Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend fshehjen e pasurisë së Kryeministrit Edi Rama, sipërfaqen e vërtetë të vilës së tij në Surrel dhe i ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve ta verifikojnë vetë sipërfaqen ku jeton kryeministri duke klikuar me Google Earth.
“Pse Edi Rama ka frikë dhe tmerr nga Vetingu?! Se e filloi karrierën e tij si kryeministër me një vilë të ndërtuar – më falni, se dje ju dhashë informacione të gabuara, sot i kam të sakta, në 4 bunkerë me disa meter, 4-16 metër me sipërfaqe, në total prej njëmijë metër katrorë. Ftoj ju studentë ta hidhni poshtë këtë. Por klikoni në Google Earth dhe do të gjeni gjithçka për sarajet e Surrelit.
Edi Rama heshti nuk nxorri një fjalë mbi raporton e OSBE-së.
Edi Rama ka shndërruar këtë vend në proktektorat të Krimit. Këtu nuk ka kohë, është koha e krimit. Hajde palo burra.
Pse ju nuk frenoni amendamentin dhe të ulemi me ekspertë dhe të marrim ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ta bëjmë model për mbarë rajonin. Asnjëherë.
Marrim ekspertët më të mirë dhe ulemi në tavolinë. Fati që ndodhi kjo dëshmon kjo të drejtën e opozitës për të hedhur në koshin e plehrave ligjin. Momenti është kritik, bëtë gabimin më të rëndë që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonat e zeza të nxira të krimit”, tha Berisha në Kuvend.
Rama vilë në 4 bunkerë 1000 metra katrorë, Berisha thirrje studentëve: Verifikojeni në Google!
Kryemadhi: Pse Rama erdhi me antiplumb dje në Parlament?!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj të ashpër ditën e sotme në parlament zbuloi edhe një detaj interesant për kryeministrin Edi Rama.
Pasi e akuzoi si personin kyç që punon për krimin e organizuar në Shqipëri, Kryemadhi zbuloi edhe një fakt të pa kapur nga media këto 24 orë.
‘Dje na kishte ardhë me antiplumb’, tha ajo sot gjatë seancës që po zhvillohet ditën e sotme në parlament.
‘Si mund të pranojë Rama vetingun kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë offshore, kur problemin ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës.
Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, t’i masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardhë me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ça malli i shesin.
Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma dhe i them mos pi drogë, se i bën keq për astmën’, deklaroi Kryemadhi.
Dhe në fakt nëse ju bën një analizë të hollësishme fotografive të marrë gjatë performancës së djeshme të Edi Ramës në parlament, duket qartë që poshtë këmishës dhe xhaketës së kostumit të tij është veshur edhe një antiplumb.
Zbulimi i vazhdueshëm i skandaleve që po prishin një skemë gjigante të pastrimit të parave nga krimi i organizuar në vepra publike dhe koncesione të ndryshme, duket se ka prishur ekulibrat dhe duket se kryeministri tashmë ndihet i frikësuar dhe i rrezikuar, edhe nga ortakët e tij ‘biznesmenë’.
Berisha: Thirreni Ramën të vijë në Kuvend, është dita e gjykimit të tij!
Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar me forcë, praninë e kryeministrit Rama në seancën parlamentare ku po shqyrtohet projektligji i propozuar nga opozita për Vetingun në politikë.
Berisha tha, thuajini atij të vijë aty, se sytë e kombit janë të drejtuara tek ato karrige.
“Përfaqësuesit më të zinj të krimit janë zhdukur dhe duan të mbulohen me thinjat e Pandeli Majkos?! Thojini atij të vijë aty, se sytë e kombit janë të drejtuara tek ato karrige, te balozët e krimit, që po e zhbëjnë Shqipërinë. Ndaj ndërpreje seancën dhe të vijnë. Është dita e gjykimit të tyre.
Zonjë, qëndroni në lartësinë e detyrës. Vërjani një maskë Pandeliut aty në çdo karrige dhe të shohim si duket. Është kështu apo jo?!, u shpreh Berisha.
Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala
Berisha ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve të PS. Ai thotë se ata disa janë shtylla të krimit dhe disa janë skllav të krimit.
“Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Pse ta ka përgatitur fjalën Ymeri? Sepse të kapi për zverrku dhe të nxori nga gara në Dibër. Edhe ato interpretimi që janë për ty janë interpretimet e skllavit. Sepse jo të gjithë jeni shtylla e krimit, ka edhe skllavë të krimit.
Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim.
Ndaj secili prej jush….Gjylameti edhe ti je ndrikull, mos do të na lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit. Ju jeni ose shtylla të krimit ose skllevër të krimit”, tha Berisha.
Rama nis sulmin ndaj studentëve, 4 arrestohen, dy dhunohen në komisariat, policia i merr telefonin me filmime gazetarit
Një student ka denoncuar sot se mbrëmjen e djeshme se, 4 studentë janë marrë nga policia, dy prej të cilëve janë dhunuar.
Nga ambientet jashtë kryeministri, studenti tha se, ai do të vazhdojë të qëndrojë, ndërsa bërit thirrje që në orën 17:00 të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.
Studenti: Dje në mbrëmje ka ndodhur ajo që pritej prej shumë ditësh, policia ka marrë 4 protestues, ku dy prej tyre janë dhunuar. Një gazetar që ndodhej këtu tek ne ju sekuestrua telefoni dhe ju fshinë videot.
Në një moment që unë ndodhesha në studion e zotit Zheji, këtu kishin ardhur disa persona që flisnin në emër të studentëve dhe thoshin që protesta ka mbaruar. Unë do të vijoj protestën. Sot në orën 17 i bëj thirrje të vinë të na bashkohen. O do shuhen këta, o do shuhemi ne. Ne do të qëndrojmë deri në plotësimin e kërkesave. Kush do të shkojë të bëjë pushim le të shkojë.
Ndërsa një grup tjetër studentësh tha se, protesta do të mbyllet për momentin, por nuk do të mbyllet kauza e tyre.
Studenti: Një pjesë e mirë e studentëve janë të lodhuar nga një protestë e gjatë, një pjesë i janë drejtuar familjeve, kështu që ne kemi vendosur ta mbyllim për momentin, por jo të mbyllim kauzën. Kauza është për gjitë studentët dhe për gjithë qytetarët.
Kjo është mjekja që fsheh kartelën e Ramës, e ka bërë zv.ministre
Doktoreshë Mira Rakacolli është mjekja që fsheh kartelën e psikopatisë së Ramës. Kartela e cila është bërë publike vite më parë është zhdukur që nga ajo kohë nga spitali psiqiatrik dhe ka qenë e pamundur që të gjendet dhe ti bëhet publike opinionit.
Sipas një deklarate të bërë në Parlament nga kryetarja e LSI, Kryemadhi, është kjo mjeke që për 20 vite ja fsheh Ramës kartelën e kurimit për skizofreni. Rama e ka shpërblyer sot mjeken e tij duke e bërë zv.ministre të Shendetësisë dhe në një sërë bordesh. Ndërkohë sipas Kryemadhit, bashkëshorti i kësaj mjekeje me emrin Petrit është edhe doktori që e mjekon Ramën sot për astmën, një smëmundje prej të cilës ai vuan prej vitesh.
1991-1997, Rama me skizofreni agresive
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionin e neurologjisë pranë spitalit “pesë”. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.
Sipas mjekve të neurologjisë pacienti i tyre në atë periudhë, i cili nuk kishte status politik, por ishte mik i familjes së drejtorit të spitalit dhe shefit të pavionit të neurologjisë u trajtua me konsideratë dhe përkushtim edhe për shkak të ndërhyrjeve të së jëmës Aneta, e cila vlersohej si zonjë dhe grua fisnike nga personeli mjeksor.
Përdorimi i dhunues ndaj nënës së tij dhe dy ish grave të asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientin Edi Rama edhe një kurë të vecantë mjeksore e cila më pas u vazhdua në Paris.
Diagnoza e egzaminuar edhe nga personeli mjeksor është konsideeruar sic shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simtoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pat shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Kartela
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris.
Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.
Kartela e Ramës, Dritëroi: Mos i jepni armë atij se…
Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.
Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.
Kush është Mira Rakacolli (Kapisyzi)
Mira Kapisyzi është emëruar me vendim të qeverisë në postin e zv/ministres së Shëndetësisë.
Ajo ka mbajtur më herët detyrën e Shefes së Shërbimit Neurovaskular në Spitali Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mira (Rakacolli) Kapisyzi është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1983 dhe ka marrë certifikimin e saj në Neurologji në vitin 1987.
Nga viti 1993 deri në 1995 ajo ka ndjekur kurset e trajnimit të përqendruara në epidemiologjinë, çrregullimet e lëvizjes dhe dhimbjen e kokës në Itali dhe Francë.
Në vitin 2001 ka marrë titullin Profesor në Universitetin e Kolumbias në SHBA.
Që nga viti 1997 ajo ka qenë neurologiste në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe që prej vitin 1991 ka qenë profesore e Neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Nga viti 2014-2016 ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë si edhe ka qenë Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë që nga viti 2008. Gjithashtu Mira (Rakacolli) Kapisyzi është anëtare e Akademisë Europiane të Neurologjisë. Ajo ka botuar një sërë publikime mjekësore.
Deklarata e fortë e Kryemadhit: Gjyqtarë dhe prokurorë, bakshish Ulsiut për Vettingun
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e Vettingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK. Aju u shpreh se, gjyqtarë dhe prokurorë I kanë dhënë bakshish Ulsi Manjës për Vettingun.
“Të nderuar qytetarë, studentë, prindër të studentëve dhe të nderuar oligarkë. Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vettingu në politikë të pranohet sepse si mund të pranojë Edi Rama, të betohet sepse i bie pa miratuar akoma pa u futur akoma të largohet.
Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministrja në momentin që ky ligj hy në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por shkojnë në bankën e të akuzuarve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri vettingun në politikë, ku duhet të japë llogari për falsifikimin e firmës së sekreatrit të shtetit që ngriti një kompani ofshore, vetëm për të marrë 18 milionë euro vetëm në një lot, pa u llogaritur sa e sa të tjerë. Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetingun në politikë, ku u futëm në një procedurë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm për të udhëhequr në xhepat e oligarkësve miliona e miliarda euro, të cilat janë të depozituar në pesë vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në një ditë të bukur me diell, i bën një dhuratë të jashtëzakonshme dhe thotë nuk kam 40 milionë euro për studentët, por kam mbi 300 milionë euro që do t’ia fali 5 oligarkëve, se kjo është ajo që përfaqëson vetë kjo qeveri.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vettingun në politikë, ku problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij, e cila drejton një bankë dhe një ofshor që nuk dihet se kush janë dhe paratë e kujt lëvizin.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vettingun në poitikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij. Si mund të pranojë Edi Rama vetingun në politië, ku koncensionet me miliarda euro nuk dihet se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione të pastrimit të parave. Si mund të pranojë Edi Rama Vetingun në politikë, ku e di shumë mirë që ëshë persona i parë, mund të themi gijotina e parë e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit. Unë mendoj që Vettingut t’i shtohen edhe gjëra të tjera, edhe atë të analizës së drogës.
T’ja masin njëher atë analizën e gjakut se e meriton, një kryeministër që drogohet është peng i spacatoreve, sepse mirë dje na kanë mbajtur antimplumb, por ai është i varur edhe lloji i majit që merr. Nga se vuan Prej 20 vitesh i është fshehur kartela shëndetësore nga zv ministrja e Arsimit, Mira Kaçolli, që ne e dimë shumë, mirë nuk po merremi me burrin e Mirës së e kuron nga Astma. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për cdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.
Do mbaj përgjëgjësi për Ligjin e Teatrit, ai nuk ka thënë asnjë fjalë në Parlament. Se këta anëtarë KLP-je do jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së akuzuarve, se Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve të Euorpës që i shkelin syrin njëri tjetrin, por harron se para interesave kombëtare nuk të fal njeri sot”, u shpreh Kryemadhi.
