Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat ka reaguar ndaj lajmeve të përgatitura nga ReportTv Në njoftimin për shtyp të PD thuhest se, ReportTv i njohur edhe si ERTV-2, ka dizinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Deklarata e plote e Partisë Demokratike
Televizioni ERTV 2, të cilin publiku e njeh me emrin Report TV, ka shkelur çdo standard të gazetarisë për t’i shërbyer në mënyrë mjerane padronëve që e furnizojnë me para, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ramës dhe Veliajt në Report TV.
Nëse kjo kioskë televizive do të kishte për qëllim të thoshte të vërtetën dhe të mos u shërbente qindra mijëra eurove të paguara nga pushteti i korruptuar i Rilindjes, do të kishte verifikuar se shtëpia e Lulzim Bashës është në një pallat tjetër dhe nuk ngjan aspak me atë që u paraqit në pamjet me dron nga ERTV2.
Këta shërbëtorë mjeranë, që pasurohen për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, meritojnë të bojkotohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen me vërtetësi, pa u helmuar nga makineria e propagandës së një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.
Televizioni që furnizohet me para nga Rama dhe Veliaj paraqet një banesë të një qytetari si apartamentin e Bashës
Deputeti i PD thirrje qytetarëve: Nesër të gjithë në mbështetje të protestës së diasporës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestën e banorëve të Unazës së Re u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së diasporës e cila do të mbahet nesër në orën 17:00 para kryeministrisë.
Pjesë nga deklarata e Balliut
Policia sot i anuloi diasporës protestës, por lekët e diasporës i duan, protestat e tyre nuk i duan.
Nesër çdo qytetarë duhet të jetë në atë protestë.
E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.
Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.
Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet.
Partia Demokratike është në mbështetje të kauzës tuaj. Ne nuk duhet të përplasemi me njëri tjetrin duhet të bëjmë kujdes me përplasjet me policët”, tha Balliu.
Sot ishte dita e 54-t e protestës së banorëve të Astirit të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% nga qeveria për banesat që preken nga projekti Unazës së Madhe.
Projektit 60 milionë euro për trafikantin e drogës/ Veliaj kapet në flagrancë duke gënjyer për devijimin e Lanës
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj pwr devijimin e Lanws. Me anë të një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se, “Vleiaj është kapur mat duke gënjyer për ndryshimin e shtratit të lumit të Lanës”.
Sipas Zhupës, “një vit më parë deklaroi nisjen e punimeve. Pas zbulimit të skandalit tha se projekti nuk është emergjencë për bashkinë”.
Zhupa tha se përndryshe nga ajo që deklaron kryebashkiaku, harta zyrtare e Planit Urbanistik, tregon se si është devijuar shtrati i lumit, për interesa të ngushta.
“Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës”, deklaroi në konferencën për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.
Deklarata e plotë e Ina Zhupës:
Bashkia e Tiranës bëri dje atë që di të bëjë më mirë, të mashtrojë qytetarët për të mbuluar të vërtetën e projektit luksoz 60 milionë euro të trafikantit të drogës, Edmond Bego.
Përveç mashtrimeve të tjera, Bashkia tha se projekti që zhvendos shtratin e lumit Lanë nuk do të nisë tani. Por ky pohim kundërshton deklaratën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë, sipas të cilit puna për Lanën do të niste shumë shpejt.
Bashkia ka dy alternativa. Ose të pranojë se kryetari Erion Veliaj gënjeu dje kur tha se nuk ka emergjencë ose të pranojë se Erion Veliaj ka gënjyer qytetarët një vit më parë.
Në çdo rast mbetet fakt i pandryshueshëm dhe i pamohueshëm se Erion Veliaj dhe Edi Rama firmosën në Planin e ndryshuar Urbanistik të Tiranës, zhvendosjen e Lumit të Lanës me qëllim që të mos prekë tokën ku do të ndërtojë trafikanti i drogës.
Ndryshe nga sa mashtron Bashkia e Tiranës, harta zyrtare e Planit Urbanistik të Tiranës tregon gjurmën ekzakte sesi është devijuar Lana në favor të projektit 60 milionë euro të trafikantit të drogës.
