26.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Gjendet i vdekur në rrethana të mistershme kreu i PS-së, nudo në dhomën e hotelit

Kryetari i Partisë Socialistë në Njësinë Administrative Lis në Mat, Abdulla Cuka është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook, ka publikuar mesazhin e mbërritur tek ai nga një qytetar i cili shkruan se Policia dhe Prokuroria po mbajnë të fshehta hetimet për vdekjen e kryetarit të Partisë Socialistë në Njësinë Administrative Lis në Mat.
Sipas qytetarit Abdulla Cuka është gjetur i vdekur, i zhveshur nudo, në dhomën e një hoteli të cilën e kishte porositur për 2 orë me një partnere e cila emri i të cilës mbetet anonim.
Qytertari shkruan në adresë të Berishës duke thënë edhe kreu dhe koordinatori i tyre A.Malaj është as më pak e as më shumë i tillë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kryetari i PS gjendet i vdekur ne hotel!
Mister shkaku i vdekjes!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar Dr. Berisha! Para pak ditesh rreth mesdites u gjet i vdekur nudo ne ish hotel Turizem “Mati” kreu i P.S njesia administrative Lis dhe njeherazi pagator i pensioneve ne kete njesi prane Postes Mat. Thuhet pe po hetohet nga prokuroria por asgje nuk eshte bere publike se c’ka ndodhur. Gjithashtu thuhet se Abdulla Cuka personi ne fjale ka prenotuar 2 ore dhomen ne kete Hotel me nje partnere qe mbetet anonim.
Edhe para 3-4 muajsh kreu i P.S. Shlli njesia Adm. Macukull goditi me arme zjarri punonjesit e sherbimeve Bashkia Mat kur po pushonin duke ngren dreke dhe mbeten te vdekur 3 prej tyre ku katastrofa do te ishte akoma me e madhe po te mos kishte nderhyre k/plaku i fshatit.
Doktor, ja pra kush jane kreret socialiste ne Mat, pasi dhe vete kreu dhe kordinatori i tyre A. Malaj nuk eshte as me pak dhe as me shume i tille. Falem. per mirekuptimin, mund te investigoni por per arsye te # mund te ruani aninomatin e identit tim, jo per frike por ashtu eshte konteksti. Te fala e te mira.

Fashat elektrike që përshpejtojnë shërimin e plagëve

Shkencëtarët kanë ditur për një kohë të gjatë se energjia elektrike përshpejton shërimin e plagëve sipërfaqësore, por burimet e energjisë së pacientëve deri tani janë mbajtur zakonisht për pajisjet e elektroterapisë.
Kjo mund të ndryshojë në të ardhmen e afërt, kështu që elektroterapia mund të bëhet po aq e thjeshtë sa përdorimi tradicional i fashës. Një ekip shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina krijoi fashat elektrike që janë të lehta për t’u bartur.
Ato kanë elektroda të vogla që mundësohen nga nanogjenika, të cilat aktivizohen nga lëvizjet e trupit.
Shkencëtarët kanë vërejtur se një impuls elektrik i formuar në këtë mënyrë përshpejton shërimin e plagëve duke stimuluar aktivitetin e qelizave dhe duke prodhuar substanca biokimike shtesë që janë gjithashtu përgjegjëse për përshpejtimin e procesit të shërimit.
Testet në kushte laboratorike treguan rezultate të jashtëzakonshme, transmeton KosovaPress. Plagët që me anë të metodave tradicionale të trajtimit duhej të shëronin dy javë, me fasha elektrike do të shëroheshin në vetëm tre ditë.
Pas përfundimit të testimit në lëkurën e derrit, shkencëtarët planifikojnë të testojnë njerëzit.
Krijuesit e fashave të reja premtojnë se ato nuk do të kushtojnë më shtrenjtë se ato tradicionale, pasi procesi i prodhimit nuk është i shtrenjtë dhe koha e rikuperimit në spital do të jetë shumë më e shkurtër se sot.

Tre perimet që rinojnë trurin

Një ose dy porcione të spinaqit, maruleve dhe sallatës së gjelbër mund të rinovojnë trurin tuaj për 11 vjet dhe të parandalojnë demencën.
Një studim i fundit zbuloi se njerëzit që hanë të paktën një porcion të tillë çdo ditë, kanë një shkallë më të ulët të gabimit në testin e kujtesës dhe mendojnë më mirë se ata që kurrë ose rrallë nuk hanë perime.
“Nëse shtoni perime jeshile në dietën tuaj të përditshme, perimet me gjethe thjesht do të zgjasin shëndetin e trurit në një mënyrë të thjeshtë”, shpjegon Marta Claire Morris, nga Universiteti i Roche në Çikago.
Hulumtimi, i botuar në revistën Neurology, u krye në një mostër prej 960 personash të moshës mesatare prej 81-vjeç, të cilët nuk kishin demencë.
Monitorimi i tyre zgjati 10 vjet dhe zbuloi se plakja e atyre që hëngrën më shumë perime të gjelbra ishte më i ngadalshëm për 0.05 njësi të standardizuara në vit në krahasim me ata që hanin më pak perime jeshile, dhe kjo është e njëjtë me ndryshimin 11-vjeçar në moshën e trurit, transmeton KosovaPress.
Profesoresha Morris pohon se shumë faktorë të tjerë që prekin shëndetin e trurit, të tilla si pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut, mbipesha, arsimi dhe shtrirja e aktivitetit fizik dhe kozmik, janë marrë në konsideratë.
Hulumtimi u krye edhe në një popullsi kryesisht të moshuar që përbëhej kryesisht nga të bardhët dhe rezultatet nuk ishin të zbatueshme për njerëzit e rinj dhe njerëzit e një race tjetër.

