27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Basha: Qeveria, kukull në duart e oligarkëve, ministrat para drejtësisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar tallje me shqiptarët, vendimin e kryeministrit Edi Rama për të bërë ndryshime në qeveri. Kreu i PD në një deklaratë për mediat tha se me këto largime ai tregoi se qeveris direkt me oligarkët dhe krimin dhe e ndërron qeverinë si të dojë.
Sipas Bashës, ministrat e rinj tregojnë se, Edi Rama nuk ka nevojë për qeveri, por të qeverisë me oligarkët.
‘Edi Rama tallet me shqiptarët me ndryshimet në qeveri. Këto emërime tregojnë se Edi Ramës nuk i duhen ministra, sepse ai bashkëqeveris me oligarkët.
Ministrat e larguar janë të korruptuar dhe duhet të dalin para drejtësisë. Ministrat e rinj janë anonimë, të paaftë.
Ai e ka më të lehtë kështu që vendimet që merr bashkë me kriminelët t’i vulosin disa njerëz pa përgjegjësi politike. Janë njerëz të zhytur në afera korruptive. Sot pamë një grup njerëzish që nuk kanë asnjë rol përveç se duartrokasin vendimet e Edi Ramës, që i shërbejnë vetëm atij. Ai është në gjendje të rënduar psiqike”, tha Basha.
“Pasi braktisi për 5 vite me radhë, sot Rama u tall me shqiptarët, duke treguar se ai vendos kë të dojë dhe askush s’e ndalon. Ai mund të vendoste shoferin dhe parukieren e tij. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet të dalin para drejtësisë. Ai dëshmoi se nuk ka nevojë për ministra, por se qeveris direkt me oligarkët dhe krimin. Ka qeverisur me ta në 5 vite, në këtë kuptim, ai i ka sjellë shqiptarëve disa emra të paaftë, të panjohur”, u shpreh kreu i PD.

Mediu: Rama rrëzon gjithë qeverinë vetëm për të mbajtur veten në pushtet!

Menjëherë pas riformatimit të qeverisë nga ana e Ramës ka reaguar kryetari republikan Fatmir Mediu
Ai në një shenim në faqen e tij ne Facebook shkruan se, “Ky makiazh i Edi Ramës do i kushtojë Shqipërisë shumë më tepër se sot”.
Postimi i plotë i Mediut
Të dashur miq
Absurdi vazhdon. Edi Rama rrëzon gjithë qeverinë për të mbajtur vehten në pushtet.
Pushteti është vetëm i tij. Partia Socialiste nuk egziston më vetem ‘Edi Rama’.
Kur themi PS nënkuptojmë Rama dhe kur themi Rama nenkuptojmë PS njesoj si Lenini.
Nëse ka rënë më shumë se gjysma e qeverisë ka rënë Kryeministri.
Ky makiazh i Edi Rames do i kushtoj Shqiperisë shumë më teper se sot.

134 projektet në rrugë dhe KUN që do realizojë Bashkia Kamëz në vitin 2019

Janë 115 investime në infrastrukturë rrugore dhe 19 në Kanalizimet e ujërave të Ndotura që do të financohen nga buxheti i Bashkisë

Janë jo pak, por 134 projekte të reja do të realizojë Bashkia Kamëz në infrastrukturën rrugore dhe atë të kanalizimeve në vitin e ardhshëm, pjesë kjo e Buxhetit 2019, që u miratua disa ditë më parë me votë unanime nga anëtarët e Këshilli Bashkiak. Siç dhe e theksoi kryebashkiaku Xhelal Mziu gjatë prezantimit, ky buxhet është më i madhi në vite, por çfarë është më kryesorja, nëpërmjet tij do të financohen projekte në dobi të qytetarëve si asnjëherë më parë. “Duke qenë se nga qeveria për gjashtë vite rresht është lënë në harresë Kamza dhe nevojat e qytetarëve të saj, është Bashkia ajo që ka ndërhyrë vit pas viti me investime në fusha jetike. Prandaj, edhe projektet që do të realizohen në vitin 2019, ndodhen në zona ku ka më shumë nevojë, siç është rreziku nga përmbytjet apo këto investime janë përgjigje ndaj kërkesave emergjente të qytetarëve që banojnë në lagje të ndryshme të qytetit”- thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.
Rrugët në Kamëz 
Rruga “Baz” + segmentet, Bathore 1
Rruga “Horizonti” + “Co Plan”, Bathore 1
Rruga “Kastriotët”, Bathore 1
Rruga “Komsi”, Bathore 1
Rruga “Lis”, Bathore 1
Rruga “Luzni”, Bathore 1

