Çfarë dhurate mund t’i bësh një njeriu që ka gjithçka? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje sulmuesi i Juventus-it, Federico Bernardeschi, i cili ka befasuar Cristiano Ronaldo-n, një njeri që ka gjithçka, me një dhuratë me të vërtetë të veçantë. Ai ka befasuar portugezin për Krishtlindje me një portret gjigant.
Një pikturë e përmasave 150 me 100 centimetra, e shoqëruar me një “zemër” nga ana e CR7 në foton e postuar në Instagram. Shumë shpejt është shtuar edhe kurioziteti i tifozëve: kush e ka realizuar portretin dhe mbi të gjitha e kujt ka qenë kjo ide? Përgjigja erdhi si gjithmonë nga rrjetet sociale.
Murran Billi, artist nga Firence, ka postuar disa foto në profilin e tij në Instagram gjatë realizimit të portretit gjigant të Cristiano Ronaldo-s. Ai madje ka zbuluar edhe origjinën e kësaj vepre me titullin: “Dhurata e Krishtlindjeve nga ana e Bernandeschi-t për Cristiano Ronaldo-n”. Një dhuratë shumë origjinale kjo që ka lënë pa fjalë edhe yllin portugez.
Shikoni dhuratën e Bernardeschit që la pa fjalë Ronaldon!
Rama nuk mund ta kalojë këtë situatë as me grupe të brendshme armiqësore, as me autokritika komuniste!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ka analizuar situatën që po ndodh në vend, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se PS kishte bërë edhe gabime.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani përmendi kështu që nga shëndetësia, arsimi, apo dhe infrastruktura. Po ashtu Manjani theksoi se autokritika e tipit komunist nuk mund të hahet as me vaj dhe as me uthull.
“Është e ndyrë! E çpifur fare! Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqësore e as me autokritika komuniste. Duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të”, shkruan Manjani.
Reagimi i Manjait
“Kemi gabuar”- tha Edi Rama.
A mund të quhen “gabime” bëmat e tyre?!
Burimet natyrore NAFTE e GAZ i dha me koncension firmave Azere, të njohura për mashtrim ndërkombëtar dhe për pastrim parash korrupsioni. Fakt që e denoncojnë gazetarë, media e agjensi të huaja.
Infrastrukturën gjithashtu me PPP dhe Koncension, me faturë të kripur për të gjithë ne dhe fëmijët tanë.
Në shëndetësi paratë ja dha privatit kurse sëmundjet ja la shtetit. Spitalet publike rropaten me sëmundjet e njerëzve, ndërkohë check up rrujti të gjithë financimin e këtij sektori, pa ofruar asnjë lloj cilësie.
Arsimin jo vetëm nuk e bëri cilësor, por e shtrenjtoi sa më ska.
Ekonomia është mbyllur si asnjëherë tjetër më parë në pak, shumë pak duar (jo për faj të duarve). Njerëzit duhet të paguajnë më shumë se më parë për të marrë shërbime dhe për të blerë në treg. Ky i fundit nuk ka më konkurrencë të lirë, por është mbytur nga pozita monopol.
Njerëzit kanë sot gjithnjë e më pak para në xhep.
Bankat e huaja ikën thuajse të gjitha. Kredia e bisnesit thuajse nuk ekziston. Mbijetesa e tyre sigurohet vetëm nga kreditë konsumatore ose shërbime bankare të tjera.
Kompani pa identitet, pra Off shore, janë prezent në të gjitha sektorët ku ka para për të pastruar dhe transferuar në llogari të mbrojtura jashtë Shqipërisë.
Të gjitha këto e të tjera si këto, nuk tregojnë për “Gabime”, por për veprime të qëllimshme dhe me faj të rënde ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve.
Ministrat që përflasin sot mediat (me indicie nga Rama) janë dëshimtarë të këtyre veprimeve me faj, por jo fajtorët e vetëm.
Ata zbatuan me përpikmëri planin e hartuar nga shefi i tyre.
