25.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Rama, 1.5 milionë euro të tjera Gjicit të vet me akt të fshehtë normativ për fushatën në Kukës

Me aktin e fshehtë normative, Edi Rama financon klientin dhe kandidatin e tij për Kukësin, Safet Gjici, me 1.5 milionë dollarë për një projekt të pakontraktuar nga qeveria.
Deklarata e plotë e Dorian Telitit, këshilltar për ekonominë
Qeverisja e Edi Ramës është një dështim për arkën e parave publike, por jo për xhepin e miqve, klientëve dhe atyre me të cilët Edi Rama synon të blejë zgjedhjet. Safet Gjici është njëri prej tyre.
Në 11 muaj, dështimi në mbledhjen e të ardhurave është spektakolar. Buxhetit të shtetit i mungojnë 122 milionë dollarë, dëshmi kjo e krizës ekonomike të familjeve shqiptare dhe e abuzimeve korruptive në tatime dhe dogana.
Por klientët me të cilët Rama mban pushtetin, nuk e ndjejnë krizën, sepse paratë që duhet të shkonin, përshembull për të financuar studimet dhe jetesën e studentëve në varfëri ekstreme ekonomike, i merr Safet Gjici, kandidati i përhershëm i Edi Ramës për Kukësin.
Me aktin e fshehtë normativ, Edi Rama i ka shkurtuar investimet në arsim, por i ka dhënë Safet Gjicit 1.5 milionë dollarë për një punë, për të cilën ai nuk ka lidhur kontratë me qeverinë, por me Universitetin e Durrësit.

Nëpërmjet kompanisë “Kevin Construction”, Safet Gjici ka lidhur kontratë prej 5 milionë dollarë me këtë universitet, i cili, sipas dokumentave të tenderit, duhej të financohej plotësisht nga të ardhurat e vetë Universitetit.
Në realitet është ndryshe. Në këtë rast qeveria është treguar plotësisht klienteliste.
Në vend që të shlyejë rreth 240 milionë dollarë detyrime të prapambetura, të konstatuara nga FMN, qeveria e Edi Ramës mbush xhepin e Safet Gjicit me 1.5 milionë dollarë për një projekt ku ajo nuk ka asnjë detyrim.
Në Shqipëri janë me dhjetëra projektet që Universitetet kanë kontraktuar me kompanitë private, por Edi Rama ka përzgjedhur të financojë vetëm njërin prej tyre, atë të klientit Safet Gjici.
Në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës Safet Gjici ka marrë rreth 30 milionë dollarë tendera, shumicën e të cilëve pa garë apo me garë fiktive. 30 milionë dollarë janë të mjaftueshme për të nisur ngritjen e një infrastrukture moderne, me auditorë, biblioteka dhe pajisje laboratorike për të gjithë universitetet e vendit.
Qeveria ka detyrimin të përgjigjet sot përse, mes dhjetëra projekteve të tjera, ka përzgjedhur të financojë me 1.5 milionë dollarë vetëm kompaninë e Safet Gjicit, kandidatit të tij për Kukësin.

Edhe INSTAT e qeverisë e pranon: 84% e shqiptarëve ikin sepse nuk ka punë

Arsyet që shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit lidhen me faktorët shtytës ekonomik.
INSTAT njofton se sipas anketës së Forcës së Punës, 2017, se arsyeja kryesore e largimit nga Shqipëria është “Mundësi punësimi” me 84,0 % të përgjigjeve.
Bashkimet familjare ose arsye të tjera që lidhen me familjen janë shkak për emigracionin në masën 4.6%, ndërsa 3.6 për qind e të larguarve nga vendi janë për qëllime studimi.
INSTAT vëren se, emigrimi ishte arsyeja kryesore për rënien e popullsisë në Shqipëri para vitit 2001 dhe në periudhën 2001-2011.
Disa qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi një humbje që nuk u kompensua nga imigracioni dhe rritja natyrore. Ky emigrim masiv ishte shkaku kryesor i ndryshimit të popullsisë nga një rritje e lartë vjetore e popullsisë në periudhën e censeve 1979-1989 prej 2.0 për qind, me një rritje negative (- 0.3 për qind në vit) në periudhën pasuese të censeve 1989-2001.
Në terma absolutë, rritja e popullsisë prej pothuajse 600 mijë personave që u vëzhgua në periudhën midis censeve para vitit 1989 u shndërrua në një rënie prej më shumë se 100 mijë në atë pas vitit 1989.

