19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Rama bën ministër edhe burrin e gruas së parë!

Mes të rinjve që bëhen ministra, në listën emërore të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, është edhe burri i gruas së parë, Blendi Çuçi
Gjithashtu ka edhe nga ata që janë rikthyer në kabintetin qeveritar.
Në këtë mandat të dytë është kthyer Bledi Çuçi, i cili ka zëvendësuar Niko Peleshin në postin e ministrit të Bujqësisë. Mes tyre është edhe Eduard Shalsi, i cili deklaroi para katër vitesh në një studio televizive se “do të vjedhim me lezet”. Shalsi tashmë do të mbajë postin e Sonila Qatos, ministre për marrëdhëniet me Parlamentin.
Kujtojmë se Shalsi më herët ka mbajtur postin e ministrit të Pushtetit Vendor, post që e mbante edhe Çuçi.
Kryeministri Edi Rama tregoi ndryshimet në qeveri. Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.
Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
“Nuk diskutohet që ministrat që do largohen sot kanë një rol të rëndësishëm. Do zgjerojmë kapacitetin tonë qeverisës të vendit. Ata janë një pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së PS, janë gjeneratë drejtuesish që kanë shumë për t’i dhënë vendit, qeverisë. Të gjithë ata që janë në kabinet do i lënë vendin tjerëve. Do të largohen ministrat që kanë 5 vite në kabinet.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur”.

Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.
Damian Gjiknuri – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit. Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti. Belinda Balluku do e zëvendësojë.
Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtua. Elva Margariti do e zëvendësojë, këshilltare në kryeministri dhe koordinatore.
Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër. Do e zëvendësojë Eduart Shalsi.
Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin si dhe Erion Braçe, zv/kryeministër”, tha Rama.

Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.
Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.
Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.
Kryeministri tha se kjo është qeveria që punon për gjithë shqiptarët. “Nuk dua që secili ta marrë personale. Kemi bërë hapa për të çliruar sipërmarrjen. Por ka shumë arsye që shoqëria të jetë e acaruar por lavdi Zotit e kërkon nga ne. Ky është momenti më fantastik që ata e kërkojnë nga ne”, tha kreu i qeverisë.

Rama bën ministër njeriun që do të “vjedhë me lezet”

Rama ka bërë ministër edhe njeriun që u bë i famshëm për deklaratën publike se do të vjedhim me lezet. Eduart Shalsi do të jetë ministri i ri i Sipërmarrjes. Deri tani Shalsi ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të Komisionit të Bujqësisë, ndërsa Rama e ka pikëtur për ta bërë si njeriun që o të ndjekë nga pas biznesin. Shalsi më parë ka qenë nënkryetar i Bashksië gjatë kohës që Rama ishte në krye të saj.
Rama tha se ministrat që do largohen kanë rol tejet pozitiv.
Ai deklaroi se të gjithë ata që kanë 5 vjet në kabinet do i lënë vendin të tjerëve. Kreu i qeverisë e ka nisur me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.
Lindita Nikolla – është vënë në qendër të ciklonit, s’dua ta harroj. Ligji i arsimit të lartë është meritë e asaj. Ligji është mbështetur nga rektoratet e dekanatet, shumica dërrmuese e shqiptarëve. Paralalisht me këtë kontribut ka të tjera gjëra që presin për Linditën. Besa Shahini, zv.ministrja e arsimit do të zëvendësojë Linditën. Ka karrierë akademike që flet për të dhe ka të gjitha kapacitetet për të rritur”.
Arben Ahmetaj – ka folur me shifra e fakte për arritjet. Dua të them që nëse sot nëse Shqipëria kishte sukses në tregjet e kapitalit në botë. Anila Denaj do e zëvendësojë, drejtuese e fondit të shërbimit shëndetësor.
Ditmir Bushati – Ditmiri duhet t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë, Genc Saka do të jetë zëvendësi, me eksperiencë akademike të shkëlqyer.

