28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Vasili nxjerr bllof Ramën: “Ja se si është i kapur deri në fyt nga oligarkët” (Video)

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar sërish pas miratimit në parlament të paketës që u fal shumë taksa sipas tij, oligarkëve.
Ai ka publikuar në faqen e tij në facebook edhe një video të kreut të qeverisë dhe e shoqëron me komentin, “shikoni se çfarë deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj më parë në 2 maj 2018”.
Postimi i tij i plotë i Vasilit
Kryeministri argat i oligarkëve mashtrues dje dhe i vertetë sot.(video)
Kryeministri argat i oligarkëve nxori fytyrën e vertetë sheshit, kur me ligj në parlament me votat e 74 argatëve të tjerë jua uli përqindjen oligarkëve nga 15% ne 8 %.
Çdo njeri objektiv dhe gjakftohtë kupton menjeherë se si është i kapur deri në fyt nga oligarket dhe është thjesht një këlysh i tyre kundër interesave të popullit të cilit ja merr taksat dhe e fut në burg për 5 lek korrent, apo për një shkelje rrugore apo për një tufë qepë në rrugë.
Shikoni se çfarë deklaronte ky mashtrues vetëm 7 muaj më parë në 2 maj 2018.

Kryeministri argat i oligarkeve mashtrues dje dhe i vertete sot.(video)Kryeministri argat i oligarkeve nxori fytyren e vertete sheshit,kur me ligj ne parlament me votat e 74 argateve te tjere jua uli perqindjen oligarkeve nga 15% ne 8 %.Cdo njeri objektiv dhe gjakftohte kupton menjehere se si eshte i kapur deri ne fyt nga oligarket dhe eshte thjesht nje kelysh i tyre kunder interesave te popullit te cilit ja merr taksat dhe e fut ne burg per 5 lek korrent,apo per nje shkelje rrugore apo per nje tufe qepe ne rruge.Shikoni se cfare deklaronte ky mashtrues vetem 7 muaj me pare ne 2 maj 2018.(shihni videon).

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 22. Dezember 2018

Studentët mesazh Ramës: Shihemi në janar!

Protesta e studentëve ishte kryefjala e këtij muaji. Ato për 16 ditë rresht dolën në protestë duke kërkuar arsim cilësor si dhe kushte më të mira në universitete.
Por protesta u ndal për shkak të festave të fundvitit. Sipas burimeve të Syri.net dje stuidentët kanë mbajtur disa mbledhje në fakultetet përkatëse. Ato kanë rënë dakort që protesta të ndalet dhe të vazhdohet në janar.
Dita kur mendohet të vazhdojë shkolla studentët do vazhdojnë protestën e tyre. Ato shprehen se ky pushim do u shërbejë për të marrë energji pas 16 ditëve protestë.
Këto ditë pushimi studentët do i përdorim për organizimin e protestave të mëtejshme. Duke qenë se janë të lidhur me jetën universitare ato në Janar do vazhdojnë bojkotin ë mësimit. Plotësimi i kërkesave për studentët do të thotë vazhdimi i mësimit.
Studentët i vënë fajin ligjit arsimor ku ata duan që ky ligj të bie sepse ai favorizon universitetet private.
Një pikë tjetër që nuk është cekur dhe që Rama e ka refuzuar ta bëjë janë tarifat e masterit. Duhen ulur tarifat e masterit. Ato janë jashtëzakonisht shumë të larta.
Studentët thonë se në janar do jenë gati përsëri dhe nuk do dorëzohen sado që Rama mundohet ti përçajë dhe të ndalë protestën.

Vjedhja 20 milionë euro, Gjiknuri dhe Qendro kapen në takim privat

“Dami me Qndron ne kafe klandestine por ne kohe reale: Vodhem, por na kapen me presh ne dore! Si t’ja bejme??!!” ky është postimi I shkurtrë I ish-Kryeministrit Berisha, i cili shoqërohet me foton mes dy drejtuesve kryesorë të aferës 20 milionë të vjedhjes me firmën fantazmë amerikane në Unazën e Re.
Autoritetet shqiptare, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe kryeministrin Edi Rama, kanë pranuar tashmë se një nga tre tenderët e shumëdebatuar të Unazës së Madhe të Tiranës është fituar nga një kompani me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.
Por ndërkohë, e njëjta kompani rezulton se ka fituar pak a shumë në të njëjtën kohë, një tender të dytë me vlerë 1.2 miliardë lekë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, kompania publike që menaxhon linjat e tensionit të lartë në Shqipëri me administrator z.Klodian Gradeci dhe që mbikëqyret nga ministria e z. Gjiknuri.
Njoftimi nr. 44 i 5 nëntorit 2018 i Prokurimeve Publike përmban njëri pas tjetrit njoftimin e shpalljes fituese të kompanisë DH Albania, degë e kompanisë së huaj “Dunwel Haberman”, të një kontrate për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë elektrike 220 volt që duhet të shërbejë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.
DH Albania u denoncua në media pak ditë më parë si një kompani që kishte falsifikuar dokumentacionin e nevojshëm për të fituar tenderin për ndërtimin e mbikalimit “Shqiponja” në Unazën e Re në Tiranë më 6 dhjetor.
Një ditë më vonë, Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pezullimin e punimeve “deri në verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve”, ndërsa Prokuroria njoftoi “nisjen e verifikimit”. Deri më tani autoritetet shqiptare, përfshirë prokurorinë, nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arritur të idenfitikojnë personin apo personat e dyshuar për falsifikim.

Fatkeqësi për një ish-shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!

Jorida TABAKU

Skandali Bego dhe aferat me qarqet kriminale dhe te drogës e kanë zënë ngushte Veliajn që ka humbur qartësinë dhe në propagandën e tij mashtruese. Nuk dua as une të tërheq vëmendjen nga keto afera por thjesht shkurt po shkruaj disa fakte:
– Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë.
– Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë.
– Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie.
Së katërti, gjatë gjithë jetës sime si politikane kam deklaruar ekzaktësisht pa u akuzuar nga askush për pasurinë time që nga viti 2009 e deri më sot. Dasma ime nuk ka qenë dhuratë e time mëje e paguar me kursimet e saj për tu kremtuar me madhështi në kalanë e Gjirokastrës. Shtëpia ime nuk kushton miliona si ajo e Kodrës së Diellit ku jeton Veliaj, as nuk është ndërtuar me paratë që nuk dihet mirë ku janë mbledhur.
Gjatë gjithë jetës sime politike nuk jam përmendur kurrë për fonde të vjedhura OJQ-sh, tendera të majmë shtetërorë apo emaile të gënjeshtërta të dërguara në adresat e komunitetit ndërkombëtar siç ishte rasti Griseldës së Kavajës dhe mikut të Erjon Veliajt, ish-kolegut kryebashkiak Elvis Ervin Roshi.
E ndjeva të nevojshme dhe detyrë karshi qytetarëve të Tiranës për t’u distancuar nga akuzat e ulëta të lëshuara nga një kryetar që premtoi 0 kulla por do të mbahet mend gjatë si njeriu që prishi çdo godinë historike në qytet dhe që rrezikoi bashkë me padronin e tij vetë ndërtesën e Teatrit Kombëtar me synimin më të ulët të mundshëm: ngritjen deri në qiell të kullave të korrupsionit.
Mashtruesve të tillë që jetojnë duke shpifur për të mbijetuar politikisht do t’i përgjigjem me një padi për shpifje. Paratë që do të kërkoj në gjyqin për shpifje do t’ia kalojë në llogari familjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj që është viktima e qeverisjes së Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.
Fatkeqesi për një ish shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!