Censi i vitit 2011 përfundimisht tregoi se emigrimi ishte faktori më i rëndësishëm në humbjen neto të popullsisë prej 269 mijë personave në periudhën 2001-2011, duke përbërë 8.8 përqind të popullsisë së vitit 2001. Sipas vlerësimeve indirekte të INSTAT-it, gjatë kësaj periudhe rreth 482 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, një numër që u kompensua pjesërisht nga imigracioni dhe rritja natyrore.
Por një studim i muajve të fundit i Qendrës për Kërkime Sociale dhe Ekonomike për potencialet e emigrimit tregon për një tendencë të lartë ikjes nga vendi të familjeve më të ardhura të larta.
Pavarësisht se dëshira për migrim vërehet tek të gjitha grupet shoqërore, ajo nuk është më një karakteristikë vetëm e grupeve të varfra të shoqërisë shqiptare.
Vrojtimi i ndau të anketuarit në 10 grupe të mëdha, duke u bazuar në të ardhurat mujore ose vjetore të familjes së tyre . Të dhënat e anketës tregonin se migrimi potencial ishte më i lartë te familjet që e karakterizonin gjendjen financiare si “fare e pamjaftueshme”, e “pamjaftueshme”.
Anketimi i vitit 2018 gjeti se rreth 55% familjeve që kishin të ardhura ndërmjet 1000-1400 eurove, donin të iknin. Gjithashtu, në këto përmasa, planifikojnë të ikin edhe personat me paga 470 deri në 950 euro në muaj. Nga ana tjetër, shihet se më pak se 50% e personave me paga nën 370 euro planifikojnë të ikin.

Presidenti Trump viziton Irakun

Presidenti Trump vizitoi forcat ushtarake amerikane në Irak, një udhëtim surprizë dhe vizita e parë që u bëhet trupave të stacionuara jashtë në një zonë luftimi nga një komandant i përgjithshëm i cili e ka bërë përparësi tërheqjen amerikane nga luftërat jashtë vendit.
Presidentit dhe Zonja e Parë, Melania, vizituan fillimisht bazën ajrore Al-Assad në Irak, ku u takuan me ushtarët.
Vizita, e mbajtur e fshehtë me mjaft kujdes, vjen ndërkohë që qeveria federale amerikane është në mbyllje të pjesshme. Ajo vjen gjithashtu më pak se një javë pasi zoti Trump njoftoi planet për tërheqjen e trupave nga Siria dhe rreth gjysmës së atyre në Afganistan, duke zemëruar madje disa nga aleatët e tij më të vendosur politikë.
“E bëra të qartë që në fillim se misioni ynë në Siri ishte t’i hiqnim ISIS-it bazat e tij ushtarake”, tha Presidenti Trump.
“Tetë vjet më parë ne shkuam atje për tre muaj dhe nuk u larguam kurrë”, tha ai, duke shtuar se prania amerikane në Siri nuk synonte të ishte e pafundme në kohë,” tha Presidenti.
Vendimi që ai mori për Sirinë, megjithë kundërshtimet e gjeneralëve dhe këshilltarëve civilë amerikanë, çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes Jim Mattis.
Vendi që zoti Trump zgjodhi për të vizituar është skenë ku ai nuk ka premtuar një tërheqje të shpejtë të forcave. Iraku është gjithashtu vendi ku ai thotë se ka arritur fitoren e tij më të madhe ushtarake, humbjen e Shtetit Islamik në Mosul, qytetin irakian ku udhëheqësi i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi deklaroi fillimin e të ashtuquajturit kalifat.
Sulmi ndaj Mosulit nga forcat irakiane, mbështetur nga amerikanët, filloi në kohën e Presidentit Barak Obama, por arriti kulmin në verën e vitit 2017 nën zotin Trump.
Presidenti Trump pritet të bëjë dy ndalesa në udhëtimin e tij pas Krishtlindjes, duke dhënë mesazhin festiv për më shumë se 5.000 forcat amerikane të stacionuara në Irak.

Trump: Amerika nuk është më “polici i botës”

Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më polici i botës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën (26.12) në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar. Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm “kohë”, tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e “Shtetit Islamikt” është “mundur gjerësisht”.
“Ata nuk paguajnë”
“Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë”, tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se “ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake.”
Trump vizitoi papritur të mërkurën nën shoqërinë e bashkëshortes, Melania trupat amerikane në Irak. Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për “t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t’u uruar Gëzuar Krishtlindjet”.
Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan. Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij. Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein.

