29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Cruyff këshillon Barçën: Kujdes me Messin, do ta keni fundin si Reali me Ronaldon

Forma e Real Madridit pas largimit të Cristiano Ronaldos është shenjë paralajmëruese për Barcelonën kur bëhet fjalë për Lionel Messin, sipas ish-mesfushorit katalonas Jordi Cruyff.
Ronaldo, 33-vjeçar, habiti të gjithë kur verën e fundit e braktisi Madridin për t’iu bashkuar Juventusit për rreth 100 milionë euro, pas plot nëntë sezoneve të kaluara në kryeqytetin spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Fillimisht, Madridi pati probleme të ballafaqohej me mungesën e Ronaldos dhe momentalisht ngel tetë pikë mbrapa liderit dhe rivalit Barcelonës – edhe pse e ka edhe një ndeshje në dorë për ta zhvilluar.
Ndërkohë, Lionel Messi ka kontratë më Barçën deri më 2021, por ish-mesfushori i klubit katalonas Cruyff i ka bërë thirrje drejtuesve të mësojnë nga gabimi i Madridit.
“Ajo çfarë i ndodhi Madridit është paralajmërim për Barcelonën. Madridi ende ka lojtarë të mëdhenj, por në futboll të duhet një futbollist i cili edhe pse je duke humbur 2-0 mendon se mund të fitosh. Kështu ndodh me Messin”, tha holandezi.
“Nuk është thjesht vetëm futboll.. por edhe besim”, shtoi ai.
Messi është duke e shijuar edhe një sezon tjetër të mrekullueshëm këtë edicion, pasi i ka shënuar 21 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat.
Cruyff beson se Ronaldo po e mbante Real Madridin të bashkuar dhe në binar sic bën Messi me Barcelonën.

Patrioti i CR7 godet Modriç: Nuk duhej të ishte as mes 3 finalistëve të “Topit të Artë”

Një nga talentet e futbollit portugez, që ka luajtur me klube si Manchester United, Sporting, Lazio dhe Fenerbahce, thotë se Luka Modric nuk e meritonte as për të qenë në mesin e tre kandidatëve finalistë për “Topin e Artë”, i cili iu dha kroatit për këtë vit, pas 10 viteve dominim absolute të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos në këtë çmim prestigjioz individual.
Në një intervistë me të përditshmen sportive portugeze “Record”, Nani ka thënë: “Modric është një futbollist shumë i mirë në rolin e tij. Por, në të vërtetë, nuk e meritonte ta fitonte “Topin e Artë” para Ronaldos, Messit, Neymar e ndonjë tjetri.
Ronaldo do të kishte qenë fituesi i drejtë i këtij çmimi për vitin 2018. Duhet të biem të gjithë dakord se lojtarët më të mirë në botë janë ata, që vendosin fatin e ndeshjeje në mënyrë individuale, që bëjnë ndryshimin në klubet e tyre.
Kjo është ajo që ka ndodhur me Ronaldon, i cili ishte deri në verë në të njëjtin ekip me Modric. Vetëm në korrik u transferua te Juventusi dhe ende vazhdon të thyejë rekorde.
Pozicioni dhe forca konkuruese e Ronaldos, si fizike, ashtu edhe mendore, është e paarritshme nga askush. Ai është konkuruesi më i madh, përveç në PlayStation, lojë të cilën nuk di ta luajë”.

Rama nuk përmbahet, sulmon pedagogët!

