Kryekomisari Besnik Kaptelli, i cili mbante postin e shefit të Policisë së Burgut të Peqinit, është shkarkuar nga detyra disa ditë më parë për shkak se i është zbuluar një dënim që ka marrë në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se 47- vjeçari Kaptelli është dënuar me 5 vite burg nga një gjykatë në Torino, si tutor i shfrytëzimit të prostitucionit, vend ku ka jetuar për disa vite si emigrant, derisa vendosi që të kthehej në Shqipëri.
Burime për Fax News bëjnë me dije se ka qenë SHKB-ja ajo që ka hetuar rreth një muaj lidhur me figurën e Kaptellit, ku është zbuluar dhe dënimi i marrë në Itali.
Sikur të mos mjaftonte dënimi si tutor prostitutash, ka dyshime se Kaptelli pak kohë më parë i ka dhënë leje në këmbim të një ryshfeti një të dënuari me probleme në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit.
Emri i Kaptellit është lakuar në muajin maj të vitit 2017, kur kishte postin e shefit të Policisë së Burgut të Kosovës. Mjeti i tij u shkrumbua tërësisht nga flakët në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, ndërsa dyshimet ishin se ngjarja ndodhte për shkak të detyrës. Kaptelli ka mbajtur poste të larta, kryesisht në burgje. Më parë ai ka mbajtur postin e drejtorit në Burgun e Peqinit.
Nga tutor prostitutash dhe i dënuar në Itali, Rama e emëroi kryekomisar dhe drejtues burgu
Janullatos uron Krishtlindjet dhe thumbon: Pasiguri dhe padrejtësi ekonomike
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve.
Ai ka uruar Krishtlindje të bekuara, duke bërë thirrje për paqe dhe harmoni mes njerëzve.
“E kremtja e Krishtlindjes vjen të ofrojë antidotin e efektshëm. Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit”, uroi Janullatos.
Mesazhi i plotë:
Një pasiguri e përgjithshme është përhapur si re pluhuri bërthamor në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Me mënyra të shumëllojta njerëzit synojnë të fitojnë siguri.
E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se “Perëndia është me ne”. Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: “Emanuel”. Fjala e Perëndisë “u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14).
Kjo përbën përvojën thelbësore të Kishës: Perëndia i pafund dhe i pakonceptueshëm, nuk e braktisi botën dhe nuk e la të vetme kundër fuqive të urrejtjes dhe egocentrizmit. Biri dhe Fjala e Perëndisë mori natyrën njerëzore. Sipas shën Vasilit të Madh, Ai erdhi në tokë “për ta sjellë tërë njerëzimin te vetja”, për ta rilidhur me Krijuesin e tij, Perëndinë personal, “i cili është dashuri”.
Shumë njerëz e hedhin poshtë zbulesën në Krishtin, duke mbështetur mendimin se gjithësia drejtohet nga një Mendje dhe Fuqi e Epërme jopersonale. Aftësi intelekti disponon edhe njeriu, krijesa më e përsosur në botë, por karakteristikë e tij e veçantë është vetëndërgjegjësimi i tij, se është person.
Përse ata, të cilët i referohen në mënyrë abstrakte një Fuqie të Epërme, e duan të jetë jopersonale? Përse e mohojnë faktin se ky Realitet i Epërm është njëkohësisht një Person, me vetëndërgjegjësim, që na siguron, sipas shprehjes biblike, se është “Ai që është”, “Ai që ekziston”?
Ne të krishterët besojmë se Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një fuqi jopersonale, abstrakte, por është Perëndia i Gjallë, i Cili zbulohet me dëshirën e Tij dhe krijon një marrëdhënie dashurie me njeriun. Kisha nuk kërkon ta imponojë këtë të vërtetë. Veçanërisht, gjatë së kremtes së madhe të Krishtlindjes, e shpall në mënyrë lavdëruese, duke na ftuar t’i afrohemi esencialisht me besë të nxehtë dhe dashuri autentike.
“Ja, Krishti lind, lavdërojeni… Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni.”
Lartësimi shpirtëror më Krishtin nuk kryhet automatikisht. Fillimisht, ka si kusht paraprak besimin. Dhe e kremtja e Krishtlindjes kërkon të na zgjojë për ta pranuar personalisht Jisu Krishtin, si Shpëtimtar, si Udhërrëfyes, si Frymëzues të mendimeve, të ndjenjave, të vendimeve dhe të veprimeve tona.
Kuptimi i thellë i pranisë së Tij të vazhdueshme, na paqëson dhe na jep kurajë, “nëse Perëndia është me ne, kush është kundër nesh?” (Rom. 8:31). Kjo siguri shpërbën çdo ndjesi pasigurie, duke ofruar ngushëllim, fuqi dhe shpresë. Dhe besimtari përsërit me gëzim paqësor psalmin: “Sepse edhe po të eci në mes të hijes së vdekjes, nuk do të kem frikë nga ndonjë e keqe, se ti me mua je” (Ps. 22).
“Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni.” Jisu Krishti nuk erdhi si një profet i thjeshtë për të fshikulluar dukuritë negative, nuk na dha thjesht një sistem të ri idesh dhe parimesh. Ai erdhi për të na lartësuar, për të na bërë bij të Perëndisë, “që të marrim birësinë” (Gal. 4:5).
Dhe pikërisht kjo kryhet me anë të besimit, “sepse të gjithë jemi bij të Perëndisë me anë të besimit, që është në Jisu Krishtin” (Gal. 3:26). Siç e përmbledh në mënyrë tronditëse Ungjillor Joani, duke iu referuar ardhjes së Mesisë, “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij, të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që i beson atij, po të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16).
Marrëdhënia me Krishtin, esencialisht, është marrëdhënie dashurie, e cila formon një mënyrë jetese për të gjithë. Jisui e përcaktoi para Pësimit të Tij: “ai që ka porositë e mia dhe i ruan, ky është ai që më do; dhe ai që më do, do të duhet prej Atit tim; dhe unë do ta dua, dhe do të tregoj veten time tek ai” (Jn. 14:21). Të mira janë shprehjet e jashtme të shpresëtarisë dhe të adhurimit, por pasja e një marrëdhënieje esenciale dashurie me Krishtin, do të thotë që të bëhemi të njëtrajtshëm me llojin e dashurisë, që Ai e zbuloi me fjalën, jetën dhe sakrificën e Tij. Shën Joan Gojarti, duke komentuar himnin e apostull Pavlit “cili do të na ndajë nga dashuria e Krishtit?” (Rom. 8:31-39), e përfundon duke thënë me guximin e tij të njohur: “Kjo është gjëja më e madhe nga të gjitha, ta kesh Krishtin edhe personin që ti e dashuron, edhe atë që të do ty”.
Nxënësi konsekuent i Krishtit nuk kufizohet duke u marrë vetëm me veten e tij. Paralelisht, ai ndien detyrimin të luftojë për drejtësinë, të vërtetën, pajtimin dhe paqen në ambientin e tij të ngushtë dhe më gjerë, duke kontribuuar në kohezionin e sigurt social. Nuk kufizohet vetëm në detyrat e jashtme fetare. Nuk harron se, “të bësh drejtësi dhe të jesh i vërtetë, është më e pëlqyer për Perëndinë sesa blatimet me gjak” (Fjalët e Urta 21:3). Të gjithë e dimë se tronditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Pikërisht këto erdhi t’i përmbysë me praninë e Tij, Biri i bërë njeri dhe Fjala e Perëndisë. Bashkërendimi ynë me parimet që Ai përcaktoi, përbën garancinë më të madhe për sigurinë e jetës sonë dhe, më gjerë, të shoqërisë.
“Ja, Krishti lind, lavdërojeni…”, vë¬llezërit e mi, “Ja, Krishti mbi dhenë, ngrihuni”. Krishti qëndron bashkë me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të adhurimit, por edhe në ditët e turbullta të dyshimit dhe të pafuqisë. Ndërgjegjësimi për praninë e Fjalës së mishëruar të Perëndisë shpërbën retë e pasigurisë, si dhe çdo frikë e shqetësim.
Le ta presim me besë dhe dashuri të ripërtërirë. Le ta lartësojmë në mënyrë adhuruese mendjen dhe zemrën tonë, duke kundruar Fytyrën e Krishtit të Dashur. Dhe njëkohësisht, le të punojmë për Ta njohur Atë edhe njerëzit e tjerë, afër dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshëm kundër shqetësimit që krijon virusi i pasigurisë.
Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë i mbushur plot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës.
Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin Jisu, Shpëtimtarin tonë,
Raporti/ Në Shqipëri gratë paguhen 32% më pak se burrat
Në shumicën e shteteve në botë, hendeku i pagave gjinore mbetet i pashpjegueshëm deklaron Organizata Botërore e Punës (ILO) në një raport të fundit. Për Shqipërinë raporti thekson se, sipas orëve të punës, hendeku gjinor i pagave është 32 % (sipas koeficientit GINI).
Deri më tani raporti ka përshkruar evolucionin e pagave mesatare dhe se si mund të lidhet me ndryshimin e produktivitetit të punës. Megjithatë, siç është vërejtur në edicionet e mëparshme të Raportit të pagave globale (ILO, 2014 dhe 2016a), pagat mesatare aktuale, ose trendet në pagat mesatare, nuk na informojnë për nivelet e pabarazisë në paga. Sipas grafikut më poshtë, tregohet pabarazia në paga, siç përfaqësohet nga koeficienti Gini, duke përdorur të dhënat e anketës mbi pagat nga 64 shtete të cilat së bashku reflektojnë shpërndarjen e pagave nga 75 për qind e punonjësve të pagave në botë. Shifra ilustron pabarazinë në pagë, duke i krahasuar vendet me të tjerët në një nivel të ngjashëm të zhvillimit ekonomik. Koeficienti Gini përmbledh shpërndarjen relative të pagave në popullsi, me vlera më të ulëta (afër zeros) duke treguar nivele më të ulëta të pabarazisë dhe vlera më të larta (afër 100) duke treguar nivele më të larta të pabarazisë në paga. Grafiku tregon që pabarazia e pagave ndryshon dukshëm midis dhe brenda katër grupeve të vendeve. Vendet me nivelet më të ulëta të pabarazisë në paga gjenden në grupin me të ardhura të larta, ndërsa vendet me nivelet më të larta të pabarazisë në paga gjenden në grupet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare. Ka gjithashtu disa ndryshime brenda grupimeve: midis vendeve me të ardhura të larta, koeficienti i Gini varion nga një nivel i ulët prej 19.5 për Suedinë në një nivel të lartë prej 38.7 për Kili. Midis vendeve me të ardhura të ulëta, Republika e Bashkuar e Tanzanisë ka një koeficient Gini prej 53.6, ndërsa Afrika e Jugut – e klasifikuar si të ardhura të mesme dhe të mesme – ka një koeficient Gini prej 63.9. Sipas këtyre vlerësimeve, Afrika e Jugut, Namibia, Republika e Bashkuar e Tanzanisë dhe Malaëi janë vendet me nivelet më të larta të pabarazisë në paga midis 64 vendeve të konsideruara.