Ushqimet që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në peshën dhe energjinë tuaj – por ndikon edhe në atë se sa gjatë do të jetoni.
Kjo për shkak se njerëzit nuk vdesin thjesht nga mosha, por për shkak të sëmundjeve që vijnë si pasojë e stileve të pashëndetshme të jetesës.
Prandaj, është e rëndësishme t’i dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe të ushqeheni shëndetshëm.
Më poshtë e keni një listë me gjërat të cilat duhet t’i konsumoni për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme:
Kafja
Një studim i ri sapo ka zbuluar një lidhje mes konsumimit të kafes dhe shëndetit të zemrës, duke i mbështetur studimet e mëhershme të cilat sugjeronin se konsumuesit e kafesë janë më të prirë të jetojnë më gjatë.
Ushqimet e djegëse
Ushqimet pikante jo vetëm se jua djegin gojën, por edhe jua zgjasin kohën tuaj në këtë jetë! Një studim i vitit 2015 me pothuajse 500.000 kinezë ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve të djegësta një apo dy herë në javë është ndërlidhur me 10 për qind reduktim të rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Arrat
Studimet e këtij viti kanë zbuluar se ata të cilët hanë arra, bajame, kikirika, etj., janë më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës – që do të thotë se janë më të prirë të shijojnë jetë të gjatë e të shëndetshme.
Salmoni
Salmoni është i pasur me vitamina e minerale, dhe ndërlidhet me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare – rrjedhimisht vdekjes së parakohshme.
Boronicat
Ngjyra e veçantë e boronicave vjen nga një antioksidant i quajtur ‘anthocyanin’. Sipas ekspertëve, antioksidantët që gjenden në boronica e mbrojnë trupin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, dhe sëmundjet e trurit si ajo e Alzheimerit.

FBI parashikoi skenarin, si ja dha Rama Rafinerinë e Ballshit njerëzve të Putin

FBI e kishte përshkruar që më parë konturin e këtij skenari aventurier dhe në fund doli pikërisht ashtu siç besonin hetuesit e përtej oqeanit.
Mashtrimi i madh shqiptar i Harry Sargeant III, manjati i falimentuar i naftës, mbi të cilin por hetojnë autoritetet amerikane, është kryer në Rusi, duke u ndërthurur bujshëm me një tjetër fill hetimesh të hetuesve amerikanë, ajo e lidhur me “thesarin” e zi të presidentit Vladimir Putin.
Nisemi nga një e dhënë zyrtare: rafineria e naftës në Ballash – besuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij “investuesit shumë serioz amerikan” Harry Sargeant III në këmbim të premtimeve ekonomike të pambajtura kurrë – ka kaluar në pronësi të grupit petrolier Gunvor, i cili ka marrë tashmë kontrollin.
“Dhurata” e Ramës për spekulatorin “made in Usa” tashmë bëhet ekonomi reale. Sigurisht jo për të mirën e vendit e të nevojave të tij, por në favor të xhepave të Sargeant dhe të miliarderëve të uritur mes protektorëve të tij të korruptuar brenda “Pallatit”.
Mjaftuan gjashtë muaj administrim nga ana e themeluesit të International Trading Company (e deklaruar e falimentuar në shkurt 2016 nga një gjykatë amerikanë për shkak të borxhit mbi 100 milionë dollarë) për ta shndërruar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në operacionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që mund të ketë parë ndonjëherë Shqipëria.
Sergeant duhej të investonte 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe të balanconte ndërkohë financat me borxhe të mëdha të kompanisë Armo, e cila kontrollon impiantin e përpunimit. Kishte deklaruar të investonte edhe 100 milionë dollarë të tjerë në “Transatlantik”, një tjetër kompani energjetike shqiptare në katastrofë financiare. Të gjitha fjalë, të marra si të vërteta nga Edi Rama e qeveria e tij.
Sipas FBI dhe Departamentit të Shtetit të SHBA, ish-piloti luftarak i marinës amerikane Harry Sergeant duhej thjesht të hapte rrugën për mbërritjen e koracatës së Putin, duke injoruar çdo rezistencë “politike” apo kontroll ligjshmërie.

Gunvor – thonë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga “asetet” kryesore të thesarit të zi të Presidentit rus Vladimir Putin. Agjentët, që në zbatim të “embargos” kanë llogaritur pasuritë e fshehura të Putinit, citojnë dëshminë e një ish-këshilltari të tij, Stanislav Belkovski, që prej kohësh është vënë në dispozicion të organeve hetimore ndërkombëtare dhe ka treguar se si një pjesë e mirë e pasurive të presidentit përbëhen nga 75% e Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe nga 4.5% e kolosit Gazprom.
Vladimir Putin në Gunvor përfaqësohej deri pak kohë më parë nga Genadi Timçenko, një ish-kolonel i KBG që jeton në Gjenevë dhe tregohet – që nga fillimi i viteve ’80 – si një nga hierarkët më të besuar të presidentit rus.
E themeluar më 1997, për dhjetë vjet Gunvor u bë kompania numër tre në botë për tregtinë e naftës dhe komoditeteve nga Evropa Lindore. Aktualisht administron 30% të eksporteve ruse. si kryetar të grupit, siti i kompanis shfaq zyrtarisht një operator suedez, Torbjom Tornqvist, konsull nderi i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas barkave (skuadra e tij, Artemis Racing, ka fituar edicionin e 34-t të America’s Cup).
Me zyra në Gjenevë, Amsterdam e Qipro, Gunvor përhapet nëpër botë si një njollë nafte.
Tani edhe në Shqipëri, falë shëbrimit të Harry Sargeant III, ekspert i madh i parajsave fiskale dhe i aleancave “të guximshme”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndoshta nuk është në dijeni të faktit që të gjitha shoqëritë e Sargeant – përfshirë ato “offshore”, për të cilat Departamenti i Shtetit ka hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë amerikane dhe nuk mund të operojnë në administratën publike.
Gjykata amerikane për aktet e korrupsionit jashtë vendit i ka përkufizuar aventurat e fundit të manjatit të naftës si “forma më e keqe e përfitimive nga lufta” e pahetuar kurrë, përfundim në të cilin kishte arritur edhe një komision special i Kongresit. Sargeant, gjatë luftës në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizim të ushtrisë amerikane me karburant. Ai administronte transportin e karburantit – nga Jordania në Irak – në regjim absolut monopoli pasi kishte korruptuar me dhjetëra miliona euro një apo më tepër anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, të cilët i siguronin ekskluzivitetin e sektorit dhe përjashtimin me forcë të çfarëdolloj konkurrrence.

