31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Politika sot e ka emrin Lulzim Basha, Rama është e shkuara

Çim PEKA
Shihni me vëmendje se çfarë po ndodh në skenën e politikës shqiptare, veçanërisht nën dritën e zhvillimeve të fundit. Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria gjigante e propagandës së Rilindjes dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të saj.
Qeveria dhe media pranë saj po i kërkojnë Presidentit të Republikës, që të mos politizojë (mos) dekretimin e ministr(ave)it, apo ligjeve të miratuara nga mazhoranca, madje as të mos bëjë deklarata politike. Në të njëjtën logjike i kërkojnë opozitës, që të mos politizojë protestën e banorëve të Zharrës, Unazës së Re, apo dhe protestën e studentëve. Madje sipas tyre, nuk duhen politizuar as aferat e korrupsionit, koncensionet dhe dosjet e trafikut të drogës. T’u kërkosh aktorëve dhe faktorëve politike që të mos bëjnë politikë është njësoj, sikur t’u thuash futbollistëve të çdo lige profesioniste; mos luani futboll, por bëni sikur vërtiteni pas topit në fushë.
Duke shfrytëzuar pakënaqësinë dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj klasës politike në përgjithësi (Për hir të së vërtetës, simptomë kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha demokracitë perëndimore), propaganda e qeverisë kërkon të de-politizoje reagimin qytetar, duke shkuar aq larg sa bëhet thirrje për një klasë të re politike që nuk duhet të vijë nga politika!
Thuhet hapur se studentët duhet të marrin vetë fatin e tyre në dorë, por me një kusht; nuk duhet të përzihet politika!
Por se çfarë mund të bëhet duke marrë fatin në dore pa u përzier me politikë, këtë nuk e thonë. Skema është e qartë. Nuk duhet që kriza e gjithanshme që ka kapluar vendin, të kanalizohet drejt një zgjidhje politike. E ashtuquajtura Klasë e Re Politike, që duhet të dalë mbi ujë, nuk duhet të përfshijë partitë politike dhe politikanët opozitare; vetëm Ai më i gjati duhet të rrijë i pacenuar.

Sepse vetëm atij i plas shpirti për studentet dhe sot pas 5 vitesh në pushtet gati absolut është jo vetëm “mbështetës” i kërkesave të studenteve (Vetë ka krijuar problematikën, po vetë nuk i ka realizuar kushtet dhe të drejtat), por edhe më agresiv se vetë kryengritësit.
Pra sipas këtij paradoksi logjik, politik dhe mbi të gjitha moral, ai që ka shkaktuar sëmundjen malinje në sistemin imunitar është njësoj viktimë, sa dhe studentët që u ngritën pasi kapën fundin. Por pavarësisht kësaj të vërtete, ata nuk duhet ta politizojnë sepse kanë Edi Ramen jo vetëm në krah, por edhe si “mjekun” e vetëm që mund të bëjë operacionin shpëtimtar.
Në fillim e nisi qeverisjen, me idenë e ’emergjencës kombëtare’. Nëse ju kujtohet, në vitet 2013-2014, si emergjencë kombëtare ishin rendi dhe siguria, financat, ekonomia, arsimi, mjedisi, bujqësia, infrastruktura…
Pra me një fjalë; gjithçka!
Pasi ’emergjencës kombëtare’ i doli boja shumë shpejt, pakënaqësia në rritje e qytetarëve duhej të kanalizohej tek armiku i përbashkët, jo vetëm i popullit por edhe i qeverisë (sepse nuk e linte qeverinë të punonte siç donte): sistemi gjyqësor. E keqja nga buronte gjithçka që nuk shkon mirë në këtë vend, ishte drejtësia dhe vetëm ajo. Prandaj pakënaqësia popullore duhej të kanalizohej drejt saj, dhe jo qeverisë e cila ishte “viktimë” për vete.
Në muajin Korrik të vitit 2016, më në fund u miratua Reforma në Drejtësi. Duke qenë se edhe kjo kauzë u ezaurua shpejt duhej gjetur një armik tjetër, këtë herë më specifik: gjykatës dhe prokurorë individualë që ishin të korruptuar. Për një vit me radhë, e gjithë makineria e propagandës qeveritare i lëshoi bataret drejt tyre dhe procesit ‘shpëtimtar’ të vettingut.

