21.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Mashtrimi tjetër i Ramës me studentët, zbulohet dokumenti i fondeve

“Reforma e arsimit të lartë shqiptar nis me abrogimin e ligjit ekzistues krejtësisht absurd dhe i mbrapshtë, dhe mund të kryhet vetëm si kontribut i të gjithë faktorëve shoqërorë, studentëve që i thanë ndal! Abuzimit me ta, me qeverinë, me partitë parlamentare, me shoqërinë, si edhe me pedagogët e përfaqësuesit e universiteteve”.
Kjo fjali përmbledhëse e profesor Artan Fugës e shtjelluar më tej edhe me argumentet se plotësimi i 8 kërkesave të studentëve kryhet vetëm me rrëzimin e ligjit, duket se nuk ka rënë në sy të qeverisë, ose të paktën mbetet e paekspozuar për këtë të fundit. Një javë më parë, qeveria korrigjoi dokumentin e buxhetit afatmesëm, çka la të nënkuptohej se ishin studentët ata që motivuan ndërrimin e programit financiar të qeverisë.
Por, kryeministri Edi Rama, edhe pse ka deklaruar se kërkesat e studentëve do të bëhen realitet gjatë vitit në vijim, nuk ka përmendur në asnjë prej perifrazimeve idenë për rishikimin e ligjit. Pra, presioni i studentëve e peticionet e pedagogëve nga njëra anë dhe premtimet qeveritare nga ana tjetër, duket si dy pika që do të takohen një ditë, por që ligji Arsimit të Lartë e mban gjithnjë të devijuar rrugën e tyre të takimit.
Në projektimet afatmesme 2019-2020, misioni i Ministrisë së Arsimit për universitetet mbetet thjesht dhe vetëm teorik, i korrigjuar me ornamente, të cilat nuk i japin ndonjë përgjigje specifike studentëve për hallet që iu kanë rënë mbi shpinë.
Ligji i Arsimit të Lartë, në nenin 109 të tij, neni i cili shkaktoi këtë derexhe që shohim sot, duke listuar burimet e financimit, vendos ndër të tjera edhe donacionet si mundësi për gjenerimin e fondeve, të dhuruara këto nga subjekte dhe ente private. Faktikisht, që kur ligji hyri në fuqi nuk është publikuar asnjë bilanc financiar se sa lekë kanë mbledhur universitetet me këtë zë. Në buxhetin afatmesëm Ministria e Arsimit synon që 30 për qind të financimit për kërkimin shkencor ta mbledhë përmes enteve private, praktikë kjo e cila nuk lë shumë mend për aksioma.

Më tej, MASR angazhohet që të nxisë punën kërkimore në Arsimin e Lartë nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të 4000 kërkuesve në periudhën 2019-2021, një veprim ky i nxitur nga protestat, por që ende nuk ka një strategji zbatimi.
Ndërkohë pikat e tjera nuk ngjallin ndonjë kërshëri të veçantë, pasi qëndrojnë të tilla të pandryshuara prej vitesh. Ndër to, dokumenti përmend sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në nivel institucional e të programeve të studimit sipas kritereve e standardeve ndërkombëtare të HEAL-it, në përputhje me kërkesat e tregut lokal dhe kombëtar të punës.
100 për qind e institucioneve të Arsimit të Lartë, deri në vitin 2021, të sigurojnë akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit. Konkretisht, rritja e numrit të programeve që akreditohen nga 237 në vitin 2018 në 513 në vitin 2021.
Rritja e kapaciteteve akademiko-kërkimore dhe stafit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në përmbushje të standardeve akademike. 95 për qind e doktorantëve të jenë pjesë e stafeve të departamenteve me kohë të plotë në vitin 2021. Rritja e mobilitetit të stafit dhe studentëve me 20 për qind ndaj vitit paraardhës, është një tjetër angazhim i shkruar në dokumentin e buxhetit afatmesëm.
Po aty qëndron i pluhurosur edhe një e drejtë themelore e cenuar dhe e shkelur nga universitetet. 100 për qind e studentëve ekselentë dhe studentëve në nevojë të përfitojnë bursa, tarifë shkollimi zero dhe kredi studentore në vitin 2021. Pra, disa prej këtyre pikave, përfshirë edhe këtë të fundit për dhënien e kredive studentore, janë pjesë e paketës të dalë nga Ligji në fuqi i Arsimit të Lartë, dhe që qeveria po angazhohet për ta mbrojtur me forcë dhe premtime që rrezikojnë të zhbëhen që në vigjilje.