Gjatë deklaratës së sotme për shtyp, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe rolin e pedagogëve disa prej të cilëve ai ka quajtur heronj të vërtetë dhe shumë prej tyre i ka krahasuar me një shprehje të një filmi siç citon ai që thotë: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull!”.
“Ka shumë pedagogë nëpër universitete që janë heronj por janë edhe shumë të tjerë që iu shkon ajo shprehja e atij filmit: “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”, u shpreh Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga një gazetare se a do të ketë ndryshime në ligjin e ri të arsimit të lartë, Kryeministri u përgjigj: “Ligji nuk preket sepse nuk ka asnjë arsye që të preket. Ligji është rezultat e një shumice që ka marrë një mandat nga populli. Asnjë pakicë e asnjë pakice të çdo lloj pakice nuk e prek atë”, përfundoi Rama.
A iu dërgoi dhe një mesazh pedagogëve që po mbledhin firma për anulimin e ligjit të arsimit të lartë të qeverisë “Rama”.
“Një fjalë për pedagogët që mbledhin firma për ligjin e arsimit të lartë. Ka shumë pedagogë në arsimin e lartë që janë heronj por ka dhe të tjerë si puna e asaj shprehje sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull. Kështu që para se pedagogët të shkojnë tek ligji është mirë të provojnë përputhjen e vet me ligjin. Ligji nuk na pengon për asgjë, kështu që ligji nuk preket. Kush e kërkon ka të drejtën e vet por ligji është rezultat i vullnetit të një shumice që ka marrë mandatin e popullit dhe asnjë pakicë, e pakicës së pakicës nuk mund të imponojë asgjë”, u shpreh Rama.

 

Përballja e fortë dhe shpërthyese, me pasoja të paimagjinueshme është e pashmangshme

Kastriot ISLAMI

Situata në vend është alarmante se
të varfërit po shtohen dhe gjëndja e tyre po përkeqësohet…
klasave e të mesme po zhduket…
të rinjtë kanë pa mundësi të arsimohen dhe s’kanë asnjë shans po të punësohen…
mjekët po largohen dhe shërbimi shëndetsor po degradon…
bizneset po mbyllen dhe ekomonia po rrënohet…
pensionistët nuk përballojnë dot blerjen e ilaceve dhe cmimet e ujit, energjisë, ushqimeve…
qytetarët masivisht po emigrojnë dhe duan të largohen nga vendi…
kriminelët po shtohen dhe po lidhen ngushtësisht me qeverisjen…
oligarkët po pasurohen cdo ditë duke grabitur djersën e mundin e të varfërve…
oligarkët dhe kriminelët kanë marrë peng zgjedhjet…
oligarkët kanë komprometuar zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë…
qytetarët nuk kanë më asnjë shpresë se gjëndja do të ndryshojë…
modeli i së keqes është kthyher në model suksesi…
vëndi po vdes duke u zbrazur, duke u boshatisur…
Arsyet janë tashmë evidente për cdo shqiptar të ndershëm:
Rama erdhi në pushtet nga oligarkët dhe kriminelët…
Rama e mban pushtetin duke blerë votat me oligarkët dhe kërcënuar votuesit me kriminelët…
Rama ndan buxhetin dhe pasurinë kombëtare me oligarkët dhe kriminelët…
Rama ju jep tenderat, koncensionet dhe PPP-të oligarkëv dhe kriminelëve…

Rama kontroll biznesin dhe median me oligarkët e kriminelët…
Rama kontroll drejtësinë për të mbrojtur oligarkinë dhe kriminelët…
Shkurt: Rama është bosi i oligarkisë e krimit, oligarkët e kriminelët kanë marrë peng Ramën..
Nga njëra anë:
Pasurinë kombëtare dhe buxhetin e shtetit e kontrollon një grusht oligarkësh e kriminelësh që përbëjnë vetëm 0,01 përqind të popullsisë, ndërkohë që një kupolë e vogël, disa dhjetra, jetojnë në luks bëjën jetë përrallore, duke grumbulluar pasuri qindra milona euroshe.
Nga ana tjetër:
Qytetarët janë kthyer në skllevër, që punojnë vetëm për bukën e gojës dhe s’zotërojnë asgjë
Qytetarët janë në shumicë të papunë…
Qytetarët jetojnë nën pragun e varfërisë ose mbijetojnë…
Qytetarët mbi 60 përqind duan të emigrojnë…
Studentët, të gjithë pa përjashtim protestojnë për pamundësinë e arsimimit të tyre…
Studentët nuk kanë asnjë shans të punësohen sipas meritës..
Studentët, mbi 70 përqind duan të largohen nga vëndi…
Policët nuk përballojnë dot më kushtet e punës…
Policët në masën 70 përqind duan të emigrojnë…
Gjeologët e naftëtarët janë në protesta për gjëndjen e tyre të mjerueshme…
Pensionistët po vdesin nga pamundësia për të paguar ilacet, ujin, dritat, ngrohjen, ushqimet…
Zullumi është trashur aq sa është këputur nga qeveria e Rilindjes. Edi Rama, zullumqari tinzar kërkon ta shtyjë me mashtrime e arrogancë. Me shfaqje prej kllouni. Me mono-dialogje. Ndërkohë që dera e emigrimit po shfaqet e mbyllur cdo ditë e më shumë, përballja mes oligarkëve dhe qytetarëve të varfër, të papunë dhe të pashpresë duket e pashmangshme, ndonëse shumëpak e besojnë se kjo përballje mund të ndodhë duke menduar se qytetarët do të nënshtrohen e përshtaten me të keqen. Madje përballja mund të jetë shumë e fortë dhe shpërthyese, me pasoja të paimagjinueshme. Ajo është e pashmangshme…