Rama, dy ditë që nuk shkel në Kuvend, goditja me vezë dhe studentët e kanë rrënuar
Prej ditës së djeshme në mesditë kur Rama u godit me vezë nga deputeti Hasa, Rama nuk ka shkelur në Parlament. Rama mësohet se është larguar direkt pas senancës së djeshme duke mos pritur rifillimin e saj. Deputetë të PS thonë se Rama ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe mjaft i nevrikosur.
Në seancën e pasdites të ditës së djeshme në Parlament ka pasur një debat të gjatë për studentët dhe projektbuxhetin. Megjithëse Rama kishte planifikuar të mbante një fjalim të gjatë për të adresuar qëndrimin e tij për kërkesat e studentëve, ai ka munguar.
Filllimisht ai është shfaqur në një takim me studentët e arkitekturës. Edhe atje është pritur me një rebelim studentor. Fjalët e studentes që është përplasur me Ramën kanë qenë mjaft të ashpra dhe pas thirrjes së saj për të braktisur shfaqjen që kërkonte të jepte Rama, më shumë se gjysma e të pranishmëve janë larguar.
Për të kuptuar gjendjen e rëndë të Ramës mjafton të dëgjosh fjalët e stuentets , e cila u shpreh se e kishte telefonuar pas mesnate për të dialoguer për studentët!.
Edhe në seancën e sotme në Parlament, Rama ka munguar. Shija e goditjes me vezë duket se ka lënë pasoj të rënda tek Rama dhe miti i tij i rremë se ishte i paprekshëm. Studentët dhe veza e kanë rrënuar përgjithmonë dhe tani është drejt një gremine të vdekjes politike.
Kryemadhi zbulon emrin e doktoreshës që mban kartelën e psikopatisë së Ramës
Kryetarja e LSI, Kryemadhi ka zbuluar në Parlament se kush është doktoresha që ka kartelën e psikopatisë së Ramës. Kryemadhi përmendi emrin e doktoreshë, Mira Kacolli. “Eshtë kjo doktoreshë që ka kartelën e tij”, tha Kryemadhi.
Ajo ka sqaruar më tej se edhe bashkëhsorti i kësaj doktoreshë është doktor dhe e kuron Rramën nga astma. “I bëj thirrje të mos pijë drogë se i bën keq për astmën”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSI ka qenë mjaft e ashpër me Ramën.
Ajo ka kërkuar që në vetingun politik të futet një pikë, ajo e kontrollit të gjakut të politikës. “Kjo është e domosdoshme për të kuptuar që kemi një njeri që drejton qeverinë i droguar”, tha Kryemadhi. “Psikopatia e tij e bën që të adresohet drejt dhunës”, tha ajo.
Kryemadhi është shprehur se pengesa kryesore e Vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vetingun në politikë, tha Kryemadhi, kur problemin e parë e ka më bashkëshorten e tij që drejton një bankë dhe një off shore?!
“Si mund të pranoj Edi Rama vetingun politik, ku e di që është personi i parë, gijotina e parë e SPAK-ut.
Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur problemin e parë e ka me vëlain e tij?!
Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur koncensinet që iu vidhen shqiptarëve, nuk dihen ku shkojnë?!
Si mund ta pranojë Vetingun në politikë, kur ai është gijotina e parë e SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë?!
Unë mendoj se këtij Vetingu t’i shtohet dhe analiza e drogës. Mirë dje kishte ardhur me antiplumb, por ai është edhe peng i “mallit” që i shesin!
Mirë që kishte ardhur në kuvend me antiplumb, por është peng i llojit të mallit që merr. Prej 20 vitesh është fshehur kartela mjekësore nga ministrja e Shëndetësisë. Nuk e pranon dot këtë gjë se kërkon se gjithë shqiptarët kërkon t’i fusë në këtë vorbull. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm. Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve që i shkelin syrin njëri tjetrin.
Po ashtu, i duhet edhe kartela mjekësore. Po karta mjekësore fshihet nga mjekja Mira. Ai s’mund ta pranojë këtë, se ka problem shumë të madh, përballjen me vetveten”, u shpreh Kryemadhi.