Damian Gjiknuri – ministri që ka lënë shenjë në sektorin e energjisë. Ju them pa modesti se pa Damianin ajo reformë do ishte e pamundur. Askush nuk i ka kapacitetet e tij drejtuese e manxhuese. Historia e lotit të Unazës do zbardhet deri në fund dhe do provojë pafajësinë totale të ministrit. Jo që s’më hyri asnje gjemb në këmbë po as garancia në kontratë nuk u mor. Mashtruesit ikën në drejtim të paditur. Reagimi ynë ka qenë i menjëhershem qe hetimet janë të dyanshme. Do e zbardhim deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit. Po punojmë për të marrë garancinë nga kompania e sigurimeve, rreth 2 mln dhe me të do krijojmë fond strehimi për banorët në nevojë që preken nga projekti. Belinda Balluku do e zëvendësojë.
Niko Peleshi – do të zëvendsohet nga Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë. Nikos i bie barra të sjellë nga Korça një rezultat më të mirë.
Mirela Kumbaro – meriton të gjithë respektin në këtë punë. Janë të panumërta monumentet që janë shpëtua. Elva Margariti do e zëvendësojë, këshilltare në kryeministri dhe koordinatore.
Sonila Qato – ministre e mbrojtes së sipërmarrjes do marrë detyrë tjetër. Do e zëvendësojë Eduart Shalsi.
Elisa Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin si dhe Erion Braçe, zv/kryeministër”, tha Rama.
Ai tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.

Revolta popullore, shkarkon qeverinë për të shpëtuar veten, fundi i Ramës është afër

Kreu i qeverisë ka ndërmarrë lëvizjen e paralajmëruar për të shkarkuar ministrat e kabinetit për të shpëtuar veten nga vala e revoltës popullore. Ajo që bie në sy është se Rama ka shkarkuar të gjithë ministrat si kukulla për ti zëvendësuar me emra të rinj që ose janë të korruptuar ose janë anonimë.
Duke folur në asamblenë e PS-së, Rama ka bërë të ditur emrat që ikin dhe ata që vijnë. Ai ka vendosur që të emërojë Erion Braçen si zv/kryeministër të tij.
Më poshtë të gjithë emrat
Ikën Lindita Nikolla, Besa Shahini do e zëvendësojë. Ka kapacitetet te coje perpara dhe te rrise kapacitete e punes se MAS.
Iken Arben Ahmetaj, Anila Denaj do e zevendesoje
Ikën Ditmir Bushati. Do e zevendesoje Genc Cakaj. Është koha që Ditmir t’i përkushtohet Shkodrës, ministri i ri, Genc Cakaj.
Iken Damian Gjiknuri. Do e zevendesoje Belinda Balluku. Gjiknuri do jete udheheqes ne qarkun e Durresit.
Iken Niko Peleshi, e zevendeson Bledi Cuci. Peleshi do jete udheheqes ne qarkun e Korçës.
Iken Mirela Kumbaro e zevendëson Elva Margariti.
Ikën Sonila Qato dhe e zëvendëson Eduard Shalsi.
Erion Braçe zv/kryeministër i Edi Ramës.
Elisa Spiropali ministre për Parlamentin.

Hije skandali në konkursin e policisë për gradën kryekomisar. Përsëritet vlerësimi, ndryshohet lista fituese