Aq shume u banalizua dhe u fut në paradoks logjik e moral kjo fushatë si pjesë e diskursit politik dhe mediatik, sa që edhe trafikanti e përdhunuesi, Elvis Roshi, sulmet e opozitës ndaj tij i konsideronte si përpjekje të opozitës për t’ju shmangur vettingut!
Vazhdojmë më tej. Gjatë fushatës së vitit 2017 dhe deri në vjeshtën e po këtij viti pjesë e diskursit ishte faji i LSI, e cila nuk e paskësh lënë PS-në të qeveristë siç donte dhe si duhej. Me këtë rast u shpikën një turli termash populistë si; tepsia, tenxherja, kusia, legeni, e me radhë.
Por ndërkohë që koha kalonte dhe qeverisja e Rilindjes shkonte keq e me keq, sulmi ndaj LSI nuk po ngjiste më. Duhej një “armik i ri” dhe ai do të ishte; media e kazanit. Tashmë ajo i kishte të gjitha fajet, që “punët e mira” të qeverisë kritikoheshin dhe pasqyroheshin si një makineri që punonte për një grusht njerëzish dhe jo për qytetarët.
Kur edhe kësaj alibie i doli boja dhe shqiptarët filluan të ngrenë krye nëpër sheshe, kryeregjisori Edi Rama, më në fund e kuptoj se të gjithë “personazhet-fajtorët” të këtyre 5 viteve të mbushur me filma-propagandë nuk i pinin më ujë. Paradokseve të shndritshme të simuluara fortë në eterin mediatik u doli varaku; zullumi shpërtheu nën dritën e diellit, kurse qytetarët e çliruan mllefin e ndryrë në shpirt dhe filluan, ta marrin vetë situatën në dorë. Fajtori me emër të përveçëm, nuk ka më as edhe një gjethe ku të fshehë “veglat”, me të cilat për 5 vite rresht ka “përdhunuar” dinjitetin dhe mirëqenien e nënshtetasve të vet.
Dhe ja ku erdhëm te faza e fundit, që të kujton fundin e historisë së çdo autokrati dhe kleptokrapi në pushtet. Në mungesë të armiqve jashtë oborrit të vetë, nis të gërmosh për mëkatarë të brendshëm; brenda politikës.

Qytetarët e revoltuar “kanë të drejtë” që të bëjnë gjithçka, por sërish vetëm me një kusht; nuk duhet të përzihet politika në kauzat e tyre. Kështu FRESSH-ët dhe marksistët e tij të infiltruar në protestën studentore u ngarkuan me vetëm një mision: të mbanin politikën dhe opozitën larg. Aq shumë u stimulua fryma anti-politikë, sa që u hodhën teza që të shkrihej e gjithë klasa politike (opozitare), vetëm e vetëm që opozita në tërësi dhe Lulzim Basha në veçanti, të kompleksoheshin dhe të mos “guxonin” që të bëheshin faktorë.
Fabula dhe synimi është i qartë: duhet një lëvizje popullore (lexo; populiste). ku reagimin qytetar duhej ta drejtonin njerëz dhe formacione jo politike, njësoj si me Lëvizjen “5 Yjet” në Itali, Makronin në Francë, apo me Tcipras në Greqi. Pra, sipas Edi Ramës dhe propagandës së tij, edhe Shqipëria duhet të eksperimentojë me lëvizje dhe individë, që vijnë jashtë politikës.
Por, si me çdo gjë që ka bërë deri më tani duke ja hedhur fajin të tjerëve dhe duke u kujdesur që veten ta mbajë të distancuar nga skena, ai është sërish në paradoks historik, politik dhe moral. Po kërkon që të shpikë diçka, e cila tashmë ka ndodhur në Shqipëri.
Madje edhe më herët se në Itali, Greqi, Francë, SHBA, Angli (me Brexit). Shqipëria e ka tejkaluar këtë eksperiment, pikërisht me Edi Ramën dhe Rilindjen e tij. Me Erion Veliajn dhe G99 e tij (karroceri e Rilindjes).
A nuk startoi Rilindja si një lëvizje populiste, ‘Pertej së Majtës dhe të Djathtës’?!
A nuk është Edi Rama, ai artisti që po bën politikë?!
A nuk kemi për kryeministër një individ, i cili deri vonë nuk linte intervistë në mediat ndërkombëtare dhe këmbëngulte tu mbushte mendjen shqiptarëve këtu brenda, se nuk është politikan race, tipik, tradicional, por artist?!
Njësoj si Bebe Grillo në Itali; Filozof, njësoj si Makroni në Francë; marksist i moderuar dhe i përshtatur në këtë epokë të kapitalizmit, si Tzipras në Greqi?!