Ndaj autokritikën e tipit komunist me “gabime” dhe “shuplaka”, nuk mund të haet as me vaj e as me uthull.
Është e ndyrë! E çpifur fare! Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij. Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqësorë e as me autokritika komuniste. Duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të.
Basha, Krishtlindje mes familjeve të thjeshta të Lezhës: Besim për të nesërmen!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kaluar këto Krishtlindje mes familjeve të thjeshta të Lezhës. Lideri i opozitës ka bërë të ditur se, këtë ditë të veçantë e kaloi pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan mes të tjerash se, “Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”.
“Këtë ditë të Lindjes së Krishtit e kalova pranë familjes Ndoka në Hajmel dhe familjes Lorja në Stajkë. Ndonëse në vështirësi të mëdha, mesazhi i tyre në këtë ditë të shenjtë është besimi dhe shpresa tek e nesërmja.
Pata nderin të ndalesha për të uruar edhe Ipeshkvin e Dioqezës së Sapës Dom Simon Kullin.
Krishtlindja na bashkon të gjithëve rreth vlerave më të mira të familjes, të komunitetit dhe të Atdheut, e na mbush me optimizëm dhe besim për të nesërmen”, shkruan Basha në Facebook.
80 % e punonjësve të policisë nën moshën 40 vjeç aplikojnë për të ikur jashtë shtetit
80 % e punonjësve të policisë nën moshën 40 vjeç aplikojnë për të ikur jashtë shtetit. Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama, që mban datën 18 dhjetor, sindikata e policisë paraqet disa kërkesa me karakter ekonomik.
Punonjësit e policisë së Shtetit i janë drejtuar Kryeministrit Edi Rama me një shkresë ku kërkojnë plotësimin e 11 pikave. Ndër më kryesoret jane paga e 13 dhe pagesa e orëve shtesë.
Dokumenti mban datë 18 dhjetor dhe një kopje e tij u sigurua nga ABC News. Shkresa u dërgua në emër të 7 mijë efektivëve, sipas te çileve kushtet e vëshitra në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.
Efektivët e policisë pretendojnë se janë më pak të paguar në krahasim me homologët Europianë, ndërsa prej vitit 2014 paga e tyre nuk ka pësuar rritje.
Sindikata e policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për llotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minumumin jetik, thuhet në shkresë.
Punonjësit kërkojnë pagesën e Dietave të prapambetura nga 2017. Por situata është edhe më alarmante për punonjësit e policisë së Tiranës. Orët suplementare nuk janë paguar nga viti 2016 për disa nga komisariatet, efektivët e të cilëve kanë qenë të pranishëm ne stadiume për ndeshjet kombëtare apo dhe të Superligës.
Një pikë tjetër në kërkesat e sindikatës së policisë drejtuar shefit të qeverisë është edhe sigurimi i jetës në rast aksidenti në punë dhe përfitimi i banesave falas për familjarët e policëve që kanë humbur jetën ne krye të detyrës.
Në pikën e fundit, kërkesa e përhershme e punonjësit e policisë: uniforma blu të sigurohet falas dhe zëvendësimi i saj të bëhet pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
Në fund të shkresës, thuhet se është përgjegjësi e administratës së ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që trupat policore te Shqipërisë ndodhen në këtë gjendje. /abcnews
Deputeti i përvishet Ramës: “Avokatia e kufomave është njëlloj e vdekur si ato”…
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka vijuar me sulmet ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit.
Sipas Vasilit kjo qeveri po çon vendit drejt një konflikti të dhunshëm shoqëror.
“E bazuar mbi negativizmin, logjiken e denimeve, qe mbjellin frike, rrenuese e optimizmit, mosmarrese e pergjegjesive dhe justifikuese bajate e deshtimeve, e paafte te drejtoje dhe e dorezuar tek PPP korruptive, qeverisja sot eshte shnderruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomise se vendit dhe shkaktarja e vetme e nje varferie eksplozive, qe thellohet rrezikshem drejt nje konflikti violent social”, shkruan Vasili.