“Duhet një konsensus i madh mbarëkombëtar për një strategji universitare për shekullin e 21-të. Përgjegjësia është e të gjithëve! Studentët na kanë vendosur me shpatulla për muri me shumë të drejtë! Përndryshe do të mbetemi kombi më budalla në Evropë! Madje kam frikë se jemi tashmë!”, e mbyll refleksionin e tij profesor Artan Fuga, i cili pas firmës që hodhi në peticionin e pedagogëve, tashmë pret, pret, pret…
Fondet
Fondet për arsimin e lartë gjatë 3 viteve në vijim parashikohen me rritje progresive që mbërrijnë në vitin 2021 në 8 miliardë lekë. Këtë vit, universitetet morën nga qeveria 7.2 miliardë lekë, ndërsa në vitet 2019-2020 për to llogariten që të ndahen përkatësisht, 7.3 dhe 7.5 miliardë lekë. Për t’u kuptuar nga të gjithë, është pikërisht ky nivel fondesh, që i mban studentët të revoltuar dhe të pandalshëm në kauzën e tyre.
Dokumenti
MASR angazhohet që të nxisë punën kërkimore në Arsimin e Lartë nëpërmjet financimit të drejtpërdrejtë të 4000 kërkuesve në periudhën 2019-2021
100 për qind e institucioneve të Arsimit të Lartë, deri në vitin 2021, të sigurojnë akreditimin institucional dhe akreditimin e programeve të studimit. Konkretisht, rritja e numrit të programeve që akreditohen nga 237 në vitin 2018 në 513 në vitin 2021.
100 për qind e studentëve ekselentë dhe studentëve në nevojë të përfitojnë bursa, tarifë shkollimi zero dhe kredi studentore në vitin 2021
30 për qind të financimit për kërkimin shkencor, universitetet do ta mbledhin përmes enteve private.

 

Zbulohet surpriza e studentëve për Ramën (Fotot)

Edhe pse për shumëkënd sot është një ditë pushimi, studentët që protestojnë prej javësh në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” kanë menduar një dhuratë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.
Ata kanë vendosur që ti dërgojnë Ramës një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit, meqë sot është Krishtlindje dhe javën e ardhshme Viti i Ri.
“Të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të jesh më serioz dhe Kushtetutën e vendit që ta respektosh”, shprehen studentët.
Kjo dhuratë për Ramën u paralajmërua që dje në Fax News ku studentët u shprehën: Nuk jemi që të iki një bjonde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.
Çështja e protestës së disaporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë jan të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flaism me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.
Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për veitingun e pedagogëve.

 

