Ramën e ka zënë paniku dhe frika nga protestat dhe po merr masa për ta mbajtur pushtetin me dhunë. Dy ditë më parë SYRI.net publikoi disa pamje të disa mjeteve të blinduara që kishin mbërritur në Shqipëri. Por sot janë bërë të ditur detaje të reja në lidhje me ato autoblinda.
Burimet kanë bërë të ditur se mjetet që bëmë publike kanë ardhur nga Turqia dhe janë dhuratë nga Rexhep Taip Erdogan për Edi Ramën dhe Sandër Lleshin për të shpërndarë protestat.
Paniku dhe frika që e ka zënë Edi Ramën sidomos pas protestës së studentëve dhe protestave të tjera, ka bërë që ia të marrë masa.
E këto blinda kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë sekrete, duke u fshehur nga sytë e qytetarëve.
Siç duket Edi Rama po përgatitet për përplasje me studentët dhe qytetarët në Janarin e 2019 dhe për këtë arsye ka kërkuar mjete të blinduara.
/SYRI.net
Rama kërkon të mbajë pushtetin me dhunë, merr autoblinda në Turqi
Rama po përgatitet për azil politik, Linda emëroi ministren e Financave, lidhjet me krimin të Çuçit
Sali BERISHA
Edvini përmbys qeverinë para largimit të vet për azil politik!
Te dashur miq, sot kreu i krimit te organizuar dhe mafies shteterore me te rrezikshme te Europes para largimit per azil politik permbysi qeverine e tij.
Per narkoministrat qe u larguan per shumicen dermuese te tyre me tre fjale mund mund te thuhet:
Erdhen, vodhen, iken!
Midis tyre kishte perfaqesues te klaneve kriminale mafioze me te rrezikshme te Shkodres, Korçes, Elbasanit si dhe hajna te kalibrit boteror, tradhetare qe shiten 2000 km det Greqise si Niko Peleshi, Ditzi Bushati, Dam Gjiknuri, hajna te kalibrit boteror si Gjiknuri, Ahmetaj, ndrikulla te cilat me parate e taksapaguesve ndertuan vila luksoze apo lumturuan vehten dhe vellaun e tyre etj, etj si Nikolla dhe Kumbara, Felaj (te ciles per gjobat qe priste i mori burrin peng mafia).
Zevendesuesit, qe se shpejti do e percjellin Ramen gjer ne aeroport per ne azil politik, gjendet armiku i eger i studenteve qe kerkoi perdorimin e dhunes dhe FNSH kunder tyre, avokati i fuqishem i trafikut te droges dhe korrupsioni te Karavastase, Erion Braçe; Kumbar Shalsi, famoz per pohimin e tij se “do te vjedhim me lezet”;
burri apo bashkejetuesi i gruas se dyte te Rames, Delina, i lidhur si mishi me thoin me grupet kriminale te Gjirokastres dhe Tepelenes, Çuçi;
ndrikull Belinda, e denoncuar per afera korruptive;
perfaqesuesi i kryeargatit Baton Haxhia ne ministrin e jashtem, autor i deklaratave skandaloze dhe duket idhtar i coptimit te Kosoves, Caka;
Ndrikull Spiropali, famoze per pasurite perrallore qe ka vene ne dogana, mori shperblimin nga Skenderbuçi i saj;
ndrikulla e financave Dena eshte kryemikesha dhe emertese e vet Linda Rames, nuk ka nevoje per komente si dhe ndrikulla te tjera.
Shkurt, ky eshte kabineti i kapitullimit apo i funeralit politik te Kallam Deshtakut para largimit te tij nga Shqiperia! sb
Shtëpia në Surrel/ Lubonja: Si gënjeu Rama për të ardhurat në emigracion, i propozuan të bëhej kopshtar
Në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e djeshme është diskutuar deklarata e kryeministrit Rama lidhur me burimin e të ardhurave të tij dhe shtëpinë që ka ndërtuar në Surrel. Rama i tha një studenti në Vlorë, se shtëpinë e ka ndërtuar me paratë e fituara në emigracion.