Rama shpall objektivin e janarit: Do të kap protestën e studentëve, s’plotësoj kërkesën e tyre për buxhetin

Rama ka shpallur pub,ikisht se nga Janari do të kapë protestën e studentëve. “Do të kapë protestën dhe do ta udhëheqë atë”, u shpreh Rama pas një mbledhje qeverie. Rama ka deklaruar prerë se disa nga kërkesat e studentëve nuk do të preken. Një prej tyre e kërkuar me ngulm nga studentët ishte rritja e buxhetit për arsimin në 5%. Rama tha se kjo kërkesë nuk do të përmbushet, ndërsa ka bërë publike disa nga kërkesat e tjera të studentëve që mund të plotësohen pjesërisht, por pa paraqitur asnjë plan të detajuar edhe për to.
Rama u shpreh se studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, nga familje me një prind, të verbërit, personat para dhe tretraplegjikë, si dhe ata me mesatare mbi nëntë në të gjitha programet e studimit do të përfitojnë uljen në 0 të tarifave, si dhe 10 mijë lekë të reja bursë nga shteti.
Reagimi i Ramës:
Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm.
Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet.
Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
Shpjegohen konkretisht në këto terma: Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, personat tetraplegjikë do të marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. dhe nuk do të paguajnë tarifë. Studentët që kanë mesataren mbi 9 do të përfitojnë 0 tarifa studimi, dhe do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.
Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën e mbështetjes së qeverisë.
Të gjithë studentëve do tiu paguhet 50% e tarifës nga buxheti i shtetit, që do të thotë se të gjithë studentët aktualë, edhe ata me katra dhe me pesta nuk do të paguajnë për pjesën e mbetur të vitit, por do të paguajë Buxheti i Shtetit.
Në vitin e ardhshëm ata që do të jenë nën mesataren 6 do të humbasin çdo mbështetje nga ana e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ndërkohë lidhur me kërkesën e dytë të studentëve që kishte të bënte me gjendjen në konvikte, Rama premtoi se rikonstruksioni i tyre do të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.
“Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama.

Ilaçet e shtojnë më shumë dhimbjen e kokës

Pothuajse gjysma e pacientëve që u drejtohen mjekëve për shërimin e dhimbjeve të kokës, vuajnë nga e ashtuquajtura kokëdhimbje analgjetike, që shkaktohen nga ilaçet.
Kjo është lloji i tretë i kokëdhimbjeve, pas atyre tensionale dhe migrenës dhe vlerësohet se rreth 2% e popullatës në botë vuajnë nga ky lloj i dhimbjeve të kokës.
Edhe pse shpesh janë të pranishme, është e vështirë të bëhet diagnostikimi i tyre.
Vetëm në njëzet vjetët e fundit shkencëtarët dhe mjekët ia dolën ta vërtetojnë se kokëdhimbjet e përditshme kronike vijnë si rezultat i përdorimit të shpeshtë të ilaçeve kundër dhimbjeve.
Sipas mjekëve, është mjaft paradoksale se si ilaçet, që në fakt duhet ta ndalin apo ta zbutin dhimbjen, shkaktojnë efektin krejt të kundërt.
Marrja e analgjetikëve, 15 apo më shumë ditë brenda një muaji, mund të shkaktojë këtë kokëdhimbje, derisa analgjetikët e kombinuar mund të shkaktojnë dhimbjen