Pas tri kontratave të para me Departamentin e Mbrojtjes, Sargeant përgatit goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, vendos të përjashtojë ortakun jordanez që i kishte siguruar në fillim licencën e transportit në shkëmbim të pjesëmarrjes në biznes. Ish-marinsi vendos t’i kanalizojë ndryshe përfitimet për të shmangur thelën e madhe jordaneze.
Më 2008, Mohammed al-Saleh, dhëndri i Mbretit të Jordanisë – ortaku i Sargeant – nis procedurën ligjore kundër Sargeant në Gjykatën e Apelit në Florida, duke e akuzar për mashtrim, dhe më 2011 e fiton gjyqin: 29 milionë dollarë dëmshpërblim, plus 3.5 milionë dollarë interesa.
Ndërkaq, gjatë debatit dolën provat e akteve korruptive, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetime voluminoze.
Në fund, më 2016, falimentimi, vendosur nga Gjykata Falimentare e SHBA.
Çështja bëri bujë, edhe për shkk se Sargeant ishte midis financuesve kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeste ekonomikisht fushatën elektorale të Mitt Romney e John Mc Cain.
Nga thellimi i FBI u zbulua gjeografia ndërkombëtare e komnpanive të Sargeant në parajsat fiskale dhe një mal miliardash të fshehura nga taksat.
Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentit, mbërritja në Tiranë…
Deri sot, asnjë qindarkë nuk është investuar nga sipërmarrësi nga Florida në afarin shqiptar.
Por shitja te Gunvor – siç pohojnë të mirinformuarit e sektorit – ishte programuar prej kohësh. Dhe provat e shitjes janë në dokumentat e paraqitur nga Gunvor pranë një banke evropiane me filial në Tiranë, si garanci për furnizimin me lëndë të parë të destinuar për rafinerinë.
Po tani, çfarë do të bëjë drejtësia në Tiranë? Është e mundur që në një shtet të së drejtës institucionet të befasohen në mënyrë kaq të bujshme?
Dhe si do të sillet politika, e detyruar tashmë të bëjë llogaritë me thesarin sekret të Vladimir Putin, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe tashmë i zbarkuar edhe në Shqipëri falë një ish-piloti me yje e shirita?
Marrë nga Pianetaitalianews.it-Përgatiti: SYRI.net

Gjobëvënësit e Policisë Rrugore!

Nga Boldnews.al

Çdo javë, Policia Rrugore raporton publikisht shifra të ekzagjeruara gjobash, arrestimesh e bllokim patentash të qytetarëve që shkelin rregullat e qarkullimit. E, në mënyrë paradoksale, ndërkohë që shifrat e penalizimeve nga struktura e drejtuar nga Mithat Tola rriten, aksidentet dhe “piratët e rrugës” nuk zvogëlohen. Përkundrazi, aksidentet me pasoja të rënda për jetën e shëndetin vijojnë të jenë kronika “rutinore” në përditshmërinë shqiptare.
Imazhi i Policisë Rrugore për çdo qytetar dhe drejtues mjetesh është ai i punonjësve me bllok gjobash në dorë. Prej kohësh, kjo panoramë është standarte në rrugët e Shqipërisë, por sidomos në Tiranë, ku numri i automjeteve dhe qarkullimit është shumë herë më i lartë se i të gjithë qyteteve të tjera.
Pikërisht, këto pamje “gjobaxhinjsh” policorë nxitën edhe Ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të urdhëruar ndryshimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Policisë Rrugore. Natyrisht, ky urdhër, ndër të parët e ministrit Lleshaj, nuk ishte ai që kishte emergjencë absolute, krahasuar me luftën munguar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Por, gjithësesi, fakti që ministri Lleshaj zgjodhi të vendoste firmën në një dokument për Policinë Rrugore, dëshmon se për atë vetë, por edhe për qeverinë që përfaqëson “polici rrugor, vetëm me gjobë në dorë” është i papranueshëm.