Por, analisti Fatos Lubonja, tha se kjo është një gënjeshtër e ulët dhe tregoi një episod interesant nga jeta e kryeministrit. Lubonja tha se Rama kishte të ardhura shumë të limituara dhe për këtë arsye, një anglez i quajtur Bill, i kishte propozuar të bëhej kopshtari i tij dhe në kohën e lirë të bënte piktura.
“Thash me veten, ore sa pak rëndësi paskemi ne njerëzit që na ka njohur ky, bile edhe nëna e vet, edhe vëllai i vet edhe gratë që ka patur. Po të kishim më shumë rëndësi nuk gënjen burri në këtë farë feje, se do më vinte zor nga nëna, vëllai, nga filani që i kam marrë borxh.
Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër.
Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura.
Unë i thash Bill-it, me këtë mënyrë, do shpëtonte, sepse do ishte bërë edhe piktor.
Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën, Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer.
Nuk ka asgjë të keqe të jesh kopshtar, të jetosh mes luleve, do ishte më mirë se të jetosh mes hajdutëve”, u shpreh Lubonja.
“Të Paekspozuarit”
Sportistja emigrante-Ramës: I babëzitur, Braçe dizinformonte për armët kimike, sot e bëre zv.Kryeministër
Ndër emigrantet që mori fjalën në protestën e Diasporës ishte një sportiste shqiptare, që e quajti veten kolege me Ramën, dhe tha se, kur ai erdhi në pushtet mendonte se do të ndryshonte diçka, por gjithçka rezultoi ndryshe.
Ajo kërkoi që të mos punësohen militantët e tyre, por njerëzit e aftë, pasi sipas saj militantizmi dhe arroganca po e dëmtojnë Shqipërinë, ndërsa shtoi: “Je shqiptar në radhë të parë, pse kaq të babëzitur ore”.
Ajo u ndal tek emërimi i Erjon Braçes së zv.Kryeministër, ndërsa tha: “Braçe dizinformonte për armët kimike, por sot bëhet zv.Kryeministër. Turp!”
Kujtojmë se në fjalën hapëse, organizatori Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
“Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një çështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetar nga e gjithë diaspora diskutuam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance qeverisëse përballë popullit të vet. Jemi këtu për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët”, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.
Shehaj: Rama përsërit skenarin Tahiri, ndryshon ministrat para se t’i bien në burg
Ndryshimet në qeveri, të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, kanë sjellë një mori reagimesh, ndër të cilat është edhe ai i deputetit të PArtisë Demokratike, Agron Shehaj.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se kjo që po ndodh është përsëritje e skenarit “Tahiri”.
Sipas tij, ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën, Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.
Postimi i plotë:
Ndryshimet në qeveri janë përsëritje e skenarit Tahiri: Edi Rama largoi disa ministra të inkriminuar para se faktet e inkriminimit të tyre të bëhen publike dhe bashkë me ta hoqi edhe ca të tjerë për të dhënë idenë e reflektimit për të përmirësuar qeverisjen. Ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.
Genc Sejko: Rama u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli sepse i ka poshtë zyrës së tij
Në hapje të protestës së emigrantëve, organizatori Genc Sejko, i njohur ndryshe si “Njeriu Meme”, u shpreh se, pushteti u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli, pasi qytetarët i ka poshtë zyrës së tij.
Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
‘Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një pështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetar nga e gjithë diaspora diskutauam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance përballë popullit të vet. Jemi këtë për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët’, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.
Protesta e Diasporës para Kryeministrisë: Revoltë kundër arrogancës qeverisëse!
Emigrantët shqiptarë zhvuilluan protestën para godinës së kryeministrisë. Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje për protestën, emigrantët po përcjellin mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Protestës i janë bashkuar edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej 55 ditësh.
Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”.
Sejko u shpreh gjatë fjalës së tij se, pushteti u mundua të frikësojë qytetarët, por nuk ia doli, pasi qytetarët i ka poshtë zyrës së tij.
Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
“Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një çështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetarë nga e gjithë diaspora diskutuam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance qeverisëse përballë popullit të vet. Jemi këtu për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët”, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.
Ed Shakaja!
Agron GJEKMARKAJ
Kjo është qeveria që meritojmë ! Kjo është qeveria që meriton Partia Socialiste. E meritojmë për aq kohe sa nuk kemi fuqi ta ndalojmë.