Tri mënyra për të parandaluar ftohjen dhe gripin

Parandalimi është esencial sa i përket sezonit të ftohjes dhe gripave. Gripat shkaktohen nga viruse të ndryshme, ndërsa janë tejet ngjitës.
Virusi kryesisht shpërndahet përmes kollitjes, teshtimave apo kontaktit të ndryshëm.
Ndërmarrja e masave parandaluese është esenciale për ta mbajtur të shëndetshëm sistemin e imunitetit.
Ndërsa, tri metodat e mëposhtme janë më të mirat për parandalimin e gripit dhe ftohjes:
Bëni ushtrime fizike
30 minuta ushtrime fizike për 3-4 herë në javë është nga mënyrat më të mira për ta përmirësuar sistemin e imunitetit. Gjeni një ushtrim që ju pëlqen dhe që ju ndihmon të qëndroni aktiv dhe të shëndetshëm gjatë këtij sezoni.
Kujdesuni për gjumin
Gjumi kualitativ në baza të rregullta ditore është vital për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Pagjumësia shpie në shtim të peshës, probleme me trurin dhe e dëmton sistemin e imunitetit. Prandaj, është e domosdoshme që të bëni të paktën tetë orë gjumë në ditë.
Reduktoni nivelet e stresit
Stresi kronik e dëmton rëndë sistemin e imunitetit, dhe kjo ju bën më të prirë ndaj sëmundjeve të ndryshme. Zvogëlimi i niveleve të stresit ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.

Çfarë fshihet pas aferës Huawei?

Një analizë për të kuptuar të vërtetën: prapa saj mund të fshihet një çështje e ndjeshme e sigurisë kombëtare

Pavarësisht ftesës së bërë ditë më parë gazetarëve nga Presidenti kanadez Justin Trudeau që të mos i konsiderojnë arrestimet e Kovrig dhe Spavor si raste të lidhura me ndalimin e Sabrina Meng Wanzhou, CFO-së së kompanisë Huawei, akuza e fundit për spiunazh nga ana e Shteteve të Bashkuara për dy shtetas kinezë e vë rastin në një dritë të re, atë që bashkon kompaninë me një operacion të supozuar inteligjence të vendeve të “Five Eyes” – Shtetet e Bashkuara, Kanada, Zelandë e Re, Australi dhe Britani e Madhe – për të bërë qartësi lidhur me kibernokërcënimin kinez ndaj sistemeve informatike perëndimore.
Pas arrestimit të Sabrina Meng Wanzhou, CFO e kompanisë Huawei, 3 shtetas kanadezë – diplomati Michael Kovrig, biznesmeni Michael Spavor dhe mësuesja e anglishtes Sarah McIver – ndalohen nga autoritetet kineze. Aty për aty është e vështirë për t’u besuar se midis arrestimeve dhe ndalimit të Meng nuk ka ndonjë lidhje. Për tri kanadezët e ndaluar në Kinë nuk ka lajme të qarta, por ajo që rrjedh nuk është qetësuese. Ndalimet të lënë shijen se janë tentative hakmarrjeje ndaj ndalimit të Meng.