Slogani, ‘Përtej së Majtës dhe të Djathtës`, i Rilindjes së Edi Ramës nuk ishte thjesht elektoral, por shqipërim i filozofisë së re politike, ‘Rruga e Tretë’ e shpikur nga Bill Clinton e Tonny Blair (mentori dhe këshilltari i tij politik), dhe i vazhduar me Macron, Tzipras, Grillo. Filozofia e ‘Rrugës së Tretë’ ose ndryshe ‘As majtas dhe as djathtas’, doli si nevojë e adoptimit të partive të majta ndaj degradimit të socializmit, i cili përthithi parime nga dy krahët politike dhe ideologjike: majtas dhe djathtas.
Nga rruga majtas merrte parimin e shtetit social dhe nga ajo djathtas, më të mirat e kapitalizmit. Në mes si pykë, ishte futur parimi i Partneritetit Publik-Privat (PPP e famshme apo koncensionet). Edi Rama si biznesmen i ushtruar fort në këtë profesion si kryetar i bashkisë së Tiranës për 3 mandate, nga të gjitha parimet e ‘Rrugës së Tretë’, përzgjodhi vetëm PPP-të. Pra koncesionet, që tashmë çdo shqiptarë e dinë se çfarë janë.
Edi Rama pra, së bashku me Rilindjen e tij dhe Erion Veliaj së bashku me ‘G99’ e tij, e kanë ezauruar eksperimentin e populizmit dhe drejtimin e vendit nga jo-politika. Eksperiment, që dështoi në mënyrë spektakolare!
Ky model nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I ka ngelur vetëm një fazë e fundit për të konsumuar dhe ajo mund të zhvillohet, vetëm në bankat e drejtësisë!

Tani është koha, të hedhim pas krahëve këtë eksperiment dhe të kthehemi tek politika tradicionale. Tek Partitë Politike tradicionale dhe tek politikanët tradicionalë. Tek opozita dhe lidershipi i saj. Nëse edhe këta si pjesë e establishmentit duhet të pastrohen, ka vetëm një mënyrë efikase: dekriminalizimi dhe vettingu në gjithë shtresëzimet e politikës shqiptare. Le të bëhet, sepse është jo vetëm gjëja më e mirë që mund të bëhet për këtë vend, por edhe e vetmja si zgjidhje përfundimtare.
Studentët, le të vazhdojnë të protestojnë. Janë në të drejtën më themelore të tyre, por kërkesat që kanë nuk janë dhe nuk mund të jenë dot, thjeshtë ekonomike. Formën le ta kenë “ekonomike, por thelbin nuk jua ndryshon dot askush dhe aq më shumë Edi Rama; janë politike dhe pikë!
Prandaj si të tilla, mund dhe duhet të zgjidhen vetëm politikisht. Shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë është akt politik, ndaj vetëm si i tillë duhet të trajtohet. Eksperimenti me artistë në qeverisje, e ka mbyllur ciklin. Çfarë la pas e dinë shumica e shqiptarëve, që e vuajnë në xhepat dhe shpirtin e tyre. Tani ka vetëm një kohë; ajo për t`ju kthyer politikës reale dhe të bëri politikë sipas traditës më të mirë të demokracive në botë. Dhe këtë e ka për detyrë dhe mund ta bëjë, vetëm opozita.
Në parlament; Në rrugë; Në sheshe… Edhe në marrëdhënie të kushtëzuara, apo djegie mandatesh nëse është nevoja. Opozita është e dënuar që ti dalë zot, pakënaqësisë dhe revoltës popullore, që po rritet në mënyrë të paparashikuar nga “profesorët”.
Kjo është zgjidhja. Eksperimenti dhe e shkuara, e kishte emrin Edi Rama; politika e ka emrin Lulzim Basha!