Vazhdimi i rrugës “Vëllazërimi”, Bathore 1
Rruga që lidh rrugën “Kuvendi i Dibrës” me rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Bathore 1
Rruga “Macukull” vazhdimi, Bathore 2-3
Rruga “Tek Spahitë”, Bathore 2
Rikonstruksion i rrugës “Gjallica”, Bathore 3
Rruga “Demokracia” loti II, Bathore 7
Rruga “Xibër”, Bathore 3
Rruga “Ulëz”, Bathore 3
Rruga “Bërxullë”, Bathore 4
Rruga “Ndroq”, Bathore 4
Rruga “Zef Simoni”, Bathore 5
Vazhdimi i rrugës “Rozafa”, Bathore 5
Rruga “Selenica”, Bathore 5
Rruga e Lushajve, Kamëz 5
Rrugët te stallat + segment i rrugës “Leonardo Da Vinci”, Bathore 6
Rruga “Johan Shtraus”, Bathore 6
Rruga “Jani Vreto”, Bathore 5
Rruga “Leonardo Da Vinci”, Bathore 7
Rruga “Marie Kraja” + segment i rrugës “Azem Hajdari”, Bathore 7
Rruga “Jeronim de Rada”, Bathore 5
Rruga “Arren”, Bathore 7
Rruga “Oslo”, Bathore 7
Rruga “Drenovë”, Bathore 7
Rruga “Altari”, Bathore 7
Rruga “Demokracia” loti I, Bathore 7
Rruga “Liverpuli”, Frutikulturë
Rruga “Egnatia”, Frutikulturë
Rruga “Strasburg”, Kamëz 1
Rruga “Zogu i Parë”, Kamëz 2

Rruga “Ymer Prizreni”, Kamëz 2
Rruga “Pjetër Bogdani” + rruga “Pandeli Sotiri”, Kamëz 2
Rruga “Fatmirësia”, Kamëz 2
Rruga “Viktor Hygo”, Frutikulturë
Rruga “Eagle Mobile”, Frutikulturë
Rruga “Tërnova”, Frutikulturë
Rruga “Miqësia”, Kamëz 4
Rruga “Buenos Aires”, Kamëz 4
Rruga “Murat Toptani”, Kamëz 4
Rruga “Otavia”, Kamëz 4
Rruga “Meksika”, Kamëz 4
Rruga paralel me rrugën “Nazmi Kryeziu”, Kamëz 1
Vazhdimi i rrugës “Selaniku”, Kamëz 4
Rruga “Ankara”, Kamëz 4
Rruga “Selaniku”, Kamëz 4
Rruga “Gjirokastër”, Valias i Ri
Rruga “Amsterdam”, Kamëz 3
Rruga “Përjetësia”, Valias
Rruga “Mamurras”, Valias i Ri
Rruga “Fierzë”, Kamëz 3
Rruga “Jena”, Kamëz 3
Rruga “Kongresi i Manastirit”, Kamëz 3
Rikonstruksion i rrugës “Kukësi”, Valias
Rikonstruksion rruge, Valias
Rruga “Shebeniku”, Laknas
Bulevardi “Skënderbeu”, Valias i Ri – Frutikulturë – Laknas
Rruga “Fushë-Muhurr”, Valias
Rruga “Adem Jashari”, trotuare, Laknas
Rruga “Muharrem Bajraktari”, trotuare, Laknas
Rruga “Orikumi”, Laknas
Trotuaret e rrugëve në Bashkinë Kamëz
Rrugët në Paskuqan
Rruga “Aleksandri i Madh” + rruga “Muharrem Bajraktari”, Paskuqan 2, Vresht
Rruga “Abdyl Elmazi” (zgjatim), Paskuqan 2, Vresht
Rruga “Xhafer Deva”, Paskuqan 2, Fushë
Rruga “Adem Jashari”, Paskuqan 2
Rruga “Anton Zogaj”, Paskuqan 2
Rruga “Dile Marku”, zgjatimi i investimit ekzistues, Paskuqan 2, Fushë
Rruga “Isuf Xhelili”, Paskuqan 2, Kodër
Rruga “Fehmi Agani”, Paskuqan 2
Rruga “Bajram Tusha”, Paskuqan 2
Rruga “Havzi Nela”, Paskuqan 1
Rruga “Ilia Kici” + rruga “Jeronim de Rada”, Paskuqan 1
Rruga “Havzi Nela” (fillimi), Paskuqan 1