Një precedent i paqartë
Në vitin 2014 një çift shtetasish kanadezë rezidentë në qytezën Dangdong, në afërsi të kufirit koreanoverior, arrestohen nga autoritetet kineze në rrethana pak të qarta, pa ju shqiptuar ndonjë akuzë formale. Fakti ndodhte vetëm pak ditë pas arrestimit të biznesmenit kinez Su Bin rezident në Kanada. Ndaj tij gjykata amerikane kishte ngritur formalisht një aktakuzë për spiunazh. Su konsiderohej përgjegjës për vjedhje patentash kibernetike, sekrete teknologjike e ushtarake me mandat të qeverisë kineze për llogari të Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës. Si tregohet në një artikull të gjatë të revistës “Wired U.S.”, biznesmeni, që quhej Stephen në Perëndim, posedonte një kompani teknologie aeronautike me 80 punonjës të quajtur Lode-Tech. Në vitin 2012 ishte intervistuar nga “Wall Street Journal”, ku kishte treguar se kishte bërë miliona si biznesmen aerohapësinor. Nga rrëfimet e agjentëve, Su kishte vepruar si spiun kinez qysh nga viti 2009. Nëpërmjet Lode-Tech kishte krijuar një rrjet të dendur kontaktesh industrial të cilëve u kishte hakeruar emailat në tentativën për të penetruar emailat e drejtuesve të kompanive dhe, nga aty, të futej në rrjetet e rezervuara të komapnive. Sipas asaj që mblidhet nga agjencitë amerikane të inteligjencës, Su bashkë me dy partner të tjerë kineze kanë mundur të kenë akses në më shumë se 630000 fajla sekretë. Për të arrestar Su, FBI-ja duhej të kishte mbështetjen e autoriteteve kanadeze. Në të njëjtën periudhë, Kanadaja u gjend nën një sulm masiv kinez të kryer në dëm të National Research Council, që i motivoi autoritetet të bashkëpunonin. Pak përpara kthimit të rij në Kinë, Su Bin ndalohet. Por kërkesa e ekstradimit rezultoi një çështje shumë më e komplikuar nga parashikimi pasi Kina vendos që të kalojë në një kundërgoditje të lëshuar qartazi se dihej ku dhe kush të goditej në shenjë hakmarrjeje. Arrestimi i çiftit kanadez Kevin dhe Julia Garratts ndodhi pasi Kanadaja vendos që të japë mbështetjen e saj për ekstradimin. Kevin Garratts ka rrëfyer se as nuk e njeh dhe as se nuk ia ka dëgjuar ndonjëherë emrin Su Bin e di non avere idea di chi fosse al momento del suo arresto. Il canadese sarà accusato dalla Cina di essere a sua volta una spia e di aver sottratto importanti progetti di ricerca sulla difesa nazionale e su obiettivi militari.

Analiza
Prapa aferës Huawei mund të zhvillohet një operacion inteligjence i koordinuar nga “Five Eyes” për të demaskuar një aktivitet intensive spiunazhi kinez në dëm të industrisë dhe të mbrojtjes perëndimore. Të paktën 3 faktorët që e bëjnë arrestimin e drejtueses së Huawei një rast të ndjeshëm. Parasëgjithash sepse përfshin kompaninë më të rëndësishme teknologjike kineze, lidere botërore e tregut të dispozitivëve për telekomunikacionin dhe konkurrent kryesor tregtar i disa kompanive kryesore amerikane, e hedhur në biznesin e 5G dhe kandidate kryesore për zhvillimin e këtyre teknologjive në nivel global; së dyti sepse ndodh në kohë “lufte”, asaj tregtare midis dy fuqive që sot konkurrojnë për pozicionin e lidershipit politik dhe ekonomik; së treti, sepse përfshin të paktën një prej aleatëve të Shteteve të Bashkuara: Kanadanë.
Shtetet e Bashkuara, që u frikësohen reperkusioneve ndaj sigurisë kombëtare nëpërmjet kërcënimit që Pekini përfaqëson për kibernosigurinë, janë të preokupuar se mos kompania e Meng mund të përdorë smartfonët dhe dispozitivët elektronike për të kryer aktivitete spiunazhi teknologjik sin ë aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak, dhe e kanë shkëshilluar përdorimin sidomos në aspektin qeveritar. Fushata e vëmendjes ndaj kompanive si Huawei dhe ZTE e avancuar nga Presidenti Trump gjatë 2018 ka qenë e justifikuar nga këto preokupime dhe nga informacionet e përhapura nga agjencitë kryesore e inteligjencës amerikane si CIA, FBI, NSA lidhur me aktivitetet e provuara të hakerëve kinezë, sidomos duke filluar nga korriku i këtij viti, që për momentin nuk e lidhin Meng me asnjë akuzë të drejtpërdrejtë. CFO-ja e Huaëei ishte arrestuar më 1 dhjetor për mashtrime. Specifikisht, pse kishte firmosur marrëveshje të fshehta me Iranin, duke vepruar në shkelje të sanksioneve tregtare kundër vendit. Deri më sot nuk janë zbuluar provat e depozituara për një përfshirjeje të Huawei në ndonjë operacion spiunazhi, por rasti bëhet gjithnjë e më kompleks sepse pikërisht ndaj Huawei edhe agjencitë austrialiane kanë shfaqur preokupime. Siç përcjell “South China Morning Post” më 6 dhjetor, David Vigneault, kreu i shërbimit të inteligjencës kanadeze, në diskutimin e tij të parë në publik me rastin e takimit të “Five Eyes” ka paralajmëruar nevojën e shpalljes së një kërcënimi emergjent për Kanadanë në zonat më delikate të inteligjencës artificiale dhe të 5G. “Askush, deklarohet në artikullin e “SCMP-së”, nuk kishte dyshim se po fliste për Kinën” dhe duket se një ndalim formal për Huawei dhe ZTE nga ana e Ottawa parashikohet brenda pak javësh. Kështu, Kanadaja do t’i shtohej listës së gjatë të vendeve perëndimore që e kanë ndaluar Huawei, midis të cilëve Australia, Zelanda e Re dhe Britania e Madhe.