Testimet per gradatat në radhët e policisë vijojnë të jenë jo vetëm të kontestueshme por dhe të dyshmita duke krijuar precedentin e skandaleve që nuk kanë ndodhur deri më tani në Akademinë e Policisë së Shtetit.
Kur ende Prokuroria e Tiranës nuk ka mbyllur hetimin mbi skandalin mbi testin e bërë për gradën Komisarë, probleme janë konsistuar edhe në testimin për gradën “Kryekomisar”.
Testimi jo vetëm që është përsëritur dy herë, në kundërshtim me çdo rregullore, por dhe fitues janë shpalllur komisarë ngelës apo me rezultate të dobta.
Konkursi për gradën kryekomisar ndër radhët e polcisë së shtetit ishte planifikuar të zhvillohej më 12 nëntor të vitit 2018. Në bazë të një urdhëri të lëshuar më datë 9 nëntor nga Drejotri i Përgjithshëm i policisë së shtetir, Ardian Veliu thuhej se testimi do të ishte më 100 pyetje ku vlerësimi kishte 1 pikë për çdo pyetje. Burime të besuesme thanë, se ky urdhër është shkelur me të katër këmbët dhe në mënyrë flagrante. 260 oficerëve që konkuruar për gradën “kryekomisar” iu tha se rregulat e testit kishin ndryshuar.
Në bazë të një urdhër të ri, nxjerrë mëngjesin e 12 nëntorit, kryepolici kishte vendosur që testimi do të bëhej me 50 pyetje me nga 0.8 pikë dhe 5 pyetje, që ishin me zhvillim do të vlerësoheshin me nga 12 pikë. Komisioni vlerësues përbëhej nga Shkelqim Saço dhe Arjan Selita, të dy ish drejtues të lartë të Policisë dhe petagogë në Akademinë e Sigurisë.
Komisioni vlerësues, pas tre ditësh shpalli listën fitese ku vetëm 30 oficerë në konkurim mundën të siguronin mbi 70 pikët që është dhe kriteri për të fituar gradën kryekomisar, nga 130 që duhet të ishin shpallur fitues.
Por menjeherë pas kësaj, disa nga oficerët konkurues ngritën pretendime për mënyrën e konkurimit dhe vlerësimit të testimit. Megjithëse lista e fituesve nuk u shpall, në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit u adresuan një sërë ankesash që, përveç ndryshimit të rregullave të konkurimit në minutën e fundit u kontesua dhe procesi i vlerësimit.

Kandidatët për gradë ngritën pretendime mënyrë e kontrollimit të përgigjeve të shtjelluara nëpërmjet aparaturës “Scantron”. Oficerët pretendojnë se gjithkush që përgjigjet, mund të mos vlerësohet objektivisht nëse nuk lexohet me vëmendje shtjellimi i pyetjes.
“Si rregull duhet të ishte afishuar lista fituese me pas të bëheshin ankimimet. Në na çuan me email vetëm kodin që mbante gjithësecili konkurent, por kurrë rezultatin e testimit, megjithëse përfundoi brënda tre ditëve”- thotë një prej oficerëve.
Drejtoria e përgjithshme e Polcisë së Shtetit ka pretendimet e ngritura për të ngritur nga disa oficerë për të ngritur një grup ekspertësh që do të lexonte pyetjet e dhëna në përgjigje për testim e kryer më 12 nëntor.
Por për disa oficer ky është vetëm një preteks pasi realisht ishte një skemë për të shallur domosdoshmërisht oficerë fitues e që njihen si përkrahës së drejotrit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si Agim Hoxha, Edlira Zeqo, Ervin Dervishi, Adriatik Duqi.
Në listën e parë, fityese të nxjerrë nga dy ish pedagogët e akademisë këto emra nuk janë fitues, dhe rezultatet e tyre janë shumë më të ulta.
Në fund të nëntorit, Drejotoria e Policisë së shtetit ngriti një tjetër komision vlerësimi, i cili në kundërshtim me të parin mori dy javë kohë për të shpallur kryekomisarët e rinj të armatës së policisë. Lista fituese, me mbi 70 pikë, në rivlerësimin e dytë është 61 kryekomisarë.
Procesi i rivlerësimit është bërë në mungesë të plotë të trasparencë. Oficerët që morën pjesë në konkurim thonë se nuk dinë as se kush është komisioni i vlerësimit as edhe mbi çbaza është bërë për përzgjedhja e re duke shtuar edhe numrin e oficerëve të graduar. Vetëm gjë që dihet, është publikimi i listës përfundimtare të fituesve, pasditen e së premtes në Akadaminë e Policisë.