Raporti i ILO argumenton se, në të gjitha grupet e të ardhurave, hendeku i pagave gjinore mbetet kryesisht i pashpjeguar nga dallimet në atributet dhe karakteristikat e tregut të punës midis grave dhe burrave. Ndër vendet me të ardhura të larta, dallimet në atributet dhe karakteristika ende kanë ndikime të konsiderueshme në hendekun gjinor të pagave, për shembull në vende si Kili, Republika e Koresë ose Sllovenia. E njëjta gjë vlen edhe për vendet me të ardhura të mesme dhe atyre me të ardhura të ulëta, si për Shqipërinë, Brazilin, Madagaskarin, Namibinë, Federatën Ruse, Republikën e Bashkuar të Tanzanisë, Tajlandën, Tunizinë ose Turqinë.
Në vendet me të ardhura të larta, arsimi kontribuon në mesatarisht më pak se 1 pikë përqindjeje në hendekun gjinor të pagave, përmes kontributit shumë më të madh në disa vende si në Kili, në Republikën e Koresë, në Sllovaki ose në Republikën Çeke. Kjo gjetje e përgjithshme nuk është e habitshme pasi që në vendet me të ardhura të larta niveli arsimor i grave në punësim të paguar është në shumicën dërrmuese të vendeve dhe në të gjitha renditjet e shpërndarjes së pagave, më të larta se arritjet arsimore të meshkujve ; arritja më e ulët arsimore kështu nuk mund të jetë një shpjegim për hendekun gjinor të pagave. Çuditërisht ndoshta, arritjet më të ulëta arsimore nuk janë aq shumë faktorë në shpjegimin e hendekut të pagave gjinore në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Kjo fillimisht mund të duket e habitshme, sepse gratë në përgjithësi kanë arritje më të ulëta arsimore sesa meshkujt në shumë prej këtyre vendeve. Në praktikë, gjithsesi, një pjesë e madhe e grave të arsimuara me pakicë qëndrojnë jashtë tregut të punës ose punojnë si punëtorë me llogari të vetë në vend të punonjësve të paguar. Nëse ndonjë gjë, gratë në punësim të paguar priren të jenë më të arsimuar se burrat brenda grupeve të ngjashme profesionale.
Trendet kryesore në pagat në botë
Rritja e pagave globale në vitin 2017 ishte më e ulët që nga viti 2008, duke mbetur shumë më poshtë niveleve të arritura përpara krizës financiare globale. Rritja e pagave globale në terma realë (që është, përshtatur për çmimin inflacionin) ka rënë nga 2.4 për qind në 2016 në vetëm 1.8 për qind në vitin 2017. Nëse përjashtojmë Kinën, me popullsinë më të madhe, rritja globale e pagave në terma realë ra nga 1.8 për qind në 2016, në 1.1 për qind në vitin 2017.
Raporti i pagave globale 2018/19
Në vendet në zhvillim, rritja reale e pagave është luhatur në vitet e fundit, duke u rritur nga 2.9 për qind në 2015 në 4.9 për qind në vitin 2016, dhe më pas duke rënë në 4,3 për qind në vitin 2017. Punëtorët në Azi dhe në Paqësor kanë gëzuar rritjen më të lartë të pagave reale
në mesin e të gjitha rajoneve gjatë periudhës 2006-17. Megjithatë, edhe këtu rritja e pagave në
2017 ishte më i ulët se në 2016, duke rënë nga 4.8 për qind në 2016 në 3.5 për qind në 2017.
Rritja e pagave gjithashtu ka rënë në Azinë Qendrore dhe Perëndimore, nga 3.0 për qind në vitin 2016 në 0.5 për qind në vitin 2017. Në Amerikën Latine dhe në Karaibe, rritja reale e pagave
në vitin 2017 u rrit lehtë krahasuar me vitin 2016, por mbetet relativisht i ulët, poshtë 1 për qind. Në Afrikë, ku të dhënat e pagave janë mbledhur për herë të parë për një numër të konsiderueshëm të vendeve, pagat reale duket se kanë rënë në përgjithësi 2017 me 3.0 për qind. Kjo kryesisht lidhet me tendencat negative të pagave në Egjipt dhe Nigeri, dy shtete të mëdha që ushtrojnë një ndikim të fuqishëm mbi peshën mesatare rajonale.
