9 kartolina me kërkesat e studentëve janë vendosur mëngjesin e sotëm përpara kryeministrisë, te pema e zbukuruar për festa.
Studentë dhe pedagogë janë bërë bashkë në përcjelljen e mesazheve për Ramën, ku me shkrim dore, nga një kërkesë për çdo kartolinë, i janë vënë pemës.
Pavarësisht se u tha se protesta e studentëve do të ndërpritej gjatë pushimeve duket se një pjesë e të rinjve nuk janë dorëzuar, dhe ca më shumë iu ka ardhur dhe kjo ide e veçantë.
Për shkak të pushimeve të fundvitit një pjesë e studentëve janë detyruar që të kthehen te familjarët e tyre në rrethe, ndërsa me fillimin e Janarit pritet dhe përshkallëzimi i protestës së tyre.
Të rinjtë kanë paralajmëruar se mund të ngujohen dhe në Fakultete në shenjë protestë, derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.
9 kartolinat e studentëve për Ramën!
“Dikur na thanë se edhe dielli do të shkëlqente më shumë”…, Paloka shpërthen ndaj Ramës
Kreu i grupit parlamentër të PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të opozitës për “veting në politikë” nga mazhoranca dje në Kuvend.
Me anë të një statusi në Facebook, Paloka thotë se, fjalën “veting” e dëgjonim kudo dhe tentuan t’a shtrinin kudo por në politikë nuk e pranuan, sepse sipas tij, ai cënonte edhe të “drejtat” Edi Ramës dhe Taulant Ballës për të sunduar këtë vend.
“Sulmonin opoziten se nuk e donte vettingun, madje kishte frike nga efektet e vettingut.
Dhe Vettingu cudiberes u fut kudo; vetting per gjyqtare, vetting per prokurore, vetting per police, vetting per gardiste madje dhe per pedagoge kerkohet vetting.
Por mbreme ne Parlament, pikerisht ata qe na kishin thene se Vettingu ishte ilaci cudiberes qe do sheronte gjithe semundjet e ketij vendi, votuan kunder Vettingut ne politike,” – shkruan Paloka.
Sipas tij mazhoranca është kaq e zhytur dhe e tmerruar nga qëlbësinlliku i tyre,propozimin e Bashës për miratimin e ndryshimeve kushtetuese ku e ftonte qeverinë ta bënte ligjin sit ë donte dhe opozita do ta votonte, Rama nuk e pranoi.
Paloka e mbyll shkrimin duke thënë se, ka mbetur vetëm një gjë për të bërë, t’i qërrojmë me çdo mënyrë përpara se të mbytemi në llumin e tyre.
Postimi i plotë i Palokës
VETTING, VETTING, VETTING…
E mbani mend sa here ne dite e degjonim? E degjonim kudo, ne shqip dhe ne gjithe gjuhet e mundeshme. Na thonin se Vettingu edhe diellin do ta bente te shkelqente me shume . Sulmonin opoziten se nuk e donte vettingun, madje kishte frike nga efektet e vettingut.
Dhe Vettingu cudiberes u fut kudo; vetting per gjyqtare, vetting per prokurore, vetting per police, vetting per gardiste madje dhe per pedagoge kerkohet vetting.
Por mbreme ne Parlament, pikerisht ata qe na kishin thene se Vettingu ishte ilaci cudiberes qe do sheronte gjithe semundjet e ketij vendi, votuan kunder Vettingut ne politike.
Megjithese edhe shqiptari me naiv e di se “semundjet” e ketij vendi (krimi i organizuar, korrupsioni dhe gjithe padrejtesite e tjera) burojne pikerisht nga pislliqet qe mbart politika, “rilindasit” e Rames, dje gjithe diten, u perpoqen ti mbushin mendjen shqiptareve per te kunderten. Madje per ata, Vettingu ne Politike jo vetem nuk ishte i nevojshem por cenonte dhe “te drejtat” e Edvinit dhe Tao Palles per te sunduar kete vend.
Komisioni i Venecias (ku vete kerkuan ti cojne ndryshimet kushtetuese) ne menyre turperuese per keta qe sundojne sot, kthehu pergjigje se nje ligj i tille, jo normal per nje vend tjeter, per Shqiperine e Edvin Rames, eshte nje domosdoshmeri dhe domosdoshmeri e bejne pikerisht lidhjet e kesaj qeverie me krimin dhe oligarkine.
“Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe ligjin bejeni si te doni vete, ne do ta pranojme”, ju tha Basha.
Por kaq te zhytur e te tmerruar jane nga qelbesinlliku i tyre, sa as kete nuk e pranuan.
E dijne mire se nga cdo ane po ti kapesh vetem pisllik ju del. Po e dijne po kaq mire se nuk mund te fshihen me.
Edhe votimi i mbremshem ishte nje fare Vettingu qe ndau ata qe jane gati ta pastrojne politiken, nga ata qe nuk munden as te marrin fryme jashte pellgut te qelbur te politikes se tyre.
Ka mbetur vetem nje gje per te bere, ti qerrojme me cdo menyre perpara se te mbytemi ne llumin e tyre.
Eksperti: Krim i paralajmëruar, ligji i 2015 shkatërroi universitetin
Ndriçim Mehmeti, ekspert i politikave arsimore, thotë se ligji i ri për arsimin e lartë më 2015 asgjësoi përfundimisht autonominë e universiteteve, duke e vënë atë nën thundrën e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.
Si mund të përmirësohet situata dhe çfarë duhet bërë me tarifat.
Zoti Mehmeti, pse ka dështuar reforma në arsimin e lartë?
Së pari, nuk ka pasur reformë, por thjesht një ligj që u shit si një reformë e që u hartua, përpunua dhe mori vulën mes një grupi të vogël njerëzish që sot i kanë ikur përgjegjësisë.
Së dyti (që mund të ishte e para) ky ishte krim i paralajmëruar. Që në krye të herës, akademikë e specialistë, kërkuan që ky ligj të mos miratohej se do të kishte probleme të mëdha. Qeveria dhe posaçërisht kryeministri Rama, dëgjoi vetëm veten, miratoi një ligj të keq, i cili, kishte këto të meta në parim:
* i referohej një sistemi krejtësisht të ndryshëm nga ai shqiptar sikundër ishte ai britanik. Ne jemi krejt ndryshe dhe shumë vite drite larg autonomisë;
* Kreu XII i ligjit 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, asgjësoi përfundimisht autonominë e universiteteve duke e vënë atë nën thundrën e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë. Bordet e Administrimit kaluan në dorë të MASR dhe autonomia e IAL, nuk ishte vetëm një zgjedhë qeveritare, që vuri në konflikt të hapur studentët me drejtuesit e universiteteve.
Çfarë masash duhen marrë që të rikthehet integriteti i Universitetit?
Rrëzimi i ligjit të arsimit është hapi i parë. Decentralizimi i drejtimit të Universitetit, duke rritur numrin e anëtarëve të Bordit të Administrimit në favor të universitetit dhe të studentëve, si dhe MASR të mbajë vetëm rolin e mbështetësit dhe monitoruesit të zbatimit të ligjshmërisë në institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IAL).
Një tjetër masë do të ishte rritja e financimeve për të ngritur në nivelet më të mira mësimdhënien, që çon drejt një arsimi cilësor, pra më shumë biblioteka, salla leximi, laboratorë etj. Pa dyshim, një masë emergjente do të ishte sigurimi i grantit të pagave nga shtetit përmes MASR dhe rritja progresive e pagës së pedagogut në Shqipëri, e cila është më e ulët se ajo e pedagogut në Kosovë, si dhe e krahasueshme me pagën e mësuesit në shkollë të mesme.
Si mund të ofrojë arsim të lartë falas qeveria pa rënduar në mënyrë të drejtpërdrejtë familjarët dhe studentët, në kushtet kur buxheti i shtetit nuk e mundëson këtë financim?
Që të jem i qartë që në fillim, unë nuk jam për një arsim të lartë tërësisht falas. E thënë në këtë mënyrë, jam po aq kundër sa të gjithë studentët për tarifat që janë sot. Natyrisht që qeveria ka detyrimin e plotë të financojë studimet dhe koston normale të jetës së një studenti në nevojë dhe që ka arritur rezultate të mira në shkollë dhe që nuk ka detyrime të prapambetura. Por qeveria nuk mund ta mbajë kurrë këtë barrë, për aq kohë sa ka një buxhet qesharak për arsim.