Urdhëri i ministrit të Brendshëm është shpërndarë para rreth 10 ditësh, por, në terren, asgjë nuk ka ndryshuar. Drejtuesi i Policisë Rrugore, Mitat Tola, ende nuk duket se e ka marrë mesazhin e ministrit. Po ashtu, edhe vartësit e tij, ende nuk e kanë zbatuar atë që kërkon ministri.
Të paktën në Tiranë, shefi i qarkullimit, Erion Ahmeti, duket se ende nuk e ka kuptuar se çfarë kërkon ministri. Nga një vëzhgim i shkurtër në rrugët e kryeqytetit gjatë fundjavës, konstatohej lehtësisht panorama e pandryshueshme-policë rrugorë me bllok gjobash në dorë, punonjës policie në kryqëzime rrugësh duke dubluar semaforët dhe trafik të rënduar në shumë akse kryesore të qytetit.
Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, ka qenë edhe më parë në këtë pozicion, në periudhën 2014-2016. Dy vjet më parë, ai u largua nga ky post dhe, sipas burimeve brenda policisë në atë kohë, shkak u bë performanca e dobët. Në korrik 2016 ai u zëvendësua në këtë detyrë nga Ardi Veliu, i cili në atë kohë mbante detyrën e drejtorit të Shkollës Bazë të Policisë.
Nuk është e qartë se si Mitat Tola u rikthye përsëri në detyrën e shefit të Policisë Rrugore. Me shumë mundësi, atij i është hapur rruga për të marrë të njëjtën zyrë, pasi Ardi Veliu u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë me firmën e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama është kapur duke transferuar paratë e qytetarëve në SHBA

Është provuar se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, kanë nënshkruar ndryshimin e Planit Urbanistik për të bërë një gjë të paparë e të padëgjuar që nga koha e Romës së lashtë, ndryshimin e shtratit të Lumit.
Kjo është arsyeja se pse pardje në parlament u bashkuan kartonat e deputetëve të lidhur me krimin për të hedhur poshtë ligjin për vetingun.
Ti hapin rrugën një Shqipërie ku të gjithë qytetarët bashkë të ndihemi pjesë e një komuniteti, ku Kushtetuta dhe ligji të zbatohen njësoj si për qytetarët ashtu edhe për politikanët, dhe kjo është edhe arsyeja se pse beteja jonë, pastrimi i politikës nga krimi, do të vazhdojë deri në fitoren e saj.
Prononcimi i plotë i kryetari të PD, Lulzim Basha në protestën e banorëve të Unazës së Re
Së pari dua të ju përshëndes ju, gazetarët dhe opëratorët që ndodheni këtu natë për natë me protestuesit, me banorët e unazës së re të cilt ia kane dalë që me qëbdresen e tyre, të rrëzojnë një nga projektet më korruptive në historinë e Europës.
Para disa ditësh po dëgjoja disa banorë që po e analizonin fare qartë atë që ka ndodhur: Në më pak se dy kilometra janë angazhuar tre kompani. Edhe nga ana e menaxhimit të punës, tre kompanie më shumë e ngatërrojnë njëra-tjetrën se sa e përshpejtojnë zhvillimin e projektit në një gjatësi prej vetëm 2 kilometrash.
Është e qartë pra se kompania fantazëm e regjistruar në parajsa fiskale, nuk kishte asnjë rrol tjetër, vetçse të merrte paratë e Edi Ramës dhe ti conte në Amerikë. Të merrte pra, paratë e shqiptarëve që kishte ndërmend ti vidhte Edi Rama dhe ti conte në Amerikë.
E dini se pse e them këtë?!
Është shumë e rëndësishme të kuptoni ju dhe cdo shqiptarë, se ajo që ka ndodhur këtu, nuk mund të ndodhë as si plan i vetëm Damian Gjiknurit, as vetëm i Arben Ahmetajt, as vetëm i Erjon Velisë, por i një autoriteti që është në gjëndje të bëjë koordinimin mes ministrisë së Financave, ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Infrastrukturës, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Shetit, IKMT, Bashkisë së Tiranës, dhe në të njëjtën kohë ti mbyllë gojën Prokurorisë dhe të njëjtën kohë të urdhërojë Agjencinë e Prokurorimit Publik dhe QKR-në të mbyllin sytë para fallsifikimit.

Shikoni sa agjenci janë, lodhesh edhe po ti numërosh!
Kush e ka autoritetin ti bindë të gjitha këto agjenci të shkelin ligjin me të dyja këmbët?
Për ti mbyllur sytë para një kompanie fantazëm, roli i vetëm i të cilit nuk ishte vetëm të transportonte as asfalt, as zhavorr, por të transportonte paratë që Edi Rama do të vidhte këtu, për në Amerikë, për në kontot bankare në parajsat fiskale.
Duke iu përshëndetur ju dhe të gjithë punonjësit e mediave që kanë qënë këtu gjithë këto ditë, dua t’i bëj një thirrje kryeredaktorëve që ta hapin ekranin gjatë gjithë kohës së protestës. Unë jam këtu dhe ju filloni transmetimin live, por transmertimi live kur këta banorë shprehin nga zemra atë që mund të ndjejnë prindërit në prag festash, që në vend që të përgatisin tavolinën, në vend që të qajnë hallin dhe të gjejnë mundësitë të kënaqin këta vogëlushë, vijnë e protestojnë përditë këtu, këtë ndjeshmëri nuk duhet ta heqin nga ekrani. Këtë ndjeshmëri duhet ta shohin të gjithë shqiptarët se përndryshe, ata që marrin ti heqin nga ekranet protestuesit, të heqin zërin e tyre, të heqin vuajtjen e tyre, i bëjnë një shërbim të keqes dhe bëhën palë me hajdutët.
Së treti dua të them se afera që nisi si korrupsion i pastër me lekët e buxhetit të shtetit, është provuar sot si aferë më e thellë kriminale: Është provuar se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, kanë nënshkruar ndryshimin e Planit Urbanistik për të bërë një gjë të paparë e të padëgjuar që nga koha e Romës së lashtë.
Kanë firmos për të ndryshuar Lumin e Lanës për ti hapur rrugë prishjes së shtëpive të mbi 200 familjeve, që most ë cenohet asnjë centimetër katror i një zhvillimi të një trafikanti droge i cili do të ndërtojë atje një objekt me një vlerë prej 60 milionë eurosh.
Ky akt kriminal, tregon se si funksionon sot shteti.
Shtetifunksionon si një shtet hajdut, ku Edi Rama vulos, nënshkruan dhe detyron cdo nëpunës shteti dhe cdo ministër të nënshkruajë akte korruptive si ky i Unazës së re.