Duke marrë një perspektivë më të gjatë, pagat reale midis viteve 1999 dhe 2017 janë pothuajse
trefishuar në vendet në zhvillim. Megjithatë, paga mesatare e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme mbetet e ulët dhe e pamjaftueshme për të mbuluar në mënyrë adekuate nevojat e punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Raporti i ILO 2018/19 analizon hendekun gjinor të pagave. Raporti fokusohet në dy sfida kryesore: si të gjejnë mjetet më të dobishme për matjen dhe si të ndahen paga gjinore në mënyrë që të informojnë më së miri politikë-bërësit dhe partnerët socialë për faktorët që janë në themel të saj. Raporti përfshin gjithashtu një rishikim të çështjeve kryesore të politikave, lidhur me pagat dhe zvogëlimin e boshllëqeve të pagave gjinore në rrethana të ndryshme kombëtare.
Ndërsa sipas të dhënave të fundit të INSTAT, hendeku gjinor në paga është 10,5 %, çka nënkupton se në total, femrat në Shqipëri paguhen 10.5% më pak sesa burrat. Në vitin 2016 diferenca në paga mes meshkujve dhe femrave ishte më e ulët, në 6.3%.
/Monitor
Rama ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarçani, vizitë e papritur në Qytetin Studenti
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në “Qytetin Studenti”, ku ka inspektuar punimet që po bëhen në konviktet studentore, financim ky i qeverisë gjermane.
Ai tha se aktualisht ka filluar puna në 9 konvikte në Qytetin Studenti, ndërsa tha se ambicia e qeverisë është që të gjithë konviktet e Shqipërisë të kalojnë në një stad tjetër.
Por pas kësaj vizite ka reaguar edhe Partia Demokratike, me anë të deputetit Tritan Shehu, i cili thotë se shefi qeverisë shkon për vizitë tek godinat në kohën kur studentët janë larguar, ndërsa shtion se Rama ka frikë se do ta pësojë si Adil Çarcani në 1990.
“Kryeministri “viziton” Qytetin e Studenteve…por vetem sot kur studentet jane larguar! Krejt bosh ky “qytet” simbol keto dite, vetem Kryeministri e shoqeruesit e tij.
Sic duket ka frike ta pesoje aty si Adil Carcani me 1990-ten. Mbasi mori ne universite te ndryshme mesazhe te ngjashme me ato qe moren Muho Asllani, Lenka Cuko etj ne ato vite, vjen ne kete ”Qytet”, por vetem me nje kusht, te ishte pa studente! Dialog apo monolog ky?!”, shkruan Shehu.
Anija po mbytet, ministrat që “Timonieri” do hedhë në det për të shpëtuar veten
Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen top: do të ndryshojë qeverinë në mënyrë rrënjësore. Në janar sapo të fillojë sesioni i ri parlamentar (të hënën e tretë të janarit, sipas Kushtetutës) kryeministri Rama mendon ti kalojë dekretet e Presidentit Meta, gjithnjë nëse nuk do lindin probleme kushtetuese si në rastin e Sandër Lleshit.
Burime të rezervuara treguan për folshqip.al se varianti i parë ka shanse te 70 % të realizohet, pra që ikin zv/kryeministra Senia Mesi e cila zëvëndësohet nga ministrja aktuale e shendetsisë Ogerta Manastirliu, ministri Ditmir Bushati ikën, pasi ka manifestuar mosdakortësi me kryeministrin sidomos për debatin e Kosovës. Bushati mban anën gjermane në këtë rast, kurse Edi Rama vazhdon të investojë për marrëveshjen Vuçiç-Thaçi. Ikën ministri i financave Arben Ahmetaj, shpëton Damian Gjiknuri, por akoma nuk dihet nëse e kalon ministër të jashtëm, sepse i duhet për rrugë ndërkontinentale. Lindita Nikolla ikën me garanci 100 %, ministrja e drejtësisë largohet, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës nuk do të jetë më në qeveri, Niko Peleshi ikën nga bujqësia për të shkuar te drejtësia ose edhe mund ta largojë krejtësisht nga kabineti. Blendi Klosin e mban ministër, Pandeli Majkon e heq me argumentin se i duhet PS për fushatë në terren. Sonila Qaton me 99 % ikën. Nuk prekën në dyja variantet vetëm Sandër Lleshi, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.
Varianti 2: Ky variant ka shanse 30 % realizim. Në këtë variant kryeministri bën kërdinë. Ikin Mesi, Bushati, Ahmetaj, Gjiknuri (me një mundësi të vogël qëndrimi), Lindita Nikolla e ka prerë biletën në të dyja rastet. Ikin Gjonaj, Kumbaro, Peleshi, Manastirliu (me një probalitet 70 % qëndrim), ikën Klosi, Majko dhe shpëton Qato.