Rruga “Ibrahim Rugova” (vazhdim), Paskuqan 1
Rruga “Mark Tirta” + rruga “Mehdi Frashëri”, Paskuqan 1
Rruga “Mid’hat Frashëri”, Babrru, Kodër e Kuqe
Rruga “Ndoc Deda” dhe vazhdimi i saj, segmenti “Mustafa Xhani”, Babrru, Kodër e Kuqe
Rruga “Mustafa Matohiti”, Babrru, Kodër e Kuqe
Rruga “Halit Haxhia”, zgjatimi i investimit ekzistues, Babrru, Kodër e Kuqe
Rruga “Sado Koshenko” + rruga “Sali Murati”, Babrru i Vjetër
Rruga “Sali Murati” (shtesë) rruga “Kaci”, Babrru i Vjeter
Rruga “Konferenca e Mukjes” loti 3, Paskuqan 2
Rruga “Sali Murat Vranishti” (fillimi), Babrru-Kodër
Rruga “Spiro Kote”, Babrru-Qendër
Rruga “Pjeter Budi” + rruga “Sali Myftia”, Babrru-Qendër
Rruga lidhëse “Prengaj” deri te rruga “Kërçikët” (rrugët “Vasil Laçi” + “Vangjel Koca”), Babrru-Shpat
Rruga “Sulejman Vokshi”, Babrru-Shpat
Vazhdimi i rrugës “Zef Serembe”, Babrru-Shpat
KUN në Kamëz
KUN te bulevardi “Skënderbeu” deri në bashkim me rrugët “Kujtesa” dhe “Mamurras”, Kamëz 3
KUN te rruga “Korabi”, Valias
KUN te Rruga e Re, Valias
KUN te rruga “Dritëro Agolli” (rruga “A. Toptani” – Shkolla e re), Valias
KUN te rruga “Sulejman Vokshi”, Frutikulturë
KUN te rruga “Steblevë”, Bathore 7
KUN te rruga “Dibra”, Bathore 7
KUN te rruga “Bari”, Kamëz 4
KUN te rruga “Montreal”, Kamëz 5
KUN te rruga “Gramshi”, Frutikulturë
KUN te rruga “Ibrahim Rugova”, Bathore 6
KUN te rruga “Bekimi”, Kamëz 4
KUN te rruga “Shkumbini”, pjesa që përmbytet, Valias
KUN te rruga “Alpinisti”, Kamëz 4
KUN në Paskuqan
KUN te shkarkimi i impiantit të Bovillës, Babrru, Kodër e Kuqe
KUN te rruga “Sado Koshenko”, Luginë, Babrru-Kodër
KUN te rruga “Islam Spahia”, Paskuqan 2
KUN te rruga “Mid’hat Frashëri”, Babrru, Kodër e Kuqe
KUN te rruga “Gani Duraku”, Paskuqan 2

Kryemadhi: Qeveria ra, bashkohuni me diasporën. O sot o kurrë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se, qeveria ka rënë. Në një deklaratë nga selia e LSI-së pas ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij, Kryemadhi tha se, sot Rama do vetëm një të fryrë. Ajo iu bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës në orën 17:00 kundër qeverisë.
Pjesë nga deklarata e Kryemadhit
Qeveria ra sepse ky asnjëherë nuk përmend se sa shumë taksa paguajnë shqiptarët por çdo ditë ulëret sikur ky ka bërë uljen më të madhe të taksave. në fakt ky nuk është një ndryshim qeverie por rënie qeveri. Ra si rezultat i skandaleve korruptive. Vetëm me një tender, Rama vjedh 40 milionë euro. Po të ketë drejtësi shqiptarët do të shikojnë skandale pafund se sa miliona e miliona iu vidhen shqiptarëve.
Rama harroi të thoshte sot para partisë së Surrelit se qeveria duhet t’u shërbejë qytetarëve të saj, popullit të saj. Rama sot ndërroi disa pjesë të lavatrices së drogës. Harron se duhet larguar lavatriçja e krimit. Rama vazhdon të mashtrojë për situatën e rëndë që po kalojnë shqiptarët. Dëgjojmë se ka hapur vende të reja pune, por nuk dëgjojmë se si degdisi rrugëve mbi 400 mijë emigrantë.
Shkollëpaku si gjithmonë gabon se dhe me matematikën më të thjeshtë që të hapësh 300 mijë vende pune, duhet që rritja ekonomike të jetë minimumi 10 %.