…ai nuk e di se partia e tij i ka bërë lekët me larjen e parave dhe blen lirisht votën e njerëzve të varfër

Shpeshherë, në romanet që kanë pasur në qendër jetën dhe sjelljen e mbretërve të Francës, është folur për atë që quhet “harrimi institucional i madhërisë”. Është një mosvëmendje e pakujdesshme e njeriut të veshur me pushtet. Vetë pushteti siç është tërheqës, bëhet i pavëmendshëm. Arroganca dhe diletantizmi ndihmojnë dukshëm për këtë.
Shkëputja nga realiteti dhe përqeshja e tij janë disa nga rezultatet e përdorimit të skajshëm të pushtetit. Aq gënjeshtar sa është pushteti, ia del të bindë përdoruesin e tij se do të zgjasë gjithmonë. Por nuk ndodh ashtu.
Vjen si pa kuptuar e papritur ai moment kur ushtruesi e përdoruesi i pushtetit mbetet bosh, i pafuqishëm dhe pa shpjegim. Sidomos i varfër në shpjegim.
Ndaj ai zgjedh të bëhet i painformuar. Pra, nuk e ka ditur se reforma paska dështuar dhe se universitetet drejtohen nga një klasë akademike, pushtuese dhe bosh. Nuk e ka ditur se vendi është kanabizuar. Nuk e ka ditur se ministrat e tij akuzohen për vjedhje. Nuk e ka ditur se tenderat bëhen me falsifikime. Nuk e ka ditur se pikërisht ai ka takuar vazhdimisht bosët e mediave të mëdha dhe u ka bërë favore që kazani të mbyllë gojën. Ai nuk e ka ditur asnjëherë se vetë ai u dërgon gazetarëve, prokurorëve, gjykatësve, ambasadorëve, mesazhe kërcënuese ose u telefonon për t’i sharë e kërdisur.
Ai tani nuk e di që Shqipëria i ka shpenzuar lekët e veta për rrush e kumbulla. Ai nuk e di se partia e tij i ka bërë lekët me larjen e parave dhe blen lirisht votën e njerëzve të varfër. Që rinia dhe çdokush që mundet, ikën prej këtij vendi nga sytë këmbët.
Votre ‘Majeste’ – si vous etes mal informe
Vous feriez mieux de quitter votre trone!
(Madhëria juaj, nëse ju jeni i keqinformuar, do të bënit mirë ta linit fronin tuaj)
*Monolog në emisionin “A”

Korrupsioni gërryen buxhetin, 126 milionë USD më pak se parashikimi!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një reagim në Facebook analizon situatën ekonomike në vend si edhe buxhetin. Ajo shkruan se rritja ekonomike rezulton përherë më e ulët se sa pritshmëria qeveritare ndërsa mbledhja e të ardhurave është e mangët.
“Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018)”, shkruan Tabaku, ndërsa thekson se subvencioni i vetëm qeveritar që ka funksionuar në vend është ai i mbështetjes së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.
Postimi i plotë
Një emërues i përbashkët i qeverive Rama ka qenë mospërmbushja asnjëherë e pritshmërive ekonomike që vetë janë vendosur prej tyre. Për çdo vit buxheti i miratuar nga qeveria nuk përmbushet anjëherë dhe ndryshohet në mes të rrugës përmes akteve normative. Rritja ekonomike rezulton përherë më e ulët se sa pritshmëria qeveritare ndërsa mbledhja e të ardhurave është e mangët.
Kësaj aksiome rilindase nuk i shpëton as buxheti 2018 i cili u miratua me pompozitet dhe që rezultoi si çdo vit buxhet varfërimi. Deri më tani në buxhetin e shtetit rezultojnë 126 mln USD më pak se sa planifikimi fillestar i qeverisë (pra nga parashikimi i kryer në Janar 2018). Doganat dhe tatimet kanë grumbulluar 122 mln USD më pak se sa buxheti fillestar i propozuar nga qeveria.