Megjithatë burimet kryeministrore thanë nën zë se mundet që vetë Edi Rama të jap dorëheqjen për tu zëvëndësuar nga Erion Veliaj ose Ogerta Manastirliu, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhjet vendore qershor 2019.
Berisha publikon fotot: Kryeministri dhe një pjesë e qeverisë drekojnë në lokalin e kryetrafikantit
Ish-Kryeministri Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij, lidhur me qeverisnë dhe Kryeministrin Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e qeverisë së tij ka drekuar në një lokal të sekuestruar nga policia, pronë e Ndue Vasel Pepaj, që sipas sij është kreu i një organizate kriminale të narkotrafikut dhe njëherësh mik i Kryeministrit.
Postimi i poltë i ish-Kryeministrit Berisha
Per dreke me gjysmen e qeverise tek kryetrafikanti!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij! sb
Pershendetje Doktor dua te denoncoj nje rast ku Kryeministri Aktual Edivin Kristaq Rama Drekon bashke me koleget e tije hajdute ne nje lokal te sekuestruar nga prokuroria prone e Ndue Vasel Pepaj mik i Rames dhe Bushatit nje bos i fuqishem i krimit te organizuar pra kreu i nje organizate kriminale me veprimtari trafik te madhe droge ne Shqiperi dhe ne Mal te Zi dhe i arrestuar nga policia e Malit te Zi.Gjatë operacioni Tric ne te cilin u arrestuan 12 persona janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës.Me posht keni nje kronike te kesaj ngjarje ne mediat onlineAnonim ju lutem
EMRI/ Shqiptari, koka e organizates kriminale në Malin e Zi. Ja pasuritë që sekuestrohen
Panorama onlineMay 18.2018
Prokuroria ka njoftur sot sekuestrimin e shtatë pasurive të paluajtshme në Bajzë, njësia Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.

Dosja e plotë
Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë Hetimore të Task- Forcës Speciale Qendrore në Policinë e Shtetit, sot më datë 18.05.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Shkodër, e cila pas kërkesës së organit të Prokurorisë kishte vendosur sekuestron preventive të 7(shtatë) pasurive të paluajtshme, tokë me sipërfaqe rreth 15500 m2 dhe ndërtesa social-ekonomike me sipërfaqe rreth 450 m2, ku përfshihen Bar-Restorant, Hotel “Kavaliero”, Lavazh dhe Dyqan Cigaresh, në fshatin Bajzë, njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, në pronësi të shtetasit Ndue Vasel Pepaj dhe familjarëve të tij.
Sekuestrimi u krye në funksion të hetimeve të procedimit penal të vitit 2018, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Bazë për fillimin e këtij hetimi ka shërbyer njoftimi i ardhur nga autoritetet e Mali të Zi më 17 dhjetor 2017.
Atë ditë, 17 dhjetor 2017, rreth orës 16.00, autoritetet malazeze në kuadrin e operacionit “Mashtrim” (“Trick”), arrestuan 12 persona, përfshi shtetasin shqiptar Ndue Vasel Pepaj, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, si kreun e një organizate kriminale që vepronte në Mal të Zi dhe që merrej me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë këtij operacioni janë gjetur dhe konfiskuar 982 kg marijuanë, 1,7 kilogram heroinë dhe rreth 3 kg përzierës.
Sipas policisë malazeze, kjo organizatë kriminale dyshohet se kishte vepruar për një periudhë të gjatë kohore dhe veçanërisht aktive ka qenë që nga 01 janari 2016 në trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në nivel ndërkombëtar.
Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Malit të Zi, përfaqësues të së cilës u takuan me autoritetet ditën e fundit në Prokurorinë e Shkodrës në funksion të hetimit të kësaj çështje dhe të ekzekutimit të Letër-Porosive së kërkuara në mënyrë reciproke nga autoritet gjyqësore të të dy shteteve.
Hetimi dhe sekuestrimi i aseteve është bërë pasi dyshohet se këto pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të kryer nga shtetasi Ndue Vasel Pepaj.
Më pas shtetasi Ndue Vesel Pepaj këto pasuri i ka ricikluar duke i tjetërsuar në emër të përsonave të tjerë, sidomos në emër të motrës, dhëndërrit dhe dajës së tij.
Zbatimi i vendimit të gjykatës për ekzekutimin e sekuestrimit u bë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër dhe Agjencinë e Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mori në administrim pasuritë e sekuestruara.
Hetimet për këtë çështje vazhdojnë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
HOTEL, BAR-RESTORANT “CAVALIERO”, BAJZË, MALËSI E MADHE
Rama ndryshon qeverinë të hënën, largon ministrat që do arrestohen për të shpëtuar veten
Sokol BALLA
Vezët mbi të në Parlament ditën e enjte, duhet ta kenë bindur Edi Ramën sesa i vetmuar është këto kohë. Gjatë gjithë jetës një njeri me fat – dhe fati zakonisht provohet në ditë të vështira – kryeministri dukej nga portreti se ka filluar te bindet se fatin njeriu e bën vetë. Ose në rastin e tij, nuk e lë dot në duart e ministrave.