Tre lote dy kilometra, ku një nga fituesit ka vetëm një ka vetëm një rol, të ngarkojë paratë e qytetarë e ti transferojë përmes skemës së pastrimit të parave në Amerikë. Ja si funskionin shteti në ortakëri me krimin.
Marrin një territor, i detyrojnë banorët, pronarët e këtij territori ta kalojnë në pronësi të trafikantit të dënuar dhe pastaj zhvendosin shtratin e Lumit, ndryshojnë planin urbanistik, Edi Rama dhe Erion Veliaj sepse kanë firmat e tyre aty.
I bëj thirrje kryeredaktorëve të medias së shtruar dhe medias vizive të mos thonë sipas pretendimeve por të nxjerrin dokumentin sepse është detyrë e medias ta kishte bërë këtë investigim. E ka bërë opozita. Të nxjerrin planin urbanistik të Tiranës të nënshkruar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj ku tregohet qartë gjëja më e pamendueshme, më absurd që nga koha e Romës së Lashtë se si i pari i vendit dhe i pari i qytetit zhvendosin Lumin, e zvendosin shtratin e Lumit për të prishur 200 shtëpi vetëm e vetëm që ti mos i preket prona ku ndërton ortaku i Taulant Ballës me firmën e Erion Veliajt, Edi Ramës dhe nesër siç do të dalë me fakte nga selia e PD, edhe me firmën e Ahmetajt.
Tek unaza e Re, këto javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Në fillim dukej se kjo betejë nuk do fitohej sepse Edi Rama suli kundër këtyre banorëve gjithçka; dhunën e gangsterëve që janë të angazhuar që janë angazhuar për të marrë paratë e Unazës dhe ndërtimit atje, dhunën e policisë, sharjet dhe shpifjet e tij, gjuhën e tij të rëndë e të ndyrë duke i etiketuar shpellarë e kadrinj. Shiti mashtrime sikur këta banorë ishin milionerë e po mbronin prona prej shumë miliona eurosh por në fakt milionat po i vidhte vetë Edi Rama. i vunë pra banorët kundër qytetarëve duke u thënë zaptues.
Në fakt secili prej tyre e ka blerë pronën. Ka certifikatën e blerjes së pronës. Gjithsecilit prej tyre e ka blerë pronën dhe është në proces legalizimi, atë që ky e premtoi falas. Pra ka nxjerrë në pah edhe mashtrimin e Edi Ramës.
Por mbi të gjitha ka nxjerrë sot në pah se pse shteti shqiptar nuk u shërben qytetarëve sepse sot shteti u shërben vetëm oligarkëve dhe kriminelëve sepse me ta ka lidhur pakt. Kjo është arsyeja se pse pardje në parlament u bashkuan kartonat e deputetëve të lidhur me krimin për të hedhur poshtë ligjin për vetingun.

Sepse me akte të tilla korruptive si ky i trafikantit të dënuar që zhvendos Lumin e Lanës, kështu është zhvendosur Kushtetuta, ligji, kështu shkelen ditë për ditë të drejtat dhe liritë e qytetarëve për të favorizuar kriminelët dhe oligarkët.
Ndaj kjo betejë është simbolike për një betejë shumë më të madhe që ka nisur në të gjithë vendin, për betejën e studentëve, të cilët e kuptojnë se zgjidhja nuk mund të vijë thjeshtë dhe vetëm nga ulja e tarifave por duhet të vijë nga rrëzimi i sistemit të degjeneruar arsimor, nga rrëzimi i ligjit korruptiv për arsimin. Nga ngritja e sipërmarrjes, së fermerëve, e qytetarëve që kanë bllokuar dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve dhe ulje qepenash sepse shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të naftës dhe energjisë në vendin më të varfër e më të ulët blerëse për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klikës së kriminelëve dhe oligarkëve me të cilët ai qeveris.
Ndaj fitorja e plotë e kauzës së Unazës së re falë qendresës dhe bashkimit të tyre do të jetë edhe fillimi i një kapitulli të ri në historinë 28 vjeçare të pruralizimit në Shqipëri. Ku për herë të qytetarët tregojnë forcën e tyre, ku për herë të parë qytetarët nuk i merr më peng as krimi i organizuar, as krimineli, as hajduti, as oligarku, as qeveritari i lidhur me ta. Ku për herë të parë siç e thonë prej ditës së parë këtu këtu tek unaza e re; këtu vendosin qytetarët.
Për ne si opozitë është jo vetëm detyrë të jemi në krahun e njerëzve këtu siç jemi përditë por edhe në protesta të tjera që janë zhvilluar, është jo vetëm detyrë të mbështesim pa kushte protestat dhe kërkesat e studentëve, por është po kështu edhe një frymëzim që të shohim se si aty ku qytetarët me të vërtetë vendisin të ngrihen, aty bie e keqja.
Le të jetë ky mësimi jo vetëm fundi i këtij viti të vështirë për shqiptarët por edhe shpresa për vitin e ri që po vjen, shpresa që kjo sakrificë e banorëve të unazës, sakrifica e studentëve dhe vendosmëria e tyre për tu përballur, ti hapin rrugën një Shqipërie ku të gjithë qytetarët bashkë të ndihemi pjesë e një komuniteti, e një familje ku e keqja të mos na hedhë më kundër njëri tjetrit ku kushtetuta dhe ligji të zbatohen njësoj si për qytetarët ashtu edhe për politikanët, dhe kjo është edhe arsyeja se pse beteja jonë, pastrimi i politikës nga krimi, do të vazhdojë deri në fitoren e saj.