Berisha: Basha përfaqëson një frymë të re në politikë

Ish-Kryeministri Berisha deklaroi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim mes Ramës dhe Bashës. Berisha deklaroi se Basha përfaqëson një frymë të re në politikë.
Ish-kryeministri Berisha nuk i kursen asnjëherë akuzat në drejtim të pasardhësit të tij politik, Edi Rama.
Teksa u ndal tek debati i këtij të fundit me një student në Vlorë, ku i riu u pyet nga Rama se nga e kishte gjetur ipohn-in, Berisha kujtoi një akuzë që më herët kishte lëshuar ish-kryeministri Fatos Nono për kreun e qeverisë. I ftuar në emisionin ‘A Shoë’ në ‘News24’, Berisha përballë Adi Krastës tha se Nano ka akuzuar Ramën se ai ka shitur disa ikona të vjedhura në Francë.
“Më fal ai i tha studentit; ku e ke marrë ipohn-in? Studenti i tha; po ti vilën në Surrel? Studentit ai i tha; kam qenë emigrant. Por në emigracion ai ka një akuza. Fatos Nano i tha; ke shitur ikona të vjedhura. Dhe unë s’kam hyrë në hetimin e saj, por di që ikona janë vjedhur me qindra e mijëra dhe që bllokmenët morën ikonat kur u prishën kishat. Këtë e di mirë. Po ku i deklaroi atë pasuri? Çfarë taksash pagoi? A ka paguar taksa? Tek cila banë i kaloi ato?! Për t’i mbyllur të gjitha këto, se ishin para të vjedhura, shkarkoi Zana Xhukën. Sapo kryetarja e ILKDP-së hapi hetimin, akti i parë që bëri Rama, e shkarkoi. 1 mijë metër katrorë sipërfaqe banimi në Surrel dhe i thoshte studentit; po këtë ipohne?! Pra, ky është përroi i tij psikik”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në A-Shoë se nuk e dinte për marrëveshjen e 17 majit Rama-Basha.
I pyetur nga gazetari Adi Krasta, Berisha tha se edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën.
Berisha: Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë. Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.
Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë”.

Denoncimi: Ministrat janë vërsulur për vakanca përrallore, ndërsa 10 mijë punonjës policie lihen pa rroga

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie, i cili shkruan se, sot eshte data 24 Dhjetor dhe asnje punonjes i policise se shtetit nuk ka marre asnje leke qe i takon per vitin 2018 si ore suplementare, pagese per ushqim e veshmbathje.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Qendrim banditesk i narkoqeveritareve ndaj policise!
Nderkohe qe ministrat vete jane versulur per vakanca perrallore ne detra te nxehta apo tropike, policine e shtetit e lene pa asnje qindarke sikur te ishte skllavopolici. Turp!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Mirembrema Doktor. Meqenese Policia e Shtetit nuk ka sindikate dhe njekohesisht nuk i lejohet te protestoje per te drejtat qe i shkelen cdo dite mendova tua dergoj Ju kete mesazh qe ta beni publik. Sot eshte data 24 Dhjetor dhe asnje punonjes i policise se shtetit nuk ka marre asnje leke qe i takon per vitin 2018 si ore suplementare, pagese per ushqim e veshmbathje. Sa per shperblim as qe behet fjale qe nga viti 2013. Ky eshte nje diskriminim qe u behet rreth 10 000 punonjesve te policise se shtetit. I bejme thirrje qeverise qe ta marre seriozisht kete problem, perndryshe nuk mund t’i parashikojme pasojat, pasi punonjesit e policise jane mjaft te indinjuar dhe ndihen te neperkembur.

Berisha për manipulimin me firmën fantazmë amerikane: Përgjegjësit para drejtësisë kushdo të jenë!

Ish-Kryeministri Berisha, foli në A-Shoë edhe për skandalin e abuzimit me Unazën e Re, si dhe arsyen pse Berisha nuk e përmend kompaninë që është përfshirë në këtë çështje.
I pyetur nga Krasta: Pse nuk keni folur asnjëherë për Ulajn kohët e fundit, për kompaninë dhe për marrëdhënien e falsifikimit dhe situatën shumë problematike të kompanisë së tij”, Berisha është përgjigjur: “E para nuk besoj të mos kem folur. E dyta është një ngjarje tepër e shëmtuar dhe di që ka një hetim në Shqipëri dhe në SHBA. Uroj dhe besoj që përgjegjësit e atij mashtrimi të vihen para ligjit. Ndonëse kam bindjen se përgjegjësi kryesor është Edi Rama me Damian Gjiknurin.
Zoti Krasta, Shqipëria është sot i vetmi vend në botë që ndërton autostrata me 20 milion euro kilometrin, para pak javësh unë kisha një deputet gjerman nga më të shquarit në Bundestag dhe më tha 2 milion a 2 milion e gjysmë euro kilometri është fare e njohur, dhe këtu është bërë një piramidë e tmerrshme me ndërtimin e tyre. Në këtë kontekst cilido që të jetë përgjegjës uroj të marrë përgjigjen e merituar. Unë kam një gjë tjetër këtu, një dallim nga të tjerët.
Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit.

Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë. Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit”, tha Berisha.
Berisha: Kur unë isha kryeministër kriminelët ishin në burg, sot në qeveri
Berisha, deklaroi mbrëmjen e sotme në ‘A Shoë’ përballë gazetarit Adi Krasta, se ai nuk ka bashkëpunuar kurrë me krimin dhe kriminelët.
Ai theksoi se gjatë kohës që ka qenë kryeministër, kriminelët përfunduan njëri pas tjetrit në burg.
‘Kurrë në jetën time nuk kam përdorur dhe nuk do përdorja kriminelët. Kriminelët kur unë kam qenë në qeveri, ata kanë shkuar njëri pas tjetrit në burg. Nuk ka njeri që të japë një shembull të vetëm. Tjetër problem që policia i arrestonte dhe Gjykata i lironte. Nuk ka njeri që të tregojë një rast të vetëm kriminelë të përdorur Sali Berisha. Kurrë s’më kanë imprensionuar me kërcënimet e tyre dhe kurrë nuk më kanë joshur me ofertat e tyre’, tha Berisha.

Shkullaku: Qeveria “Rama” e dështuar nga A-ja të Zh-ja

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Ndryshimi i disa ministrave nuk është ngjarje, sipas gazetarit Armand Shkullaku, për të problemi është kryeministri e jo ministrat e tij. I ftuar në ‘A Show’ përballë Adi Krastës, analisti Shkullaku analizoi situatën e krijuar pas protestës së studentëve dhe reagimet e kryeministrit Rama.
“Nuk e di a do duhej të kishte sepse në se do të kishte një ngjarje. Por ngjarja që duhet të pritej ishte mendoj unë jo thjeshtë ndërrimi i disa ministrave por një ngjarje më e madhe se kaq. Po them se nuk mund të kishte ngjarje sepse ti pret që të ndryshojnë disa ministra Kur? Kur qeveria ose kur kryeministrin ka një përpjekje për të ecur përpara në reforma të caktuara dhe disa ministra nuk i përgjigjen në ritmit të këtyre reformave. Në rastin konkret nuk është problemi tek ministrat, është problemi tek kryeministri. Ne kemi një qeveri që e dimë shumë mirë që është totalisht personalizuar. E keni parë ju Lindita Nikollin të dalë, fjala vjen tre javët e fundit në publik e të sqarojë problemet që kanë të bëjë me reformën në arsim? Reformën në arsim kush e bëri ministria apo Edi Rama?”, tha Shkullaku.
I pyetur nëse ministrave iu mungon personaliteti për t’u përballur me publikun apo thjeshtë nuk i lejon kryeministri, Shkullaku u përgjigj:

“Jo nuk është se i lejon por këtu kemi të bëjë me një qeveri që është vetëm vullneti i njëshit. Pra kryeministri ka marrë përsipër të ndajë edhe tapitë, ka marrë përsipër të na gëzojë edh me shpërblimet e pensionistëve, ka marrë përsipër të bëjë edhe studentin kur del e u thotë studentëve bashkë me ju do ndryshojmë Shqipërinë… do ndryshojmë reformën në arsim sikur reformën në arsim e kam bërë unë. Ky bën zotin, diellin, ajrin, ujin këtu… pra ministrat janë disa njerëz që Rama i ka emëruar në bazë të disa shijeve të veta. Është e njëjta mënyrë se si ai e ka bërë funksionimin e organizatës. Nuk është se bëhet fjalë për një proces zgjedhjesh, seleksionimi bazuar në merita tj etj..”, tha Shkullaku. Analisti beson se kryeministri e ka humbur betejën e tij nga pikëpamja propagandistike pasi Shkullaku mendon se: “Nuk fitohet asgjë me propagandë, realiteti vonon por çdo gjë del në shesh me kohën. Kjo u pa me lëvizjen e studentëve”.