Më tej ai ka sulmuar edhe ata që përpiqen të bëjnë avokatinë e qeverisë, teksa shkruan: “Avokatia e disave per kete qeverisje eshte e njejte me ate te shpreses se nje kufome qe ka dhene shpirt do te ngjallet serish”.
Postimi i plotë
Kriza e qeverisjes eshte pa kthim.
Pa prioritete, pa vepra, pa asnje ideologji, me zhberjen e cdo premtimi elektoral dhe cdo angazhimi ne programet e saj te qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe parate e pista, qeverisja ka arritur me shume shpejtesi ne stacionin e fundit.
Pa asnje identitet sektorial te qeverisjes, me nje varferi te mjere te personaliteteve, me mungesen uleritese te profesionalizmit, me shitjen thjesht te imazheve pa asnje permbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot eshte ne fundin e saj pa kthim.
E bazuar mbi negativizmin, logjiken e denimeve, qe mbjellin frike, rrenuese e optimizmit, mosmarrese e pergjegjesive dhe justifikuese bajate e deshtimeve, e paafte te drejtoje dhe e dorezuar tek PPP korruptive, qeverisja sot eshte shnderruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomise se vendit dhe shkaktarja e vetme e nje varferie eksplozive, qe thellohet rrezikshem drejt nje konflikti violent social.
Avokatia e disave per kete qeverisje eshte e njejte me ate te shpreses se nje kufome qe ka dhene shpirt do te ngjallet serish.
Akoma me vulgare eshte avokatia e medemek ndryshimeve mbarepopullore qe kryeministri me antipopullor po dashka qe te beje. Keto ndryshime ne qeveri jane njelloj si t’i ndryshosh kufomen kostumin duke harruar qe ajo serish kufome mbetet.
Avokatia e kufomave eshte njelloj e vdekur si ato. Avokatia e agonise se nje qeverisje te marre fund eshte sherbimi me i keq që mund t’i bëhej asaj, sepse e bën edhe atë qesharake sa më s’bëhet edhe avokatët e saj kufoma njëlloj si ajo.
Protestë edhe në Krishtlindje/ O zoti kryemashtrues, fundi do t’ju vijë nga Unaza e Re!
Banorët e Unazës së Re kanë dalë për të 52-tën ditë radhazi në protestë, ku tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Ata ashtu siç kanë bërë prej 52 ditësh, sërish kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro apo dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.
“Nuk kërkojmë punë nga qeveria jotë e korruptuar, vetëm o zotëri na lër rehat në shtëpitë tona! Nuk do të na përçani dot! Këtë lagje e kanë lënë si në Kabul. O zoti kryetar mashtrues i bashkisë. Dihet se fundi do t’ju vijë nga Unaza e Re”, shprehen banorët.
Protestuesit kërcënojnë kompanitë që të mos guxojnë të afrohen për të prishur banesat e tyre, pasi do të përballen me zemërimin e qytetarëve të pafajshëm. Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari nga protesta tha se kryeministri Edi Rama po grabit qindra miliona dollarë, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës.
“Solidaritet me banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës se Re janë në të drejtën e tyre.
Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. U provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Edi Rama mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri.
Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”, u shpreh Braimllari nga protesta.
Të pranishëm në protestë në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e opozitës, si ata demokratë ashtu edhe nga LSI.
Të dehur dhe pavetëdije, të rinjtë e Londrës përleshen me policinë për Krishtlindje (Foto)
Besimtarët e krishterë në mbarë botën sot kremtojnë ditën e shenjtë të Krishtlindjeve, që shënon datën më të rëndësishme të kalendarit fetar të krishterë.
Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.
Në këtë ditë drekat familjare dhe shkembimi i dhuratave është një ndër elementët më të bukur.
Por në Britani e Madhe në Blackpool pas mbarimit të festës rrugët janë mbushur me të rinj të cilët ishin të dehur dhe kanë krijuar probleme për policinë.