Por pasi e konstatojmë na lind te drejta të themi çfarë mendojmë. E akuzuam kabinetin e mëparshëm për shumë çka. Të gjitha të merituara. Një nga kritikat më të zakonshme ishte mungesa e personalitetit përballe Ramës. Frika për të kundërshtuar dhe për të shfaqur vizione. Bindja e verbër ndaj çdo marrëzie. Por shumica e atyre që ikën kishin bërë ndonjë betejë të veten politike e elektorale, kishin një emër paçka se e ndynë me shume afera. Ja dolën qofte edhe padrejtësisht të merrnin statusin e personazheve politike.
Shumë prej tyre duhej të iknin, por pas Edi Ramës. Ai është problemi i keqqeverisjes sonë. Personalisht e kam parë Kryeministrin me respekt për disa gjera në lëmin kulturor , në mënyrën e të shkruarit, ndonjëherë edhe për hokat që gjithnjë e me pak të bëjnë me qeshe. Ndokush ka besuar që ai e ka një shije të fshehtë të cilën e nxjerr në pak në momente të vështira.
U zhgënjyen edhe ata të paktë. Prisnin që qeveria të ndryshonte pas tërmetit të protestave. Të majtët besonin se Edi Rama do kthehej në këtë moment tejet dridhës për të tek personalitetet e majta, tek bota akademike që pulson ideologjikisht asaj anë.
Por jo i la me gisht në gojë. Ai ndërtoi kabinetin ëndrrave. Atë të nënshtrimit total me anonim dhe ufo. Këta persona pa CV dhe pa fytyrë kanë vetëm një garanci për të mbijetuar. Zvarritjen tek këmbët e Edi Ramës. Nga të papunë apo në punë të rëndomta disa u bënë ministra. Ata tani të marrin gjak në vetull për shefin.
Nuk do të lenë rast pa e filluar duke cituar Edi Ramen, do dalin në TV duke kërkuar shkaktim emocionesh duke thëne e pranuam ketë pune se na e kërkoi Edi Rama e atij nuk i thuhet jo. Do na marrë malli për Fatmir Xhafën me të cilin duket se e paskemi tepruar të gjithë nga pak. Medet sa është dëmtuar shtylla kurrizore e shoqërisë sonë e sidomos e partisë në pushtet.
Nuk kam patur simpati e s’kam për ministrat e kësaj qeverie. Por s rri dot pa thënë nëse do merrte nga Kosova për arsimin le ti drejtohej Sabri Hamitit apo Veton Surroit për Ministrinë e Jashtme, por jo dy revolucionareve pa kauze të cilave s’u ka thënë kush puna e mbare. Lindita Nikolla e Ditmir Bushati ngjajnë si dy lord angleze përballë dy periferikeve absolut.
Kjo ka një emër -dëlir dhe ikje nga realiteti. Shalsin bëri mirë që i dha një post se tani ka mundësi të eksperimentojë deklaratën e famshme “që në dimë te vjedhim me mirë”!
Nga pikëpamja politike veç Erion Braçe e meriton postin pa pike rëndësie qe i dha. Te jesh Zëvendës i Edi Ramës nuk je asgjë. Të tjerët nuk gjinden as ne google po ti kërkosh. Ja te dashur ministra që ike po edhe ju që erdhët…karriges një dite i thyhen këmbët. Shume prej jush jo të gjithë iket me imazhin cope. Silleshit si të përjetshëm kur vetëm vdekja është e tillë se jeta jo e jo. Lëpitë këpucët e Edi Rames me furi. E bere fërtele dinjitetin e shtetit duke firmosur lloj-lloj gjerash.
Tani ai ju hedh si limona te shtrydhur dhe mirë jua bën. Pak kush veç servileve dhe zhganit qe mbanit nga pas do ndjeje keqardhje. Por kjo do te ndeshë një ditë edhe për ata që e morën ketë detyrë të pamerituar.
Kjo është pacipës. Te pranosh te behësh ministër pa ekzistuar. Pas kësaj Edi Rama meriton të quhet Ed Shakaja. Shakaxhiu që tallet me vendin e tij. Shakanë m të madhe jua beri studenteve me ministren e re që u vuri mbi krye. Te kultura po kaq pasi e shastisi Kumbaron e shkretë. Një qeveri e depersonalizuar përgatitet të na qeverisë. Të shohim nëse Ilir Meta…
“Panorama”
Fundi i Ramës është afër!