Provat e spiunazhit kinez
Le të vijmë tek lajmi i shpërndarë nga Associated Press më 21 dhjetor i një aktakuze zyrtare nga ana e qeverisë amerikane ndaj dy hakerëve të supozuar kinezë, respektivisht Zhu Hua e Zhang Shillong, që vjen kështu pas një eskalimi të aferës Huaëei në vazhdën e spirales mediatike dhe të kësaj kreshendoje të tensionit politik, dhe nxjerr në pah një dëshmi që Departamenti amerikan i Drejtësisë kishte shprehur tashmë në muajin tetor, duke depozituar një akt formal kundër funksionarëve dhe hakerëve të ndryshëm të inteligjencës kineze.
Siç përcillet nga revista “Wired US” dhe nga burime të ndryshme të BBC-dë, midis viteve 2011 e 2013 në Shtetet e Bashkuara fillohet të flitet publikisht për spiunazhin ekonomik kinez dhe në 2012 Keith Alexander, Drejtori i National Security Agency (NSA), e quan “transferimin më të madh të pasurisë në histori”. FBI-ja deklaron se ka interceptuar një numër të madh emailash dhe mesazhesh midis agjentëve kinezë, përmbajtja e të cilave do të ishte në gjendje që të jepte një imazh jashtëzakonisht të detajuar të funksionimit të brendshëm të një operacioni të tyre spiunazhi. Pavarësisht dëshmisë së sinjalizimeve të inteligjencës, Kina e mohon. Ka mundësi e udhëhequr nga interesa ekonomike, industria amerikane deklaron se nuk e dëshiron ndërhyrjen e qeverisë, e preokupuar se mos çdo veprim kufizues mund t’ia dëmtojë biznesin, por duke i nënvlerësuar rreziqet e sigurisë për vendin. Në fakt, vjedhjet kanë prekur një pjesë të madhe të industrisë ushtarake amerikane. Disa burime, midis të cilëve vetë Departamenti amerikan i Drejtësisë, e kishin denoncuar qysh në vitin 2012 një operacion të gjerë spiunazhi të kryer nga hakerë informatikë kinezë, me misionin e marrjes së detajeve të projektimit të pjesëve mekanike e përdorura në arsenalet amerikane, nga gjuajtësit tek mjetet tokësore, tek robotët, duke individualizuar si porositës të aksioneve Ministrinë e Sigurimit Shtetëror të Kinës.

