19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Derrat e kënaqur as për festat e fund vitit nuk u japin rrogat punonjësve!

Ish-Kryeministri Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje nga Vlora, e cila denoncon Bashkinë e Vlorës, se ka 3 muaj që nuk u jep rrogën punonjësve të ndërmarrjes së gjelbërimit të qytetit, ndonëse rroga e tyre është minimale 222 mijë lekë të vjetra.
Postimi i Berishës
As per festat e fund vitit derrat e kenaqur nuk ua japin rrogat punonjesve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje doktor!
Jam nje qyterare e Vlores ju bej me dije se bashkia Vlore nuk u jep rrogat prej 3 muaj ndermarjes se gjelberimit te qytetit nje rroge minimale 220 mije leke te vjetra .
Atije jane rreth 50 punetor te cilet nuk mund te festojne dot Vitin e Ri.
Ju lutem anoni
Ju uroj festa te gezuara ju dhe familjes tuaj!

Po vjen i ftohti Siberian

Meteorologët parashikojnë mot të ftohtë dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero për disa zona të vendit.
Mbi vendin tonë parashikohet mot i kthjellët me vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme në -6 gradë celcius në vendet malore. Në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet.
Sot nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: -1 / 8 °C dhe në vendet malore: -6 / 1 °C.

Madhëria i pafuqishëm ka zgjedhur të bëhet i keqinformuar!

Nga Adi Krasta

Shpeshherë, në romanet që kanë pasur në qendër jetën dhe sjelljen e mbretërve të Francës, është folur për atë që quhet “harrimi institucional i madhërisë”. Është një mosvëmendje e pakujdesshme e njeriut të veshur me pushtet. Vetë pushteti siç është tërheqës, bëhet i pavëmendshëm. Arroganca dhe diletantizmi ndihmojnë dukshëm për këtë.
Shkëputja nga realiteti dhe përqeshja e tij janë disa nga rezultatet e përdorimit të skajshëm të pushtetit. Aq gënjeshtar sa është pushteti, ia del të bindë përdoruesin e tij se do të zgjasë gjithmonë. Por nuk ndodh ashtu.
Vjen si pa kuptuar e papritur ai moment kur ushtruesi e përdoruesi i pushtetit mbetet bosh, i pafuqishëm dhe pa shpjegim. Sidomos i varfër në shpjegim.
Ndaj ai zgjedh të bëhet i painformuar. Pra, nuk e ka ditur se reforma paska dështuar dhe se universitetet drejtohen nga një klasë akademike, pushtuese dhe bosh. Nuk e ka ditur se vendi është kanabizuar. Nuk e ka ditur se ministrat e tij akuzohen për vjedhje. Nuk e ka ditur se tenderat bëhen me falsifikime. Nuk e ka ditur se pikërisht ai ka takuar vazhdimisht bosët e mediave të mëdha dhe u ka bërë favore që kazani të mbyllë gojën. Ai nuk e ka ditur asnjëherë se vetë ai u dërgon gazetarëve, prokurorëve, gjykatësve, ambasadorëve, mesazhe kërcënuese ose u telefonon për t’i sharë e kërdisur.
Ai tani nuk e di që Shqipëria i ka shpenzuar lekët e veta për rrush e kumbulla. Ai nuk e di se partia e tij i ka bërë lekët me larjen e parave dhe blen lirisht votën e njerëzve të varfër. Që rinia dhe çdokush që mundet, ikën prej këtij vendi nga sytë këmbët.
Votre ‘Majeste’ – si vous etes mal informe
Vous feriez mieux de quitter votre trone!
(Madhëria juaj, nëse ju jeni i keqinformuar, do të bënit mirë ta linit fronin tuaj)
*Marrë nga monologu hapës i programit “A Show”

Rëndë shumë!…

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se nëse studentët do të vijonin protestën pas Paktit për Universitetin, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani që vjen nga radhët e LSI.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani ka ironizuar qëndrimin e kreut të qeverisë, ndërsa pyet nëse Rama do udhëheq protestën kundër vetes.
“Ça thotë Ky mo? “Do ta udhëheq vetë protestën”?!!
Cilën protestë, atë që bëhet kundër Tij?!
Rëndë shumë…”, shkruan Manjani.

