30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Ligji antishpifje i Ramës, ish-ministri: Edhe të huajt janë kazanë, apo artistë?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve në lidhje me ligjin për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se të gjithë janë kundër ligjeve anti-portal të Ramës. Mes ironisë ish-ministri i LSI-së pyet me habi nëse edhe të huajt janë kazanë, apo artistë.
“Si ka mundësi që gjithë dynjaja është kundër ligjeve anti- portal të qeverisë sonë?!
Të jenë kazanë edhe të huajt?! Apo janë artistë?!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se pak ditë më parë katër organizata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, një letër të hapur ku i kërkuan tërheqjen nga ligji për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online. Kjo iniciativë u prezantua pak kohë më parë nga kreu i qeverisë dhe lidhet me atë që ai e quan “paketa antishpifje”.
Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufi i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet. Projektligjet e hartuara nga qeveria parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, një komision pranë AMA, i cili do të ketë fuqinë të gjykojë nëse media është e njëanshme apo e paanshme, nëse ajo cënon moralin publik apo jo dhe nëse e gjykon të arsyeshme, mund të vendosë gjoba deri në 8 mijë euro dhe të urdhërojë mbylljen e këtyre mediave.

Skandal te Prokurimet/ Zhduket nga sistemi oferta për tenderin 3 miliardë lekë

Një “situatë të paprecedent” e ka konsideruar Komisioni i Prokurimit Publik një zhvillim anormal, ndoshta edhe skandaloz që ka ndodhur në tenderin e zhvilluar nga Ministria e Brendshme për blerjen e këpucëve për Policinë e Shtetit, me vlerë rreth 3 miliardë lekë (të vjetra).Komisioni i Prokurimit Publik, gjatë shqyrtimit të një ankese për këtë tender, ka konstatuar se “për shkak të një situate të pa ndodhur më parë” zgjidhja mund të gjendet vetëm pas një hetimi penal për ndërhyrjen e paautorizuar në sistemin elektronik të prokurimeve.
Njëra prej kompanive pjesëmarrëse në tender ka ngritur dyshimin se ka pasur ndërhyrje në sistemin elektronik të prokurimeve publike, veprim nëpërmjet të cilit është fshirë oferta e saj në mënyrë abuzive, duke e përjashtuar atë nga gara.
Ky është një rast i pahasur më parë, të paktën në praktikën e Komisionit të Prokurimit Publik, i cili vë në pikëpyetje seriozitetin dhe garancinë e sistemit elektronik për procese të rregullt tenderuese që zhvillojnë institucionet shqiptare.
Në 10 gusht 2018, Ministria e Brendshme hap procedurën e tenderit për “blerje këpucësh për uniformat e policisë së shtetit”. Sipas njoftimit, ofertat pranoheshin deri në datë 5 Tetor 2018. Pak ditë më vonë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i Ministrisë së Brendshme fton kompanitë në seancën e hapjes së ofertave.

Në këtë seancë, Komisioni i Tenderit i thotë përfaqësuesit të njërës prej kompanive se nuk mund të ishin të pranishëm, pasi nuk kishin dorëzuar ofertë. Ky konstatim shkaktoi menjëherë reagimin e kompanisë, të cilët kërkuan sqarime nga autoriteti kontraktor.
Pas ankesën zyrtare, shoqëria e përjashtuar nga tenderi u pajis me një passëord të ri për të hyrë në sistem. Sistemi mënyrës së funksionit të sistemit të prokurimeve publike, operatorët ekonomikë, pasi dorëzojnë ofertat e tyre në mënyrë elektronike, nuk mund të realizojnë asnjë ndryshim tjetër.
Por, kompania që ka ankimuar tenderin për këpucët e Policisë, pasi u pajis me passëord-in e ri, konstatoi se disa ditë pasi pasi kishte dorëzuar dokumentat në mënyrë elektronike, oferta e saj ishte fshirë. Në sistemin elektronik, një veprim i tillë kishte lënë “gjurmë”, nga persona ende të paidentifikuar.
Pas këtij konstatimi, kompania e përjashtuar nga tenderi dorëzon një ankesë tek autoriteti kontraktor, pra tek Ministria e Brendshme, në të cilën sqaron se ka pasur ndërhyrje në të dhënat e dorëzuara prej saj, ndërhyrje të cilat nuk kishte asnjë mundësi teknike t’i kishte kryer vetë ky operator ekonomik.
Ministria e Brendshme, pasi shqyrtoi ankesën e kompanisë së përjashtuar, vendosi t’ia refuzojë pretendimet. Në këto kushte, operatori ekonomik i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), si institucioni që merr vendimin përfundimtar për tenderat publikë.