Me 0.4% të PPB, që shpenzon qeveria jonë për arsimin e lartë, nuk ka asnjë gjasë që të ndërmerren reforma serioze në arsim. Buxheti 5% është një fillim i mbarë drejt një arsimi cilësor në tërësi dhe atij universitar në veçanti. Sigurisht që janë edhe masa të tjera që duhet të ndërmerren, të cilat lehtësojnë barrën e familjeve shqiptare, duke mundësuar më shumë akses në arsimin e lartë, për një shkollim dinjitoz, jo diskriminues dhe të barabartë për të gjithë.
“Monitor”
Shpërthen kabina e shpërndarjes elektrike, panik tek qytetarët
Një shpërthim i fuqishëm në një boks të shpërndarjes së rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit ka tronditur banorët.
Zjarri ka shpërthyer ka rënë në një kryqëzim pranë bashkisë në lagjen Çlirimi. Situata ka shkaktuar panik te familjet pranë zonës ku ka rënë zjarri.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në në vendngjarje për të shuar flakët. Ndërkohë është ndërprerë furnizimi me energji për të evituar pasojat e zjarrit që dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjet.
Protesta që edhe Rilindjen do ta shpëtojë nga dhimbjet e një modeli që po vdes
“Monitor”
Është e kotë të kërkoni udhëheqës të protestës së studentëve këtë dhjetor, megjithëse ka përpjekje për ta përzier me qëllime pushteti. Ata nuk janë frymorë, por nevojë shoqërore për të ndryshuar një model të keq qeverisje që është kthyer në sistem.
Kur nisi protesta, me kërkesa mjaft specifike për të kundërshtuar tarifat e larta të shkollimit, pak e besuan se do të zgjaste, ngaqë dukej e kufizuar brenda auditorëve, ndonëse pakënaqësia doli në rrugë. Ishte dhe mbetet tunduese pyetja, po nesër çfarë do të ndodhë?
Por, po të rikthejmë në kujtesë pankartat që studentët mbajnë në duar, kuptohet lehtë dhe qartë se protesta e tyre lidhet me sistemin. Tarifat janë vetëm një pjellë e keqe e një politike arsimore që gëlon ngjashëm brenda një sistemi të tërë represiv dhe që të ndrydh ashtu si në universitete.
Kjo lëvizje që s’ka udhëheqës duket e ngjashme me ato të Francës nga “jelekët e verdhë” që s’kishin lider, me lëvizjen femërore #Me too, apo edhe me “Pranverën Arabe”. Këto protesta politologët i sintetizojnë si model i ri lëvizjeje shoqërore, pa udhëheqës, që kanë dy arsye të shëndosha për t’u përqafuar: kanë legjitimitet dhe përfaqësojnë shtresa shoqërore që janë të frustruara prej kohësh nga politika.
Me aq sa kemi parë deri tani nga protesta e studentëve shqiptarë, ajo ngjan mjaftueshëm me shembujt e protestave të fundit që përmendëm më sipër, sepse së pari, është legjitime. Prej vitesh, kostoja e shkollimit të studentëve është rritur dhe në raport me cilësinë dhe kushtet e studimit, hendeku është bërë i madh. Nga ana tjetër, edhe kostoja e jetesës së qytetarit – student gjatë viteve të shkollimit është rritur.
Kanë kaluar vite dhe, në vend që fuqia ekonomike e një qytetari shqiptar të përafrohej me të paktën atë të një europiani, distanca ka mbetur një shekull, thotë Eurobarometri. Po e një studenti që ende nuk ka dalë në punë, ku burimi i vetëm fi nanciar mbetet familja apo puna parttime që ha nga orët e studimit?
Një tjetër kosto, e cila po projektohet që në auditorë, lidhet me cilësinë e keqe të mësimdhënies dhe korrupsionin akademik të profesorëve.
Jo më kot, një nga kërkesat më të artikuluara ishte vettingu i stafeve akademike. Të gjitha këto kosto të shkollimit, cilësia e dobët e investimit për shkollim dhe tregu i mbyllur i punës, krijojnë te studentët pasigurinë më të madhe të së ardhmes, ndaj ata shpërthyen në mënyrë legjitime, pasi panë se duke pritur edhe më gjatë se ky tranzicion i gjatë, gjërat nuk mund të ndryshonin.