Tempulli prej ari në shtëpinë e Gjiknurit, Berisha publikon fotot

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ndarë disa foto nga shtëpia e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe tempullit prej floriri për gurunë, Paramahamsa Vishwandanda.
Teksa publikon fotot, ish-kryeministri ndan edhe mesazhin nga qytetari dixhital, i cili shkruan se Gjiknuri jo vetëm e ka mbuluar shtëpinë me flori, por ka filluar të përdorë edhe make up.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Shtepia e Gjiknur Hajdutit e lare ne flori si tempull!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb
Miremengjes z.Berisha,
Duke te uruar festa te Gezuara ne kete fund viti po te nise fotot e shtepise se Gjiknureve ne te Tirane , po ta le pa koment.E ka mbuluar me flori si tempull. Vet Gjiknuri esht transformuar po ta vesh re ka filluar te perdor rimel dhe pudroset anonim te lutem.

Studentët sfidojnë Ramën, nesër protestë të veçantë para Kryeministrisë (Axhenda)

Protesta e studentëve vazhdon edhe pse shumica prej tyre janë pushim, Ata kanë vendosur që të protestojnë në çdo ditë në mënyrë sa më artistike ku këtë gjë pritet ta bëjnë edhe nesër.
Ata kanë vendosur që të bëjnë një ekspozitë me 99 pankartat më të bukurat e protestës. 9 pankarta do jënë të mëdha, 9 Meme, dhe 81 pankarta A3 që në total bëhen 99.
Protesta do të jetë përballë kryeministrisë.
Olgert Rakipllari, një student aktiv në protestë, në një lidhje direk tha se nesër do të zhvillojnë një ekspozitë me pankartat dhe memet më pikante gjatë protestës.
“Ne kemi gjetur këtë formë të protestës tonë, duke e reduktuar në dy orë, nga ora 10-12 çdo ditë. Nesër është parashikuar një ekspozitë, ku nga qindrat pankartat ne kemi zgjedhur 99 pankarta dhe meme. Kemi zgjedhur simbolikën numrin 9 për 9 kërkesat që i kemi parashtruar kryeministrit. Duke qenë se kryeministri është artist menduam ti flasim me gjuhën e tij, duke qenë se deri më sot nuk na ka mirëkuptuar”, tha Rakipllari.

Veliaj pasi devijoi Lanën për pallatet 60 milionë euro të trafikantit Bego, tani bën rolin e budallait!

Partia Demokratike ka reaguar ndaj Bashkisë Tiranë, e cila hidhte poshtë pretendimet e PD për devijim të lumit të Lanës për një projekt luksoz rezidencial.
“Pas Arben Ahmetajt, sot i erdhi radha Erion Veliajt për të bërë rolin e budallait për projektin luksoz rezidencial 60 milionë euro të trafikantit të drogës pranë Unazës së Madhe. Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre dokumentat zyrtare të paraqitur nga Partia Demokratike, që provojnë se Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për Lumin e Lanës u ndryshuan me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të favorizuar tokën ku Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë projektin 60 milionë euro”, thuhet në reagimin e PD.
PD bën të ditur se, përmes dokumenteve të publikuara dallohet qartë se projekti i Lanës i vitit 2013 zinte një pjesë të konsiderueshme të ish-Serave, ndërsa projekti i vitit 2017 shmang plotësisht ish-serat, vetëm pasi kjo pronë u privatizua në mars 2016.
“Erion Veliaj mashtron paturpësisht, kur thotë se nuk ka asnjë aplikim për leje ndërtimi në atë zonë. PD ka paraqitur dokumente zyrtare që provojnë se aplikimi për leje ndërtimi nga Edmond Bego, në zonën e ish Serave, pranë Unazës së Madhe, e ka kaluar fazën e parë të miratimit dhe tani leja është vetëm formalitet”, thekson PD.
Më herët bashkia e Tiranës sqaroi se në gjurmën e lumit Lana, në pjesën perëndimore të qytetit, nga ura e shkollës Teknologjike deri ku kryqëzohet me Unazën e Re, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi dhe se Plani i Përgjithshëm Vendor i qytetit të Tiranës nuk ka ndryshuar.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, Frida Pashako, shprehet se projekti për disiplinimin e lumit të Lanës bëhet nga inxhinierë hidroteknikë dhe se në këtë zonë nuk ka asnjë kërkesë për leje ndërtimi nga subjekte private.
Bashkia e Tiranës nënvizon se projekti i disiplinimit të Lumit të Lanës është i parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me projektin tjetër për ndërtimin e Unazës së Re.
Gjithashtu, nisur edhe nga deklarimet e opozitës, Bashkia e Tiranës shpjegon se nuk ka asnjë ndryshim në Planin e Përgjithshëm Vendor që është miratuar në vitin 2017. Sipas Drejtoreshës së Kontrollit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, deri më tani nuk ka asnjë nismë që të kërkojë ndryshimin e PPV-së së miratuar në 2017.
Bashkia e Tiranës hodhi poshtë çdo pretendim dhe imazh grafik të paraqitur nga opozita për devijimin e vijës së Lumit të Lanës. Pashako tha se Plani i Përgjithshëm Vendor nuk përcakton gjurmën ekzakte të një rruge apo të një vije ujore, por jep vetëm drejtimet, konceptet kryesore për këto zhvillime.
Gjithashtu, ajo nënvizon se aktualisht në këtë zonë nuk është kryer asnjë veprim konkret në terren në zbatim të këtij projekti. Sipas saj, zona është e dominuar kryesisht nga ndërtime informale dhe se nuk është bërë asnjë ndryshim.
Bashkia e Tiranës bën me dije se nuk ka asnjë emergjencë për zbatimin e projektit të disiplinimit të Lumit të Lanës dhe se ajo që mbetet objektiv i saj është realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Re.