“Ishte si fuçi baruti”, zbulohet pse Manchester United shkarkoi Mourinhon

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United për të shmangur një kryengritje të fuqishme të lojtarëve, që ishin lodhur nga sjellja e trajnerit portugez me ta. Kjo gjë bëhet me dije sot nga gazeta britanike, “Daily Mirror”, sipas të cilës të paktën katër lojtarë e kishin kërcënuar zëvendëspresidentin ekzekutiv Ed Woodward, se do të largoheshin në merkaton e janarit, nëse Mourinho do të mbetej ende në detyrë.
Në këtë pikë, menaxher i lartë i klubit për të shmangur humbjen e disa prej lojtarëve të tij më të mirë, ka vendosur të martën e kaluar për të shkarkuar Mourinhon. Dhoma e zhveshjes së “Djajve të Kuq” ishte bërë si një “fuçi baruti” në muajt e fundit. Disa prej lojtarëve më me ndikim të ekipit janë ankuar për trajtimin e Mourinhos.
“Mirror” përmend emrat e Luke Shaw, Anthony Martial dhe Eric Bailly. Edhe vetë Woodward nuk e ka pëlqyer faktin se mesfushori brazilian, Fred, i cili arriti në verë për më shumë se 60 milionë euro, nuk ishte përdorur ndonjëherë nga trajneri.

Dhunimi i studentëve, reagon Berisha: Si Alia në ’90 që i goditi pabesisht

Edvin Kristaq Rama njelloj si Ramiz Alia 28 vjet me pare rreh studentet!
Te dashur miq, mbreme pas mesnate studentet grevist jane sulmuar dhe goditur ne befasi me urdher te Rames nga narkoplice me uniforme dhe gangestere civil. Keshtu, mbreme pas mesante Edvini ka perseritur aktin e terrorit dhe te dhunes qe ushtroi ndaj studenteve Ramiz Alia pas mesnates se dates 8 dhjetor 1990, i cili pasi i priti studentet protestues u nxori ne rruge policine dhe i goditi pabesisht.
Duke shprehur solidaritetin tim te plote me studentet, denoj me ashpersine me te madhe kete akte banditesk dhune te Edi Rames dhe e paralajmeroj ate se me kete akt ke firmosur perfundimisht fundin tend te merituar.
Ketu me poshte keni lajmin ne media te ketij akti te shemtuar. sb
Studentët: Spiunët dhe policia na rrahën kur shkuam për nevoja personale
Studentët që ndodhen para kryeministrisë, kanë akuzuar policinë dhe spiunët se kanë ushtruar dhunë mbrëmjen e kaluar.
Sipas studentëve disa persona të cilën njihen dhe si spiunët, kanë ushtruar dhunë mbi ta.
“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rrahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.

Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.
“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet.
Në shenjë simbolike studentët para Kryeministrisë kanë lëshuar 9 balona që simbolizojnë 9 kërkesat e studentëve.

Fijet që i lidhin me krimin Veliajn dhe Gjiknurin, kryebaroni është Rama

Gjiknuri dhe Veliaj kanë rënë tashmë në rrjetën e krimit. Këta e zbardhin edhe dosjet zyrtare të Prokurorisë, por edhe shërbimet partnere. Provat janë në duart e drejtësisë, por ajo është e kapur prej kryebaronit të krimit në qeveri dhe e ka të pamundur që të veprojë. Basha ka denoncuar me emra aferat e tyre dhe lidhjet me krimin në seancën e sotme në Parlament.
Denoncimi i Bashës në Parlament
Kemi Damian Gjiknurin, të regjistruar në çështje penale në Dibër, duke bërë pazare me kriminelët për vota, vazhdon ministër dhe deputet.
Kemi Dakon e 339-s, ku ka dalë vetëm maja e ajsbergut.
Kemi, ndonëse jo në këtë sallë, shkëlqesinë e tij, Saimir Habilajn.
Kemi vetë Erion Velinë, çertifikuesin e pastrimit të parave të pista në bashkinë e Tiranës, dhe natyrisht
Kemi kreun e kësaj pune, ai (Edi Rama) që i mban të gjithë bashkë, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në kontaktin më intensiv dhe më të shtrirë me kriminelet e Shqipërisë se gijthë këta që përmenda marrë së bashku e se çdokush tjetër në 28 vite.
Pra, kjo është gjendja. Dhe, padyshim, kjo aleancë e ngushtë e Edi Ramës me krimin është faktori kryesor ekonomik, social dhe shpirtëror të Shqipërisë.
Masa që propozojmë sot është një masë tërësisht proporcionale me gjendjen. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë sukses asnjë reformë pa e ndarë politikën nga krimi. Nuk mund të ketë sukses reforma në drejtësi, kur të gjithë këta që përmenda kanë një dhe vetëm një qëllim: të paralizojnë institucionet e drejtësisë. T’i kapin e t’i përdorin për të shkatërruar hetimet, provat dhe dosjet e tyre hetimore.
Kjo po ndodh me KLGJ/KLP.

Kjo po ndodh me procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të paktën 14 gjyqtarë e prokurorë që duhet të ishin flakur nga procesi ivetingut, sepse kanë liruar vrasës, kanë liruar trafikantë, kanë fallsifikuar pronat e janë zhytur në korrupsion, sot, jo vetëm janë kalues në procesin e vetingut, por disa prej tyre janë anëtarë të KLGJ dhe KLP.
Nuk do të ketë sukses pra asnjë reformë, aq më pak reforma zgjedhore.
Reforma zgjedhore do të mbetet në letër, sa kohë që shqiptarëve një drejtësi e reformuar nuk u ka treguar akoma një politikan të korruptuar, një politikan të lidhur me krimin për ta çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave.
Shqiptarët e kuptojnë fare mirë:
Pa ndarjen e politikës me krimin pasuritë e tyre do të vazhdojnë të grabiten në të njëjtën mënyrë siç i grabit sot Edi Rama me një grusht oligarkësh.
Pa ndarjen e politikës nga krimi dyert e Europë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura.
Në fakt, ky është edhe plani, sepse, siç e tha fare qartë edhe një nga përfaqsuesit më të lartë gjermanë të politikës vetëm 3 ditë më parë, ndryshe nga ç’u pretendua këtu, vetingu i politikanëve duhet të bëhet, duhet të bëhet siç e ka rekomanduar Venezia, me dialog mes partive politike, bazuar në qëllimin legjitim që ka paraqitur PD.

E pra, ja ku jemi! Venezia i ka hapur dritën jeshile dhe ju ka kërkuar ju, që jeni shprehur me gojën e Edi Ramës që javën e parë kundër vettingut në politikë, të uleni dhe, së bashku me PD, bashkë me opozitën, të punoni që ligji për vettingun e politkanëve të votohet me dialog e me konsensus nga kjo sallë.
Pretendimi se kjo ndërhyrn tek reforma në drejtësi është po kq idiot sa pretendimi se një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën qenka antikushtetuse.
Nuk do të merrem me këtë se jam marrë mjaft, kur zhvilloja seminare me studentët e vitit të parë, semestri i parë Juridik, por është e turpshme që kjo vjen nga goja e Ministres së Drejtësisë.
Këta nuk e duan vetingun për një arsye të thjeshtë. Për shumë prej tyre kjo do të thotë fundi i karrierës politike, por për Shqiprinë ky është fillimi i çlirimit të parlamentit, qeverisjes, zgjedhjeve dhe ekonomisë.
Ndaj sot, dua t’ju bëj këtë apel të fundit që ta kalojmë këtë test moral, ta kalojmë këtë vetting në vetëvete që është vota e sotme, këta që janë në të majtë, të bashkohen me ne për të votuar amendamentet kushtetuese, duke iu dhënë mundësinë, që propozimet për ligjin e vetingut t’i bëjnë vetë.
Ne do t’i votjmë me një kusht: që të kenë miratimin e Komisionit të Venezias.
Të gjitha t’i bëjnë vetë: mekanizmin e vetingut, proporcionalittein dhe çdo masë tjetër do të pranojmë siç do ta propozoni ju, nëse ju votoni sot amendamentin kushtetues, me një kusht, që propozimet tuaja të marrin miratimin e Komisionit të Venezias.