Fshatrat në Mirditë si para 100 vjetësh, pa rrugë dhe shërbime…
Dom Gjergj Meta, i cili ka parë nga afër fshatrat e Mirditës tregon vuajtjen dhe varfërin që kalojnë këta banorë. Në një intervistë për Ora News arqipeshkvi thotë se në këtë zonë ka fshatra që jetojnë si 100 vjet më parë.
Arqipeshkvi i Rrëshenit: Mirdita është 70% e larguar në krahasim me vitin 1991. Ka disa fshatra që p.sh në 2008-2010 shkolla ka pasur rreth 100 nxënës. Nga 2010-2018 ajo shkollë për të cilën po flas, nuk po ja them emrin, ka vetëm një nxënës.
Sot ka fshatra në Mirditë që janë si para 100 vjetësh, nga pikëpamja e infrastrukturës rrugore. Nuk ka shërbime, s’ka ambulanca. Në Mirditë është punuar me shkollat, por rrugët janë të tmerrshme. Fëmijët që në dimër duhet të shkojnë në shkollë, nëpër shkollat e fshatrave shkojnë si gjyshërit e tyre para 100 vjetësh. Kjo nuk është e tolerueshme sot.
Politika duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Si ka mundësi që në 28 vjet rruga nacionale nga Rrësheni për në Lurë, që janë 50 km të bëhet për 3.5 orë.
Të rinjtë e Rrëshenit kanë një inteligjentë të jashtëzakonshëm, kanë një krijimtari të jashtëzakonshme, janë energji. Gjimnazi i Rrëshenit furnizon studentë me mrekullueshëm.
Zbulohet se kush qëndron prapa shkarkimit të Jose Mourinhos
Drejtori ekzekutiv i Manchester Unitedit, Ed Woodward, kishte vendosur ta shkarkonte Jose Mourinhon pasi një nga yjet e skuadrës së “Djajve të kuq” e kishte telefonuar për t’ia kërkuar këtë gjë.
Tani ka kaluar një javë që nga dita kur Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Manchester United dhe çdo ditë e shumë po zbulohen më shumë detaje për shkarkimin e tij 48 orë pas disfatës me rezultat 3-1 kundër Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
Mourinho kishte menduar se ai do të takohej me Woodwardin në qendrën stërvitore, Carrington për të diskutuar për transferimet gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo ishte habitur kur e kishte kuptuar se ai po shkarkohej nga puna e tij.
Një ditë para se ky lajm t’i bëhej e ditur Mourinhos, bordi i drejtorëve të Manchester Unitedit kishin mbajtur një takim ku e kishin diskutuar të ardhmen e trajnerit në këtë klub, duke vendosur ta largojnë portugezin.
E përditshmja angleze, The Mirror, raporton se klubi e kishte marrë këtë vendim pasi disa ditë më parë, Woodward kishte marrë një telefonatë nga njëri ndër yjet e skuadrës së Manchester Unitedit, i cili i kishte kërkuar shkarkimin e Mourinhos.
Emri i këtij lojtari nuk është bërë i ditur, megjithatë raportohet se ai ishte një nga lojtarët kyç në skuadrën e “Djajve të kuq”.
Në vendin e Mourinhos tani ka ardhur përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi do të kthehet në pozitën e trajnerit të klubit ku kishte qenë deri një javë më parë, Molde, në maj të vitit 2019.
Shpërthen makina në Tiranë, panik tek banorët
Një mjet është shkrumbuar nga flakët në zonën e Ali Demit ku një makinë tip Benz A Class është djegur tërësisht.
Burimë bëjnë të ditur se makina ka pësuar një defekt tekniike, ndërkohë që raportohet se nuk ka të lënduar, por ka shkatuar panik tek banorët.
Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Sipas policisë pronari i mjetit nuk ka ndonjë pretendim për zjarrin që shkrumboi mjetin e tij.
Informacion paraprak i policisë
Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M.
Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.