Ushqimet që ju rrisin përqëndrimin
Jeni duke pasur probleme me përqendrimin? Shumë faktorë ndikojnë që të keni këto probleme, megjithatë, fatmirësisht duket se ka mënyra për ta përmirësuar përqendrimin.
Kafeina
Nuk ka ndonjë pilulë magjike që jua rritë inteligjencën apo ju bën më të mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. Kafeina gjendet në kafe, çokollatë, pije energjike dhe, ndonëse ju ndihmon të jeni më të vetëdijshëm e më të përqendruar, efektet janë afatshkurtra. Veç kësaj, sasitë e tepërta të kësaj substance janë të dëmshme, andaj duhet t’u përmbaheni udhëzimeve.
Sheqeri
Sheqeri është burimi i preferuar i energjisë për trurin – jo sheqeri i tavolinës, por glukoza, të cilin trupi e përpunon nga sheqernat dhe karbohidratet që i hani. Kjo është arsyeja se përse një gotë lëng portokalli ose lëng tjetër i pemëve mund të ofrojë përforcim afatshkurtër të kujtesës dhe aftësive të mendimit. Por, nëse e teproni, kujtesa mund të dëmtohet bashkë me pjesë tjera të trupit. Vlen të ceket se sheqeri i shtuar është ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sëmundje tjera.
Hani mëngjes për ta mbushur trurin energji
Jeni mësuar ta shmangni shujtën e mëngjesit? Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund ta përmirësojë kujtesën afatshkurtër dhe vëmendjen. Studentët që hanë mëngjes kanë tendenca të performojnë më mirë në shkollë sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Ushqimet më të rekomanduara për t’i ngrënë në mëngjes janë produktet e bulmetit, tërshëra dhe pemët.
Peshku vërtet se është ushqim i trurit
Peshku është një burim proteinash që vërtet se ndërlidhet me një përforcim të trurit. Peshku është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë çelësi i një shëndeti të mirë të trurit. Një dietë e pasur me këto acide është ndërlidhur me një rrezik më të ulët të demencës, të sulmeve të trurit dhe me një ngadalësim të dobësimit të trurit. Për një shëndet të mirë të zemrës dhe trurit, hani dy herë në javë peshk.
Shtojeni në dietën tuaj një dozë arrash dhe çokollate në ditë
Produktet arrore dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, që është ndërlidhur në shumë studime me dobësim më të ngadalshëm të trurit gjatë moshës. Edhe çokollata e zezë ka veti të fuqishme antioksiduese, pasi që përmban stimulues natyralë si kafeina.
Boronicat janë super të shëndetshme
Hulumtimet me kafshë kanë treguar se boronicat mund ta ndihmojnë trurin nga dëmtimet që shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogëlojnë efektet e sëmundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kanë treguar se boronicat e përmirësojnë funksionin e muskujve dhe mësimit.
10 këshilla për një gjumë të qetë
Shumë probleme, shumë mendime … mjaft më net të trazuara: ja disa këshilla të dobishme për të gjetur gjumin tuaj të humbur.
Festat po afrohen, por problemet nuk heqin dorë: kështu, përveç lodhjes së punës dhe një jete plot angazhime, shtohen edhe netët që duken si makth, ku drita e diellit nuk duket se do të vijë dhe kur bie alarmi, me ndihemi të lodhur edhe pa filluar dita.
Këtu është një udhëzues i dobishëm për të pushuar më mirë dhe për të arritur te festat e fundvitit me një mendje më të qetë dhe një rezervë të mirë energjie.
1. Takim në darkë: të darkoni natën vonë absolutisht duhet shmangur. Metabolizmi ynë ngadalësohet në fund të pasdites, kështu që është praktikë e mirë të mos shkoni të flini të rënduar nga vakti, kështu që lehtësoni tretjen, duke përshpejtuar orarin e darkës, e cila duhet të jetë ushqyese, por e lehtë.