‘Astiri’ dhe skandali që ai hapi – aq më keq që habiti dhe amerikanët – i tregoi atij, se më fund duhet të merret seriozisht me letrat zyrtare dhe jo me vizatimet në zyrë. Çështja e Teatrit i tregoi atij se gjithkush duhet të marrë përgjegjësitë e veta, dhe as ai të kreut të bashkisë dhe as kreu i bashkisë atë të ministrit të Kulturës. Rasti i studentëve dhe Kuvendi i PD i tregoi se Shqipëria nuk mund të jetë një vend aq tolerant, sa reformën e arsimit ta bëjnë sponsorët e Lulit, dhe ndërkohë më pas Luli të mbështesë studentët dhe të fusë në radhët e Këshillit Kombëtar, pedagogë të Trustit të Universiteteve, që dhjenë reformën, raportet me studentët dhe me të vërtetën.
Studentët me krizën që krijuan, i treguan atij se vendi nuk qeveriset dot me meme dhe statuse në Tëittter dhe as me fjalime maratonë si Nicolas Maduro në Telesur. Studentët, Astiri, Shkoza, Gjushi, Lala, Sajmiri, dosjet e dukshme dhe te padukshme te gjetura nga Xhafaj, padurimi i Pandit për tu bërë së paku sërish protagonist dhe së shumti kryeministër, shkeljet e syrit majtas e djathtas mu nën hundën e tij, mesa duket kanë bërë që kryeministri të kuptojë atë që kemi ndjerë të gjithë: që kabineti i dytë i Ramës është më i keq se ai i para zgjedhjeve të majit 2017.
Kjo u kuptua edhe në resistencën jo të vogël të brendshme në PS, ndaj zgjedhjes së një kandidature të paoksiduar për ministër, atë të Sandër Lleshajt.
Vetë e kuptova pak ditë më parë kur këtë personazh i veshur varfër si një prift franceskan, por me ide të pasura se si të modernizohet Policia dhe Shteti, e kisha dy orë përballë në emision. Një personazh që me Edi Ramën është 99.99 përqind jo i përshtatshëm, por që e bashkon ideja sesi gjerat janë keq dhe duhen bërë më mirë. Njeriu që me sa duket, edhe para të gjithëve i ka kërkuar atij një plan kombëtar kundër kanabisit dhe që ndryshe nga Fatmir Xhafaj, siç e tha edhe vetë, mendon “qe forca e ligjit duhet të ndihet çdo ditë dhe jo me fushata”.
Nga e hëna prisni më shumë Sandër Lleshaj që të futen në Qeveri. Rama duket se e ka ndarë mendjen që jo të gjitha vezët duhet të jenë për të. Ca t’i hajë edhe Lindita, edhe Damiani, edhe Arbeni (këtë mendon edhe partia e Erion Braçeve, një shumicë e heshtur dhe mbështetëse në kohë të vështirë dhe ankimtare, sa herë qeveria ‘fluturon me pras’ drejt lartësive të panjohura). Po ca vezë duhen edhe në dyert e Shëndetësisë, plot me PPP-ra dhe të pabëra, po ku ende sot vdesin foshnje në qytete periferike a thua se jetojme në Burkina Faso dhe qeveria rezidon në Uagadugu.
Edi Rama ka kuptuar se nuk mund të presë. Ai me dinakëri ka kuptuar se nuk ka luksin e protestave me pushime brenda, siç çuditërisht përfundoi ajo e studentëve. Edi Rama e di që tani se SPAK po ngrihet, dhe nuk ka më luksin të presë që fati, njohjet dhe ndërkombëtarët të mbyllin një sy ndaj atyre që ja hoqen tepsinë e bakllavasë LSI, për të ngjyer buzët dhe mëngët me shërbetin e pushtetit.
Edi Rama e di që para ligjit nuk ka përgjegjësi kolektive, por ama ka kuptuar se para popullit ka gjyq individual, si të atyre që e dhjesin si në Shkodër, Pogradec apo Elbasan. Por edhe aq mirë sa te atyre në bashkinë e Tiranës, që mund t’i rrezikojnë kuotat e sondazheve dhe t”i personalizojnë ato, aq sa ai të jetë i pafuqishëm t’i ndalojë apo ngrijë, sic bëri në shtator 2014. Edi Rama e ka kuptuar se me ngritjen e SPAK, jo vetëm do jetë i pafuqishëm të mbrojë ministra e kryebashkiakë, por s’do ketë ndonjë ndikim të madh edhe ne emrat e zëvendesuesve dhe për këtë, ka ende para syve se qoftë Xhafaj qoftë Lleshaj, erdhën, ikën dhe ikin jo duke i marrë leje atij.
Une e kuptova këtë në intervistën me Ministrin e ri të Brendshëm. Ai e do formën, si Tahiri dhe Rama. Ai nuk harron, si Fatmir Xhafaj. Por ai nuk merr urdhëra, si gjithë të tjerët. Ose së paku, nuk I merr vetëm nga Rama.
Ndaj të hënën, kur Edi Rama të formulojë zyrtarisht nevojën e ndryshimeve të forta në qeveri, prisni gjithnjë e më shumë “UFO” si Sandër Lleshaj të futen në qeveri.