Meta: Qytetarëve kanë nevojë t’u rikthehet shpresa dhe besimi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka uruar të gjithë të krishterëve shqiptarë, gëzuar festën e Krishtlindjes.
Ne mesazhin e tij Meta shkruan që kjo festë e bukur të jetë një bekim për mbarë kombin shqiptar. Ndërsa thekson se është momenti që secili nga ne të kthejë sytë nga ata që kanë më shumë nevojë, për të rikthyer shpresën dhe besimin.
Të dashur miq,
Në vigjilje të Ditës së Bekuar të lindjes së shpresës e gëzimit, mirësisë, solidaritetit e humanizmit, Ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!
Uroj që kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera sa hyjnore, aq dhe njerëzore dhe që bashkon familjen e shoqërinë tonë me paqen, harmoninë e mirëkuptimin, të sjellë më shumë mbarësi, dashuri, lumturi, begati dhe drejtësi sociale.
Në këtë Ditë të Shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët, për t’u dhënë atyre më shumë shpresë, besim dhe gëzim.
Për shumë mot Gëzuar Krishtlindjen!

Urimi i Bashës për Krishtlindjet: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo janë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë. Në urimin e tij Basha që kjo festë e shënuar të bekojë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Ja postimi i Bashës:
Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

Lubonja-Ramës: Nuk ke bërë gabime, ke bërë krime dhe vjedhje

Fatos Lubonja, gjate nje mbledhje te KQZ, ku eshte miratuar referndumi kunder importit te mbetjeve.

Analisti Fatos Lubonja thotë që vendimet e qeverisë Rama bëhen në interesin e oligarkëve. Sipas tij në vend po bëhen vjedhje ashiqare dhe se situata kërkon një vënie përpara përgjegjëisve gjyqësore. Ai tha se ideja e ndërrimit të ministrave nga Rama, është thjesht heqja e disa kukullave dhe vendosja e njerëzve të tjerë.
“Kemi një varfërim që në themelin e të drejtave të njeriut, dhe besoj do thellohet. Ideja ime është që në një vend që është demokratik, protestat që vijnë nga grupe të ndryshme interesi, bëjnë presion për korrigjimin e vendimmarrjes, si duhet të ndikonin shumë shqetësime të tjera. Kur ka korrupsione të kundraligjshme, dënohen ata që i kanë bërë këto. Mund të pranohej një protestë e studentëve e specifikuar për ato 8 pika. Në një vend ku nuk funksionon demokracia, ku drejtësia nuk të ndihmon, duhet shkuar te thelbi i problemit , duhet kaluar nga regjimi në demokraci. Prandaj dhe nuk funksionojnë protestat, dhe i bën ato të kthehen në politike që nga kërkesat për dorëheqje të ministrave e burgosje të elementëve. Këto duhet të shoqërohen me ndonjë projekt nga opozita apo nga një lëvizje e re, që të kalohet nga ky grup oligarkësh tek demokracia. Ajo që më shqetëson është kur thotë “kemi bërë edhe gabime”. Janë bërë vjedhje ashiqare, Astiri nuk është gabim është krim, vjedhje. Kjo lloj propagande që gjoja do ndërrohen disa ministra, si shenjë që gjasme po reflektojmë, janë gënjeshtra. Aty ka njerëz pa asnjë kontribut në parti. Shumica janë emërime të Ramës, që s’kanë asnjë meritë thjeshtë i janë lëpirë e i kanë thënë “sa i madh je ti”. Të heqësh ca ministra e të vësh kukulla të tjerë, është një kozmetikë. Situata kërkon një vënie përpara përgjegjësisë morale e gjyqësore,” tha Lubonja