Partia Demokratike ka një luftë për ta fituar!

Erl KODRA

Partia Demokratike ka një luftë për ta fituar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përveç fitores, pavarësisht se kjo është një luftë për jetë a vdekje.
Jeta e shumicës së shqiptarëve është bërë matematikisht e pamundur. E di se ndonjëherë gjërat nuk mjafton të thuhen, por edhe të shpjegohen; domethënë, të thuhen në atë mënyrë që bashkëbiseduesi të kuptojë në thellësi situatën, arsyet, shkaqet, rrethanat, pse-të, dyshimet. E në fund ka shumë rëndësi alternativa, zgjidhja, rruga se si e qysh do të dilet nga qorrsokaku.
Shikoni çfarë ndodh ndërkohë që kryeministri Edi Rama “administron” paratë e shqiptarve sipas llogarive dhe interesave të tij. Por më parë, unë ju lutem të përpiqeni ta kuptoni ambientin politik, ekonomik dhe mediatik në të cilin ndodhet Shqipëria, përndryshe është gati e pamundur për të kuptuar të tërën.
Ndaj unë do të mundohem të tregoj të gjithë historinë ndryshe, të thjeshtëzuar. Për këtë do mundohem të kuptoj Edi Ramën dhe të tjerë, si dhe Lulzim Bashën e të tjerë. Për këtë do më duhet të bëj intepretime, vlerësime, të peshoj dhe analizoj; e në fund të arrij në ndonjë përfundim. Shpresoj t’ia qëlloj.
Për këtë arsye, në fillim do më duhet të shkruaj për Edi Ramën. Nëse unë arrij ta shpjegoj atë, me siguri unë do të kem arritur të identifikoj edhe mundësitë reale që kemi. Përndryshe, do të jetë e vështirë për ne të gjejmë rrugët e shpëtimit.
Duket qartë se Edi Rama ka ambicie të sëmurë. Me sa duket kjo është një gjë që vjen që prej rinisë së herëshme, atë botë kur Edi i ri ishte aq afër pushtetit, por jo i pushtetshëm; teksa shikonte fëmijët dhe baballarët e Bllokut që jetonin mes fuqisë politike dhe luksit të kohës. Babai i tij ishte një artist oborri që vetofrohej me dëshirë për t’i shërbyer terrorizimit shtetror me zellë dhe përkushtim; vepra e fundit “artistike” e të cilit ishte firma përfundimtare për ekzekutimin me varje në litarë për poetin Havzi Nela. Sikur Edi Rama të ishte paksa i ndjeshëm, i turpshëm ose i njerëzishëm, do të mjaftonte ky fakt, që kurrë në jetë të mos merrej me aktivitet publik, për më tepër të bëhej Kryeministri i Shqipërisë.

Në fakt kjo nuk është një psikoanalizë për Edi Ramën, por thjesht një skicim i shpejtë i faktit se ai është jo vetëm një njeri pa skrupuj moral, por sigurisht edhe një qenie e ndërlikuar dhe me vese të shumta njerëzore. Kjo nuk do të kishte asnjë rëndësi nëse ai nuk do të ishte sot njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri, që po menaxhon të ardhmen ekonomike dhe të ardhmen politike të shqiptarve të Shqipërisë, dhe jo vetëm.
Tre janë armët që Edi Rama i ka përdorur dhe vazhdon t’i përdorë pa asnjë pikë mëshire:
1. Media
2. Paratë
3. Mafian dhe biznesin*)
Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama ka grumbulluar pushtetin me okult që ka patur ndokush para tij në Historinë e Shqipërisë, sepse askush para tij nuk ka arritur të grumbullojë kaq shumë fuqi ekonomike dhe fuqi mediatike; të gjitha në funksion të pushtetit personal.
Shikojeni me vëmendje se çfarë vepre “madhështore” ka kryer Edi Rama: propagandë sistemike nëpërmjet një medie të blerë dhe mafioze, vjedhje masive e parave publike nëpërmjet mafias që bën edhe biznes, bashkëpunim sistemik me mafian e ndërtimit dhe trafikut të drogës, shkatërrimi dhe pushtimi i të gjitha institucioneve kushtetuese të Republikës.
I vetmi institucion kushtetues që akoma i reziston Edi Ramës është Partia Demokratike. Megjithse lufta është e egër, shumëplanëshe, frontale, me të gjitha mjetet, me të gjitha mënyrat, përsëri Partia Demokratike ia ka dalë jo vetëm të mbijetojë, por të mbetet e vetmja shpresë reale për shqiptarët.