A përfaqësojnë ata shqetësimin publik, sa për të arritur në përfundimin se protesta e tyre përfaqëson edhe frustrimin dhe përbuzjen sociale që ka krijuar pushteti. Duke qenë pjesë e shoqërisë, ata jetojnë secili me problemet e familjes shqiptare, ku vënë re çdo ditë se me punë nuk ia del dot. Se në këtë vend ka një dallim të thellë mes shtresave, se pasuria nuk ndahet në raport të drejtë dhe ku korrupsioni është mekanizmi më i
fortë i zhvillimit individual dhe jo merita. Pankartat e tyre, pikërisht këtë shprehnin, kur shkruanin me ironi për kurset e gjermanishtes, se nuk kanë para as për pankarta, se çmimet e një krediti kushtojnë aq sa 1 kilogram mish etj.
Në Francë ishin kamionistët, në SHBA ishin femrat. Studentët në Shqipëri janë pjesa më e varfër se të varfrit. Si pjesa më e gjallë dhe ekspresive e çdo familje shqiptare, edhe të rinjtë e kanë më të vështirë të pranojnë kurthin e pamjaftueshmërisë ekonomike të prindërve të tyre dhe pamundësinë e përparimit shoqëror.
Ata po shikojnë që as në forumet e tyre universitare janë të përfaqësuar e jo më në jetën publike.
Nuk kanë pse gjykohen, pse protesta e tyre kalon kufi jtë e universitetit dhe pse duan të kenë qoftë edhe smartphone në duar (i ironizoi kryeministri).
Ata janë brezi që lindi në tranzicion dhe kërkesa e tyre për të kërkuar reformimin e shoqërisë drejt një organizimi të saj, drejt një modeli të qëndrueshëm ku edhe teknologjia e informacionit po i transformon individët.
“Një formë e re e politikës me lëvizje pa lider po zien dhe ne duhet të sigurohemi që, në mënyrë paqësore dhe demokratike, të prodhojmë reforma të thella në të mirë të të gjithëve dhe jo të sjellim kundër reagime të pushtetit. Nëse kjo ndodh, atëherë bëhuni gati” – paralajmëron ish-diplomati i njohur britanik Carne Ross, kur analizonte protesta të tilla në botë si kjo e studentëve shqiptarë, në një shkrim për “The Guardian” të titulluar
“The Leaderless Revolution”.
Dhe, me sa duket, Rilindja duke qenë se ende nuk e pranon këtë, mbetet rruaza e fundit e shtyllës së tranzicionit të keq, të cilët studentët nuk e durojnë dot më dhe që janë duke i bërë një nder, nëse e vdesin këtë model që po vuan nga dhimbjet bashkë me ne.
Nga 2013 në 2018, tarifat për studimet e larta janë rritur 45%
Tarifat e studimit në arsimin e lartë janë rritur në mënyrë të dukshme gjashtë vitet e fundit me shumë se 40% për të gjitha nivelet e studimit, por rritja më e fortë është aplikuar për tarifat master. Sipas të dhënave zyrtare në vitin akademik 2012-2013, një master shkencor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës kushtoi 174,720 lekë, ndërsa në vitin akademik 2018-2019 kushtoi 252,000 lekë. Rritja e tarifës është 44%. Po në këtë masë, tarifat janë rritur për të gjithë masterët shkencorë dhe profesionalë në të gjitha fakultetet.
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, tarifat e masterit shkencor janë rritur me 44% në raport me vitin akademik 2012-2013. Për Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tarifat janë rritur me 40%, në Fakultetin e Drejtësisë me 44%, në atë të Politeknikut me 57%. Tarifat në Universitetin Bujqësor në Tiranë janë rritur me 23%. Në nivele të ngjashme, tarifat janë rritur edhe për studimet master.
Shqipëria renditet ndër vendet europiane me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në vitin 2016. Sipas Eurostat, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin 30% e mesatares së të ardhurave për frymë të BE, duke e renditur vendin tonë të fundit në Europë si për nivelin e të ardhurave dhe konsumit. Nga ana tjetër, Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të larta për arsimin në Europë. Të dhënat e fundit të INSTAT, për matjen e nivelit të jetesës treguan se pesha e shpenzimeve për arsim ishte 3.9% e totalit të shpenzimeve të familjeve shqiptare, një peshë gati katër herë më e lartë se e familjeve europiane në vitin 2017.
