të gjithë popullsinë, ndonëse aktualisht një pjesë e madhe e tyre ende nuk është aktivizuar ndërkohë që shprehet në mbështetje paekuivok për protestën studentore.
Në këtë grupim të madh bëjnë pjesë të gjithë njerëzit e ndershëm. Të gjithë njerëzit e aftë, të arsimuar të diplomuar dhe të kualifikuar. Të gjithë biznesmenët e vegjël e të mesëm që mezi presin të shpëtojnë nga zgjedha e oligarkisë. Të gjithë artistët me dinjitet, të cilët Rama me cinizëm e arrogancë i ka denigruar dhe flakur rrugëve, duke i prishur edhe shtëpinë e tyre të vetme, Teatrin Kombëtar.
Të gjithë juristët e aftë, gjykatësit e prokurorët e ndershëm, avokatët e talentuar, të gjithë individët me integritet që kanë refuzuar të bëhen pjesë e reformës djallëzore dhe të dështuar të drejtësisë. Të gjithë mjekët, infermierët, punonjësit e shëndetësisë që cilat nuk kanë pranuar me dinjitet dhe integritet të bëhen pjesë e zullumeve të tij në sistemin shëndetësor, madje një pjesë e madhe e të cilëve, me shumë dhimbje por të ofenduar rëndë nga Rama, kanë përgatitur valixhet për të emigruar.
Të gjithë gazetarët e ndershëm e të guximshëm që janë denigruar si besnikë të së vërtetës dhe vrasës të mashtrimeve, që jetojnë në varfëri e të papunë apo kanë emigruar së shumica e medias është vënë në shërbim të oligarkisë
politike dhe shërbëtores së saj mediatike.
Të gjithë oficerët e ushtrisë e të policisë që vuajnë njëlloj, mos më keq se qytetarët e tjerë. Dhe që prej 3-5 vitesh kanë aplikuar për tu larguar nga vendi sepse Rama dhe Rilindja i përdor si mish për top për bërë gjoja sikur lufton krimin ndërkohë që shefat e tyre pasurohen duke mbjellë kanabisin, duke trafikuar drogat e forta dhe duke bashkëpunuar me familjet e klanet mafioze. Të gjithë minatorët, naftëtarët, fermerët që janë kthyer në skllevër apo bujkrobër të oligarkisë që vjel fitime të majme dhe paratë e vjedhura ju blen votat.
Të gjithë socialistët e thjeshtë e të ndershëm që kanë qenë të detyruar gjatë këtyre 5 vjetëve të vuajnë edhe zhgënjimin e qeverisjes së Rilindjes që ju ka vjedhur partinë e tyre dhe po ja përdor për pasurimin e një grushti qeveritarësh afër Ramës dhe ata po i trajton shumë më keq se kur ishin në opozitë. Prandaj ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë vlerë dhe nuk mund të mashtrojnë qoftë edhe një individ.
***
Rama është edhe më i pashpresë pas ndryshimeve sepse tronditjen më të madhe Edi Rama e ka nga revolta dhe protesta e studentëve, e nxënësve të shkollave, përgjithësisht nga revolta rinore, të cilët ja dhanë Ramës përgjigjen për ndryshimet në qeveri. Sepse të rinjtë e ndershëm e të talentuar e konsiderojnë të Edi Ramën vjetër në çdo kuptim, të pabesueshëm për të negociuar, pa integritet dhe të tejkaluar, sepse të rinjtë nuk mund të pranojnë të drejtohet vendi në vitin 2020 nga një kufomë politike që kërkon të ngjallet duke ndërruar shërbëtorët apo të përcaktohet e ardhmja e tyre nga hajdutët në pushtet, nga kriminelët dhe klanet mafioze që i kërcënojnë sigurinë madje duke tentuar të marrin në kontroll edhe universitetin. Sepse është pikërisht Rama me një grusht oligarkësh që kanë tradhtuar interesin publik dhe interesat kombëtarë dhe duke menduar vetëm për pasurimin e tyre i kanë lënë studentët, familjet e tyre dhe të gjithë qytetarët në gjendje ekstreme të mjerueshme, duke ju vrarë shpresën dhe ëndrrat e së ardhmes.
***
Kjo protestë studentore e ka tmerruar Edi Ramën. Ai ka ende, edhe pas ndryshimeve në qeveri, shumë dilema e sëkëlldi, sepse nuk e ka të qartë sesi do të mund të shpëtojë. Të largohet butësisht por ka shumë frikë nga ndëshkimi qytetar. Të qëndrojë forcërisht por ka frikë nga shpërthimi i papërmbajtshëm i zemërimit studentor. Të largojë e ndëshkojë enturazhin e manekinë që siç bëri sot për të shpëtuar prapanicën e tij por ka frikë se ata do ta tradhtojnë dhe do të jenë të gatshëm ta shantazhojnë dhe ta fundosin para se ai ti dojë në gijotinën e Arta Markut, njëlloj siç veproi Saimir Tahiri.