“Kur kryekomisarëve nuk ju lexohet shkrimi ne provim dhe duan grup ekspertesh dhe ju japin pikët kaluese si mundet të jenë drejtues për nivelet e drejtimit a vallë duhen dhe grup ekspertesh për t;iu shpjeguar dhe vartësve se çfarë detyrash ju lenë me shkrim”- thotë një prej ekspertëve të policisë.
Por me shpalljen e listës së rivlerësuar, ku dolën fitues 61 kryekomisarë drejtuesit e policisë së shtetit e quajnë të mbyllur procesin e testimit ndër radhët e tyre, ndërkohë që vetë konkurentët ngrenë dyshime për afera në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë së shtetit.
Ky është rasti i dytë që konkurset ndër radhet e policisë shoqërohen me skandale dhe kontestohen nga vetë oficerët në konkurim.
Më herët, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave gjeti shkelje dhe kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës procesin e gradës Komisar dhe Kryekomisar. Ndërkohë ka shkuar në 100 numri i ankimimit nga konkurentët e dy gradave pranë SHÇBA-së, të cilët prentendojë parregullsi gjatë procesit si edhe publikim të tezës së provimit. Në verifikim për këto kallëzime, janë kreu i policisë Ardi Veliu, zëvendësja e tij, Aida Hajnaj si edhe drejtoi i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema.

Zagani i përvishet Bolinos: Pastrues parash që do të përfundojë në burg

Ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani i është përveshur drejtuesit të medias qeveritare, Bolino duke e paralajmëruar për një fund të hidhur pas akuzave që rëndojnë mbi të.
Prej disa ditësh në median e drejtuar nga gazetari Karlo Bolino, ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani është etiketuar si spiun dhe si tradhëtar, pas nxjerrjes së disa dëshmive të shkëputura nga dosja e hetimit që prokuroria ka kryer ndaj tij.
Për vetë Zaganin e gjitha kjo është kronika e një vrasje të paralajmëruar, duke qenë se media në fjalë ka nxjerrë dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të Zaganit, informatat e të cilit kanë çuar në burg shumë njerëz.
Tashmë sipas Zaganit dosja është manipuluar nga ana e prokurorëve të çështjes, ndërsa sipas tij rrezikohet jeta e ish-bashkëpunëtorit të tij dhe familjes.
‘’Te besh gjyqe publike pa deshmitare historia e shkuar na tregon qe eshte me shume se e kollajte, te denigrosh mediatikisht nje person qe punon ne te miren e vendit historia ime personale na tregon se eshte akoma dhe me e thjeshte, e gjithashtu nga detyra ne jug te vendit me ka mesuar se te zhdukesh nje person, familje, apo fis duke treguar me gisht a me hunde eshte akoma edhe me e thjeshte, por te lash m.tin me s.urre ne 2018 eshte e veshtire, dhe me heret se vone do e kuptosh ti o 1 i Reportit o ideatori i pastrimit te parave te bunkereve te Artmafias me Bunkart, o Italo-Shqiptarit te p.rdhes me borzilok qe shpejt ne burg do te ndjesh. ART!”, shkruan mes të tjerave Zagani.
Ish-oficeri shton se ai do të mundohet të nxjerë të vërtetën, sadoqë qeveria dhe mediat pranë saj do të sulmojnë vazhdimisht figurën e tij.
REAGIMI I PLOTË:
Vrasja e parapaguar per te qene e paralajmeruar?!