Mesatarja e Bashkimit Europian është 1.1%, ndërsa një familje në rajon i kushton shumë më pak (në termin relativ ndaj shpenzimeve totale) që të shkollojë fëmijën. Serbia, Maqedonia, Bosnjë – Hercegovina e kanë këtë raport midis 0.6-0.7%, ndërsa në Kroaci arrin në 1.1%. Për Kukësin, qarkun më të varfër të vendit, duket se shpenzimet për arsim rëndojnë më shumë se në qarqet e tjera të vendit.
Për familjet kuksiane, shpenzimet për arsim kanë një peshë të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve që ato bëjnë, me rreth 9.1% të totalit, duke u renditur pas shpenzimeve për ushqim, sipas INSTAT.
Pas Kukësit, qarku që shpenzon më shumë për arsim është Fieri, me 6.8% ndaj totalit. Më pas renditet kryeqyteti, Tirana, me 5.2% të totalit të shpenzimeve për arsim dhe Lezha me të njëjtën peshë të shpenzimeve. Me një diferencë të ngushtë nga mesatarja kombëtare renditet Korça me rreth 3.1% të totalit të shpenzimeve për arsim. Durrsakët dhe gjirokastritët shpenzuan për arsim përkatësisht 2.4 dhe 2.3% të totalit të shpenzimeve të tyre.
Tarifat vjetore në pjesën më të madhe janë unifikuar në bazë të fakulteteve dhe variojnë nga 25 mijë lekë, që është pagesa minimale, deri në 40 mijë lekë maksimalja. Për nivelin e studimeve master, viti akademik për gradën e Masterit Profesional është 72 mijë lekë (studimet e plota 144 mijë), ndërsa për Masterin Shkencor është 105 mijë lekë (dy vite 210 mijë lekë). Në universitetet private, viti shkollor kushton duke filluar nga 1500 euro, në 3500 euro.
“Monitor.al”
E paimagjinueshme, Edi Rama shkel haptazi Kushtetutën! Ish-ministri skanon ligjin…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me ndryshimin e ligjit për tatimin mbi fitimin, i cili u miratua për herë të dytë nga mazhoranca pas kthimit nga Presidenti Meta, duke e quajtur haptazi si anti-kushtetuese.
Manjani citon nenin 9 të atij ligji përmes të cilit ai shpjegon se lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese ku sipas tij do të thotë se kjo shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji.
Duke përmendur edhe nenin 155 të Kushtetutës i cili përcakon se, “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”, Manjani shkruan se, “Kushtetuta ka rënë”, sepse sipas tij, Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprojë në kohën e para hyrjes së tij në fuqi!
Postimi i plotë i Manjanit
E pa imagjinueshme!
Nuk është as interpretim, as supozim, as sharje as paragjykim, por fakt.
Ligji për ndryshimet në tatimin mbi fitimi, të cilin miratuan për së dyti, ps kthimit nga Presidenti i Republikës, është HAPTAZI e DUKSHËM kundër Kushtetutës.
Lexojini vetë ti kuptoni! Janë fare të thjeshta. Nuk duhet të jesh jurist të kuptosh këtë shkelje të hapur të Kushtetutës!
Neni 9 i atij ligji thotë:
“Në nenin 38, “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 9 me këtë përmbajtje: Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.”.
Pra, lehtësia fiskale ka fuqi prapavepruese, dmth shtrihet në kohën e para veprimit të këtij ligji.
Ndërkohë Kushtetuta në nenin 155 të saj përcakton se:
“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese”.
Pra Kushtetua NDALON rreptësisht që një ligj fiskal të veprojë në kohen e para hyrjes së tij në fuqi!
Nuk e di se ç’duhet më shumë, për të kuptuar se Kushtetuta ka rënë!!!
Arroganca politike sot është mbi Kushtetutën e mbi Republikën!
Gjykata Kushtetuese nuk ekziston….
Keta janë dy hajdutët e studentëve, si futën në xhep qindramilionë nga fondet e tyre!
Ish-Kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku dhe këshilltarit për mediat të Edi Ramës Endri Fuga.
Te dashur miq, keta te dy qe kane pozuar si lovers jane Endri Fuga, sugari i Rames dhe famozi Arber Mazniku.