Në krye të një qeverie anonime dhe pa identitet, mendon se ka më shumë shanse të vihet në krye të protestës por ka kuptuar se të rinjtë inteligjentë e kanë kuptuar këtë mashtrim dhe prandaj nuk e besojnë dhe do ta denigrojnë. Të fillojë të lëpihet dhe jargavitet, siç ai e ka zakon kur ndodhet në gjendje të vështirë, por edhe për këtë veprim ka dilemën e madhe se mos është shumë vonë dhe se studentët, inteligjentë e të zgjuar, nuk do ta gëlltisnin këtë manovër mashtrimi. Kjo protestë po e çmend se e i ka shkatërruar të gjithë marifetet e hilet dhe i ka shembur të gjithë rrugë-daljet fshehta për të shpëtuar tinëzisht.
Për më tepër që studentët po tallen seriozisht me të edhe për ndryshimet tinëzare në qeveri. Një gjë tashmë është e sigurtë: Rama tani e ka radhën, Ai s’do të mund të largohet siç ka deklaruar ‘kur do të donte ai vetë’ por nga revolta studentore/qytetare, madje duket se edhe mënyra e largimit të tij do të jetë e merituar për një oligark të inkriminuar… se bashku me bashkësinë e kukullave prej lecke.
Madje Ramën nuk do të mund ta shpëtojë as ardhja në qeveri e ‘prestigjatorit të vjedhjeve’ dhe as mbyllja e rrugës për kandidimin e lalit.
VOA: Ndryshimet, Rama po kërkon të fitojë kohë nga numri i madh i skandaleve
Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se ndryshimet në qeveria erdhën prej nivelit të lartë të protestave nga grupime te ndryshme shoqërore dhe prej nevojës së kryeministrit për të menaxhuar situatën brenda Partisë Socialiste.
“Problemi kryesor mbetet te Ministria e jashtme dhe ajo e financave, të cilat kanë një peshë specifike në vendim-marrjen e Shqipërisë.
Ministri i ri i jashtëm është një person ekspert, por pa përvojë në marrëdhëniet politike dhe diplomatike. Për herë të parë kemi një ministër të jashtëm që vjen nga kosova; është një lloj politike simbolike e zotit Rama për të tërhequr vëmendjen brenda shqiptarëve dhe përpjekje për të hyrë në histori si njeri që bën eksperimente me qeverinë. Por nuk dihet nëse është zgjedhja e duhur. Dosje të shumta presin në politikën e jashtme si dhe veprimtaria e Shqipërisë në raport me Bashkimin Europian” – tha zoti Krasniqi.
Edhe për analistin Lutfi Dervishi, protestat janë shkaku kryesor i largimit të 7 ministrave, por edhe për të i papritur dhe i veçantë mbetet largimi nga detyra i ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.
“Largimi i zotit Bushati të bën përshtypjes, sepse ai ka qenë i vetmi zë zyrtar në qeverinë e Shqipërisë, që u shpreh në fund të muajit gusht në çastet e para sapo u artikulua ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe nga kryeministri, i cili ka qenë i hapur dhe në mbështetje të dialogut të nisur , ministri i jashtëm ishte i pari që artikuloi “Kutinë e Pandorës” dhe artikuloi edhe idenë që “Shqipëria nuk duhet të shqetësohet shumë për ecurinë e procesi të integrimit të Serbisë në raport me Bashkimin Europian” – tha zoti Dervishi.
Ndërsa drejtuesi i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se ndryshimet e kabinetit qeveritar në fushën e ekonomisë synojnë të zbehin kritikat dhe portestat e publikut për abuzimet e qeverisë me tenderat dhe fondet, si dhe lidhjet e saj klienteliste me një numër oligarkësh.
“Protestat e studentëve përcollën shqetësimet e shoqërisë dhe popullit në tërësi dhe treguan urinë e madhe për reforma në vend, të cilat kanë munguar. Për fat të keq, qeverisja e sotme është më shumë e mbështetur te propaganda, te paraqitja vizuale e një shou mediatik, që vazhdon pa fund, por që nuk sjell fryte sa i takon punësimit vetëpunësimit, rritjen e biznesit vendas, nxitje të aftësisë eksportuese të ekonomisë sonë kombëtare, aftësisë së saj konkurruese etj” – tha zoti Preçi.
Ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar, sipas studiuesit Afrim Krasniqi, nuk erdhën pas ndonjë analize të bërë mbi difektet e qeverisjes, ndaj ato do të mbeten përsëri aty, duke nisur dhe mbaruar te fusha ekonomike.