KPP, pasi shqyrtoi ankesën e kompanisë private, konstatoi se ai nuk kishte autoritet për t’i dhënë një përgjigje kësaj situate. Në vendimin e tij, dt. 6.11.2018, Komisioni i Prokurimit Publik, shprehet: “KPP sqaron se, përpara këtij rasti të paprecedent, operatori ekonomik akimues nuk legjitimohet që të paraqesë ankesë pranë këtij të fundit, si organ i cili shqyrton ankesa vetëm kur interesi i operatorit ekonomik cënohet nga një vendim i autoritetit kontraktor, për sa kohë autoriteti kontraktor nuk ka ndërmarrë asnjë vendim në lidhje me këtë procedurë prokurimi dhe nuk ka dalë me një vendim përfundimtar në rastin konkret”.
Komisioni i Prokurimit ka shprehur habinë e tij për të situatë të pandodhur më parë dhe e ka parë veten në kushtet që nuk mund t’i jepte zgjidhje këtij rasti. “Për shkak të një situate të pandodhur më parë për gjykim pranë Komisionit të Prokurimit Publik, duke qenë se ky i fundit e ka të pamundur të verifikojë pretendimet e ngritura nga operatori ekonomik ankimues në lidhje me veprimet që kanë ndodhur me sistemin e prokurimeve elektronike, konkretisht në llogarinë personale të përdoruesit të shoqërisë “XXX” sh.p.k., pasi nuk janë pjesë e hetimit dhe shqyrtimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik, vlerëson të drejtë faktin që ky operator i është drejtuar organeve të hetimit për sqarimin e situatës së ndodhur, shprehet Komisioni i Prokurimit Publik.
/Boldnews.al

Reagon ish-Presidenti: Rama jo vetëm i mashtroi studentët, por edhe i kërcënoi…

Ish-Presidenti Bujar Nishani e ka quajtur mashtrim për herë të tretë, gjithe sa deklaroi dje kryeministri Rama lidhur me zgjidhjen që qeveria u jep kërkesave të studentëve.Më një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar: A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Sipas Nishanit, Rama jo vetem nuk zgjidh kërkesat legjitime të studentëve protestues, por edhe i kërcenon ata “se do t’u bëjë vettingun e anglishtes”.
Kërkesat dhe beteja civile e studentëve për arsim dhe dije u injoruan e u hodhën poshtë edhe nga monologu i fundit për shtyp i kryepërgjegjësit të situatës dramatike të studentëve shqiptarë. Kërkesat normale të studentëve konvergojnë thjesht e qartë në dy pika për veprim qeveritar.
A- Ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë,
B- Ndryshimin e buxhetit të shtetit.
Studentët kanë kërkuar thjeshtë e qartë që të rrëzohet grabitja që ju bëhet atyre me ligjin e antiarsimit si dhe rialokimin e fondeve ; nga konçensionet për oligarkët me të cilat shpenzohen 20 milion euro për 1 km/rrugë-unazë, disa qindra milion për taksë kalimi në autostrada shtetërore, qindra miliona të tjera në shërbime “fake” shëndetësore, në buxhetin e universiteteve publike, kartën e studentit dhe konviktet e tyre.
Në vend të veprimit, kryeministri zgjodhi përsëri monologun shterpë dhe kërcënimet qesharake prapa grilave të ulura qeveritare. Vendosi të gënjejë përsëri studentët dhe familjet e tyre.
Ky është një mashtrim për të tretën herë ! I gënjeu për herë të parë në 2013, gënjeu e nuk zbatoi asgjë. Në 2017, i gënjeu për herë të dytë, nuk zbatoi asgjë. Në fundin e 2018 i gënjeu përsëri për të tretën herë.