Ne vendet me perqendrim kriminaiteti ka plot vrasjeje por te paralajmeruruara edhe mediatikisht jane te rralla, jo sepse nuk mund te behen te perditshme por duhet qe ato te ngjallin frike! Kjo frike nuk ka te beje me familjaret e te perzgjedhurve me takimin me krijuesin por me te ngjashmit me ta, apo me mire te themi me bashkepuntoret e atyre qe lidhen me te vdekurin qe ecen!
Historia e perfituesve nga frika e vdekjes eshte e perhapur nga te kater kendet e globit, por edhe pse ata jane te humburit e medhenj te historise si kriminel pa kreativitet ata vazhdojne te riciklojne gabimet e humbesve te historise te lashte e moderne edhe pse kta tanet i thone vetes e njeri-tjetrit “ARTIST”!
Thenie thone: historia e shkruar keq perseritet qe te rishkruhet.
Shembuj te pinokeve ka pafund ne histori, por me ekzemplari eshte ai qe lidhet me historine e Uikiliks, pas marrjes se kabllogrameve e per te pasuar me nje bum boteror Julian Assange u detyrua te bashkepunonte me mediat e shkruara me fame e beme Boterore dhe keta te fundit e kushtezuan revolucionarin e vendosur se nqs ata do te botonin kabllogramet ne to duhet te shkrueshin mekatet e jo mekataret dhe gazetat qe e moren mbi shpine kete revolucion morren origjinalin dhe redaktuan per llogari te vete perpara botimit çdo emer apo vendndodhje per çdo person qe mund ti rrezikohej jeta.
Nga njerez me pervoje e media te pergjegjshme kjo ndodhi shume vite me pare edhe pse kishin ne dore te reformonin rendin e ri Boteror te medias, por me pinoket e pushtetit feudal te narkotrafikut tone ky nuk perben nje mesim e gjithashtu nje vije te kuqe por nje mundesi qe nga krimi me pasoje vrasjen te nxjerrin perfitime ne shume drejtime, e veçanerisht ne qytetin e tmerruar nga zhdukjet e personave?!

Te me falin per hyrjen e gjate ne teme bashkeatdhetaret qe lodhen e kuptojne gjithçka nga leximi i titullit, por po flasim per jete njerzish, per denigrim familjesh e fisesh me keq e shumtuar se para 30 vitesh kur populli shpallej fajtor ne emer te popullit.
Flet SPIUNI i Dritan Zaganit, ishte titulli i vendosur nga baba Carlo kriusi i hundgjateve te medias Shqipetare, dhe pas shume paragrafesh afer fundit shkruante se ky ishte nje deponim ne prokurorine e Krimeve te Renda 5 vite me pare, ne kohen kur une isha ne burg e burimi im i informacioneve qe çoj ne burg disa persona nga grupe kriminale te ndryshme ishte shume kollaj i kercenueshem e shantazhueshem, po sot pas publikimit te inicjaleve te tij por publikimit te emrave te plote te çdo familiari e emrave te tij i qendron ai atyre deponimeve te dhena perpara prokuroria A. M dhe konfirmimit ne gjykaten e Fierit, a shkon dot baba Carlo dhe hundgjatet e tij ti marrin nje interviste eksluzive “spiunit te Zaganit”?!
Te besh gjyqe publike pa deshmitare historia e shkuar na tregon qe eshte me shume se e kollajte, te denigrosh mediatikisht nje person qe punon ne te miren e vendit historia ime personale na tregon se eshte akoma dhe me e thjeshte, e gjithashtu nga detyra ne jug te vendit me ka mesuar se te zhdukesh nje person, familje, apo fis duke treguar me gisht a me hunde eshte akoma edhe me e thjeshte, por te lash m.tin me s.urre ne 2018 eshte e veshtire, dhe me heret se vone do e kuptosh ti o 1 i Reportit o ideatori i pastrimit te parave te bunkereve te Artmafias me Bunkart, o Italo-Shqiptarit te p.rdhes me borzilok qe shpejt ne burg do te ndjesh. ART!
Un nuk mund te zhbej ate qe eshte vendosur, por mund te nxjerr çdo gje sado thelle te jete groposur, sepse ju njoh ju e seren tuaj ate qe ju jeni betuar sepse nuk dini te krijoni por veç te keq kopjoni sepse ndryshe nuk do te ishit keta qe jeni kriminel me pushke e pene uje i qelbur fund legeni.
Un ju sfidoj vazhdoni per çkeni nisur ti puljez, surrelsi dhe ai nga Kodra e Djellit.

Andi KURTI

Pse Rama thotë se do ta udhëheqë ai Protestën e Studentëve?