Sepse të hënën Edi RAMA nis procesin e ndryshimeve më të mëdha në një qeveri, që formalisht nuk ka rënë akoma. Një qeveri që nuk ndryshon trekëndëshin më të fortë – Mbrojtje (amerikanët), Rend (Drejtësi) – europianët, Diplomaci (ndoshta dhe Turizëm e Bujqësi), por që mesa duket do të prekë të gjitha ato sfera të jetës sociale, ekonomike dhe politike që janë menaxhuar kaq keq, qe para majit 2017. Edi Rama kërkon të krijojë shpejt dhe pa humbur kohë (deri në Asamblenë e 29 dhjetorit gjithçka mbyllet totalisht), një kabinet mbrojtës, duke rrëzuar kështu vetë i pari iluzionin e paprekshmërisë, përballë një opozite të dobët, e cila pritet shumë shpejt, edhe ajo nga SPAK dhe Amerikanët, të marrë një goditje në themel dhe një tërmet që mund ta shkundë rëndë dhe për një afat të gjatë.
Kryeministri e ndjen se po vijnë kohë të këqija. Ai i i njeh mire ato, se ka bërë 8 vjet në opozitë. Dhe I duhet një kabinet me energji dhe vizion tjetër, që të përgatisë vendin për epokën e re që jo domosdoshmërisht lidhet me datën e zgjedhjeve lokale dhe as atyre të përgjithshme.
Edi Rama do të ndryshojë qeverinë këtë javë, dhe do bëjë shumë mirë. Por ai duhet edhe të qartësojë mirë se cfarë do bëjë me zgjedhjet lokale. Të zyrtarizojë kandidimin e Veliajt dhe moskandidimin e Dakos dhe Sejdinit and co. Dhe t’i japë fund dilemës amatoreske por infective që është përhapur dhe që insinuon largimin e Veliajt nga drejtimi i Tiranës dhe moskandidim në 30 qershor. Unë mendoj me frikën e këtyrë ditëve dhe ndryshimet në qeveri që do t’i thotë të hënën, ai e ka pranuar këtë. Por kesaj rradhe kryeministri duhet vërtet të bindë kryeministrin të parin, se nuk është prekur nga sindroma e Prasit që prek cdo maxhorancë në mandatin e dytë të saj.
Edi Rama punoi aq shumë që në fushatë vjet që të na mbushte mendjen se ky ishte mandati i tij i parë si kryeministër, saqë përfundoi ta besonte atë dhe vetë. Sinjalet janë që e ka kuptuar gabimin dhe se të hënën nis reflektimin, duke filluar nga vetja. Te ajo pike – pra te vetja e tij – ka qënë gjithmonë shumë i kujdesshëm. Si gjithmonë ka fat. Në kohë të vështira, difektet personale jo rrallë e kanë ndihmuar të dalë I fituar, edhe atëherë kur nuk e ka kuptuar as vetë.
“Javaneës.al”
Basha thirrje shqiptarëve: Të ngrihemi fuqishëm dhe ta bëjmë vetë Vettingun në politikë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ishte sërish mbrëmjen e sotme në krahë të banorëve të Unazës së Re. Ai tha për mediat se ditën e djeshme u rrëzua vettingu për politikanët nga ata politikanë që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Ai ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen dhe të rezistojnë fuqishëm, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet tani që u rrëzua me forcën e kartonit, vettingu në politikë.
‘Jemi sonte si çdo natë në mbështetje të banorëve, për të mbështetur protestën e tyre të drejtë, e cila ishte i vetmi mjet për sprapsjen e kësaj afere korruptive. Ditët e fundit PD ka denoncuar një tjetër aferë, sot të gjithë e keni parë se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erjon Veliajt, i cili firmosi devijimin e Lanës për të mos prekur pronën e Edmond Begos, i cili është firmosur edhe nga Rama. Çifti më i korruptuar Rama-Veliaj kanë bërë një akt që nuk është bërë mbi 2 mijë vjet në histori, kanë devijuar Ramën që të ndërtojë një kriminel. Të gjitha këto shkelje flagrante të ligjit bëhen për të favorizuar oligarkë dhe kriminelë. Nuk ka asnjë projekt zhvillimi për Shqipërinë. Tarifat e studentëve rriten vit pas viti, pensionet nuk rriten. Ne propozuam vettingun politik, që këta njerëz të mos jenë më në parlament. Çlirimi i politikës nga krimi është domosdoshmëri, shumica e shqiptarëve e mbështet këtë. Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por dje në Kuvendin e Shqipërisë ngritën kartonin një pakicë që janë në krahë të krimit. Dje ndodhi vettingu i politikanëve, kush ngriti kartonin ka lidhje me krimin. Ne mbështesim protestën e shqiptarëve. Sot ju bëj thirrje qytetarëve se ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që kjo klikë e korruptuar e lidhur me krimin, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës qytetare’, tha Basha.
Banorët e Unazës së Re bllokojnë rrugën: Rama një kufomë politike, në burg Qendro dhe Gjiknuri!
Banorët e Unazës së re, janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë, ku kanë kërkuar anulimin e projektit korruptim të Edi Ramës dhe oligarkëve.