Pedagogët e Gjeologji Minierave në krah të studentëve: Të anulohet ligji për Arsimin e Lartë! (Deklarata)

29 pedagogë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave kanë firmosur nismën për abrogimin e ligjit në arsimin e lartë. Sipas deklaratës, ligji i ri për arsimi e lartë është shkaku themeltar i problemeve aktuale në universitetet publike shqiptare.
Gjithashtu në deklaratë shkruhet se ky fakultet ka mbajtur qëndrime të tilla edhe në kohën kur janë bërë diskutime për projektligjin e ri të arsimit të lartë, duke shprehur nevojën e hapjes së një diskutimi gjithëpërfshirës.
Teksti i deklaratës së tyre është ruajtur i njëjtë me atë të FSHS, në shenjë solidariteti me kolegët e tyre dhe me shpresën se kjo nismë do përhapet edhe nëpër fakultetet e tjera (siç ndodhi në FHF).
Nga 49 pedagogë të punësuar si staf i brendshëm pranë FGJM, 29 prej tyre e kanë firmosur deklaratën publike, së bashku me dy pedagogë të jashtëm dhe një laborant.
Emrat e firmëtarëve janë si më poshtë:
Luis Lamani, Kristaq Muska, Klodian Skrame, Riza Aleti, Dulian Zeqiraj, Agim Sinojmeri, Përparim Alikaj, Elva Leka, Esmeralda Zeqo, Avni Meshi, Bardhyl Muceku, Gafur Muka, Altin Karriqi, Redi Muçi, Edmond Hoxha, Jeton Pekmezi, Emiljan Gjura, Nevina Polo, Boris Strati, Bashkim Çela, Oltion Fociro, Ilir Alliu, Kimet Fetahu, Myslym Pasha, Ana Fociro, Ardian Shehu, Elsa Shehu, Nevton Kodhelaj, Aida Bode, Enkeleida Goga Beqiraj, Mensi Prela, Gjon Rrota.

Akuza tronditëse për vizitën e Ramës në “Qytetin Studenti”

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital, i cili shkruan se, Kryeministri Rama I ka lënë qëllimisht godinat e studentëve që t’i kalojë ato në PPP për rikonstyrulsion. Qëllimi I tij është që të grabisë sa më shumë të mundet.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Akuza tronditese per viziten e Rames ne Qytetin Studenti.
Qellimi: Nje PPP me klientelen dhe nje grabitje e madhe e re!
Del dhe shkaku i qellimshem pse u bllokua dhe nuk perfundoi projekti me qeverine gjermane i rikonstruksionit te godinave te Qytetit Studenti.
Lexoni denoncimin per te gjitha keto te qytetarit dixhital. sb
I NDERUAR Z.BERISHA. DUKE JU FALENDERUAR PER NXJERRJEN NE DRITE TE DISA SKANDALEVE TRONDITESE PER OPINIONIN PUBLIK TE QEVERISE RAMA, PO JU SERVIR NJE TE RRADHES.
UNE QE PO JU DREJTOHEM ME KETE SHKRIM JAM NJE ZONJE ME DY FEMIJE DHE KAM DESHIRE TE NGELEM ANONIM, SE PERVEC SHTEPISE RREZIKOJ DHE BUKEN E FEMIJVE.
ZOTI RAMA PARA DISA DITESH ISHTE NE QENDREN STUDENTORE NR1, TIRANE. MIDISH SHUME FURCEVE QE THA, DEKLAROI SE NJE PENGESE E MADHE PER RIKONSTRUKSIONIN TOTAL TE Q.STUDENTI I BEHEN NDERTIMET PALEJE DHE MBI TE GJITHA PRONA PRIVATE QE ESHTE KTHYER PAS 91 PRONARVE LEGJITIM.
JU SIGUROJ SE POTHUAJSE ASNJE NGA THASHE ME SIPER NUK PENGON ASPAK RIKONSTRUKSIONIN. ASNJE NDERTIM PALEJE NUK KA NGJITUR ME GODINAT.