Indrit VOKSHI

Në vitin 1967 Partia e Punës e Shqipërisë (sot PS) suprimoi profesionin e avokatit. Nuk ka më avokatë – thanë – sepse avokatët prishin punë.
Partia e cila ka gjykatat, prokurorinë dhe hetuesinë, është pushtet i drejtë, ajo edhe e akuzon qytetarin po edhe e mbron nga akuza që vetë i ka ngritur. A besojmë ne se partia është e drejtë? Po. Atëherë kur besojmë kështu, si mund të mendojmë se kjo parti kaq e drejtë mund t’i bëjë padrejtësi qytetarit? Në asnjë mënyrë.
Prandaj meqë partia e mbron vetë qytetarin nga padrejtësia që ia ka bërë po vetë, avokatët nuk mund të na përzihen nëpërkëmbë. Këto janë cështje midis partisë dhe popullit. Kështu me ketë logjikë qesharake dhe idiote u zhduk profesioni i avokatit.
Sot studentët janë ngritur kundër padrejtësisë që mendojnë se iu është bërë nga pushteti i partisë. Dhe lideri i partisë së këtij pushteti, pasi ka lëshuar në sulm të gjithë të pavarurit e studiove televizive për tiu thënë shqiptarëve se asnjë parti dhe asnjë kryetar partie nuk mund tiu bashkohet studentëve, del dhe thotë se vetëm ai, kryetari i partisë në pushtet, ka të drejtë tiu bashkohet studentëve.
Pra njëlloj si në 1967, partia edhe ta shkakton padrejtësinë por edhe bashkohet me ty kundër padrejtësisë që ajo vetë të ka shkaktuar. I gjithi ky operacion u zhvillua për të na mbushur mendjen se opozita politike është e padenjë për të udhëhequr kërkesat e studentëve, kështu që “meqë nuk ka opozitë”, partia në pushtet merr përsipër të jetë njëkohësisht edhe pushtet edhe opozitë kundër pushtetit të vet.
Regjimet totalitare ketë natyrë kanë kudo në botë. Janë totalë. Duan të jenë vetë edhe pushteti edhe opozita. Edhe gjykata. Edhe prokuroria.

Edhe shtypësi edhe i shtypuri. Madje regjimet totalitare si ky, synojnë të jenë vetë edhe populli. Regjimi është populli, regjimi e di se çfarë do populli ndaj çdo grupim i popullit apo çdo individ i cili nuk mendon si regjimi-popull, dikur shpallej armik i popullit, sot shpallet shpellar, çeçen, i prapambetur, anti-zhvillim që nuk do zhvillimin që po na dhuron regjimi.
Duan të na mbushin mendjen se nuk kemi nevojë as për opozitë, as për gazetarë, sepse partia dhe pushteti i saj na mjaftojnë për gjithçka. Ata sundojë, ata marrin përsipër të bëjnë edhe opozitën në momentin kur njerëzit e kuptojnë se nuk po qeverisen por po sundohen dhe keqtrajtohen.
Dhe kjo opozitë që vetë pushteti ushtron kundër vetes, quhet “opozitë e moderuar”, opozitë korrektuese e cila ka synim ta përmirësojë sjelljen e partisë në pushtet, jo ta largojë partinë nga pushteti (thirrjet e neomarksistëve për protestë jopolitike, pasi nuk kemi gjë me kryeministrin). Kjo sepse partia nuk mund të largohet nga pushteti, pasi cilido që do ta zëvëndësojë “është më i keq se partia” (kështu përpunohet opinioni).
Në çdo vend ku logjika demokratike funksionon, kryeministri nuk do mundej të dilte me protestuesit në protestë kundër pushtetit të tij, pasi njerëzit do t’i thonin ska nevojë, protesta ngrihet kundër teje, ke mjete institucionale për tu bashkuar me protestuesit; firmos kërkesat e tyre ose thuaj nuk ua firmos, nuk bëhet.
Por në Shqipëri mentaliteti totalitar i ka rrënjët thellë; këtu gjykohet opozita, gazetarët, çdo individ i cili flet dhe vepron kundër pushtetit, ndërsa pushteti gjykon, është gjyqtar dhe nxit turmat për gjykim dhe linçim. Pasi pushteti totalitar synon ta diktojë edhe opozitën.
Në ketë kuptim Edi Rama, politikan me formim primitiv totalitar dhe shumë larg botëkuptimeve demokratike, nuk ka turp të deklarojë se do të jetë ai që do të protestojë kundër pushtetit të tij. Sepse të tilla janë adetet e totalitarizmit prej të cilit e kanë prejardhjen ai dhe partia e tij.

Chiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!

Giorgio Chiellini pranon se, kur Juventusi ka pasur nevojë për Ronaldon më shumë në këtë sezon, “Cristiano është treguar Cristiano”. Superstari portugez u hodh në fushë si zëvendësues nga kampionët e Serie A, në përpjekje për të evituar humbjen e parë në kampionat, në transfertën e Bergamos.
Dhe CR7 shënoi e barazoi rezultatin, duke i shpëtuar bardhezinjtë nga “turpërimi” i papritur. Ai nuk ka zhgënjyer, me 13 gola të shënuar në të gjitha garat, deri më tani. Kapiteni Chiellini i tha “Sky Sport Italia”, pas kontributit jetik të shokut të skuadrës ndaj Atalantës:
“Këtë sezon, kanë qenë tri momente, në të cilat jemi vënë në vështirësi: ndeshjet kundër Napolit, Empolit dhe Atalantës. Nuk është rastësi, që në këto tri ndeshje, Cristiano ka qenë Cristiano. Ronaldo është një lojtar vendimtar, ne e dinim këtë.
Në momentet themelore, ai arrin të nxjerrë diçka shtesë, që e ka përbrenda. Iu dha një pushim ndaj Atalantës, sepse nuk mund të jeni gjithmonë në krye, kur luani kaq shumë ndeshje. Por, Ronaldo mundi të jetë vendimtar edhe në 20 minuta lojë”.

Dy prokurorë fitojnë betejën me Arta Markun

Dy prokurorë Besim Hajdarmataj dhe Olsion Cela e kanë fituar betejën me kryeprokuroren Arta Marku.
Kjo pasi Gjykata Administrative e ka konsideruar si të paligjshëm urdhërin e Arta Markut për transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj në Pogradec dhe Olsion Celës në Berat.
Urdhëri për transferim u dha në shtator të këtij viti, pasi Hajdarmataj firmosi për sekuestrimin e pasurisë për grupin e Habilajve,
Hajdarmataj ka qenë edhe drejtues i Prokurorisë se Krimeve të Rënda, i cili kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, por u shkarkua nga Marku, duke e tranferuar në Pogradec.
Ky vendim i Gjykatës Administrative i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda.

Shpërthen një makinë pranë karburantit, 4 persona të plagosur

Një automjet ka shpërthyer në flakë sonte afër një pike karburanti në Korçë. Zjarri ka rënë në hyrje të qytetit. Nga flakët janë lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Makina ishte me impiant gazi dhe dyshohet se zjarri ka ardhur aksidentalisht për shkak të një çakmaku. Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Këshilli i Ankesave apo Komiteti i Censurës?

Luçiano Boçi

Këshilli i Ankesave i AMA-s me ndryshimet e reja, pritet të shndërrohet në Komitet Censure mediatike, sipas një skeme perfide të menduar e që po aplikohet në detaje.
Deformimi i rolit të këtij Këshilli në quasi-gjykatë është evident, por Ramës pak i intereson një gjë e tillë.
Ka parashikuar dhe kundërshtitë, por nën rrogoz vazhdon të ndjekë qëllimin e tij për të ndëshkuar me hakmarrje ato që ‘ia kanë nxirë jetën e qeverisjen’.
Ndryshimet ligjore janë paraprirë e po vazhdojnë paralelisht me ndryshimet që prekin drejtpërdrejtë vendimmarrjen, të lidhura me përbërjen e këtij Këshilli, i cili do marrë fuqi ekstra.
Sipas përcaktimeve të reja ligjore, vendimet e Këshillit të Ankesave do të variojnë nga gjoba që shkojnë në 10 milion e deri në mbylljen e portaleve.
Në ligjin aktual për ‘Mediat audiovizive’ 97/2013, Këshilli i Ankesave, përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët sipas përcaktimeve të nenit 20, pika 1 ai zgjidhen nga Bordi i AMA, me shumicë të cilësuar. Zgjedhja është midis konkurrentëve të vetëparaqitur, pa cilësuar apo kondicionuar atashimin politik të tyre.
Vetë Bordi ruan balancën, në momentin e zgjedhjes, me kandidatë të mbështetur nga maxhoranca e opozita.
Por aktualisht për shkak të lëvizjeve të koalicioneve politike, Bordi ka këtë konfigurim: 3 anëtarë të mbështetur nga PD, 2 nga PS dhe 1 nga LSI. Kryetari është i mbështetur nga mazhoranca. Mandatet 5 vjecare të tyre, sidomos ajo e z.Bregu, vlejnë deri në 2021, pavarësisht se në momentin e zgjedhjeve gëzonin mbështetjen politike.