Ne kete status nuk jane per pasionin qe Sugari ka per paruket, ju rikujtoj ketu skandalin e tij ne Samitin e NATOs ne Glasgoë, nuk jane ketu as per pozen erotike sepse nuk me intereson aspak orjentimi i tyre homo, hetero apo bi, nuk jane ketu as lidhjet e tyre te fuqishme me krimin, devjimin e Lanes per klanet e droges dhe prishjen e qindra banesave te qytetareve te shkrete.
Fuga dhe Mazniku jane ketu si hajdute qe u lumturuan duke vjedhur studentet.
Keshtu, Sugar Fuga ka futur ne xhep nga fondi i ekselences, pavaresisht se vete ka nderprere studimet si medioker ne Rome, fiks 100 milione leke per te bere master dhe krahas grabitjes se 100 milioneve per master ka marre edhe çdo muaj pagen mujore si drejtor i komunikimit te Kallam Deshtakut, perveç shperblimeve te tjera te majme.
Kurse Arber Mazniku, pasi u perdor nga Rama per promovimin e ligjit te shkaterrimit te universiteteve publike dhe shnderrimit te universiteteve te klienteles ne miniera parash per Ramen, ndrikull Vilen, Maznikun, Fugen ai u caktua anetar bordi i Universitetit publik dhe i caktoi vetes 300 mije leke rroge per nje mbledhje qe ben ne muaj.
Hujdut Mazniku ishte te enjten e kaluar ne Opinion, gjate debatit nje student e menderosi, e shperfytyroi, e bukosi me deklaraten e tij, i cili i tha:
“Si ka mundesi qe une megjithese jam i katerti ne kursin tim nuk mund te ndjek per shkak te mesatares masterin ne universitetin publik ku studjoj kurse ne universitetet private pranohen per master studente me mesatare 5?”
Deklarata e studentit te mençur e goditi hajdut Maznikun ne zemer, e la pa fryme, e beri mat, pasi ajo u tregoi shqiptareve se si u bene kasa te ndarjes se parave me qeveritaret universitet e Klienteles.
Pra ligji i Kallam Deshtakut duke u mbyllur dyert per master studenteve ne universitete publike, per ti detyruar ata te shkojne dhe paguajne shuma te medha universiteteve te klienteles, i shnderron ato ne miniera parash per qeveritaret. Kesaj deklarate shkaterruese, hajdut Mazniku i zene ne çark iu pergjigj “po, por universiteti privat i Harvardit vendos mesataren 9,75 per te pranuar per master”, pra ne huti dhe panik perdori shembullin qe e nxori cullak hajdut para shqiptareve. sb
Shpërthen kryetarja e FRESSH: Kryetari i Partisë më ftoi në zyrë dhe me tone barbare më kërcënoi
Kryetarja e FRESSH Durrës, Justina Shkira ka akuzar rëndë kreun e PS të këtij qarku se ka marrë peng partinë. Në një reagim, ajo shkruan se kryetari i Partisë e ka ftuar në zyrë dhe me tone barbare e ka kërcënuar…
Shkira, me tone të ashpra ka akuzuar kupolën drejtuese të Partisë Socialiste në Durrës, si një tufë maskarenjsh që kanë marrë peng këtë parti, pa ju hapur rrugë të rinjve me ambicie dhe dëshira për të ardhmen.
Pak ditë më parë, Kryetari i FRESSH, Eljo Hysko publikoi në profilin e tij, shpalljen e garës për kreun e ri të zgjedhjeve për të rinjtë e PS në Durrës. Në njoftim publikuar edhe në ëebin e PS, thuhet se: “Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë hap garën për të zgjedhur ekipin drejtues të FRESSH Durrës.
Janë të ftuar për t’u bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve të gjithë rinjtë të cilët duan të kontribuojnë në komunitetin e tyre, të dedikohen për tejkalimin e sfidave të të rinjve, por dhe t’u japin zë ideve të tyre. Kandidatët mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e garës për kreun e FRESSH Durrës duke plotësuar formularin më poshtë. Shënim: Dokumentat për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të FRES Durrës duhen dorëzuar, gjithashtu pranë zyrave qëndrore të Partisë Socialiste Durrës. Bëhuni pjesë e garës duke plotësuar formularin më poshtë:…”
Në fakt, këtë pozicion e mbante prej 2016-s, Justina Shkira, një e re nga Durrësi dhe e diplomuar në profilin Financë-Bankë. Në një kohë që mandati i Shkirës nuk kishte përfunduar, gazeta “Bulevard” kontaktoi kryetaren de juro të FRES Durrës, e cila ka argumentuar qëndrimin e saj lidhur me këtë situatë.