Raportet midis Google dhe Huawei
Një prove akoma edhe me e qartë e asaj që është avancuar nga fushata antiHuawei wshtw raporti i Kongresit lidhur me vullnetin e Google për të zhvilluar një motor kërkimi për tregun kinez, një lajm I pritur jomirë nga Uashingtonit që zyrtarisht ka hapur një hetim për të sqaruar lidhjet midis kompanisë së “shtëpisë” dhe komnpanisë kineze. Në investigimet e fundit të shfaqura në mediat kombëtare amerikane anëtarë të Kongresit i bëjnë Sundar Pinchai, CEO i Google, pyetje të forta lidhur me funksionimin e dispozitivëve të pozicionimit të Google, duke treguar frikën se mos privatësia lidhur me të dhënat e përdoruesve mund të shkelet, duke demonstruar një preokupim të treguar dhe një dell të lehtë naiviteti. Por duke u kthyer tek Huawei, disa eksponentë politikë amerikanë në një letër qershorin e këtij viti të dërguar Pinchai, e firmosur nga senatorët republikanë Tom Cotton e Marco Rubio, nga kongresmenët republikanë Michael Conaway e Liz Cheney dhe nga demokrati Dutch Ruppersberg, ankoheshin për konsideratën e pakët të disa kompanive të mëdha kombëtare ndaj kërcënimit kinez, duke e ftuar Google të rikonsideronte raportet me kompaninë kineze. Senatorët kanë manifestuar një shqetësim të madh për zgjedhjen e Google që të mos e rinovijë me Shtetet e Bashkuara kontratën e Projektit “Maven”, inteligjencës artificiale të zbatuar tek dronët ushtarakë, duke theksuar lidhur me këtë nevojën e hapjes së një hetimi për shqyrtimin e raporteve midis kolosit kinez dhe Google, i akuuuzar se në një fare mënyre ishte e “anshme”. Domethënë prioritet kombëtar shmangia që kompanitë kineze të mund të kenë një pozicion pushteti ndaj rrjeteve amerikane të telekomunikacionit apo mbi dispozitivët ushtarakë të së ardhmes, duke ushtruar një kontroll të çfarëdoshëm mbi infrastrukturat delikate.

Konkluzione
Lufta tregtare kundër Kinës e ndërmarrë nga Trump, me mbështetjen e Kongresit dhe të Departamentit të Mbrojtjes, në fakt ka rivënë në diskutim edhe çështjen e kibernosigurisë, me tone jashtëzakonisht më të ashpra sesa qasja çtensionuese e mbajtur nga Obama, dhe ndaj objektivash mbi të cilat vështirë se kjo administratë mund të lejojë t’i anashkalojë. Duke e quajtur atë kineze si një prej fushatave me të mëdha të spiunazhit dhe të ndërhyrjes të ndodhur ndonjëherë, Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar kështi aspektin e kërcënimit kinez – të përmendur në National Security Strategy – si një rast i rrezikshëm ndërhyrjeje në punët e brendshme amerikane nëpërmjet një sistemi të gjerë vjedhjeje teknologjike që tregon shumë edhe për objektivat strategjikë e të dy kibernofuqive.
Akuza që sot shumë qeveri perëndimore i drejtojnë Pekinit është se është bërë një prej ekonomive më të avancuara të botës në pjesën më të madhe falë vjedhjes së pronësisë intelektuale të vendeve të tjera, me delokalizimin e sektorit të “kërkimit e zhvillimit” dhe ndarjen e detyruara të patentave. Aktivitetet e kibernospiunazhit janë pjesa e fshehtë e këtij aksioni, kryesisht i prirur për të vjedhur sekretet e industrisë ushtarake amerikane e perëndimore, midis aspekteve më të ndjeshme të shkeljes së sigurisë kombëtare. Gjermania që ka bërë biznes për vite me Pekinin, sot deklaron se ka mundësi që nuk do ta pranojë Huaëei në tenderin e ardhshme për caktimin e zhvillimit të teknologjisë 5G, në të cilin kompania kineze më parë jepej si favorite. Furnizuesi më i madh i rrjeteve mobile të Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të pushonte së fabrikuari produktet kineze pak ditë pas arrestimit të Meng. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re kanë deklaruar tashmë se nuk duan t’i përdorin aparaturat Huaëei për rrjetet mobile e gjeneratës së ardhshme. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kafe apo çaj, çfarë është më e shëndetshme