“Ministria e financave dhe ekonomisë duhet të ishin motori i zhvillimit. Fakti që po kalohet nga një ministër politik pas një numri të madh skandalesh, tek një figurë krejt e re dhe pa përvojë në drejtim politik dhe nivele të larta qeveritare, është gati gati një eksperiment, që na tregon se kryeministri do të drejtojë vetë këto sektorë dhe se ministrat e rinj do të jenë vetëm formalisht në funksionin e tyre. Ndryshimet e reja në qeveri nuk sjellin ndonjë nivel të ri qeverisje dhe nuk sjellin zgjidhjen e problemeve. Problemet ngelen, ndërkohë që ministrat largohen” – tha zoti Krasniqi.
Edhe për studiuesin Zef Preçi, krahas diplomacisë, është ekonomia fusha më problemtatike, ku duhet përqëndruar vëmendja më e madhe, sepse aty kërkojnë dhe shohin të gjithë shtresat e shoqërisë.
“Qeverisja e kësaj periudhe nuk ka sjellë frytet e dëshiruara, dhe ka një përqëndrim të madh të tenderave, të vendimmarrjeve në një grup të kufizuar operatorësh ekonomikë, firmash kliente të qeverisë dhe të kryeministrit.
Sjellja e figurave të panjohura pa karrierë administrative apo përvojë qeverisëse, që është zero tek ndërrimet e fundit. Këto synojnë të japin një përgjigje shqetësimëve të studentëve dhe opinionit publik për keqqeverisjen e kësaj periudhe dhe njëkohësisht të krijojë një shkëputje e një distancë nga autorët e problemeve” – tha zoti Preçi.
Një numër i konsiderueshëm i ministrave të rinj nuk kanë përvojë politike dhe administrative, janë të panjohur dhe si të tillë, thonë analistët, janë zgjedhja e kryeministrit për të tërhequr vëmendjen dhe për të fituar kohë derisa të kapërcehet kriza aktuale dhe një numër i madh skandalesh financiare, që u regjitruan këtë vit.
“Përtej ndryshimeve të thella në kabinet, pyetja e vërtetë është: A ka ndryshuar qasje ndaj qeverisjes vet kryeministri Rama? Në mënyrë të rregullt ai mban sondazhe që mund të tregojë se është në përparësi ndaj forcave të tjera politike, por në të vërtetë doli krejt i zbuluar përballë studentëve dhe ndaj protestave të tjera.
Mësimi i dytë i këtyre ndryshimeve në qeveri është që përballë një lëvizje të madhe, përballë një skandali është më mirë të japësh dorëheqjen se sa të presësh ditën e shkarkimit” – tha zoti Dervishi.
Analistët pohojnë se qytetarët presin një qeverisje të vërtetë dhe fryte reale të saj, e jo spektakle mediatike, që i kanë mërzitur, varfëruar dhe larguar masivisht nga atdheu, dhe jo këmbimin e ministrave me zëvendës ministrat e tyre, që janë po aq përgjegjës për mungesën e rezultateve.
Shkofsh e mos u kthefsh më kurrë!
Artisti i mirënjohur, Agim Hushi ka reaguar pas largimit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro nga posti i saj.
Në një postim në Facebook ai shkruan se, “populli thotë thefsh qafën ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua të padenja. Unë do të të kujtoj me neverinë më të thellë si njeriu që gjykoje artin dhe artistët me mendjelehtësinë e një femre të cekët, të pakulture dhe me një cinizëm fyes për të gjithë ne që aspirojmë kulturën shqipe!”.
Postimi i plotë i Agim Hushit në Facebook
Kartolina e fundit për Mirela Kumbaron!
Shkofsh e mos u kthefsh më kurrë!
Populli thotë thefsh qafen ashtu siç ia theve kulturës për 6 vitet e tua te padenja
Une do të të kujtoj me neverinë më të thellë si njeriu që gjykoje artin dhe artistët me mendjelehtesin e një femre te cekët, të pakulturë dhe me një cinizëm fyes për të gjithë ne që aspirojmë kulturen shqipe!
Përsonalisht të imagjinoj si shtrigen e frikshme të kulturës!
Lerja vendin kulturës dhe marrsh me vete folenë tende mbushur me gjarpërinj që helmojnë kulturën në cdo cep!
Miqt e mije artistë rroftë arti i lire!
Gezuar vitin e ri te çliruar nga nje makth i frikshëm psiqik dhe okult!
Suksese në krijimtarinë tuaj!
Se di sa do vazhdojë ky gezim por të pakten kemi rast për tiu gezuar vitit te ri deri me 7 Janar!
Ja mesazhi që me dergoi inbox nje artist i madh i operas, arsyeja pse une ndjeje të njejtën gjë:
Më ne fund nje lajm i mire per ne …që sakrifikuam…për të lënë gjurmë në artin tonë operistik…po që sna e diten e sna vlersuan..po vlersojnë e do vlersojnë pseudo artistët dhe mirimangat si puna e ketyre ministreve..me vjen mire që me ne fund u pre koka e një kucedre…po ka dhe shumë koka..kjo kucedra që mbulon artin …të pershendes..e vit të mbarë për familjen tuaj.