Shkira, me tone të ashpra ka akuzuar kupolën drejtuese të Partisë Socialiste në Durrës, si një tufë maskarenjsh që kanë marrë peng këtë parti, pa ju hapur rrugë të rinjve me ambicie dhe dëshira për të ardhmen.
Reagimi i plotë i Justina Shkirës
“Përshëndetje miq, Që kur u futa në politikë e dija se nuk do të qëndroja gjatë brenda saj. Jo se kisha ndonjë problem me ‘lojën’ politike që luhet brenda partive në Shqipëri, por sepse e dija qe une Justina Shkira nuk do të bëja dot kurrë kompromise me veten, të vërtetën dhe karakterin tim. Sot, me sollën rastësisht në ëhatsapp njoftimin se paskan hapur në Durrës konkursin për Kryetare FRES në Durrës. Gjë për të cilën unë, Kryetarja reale e FRES Durrës, e zgjedhur me 3-fishin e votave nga kundershtari i dytë, nuk dija absolutisht asgj!
Kërkova llogari siç do të bënte çdokush i arsyeshëm në botë. M’u tha se puna ime nuk është gjykuar e mjaftueshme nga partia dhe se unë nuk jam treguar plotësisht e aftë për të menaxhuar FRES Durrës. U ndjeva e fyer dhe mbi të gjitha e lënduar. Sepse kushdo që unë kam pasur afër në këto 2 vjet e dinë shumë mirë se si qëndron e vërteta. Dhe ndoshta tani ka ardhur koha që të vërtetën time ta marr vesh i gjithë Durrësi. Dhe të jenë më pas durrsakët që të gjykojnë nëse “unë jam treguar e paaftë” apo diçka tjetër nuk ka shkuar siç duhet.
Historia fillon menjëherë pasi fitova zgjedhjet në Dhjetor të vitit 2016.
Kryetari i Partisë me ftoi në zyrë dhe me tone barbare me kërcënonte, mua një vajzë 20 vjeçare, që fundja po bëja një punë vullnetare, se nëse do të ulesha në kafe me filanin dhe fistëkun, apo nëse do të fusja në grupin tim të punës filanin ose fistëkun, do ta kisha “derën e mbyllur kudo në parti”. Qasja prej injoranti neo-komunist, duhet ta pranoj se më futi frikën dhe për pak sa nuk u tërhoqa krejtësisht nga e gjithë gjëja. Por, për hir të faktit se në jetë nuk duhet të tërhiqesh kurrë përballë vështirësive, vendosa të qëndroj!
Një muaj më pas, ndërkohë që çdo ditë kishte sherre, të bërtitura dhe kërcënime me Kryetarin në fjalë, konfrontimi bëhej gjithnjë e më i madh.
Dhuna psikologjike e tmerrshme dhe terrori social kishte arritur kulmin. Seriozisht, po shkarkoheshin njerëz nga partia dhe po kërcënoheshin njerëz për t’u hequr nga puna sepse disa çuna dhe goca me të cilët shoqërohesha unë nuk i pëlqenin kryetarit të partisë?!
Dhe kush ishin këta njerëz? Njerëz që nuk i rrinin në rresht këtij dava kryetari. Njerëz që nuk pranonin që vota “të merrej me zor”, që partia të shërbente si një kamuflazh për veprimtari… le të themi “të tjera”, që socialistët e vërtetë të qëndronin pa punë, ndërkohë që kushërinjtë apo shoqëria e këtij dava kryetari kapnin vende drejtuese, që strukturat e partisë nëpër mbledhje të ngushta ta quanin bazën “gomerë punë” ose “këta budallenjtë që na votojnë ne”. Ja pra, këta ishin njerëzit e mi. Njerëz të guximshëm që ja përplasnin surratin (atij dava surrati) këto gjëra. Dhe që më pas izoloheshin, injoroheshin apo sulmoheshin sepse nuk ishin “në linjë” me kryetarin e partisë. Mortja!
Edhe mua si pasojë m’u mbyllën vërtetë të gjitha dyert. Asnjë financim! Tentativa për të blerë (si dyqanxhinj të rëndomtë) ndonjë njeri afër meje që e përdornin më pas për të më sabotuar. Mbledhje me kordinatorët e partisë ku i kërkohej shprehimisht që të mos më ndihmonin me njerëz sepse unë nuk isha “e tyrja” (?!). Terrorizim i vazhdueshëm i njerezve rreth meje deri në kërcënim nëse uleshin në kafe me mua. Ja pra, unë u gjykova “e paaftë” nga partia për punën time. Cilën punë?! Nuk kam bërë asnjë event? Kam bërë shumë herë e më tepër si një vajzë pa asnjë lloj përkrahje dhe me dyer të mbyllura. Jam bere copash dhe nuk u terhoqa pasi e doja shume kete gje.
Cfare njerezish te terhiqja kur ju i kercenonit te gjithe? Me kerkuat te bej nje grup profesionistesh intelektual dhe lista qe me vut perpara perbehej nga te rinje “intelektual” qe kishin te gjithe “biografin e paster” dhe ishin shumica punonjes te Bashkise. Ja pra te nderuar miq. Sepse cdo gje qe do te beja une do te konsolidonte edhe me shume pushtetin e ketyre tiraneve injorant. Se fundemi, dua ti kerkoje falje te gjithe socialisteve te ndershem (te cilet jane shumica!). Atyre socialisteve te cilet nga kreret e tyre quhen “gomer pune”. Qe sot jane pa pune, te varfer, te vetmuar dhe te braktisur. Ju jeni forca e vertete dhe shpirti i Partise Socialiste. Ju duhet te merrni fatet e juaja ne dore dhe te refuzoni kultin e Njeshit. Boll ndenjet te shtypur “nen thundren e perdhunes” si nje zbukurim i disa maskarenjve te cilet nuk i meritoni as ju dhe as qyteti i Durresit. Me falni edhe ju o miqte e mi qe ndoshta ju zhgenjeva shume, por bera te pamunduren te mundur. Ky nuk eshte fundi yne… por fundi i tyre … sado te forte te duken tani”!
“Bulevard”
Kryemadhi: Ramës i ka ardhur koha të shpëtojë veten se shqiptarët do ta ngrenë zgupthi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI-së në Elbasan, deklaroi se, Edi Ramës nuk u dhimbsen shqiptarët dhe as rinia shqiptare, se ndryshe nuk do të ishim populli më i varfër në Evropë dhe Shqipëria nuk do të mbante vendin e katërt në botë, për emigracion.
Edi Rama nuk ka dashuri fare, ka urrejtje, se vetëm një njeri mund të sillet në këtë mënyrë si Rama me shqiptarët. Ka 17 ditë që rinia vazhdon të protestojë edhe do ta mbajë protestën ndezur, për t’i thënë Ramës se studentët nuk harrojnë.
Kur kam thënë që duhet të harroni teserat e partisë, e them përsëri: se protesta e studentëve është edhe protesta e familjarëve të tij. Ne e dimë se shqiptarët marrin përsipër çdo gjë për të shkolluar fëmijët e tyre.
Ata na dhanë një mësim shumë të mirë, që kur jemi të bashkuar, i arrijmë qëllimet tona. Edhe pse Edi Rama ka dalë si dordolec për t’u thënë që unë ju kam gënjyer dhe do t’ju vazhdoj t’ju gënjej, studentët e kuptojnë se një kriminel që përdori bandat, me atë nuk mund të negociosh”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se ka ardhur koha të shpëtojë veten, ose ndryshe do ta largojnë shqiptarët atë. Kryemadhi ka renditur njerën pas tjetrësm revoltat që po shpërthejnë nga çdo anë e vendit për shkak të varfërisë dhe pakënaqësisë së madhe që ka mbjellë në popull, keqqeverisja e tij.
“Ti bëjë llogaritë mirë Edi Rama, se nuk ka prind që t’i lërë fëmijët e tij në rrugë pse i do qejfi Edi Rama. Rama o të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij, ose shqiptarët do ta ngrenë zgupthi jo burrat, po gratë se e kanë ndarë mendjen e tyre për të jetuar në Shqipëri dhe dhënë të ardhme Shqipërisë“, u shpreh Kryemadhi.