Duke folur dhe për ligjin që ju ul taksat të pasurve, banorët u kanë kërkuar llogari deputetëve të mazhorancës se përse votuan një ligj që varfëron shqiptarët dhe pasuron oligarkët.
‘Si nuk ju vjen turq ë ngritët kartonin për një kufomë politike, ai i ka ditët e numëruara politikisht, por ju ende nuk e kuptoni’, u shprehën banorët.
‘Lironi çunat dhe burgosni Qendron dhe Gjiknurin’, ‘Projekti Re, përgjegjës pse nuk ka’, kjo ishte një nga thirrjet e banorëve të Unazës së re, mbrëmjen e sotme, të cilët dolën sërish në protestë kundër projektit korruptim të qeverisë Rama.
Banorët kanë bërë apel se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre deri në fitoren e plotë. Ndërkohë a6ta kanë bërë thirrje edhe për lirimin e banorëve që po mbajen ende në burg.
Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë e opozitës.
Banorët e “Astirit” i kërkojnë Kryeministrit të ndalë projektin, ndërsa i thonë se anjë nuk e do tashmë atë, ndërsa shtojnë se ata janë më të fortë dhe bashkuar se kurrë.
Më tej ata janë shprehur se me trafikantë droge, Kryeministri nuk mund tu tregojë sesi punohet, pasi ata kanë marrë një vendim, që nuk do të lejojnë asnjë buldozier tu afrohen pronave të tyre.
PD nxjerr dokumentet/ Veliaj devijoi Lanën për kompleksin e pallateve 60 milionë euro të trafikantit Bego
Partia Demokratike ka zbuluar skandalin e radhës në Unazën e Re, aty ku po dëbohen qindra familje dhe biznese me argumentin e zgjerimit të rrugës.
Zënëdhësja Ina Zhupa dhe këshilltari ligjor Gazment Bardhi deklaruan sot se në këtë zonë, ku është devijuar qëllimisht shtrati i Lanës për t’i dhënë mundësinë e ndërtimit kompleksit rezidencial luksoz të trafikantit biznesmen Edmond Bego, i cili ka aplikuar per leje ndërtimi për këtë projekt!
Partia Demokratike publikoi dy ditë më parë dokumenta zyrtarë që faktojnë se me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është ndryshuar Plani Urbanistik i Tiranës dhe është devijuar rrjedha e Lumit të Lanës për të favorizuar projektin 60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.
Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin për çdo gjë, por nuk u japin përgjigje disa pyetjeve të thjeshta.
Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?
Paratë e kujt do të investohen në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës.
Erion Veliaj, në panik për të fshehur të vërtetën me mashtrime, e rëndoi edhe më shumë pozitën e tij, duke mohuar projektin luksoz 60 milionë euro.
Sot do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt.
Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Fjala e Plotë e Ina Zhupës
Partia Demokratike publikoi dy ditë më parë dokumenta zyrtarë që faktojnë se me firmat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt është ndryshuar Plani Urbanistik i Tiranës dhe është devijuar rrjedha e Lumit të Lanës për të favorizuar projektin 60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.
Edi Rama dhe Erion Veliaj flasin për çdo gjë, por nuk u japin përgjigje disa pyetjeve të thjeshta.
Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?
Paratë e kujt do të investohen në projektin që ndryshoi rrjedhën e Lanës.
Erion Veliaj, në panik për të fshehur të vërtetën me mashtrime, e rëndoi edhe më shumë pozitën e tij, duke mohuar projektin luksoz 60 milionë euro.
Sot do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt.
Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi.
Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumen e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash.
Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana.
Fjala e Plote e Gazmend Bardhit
Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
Në 3 vjet ai ka ndryshuar strukturën e të gjithë qytetit që t’i përshtatet projektit politik të Edi Ramës: shndërrimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista.
E nisi karrierën si kryetar bashkie me projektin mafioz të plehrave, që i mori jetën 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, krim ky ende i pazbardhur. Një drejtësi e pavarur do të zbulonte se në këtë projekt janë përfshirë individë të lidhur me familjen e Erion Veliajt.
Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla.
Kullë 40 kate tek ETC-ja, kullë 30 kate pas Hotel Tiranës, kullë 21 kate pas Sahatit, kullë 28 kate, Syri i Tiranës në qendër të kryeqytetit, kullë prapa Presidencës, kullë në ish bllok, kulla tek parku i Liqenit, kullë tek hotel Dajti, kullë 24 kate tek ish Muzeu i Shkencave të Natyrës.
Siç mashtroi qytetarët e Tiranës se gjatë mandatit të tij do të kishte zero ndërtime në kryeqytetet, njësoj po mashtron edhe sot Erion Veliaj se nuk ekziston projekti 60 milionë euro. i cili e detyroi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të ndryshojë Planin Urbanistik dhe projektin për Lumin e Lanës.
Mashtrimi, propaganda dhe presioni ndaj mediave nuk e mbulojnë dot të vërtetën se Plani Urbanistik i Tiranës dhe Projekti i Lanës u ndryshua me firmat e çiftit më të korruptuar të politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!