Kryepërgjegjësi i vuajtjeve të studentëve dhe familjeve të tyre doli në monologun e rradhës e foli për Vendime të Këshillit të Ministrave !!! Kushdo e di që VKM-të nuk kanë fuqi zbatimin pa ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe Buxhetit të Shtetit.
VKM-të janë akte nënligjore që nuk dalin dot mbi ligjin.
Ligji famëkeq antiarsim i ka ngarkuar studentët me “tarifën e aplikimit”, “tarifën e konkurimit”, “tarifën e rregjistrimit”, “tarifën e shkollimit”, “tarifën e studimit”, shto pastaj tarifa të tjera në të gjitha shërbimet kancelarike dhe laboratorike.
Skandaloze, një vjedhje e tillë mbi studentët e familjeve shqiptare që mjerohen çdo ditë e më shumë. Kot përpëlitet në sforcime monomediale Kryepërgjegjësi të gënjej e gënjej përsëri.
Studentët kanë kërkesa të qarta e të thjeshta. Kush flet për “dialog”, ose është jashtë realitetit ose është spekullant. Studentët nuk kanë kërkuar e nuk po kërkojnë risi, as diskutime si grupe interesi për çfar pritet të vij dhe si ?! Studentët kërkojnë nga Qeveria thjesht të bëjë punën e saj !
Studentët kërkojnë që Qeveria të përmbushë përgjegjësitë e saj politike dhe institucionale.
Ata kërkojnë që kryepërgjegjësi të mos gënjejë më. Çka për dialog këtu ? Dialog që qeveria të bëj apo jo punën e saj ?
Qesharake !
Në vend që kryeqeveritari të nis e bëj punën dhe detyrën e tij, ekzaktësisht për çka kërkoi votën dhe shqiptarët ja dhanë.
Asgjë më shumë, asgjë më pak.
“Ku është problemi këtu“ ?

Kryepërgjegjësi refuzon përsëri të bëj punën e tij.
Studentët kërkojnë ndryshimin e ligjit, kryepërgjegjësi bojatis vendimet e qeverisë !
Studentët kërkojnë konvikte, ai ju tregon për marrveshjet e qeverisë së tij me agjensitë turke !!!
Ata kërkojnë kartën e studentit, ai ju tregon memorandume me agjensi franceze, a thua se studentët po kërkojnë të vizitojnë Kullën Eiffel.
Jo mor jo !
Ata e kërkojnë kartën e studentit që të kenë transportin publik me kosto studenti, të shfrytëzojnë bibliotekat me kosto sudentore, të marrin ndihmën mjeksore emergjente me kosto studentore, të shfrytëzojnë shërbimet publike të shtetit me kosto studentore.
Studentët kërkojnë ulje të tarifave në raport me koston e jetesës, ai i kërcënon se do ju bëjë vetingun për anglishten !!!
Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave jetike që të mund të jetojnë dhe studjojnë, ai monologon për propagandë mediale. Asnjë sanksionim real ligjor, asnjë qindarkë e alokuar për ato çka thotë se do ti plotësojë.
Vazhdon të gënjejë. Asnjë fjalë për fazën e dytë të studimeve. Atë të masterit. Ky është modeli i ligjit shqiptar. Të dyja nivelet janë “de facto” të detyrueshme për tregun e punës e për pasojë jetën e studentëve. Jeta e studenteve është futur në kolaps. Jeta e familjeve të tyre është futur në kolaps. Kolapsin nuk e zgjidh vulgariteti digjital i qeverisë. As monologu përpara pasqyrës së dështimit. Atë mund ta zgjidhin vetëm studentët.
Presim studentët…

Presidenti kundër Ramës: Problemi i studentëve zgjidhet me dialog, jo me provokime

Pas vendimeve që miratoi dje Këshilli i Ministrave në lidhje me studentët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Korçës, Meta tha se, është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme.
“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studentëve në mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.
Problemi zgjidhet vetëm ne kete menyre, permes nje dialogu te sinqerte, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe permes nje bashkëpunimi te besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta.
Ndërkohë, në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, Presidenti Meta u përgjigj se: “shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tillë të këtë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.