ASNJE GODINE KONVIKTI NUK ESHTE KTHYER SI PRONE PRIVATE. TE GJITHA PRIVATIZIMET APO KTHIMET E PRONESISE JANE BER PA CENUAR JETESE STUDENTORE.
PERFLITET PREJ VITESH QE I GJITHE Q.STUDENTI TE JEPET ME KONCESION, APO SIC JEMI MESUAR TASHME TE DEGJOJME, PPP!!! PERFLITET GJITHASHTU SE DJEMTE E NJE EKSPONENTE TE LARTE TE PS, TA MARRIN KETE PPP.
FJALET TE COJNE TEK ATA, SEPSE ATA KANE SPONSORIZUAR EDHE “PLANIN ZHVILLIMOR” TE KETIJ QYTETI DIKU RRETH VITIT 2014.
RIKONSTRUKSIONI MUND TE FILLONTE PREJ KOHESH, POR “DJEMTE” E DUAN TE GJITHE TEPSINE PER VETE, PRA CDO CM2 BRENDA KETIJ QYTETI TE JETE E TYRE, CDO BIZNES TE JETE I TYRE. KJO ESHTE ARSYJA QE RIKONSTRUKSIONI NUK ESHTE BER, MADJE MENDOJ SE LENIJA E GODINAVE NE KETE GJENDJE ESHTE BER E QELLIMSHME. DEGRADIM GJER NE PIKEN E FUNDIT QE TE THONE SE SMUNDEMI VET, DUHET TJA JAPIM DIKUJT.
KA DISA DITE QE IKMT-JA TROKET DERE ME DERE DUKE TERORIZUAR TE GJTHE BANORET SI PUNA IME QE JANE ME DHJETRA, ASHTU DHE PRONARET AUTOKTONE. FLITET SE PRISHJET DO FILLOJNE NE JANAR. DO HUMBAS SHTEPINE, KURSIMET E NJE JETE TE TERE NGA EMIGRACIONI. MADJE EDHE PRONAT PRIVATE DO TI KONFISKOJNE SE JANE BERE NE MENYRE TE PADREJTE.
DO TI JEPJA TE DREJTE NESE DO THOSHTE SE PENGESE PO NA BEHEN BANORET E GODINAVE ME FAMILJARE, POR JO NE QE NUK I BEHEMI PENGES ASPAK K/MINISTRIT.
UROJ QE FJALET E MIA TE DEGJOHEN FORT NGA GOJA JUAJ NE MEDIA DHE PARLAMENT.
RESPEKTE

Unaza e Re/ Rama po u merr shtëpitë qytetarëve për të larë borxhet e kriminelëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka qenë sërish mbrëmjen e sotme në mbështetje të protestës së banorëve të Unazës së Re.
Ai tha se Rama po kërkon tu marrë shtëpitë qytetarëve për të larë borxhet që i ka krimit dhe kriminelëve.
‘Ky kryeministër po kërkon tu marrë shtëpitë qytetarëve për tu larë borxhet që u ka kriminelëve si Edmond Bego. Këta banorë këtu janë heronj, ju kanë shpëtuar shqiptarëve 40 milionë euro’, deklaroi Balliu.
Banorët I bënë sërish thirrje Ramës dhe Veliajt të tërhiqen nga projekti pasi në të kundërt do të ketë pasoja. At u shprehën se nuk do të ndalojnë protestën e tyre në mbrojtje të banesave që i kanë ndërtuar me gjak.

Shqipëria gllabërohet nga horrat, Prokuroria vazhdon soditjen…

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar edhe njëherë Prokurorinë për mosreagimin e saj ndaj gjithë këtyre skandaleve që po ndodhin në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan, se kryeministri dhe oligarkët po vjedhin paratë e shqiptarëve ndërsa prokuroria hesht.
Postimi i Vasilit
PROKURORIA VAZHDON SODITJEN, NDERSA SHQIPERIA GLLABERIHET NGA HORRAT.
Kryeministri grabit parate e popullit dhe ua jep oligarkeve
tenderat manipulohen e vidhen,
parlamenti falsifikon procedurat dhe votimi i manipuluar oligarkeve dhe krimineleve ben ligjin ne mes te parlamentit
teatrin e rrembejne parate e pista,
trafikantet e droges devijojne lumin ne mes te Tiranes dhe shkaterrojne shtepite e qytetareve per te majmur veten dhe qeverine,
parate derdhen ne llogarite e ministrave hapur e ne mes te sheshit,
kilometri i rruges te Unaza e Re ja kalon dhe floririt ndersa..
PROKURORIA VAZHDON SODITJEN….