Ju lutem përpiquni ta shikoni skenën ashtu siç e shoh unë; Edi Rama zotëron një makineri të frikshme propagande me të gjitha televizionet kryesore të vendit nën urdhërat e tij, një ushtri e tërë mercenarësh mediatik të veshur me kostume gazetarësh, një “shoqëri civile” e përgatitur dhe e strukturuar prej vitesh nga fondet bujare të “shoqërisë së hapur” Soros, miliona euro të grumbulluara përgjatë 11 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës; të gjitha në funksion të betejës finale për të pushtuar përfundimisht ekonominë shqiptare.
Synimi është i qartë, objektivi po ashtu; Partia Demokratike duhet të defaktorizohet, të dobësohet, të zvogëlohet, të delegjitimizohet, të goditet pa mëshirë, e gjithë kjo krahas punëve të tjera, shkatërrimit të institucioneve të tjera kushtetuese, duke përdorë çdo mjet, individ, kriminel, palaço, hajdut, ish sigurims, mafioz biznesmen, njerëz të dobët, naivë, budallenjë, servilë, hallexhinjë; pa përjashtuar asgjë dhe askënd, me parimin e thjesht; shkatërrimi i Partisë Demokratike.
Ju lutem shikoni me vëmendje personazhet që sulmojnë Partinë Demokratike politikisht, mediatikisht, paturpësisht, drejtë për drejtë, përballë dhe anash, pas krahëve dhe brenda rradhëve të saj. Merreni secilin emër të përveçëm ose në grup, ata që hiqen si të djathtë liberalë, që u digjet shpirti për Partinë Demokratike dhe fatet e vendit. A duhet të përmend emra?
Edi Rama ka patur një sukses jo të vogël në rekrutimin e disa eksponentëve të Partisë Demokratike; ish drejtorë dhe zyrtarë të lartë, që kanë bërë emër publik dhe pasuri private në kohën e saj. Ata janë kryesisht tip Gjergj Bojaxhiu dhe Ben Blushi që krijojnë parti politike të përkohëshme, të paguara mjaftueshëm dhe të programuar për t’u përdorur përsëri në raste krizash emergjence.

Të tillë pritet të përdoren edhe vitin që vjen për zgjedhjet lokale, që me gjasë do të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet e përgjithshme.
Ngjashëm ka boll të tjerë, të vetofruar, të inatosur dhe të mllefosur, por edhe njerëz pa pikë integriteti që kanë zbuluar njeriun që shet dhe blenë shërbimet e kurvërisë profesionale e morale. Ata janë të shpërndarë në media, portale, televizione, gazeta dhe shoqëri civile. Gjenden lehtësisht gjithandej, sepse sa herë që Partia Demokratike thotë të vërtetën e madhe për Edi Ramën, ata nuk harrojnë të hidhen në sulm kundër saj. Menjëherë, me komandën e Edi Ramës.
Shikojeni se çfarë po ndodh; shumica e shqiptarve janë kundër Edi Ramës sepse pikërisht Edi Rama ua shkatërroi jetën dhe të ardhmen; ndërkohë, të gjitha mediat njëzëri, si me magji përdorin çdo truk mediatik për të devijuar shënjestrën e protestuesve, për ta paraqitur atë si protestë apolitike. Thua se Edi Rama është njeri apolitik? E kuptoni lojën?
Protestë antisistem pa e prekur sistemin?! Po kush janë përfaqësuesit e kësaj proteste antisistem dhe kush është sistemi? Kush është “Trump-i anti establishment” që do t’i nxjerri fitues në lojën me Edi Ramën?! A nuk më thoni një emër, ju lutem?! Çfarë gjëme dhe poshtërsie!
Në fakt, e vetmja mundësi reale politike është Partia Demokratike dhe Lulzim Basha. Partia Demokratike, megjithse e sulmuar nga të katër anët, akoma është i vetmi institucion kushtetues i pavarur nga vullneti i Edi Ramës. Ajo është e vetmja forcë politike shqiptare që mundet t’i bëjë ballë luftës dhe poshtërsisë së tij, pavarësisht rrethanave të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi.
Partia Demokratike është e vetmja forcë që është shprehur prej kohësh, me program dhe lëvizje politike për luftë reale anti establishment, për ndarjen e politikës nga mafia; dhe luftën e pakompromis kundër saj. A nuk është Ligji për Dekriminalizimin prova e madhe?

Cila prej të vertetave të mëdha që ka thënë Partia Demokratike prej 5 vitesh nuk u provua? Mund ta thoni një të vetme, qoftë edhe një për be, që nuk u konfirmua saktësisht, 100 %, ashtu siç e zbuloi dhe denoncoi ajo?
Çfarë mori në përgjigje Partia Demokratike?
Sulme dhe përqeshje nga Edi Rama, sulme të neveritshme edhe nga ndihmësit e tij, tashmë të dekonspiruar plotësisht për rolin dhe misionin e tyre, padyshim të neveritshëm.
***
Ndonjëherë të vertetën nuk mjafton ta dëgjosh, por edhe duhet ta pranosh atë.
Lulzim Basha në fjalën e tij gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes të tjerash tha se “…duhet të ndryshojë struktura politike dhe ekonomike e vendit”.
Unë do ju lutesha të lexoni me vëmendje këto fjalë, sepse nuk po i thotë Gjergj Bojaxhi, Ben Blushi, Much Nano, Arjan Vasjari apo dhjetra qindra analistë dhe politologë që gëlojnë çdo ditë dhe natë nëpër mediat e Tiranës. Ata thonë çfarë u ka kërkuar padroni, ata janë në shërbim çdo orë, dhe nuk pyesin për hallet tuaja ose për dinjitetin e tyre të cilin e kanë humbur me kohë.
Ata nuk përfaqësojnë askënd, as familjet e tyre, madje as veten e tyre.
Fuqinë dhe forcën për ta bërë ndryshimin e strukturës politike dhe ekonomike të vendit e ka Partia Demokratike. Po e përsëris edhe njëherë; ajo është e vetmja forcë politike, i vetmi institucion kushtetues i mbijetuar nga lufta e ndyrë që ka bërë dhe po bën Edi Rama.
Partia Demokratike ka një luftë për ta fituar. Ajo nuk ka alternativë tjetër përveç fitores, pavarësisht se kjo është një luftë për jetë a vdekje.
Është fati dhe misioni i saj pse Partia Demokratike u krijua; që në vitin 1990 ajo është e “dënuar të fitojë” mbi të keqen e kësaj toke.