Kjo rënie e vazhdueshme e të ardhurave ka dy arsye: së pari taksa progresive e cila ka sjellë një sistem ku nxitet informaliteti dhe ku bizneset janë detyruar në masë të deklarojnë më pak të ardhura, qoftë prej rritjes së vazhdueshme të taksave qoftë dhe prej rënies së përgjithshme të fitimeve. Dhe së dyti rënia e konsumit e cila vihet re në mënyrë të menjëhershme tek të ardhrurat që mblidhen nga TVSH. Kjo duke qenë se ndër të tjera TVSH mat edhe në mënyrë indirekte konsumin mosrealizimi i të ardhurave prej 63 milionë Euro tregon së pari një rënie konsumi dhe së dyti që vendosja e TVSH tek biznesi vogël nuk ka pasur efektin e dëshuar por informaliteti vazhdon.
Kjo sigurisht që reflektohet në mbyllje të biznesve të cilat duket se e kanë të pamundur që të përballojnë rritjen progresive të taksimit mbi to. Rritje që sikundër është e qartë për çdo qytetar shkon në xhepin e oligarkëve apo për luksin e qeverisë. Zëri i Investimeve publike, në buxhet, rezulton të ketë një mosrealizim prej 290 mln USD (1 e treta e investimeve nuk është realizuar akoma). Në vlerën prej 570 mln USD të disbursuar nga qeveria vërehet përkujdesja që qeveria të paguajë projektet disa miliardëshe të inceneratorëve e koncesionet në kurriz të investimeve publike në përgjithësi.
E vetmja “mrekulli” e rilindjes është krijimi i ekonomisë së narkosit. Subvencioni i vetëm qeveritar që ka funksionuar në vend është ai i mbështetjes së krimit të organizuar dhe grupeve kriminale.

Kjo ka sjellë për rrjedhojë zhvlerësimin e euros në një kohë kur monedha europiane është në rritje të vazhdueshme në treg. Sakaq, ky zhvlerësim ka vendosur një lak në fytin dhe të prodhuesve shqiptarë e veçanërisht të fasonëve të cilët janë duke pasur një rënie të fitimeve të tyre. Kjo situatë stagnacioni dhe kjo rënie e paralajmëruar tashmë e fitimeve të këtyre kompanive do të bëjnë që bilanci negativ tëthellohet akoma dhe më shumë në ditët e fundit të vitit. Pra më pak punësime, ulje page madje edhe shkurtim të vendeve të punës.
Aktet normative, korrigjimet sporadike të taksave, dhe çdo rregullim tjetër mund të ishin zgjidhje disa vite më parë. E vetmja zgjidhje mbetet rikonceptimi i sistemit fiskal me një taksë të sheshtë, dhënia frymë e biznesit privat, rikonceptimi i modelit ekonomik për të gjetur burime të tjera rritjeje si dhe mbështetja me politika fiskale e atyre që punojnë duke promovuar tregun e lirë dhe jo tregun e komanduar të oligarkëve, siç ka ndodhur në këto vite!
Dhurata e qeverisë për shqiptarët në 2018 ka qenë një buxhet me më shumë taksa dhe me më pak mundësi punësimi. Si dhe abuzimi me 957 mln euro me fondet e buxhetit që raporton KLSH në auditimin e fundit për buxhetin e shtetit.

Vetëm një cigare në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50%

Personat të cilët janë duke e zvogëluar numrin e cigareve që i konsumojnë brenda ditës, prapëseprapë mund të jenë duke u rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse si ato të zemrës.
Sipas ekspertëve, pirja e vetëm një cigareje në ditë mund të ketë efekte drastike në mirëqenien e përgjithshme.
Sipas një studimi të publikuar në ‘The BMJ’, pirja e një cigareje në ditë e rritë në mënyrë të jashtëzakonshme rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës.
Sipas hulumtuesve, shanset për të zhvilluar sëmundje të zemrës dhe për të pësuar sulm në tru një person që e konsumon vetëm një cigare në ditë janë sa gjysma e një duhanpirësi që i pinë 20 cigare në ditë.
Pra, nuk ka rëndësi që jeni duke konsumuar më pak cigare, sepse prapëseprapë jeni të rrezikuar me një shkallë shumë të rrezikshme.