‘Çmenduria’ e çmimeve, një kg qepë kushton 1200 lekë!

Çmimet pësojnë sërish rritje, diku të lehtë e diku të rëndë për xhepat e konsumatorëve. Këtij “trendy” nuk i shpëtojnë as këto festat në këtë fundvit.
Ajo që njerëzit pohojnë njëzëri këto ditë është rritja e çmimit të qepës. 1 kg sot tregtohet per 120 lekë të reja.
Gjela deti nëpër çanta apo në trotuare, arra, vezë e shishe qumështi në tokë, fruta e perime në rrugë e nëpër tezga, kjo është pamja e një prej tregjeve të Tiranës.
“Janë rritur çmimi i qepës, preshit, brokolit, lulelakrës.
Po ky është turp. Në dyqan lagjeje një kilogram qepe shkon deri në 1500 leke të vjetra”, shprehen qytetarët për Top Channel.
Në tezgë apo në rrugë, kjo është pyetja.
Ka qytetarë që blejnë në rrugë duke menduar se janë më të mira dhe më të lira dhe që në tryezën e festës të mos mungojë asgjë.

PD paralajmëron tjetër furtunë për projektin 60 milionë euro të trafikantit Bego që devijoi Lanën

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp, pas reagimit të Ministrisë së Financave, lidhur me akuzat që PD ka ngritur se Arben Ahmetaj ka firmosur në 2016 privatizimin e pronës së njohur te ish-Sera për të favorizuar projektin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego te Unaza e Re.
Në deklaratën për shtyp të PD-së thuhet se, “Arben Ahmetaj bëri budallain për të mbuluar me burokraci të të vërtetën se ishte trafikanti Edmond Bego ai që i pagoi Ministrisë së Financave 1.5 milionë euro për privatizimin e ish-serave”.
Sipas PD-së, “Është e provuar se “Inerte Ekspres” i përket plotësisht mikut të Taulant Ballës dhe se, nëpëmjet saj, janë bërë 4 pagesa për llogari të Ministrisë së Financave përpara se ajo të lidhte kontratën e privatizimit.
Arben Ahmetaj mund të nxjerrë arkivin e Ministrisë së Financave, që nga krijimi i saj, por nuk mund të fshehë dot faktin se ai e privatizoi pronën vetëm pasi trafikanti i drogës mori përsipër të mbyllë procedurën e privatizimit”.
Më tej ka paraljamëruar se detaje të reja do të zbulohen ku thuhet: “A ka pjesë Arben Ahmetaj në projektin rezidencial 60 milionë euro që zhvendosi Lanën me firmën e Ramës dhe Veliajt?
Përgjigja për këtë pyetje është vetëm çështje kohe”.

Kujtojmë se pak më parë, Drejtori i Drejtimit të Pronës Publike Endrit Duçka në një deklaratë për mediat u shpreh se procesi i privatizimit ka nisur në vitin 2007 kur në pushtet ishte qeveria e drejtuar nga Berisha, ndërsa shtoi se në 2016 është lidhur kontrata e shitjes me trashgimtarët e familjes Pinari dhe jo Mond Begon, biznesmenin që PD e akuzon si të lidhur me qeverinë.
“Ky është dokumenti i firmosur nga këshilltari i Këshillit të Ministrave, i cili i ka hapur procedurë legalizimi në vitin 2007. Dëshiroj të ndalem në dy elementë që sqarojnë pozicionin e Ministrisë së Financave në këtë objekt.
Në asnjë rast ministria e financave nuk ka firmosur asnjë dokument me Edmond Begon. Në asnjë rast ministria e Financave nuk ka asnjë dokument që nxjerr fitues këtë person.
Ministria ka favorizuar kalimin e serave në pronësi të trashëgimtarëve Hamdi Pinari. Pagesa është kryer nga trashëgimtarët Pinari. Media është e ftuar për më shumë detaje dhe verifikime pranë Ministrisë së Financave për të gjithë objektet”, deklaroi ai.