Basha zbardh biznesin me krimin të Ahmetajt

Kryetari i opoziëts, Bassha ka zbardhur sot në Parlament aferat kriminale dhe lidhjet me biznesin të ministrave dhe deputetëve të PS duke i përmendur ata me emra. Basha ka denoncuar biznesin e Ahmetajt me krimin fijet e të cilit shkojnë deri në Belgjikë.
Fjala e plotë e Bashës në Parlament
Ndodhemi në një moment deja vu.
Tre vite më parë nga kjo foltore Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij ju thanë të njëjtat fjalë: “dekriminalizimi është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut, bën pis Shqipërinë, dekriminalizimi është vetëm një fantazi e sëmurë e opozitës, luftë politike.”
Tre vjet më parë nga kjo sallë dhe nga salla të tjera anembanë vendit, Partia Demokratike bashkë me qytetarët shqiptarë formuloi zgjidhjen e dekriminalizimit për një realitet të tmerrshëm që mbizotëronte anembanë Shqipërisë. Persona me rekorde të tmerrshme kriminale, njerëz shpesh pa asnjë ditë stazh në Partinë Socialiste të Shqipërisë u sollën nga organizata kriminale e rilindjes dhe kreu i saj këtu në këtë sallë si deputetë, u sollën në krye të bashkive të vendit, u bënë drejtorë të mëdhenj në Dogana, në Tatime, në Policinë e Shtetit, në institucione të tjera të rëndësishme të vendit.
Merita e vetme e këtyre njerëzve nuk ishte as artikulimi politik, as vizioni, as dëshira për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre. E kundërta kishte ndodhur. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këta njerëz kishin qenë në burg pikërisht për dhunimin e bashkëqytetarëve të tyre, për shitjen dhe trafikimin e vajzave dhe nënave shqiptare; si në rastet e Elvis Roshit, Armando Prengës, Mark Frrokut dhe një duzine deputetësh e kryetarë bashkish. Një pjesë tjetër, njihej për helmimin e brezit të ri, përmes trafikut të drogës, larg prej të qënit shërbëtorë të qytetarëve.
Edi Rama solli në këtë sallë dhe u dha çelësat e qeverisjes llumit të shoqërisë, për një arsye të vetme, sepse i përdori ata në fushatën elektorale të vitit 2013 nën sloganin e bashkimit të të gjithë qelbësirave për të marrë pushtetin më çdo kusht. Shqiptarët e dinë fare mirë se kjo nuk është as shprehje retorike e imja dhe as një sajesë, por strategjia politike e Edi Ramës për të marrë pushtetin: Bashkimi i të gjithë qelbësirave.

Fatura që shqiptarët kanë paguar për këtë bashkim qelbësirash është para syve tuaj, është para tavolinave tuaja, është në xhepat tuaj, është në mendjet tuaja, të dashur bashkëqytetarë, ku për herë të parë në historinë e vendit, më shumë se gjysma e banorëve duan të largohen. Kjo sepse aleanca e Edi Ramës me krimin shkaktoi krizën më të thellë politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.
Për dy vite me radhë Edi Rama dhe të njëjtët folës si sot i rezistuan projektit të dekriminalizimit që opozita, PD solli si zgjidhje. Me miratimin e këtij projekti, gjithsesi, kjo sallë u pastrua nga një numër jo i vogël kriminelësh të veshur me petkun e deputetit që vazhdonin trafikun e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, por që, tashmë, kishin shtënë në dorë edhe tenderat, prokurimet, doganat.
Plot 350 funksionarë të emëruar nga Edi Rama nga niveli i deputetit, kryetarit të Bashkisë, këshilltarëve bashkiakë dhe institucioneve të tjera të larta të shtetit nuk janë më e nuk do të jenë për të paktën 20 vite funksionarë të zgjedhur apo të emëruar për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Por marrëdhëniet e krimit me Edi Ramën u sofistikuan. Në këtë anë të parlamentit sot kemi vëllezërit e mafiozëve, ushtarët e krimit, bashkëpunëtorët e trafikantëve.
Sot krimi kontrollon tërësisht kupolën e shtetit shqiptar. Sot qeveria e vërtetë është ajo e krimit. Ata i marrin rrogat dhe pensionet tuaja. Ata kanë kapur ekonominë, ata vendosin për buxhetin e shtetit, ata madje kontrollojnë ehde sinjalin televiziv. Asnjë qindarkë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, miliona për vete, ky është produkti i transformimit të marrëdhënies midis Edi Ramës dhe krimit.
Sot, opozita do të votojë amendamentin kushtetues, i cili propozon të njëjtën zgjidhje për politikanët, si ai që kemi votuar këtu në këtë sallë, për gjyqtarët dhe prokurorët, të njëjtin model që më pas kjo mazhorancë e adaptoi për Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës. Në të ashtuquajturin Ligj për Vetingun e Policisë, ligj të cilin ne do ta kishim votuar, nëse do të ishte pranuar një kërkesë e jona, që vetingu të niste me Ministrin e Brendshëm.

Sot pra në Shqipëri kemi proces vetingu, të kontrollit të pastërtisë së figurës dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin dhe të justifikimit të pasurisë. Asnjë ndryshim nuk ka vetingu për politikanët nga vetingu për gjyqtarët dhe prokurorët, nga vetingu që kërkohet për policët, për policin më të thjeshtë në fshatin më të largët. Deri tek polici më i thjeshtë shkon vetingu, por politikanët duan të jenë mbi ligjin.
Pra, shqiptarët sot e kuptojnë, që sot, nga kjo sallë, prapëseprapë një veting do të bëhet. Sot, nga kjo sallë do të merret vesh se cilët politikanë duan të jenë mbi ligjin, se cilët politikanë duan të mos i nënshtrohen të njëjtit test, si gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët, sepse kanë frikë nga ky test.
Dhe pse kanë frikë? Kanë frikë, sepse kushtet ku ndodhet sot vendi flasin qartë.
Kemi këtu një deputet, që quhet Jurgis Çyrbja, i provuar si anëtar i bandës së rrezikshme të Shullazit, i përfshirë në grabitje, tjetërsim pronash dhe aktivitete të tjera kriminale dhe qëndron në Kuvend i patrazuar.
Kemi akoma diku në radhët e fundit – ndonëse nuk ka ardhur këto kohë – Fatmir Xhafën, që ndihmoi vëllain t’i fshihet drejtësisë italiane dhe të vazhdonte trafikun, derisa u denoncua dhe pastaj manipuloi drejtësinë, duke sajuar dëshmi të rreme dhe pastaj dha dorëheqjen, duke shpresuar se do t’i shpëtojë drejtësisë.
Kemi atë që do të vijë të flasë pas meje, (Taulant Balla), i cili e ka deklaruar personalisht miqësinë me një kriminel të rrezikshëm që, me ndihmën e tij u bë kontraktor i miliona eurove kontrata publike dhe ka një aferë sot prej 60 milionë eurosh për të cilën është devijuar shtrati i Lanës, me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Kemi Alket Hysenin, që vazhdon të qendrojë këtu, ndonëse është provuar se ka rrëmbyer prona në jug të Shqipërisë dhe asgjë nuk i ndodh.
Kemi Arben Ahmetajn, ortak me inceneratorët, me njerëz të dënuar për krime në Belgjikë dhe vazhdon ministër e deputet i patrazuar.

Fundi i ëndrrës kurde

Destabilizimi i shkaktuar në Lindje të Mesme nga humbja e ISIS-it

Sfida e paraqitur nga ISIS bashkonte si koalicionet laramane që luftonin në Irak e në Siri, ashtu edhe në brendësi të shteteve dhe të grupeve joshtetërore që e përbënin. Kalifate, me projektin e tij për të anulluar kufijtë midis shteteve, paraqiste një sfidë globale ndaj aseteve gjeopolitike të Lindjes së Mesme të imponuara nga Britania e Madhe e nga Franca në mbarim të Luftës së Parë Botërore (marrëveshja Sykes – Picot). Shpartallimi i ISIS-it ka qenë destabilizues edhe në brendësi të koalicioneve të ndryshme, komponentët dhe grupet e tyre janë ndarë në grupe e klane në luftë brenda dhe midis njëri tjetrit. Janë të pamëshirshëm dhe bëjnë lojë dyfishe. Nuk njohin limtet e mundësive të tyre. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk dinë si të shkëputen nga ky lëmsh. Nuk mund të tërhiqen pa humbur fytyrën. Kërkojnë ta zgjidhin kaosin me mjete ushtarake, por e dinë mirë se vetëm kompromiset politike mund ta zgjidhin. Kështu, konflikti në Siri, por edhe ai në Irak, janë të destinuara që të vazhdojnë ende gjatë. Rajoni i Gjysmëhënës është bërë një teatër lufte në të cilën ndeshen fuqi të mëdha dhe aktorë rajonalë, Turqia, Irani, por edhe Izraeli.
Çështja kurde duhet shqyrtuar në një kontekst të tillë. Me humbjen territoriale – por jo ideologjike – të ISIS-it, me reagimet negative ndaj referendumit të shtatorit 2017 lidhur me pavarësinë e Kurdistanit iraken dhe me ndërhyrjen e Turqisë në Siri (operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”), është hapur një fazë e tretë e konfliktit. Çështja kombëtare kurde është bërë më qendrore se më parë. Fillimisht kurdër furnizonin këmbësori të shkëlqyer për të shpartalluar ISIS-in. Me humbjen e këtij të fundit dhe me hyrjen prepotente në lojë të Turqisë, dobishmëria e tyre është zvogëluar. Janë bërë prioritare interesa të reja. Në fazën e tij të parë, konflikti në Siri ishte një luftë civile, e ngjashme me atë libiane kundër Kolonelit Gheddafi. Në të dytën ka qenë sidomos një luftë me bedel midis bllokut sunit dhe atij shiit. Faze e tretë e sotme konsiston në një konflagracion kaotik midis fuqive globale e rajonale dhe midis interesave etnike, tribale dhe klanore, që u është mbivendosur dy të parave. Entitetet e ndryshme në luftë janë njëkohësisht aleatë e armikë dhe janë të copëzuara në brendësinë e tyre. Asnjëri nuk i beson tjetrit. Situate është hobbesiane, luftë për vdekje e të gjithë kundër të gjithëve. Është e komplikuar nga fakti që proceset e paqes janë dy. Njëri në Astana – Sochi, i sponsorizuar nga Rusia, Turqia dhe Irani. Tjetri në Gjenevë, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite.

Copëzimi i kampit kurd
Copëzimi i kurdëve zbret në historinë e tyre. Qenë një popull nomad, i dedikuar pas blegtorisë dhe i ndarë në klane dhe tribù. Katër janë shtetet në të cilat ka minoranca të konsiderueshme të 30 – 35 milion kurdëve: Turqia, në të cilën ndodhen 14.7 milion dhe shkojnë në 15% të popullsisë; Irani, me 8.1 milion dhe 10%; Iraku, me 5.5 milion dhe 17.5% dhe Siria, me 1.7 milioni dhe 9.7%. Bëhet fjalë për minoranca të konsiderueshme mjaft të përqëndruara në disa province, port ë përhapura në territoret e të katër shteteve, sidomos në qytetet e mëdha. Stambolli është qyteti më i madh kurd. Veç kësaj, ekziston një diasporë prej mbi 2 milion kurdësh, sidomos në Gjermani. Kur flitet për komb kurd, i referohet një realiteti joekzistent, në mos fantazive dhe ëndërrave të “pararojave” intelektuale. Kurdët sirianë dhe iraken janë thellësisht të përçarë edhe në provincat ku përbëjnë shumicën e popullsisë. Disa, si ata të PKK-së së Abdullah Oçalanit, ëndërrojnë një uniteti kulturor dhe administrative, për të realizuar në mënyrë realiste në bashkëpunim me shtetet e ndryshme të rajonit. Jo një shtet të vërtetë unitar, siç parashikohej nga Traktati i Sèvres.
Të tjerë një autonomi të gjerë faktike, si ajo e parashikuar nga Masoud Barzani për Kurdistanin iraken. Me referendumin fliste pavarësia, por jo shkëputja nga Bagdadi. Autonomia administrative, kulturore dhe ekonomike dyshohet se është një hap i parë drejt një shteti sovran. Është një linjë më realiste, e adoptuar edhe nga kurdët sirianë, për të pasur mbështetjen ndërkombëtare, e domosdoshme pasi kurdët nuk posedojnë forcën e nevojshme për ta fituar vetë, pavarësisht vlerës së milicive të tyre: të padisponueshëm edhe për një marrëveshje me Bashar al-Assad kundër Turqisë. Në këtë moment, Ankaraja i sulmon në enklavën veriperëndimore të Afrinit, duke pohuar se YPG-ja është e lidhur me PKK-në. Në të ardhmen, mendohet ta sulmojë edhe në Manbij, në perëndim të Eufratit, e më pas në Rojava, rajonin qendror të vendbanimeve kurde në verilindje të Sirisë. Por si në Siri, ashtu edhe në Irak, kurdët janë të përçarë midis tyre.

Përçarjet e kurdëve në Irak
Përçarjet e kurdëve irakenë kanë rezultuar të dukshëm në kundërvënien midis partisë klanit Barzani (KDP) dhe asaj të klanit Talebani (PUK), të shfqaura qysh në vitet ’90, me përleshje të armatosura të përgjakshme, që kishin ndarë më dysh dy entitete të qarta. Thuajse për asgjë kanë shërbyer si Marrëveshja e Bashkimit e 2002 – 2006, ashtu edhe krijimi i Partisë së Ndryshimit (OCCAR), me origjinë nga një shkëputje prej PUK-ut. E votuar nga të rinjtë më të arsimuar, ajo kishte siguruar menjëherë një konsensus elektoral të konsiderueshëm (në 2012, 38 parlamentarë nga 111). Ajo kërkonte bashkimin e milicive të peshmergave, të mbajtura në varësi të KDP-së e të PUK-ut, atë të bankave, të transporteve e të TLC-ve dhe luftën kundër korrupsionit. Copëzimi u bë më i fortë me ndarjen faktike e ndodhur në KDP, prej kundërvënies ekzistuese midis djalit të Masoud Barzani, Masrour, që kontrollonte peshmergat, dhe kushëririt të tij Nechirvan, që dominonte ekonominë. Vazhdonte përplasja midis KDP-së dhe PUK-ut, e zbutur vetëm prej kërcënimit të ISIS-it. Për shembull, e dyta ju kundërvu kërkesës së Barzani bërë Turqisë për stërvitjen e peshmergave, përpara sulmit në Mosul. Edhe PUK-u u nda në 2016 në vijim të sëmundjes së kreut të saj Jalal Talabani në një fraksion të drejtuar nga gruaja e tij dhe në një të dytë të drejtuar nga dy bashkëpunëtorë të tij. Për pasojë, një përçarje e tij u mundësoi qeverive të Bagdadit e të teheranit që të përzihen në çështjet e brendshme politike të qeverisë rajonale të Kurdistanit. PUK-u dhe Gorran-i qenë kundër referendumit të dëshiruar nga Barzani në shtatorin e 2017. E para, duke u mbështetur tek Bagdadi dhe Irani, ishte në favor të një linje më të matur dhe kundër lidhjeve të tepruara me Turqinë. Donte t’i balanconte me mbështetjen e Teheranit.
Referendum shënoi një pikë kthese. Ngjalli një reagim të fortë jo vetëm të qeverive të Bagdadit dhe Teheranit, por edhe të asaj të Ankarasë, jo vetëm me ndalimin e flurutimeve në Erbil, por edhe me kërcënime embargoje. Ushtria e Bagdadit dhe milicitë Shiite irakene ripushtuan pothuajse të gjithë territoret e pushtuara nga kurdët në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë të veçantë Kirkukun, “Jeruzalemin kurd” dhe vendburimet e pasura me naftë të tij. PUK-u u dha urdhër peshmergave të tij që të mos rezistonin dhe u dha impuls të ri inciativave çtensionuese të tij me Bagdadin dhe me Teheranin. Masoud Barzani u dorëhoq si president në fund të tetorit, duke petenduar se ishte politikisht i izoluar dhe se ishte braktisur edhe nga Shtetet e Bashkuara, në mbështetjen e të cilave kishte shpresuar shumë, edhe si mirënjohje prej ndihmës së dhënë në luftimin e ISIS-it dhe kundërshtimin e tij ndaj Iranit. E ardhmja e Kurdistanit varet tashmë nga aftësia e tri partive për të gjetur një kompromis dhe për ta gjetur edhe me Bagdadin për të shpëtuar sa më shumë që të jetë e mundur nga autonomia e rajonit. Vetëm Arabia Saudite i mbështet, duke qenë se konsideron që kurdët, të cilët janë sunitë, do ta kufizonin pushtetin e qeverisë shiite të Bagdadit.

Kurdët sirianë
Kurdët sirianë janë më pak të copëzuar sesa ata irakenë. Janë edhe pse nuk u duhet të zgjedhin midis Turqisë dhe Iranit. E dinë se armiqësia e Ankarasë nuk do të zbutet dhe se opinion patriotic turk është kundë autonomisë së Rojavas, e konsideruar një armik ekzistencial, akoma më e rëndë sesa rindërtimi i Sirisë alaëite. Me shqetësimin e Shteteve të Bashkuara, Turqia lidhet gjithnjë e më shumë me Rusinë, nga e cila ka pasur miratimin për operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, pavarësisht lidhjeve tradicionale midis kurdëve dhe Moskës, që i takojnë Luftës së Ftohtë, kur Rojava përbënte bazën e PKK-së nga ku sulmohej Turqia, anëtare e NATO-s. për këtë arësye, drejtuesit kurdo – sirianë kanë rilidhur raportet me al-Assad. Në realitet nuk qenë prishur asnjëherë. Nga viti 1978 kishin një zyrë në Damask dhe, gjatë luftës civile, kishin bashkëpunuar shumë herë me ushtrinë qeveritare, pavarësisht raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara dhe rreshtimin e disa mijëra forcave speciale amerikane, si për të përcaktuar objektivat për avionët amerikanë, ashtu edhe për të stërvitur YPG-në. kurdët sirianë nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim unitetin e vendit. Kërkojnë vetëm autonominë, të cilën regjimi alawit duket i gatshëm që t’ua japë, në mos tjetër për faktin që forcat kurde do t’i nevojiten Damaskut për t’i rezistuar ptetendimit të Ankarasë për krijimin e një rripi sigurie në territorin sirian, në jug të kufijve jugorë të saj.
Por edhe midis kurdëve sirianë po shfaqe një përçarje “luftëtarë dhe tregëtarë”. Këta të fundit, krahasuar me të parët. Kërkojnë përshpejtimin e mirëkuptimit me Damaskut dhe zbutjen e armiqësisë ndaj Turqisë. Prej tyre varen trafiqet e tyre, sidomos kryesorja e tyre, domethënë kontrabanda e naftës. Mendojnë edhe se niveli i tyre i sigurisë mund ta rrisë rikapjen e kontrollit të arabëve sunitë nga ana e al-Assad, të cilët janë mazhoritarë dhe janë të ndarë etnikisht nga kurdët. Edhe në Siri po verifikohet fenomeni i ndodhur në pjesë të tjera të botës arabe: pakicat etnike dhe fetare ndjehen më shumë të ruajtura nga regjimet autoritare sesa nga ato të ashtuquajtura demokratike, që tentojnë të transformohen në diktatura brutale të shumicave.
Ashtu si në Irak, evoluimi i situatës në Siri është i paparashikueshëm. Varet nga ndërhyrja e fuqive të huaja globale, si Rusia e Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe të atyre rajonale. Realiteti është se kurdët janë vetëm pjesërisht padronë të fatit të tyre. Është për të pyetur nëse lëvizja kombëtare kurde ose, të paktën, kërkimi i autonomive substanciale rajonale do të munden vallë ta rimarrin veten nga katastrofa e dështimit të referendumit të Masoud Barzani, bast i rrezikshëm dhe i keqorganizuar, që të gjithë mbëhstetësit e kauzës kurde kishin kërkuar më kot ta bindnin që të hiqte dorë, edhe me kujtimin e dështimit të babait të tij, ndërtues në 1945 i republikës kurde të Mahabadit në Kurdistanin iraken.

Lëmshi i interesave të ndjekura nga fuqitë e huaja: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të impenjuara drejtpërsëdrejti në konflikt. Rivaliteti i tyre – i dëshmuar edhe nga ekzistenca e dy proceseve të paqes: ai i Astanas dhe ai i Gjenevës – ka limite të caktuara. Duan të shmangin përplasjet midis forcave respective dhe eskalimin e pashmangshëm pasues. Pastaj, të dyja nuk duan që sistemimet e ardhshme të Lindjes së Mesme të parashikojnë ndonjë modifikim të kufijve. E dinë se një gjë e tillë do të hapte “Kutinë e Pandorës” e konflikteve të reja, që do të përfundonin duke i përfshirë.
Së fundi, të dyja do të donin të deklaronin “mission accomplished” dhe të tërhiqeshin nga rajoni i trazuar, por pa mundur Moska që të pranojë të ridimensionojë benefitet e arritura me ndërhyrjen e aj (baza detare dhe ajrore; qëndrim në pushtet i al-Assad dhe i alaëitëve). Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara as nuk mund t’i braktisin krejtësisht aleatët e tyre besnikë kurdo – sirianë, as nuk mund t’i lënë terren të lirë Iranit, edhe prej kërcënimit që do t’i paraqiste sigurisë së Izraelit dhe prej probabilitetit të një konflikti edhe bërthamor midis të dy vendeve. Përveç interesave strategjike, ato taktike të të dyjave vendeve janë të kundërta dhe shpesh kontradiktorë në vetë brendësinë e tyre. Në mbështetje të al-Assad dhe të integritetit territorial sirian, Putini nuk duhet t’i kompromentojë raportet e bashkëpunimit me Turqinë, që e vënë në provë të rëndë përkatësinë e Anakarasë bë NATO. Veç kësaj, nuk mund të anullohen krejtësisht mirëkuptimet tradicionale me kurdët sirianë, të lidhu me Bashkimin Sovjetik gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, duke i përdorur si thikë pas shpine në anën jugore të Turqisë, shtylla jugore e Aleancës Atlantike. Për saktësi, një periudhe të tillë i përket fakti që YPG-ja është kaq shumë e lidhur me PKK-në.
Edhe Shtetet e Bashkuara duhet të gjejnë një kompromis midis objektivit për të mbrojtur kurdët e Rojavas, atij për të mos prishur raportet me Turqinë dhe atij për të promovuar një ndryshim regjimi në Damask. Natyrisht, shpresojnë që Moska të ngecë në Siri. Kjo shpjegon reagimin brutal të aviacionit amerikan kundër kompanisë private ushtarake ruse “Wagner”, e cila ka pësuar dhjetëra, në mos qindra, të vdekur, duke e detyruar Putinin që të deklarojë, midis ilaritetit të përgjithshëm, se Shtetet e Bashkuara nuk kishin shkaktuar humbje midis ushtarëve rusë. Pastaj, Rusia duhet të shmanget nga iniciativat e Turqisë dhe Iranit, duke kërkuar me një lloj shkathtësie të mos bëjë askënd të pakënaqur.

Tuqia
Konflikti sirian ka shënuar dështimin e politikës së mëparshme të jashtme turke dhe fundin si të tendencave neo-otomane, ashtu edhe ëndrrën e saj për dominim mbi një “turkosferë sunite”, pas kontrasteve të lindura me Arabinë Saudite dhe Egjiptin, që i konsiderojnë kërcënim mirëkuptimet midis Ankarasë e Teheranit dhe mbështetjen e dhënë Vëllazërisë Myslimane. Erdoganit i është dashur të heqë dorë nga ëndërra e dominimit të bllokut sunit, nga projekti për ta përzënë al-Assad dhe atij për të krijuar nga Mesdheu në Irak një brez sigurie të thellë 30 kilometara në jug të kufijve turkë. Duken shekuj qysh kur Erdogani ligjëronte mbi fshirjen e Marrëveshjes Sykes-Picot dhe mallkonte “spiunin britanik” Lorenci i Arabisë, tradhëtar i kauzës arabe. Më pas Erdogani ka hyrë drejt përplasjes me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Europian, duke filluar nga grushti i shtetit i dështuar i korrikut 2016, nga refuzimi amerikan për t’i dorëzuar klerikun Gylen dhe heqjes dorë nga stërvitja dhe armatimi i një roje kufitare prej 30000 efektivësh dhe të kufizimi i vendosur ndaj lirive civile e politike në Turqi, që kanë goditur rëndë pikërisht elementët më properëndimorë.
Nuk i ka mbetur mundësi tjetër përveçse të kërkojë mbështetjen e Moskës dhe të Teheranit, domethënë më armiqtë tradicionalë të Perandorisë Otomane, anipse duke qenë i bindur se një dominim iranian në Siri, të paktën në perspektivë, do të jetë kundër ambicieve turke për t’u bërë hegjemoni rajonal në Lindje të Mesme dhe që nuk mund të besojë plotësisht në mbështetjen e të zhdërvjelltit Vladimir Putin. Ndoshta Erdogani shpreson që ta përfshijë Kinën në Lindje të Mesme në mbështetje të Turqisë, edhe pse Pekini është i preokupuar nga influence në rritje indiane në Iran. Në një vizion të tillë, Lindja e Mesme do të bëhej teatër përplasjeje – konfrontimi midis dy gjigantëve aziatikë, që do ta prishte situatën e ngërçit nga e cila Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duket se nuk janë në gjendje të dalin.

Izraeli
Në konfliktin sirian është përfshirë tashmë edhe Izraeli. Shteti hebre nuk mund ta pranojë krijimin e një “ure tokësore” midis Iranit dhe hizballahëve libanezë, gjë që do të forconte si influencën iraniane mbi Gazan dhe Hamasin, por edhe rrezikun për të humbur Lartësitë Golan, nga ku nxjerr një pjesë të konsiderueshme të ujit të tij. Në vecanti Jeruzalemi, që i kujton mirë kapacitetet ushtarake të Hizballahut në konfliktin e 2006, i frikësohet armatimit raketor të “Luftëtarëve të Zotit”. Kështu që i bombardon shpesh raketat dhe raketalëshueset e dhëna nga Irani dhe magazinat e armëve që Hizballahu posedon në territorin sirian. Sigurisht ka planifikuar një lufte të re rrufe. Ajo mund të mos jetë e kufizuar në territorin sirian, por do të shtrihej me shpejtësi në të gjithë Lindjen e Mesme, duke e vënë Uashingtonin dhe Moskën përballë nevojës së zgjedhjeve të vështira. Jeruzalemi synon mbi aleancën faktike me Arabinë Saudite, që do të gëzohej për një poshtërim të armikut ekzistencial të saj, Iranit. Në një iniciativë të tij, Jeruzalemi do të kishte mbështetjen të paktën të heshtur edhe nga ana e Turqisë, duke e vënë Moskën përballë nevojës së zgjedhjeve të vështira.

Konsiderata përmbyllëse
Lufta në Siri është e destinuar që të zgjasë akoma dhe të ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë. Evenimenti që mund ta tejkalojë ngërçin aktual – përjashti ndërhyrjen fantazi të Kinës dhe të Indisë – do të ishte një konflikt midis Izraelit dhe Iranit. Në një rast të tillë, shumë vështirë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të rrinë duarkryq. Do të përfshiheshin në lëmshin e Lindjes së Mesme. Asgjë nuk të bën të parashikosh se situate do të përmirësohet shpejt. Diplomacia multilaterale është e pafuqishme. Të gjithë deklarojnë se duan të pushojnë një konflikt mjaft brutal. Nuk mund ta bëjnë si prej faktit që fraksionet lokale luftojnë për mbijetesdën e tyre dhe pse mendojnë se mund ta garantojnë vetëm më armë, ashtu edhe pse aktorët e jashtëm kanë interesat e tyre divergjente. Idhtarët e ndryshëm të armëpushimeve dhe paqeve i vendosin shkopinj në rrota njëri tjetrit. Lufta po humber progresivisht çdo konotacion fetar, është bërë gjeopolitike, e karakterizuar nga lufta për pushtetin rajonal dhe atë në brendësi të grupeve të ndryshme.
Edhe prej përçarjeve të tyre, pavarësisht kapaciteteve dhe vlerës së tyre ushtarake, kurdët si sirianë, ashtu edhe irakenë, gjenden në mes disa zjarresh, shpresat për të ndërtuar një shtet kurd, si ai i parashikuar në Traktatin e Sèvres, por edhe për të bashkuar kurdët e Rojavas me ata irakenë – gjë e pranuar, por jo e mirëqenë që të dyja palët e duan – tashmë kanë perënduar. Qenë ushqyer nga bindja se e kishin fituar meritën me luftën kundër ISIS-it dhe nga besimi i vendosur në aleancën me Shtetet e Bashkuara. Të dyja kanë rënë me përfundimin e luftës kundër ISIS-it, me izolimin ndërkombëtar ku janë gjendur, me presionet e forta të Irakut, Iranit dhe Turqisë, të ushtruara sidomos pas referendumit të shkëshilluar të pavarësisë së Kurdistanit iraken nga Bagdadi.
Kurdët kanë humbur një prej pasurive të tyre më të çmuara të tyre. Simpatinë, të cilën e gëzonin në Perëndim prej vlerës së demonstruar dhe luftëtarëve të tyre në luftën kundër ISIS-it, si edhe nga një fushatë e shkëlqyer mediatike, që i paraqiste si demokratët dhe tolerantët e vetëm të Lindjes së Mesme. Demokratë janë pak. Njohin të gjithë një formë të çuditshme demokracie klanore e tribale, që nuk pyet për asnjë opozitë. Tolerantë janë edhe më pak, siç e demonstrojnë spastrimet brutale etnike të praktikuara në territoret e pushtuara prej ISIS-it. Kauza kombëtare kurde mund të lindë vetëm pas një periudhë të gjatë.
(Gjenerali në rezervë Carlo Jean është Docent i Gjeopolitikës në Link Campus University dhe President i Qendrës Studimore të Gjeopolitikës Ekonomike)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Rregulla, fitimtarë dhe humbës të lojës energjitike globale

Një intervistë me Madalina Sisu Vicari

Në teatrin e politikës bashkëkohore ndërkombëtare, në sfondin e iniciativave politike dhe ushtarake më të dukshme të hedhura në lojë nga aktorë të ndryshëm, ravijëzohen interesat e mëdha ekonomike; midis këtyre një rol parësor merr problemi i furnizimit energjitik. Kriza midis vendeve perëndimore dhe Rusisë zhvillohet përreth disa nyjeve të rëndësishme të lidhura me politikat energjitike e eksportuesve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara e Rusia dhe importuesve të mëdhenj si vendet europiane dhe Kina.
Lajmet lidhur me këto argumenta që i vijnë opinionit publik janë të shumta, shpesh kontradiktore, kështu që është jashtëzakonisht e vështirë, për profanët, që t’ua marrin vesh kuptimin dhe shtrirjen. Për këtë arësye kemi vendosur t’i drejtohemi Madalina Sisu Vicari nga Qendra e Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Liezh, hulumtuese që ka në aktiv publikime të shumta lidhur me lojën energjitike ndërkombëtare, kryeredaktore e revistës “Vocal Europe”.

Shumë mendojnë se gazi, duke pasur parasysh impaktin e tij të ulët mjedisor (nëqoftëse krahasohet me naftën dhe me qymyrin) mund të përfaqësojë në mos një zgjidhje përfundimtare, të paktën një “tranzicion të butë” drejt të rinovueshmeve nga këtu deri në fund të shekullit. Jeni dakord?
Potencialisht, po. Djegia e gazit natyror çliron në atmosferë një sasi emetimesh të të gjitha llojeve të ndotësve dhe të anhidridit karbonik (CO2), më pak sesa djegia e qymyrit apo e derivateve të naftës, për të njëjtën sasi energjie të prodhuar. Për shembull, emetimet e CO2 (për njësi energjie të prodhuar) nga gazi janë rreth 40% më të ulëta se ato të qymyrit dhe rreth 20% më të ulëta se ato që derivojnë nga gazi. Veç kësaj, centralet elektrike që punojnë me gaz natyror kanë midis 37% dhe 54% të emetimeve të gazit serë më pak, sipas moshës dhe edikasitetit të impiantit. Nga një këndvështrim ekologjik, burimet e energjisë me impakt më të ulët janë eolikja dhe diellorja, nga momenti që nuk emetojnë helmues apo gaz serë gjatë punës; në fakt, emetimet më të ulëta të gazit serë janë të shoqëruara me teknologjitë eolike jashtë kostoje. Megjithatë, sipas US Energy Information Administration (EIA), qymyri, nafta dhe gazi natyror do të furnizojnë akoma 77% të energjisë globale në 2040, nga momenti që shumë skenarë shikojnë një rritje jo vetëm të kërkesës globale për energji, por edhe për të njëjtën datë aksesi ndaj gazit natyror si lënda djegëse me bazë fosile kryesore. Kështu, është falë rritjes së përdorimit të gazit natyror që mund të shpresojmë në një reduktim komplesiv të ndotësve si në ekonomitë e industrializuara, ashtu edhe në ato emergjente.

Vërejmë tensione në rritje midis Shteteve të Bashkuara e Rusisë dhe ku fenomen mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme: probleme dhe frikëra për sigurinë (ekspansion në lindje i NATO-s), politikë ndërkombëtare (tejkalim i rendit unipolar të pasLuftës së Ftohtë), kundërvënie ideologjike (shoqëri e “mbyllur” përballë shoqërisë së “hapur”, liberalizmi përballë ndërhyrjes shtetërore). Gjithësesi, duhet nënvizuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të dy prodhues lëndësh të para (kryesisht gaz e naftë) në konkurrencë për tregun e pasur europian. Sipas jush, krahasuar me të tjerët, sa peshon ky faktor?
Bëhet fjalë për një faktor të rëndësishëm, por jo parësor. Për shembull, nëqoftëse mbajmë parasysh kostot e transportit, tregu “natyral” çfryrës për eksportimin amerikan është Amerika Latine. Sipas US Energy Information Administration (EIA) në vitin 2017 Meksika ka përfituar sasinë më të madhe të eksportimeve të LNG-së amerikane, 20%. Veç kësaj, më shumë se gjysma (për saktësi, 53%) e eksportimeve të LNG-së amerikane janë dorëzuar në 3 shtete: Meksikë, Kore e Jugut dhe Kinë. E plotësojmë këtë seri të dhënash duke thënë se 60% e LNG-së amerikane është shitur me çmim spot në më shumë se 20 vende. Ka shumë probabilitet që tarifat e reja prej 25% të propozuara nga Kina për LNG-në amerikane do të kenë pasoja mbi eksportimet amerikane në të, nga momenti që pritet ngjitja e Kinës si importuesi më i madh botëror vitin e ardhshëm. Duke parë që pjesë e eksportimeve të LNG-së amerikane mbrohet nga kontrata afatgjata, impakti do të jetë në fakt i kufizuar ndaj këtyre kontratave deri në skadimin e afateve; gjithësesi, tregu me çmime spot (që, siç e thamë më sipër, është i rëndësishëm për LNG-në amerikane) mund ta ndjejë në mënyrë të konsiderueshme. Sikur Kina të duhej të kërkonte rezerva alternative furnizimi me LNG, Australia dhe Qatar mund të jenë zgjidhje të menjëhershme dhe mund të jetë edhe Rusia, sidomos nga momenti që është inauguruar kohët e fundit impianti i dytë i “Yamal LNG” dhe pritet që i treti të vihet në funksionim në janarin e 2019. Kështu, edhe tregjet aziatike mund të bëhen terren konkurrence midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me eksportimet e gazit, po të kihet parasysh fakti që e dyta ka provuar në vitet e fundit (deri më tani pa sukses të madh) të kthehet nga lindja. Njëkohësisht, duhet thënë se furnizimet me LNG amerikane do të marrin rrugën e tregjeve europiane në bazë konsideratash tregëtare, pavarësisht – ka mundësi – që disa vende të Europës Lindore ta shikojnë furnizimin me LNG amerikane më shumë nëpërmjet syzeve të sigurisë energjitike dhe të varësisë më të vogël nga gazi rus. Por, hiq këto përjashtime, pjesa më e madhe e vendimeve në këtë profil do të jenë – e përsëris – të bazuara mbi konsiderata me bazë tregëtare dhe do të jenë kryesisht të përcaktuara nga faktorë të tillë si kërkesa, oferta dhe çmimi. Kështu, për ta përfunduar, konkurrenca midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me hidrokarburet do të vendoset kryesisht nga tregjet.

Po Shtetet e Bashkuara do të arrijnë të sigurojnë një kuotë të konsiderueshme të tregut të LNG-së europiane? Dhe Rusia do të mund të bëhet më pak e pavarur nga ku treg duke zhvilluar projekte për Lindjen e Largme si “Power of Siberia” dhe “Yamal”?
Është e vështirë të parashikohet nëse LNG-ja amerikane do të arrijë të fitojë apo jo një kuotë të konsiderueshme në Europë, duke qenë se kjo do të varet nga një numër i caktuar faktorësh si: koeficenti i rritjes së kërkesës në Europë, realizimi i politika të rritjes së rinovueshmeve (kuadri i ri përcakton një objektiv të ri detyrues për të rinovueshmet në Bashkimin Europian prej 32% brenda 2030), çmimi i LNG-sëe amerikane krahasuar me çmimin, që në këtë profil është shumë më ekonomik (diferenca mund të variojë, sipas stinës, midis 30% dhe 40%) dhe disponueshmëria e disa shteteve të Europës Lindore që të paguajnë një “çmim shtesë” për importimet e LNG-së me qëllim që të sigurojnë diversifikimin e furnizimeve dhe sigurinë energjitike, sidomos duke zvogëluar varësinë e importimeve të gazit rus. Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Europian, nga ardhja e gazierës së parë amerikane në prillin e 2016 deri më sot, importimet europiane e LNG-së amerikane janë rritur nga 0 në 2.8 miliard metra kub. Për të bërë një krahasim, eksportimet e gazit rus në Bashkimin Europian në 2017 kanë arritur një nivel rekord, domethënë afërsisht 162 miliard metra kub. Nga ana tjetër, 6 impiante lëngëzimi në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në ndërtim, përveç zgjerimit të atij të Sabine Pass, do të kompletohen deri në 2019. Infrastrukturat e lëngëzimit në Cove Point, Elba Island, Cameron LNG dhe Freeport LNG do të duhet të vihen në punë brenda fundit të 2019, me një kapacitet total prej 67 miliard metrash kub. Siç e kam shpjeguar, tregjet aziatike janë (dhe ka mundësi do të mbesin) një prej destinacioneve të mëdha të LNG-së amerikane. Megjithatë, duke parë se një pjesë e mirë e LNG-së nuk do të ketë klauzola destinacioni dhe nëqoftëse çmimet do të duhej të jenë interesante për tregjet europiane, mund të shohim vëllime të mëdha të LNG-së amerikane të mbrrijnë në këto tregje.
Për sa i përket “Yamal”, siç e kam thënë, dorëzimet e impiantit të dytë të tij tashmë kanë filluar dhe, deri më sot, 47 kargo me LNG janë nisur me më shumë se 3.5 milion tonelata LNG-je të prodhuar nga impianti. Veç kësaj, për herë të parë, një ngarkesë LNG-je e “Yamal” është realizuar në Kinë, korrikun e kaluar, nëpërmjet Rrugës Detare Veriore (NSR) përgjatë bregut arktik, që i redukton ndjeshëm kohët e lundrimit për kilientët aziatikë. Kështu, “Yamal” është një pikë e shkëlqyer në realizimin e tij dhe impianti i tretë do të duhet të vihet në punë në janarin e 2019. Kësaj i shtohet fakti që Novatek ka në program që të nisë një projekt tjetër, “Arctic LNG 2”, në 2022 apo 2023, për të cilin është firmosur tashmë me kompaninë franceze SPIEF një marrëveshje që ka të bëjë me blerjen nga ana e “Total” e një kuote prej 10% e shfaqjes së interesit për të marrë pjesë në projekt: vlera e “Arctic LNG 2” vlerësohet në 25.2 miliard dollarë.
Për sa i përket “Poëer of Siberia”, në fund të korrikut Gazprom ka deklaruar se 90% e gazsjellësit është kompletuar dhe dorëzimet Kinës, sipas afateve, do nisin në 2019. Marrëveshja 30 vjeçare midis Gazprom dhe CNPC-së parashikon dorëzimin e 38 miliard metrave kub gaz në vit dhe tubacioni do të ushqehet nga vendburimet e Chayandinskoye, bazë e qendrës së prodhimit të gazit në Yakuti. Nëqoftëse krahasohet me eksportimet drejt tregjeve europiane (përfshi Turqinë) dhe Bashkimit Europian (respektivisht 192.2 miliard metra kub dhe 162 miliard metra kub), eksportimet drejt Kinës nuk do ta barazojnë rëndësinë e atyre drejt perëndimit. Megjithatë, mundësia e rritjes së eksportimeve ndaj Kinës nuk mund të përjashtohet, sidomos në kontekstin e politikave të reja energjitike të këtij vendi, që e inkurajojnë përdorimin e energjisë më të pastër.

Le të përpiqemi t’i sintetizojmë “rregullat” e “lojës së gazit”: importuesit kanë interes që të diferencojnë furnizuesit, furnizuesit kanë interest ë spekulojnë në diferencimin e klientëve, ndërsa vendet transit kërkojnë që të vendosin ndonjë lloj monopoli në rrugën e furnizimit. A besoni se ku riepilog është shterrues dhe tejet semplicist?
Do ta shikoja gjënë nga një këndvështrim pak më ndryshe. Sipas meje, ajo që vlen më shumë për imporutesit është siguria e furnizimit, që ka të bëjë me një gamë të gjerë faktorësh, të tillë si: disponueshmëria e resurseve, aksesueshmëria (eventualisht e influencuar nga probleme infrastrukturore pakashumë të qëllimshëm), funksionimi pakashumë i mirë i tregjeve, probleme politike në rajonet e origjinës dhe tranzitit, diferencimi i resurseve dhe i furnizuesve (që mund të zbusë problematikat dhe andrallat e lidhura me varësinë nga një furnizues i caktuar), aksesueshmëria e resurseve të energjisë (që mund të minohet nga kostot e larta dhe nga luhatjet e mëdha). Për vendet eksportuese ajo që ka vlerë është siguria e kërkesës dhe e fitimeve: për këtë qëllim janë element të rëndësishëm si disponueshmëria e klientëve, ashtu edhe diferencimi i tyre, pavarësisht se ky i dyti nuk është i detyrueshëm. Për sa u përket vendeve të tranzitit, nuk do të thoja se interesi kryesor i tyre qëndron në vendosjen e një monopoli. Për ta, ashtu si për eksportuesit, vlen sidomos sigurimi i tranziteve e fitimeve dhe, lidhur me këtë, vendet e tranzitit mund të kërkojnë edhe një numër furnizuesish të produktit që të tranzitojnë në territorin e tyre: rasti i Turqisë është emblematik në këtë aspekt (vendi përshkohet nga gazsjellësi Kirkuk‐Ceyhan Pipeline dhe nga naftësjellësi Baku‐Tbilisi-Ceyhan Pipeline, të cilëve shpejt do t’u shtohen gazsjellësit TANAP e Turkish Stream). Në këtë aspekt, siguria e tranzitimit, e të drejtave të tranzitit, dhe e raporteve të mira midis vendeve tranzituese dhe furnizuesit (ose furnizuesve, në rast se janë më shumë se një) janë thelbësorë.

Do të donim ta mbyllnim duke folur për projektin më të ndjeshëm midis të shumtëve aktualisht në tryezë: po i referohemi Nord Stream 2. Po asistojmë në një përplasje midis qeverisë gjermane dhe autoriteteve europiane për menaxhimin e traktativave lidhur me realizimin e projektit. Amendamenti i Direktivës për Gazin dukshëm që ia jep Komisionit Europian të drejtën e fitimit të një mandate për negociimin me Rusinë. Megjithatë, marrëveshja e kohëve të fundit midis autoriteteve antitrust europiane dhe Gazpromit të lë të kuptosh se Bashkimi Europian nuk do ta bllokonte Nord Stream 2, por do të kufizohej që ta rregullonte. A mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë?
Amendamentet e Direktivës për Gazin synojnë që të fusin 4 parime bazë lidhur me liberalizimin: 1) ndarje pronësore; 2) akses të të tretëve; 3) rregullim të tarifave; 4) transparencë mbi rrugët kryesore e importimit të gazit që hyjnë në Bashkimin Europian nga vende të treta, duke qenë se direktiva aktualisht në fuqi zbatohet vetëm për rrugët e tregut të brendshëm dhe nuk ka të bëjë me rrugët nga vende të treta jo të lidhura me tregun e brendshëm.
Amendamenti ndaj Direktivës për Gazin do t’ia zgjeronte zbatimin në të gjitha rrugët nga vendet e treta, ekzistuese dhe të reja, për pasojë edhe Nord Stream 2. Nuk është ky vendi për të shpjeguar me saktësi se në çfarë mënyre direktiva do të kishte impakt ndaj këtij projekti. Gjithësesi, një gjë është e qartë: Direktiva nuk do ta bllokonte, por do të përfaqësonte një sfidë për palët e përfshira. Nga ana tjetër, duke qenë se këto rregullime europiane do të zbaotheshin ndaj rrugëve që nisin nga vende të treta dhe shpesh vazhdojnë në ujëra ndërkombëtare, një numër i caktuar marrëveshjesh ndërqeveritare duhet të negociohet me qeveritë e vendeve eksportuese (mbi këto marrëveshje do të zbatohej legjislacioni dhe rregullimi i Bashkimit Europian) që do të binte nën kompetencën ekskluzive të Bashkimit Europian, gjë që sot nuk ndodh. Parlamenti ka marrë tashmë poaicion pozitiv ndaj amendamenteve, por avancimet në Këshillin e Europës mbesin të ngadalta, sidomos pse Gjermania, Austria, Belgjika dhe Hollanda deri më tani i janë kundërvënë një përshpejtimit të punimeve në Këshill. Nga ana tjetër, Komisioni do të donte një korsi preferenciale për direktivën, të paktën në Këshill. Ndërkohë, ndërtimi i Nord Stream 2 do të vazhdojë dhe, nëse do të adoptohen amendamentet, në fund ka mundësi që do të gjendet një marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe Rusisë.
(nga Saker)

Përgatiti
ARMIN TIRANA