Kryetari i opozitës, Basha deklaron se vendimi I tij për shkarkimet masive në qeveri janë vendime të një degraduari pranë fundit. “Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët. Edi Rama i trajtoi ata si popull i padenjë të cilëve u vendos mbi kokë kë të dojë. Mund të kishte emëruar ministra edhe shoferin apo parukieren e tij.
Shqiptarët panë qartë sot se Rama nuk ka nevojë për ministra, ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin.
Ministrat e rinj janë një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa thellësisht të korruptuar. Roli i tyre i vetëm është të shërbejnë si fasadë për qeverisjen e Ramës direkt me oligarkët dhe me krimin.
Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
Ndryshimet në qeveri tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës. I degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë, ai po sillet sic sillen të degraduarit kur ju vjen fundi: bëjnë marrëzira. Cdo shqiptar e ka kuptuar të vërtetën e thjeshtë: Peshku është qelbur nga koka”, tha Basha
DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Ndryshimet në qeveri janë një tallje e madhe me shqiptarët. Pasi i ka braktisur dhe i ka nëpërkëmbur për 5 vite me radhë, Edi Rama ka bërë sot sjelljen më të papranueshme, talljen me shqiptarët, duke i trajtuar si njerëz të padenjë, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe nuk ka kush ta ndalojë.Edi Rama sot mund të kishte vendosur ministër shoferin e tij, parukieren e tij dhe nuk ka kush ta ndalë.
Më lejoni ta theksoj fare qartë, ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe të inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë.
Por me aktin e sotëm Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve, me ta ka qeverisur këto 5 vite, me ta do të vazhdojë të qeverisë.
Në këtë kuptim ajo që i ka ofruar shqiptarëve është një përzierje njerëzish të paaftë, anonimë dhe disa, madje, thellësisht të korruptuar. Por roli i këtyre njerëzve nuk është gjë tjetër veçse të shërbejnë si fasada e qeverisjes së Edi Ramës me oligarkët dhe me krimin, me përfaqësuesit e krimit të organizuar.
Kështu ai e ka më të lehtë që vendimet që i merr direkt me oligarkët dhe me kriminelët, t’i vulosin pikërisht, ky grup njerëzish pa asnjë profil apo përgjegjësi politike, anonimë, të paaftë dhe disa thellësisht të korruptuar, të njohur si njerëz të zhytur në afera korruptive.
Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të Partisë Socialiste. Sot pamë një grup njerëzish të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër përveçse të duatrokasin sjelljen e Edi Ramës me këtë parti si një plaçkë private. Ajo është kthyer në një plaçkë private të Edi Ramës për të marrë vendime që i shërbejnë vetëm atij dhe njerëzve me të cilën ai grabit Shqipërinë, oligarkëve dhe kriminelëve.
Ndryshimet në qeverisje tregojnë gjendjen e rënduar psiqike të Edi Ramës: i degraduar nga veset, i paralizuar nga paaftësia totale, i mbushur me urrejtje për njerëzit dhe i krimbur nga paratë që ka vënë, ai po sillet siç sillen njerëzit e degraduar kur i vjen fundi, po bën aktet e një të marri.
Asgjë nga këto nuk e fsheh dot një të vërtetë të thjeshtë që çdo shqiptar e ka kuptuar: Peshku është qelbur nga koka.
Reagon ish-ministri: “Qeveri me robt e shpisë, të rroni e ta kujtoni PS-në”!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas ndryshimeve masive sot në qeveri.
Sipas Manjanit nuk kishte asnjë surprizë lidhur me emërimet e ministrave të rinj.
“Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojën e vet por jo punët e vendit.
Socialistët të rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Braçe vetë u bë rilindas.
Potimi i plotë i Manjanit
Asnjë surprizë.
Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojeni e vetë por jo punët e vendit.
Socialistet të rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Braçe vetë u bë rilindas.
Kriza do të jetë edhe më e thellë, përveçse ekonomike tashmë edhe politike.