Kryemadhi paralajmëron Ramën: “Nuk do të ndalemi as në ditët e festave”!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Mallakastër u shpreh se do të vijojë takimet me njerëzit dhe gjatë festave, ndërkohë që shtoi se qyetarët duhet të vijojnë të mbështesin protestën e studentëve.
Kryemadhi shtoi se tani ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Kryemadhi gjithashtu deklaroi se është bërë një abuzmi me Partinë Socialiste, pasi sipas saj ajo drejtohet sot nga kriminelë.
“Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet tvsh për energjinë, por nuk është ulur. U premtua se do të ulet Tvsh për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri. Të gjithë jeni në dijeni për faljen që ju bëri Rama oligarkëve ditën e enjte në parlament. Pra ju do të paguani, taksat ndërsa të pasurve do ua falë. Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që është bërë me PS-në ,është shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët, por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që t’u kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë. E vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment harrojini flamujt politikë dhe sensibilizohuni për familjet tona”, deklaroi Kryemadhi.

Reagon Rama, fyen sërish studentët: “Eh, o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat studentëve, të cilët kërkojnë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit, plotësimin e kërkesave të tyre, që nga ulja e tarifës së studimit, e deri te përmirësimi i kushteve të konvikteve.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar me mediet, gazetarët dhe opozitën, teksa thotë: “I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma
Kujtojmë se sot studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha të ftuar në Fax Neës deklaruan se do të vjojnë të protestojën për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë.
Ato u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.
Të pyetur nëse do ti bashkohen protestës së disaporës, studentët u shprehën se i mirpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.

Gjithashtu për protestën e nesërme ato paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.
“Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë nesër për kryeministrin. Do të ketë një surpizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot”, thanë studentët, të cilët nuk prefereuan të japin më tepër detaje.
“Nuk jemi që të iki një bjonde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.
Çështja e protestës së disaporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë jan të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flaism me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.
Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për veitingun e pedagogëve”, u shprehën studentët.

Studentët paralajmërojnë Ramën: “Kryeministri do të ketë një surprizë nesër!”

Studentët Arlind Hoxha dhe Armando Xhoxha të ftuar në Fax News deklaruan se, do të vjojnë të protestojën për realizimin e 8-të pikave të tyre drejtuar qeverisë.
Ato u shprehën se protesta do të vijojë, para kryeministrisë, ndërkohë që i bëjnë thirrje çdo studenti në Tiranë dhe çdo qytetari që ti bashkohet kauzës së tyre.
Të pyetur nëse do ti bashkohen protestës së disaporës, studentët u shprehën se i mirpresim ato në protestën e tyre, ndërkohë që deklaruan se nuk mund të flasin në emër të gjithë studentëve.
Gjithashtu për protestën e nesërme ato paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se do të marrë një surprizë.
“Gjatë protestës së nesërme, do të ketë një surprizë nesër për kryeministrin. Do të ketë një surpizë për Krishtlindje, por nuk do ta zbulojmë sot”, thanë studentët, të cilët nuk prefereuan të japin më tepër detaje.

“Nuk jemi që të iki një bjonde dhe të vij një brune. Ne duam që të bëhet një reformë e mirë. Protesta jonë nuk ka përfaqësues, por do të fillojmë protesta masive me datë 7 Janar.
Çështja e protestës së disaporës është njoftuar një vit më parë. Ne mirëpresim çdo person që i bashkohet protestës. Nëse ato do të vendosin, që ti bashkohen kauzës tonë jan të mirëpritur. Do të bashkohemi dhe do të flaism me të gjithë studentët që të marrim një vendim, nëse do të protestojmë më to.
Një ndër arsyet se pse unë kam dal të protestoj është cilësia e arsimit në universitet. Po ashtu ajo që kam vuajtur më shumë në fakultet është pjesa e korrupsionit në Universitete. Jam shumë për veitingun e pedagogëve”, u shprehën studentët.