Faktorët që çojnë të rinjtë drejt vetvrasjes

Adoleshentët të cilët kanë histori me problemeve kanë një rrezik më të madh për të vrarë veten, sipas studimeve të reja.
Zbulimet kanë theksuar rëndësinë e kuptimit të mekanizmave social të vetëvrasjes dhe nevojës për intervenime efektive sa më të hershme me qëllim të zvogëlimin të rrezikut të vetëvrasjeve te fëmijët.
Hulumtimi ka përfshirë thuajse 550,000 njerëz nga Suedia, ndërsa përgjatë studimit 431 persona kishin kryer vetëvrasje.
Hulumtuesit kanë treguar se ekziston një ndërlidhje mes vetëvrasjes dhe disa fatkeqësive.
Këto fatkeqësi përfshijnë: ndonjë vdekje në familje; nëse prindërit kanë abuzuar me substanca të ndryshme; nëse ndonjëri nga prindërit ka pasur çrregullime mendore; nëse prindërit kanë pasur prapavijë kriminalistike; nëse prindërit i janë ndarë ose nëse fëmija është rritur nga njëri prind, etj.
Rreziku kishte qenë më i madhi kur fëmijët i kishin pasur dy nga këto fatkeqësi, por vlen të ceket se rreziku i përgjithshëm i vetëvrasjeve te fëmijët është i ulët, dhe fëmijët të cilët përjetojnë fatkeqësi të tilla jo domosdoshmërish e vrasin veten.

Studimi: Kërpudhat ulin rrezikun e kancerit të gjirit me 64%

Egjiptianët e lashtë besonin se konsumi i kërpudhave sillte jetë të gjatë. Sot, studiuesit kanë arritur të konfirmojnë këtë besim. Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Australisë Perëndimore, ngritën një kërkim në mbi 2000 gra kineze, gjysma e të cilave vuante nga kanceri i gjirit. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura, gratë që konsumonin vetëm 10gr kërpudha të freskëta çdo ditë, kishin 64% më pak rrezik të prekeshin nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, konsumi i kërpudhave të thata kishte përgjysmim të efektit mbrojtës. Fakti me impresionues ishte se, gratë që kombinonin konsumin e kërpudhave me çaj jeshil, kishin një mbrojtje akoma më të madhe, duke rrëzuar rrezikun me 89%.
Përse kërpudhat luftojnë kancerin?
Kërpudhat mendohet të mbrojnë kundër kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera te varur nga hormonet, duke penguar enzimën “aromatase” e cila prodhon estrogjen. Kërpudhat janë një nga ushqimet e rralla që e pengojnë këtë enzime, një tjetër është shega. Dhe disa varietete, fare lehtë të gjindshme, si kërpudhat e bardha shampinjon apo portobelo, kanë një efekt anti – aromatase të fortë.
Por, kërpudhat kanë një efekt mbrojtës përtej kancerit të lidhur me hormone. Kërpudhat përmbajnë lektina të specializuara, të cilat janë gjetur të parandalojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kanceroze.
Cilat kërpudha kanë më shumë efekt anti-kancer?
Kërpudhat e bardha, portobelo, shitake, porcini, kanë të gjitha përbërës bioaktiv që lidhen me veprimtari anti-kanceroze. Këto fitokimikate pengojnë formimin e enëve të gjakut që ushqejnë masat tumorale, pengojnë rritjen dhe shumimin e qelizave kancoregjene të stomakut, gjirit, kolonës dhe prostatës.
Me sa duket, kërpudhat e bardha janë ato që kane një efekt më të fuqishëm kundër kancerit të gjirit. Prandaj, konsumi i tyre i përditshëm mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm në ecurinë e shëndetit tuaj.

Ushqime të tjera që luftojnë kancerin e gjirit
Shegët, për të njëjtën veprimtari si kërpudhat.
Lakra dhe lulelakra – vendet që i konsumojnë më shumë kanë më pak prekje nga kjo sëmundje.
Çaji jeshil – efekti mbrojtës varet shumë nga gjene të caktuara.
Farat e linit: 25gr në ditë rezultuan në efekte pozitive, por të tjera studime nevojiten për ta përforcuar.
Buka e thekrës: me sa duket bashkëveprimi midis fibrave, vitaminave, lignaneve dhe acidit fitik, e bëjnë bukën e thekrës unike në mbrojtjen kundër kësaj sëmundje.
Thjerrëzat dhe fasulet, arrat, boronicat, spinaqi, vezët dhe salmoni, rezultojnë aleate të çmuar të shëndetit të gruas për sa i takon kancerit te gjirit.
Vitamina D: disa studime pro dhe retrospektive sugjerojnë se nivelet e vitaminës D në gjak më pak se 20ng/ml, lidhen me 30-50% më shumë rrezik nga kanceri i gjirit.
Si përfundim…
Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme, konsumi i një diete të pasur në ushqime me forcë antioksiduese dhe ekspozimi i mjaftueshëm në rrezet e diellit, janë hapa vendimtar në shëndetin e gruas.