Kësisoj vendimmarrja e Bordit, për anëtarët e Këshillit të ankesave mbetet në favor të opozitës aktuale ( PD + LSI), ose e bllokuar, megjithëse sipas një truku, të përdorur për ndarjen e rrjeteve frekuencore, vota e Kryetarit, përllogaritet dy, për të siguruar një shumicë ‘fake’.
Në këto rrethana plasi lufta, për zbatimin e skemës për kapjen e Bordit, si hap i domosdoshëm për kontrollin e plotë të Këshillit të Ankesave.
Rama e lancoi iniciativën e tij për ligjin antishpifje në tetor, për ta risjellë si debat dhjetë ditëshin e dytë të nëntorit (20 nëntor), ku dha lajmin për pasjen gati të një ligji për portalet.
Momenti u zgjodh sepse po në nëntor përfundoi dhe mandati 3 vjeçar i anëtarëve aktualë të Këshillit: Znj. Monika Stafa, kryetare (e dorëhequr pak para mbarimit të mandatit), Z. Urim Bajrami (i komanduar kryetar) dhe Z. Erald Kapri.
Pak para këtij draftimi, në 13 dhjetor, ‘për cudi’, AMA , nëpërmjet Kuvendit inicioi shkarkimin e z. Bregu për konflikt interesi, për shkak të një kotratë qeraje të lidhur në 2015, ndërkohë që ai është rizgjedhur në 2016, duke e kapërcyer në këtë kohë pengesën e konfliktit të interesit.
Në morinë e ngjarjeve të mëdha (në komision diskutohej paralelisht buxheti), kjo ‘gjë e vogël’ kaloi pa ndonjë zhurmë mediatike, me përjashtim të një kundërshtimi letërkëmbyes të znj. Mehmetaj.

Me shkarkimin e tij maxhoranca kërkon të fitojë anëtarin e humbur prej konfigurimeve të reja, për të dominuar më pas vendimmarrjen e cila të çon tek Këshilli i Ankesave.
Komisioni i Edukimit e Mjeteve të Informimit publik me një procedurë të dyshimtë, merr vendimit e shkarkimit për t’ia dërguar seancës, më 17 dhjetor, pikërisht ‘rastësisht’ po në këtë datë që AMA bën diskutimin e parë publik për ndryshimet e propozuara.
Në janar vendimi i shkarkimit pritet të marrë mbështetjen e maxhorancës dhe Z. Bregu do të zëvendësohet me një kandidat të mbështetur nga PS.
Pas kësaj Bordi kalon në raportin 4 me 3 në favor të maxhorancës dhe me votën e përllogaritur dy të kryetarit, siguron shumicën e cilësuar, për të zgjedhur më pas, njëanshmërisht persekutorët e medias si anëtarë të Këshillit të Ankesave.
Precedenti i vlerës së dyfishtë të Kryetarit është krijuar në momentin e ndarjes së rrjeteve frekuencore.
Madje dhe emrat me lidhje të ngushtë e specifike me PS, Rama tashmë i ka gati.
Pritet vetëm miratimi i ligjit dhe pas kësaj nis gjuetia e shtrigave për të goditur e mbyllur portalet antiqeveritare.