Kjo gjurmë tregon sesi për të mos cënuar projektin e trafikantit të drogës, u planifikua zhvendosja e Lanës mbi territorin ku ndodhen shtëpitë e 200 familjeve.
Në vend që të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj duhet t’i përgjigjet pyetjes për të cilën hesht që nga zbulimi i skandalit: Pse ai firmosi Planin për zhvendosjen e Lumit të Lanës?
Roli prej budallai dhe loja me paditë politike me shpresën për të larguar vëmendjen nga skandali, nuk e shpëtojnë Kryetarin e Bashkisë së Tiranës nga pyetja që tani e bëjnë shumë njerëz në Tiranë: Sa është pjesa e Erion Veliajt në projektin rezidencial 60 milionë euro që e detyroi atë të ndryshojë planin urban të Tiranës dhe të zhvendosë Lanën në favor të projektit të trafikantit të dënuar të drogës Edmond Bego?
Kryemadhi: Më 30 qershor jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe të përgjithshmet
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e stome një takim me strukturat e LSI në Gjirokastër.
Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi i bëri sërish thirrje anëtarëve të LSI që të palosin flamurin e partisë dhe të shpalosin flamurin kombëtare duke iu bashkuar protestës së studentëve. Sipas Kryemadhit, studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare me anë të protestave.
“Studentët i kanë dhënë një dimension tjetër jetës politike dhe dimension tjetër i kanë dhënë edhe reagimit qytetar. Ata mbajnë zjarrin e protestës ndezur edhe pse janë me pushime. Ne kemi bërë thirrje që të palosni flamurin e LSI dhe të shpalosin flamurin kombëtar. Protesta ishte një sinjal shumë i mirë, por për hir të vërtetës duhet të bëjë që të na vrasë ndërgjegjja.
Studentët i dhanë një mësim politikës shqiptare, pasi thanë se nëse politikanët nuk reagojnë do reagojnë ata. Studentët e Gjirokastrës duhet t’i bashkohen atyre të Tiranës. Mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte një sinjal shumë i keq. 30 qershori do jetë jo vetëm ditë zgjedhjesh lokale, por edhe dhe ditë e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Kryemadhi.
Banorët e Unazës së Re paralajamërojnë Ramën: Nesër të gjithë në këmbë drejt Kryeministrisë
Banorët e Unazës së Re si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Një ditë para protestës së thirrur nga Diaspora, banorët u shprehën se do të bashkohen me ta para Kryeministrisë, kjo pas protestës që do të fillojë tek “Unaza e Re”, për tu nisur në këmbë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ashtu si edhe ditët e tjera, në krah të tyre kanë dalë edhe deputetët e opozitës, ku deputeti demokrat Kleviz Balliu, u bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së Diasporës, organizua nga i ashtuquajturi “Njeriu Meme”, Genc Sejko.
Policia sot i anuloi diasporës protestës, por lekët e diasporës i duan por protestat e tyre nuk i duan.
Nesër çdo qytetarë duhet të jetë në atë protestë.
E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.
Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.
Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet.
Partia Demokratike është në mbështetje të kauzës tuaj. Ne nuk duhet të përplasemi me njëri tjetrin duhet të bëjmë kujdes me përplasjet me policët”, tha Balliu.
Veliaj zyrtarisht nën hetim
Erion Veliaj është zyrtarisht në hetim prej ditës së djeshme për skandalin me projektin 60 milionë euro të Unazës së Re ku ai ka ndryshuar rrjedhën e lumit lanë me qëllim të mos prekjes së projektit të ndërtimit të biznesmenit trafikant droge, Edmond Bego në atë zonë.
Vetëm pasi ka mësuar se është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria, Veliaj ka depozituar në Prokurori një padi qesharake ndaj Kryetarit të PD, Basha dhe deputetes Tabaku, të cilët e kanë denoncuar skandalin.
Padia e Veliajt është qesharake pasi ai akuzon Bashën dhe Tabakun për deklarata që ata nuk i kanë bërë. Veliaj i padit, pasi sipas tij Basha dhe Tabaku kanë thënë se është miratuar leja e ndërtimit.