Studentët nuk i “ndahen” Ramës, pankartat dhe memet më të pikasura të protestës vendosen te Kryeministria

Prej ditësh me rradhë studentët edhe pse me pushime, po vijojnë të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Edhe pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili mori disa vendime për plotësimin e kërkesave të tyre ato u shprehën se protesta do të vijojë dhe në janar, do të këtë sërish protesta masive.
Studentët këto ditë kanë gjetur mënyra të veçanta dhe kreative për të protestuar, duke i bërë “surpriza” kryeministrit Rama që të reflektojë për kërkesat e tyre.
Për ditën e sotme ata kanë menduar një mënyre të veçante protestën me anë të artit, pankartave dhe memeve.Protesta nga studentët është menduar si një ekspozite me memet më të pikasura të protestës, qe të nxjerrin dhe thelbin dhe nostalgjine siç janë shprehur studentët të ditëve të para të protestes, ku memet kanë qenë ato që kanë pikasur.
Ekspozita me meme e studentëve është parashikuar të rrije e hapur deri në oren 16:00
Gjithashtu ato i bënë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.

Edhe këtë vit në rrugët e PD-së!

Nga Dylejman Karaj

{Fakti/ Në 5-së vite, të qeverisë së “Rilindjes”, asnjë aks i rrugëve nacionale nuk është ndërtuar dhe as përfunduar.}

Propaganda mashtruese e qeverisë që vetëquhet turpësisht “Rilindje” reklamon si të ndërtuara rrrugë lokale dhe kombëtare vetëm në 3-D..Në fakt është shumë kollaj që të relaksohesh përpara një Compjuteri të markës “Dell”, “hp” “acer” etj, në një dhomë të mobiluar luks me taksat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe të hedhësh në ekran rrugë dhe autostrada madhështore me pamje në 3-D, për të cilat qeveria mashtruese thotë se do të ndërtohen brenda këtij apo atij viti apo një mandati..
Kjo bëhet vetëm për shpërlarje truri , për një kategori të caktuar dhe për fat të keq, shumë të gjërë qytetarësh të cilët ëndërrojnë, besojnë dhe fantazojnë për vepëra publike që nuk kanë nisur dhe që nuk do të mbarojnë kurrë , sepse jane vetëm në 3-D-të e qeverisë…madje propaganda e “Rilindjes” herë-herë tregohet e “sinqertë” në mashtrimet e saj okulte, kur thotë se : ”… ne bëjmë reforma dhe projekte për gjeneratën tjetër..”
Nuk ka tallje më të madhe dhe më fyese për ata votues që shpresuan dhe i besuan kësaj qeverie se gjërat në këtë vend,do të ndryshojnë shpejt dhe për më mire.
Por faktet në terren flasin ndryshe. Nëpër fusha e kodërina realiteti është gri dhe i zi. Asgjë nuk lëviz, asgjë nuk ka nisur prej vërteti por vetëm në grafikë 3-D…. Sepse për vepërat madhore, kërkohen politika serioze, projekte serioze, kërkohen fonde nga burime të ligjshme dhe transparente, kërkohen kompani, investitorë dhe zbatues punimesh seriozë me ndërgjegje të lartë nacionale.…
Por këto gjëra thelbësore bazike për shëndërrimin e vendit, i mungojnë kësaj qeverie mashtruese dhe të paskrupullt, ku për bosht ideologjik të moralit të saj ka vetëm hajdutërinë .