Fondet për Arsimin e Lartë, si i zhduku qeveria edhe ato pak investime të programuara

Ministria e Financave nëpërmjet buxhetit të vitit 2018 kishte planifikuar të investonte rreth 2 milionë euro në përmirësimin e konvikteve në godinat e qytetit studenti, por deri në fund të muajit tetor këto fonde janë realizuar pothuajse në nivelin zero.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, këtë vit një vlerë prej rreth 250 milionë lekësh ishte planifikuar të investohej në konvikte.
Nga kjo shume 108 milionë lekë ishin të programuara për tu investuar në rehabilitimin e godinave në qytetin studenti dhe 100 milionë lekë po në qytetin Studenti për eficencën e energjisë në këto godina.
Mirëpo deri në fund të muajit tetor realizimi i investimeve në këto projekte ishte zero.
Realizimi i fondeve buxhetore për investime në arsimin e lartë gjithashtu ka qenë shumë i ulët edhe për vitin 2017.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit investimet kapitale në “Programin, Arsimi i Lartë” ishin miratuar 330 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 230 milion lekë, si dhe financim të huaj në shumën 100 milion lekë.
Buxheti i rishikuar për vitin 2017 uli financimet për investime në arsimin e lartë duke i çuar në 168 milion lekë, nga të cilat me financim të brendshëm ishin 82.8 milion lekë, si dhe financim të huaj në shumën 108 milion lekë.
Por edhe pse fondet u shkurtuan ato nuk arritën të realizoheshin. Realizimi i shpenzimeve kapitale për 12- mujorin 2017 në këtë program është 72 milion lekë ose 57 %.
Ministria e Arsimit ka arsyetuar se, financimi i huaj për 12-mujorin e parë 2017 nuk është realizuar, për shkak të rishikimit të marrëveshjes si dhe ndryshimit të selisë së agjencisë zbatuese RASH.
/Monitor

Pas fishekzjarreve do ndalohen edhe vezët, rregullat e reja të qeverisë për të mbrojtur Ramën

Sali BERISHA
Nje akt prej birboje te vertet!
Nga makthet/tmerret e Rames ndalojne fishekzjarret!
Te dashur miq,me urdher te Edvin Kristaq Frikacakut, ne nje akt te pashembullt ne bote, tre mender ministra marjoneta, klloun ne duart e nje skizoidi vendosin te bllokojne pa asnje motiv shitjen e fishekzjarreve ne mbare vendin.
Pra shqiptaret per here te pare, madje ne dallim edhe nga Korea e Veriut, do te kene nje vit te ri pa fishekzjarre. As Babai shpirteror i Edi Rames, Hitleri shqiptar i Pasluftes, Enver Hoxha nuk mori ndonjehere nje vendim te tille.
Me kete akt talebanesk te peshtire, Birbua i vershuar dhe permbytur nga perroi i tij psiqik i negativitetit, maktheve, angoshes dhe tmerreve qe perjeton, e rrezaton ate tek te tjeret duke ju prishur festat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare, te cilat kane hedhjen e fishekzjarreve si momentin kulmor te festimit te lindjes se Hyjit dhe nderrimit te viteve, momente te cilat femijet e presin me padurim.
Pretekst per kete vendim te peshtire te banditeve me pushtet sherbeu plagosja ne dy gishtrinjte e njeres dore te polices, e cila kapi me dore ne momentin e plasjes nje kapsoll te hedhur nga nje nga demostruesit para parlamentit. Pasi deshtuan me turp per ta paraqitur kapsollin si te bere me dore dhe madje dhe me eksploziv te larte pra me C4, qeveritaret pushta u versulen me lajme çdo dite kunder fishekzjarreve sikur ato te ishin granada dore apo mina me sahat.

Ata ne kete histeri primitive te pashembullt arriten se fundi, me urdher te Edvin Kristaq Frikacakut dhe per shkak te tmerrit qe e ka kapur kete te fundit,se ndokush mos e gjuan me fishekzjarre te ndalojne fare shitjen e tyre.
E verteta eshte se fishekzjarret jane te ndertuara me lende kimike plasese, ndriçuese dhe padiskutim duan kujdes ne perdorimin dhe administrimin e tyre. Perveç kesaj ne Tirane por thuaj ne çdo metropol apo qytet tjeter europian jane shenuar jo vetem plagosje madje edhe te renda por ndonjere edhe viktima nga perdorimi i pakujdesshem i tyre, natyrisht pakrahasimisht me pak se sa nga pijet alkolike.
Por keto aksidente nuk jane perdorur ne asnje vend dhe asnjehere si pretekst per ndalimin e perdorimit te fishekzjarreve. Ato kane detyruar autoritetet qe te perserisin udhezimet per perdorimin e tyre po jo ndalimin talebanesk te tyre.
E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare. sb
ps: tre mender ministra, me urdher te Birbo Frikacakut po perpunojne rregullat e shitjes se vezeve. Kjo pas gjuajtjes se Edvinit me veze ne parlament per studentet nga deputeti Hasa. Neser do lexoni per kete.