Një kafe e nxehtë mund t’jua rritë nivelet e energjisë në mëngjes, përderisa një tas çaj mund t’ju relaksojë pas një dite me stres.
Hulumtimet e fundit thonë se të dyja kanë efekte të mira shëndetësore, dhe nuk ka edhe shumë rëndësi se cilën e konsumoni.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hequr kafenë nga lista e produkteve të dyshuara si kancerozë, e gjithashtu disa hulumtime të reja kanë treguar se kafja mund ta shmangë rishfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
Studime tjera sugjerojnë se kafja mund ta parandalojë edhe Alzheimerin.
Sa i përket çajit, hulumtimet kanë treguar se konsumuesit e çajit kanë më pak mundësi të vuajnë nga kanceri i lëkurës, gjirit dhe prostatës
Çaji i gjelbër, në veçanti, është i pasur me antioksidantë të cilët e limitojnë dëmtimin e qelizave dhe e përmirësojnë sistemin e imunitetit.
Por, a është njëra më e mirë se tjetra?
Ekspertët thonë se kjo është paksa e vështirë të vendoset. Kjo për shkak se është e vështirë të ndahen përbërësit e tyre të ndryshëm, rolin e tyre në dietën tuaj dhe efektet që i kanë në sistemin trupor.
Prandaj, sipas ekspertëve, nuk është se njëra është më e mirë se tjetra, apo njëra shkakton më shumë dëme se tjetra. Konsumimi i tyre në sasi të duhura ndihmon që të keni një trup të shëndetshëm.

Shpërthejnë studentët: Takimet me “babagjyshin e Vitit të Ri” e treguan se kë kemi përballë

Studentët vijojnë protestën e tyre çdo ditë përpara kryeministrisë ku i bëjnë thirrje qeverisë për plotësimin e kërkesës së tyre prej 9-të pikash.
Kljadi Bello, u shpreh se studentët do të bashkohen me djemtë e diasporës deri sa të arrijnë në pikën kulmore me datën 7 janar.
“Studentët që nuk kanë ardhur këtu në shesh kanë patur edhe arsyet e veta pasi janë keq informuar vazhdimisht, në fillim ndërhyrjet nga jashtë i turbulluan ata por tani janë qartësuar dhe e dinë kë kanë përballë, e këtë e treguan edhe me takimet me babagjyshin e vitit të ri”, u shpreh për Fax News, Klajdi Bello.
Ai tha se studentët i njohin tashmë makinacionet e qeverisë për të zhbërë protestën por nuk do arrijnë dot t’i manipulojnë.
“Çështja tani kalon përtej 9-të pikave. Studentët kur ngrihen sjellin guxim, sjellin shpresë, ne e kemi bërë këtë gjë prej ditës sepse njerëzit na kanë përkrahur dhe vijojnë të na përkrahin. Nuk biem në grackën e tyre sepse po të kishim rënë në grackën e tyre ne nuk do të ishim sot këtu”, përfundoi ai.
Ndërkohë një tjetër studente u shpreh se, “nuk mendoj se kryeministri do të ofrojë një zgjidhje, ai e ka pranuar edhe vetë në dioalogjet me forcë me studentët që nuk i plotëson dot të gjitha pikat e kërkesës tonë. Po protestojmë për disa kërkesa shumë të thjeshta për t’u realizuar, por ka një neglizhencë dhe refuzim për të na dëgjuar. Këto ditë protesta nuk është çështje numrash por simbolike”.
Gjithashtu ajo u bëri thirrje studentëve, të rinjve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, që t’ju bashkohen protestës së tyre të përditshme nga ora 10:00 në ërën 12:00.