Janë fakte të vërteta dhe jo shpifje se në këto 5-së vite të qeverisjes së “Rilindjes Socialiste” nuk ka filluar asnjë aks i rrugëve kombëtare, madje, as rruga Elbasan – Tiranë, nga tuneli deri tek TEG nuk ka përfunduar, edhe pse tuneli u inaugurua para zgjedhjeve parlamentare të 2013-s. Për këtë aks rrugor ende të pa mbaruar janë hedhur (vjedhur) aq shumë fonde, si askund tjetër , sa për të bërë edhe një rrugë të re paralele.
Nuk janë mbaruar akoma baypasset e Fier-Vlorë. Nuk është bërë as mirëmbajtja e rrugës së Kombit, pa folur paskëtaj, për përfundimin e saj, e cila ka mbetur në ato objekte ndërtimi, që u lanë para 2013-s. Me hapin e breshkës punohet nëpër segmentet e rrugës Qukës-Qafë – Pllocë .
As rruga Lin – Pogradec akoma nuk është mbaruar në tërë gjatësinë e saj, megjithëse janë lëvëruar fonde nga dy herë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për aksin Kardhiq-Delvinë. Ka nisur vetëm në 3-D-të e shpërndara nga Kryeministri ynë që është një mjeshtër i vërtetë i propagandës dhe i mashtrimit. Ka zëra se edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë nga kalimi i kontratës nga fituesi i parë , tek nënkontraktori i dytë ka një vjedhje të frikshmë në rreth 50 % të fondit të prokuruar…!?
Në emër të filozofisë së mashtrimit dhe të shpëlarjes së trurit të një qeverie që nuk as turp dhe as frikë, në cdo fillim rruge lokale apo kombëtare ka vetëm tabela të stërmëdha dhe shumë të kushtueshme, ku grafikisht paraqitet pamja e rrugës në 2-D apo 3-D dhe të dhëna për investitorin oligark,nënkontraktorin (firmën zbatuese) dhe në fund thënien mashtruese se: “…kjo vepër publike bëhet nën kujdesin e vecantë të qeverisë së Rilindjes..”
Edhe rruga e Arbërit , megjithëse gjurma, shtrati i saj në mbi 70 %, ishte ndërtuar nga qeveria e PD-së, ndonëse thuhet se ka filluar, nuk do të përfundojë kurrë në mandatën e kësaj qeverie , sepse filozofi të parë ka mashtrimin dhe hajdutërinë me VKM. Në aksin e kësaj rruge punohet me forca të pakta dhe pa ritmin e duhur, sepse thuhet se nuk janë lëvëruar akoma fondet e premtuara.

Vini re se sa përcart flet në fjalimin e tij inagurues shefi i rilindjes : “Ky është një takim i shumëpritur për një takim të lidhur me besë si Arbri dikur moti. Siç e deshën të parët tanë, e në radhë të parë të parët tuaj. Ky vizion do të jetë i vërtetë. …Rrugë ka ngritur kaq shumë pikëpyetje . Kur rrugë ndërtohen dhe në vendin tonë mungojnë shumë. Ata sot e gjithë ditëve u bien daulleve. Dhe prenë vetëm shirita. E njëjta situatë ishte dhe në gjithë Shqipërisë, rrugë të lëna rrugëve.”
Rruga e Arbrit, një premtim politik, që dibranët i ka zhgënjyer, pasi e kanë dëgjuar disa herë si premtime elektorale, si zotime qeveritare, por asgjë nuk është bërë deri më sot. Madje, ka filluar, por puna është ndërprerë.
Është fakt i vërtetë dhe jo shpifje se për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit alarmant midis qeverisë dhe investitorëve oligarkë të përzgjedhur prej saj, rrugët nuk fillojnë kurrë dhe nëse fillojnë nuk kanë ritmin e dikurshëm të punëve nën qeverisjen e PD-së .
Të gjithë shqiptarët që kanë sy e veshë dhe mendje të kthjellët, janë dëshmitarë se si punohej dhe me c’farë ritmi punohej në rrugën e Kombit dhe në tunelin saj prej 5-së km, në rrugën Tiranë-Elbasan dhe në tunelin e Kërrabës prej 3 km, në rrugën Levan –Tepelenë – Gjirokastër, në rrugën Levan –Vlorë, në rrugën Qafë-Pllocë-Korcë, në rrugën turistike të Bregut Jonian , në rrugët lokale të fshatërave dhe qyteteve anë e mbanë Shqipërisë.
Përse punohej kështu në kohën e qeverisë së PD-së..?
Sepse nuk vidhej, as nga qeveria dhe as nga oligarkia. Ky është sekreti.
Sot rrugët nuk nisin dhe nuk mbarohen , sepse fondet vidhen nga vetë qeveria dhe oligarkia e lidhur me qeverinë.
Skema kriminale e PPP-ve, po rrënon shqiptarët dhe pasuron qeveritarët e babëzitur të rilindjes socialiste. Njerëz jeni vigjilentë..! Rënia në greminë ka nisur…!?