Pyet ata që kanë mbaruar matematikën ta shpjegojnë ose mua si doktoreshë. Fiksoje në tru që të mos gënjesh. Qeveria jote ra sepse ti vazhdon të gënjesh duke thënë se rritja e konsumit në Shqipëri është rritur por sipas INSTAT konsumi në 90% është ulur dhe është rritur vetëm në 10%. Shqiptarët e kanë ulur konsumin sepse nuk kanë rritje pagash, kanë rritje çmimesh.
Qeveria jote ra zoti Rama por tani duhet të biesh dhe ti sepse duke rënë ti shqiptarët do kenë mundësitë për të pasur një jetë më të mirë, për të pasur një qeveri që e do popullin.
Iu bëj thirrje socialistëve të ndershëm që të reagojnë, të marrin fatet e PS-së në dorë. Nëse nuk e bëjnë ata do ta bëjnë shqiptarët sepse nuk do ta lejojë njeri të përdhosi fatet e tyre. Sot Edi Rama do vetëm një të fryrë. Bashkohuni sot në orën 17:00 shqiptarëve që kanë ardhur nga diaspora. harrojeni politikën dhe bashkohuni. O sot o kurrë!

Sot në orën 17.00 nis protesta e madhe treditore para Kryeministrisë!

Sot në orën 17.00 qytetarët të organizuar në rrjetet sociale nga një përfaqësi emigrantësh do të protestojnë në orën 17.00 përpara Kryeministrisë megjithëse ministria e Brendshme nuk ka dhënë leje për protestën. Organizatorët thanë se ata do të protestojnë pavarësisht pengesave nga qeveria. Rama është rrethuar nga protestat dhe kjo duket ka bërë që ata ta lenë nervat dhe të mos lejojë protestat, ndërkohë që ligji thotë se protestuesit vetëm duhet të njoftojnë policinë, por jot ë marrin leje prej tyre.
Në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, Presidenti Meta u përgjigj se: “shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.
Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve?

Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim.
Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra?
Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.
Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?
Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.

Qeveria ra, tani mbetet vetëm kryeministri!

Pas ndryshimeve që ka bërë në qeveri kryeministri Edi Rama kanë ardhur dhe reagimet e para nga ana e partive opozitare, të cilat e konsiderojnë të pamjaftueshme këtë lëvizje.
Deputetët Edi Paloka dhe Petrit Vasili shprehen se, duhet shkarkimi i Edi Ramës, pasi sakohë që ai është kryeministër të tjerët janë thjesht vegla.
“Vetem nje shprehje e popullit mund te me vije ne mend tani per ndryshimet ne qeveri te Rames: “Te lash mutin me shurre” Ik Edvin se nuk te pastron e nuk te shpeton me asgje…”, shkruan Paloka.
Ndërkohë që Vasili shkruan: Qeveria ra!! Tani mbetet vetem kryeministri, por durim, per fare pak do te iki edhe ai!!!
Kujtojmë se ministrat që qëndrojnë janë: Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Etilda Gjonaj, Ogerta Manastirlliu, Blendi Klosi dhe Sandër Lleshaj, i cili pak javë më parë mori detyrën.
Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se kanë afat deri në muajin Qershor për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirlliun, duke iu referuar afatave që ata do të kenë në qarqet e tyre elektrorale.
Fatin e të shkarkuarës e ka patur dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi, e cila do të zëvendësohet nga deputeti Erion Braçe. Rama ka kthyer në qeveri dhe Elisa Spiropalin, e cila do të mbajë postin e Ministres për marrëdhëniet me Parlamentin.

Studentët reagojnë pas largimit të Nikollës: Në 7 janar në timonin e protestës!

“Nuk na intereson në është bionde a është brune, ministrja e arsimit ka qenë kukull në duart e arsimit”, është ky reagimi i studentëve pas lajmit për shkarkimin Ministres së Arsimit. Të mbledhur para kryeministrisë, studentët u shprehën se shkarkimi i ministres i jep të drejtë kërkesave të tyre.
“Zëvendësimi i saj na jep të drejtë në kërkesat tona, që ligji i Arsimit të Lartë ka rënë, dhe reforma në arsim ka rënë sepse janë firmosur nga kjo ministre”, shprehen studentët ndërsa thonë se do të jenë sot pasdite në protestën e diasporës.
“Sot do jemi në protestën e diasporës, dhe në 7 janar do jemi më të fortë se kurrë në protestë. Sepse me 9 kërkesa kryeministri u tall dhe ka plotësuar vetëm një, dhe se pa shtuar buxhetin po tallet se nuk i plotëson dot kërkesat”, u shpreh një nga studentët.
Në përfundim studentët kanë menduar edhe të suprizojnë kryeministrin me dy dhurata simbolike, një timon dhe një kushtetutë.
“Sot i dhurojmë një timon të prishur dhe një kushtetutë. Timoni në simbolikë të aksidenteve që ka pësuar Rama si kryeministër dhe kushtetuta për të treguar shkeljet që kryeministri i ka bërë të drejtës për arsim të çdo shqiptari. Pasi sot për të marrë arsim të lartë një familje duhet të paguajë 5 milionë lekë në vit, ndërsa kushtetuta e thotë qartë çdo shqiptar ka të drejtë të arsimohet”, tha një prej studentëve.