Në asnjë dalje publike PD nuk ka thënë se i është dhënë leja e ndërtimit firmës së Edmond Begos. PD ka thënë se është miratuar faza e parë e PDV-së që parashikon ndërtime me intensitet të lartë në tokën që është blerë nga Bego.
Projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet. Erion Veliaj është përgjegjës me firmën e tij për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës.
Sipas planit të 2013-ës, lumi Lanë zinte një sipërfaqe të konsiderueshme të tokës, ku Bego ka planifikuar të ndërtojë. Por plani u ndryshua në 2017-ën, pasi Bego kishte lidhur kontratë për ndërtimin e projektit 60 milionë euro.
Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, Erion Veliaj që flet për gjithçka, nuk u ka shpjeguar shqiptarëve pse e ndryshoi projektin e Lanës për llogari të projektit 60 milionë euro të Edmond Begos. Kush fshihet pas trafikantit ndërkombëtar të drogës, i cili ka deklaruar publikisht se nuk disponon 60 milionë euro.
Këto pyetjeve duhet t’u japë përgjigje edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Ai është personi i dytë kyç në këtë aferë. Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës, ku i dënuari me 21 vjet burg për trafik droge do të ndërtojë projektin rezidencial 60 milionë euro. Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës.
Afera e projektit 60 milionë euro pranë Unazës së Madhe me ndërtues trafikantin e drogës Edmond Bego, e ka pikënisjen tek Ministria e Arben Ahmetajt. Përveç përmbylljes në një kohë rekord të privatizimit dhe shitjes së ish serave pranë Unazës së Madhe, ministria e Arben Ahmetajt ka patur marrëdhënie direkte financiare me Edmond Begon për këtë pronë.
“Tualeti i seancave parlamentare është gjithmonë me “defekt” kur ka seanca gjyqësore”
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Tualant Balla dhe pse është aktiv duke bërë deklarata të ndryshme e duke nxitur debate në Parlament, kur vjen puna tek seancat gjyqësore nuk është dhe aq i tillë.
Të paktën këtë nënkupton veprimi i tij i fundit, për të cilin ka reaguar djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.
Shkëlzeni ishte sot në gjyq për padinë ndaj deputetit Taulant Balla.
Duke qënë se për të disatën herë ndodh kjo gjë, Balla nuk ishte i pranishëm as në këtë seancë, çka ka detyruar Berishën të reagojë.
Me anë të një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha i jep nota ironia mungesës së Ballës.
“Tualeti i seancave parlamentare, eshte gjithmone me “defekt” kur ka seanca gjyqesore.” shkruan ai.
Kujtomë se djali i ish-kryeministrit Berisha ka kërkuar dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ.
Raporti i fortë europian për Ramën: Po pastron paratë dhe financon terrorizmin me drogën e korrupsionin
Raporti i Këshillit të Evropës, publikuar pak ditë më parë, i ka kërkuar Shqipërisë që të forcojë përpjekjet për të luftuar pastrimin e parave.
Raporti “Pastrimi i parave dhe masat e financimit kundër terrorizmit” analizon masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit brenda vendit dhe për të matur efektivitetin e tyre.
KE shkruan se pavarësisht se Shqipëria i ka të qarta rreziqet e këtyrë fenomeneve në ekonominë formale, ajo dështoi të luftojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit përmes ekonomisë informale, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raporti vë në dukje se ka një mekanizëm kombëtar koordinues për hartimin e politikave për të adresuar rreziqet që vijnë nga pastrimi i parave, por ato nuk janë vënë në përdorim, ndaj nuk janë “plotësisht efektive”.
Një prej shqetësimeve kryesore sipas KE-së, është rreziku i pastrimit të parave që korrupsioni paraqet:
“Shpesh i lidhur me aktivitetet e krimit të organizuar, korrupsioni gjeneron shuma të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe dëmton seriozisht funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshme për rreziqet nga korrupsioni, por fokusi i zbatimit të ligjit për të targetuar pastrimin e parave lidhur me korrupsionin ka qenë shumë i kufizuar. “
Për më tepër numrin i hetimeve të këtyre rasteve po ulet gjithnjë e më tepër dhe pothuaj gjithnjë, hetimet pezullohen ose ndalohen nga prokuroria.