Paloka: Frikacaku urdhëron ushtarin Lleshi të pengojë protestën e emigrantëve…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndja vendimit të policisë për të mos dhënë leje për zhvillimin e protestës para kryeministrisë nga diaspora. Në një postim në Facebook Paloka shkruan se, frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin, qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.
“Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…
Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh?
Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.
Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.
Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.
E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre, sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre…”, shkruan Paloka.

‘’New York Times” godet Ramën: Në vendet demokratike “mediat online janë të vetë-rregulluara”

Projektligjet e hartuara nga qeveria që parashikojnë krijimin e një regjistri të medias online pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) si dhe vendosjen e përmbajtjes së medias online nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Medias Audiovizive dhe një Këshilli Ankesash, ka shtyrë organizatat ndërkombëtare të medieve të reagojnë.
Federata Europiane e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liri të Medias dhe të Shtypit, PEN International dhe Reporterët pa Kufijë, me anë të një letre të përbashkët i kanë kërkuar Ramës të tërhiqet nga ky vendim.
Ky lajm është pasqyruar dhe në mediat ndërkombëtare, mes të cilave dhe ‘’New York Times”, e cila citon kërkesën e katër organizatave, dhe shprehet se duhej marrë konsulenca dhe nga gazetarët në hartimin e legjilacionit.
“Katër organizata ndërkombëtare të medias i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare të heqë dy projektligje mbi rregullimin e shtetit dhe regjistrimin e detyrueshëm të mediave online për të luftuar lajmin e rremë.
Në një letër të dërguar të mërkurën për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Medias, Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët Pa Kufij dhe PEN International i kanë kërkua atyre të tërhiqnin legjislacionin, si dhe të përfshinin gazetarët dhe të kërkonin asistencë ndërkombëtare për të hartuar ligje të reja.
Ata thanë se në vendet demokratike “mediat online janë të vetë-rregulluara”.
Në tetor, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu gjithashtu shqetësim rreth një sistemi të ri regjistrimi për faqet e internetit të medias në Shqipëri.
Shqipëria pret të nisë negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm”, thuhet në shkrimin e NY Times.

Berisha: Mungesë e plotë e rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me force krimin e mbremshëm në Laprakë ku mbeti e vrarë 17 vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos shoku i saj.
Berisha shkruan në reagimin e tij, ka dënuar edhe mungesën e plotë të rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe në Shqipëri.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Krimi godet ne Tirane, vritet nje vajze 17 vjeçare dhe plagoset shoku i saj!
E mbremshmja ishte nje nate e zeze per 17 vjeçaren Briselda Gjikola qe u ekzekutua ne mes te rruges nga nje dore kriminale ne Tirane. Ne kete atentat u plagos dhe shoku i saj Erion Bengo.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes dhe uruar sherim te plagosurit, denoj me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar dhe mungesen e plote te rendit dhe sigurise ne Tirane dhe ne Shqiperi! sb

Gjiknuri kandidat për kryebashkiak i Tiranës? Kasmi: “Unë e shoh si kandidat për të qenë përballë drejtësisë”

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, u pyet nëse ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mund të jetë një kandidat për postin e kryebashkiakut të Tiranës.
“Unë më tepër Gjiknurin e shoh si kandidat për të qenë përballë drejtësisë se sa për të qenë kandidat për kryetar bashkie. Vendit i duhet një zgjidhje e re politike dhe jo të merremi me raportet e prishura në PS-së. Prishja e raporteve tregon se janë të fragmentarizuar. Mazhoranca ka një kosto të madhe edhe nga konsumi i pushteti dhe konfliktet e brendshme”, u shpreh Kasmi.