“Eljo, ça bën, i thashë”?! Rama shkrin FRESSH-in dhe Forumin e Gruas: Gratë zihen me njëra tjetrën…

Gjatë punimeve të sotme të Asmablesë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka deklaruar se Furumi Rinor Eoru Socialist gjatë gjithë protestës së studentëve ka qenë i pranishëm në protestë që në nisje të tyre.
Rama deklaroi se ky forum politik duhet të shkojë drejt autonomisë së tij dhe të jetë i lirë t’i marrë vetë disa vendime që kanë të bëjnë me të rinjtë.
‘’Eljo ça bën i tashë? Ku i ke ata të FRESSH-it?”, “Aty te ministria më tha”, ‘’Shumë mirë, shumë mirë, pra edhe fëmijët tanë në protestë”. FRESSH-I nuk mund të jetë më organiozata ekskluzive e të rinjve socialistë,” – u shpreh Rama
Ai të njëjtin qëndrim mbajti edhe për Forumin e Gruas Socialiste pasi sipas tij ai e sheh aktiv vetëm kur zihen me njëra-tjetrën në zgjedhje.
“Forumin e gruas e shoh vetëm kur zihen me njëra tjetrën në zgjedhje, dhe bashkohen për tetë Mars. Për çfarë na duhet ne Forumi i grave komuniste”, tha Rama.

“I duam tarifat sa Erion Braçe” bëhet zv.kryeministër

Protesta e studentëve do të mbahet mend gjatë edhe për batutëën e fortë ndaj deputetit socialist Erion Braçe I cili u emërua sot nga Rama zv.kryeministrër. Studentët në një nga memoet e tyre shkruanin “I duam tarifat sa Erion Braçe”. Dhe mesa duket kjo babtutë e ka bërë atë zëvendës të Ramës.
“Erion Braçe, prej kohësh deputet i Partisë Socialiste, është emëruar sot nga kryeministri Edi Rama në postin e zëvendëskryeministrit, duke zëvendësuar Senida Mesin.
Gjatë kohës që kreu i qeverisë anonçonte ndryshimet në kabinet, mes tyre edhe emrin e tyre në pozicionin e ri, Erion Braçe shfaqet tejet i emocionuar. Teksa Rama deklaroi se Braçe do të mbante këtë pozicion të ri, në sallën e Asamblesë së PS ‘shpërthyen’ duartrokitjet.
Kujtojmë se Braçe, aktualisht mban edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.
Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.
Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe”, tha Rama.

I tha Ramës je si Skënderbeu, e bën ministre!

Rama shpërblen Elisa Spiropalin vetëm pse ajo i tha para disa kohësh “je Skënderbeu ynë”. Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin.
Në fjalën e tij para socialistëve në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama zbuloi ndryshimet në qeveri.
Në një fjalë të gjatë ku foli për protestën e studentëve, për problemet e qeverisjes dhe për atë që pritej nga qeveria ë tij në fund të fjalës kreu i qeverisë, zbuloi edhe emrat që do largoheshin për t’u hapur vend të tjerëve.
Ai i falenderoi të gjithë ministrat veç e veç për punën e bërë, duke vlerësuar se ata ishin një hallkë e rëndësishme dhe investgim strategjik i Partisë Socialiste por ndryshime duheshin bërë për të freskuar qeverisjen.
Ndryshimet
Erion Braçe zëvendëson Senida Mesin si zv.kryeministër
Ministria e Arsimit
Largohet Lindita Nikolla, në vend të saj vjen Besa Shahini
Ministria e Jashtme
Largohet Ditmir Bushati, vjen Genc Caka
Ministria e Financave
Largohet Arben Ahmetaj, vjen vjen Anila Denaj
Ministria e Infrastrukturës
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ministria e Kulturës
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuci
Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin.