31.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Rama dhe Veliaj të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euro, rihedhin në treg akuzat e vjetra ndaj Bashës

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas akuzave të Rilindjes se, kreu i PD, Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se, Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë, dhe apartamentin e ka blerë në vitin 2003.
Deklarata e PD
Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie.
Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:
1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.
2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.
3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.
Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.
Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar.
Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!

Protesta te Unaza/ “Bujrum po jua mbajti! Këtu vendosim ne, jo bandat e Edi Ramës”!

Protesta e sotme e banorëve të Unazës së re ka vazhduar në ditën e saj të 48-të. Në mbështetje kanë qenë sërish deputetët e Partisë Demokratike.
Deputeti Klevis Balliu, duke vlerësuar qëndresën e banorëve vuri në dukje se ata ndezën shpresën, dhe se bashkërisht do ti nxjerrim para përgjegjësisë ata që nuk pranojnë Vetting.
“Keni ndezur shpresën e protestave. Qëndresa juaj denoncoi krimin që po bëhej me këtë projekt.
Qëndresa juaj denoncoi lidhjet kriminale të Edmond Begos me Taulant Ballën dhe Edi Ramën.
Ne marrim shembull dhe frymë nga ju, ne do të rezistojmë dhe bashkërisht do t’i nxjerrim para përgjegjësisë ata që nuk pranojnë Vetting”, u shpreh Balliu.
Duke ju referuar kërcënimeve për gjoba e dërgim fadromash, Balliu shtoi…, “Bujrum po jua mbajti. Këtu vendosim ne, jo bandat e Edi Ramës”.

Basha: Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur është niveli më i ulët i politikbërjes

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me konfliktin verbal që pati në seancën e Kuvendit me kreun grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Basha ka kërkuar ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm, ndërsa shtoi se, “Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instinkti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”.
Ndërkohë, më herët, në seancën e sotme parlamentare, në replikë me Taulant Ballën, Lulzim Basha tha se mazhoranca nuk e do Vetting-un në politikë, pasi për ta do të thotë fund i karrierës politike.
“Instinkti i i parë është instinkti i prindit dhe për atë që bëre këtu ishte të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra, që të prekësh mutin bëhesh vetë pis dhe e dyta a kuptuat gjë ju pse nuk e votojnë Vetting-un”, u shpreh më tej Basha në seancë…
Reagimi i Lulzim Bashës në Twitter
Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instinkti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.

“Më është mohuar buka…”, flet Dorian Protoduari: Ja çfarë kërkoi ministri Lleshaj në Drejtorinë e Policisë

Dorian Protoduari, është shndërruar në një ‘hero’ për banorët e Unazës së Re. Ai u lirua nga burgu një ditë më parë, ndërsa ka folur për Syri.net, lidhur me atë që ndodhi ditën e arrestimit dhe ditët që kaloi në burgun e Fushë-Krujës.
Protoduari tha se ndaj tij në 22 nëntor është ushtruar dhunë nga policia. Ndërsa theksoi se fletëarresti për 11 të arrestuarit atë ditë është prerë, pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkoi brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë, burg për të gjithë të arrestuarit.
“Unë në datën 22 nëntor pas protestës tek Parlamenti kam shkuar tek spitali ushtarak për të vizituar nënën time, as nuk e kuptova thjeshtë mu vërsulën a thua se unë isha Balili. Më goditën edhe në makinën e policisë. Unë kam qëndruar 3 ditë në ambientet e shoqërimit, nuk më kanë hequr as prangat për 8 orë, as ujë nuk më kanë dhënë për të pirë, nuk më lejuan as telefonatën edhe ata vetë nuk e dinin se çfarë kërkonin. Pas 8 oprësh na çuan në katin e dytë ku na prenë fletën e arrestit. Mbas gjysëm ore në shkallët e Drejtorisë ishte Ministri i Brendshëm Lleshi. Ai nuk më ka parë, ai ishte në ambientet e Drejtorisë. Vetëm kur tha se unë ata i dua të gjithë në burg, dhe në atë moment u prenë fletarrestet për të 11 të arrestuarit. Mua më është mohuar buka e familjes, pa batanije, në një presion të madh psikologjik. Në burgun e Fushë Krujës të burgosurit na pritën si heronj”, është shprehur ndër të tjera Protoduari.

Masakra e policisë ndaj studentëve: Na dhunuan kur shkuam për nevoja personale

Një pjesë prej studentëve dhe mbështetësve të tyre para Kryeministrisë, kanë akuzuar policinë nga mikrofoni i televizionit “Fax News”, për dhunë ndaj tyre, por edhe të atyre që ata i quajnë si “spiunë”.
Një maturant, Erald Tomorri, tha për Fax News se janë dhunuar nga disa persona kur kanë qenë duke kaluar rrugën.
“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”.
Sipas tyre, rrahja ka ndodhur pas mesnate, e nuk kanë pasur mundësi për ta denoncuar dhunë në polici, pasi nuk kanë besim tek drejtësia e mund t’i mbajnë në burg.
“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej personave të dhunuar nga policia, ndërsa shtoi se nuk ishte student, por mbronte këtë kauzë, pasi pamundësia nuk e ka lejuar të shkojë në Universitet.
Në shenjë simbolike studentët para Kryeministrisë kanë lëshuar 9 balona që simbolizojnë 9 kërkesat e studentëve.

Skandali me kapjen e drejtësisë/ Ortakja e Ajolës dhe deputetes së PS në krye të KLGJ-së

??????????????????????????????????????????????????????????

Naureda Llagami është zgjedhur në krye të Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit, një institucion përcaktues në zgjedhjen e gjyqtarëve. Në media kanë qarkulluar shumë pak informacione për znj. Llagami, e cila thuhet se ka punuar në Gjykatën e Lartë në pozicion eksperti. Mirëpo duket se lidhjet politike të znj. Llagami në fjalë nuk mungojnë. Madje mundet që ato të jenë një ndër arsyet e këtij “katapultimi”.
Nga një verifikim i bërë nga ResPublica në dokumentacionin zyrtar, rezulton se znj. Llagami ka ushtruar aktivitet tregëtar në fushën e konsulencës juridike. Aktiviteti i saj ka nisur në vitin 2016 kur edhe është bërë regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Historiku i ndryshimeve të statusit të saj tregëtar përfundon në shtator të këtij vit, kur zonja në fjalë ka bërë çregjistrimin. Diçka që duket se parathotë emërimin e saj në detyrën aktuale.
Në nëntor të vitit 2016 znj. Llagami ka aplikuar për heqjen e emrit tregtar “The Partners” nga shoqëria e saj (person fizik). Ndërkohë që emri “The Partners” është përdorur dhe në një firmë këshillimi ligjor e cila drejtohet në ortakëri nga Ajola Xoxe, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.
Ka edhe një tjetër hollësi që shpjegon disa lidhje politike të zonjës Llagami. Në firmën “The Partners” ka qenë pjesë edhe deputetja Klotilda Ferhati. Në një e-mail të vitit 2015, zonja Ferhati(Bushka) informohet nga Ministria e Financave për një takim zyrtar në emër të firmës “The Partners”. Sipas dokumentacionit shkresor që disponon ResPublica, zonja Bushka po negocionte në emër të firmës në fjalë për interesat e një kompanie që ushtron aktivitet në sektorin financiar e që ka patur probleme serioze në treg.
Këto janë pjesë e aktivitetit profesional të znj. Llagami por duhet thënë se ajo është personi i dytë i “The Partners” që katapultohet në karrierë politike pas Klotilda Ferhatitt. Ndoshta është rastësi, por dyshimi për një lobim është i arsyeshëm në kushtet kur pak gjëra ka të rastësishme në politikë.

“Respublica”

Goditja e Ramës me vezë nga Endri Hasa bën xhiron e botës, EuroNews: Kryeministri shqiptar moment shoku në parlament

Endri Hasa

Goditja e Edi Ramës me vezë në parlament ka marrë dhenë. Thuajse të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasqyruar lajmin.Edhe televizioni ndërkombëtar EuroNews i ka bërë jehonë goditjes së Ramës.

Ja çfarë shkruan EuroNews
Moment shoku në parlament: Kryeministri shqiptar Edi Rama goditet me vezë nga një anëtar i opozitës.
Punonjësit e rendit mundën ta largonin deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasa nga foltorja.
Ai u përjashtua nga parlamenti për 10 ditë.
Partia Demokratike tha se, deputetet e opozitës ishin fyer nga fjalët e Ramës. Me goditjen me vezë, Hasa u solidarizua me studentët demonstrues.
Studentët po protestojnë për një reduktim të tarifave të shkollimit që nga fillimi i muajit.
Atyre tani u janë bashkuar grupe të tjera të ndryshme, protestat e të cilave janë të drejtuara në përgjithësi kundër politikës qeveritare.
Demonstruesit denoncojnë, ndër të tjera, varfërinë e shfrenuar dhe çmimet e larta të karburantit.

“Tenxherja me presion” ende nuk ka shpërthyer, avokatja: Rama po gabon shumë rëndë me studentët

E ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” avokatja Enida Bozheku ka folur rreth protestës së studentëve që vazhdon tashmë prej dy javësh për plotësimin e kërkesave të tyre.
Bozheku ka thënë se protestën e studentëve e shikon si një “tenxhere me presion” që akoma nuk ka shpërthyer, duke shtuar se ajo do dëshironte që mllefin ndaj keqqeverisjes njerëzit të mos e shprehin në ‘Facebook’ por në sheshe.
“Protesta e studentëve është një tenxhere me presion por që nu ka arritur pikën e vlimit”, u shpreh Bozheku.
E pyetur nga Xhaxhiu se përse ata nuk pranojnë dialog me kryeministrin Rama, ajo tha se studentët kanë të drejtë pasi tashmë jemi lodhur me demagogji pas 6 vitesh.
“Kam parë frymë të bashkuar studentësh, pse thonë jo? Po kanë të drejtë, se ne kemi 6 vjet që dëgjojmë demagogji të shprehur me art që edhe Aristoreli do e kishte zili. Çfarë ka për të dialoguar, kërkesat janë aty, bëhet, s’bëhet”, u shpreh avokatja.
Bozheku tha gjithashtu se studentët na kanë mësuar si të protestojmë.
“Mendoj që kanë dhënë një qasje ndryshe e asaj që është protesta e një vendi që aspiron të jetë europian. Ata u bashkuan dhe protstuan për diçka të drejtë”, u shpreh ajo.
Në lidhje me qasjen e kryeministrit Rama ndaj tyre, avokatja theksoi se është totalisht e gabuar pasi ai po i përçmon dhe fyen ata.
“Kjo qasje, kjo lloj fyerje që u bëhet studentëve, të abuzosh në këtë lloj mënyre, me këtë ironi, sikur këta janë dele, kur këto janë pjesa më e informuar e shoqërisë. Zoti Rama gabon jashtëzakonisht shumë në këtë qasje arrogantë dhe përçmuese ndaj tyre”, deklaroi Enida Bozheku.
Duke para dhe veprimin e opozitës ditën e sotme që shkoi në Kuvend, ajo tha se opozita nëse do i donte të mirën popullit do duhej të digjte mandatet. “Nëse i do të mirën popullit, digji mandatet”, u shpreh ndër të tjera ajo.

“Në rrugë do të ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, Berisha apel të fortë në Kuvend

Ish-Kryeministri Berisha gjatë senacës së sotme në Kuvend i ka bërë thirrje maxhornacës që të votojë “Vettingun në politikë”, “ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes:
Ne jemi sot në një seancë më të rëndësishme që kemi zhvilluar ndonjëherë në ekzistencën e pluralizmit politik këto 6 vitet e fundit. Sot ne vijmë këtu në një kokë kur për shkak të lidhjet me krimin bajlozët e krimit dhe bandat të kësaj maxhorance, në atë shkallë sa… natyrisht prapa shumë prej këtyre unë shoh, Shullazët, Habilajjt, Lul Berishën, e me radhë banda të tërë. Të cilëve drejtësia mund t’ua shkulte dhembët brenda dy muajve nëse nuk do ti mbështeste kjo maxhorancë.
Në krye të tyre kanë krye banditin, kreun e meduzës, të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar që nga viti 91. Kanë sjellë një rrënim e largim masiv të të rinjve shqiptarë, largim të investitorëve të huaj dhe vrasje shprese në cdo zemër e mendje shqiptare.
Ramës mund t’i vesh 100 epitete por njëri është më i vërtetë: shpresëvrasës.

Rama me lidhjet e tij me bandat, Shullazët, Bajrat, etj, ka shtuar kirmin në sistem dhe i ka kyçur dyert e Europës Shqipërisë.
Ne dy raporte ekselente të KE bëhen të pavlere nga Këshilli i ministrave evropiane dhe dyert rrinë të mbyllura.
Ky amendament do të ishte një shenjë pozitive për hapjen e dyerve.
Këto që them nuk janë fiction por kanë emër, dhe kanë maxhorancën. Ndaj dhe ju e konsideroni këtë si grackën ku shpirti i kriminelit kapet si laraska.
Komisioni i Venecias ka thënë se kjo është një nismë legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë një realitet. Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime pulitke, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies.
Rama e filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar dhe më falni qytetarë se dje ju dhashë informacion të gabuara, sot i kam të sakta, të ndërtuara në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë. Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në google eardh dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës.
Palo burra, palo kriminelë.., pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.

Banorët e Bregut të Lumit protestë para Bashkisë: “Do të armatosemi dhe do të vrasim”…

Banorët e Bregut të Lumit po protestojnë sot para Bashkisë, pasi banesat e tyre dot shemben në kuadër të zgjerimit të lumit Lanë.
Në një prononcim për Fax News, banorët e Bregut të Lumit shprehen se INUK ka sjellë lajmërim ,që brenda 7 diteësh të lirojnë banesat sepse të mërkurën do vijnë fadromat.
Nëse nuk i lirojne banesat ato shprehen se do kenë 5 milionë lekë gjobë. Ndërkohë që banorët nuk janë njoftuar për këtë megjithëse disa banorë i kanë banesat në proces legalizimi.
“Na paska bërë këtu një kasolle me lodra fëmijësh dhe thotë kjo është Shqipëria. Ose të na japin drejtësi ose do të armatosemi dhe do të vrasim këdo që është në Kuvend. Unë që jam këtu kam 20 vjet në Tiranë. Dhe kam 20 vjet që paguaj taksa. Kam paguar disa miliona lek. Dhe nuk marrim letra.
20 vjet kam punuar në shtet. Nëse nuk na japin shtëpitë tona, të na japin një banesë 40 familje jemi ne. Nuk kemi një qendër shëndetësore! Nuk kemi çerdhe, nuk kemi shkollë, kemi paguar gjithmonë taksa dhe nuk është bërë asgjë. Na vlerësuan me një çmim qesharak, le të na e paguajnë shpronësimet.
Jo nuk pranojmë bonus qeraje. Unë jam e rregullt me shtetin. Këtu janë të shpronësuar shtëpitë, me vlerësim u ka dalë dhe vlera e lëkeve tani janë anulluar. Ne duam shpronësimin tonë dhe e lirojmë vet, sikur i kanë marrë të gjithë. Kemi lënë fëmijët pa ushqyr dhe kemi paguar taksat”, shprehen banorët.
Banorët po nënshkruajnë një peticion ku do ti kërkojnë Erion Veliajt që të shpronësohen dhe legalizohen.