Reagimi i Partisë Demokratike
Pas Arben Ahmetajt, sot i erdhi radha Erion Veliajt për të bërë rolin e budallait për projektin luksoz rezidencial 60 milionë euro të trafikantit të drogës pranë Unazës së Madhe.
Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre dokumentet zyrtare të paraqitur nga Partia Demokratike, që provojnë se Plani Urbanistik i Tiranës dhe projekti për Lumin e Lanës u ndryshuan me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të favorizuar tokën ku Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë projektin 60 milionë euro.
Shqiptarët e kanë parë vetë dhe nuk kanë nevojë për mashtrimet banale të Erion Veliajt se Projekti i Lanës i vitit 2013 zinte një pjesë të konsiderueshme të ish Serave.
Shqiptarët kanë parë gjithashtu se projekti i vitit 2017 shmang plotësisht ish serat, vetëm pasi kjo pronë u privatizua në mars 2016 me paratë e trafikantit të drogës. Të gjithë i kanë parë 4 faturat prej 1.5 milionë euro të paguara për privatizimin nga Edmond Bego për llogari të Ministrisë së Financave.
Erion Veliaj mashtron paturpësisht, kur thotë se nuk ka asnjë aplikim për leje ndërtimi në atë zonë.
Partia Demokratike ka paraqitur dokumente zyrtare që provojnë se aplikimi për leje ndërtimi nga Edmond Bego, në zonën e ish Serave, pranë Unazës së Madhe, e ka kaluar fazën e parë të miratimit dhe tani leja është vetëm formalitet.
Afera e projektit luksoz rezidencial 60 milionë euro provon se Erion Veliaj nuk ka asnjë ndryshim nga Edi Rama. Ai është njësoj në shërbim të trafikantëve të drogës, për të shembur shtëpitë e qytetarëve. për të ndërtuar pallatet e krimit dhe për të pastruar paratë e pista të krimit dhe korrupsionit.

Vajza mori 2 plumba në kokë, djali në qafë dhe shpatull/ Detaje të reja për vrasjen në Tiranë

Dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku një djalë dhe një vajzë iu bë atentat me armë zjarri.
Për pasojë nga të shtënat humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjinkola dhe u plagos rëndë Erjon Denga, 23 vjeç.
Dy të rinjtë ishin në një lidhje dashurie, por kishin vetëm pak kohë bashkë. Po ashtu mësohet se gjatë momentin kur ndodhi krimi ata ishin në një mjet tip ‘Benz A Class’ ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar i janë afruar dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash. Vajza mori 2 plumba në kokë, ndërsa djali në qafë dhe shpatull.
Për pasojë vajza humbi jetën në spital, ndërsa djali po i nënshtrohet një operacioni ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar ndaj të rinjëve. Dy të rinjtë ishin të veshur me të zeza dhe kanë qënë të maskuar kapuç.
Pasi janë qëlluar me armë zjarri, Erion Denga ka transportuar vetë në spital 17-vjeçaren. 23-vjeçari Erion Denga dhe Griselda Gjinkola dyshohet se ishin në një lidhje dashurie prej disa javësh.
Sipas burimeve nga policia dyshohet se 23 vjeçari Erion Denga para një jave ka pasur një konflikt me një grup të rinjsh. Ato kanë ngacmuar 17 vjeçaren dhe janë konfliktuar me 23 vjeçarin e plagosur.
Dy të rinjtë janë goditur brenda një makine. Po ashtu policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e bizneseve në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Sipas burimeve nga policia konfirmohet se dy të rinjtë nuk janë banorë të zonës.