Supermashtrimi i Ramës/ Si i premtoi mbështetje për kurim sportistit, nuk i dha asnjë qindarkë!

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar gjatë ditës së stome një video në të cilën dëgjohet kreu i qverisë ku shprhej se do të ndihmonte mundësin shqiptar, Leonardo Frrokaj.
Arsyeja qe me detyron te shkruaj kete status, thotë Spaho, është qendrimi i pafytyrë i qeverisë Rama. “Ky sportist konkuroi si pjese e ekipit kombetar te mundjes te Shqiperise per moshat. Ai u la i vetem ne fatkeqesine e tij duke mbijetuar vetem nga sakrifica e jashtezakoneshme e familjes dhe babait te tij Andon Frrokaj. Shteti shqiptar nepermjet gojes se ministres te Shendetesise dhe dy deklarimeve te Kryeministrit Rama garantuan se do i mbulojne shpenzimet e kurimit te cilat jane me shume se 200 milione leke”.
Postimi i plotë
Sa mire! Gjithmone kur dikush sakrifikon ne detyre dhe ne emer te shtetit duhet te ndihmohet dhe mbulohen shpenzimet e kurimit. Kjo vajze e meriton dhe uroj qe Rama ta kete seriozisht dhe te kujdeset per te.
Shprehem keshtu sepse Rama ndryshe thote dhe ndryshe vepron. Rreth nje vit me pare ne kampionatin europian te mundjes ne Slloveni, mundesi yne me arritje nderkombetare, Leonardo Frrokaj, ne takimin gjysem final, theu shtyllen kurrizore. Ky djale i ri 17 vjecar ka kaluar nje kalvar fatkeqesish dhe dhimbjesh. Vetem vullneti i Perendise, kembengulja dhe sakrifica e tij dhe e familjes bene qe ai hap pas hapi ti shkeputet kthetrave te vdekjes dhe ti rikthehet jetes. Rasti i tij eshte nje mrekulli e vullnetit njerezor dhe kujdesit te mjekeve me shume se profesioniste sllovene.
Pas nje viti, Leonardo eshte ne faze rikuperimi kur te gjithe ja kishin hequr fillin e jetes. Ai me vullnetin qe ka dhe sakrificen e madhe te familjes se tij, besoj se do i rikthehet jetes normale.

Arsyeja qe me detyron te shkruaj kete status eshte qendrimi i pafytyre i qeverise Rama. Ky sportist konkuroi si pjese e ekipit kombetar te mundjes te Shqiperise per moshat. Ai u la i vetem ne fatkeqesine e tij duke mbijetuar vetem nga sakrifica e jashtezakoneshme e familjes dhe babait te tij Andon Frrokaj. Shteti shqiptar nepermjet gojes se ministres te Shendetesise dhe dy deklarimeve te Kryeministrit Rama garantuan se do i mbulojne shpenzimet e kurimit te cilat jane me shume se 200 milione leke.
Jam angazhuar personalisht me drejtues te maxhorances qe ketij sportisti te kombetares ti akordoheshin fondet e kurimit te tij ne Slloveni. U premtua qe parate do paguheshin cdo muaj me keste. Pas nje viti nga aksidenti i tij tragjik, Leonardo po lufton te rikuperohet dhe te kthehet ne normalitet duke pasur shtyllen kurrizore te thyer dhe nje sere organesh te tjera jetesore te prekura rende nga aksidenti ne shtylle. Te gjithe ekspertet e mjekesise, kryesisht te huaj, jane shprehur qe ky eshte nje rast i pabesueshem dhe i vlefshem per manualet mjeksore. Leonardo me vullnetin e tij te hekurt dhe doren e Perendise do kthehet shpejt ne jeten normale.
Por per fat te keq, megjithe premtimet qeveritare ai ka marre ???????????????? leke nga buxheti i shtetit per te mbuluar shpenzimet e trajtimit mjeksor. Te gjithe genjyen duke filluar nga Kryeministri Rama. Te gjithe faturat financiare jane mbuluar nga buxheti i familjes dhe kontributet e Federates Shqiptare te Mundjes dhe asaj Europiane.
Le ti paguhen te gjitha shpenzimet vajzes police te demtuar ne krye te detyres sepse e meriton por eshte turp qe qeveria e braktisi Leonardon duke genjyer qe do i mbulonte shpenzimet e trajtimit mjekesor dhe detyruar familjen te shpenzoje gjithe kursimet e jetes per te shpetuar jeten e djalit te tyre.