Lidhur me konfiskimin e të ardhurave nga aktivitetet kriminale, megjithëse Shqipëria ka një kuadër të plotë ligjor, sasia dhe vlera e konfiskimeve nuk përputhet me nivelin e lartë të kriminalitetit në vend. Në praktikë, në Shqipëri përdoret më shumë konfiskimi i aseteve pa dënuar pronarët, ndërsa konfiskimi i aseteve shoqëruar me procedim penal, i cili është i detyrueshëm të zbatohet për të gjithë veprat penale, përdoret rrallë.
Për sa i përket financimit të terrorizmit, Shqipëria nuk ka një qasje sistematike të mirëpërcaktuar, për të të identifikuar dhe hetuar raste të financimit të aktiviteteve apo organizatave terroriste.
Sipas raportit, rreziqet kryesore të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit vijnë nga të ardhurat e krijuara si pasojë e trafikimit të lëndëve narkotike, krimi në dogana, evazioni fiskal dhe korrupsioni.
Grupet e krimit të organizuar shqiptarë që merren me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore janë aktivë në shumë vende të Evropës. Të ardhurat e krimeve të tilla qarkullohen dhe investohen pa kontrolle në disa forma në Shqipëri, veçanërisht nëpërmjet investimeve në pasuri të paluajtshme dhe kompanive fiktive. Këto forma investimi, bashkë me përdorimin e lartë të parave cash dhe tregun e madh të ekonomisë informale janë tregues të pastrimit të parave.
Nesër ora 17.00 protestë para Kryeministrisë, Rama në panik s’jep leje, Meta: Hajdeni tek unë
Nesër në orën 17.00 qytetarët të organizuar në rrjetet sociale nga një përfaqësi emigrantësh do të protestojnë në orën 17.00 përpara Kryeministrisë megjithëse ministria e Brendshme nuk ka dhënë leje për protestën. Organizatorët thanë se ata do të protestojnë pavarësisht pengesave nga qeveria. Rama është rrethuar nga protestat dhe kjo duket ka bërë që ata ta lenë nervat dhe të mos lejojë protestat, ndërkohë që ligji thotë se protestuesit vetëm duhet të njoftojnë policinë, por jot ë marrin leje prej tyre.
Në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, Presidenti Meta u përgjigj se: “shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tille te këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.
Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve?
Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim.
Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra?
Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.
Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?
Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.
Katër organizata ndërkombëtare paralajmërojnë Ramën për ligjin e shpifjes
Katër organizatat e dërguan letrën e hapur për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni të mërkurën dhe kërkuan tërheqjen e tyre nga iniciativa për të ndryshuar dy ligje të cilat parashikojnë regjistrim, mbikëqyrje, gjobitje dhe mbyllje të medias në internet dhe që janë prezantuar pak javë më parë në kuadër të asaj që kryeministri e quan “paketë antishpifje”.
“Iniciativa juaj bie ndesh praktikave më të mira dhe është kundër rekomandimeve të OSBE-së dhe shkakton shqetësime të mëdha për ne,” shkruhet në letër.
“Nëse projektligjet e propozuara miratohen nga parlamenti, ato do të dëmtojnë rëndë qarkullimin e lirë të informacionit dhe do të kenë efekt pengues për median në internet e do të kufizojnë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për akses në informim,” vijon më tej letra.
“Ne shprehim zhgënjim të thellë se ky ligj është hartuar pas dyerve të mbyllura, pa përfshirë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile përgjatë procesit të hartimit,” vijon më tej letra.
Dy projektligje të hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave.
Kryeministri Edi Rama është ankuar vazhdimisht për ato që i quan “shpifje” në media, në përgjithësi atë në internet dhe ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit se do të marrë masa.
Gjithsesi, masat që synohen të ndërmerren prej tij konsiderohen nga organizatat ndërkombëtare si shkelje e rëndë e lirisë së medias.
“Ne ju kërkojmë ju të ndërprisni menjëherë iniciativën për të amenduar këto dy projektligje dhe të përfshini gazetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës në çfarëdolloj iniciative që prek lirinë e shprehjes, median dhe gazetarët,” shkruhet në letër.