2. Ushqimi i duhur: supat janë të përsosura, sepse ato ju hidratojnë dhe ju ngopin me shije pa ju rënduar shumë , por mbi të gjitha ju ngrohin edhe nga brenda. Pastaj nëse duam edhe ëmbëlsirë, ne mund të përgatisim mollët në furrë: me një spërkatje të kanellës ata do të jenë të shijshme dhe të lehta.
3. Përfitime rituale: të kënaqeni në një banjë të nxehtë është një mënyrë e jashtëzakonshme për t’u kujdesur për veten dhe gjithashtu një kënaqësi që është e aftë menjë herë të na qetë sojë trupin dhe mendjen. Këshilla e mençur? Hedhim në ujë disa pika vaj esencial: perfekt për lirimin e blloqeve të muskujve dhe lirimin e tensionit.
4. Dhjetë minuta në heshtje: një dritë e butë, muzikë relaksuese dhe një pozicion komod: nuk duhet të mungojnë kë to gjë ra kur duhet të çlodhemi. Frymëmarrja e thellë ndihmon të çlirohemi nga tensionet dhe të qartësojmë mendjen nga mendimet dhe emocionet. Një çast i qetësisë së brendshme është i përsosur për të kaluar drejt gjumit të qetë .
5. Harrojeni teknologjinë: më mirë i shmangni tabletat dhe kompjuterët gjatë orëve të mbrëmjes: ata tërheqin vëmendjen dhe na bëjnë që të kalojë koha e fjetjes. Në fund të ditës ne preferojmë meloditë e ulëta ose zero, do të jetë me të vërtetë një ilaç për mendjen: meritojmë pak relaksim, nuk duhet ta harrojmë!
6. Buzëqeshni se ju kalon: Aromaterapia mund të jetë një ndihmë e madhe për të na dhënë një atmosferë qetësie dhe humor të mirë. Le të përpiqemi me esencat e mandarinës dhe portokallit të ëmbël, të cilat sipas studimeve luftojnë stresin dhe nervozizmin duke nxitur qetësinë dhe gëzimin: le t’i vendosim në difuzor në pasditen e vonë , kështu që kur të futemi në shtëpi do të ndiejmë një aromë të veçantë dhe do të ndihemi te relaksuar.
7. Kënaqësitë dhe pasionet – të kesh një hobi ul nivelin e stresit dhe ndihmon për t’u çlodhur: kjo është ajo që del nga hulumtimi, por edhe se sa mund të përjetojmë ne çdo herë që i kushtohemi diçkaje që na pëlqen dhe na argëton. Në kuzhinë gjithçka është me vlerë, sepse na bën të ndjehemi mirë .
8. Për gjumë qetësues: për të pushuar më mirë dhe për të siguruar një gjumë të thellë, duke e bërë më të lehtë zgjimin energjik, provoni përdorimin e vajit thelbësor të livandos. Kundër dhimbjeve të qafës së mitrës dhe relaksimit të muskujve do të jetë e mjaftueshme për të shtuar disa pika vaj esencial në jastëk tonë: aq shumë parfum të pastër dhe të freskët, si dhe relaksim të garantuar.
9. Ritualet e natës së mirë: një infuzion është perfekt si ritual para se të shkoni në shtrat. Kamomili është i shkëlqyer për të na vënë në gjumë. Këshilla e mençur? Hidhni disa pika çaji bimor në pambuk dhe vendoseni butësisht mbi qepalla: do të jenë një ilaç i vërtetë për t’u dhënë ndihmë syve të lodhur dhe të fryrë.
10. E mbyllim për bukuri: oh mirë, se seksi është një qetësues i fuqishëm dhe një pilulë e pabesueshme e gjumit sigurisht që nuk është një mister. Për shembull, për të garantuar një natë të qetë, ne mund të kemi një masazh të ndërsjellë me partnerin, ndoshta duke përdorur një vaj vegjetal dhe disa pika vaj esencial kamomili. Përkëdheljet dhe përqafimet janë ideale për të hequr tensionet dhe për të na bërë të ndihemi të dëshiruar dhe të përkëdhelur: të dashur dhe të pamaskuar: më e mira për një natë të mbushur me ëndrra të bukura dhe një pushim manual.