Psikiatria e pafuqishme përpara Ramës, si u dorëzua përballë studentëve!

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas dorëzimit të kryeministrit Edi Rama përballë studentëve, pasi pranoi 8 kërkesat e tyre. Me anë të një reagimi në facebook, Vasili shkruan se sot psikiatria u dorëzua para tuafit.
Postimi i Vasilit
Edi Rama ne proteste me studentet kunder Edi Rames kryeminister,psikiatria dorezohet perpara tuafit !!!
Psikiatria e pafuqishme perpara rastit Edi Rama.
Ky tuaf sheh turma gjigande imagjinare studentesh, qe ky i prin dhe ato brohorasin kunder Edi Rames batakçi.
Sheh revolucione, qe ky kryerevolucionari i udheheq vete kunder atij Edi Rames grabitqar.
Sheh fusha te gjera me kanabis, qe ky i korr i vetem dhe leket i merr te gjitha vete dhe nuk i futet ne pjese ai Edi Rama kusar me ferman.
Sheh veten si kryetar i vetem i te 61 bashkive dhe te gjitha lejet e ndertimit dhe te gjitha tenderat i ben vete dhe te gjitha leket nuk i ndan me Edi Ramen hajdut te pangopur.
Sheh veten si lider i gjithe Globit ku te gjithe popujt anembane mezi presin te degjojne fjalen e tij dhe jo gomarlleqet e atij Edi Rames qe eshte i vetmi qe di ti thote.
Shkurt psikiatria po perjeton nje dite shume te veshtire, sepse te tille tuaf,qe ben sikur lufton me veten,s’e gjen ne asnje monografi a botim mjeksor te botes.
Ndaj kura e vetme ndaj Edi Rames, qe i lufton Edi Ramen eshte vetem druri i popullit sepse psikiatria atij ja besoi.

Basha: Edi Ramës ju thyen hundët, askush nuk e beson më!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pranishëm në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, deklaroi se Veliaj dhe Rama do të prishin banesat e 200 familjeve vetëm e vëtëm që mos të cënojë pronën e tjetërsuar të një trafikanti droge që do të ndërtojë pallate.
Basha gjithashtu kritikoi mediat ku u shpreh se punën që po bën PD, duhet ta bënin mediat dhe se për dokumente zyrtare nuk kanë pse ti referohen Partisë Demokratike, por të paraqesin faktet siç janë.
“I ftoj mediat të bëjnë punën e tyre dhe mos të thonë sipas PD-së. Nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën PD dhe i ftoj mediat të marrin dokumentat publike dhe tu tregojnë shqiptarëve sesi po zhvendoset shtrati i Lanës dhe sesi po prishen shtëpitë e 200 familjeve. Këto nuk janë sipas PD, por janë fakte zyrtare. Mediat të bëjnë pjesën e vet të detyrës dhe mos të bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe partike. Kjo e gjitha bëhet vetëm e vetëm që mos të cënohet prona e tjetërsuar një trafikanti drogë.
Si tha sot Rama, po vazhdoj protesta do ta kap dhe atë siç i kam kapur të gjitha. Kjo është mendësia e e Edi Ramës të hapë gjithshka. Studentët e dinë shumë mirë që nuk i kap do Edi Rama. Unaza e Re ja thyeu hundët kësaj propagnade mashtruese.
Qytetarët të frymzuara nga protesta po ngrihen e do të vazhdojnë të ngrihen kundër padrejtësisë. Kjo është kënga e lirisë që nisi nga Unaza e Re. Së bashku do ti japim shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjidhjen që meriton. Paratë e taksave të shqiparëve të shkojnë për shqipatrët dhe jo për oligarkët dhe kriminelët”, u shpreh Basha.