Seanca parlamentare në Kuvend ka nisur me debate të ashpra. Sot do të hidhet në votim Vetingu i politikanëve, propozuar nga opozita. Opozita është ulur në vendin e saj, ndërkohë që kryetarët e grupeve të PD-së dhe PS, Edmond Spaho dhe Taulant Balla, po debatojnë për kandidaturat e Bordit të Bankës së Shqipërisë.
Partia Demokratike ka kundërshtuar me forcë kandidatët që do të votohen në Bordin e Bankës së Shqipërisë, pasi asnjeri prej tyre nuk është i propozuar nga opozita, përfshirë edhe ish-ministrin e Financave të PD-së, ridvan boden.
Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho ka ngritur zërin duke deklaruar qartë se, “në nuk pranojmë që kandidaturat që duhet t’i propozojë PD-ja, t’i propozojë mazhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i PD-së, por është i Edi Ramës!
Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione, t’i caktoni ju. Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votimin që keni bërë dje dhe doni të bëni sot.
Trego një dokument komunikimi që ke bërë me PD-në ose me pakicën në parlament për këtë çështje, Taulant, para se të thuash se i kam ndjekur të gjithë rrugët. Referoju Kushtetutës dhe rregullores. Rastet i ke të qarta. Nuk kalojnë tre kandidatura të Kuvendit me 28 firma. Kalon çdo kandidat me 28 firma. Po gjete një praktikë deri më sot që është ashtu si vepron ti, atëhërë unë tërhiqem nga kjo!”, tha Spaho.
Opozita kërkon përfaqësuesit e saj në Bordin e Bankës, Spaho: Ridvan Bode është përfaqësues i Ramës
Gjermania hap dyert për emigrantët, si të punësoheni në Gjermani, ka vetëm një kusht…
Tre ditë para pushimeve të fundvitit dhe pas debatesh shumë të gjata, qeveria e kancelares Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ato u prezantuan të mërkurën nga tre ministra: Horst Seehofer, ministër i Punëve të Brendshme, Hubertus Heil, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Peter Altmaier, ministër i Ekonomisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin. Projektligji i parë rregullon imigrimin e fuqisë punëtore nga jashtë, ndërsa projektligji i dytë u mundëson si ish-azilkërkuesve të refuzuar (me Duldung) të kthehen në imigrantë ekonomikë.
Risitë e ligjit për imigrimin e të kualifikuarve
Projektligji për imigrimin e të kualifikuarve, në gjermanisht: Fachkräftezuëanderungsgesetz, synon të heqë pengesat aktuale për imigrimin e rregullt ekonomik. Ai do të sjellë këto ndryshime në krahasim me ligjin aktual:
– unifikohet termi “punëtor i kualifikuar” , ku sipas ligjit të ri, përfshihen si të diplomuarit me arsim të lartë, ashtu edhe ata pa arsim të lartë, por me kualifikim profesional;
– hiqet kontrolli i prioritetit për të kualifikuarit me kontratë pune: Deri tani viza e punës jepet vetëm kur është konfirmuar se nuk ka gjermanë ose shtetas të BE-së me të njëjtin kualifikim që mund ta bëjnë atë punë, me ligjin e ri ky verifikim bie.
– hiqet kufizimi për imigrim vetëm për profesionet që kishin mungesa të fuqisë punëtore dhe hapet tregu për çdo të kualifikuar;
– ngjashëm si me të diplomuarit me arsim të lartë, edhe të kualifikuarit e tjerë do të kenë shans të vijnë në Gjermani me një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë. Parakusht për të marrë këtë vizë janë njohuri të gjuhës gjermane (minimumi niveli A2) dhe para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë periudhës së kërkimit të punës në Gjermani. Sipas ministrit të brendshëm Seehofer, pasi ta kenë gjetur vendin e punës dhe të kenë bërë edhe kontratën, ata duhet të aplikojnë sërish në ambasadë për vizë pune.
– përmirësohet mundësia e qëndrimit në Gjermani për të bërë kualifikime ose provime për njohje të diplomës ose certifikatës së bërë në vendin e prejardhjes;
– thjeshtohet procedura e vizave, përqendrohen kompetencat te zyra e të huajve dhe përshpejtohet dhënia e vizave për fuqinë punëtore.
Çfarë ndodh me ish-azilantët?
Projektligji i dytë ka të bëjë me ndryshimin e statusit nga ish-azilkërkues i refuzuar (statusi aktual: Duldung) në imigrant. Për këtë kalim është paraparë një leje qëndrimi e përkohshme prej 30 muajsh, në gjermanisht kjo leje quhet “Beschäftigungsduldung”, para se të kalohet te leja e qëndrimit të rregullt. Por nga ky rregull përfitojnë vetëm ata azilantë që kanë plotësuar këto kushte:
– të kenë qenë në marrëdhënie pune me orar të plotë prej së paku 18 muajsh;
– të jenë në gjendje t’i mbulojnë vetë shpenzimet e jetesës;
– të kenë familje të integruara, për shembull, fëmijët të frekuentojnë shkollën rregullisht;
– të jenë prej së paku një viti me statusin Duldung;
– të kenë njohuri gjuhe së paku në nivelin A2;
– të mos kenë qenë të dënuar penalisht;
– të mos kenë bërë përpjekje për të fshehur identitetin e vërtetë.
Ky ligj për ish-refugjatët është paraparë të jetë i vlefshëm fillimisht deri në mesin e vitit 2022. “Nëse përvoja me të do të jetë e mirë, ai do të zgjatet, përndryshe do të rishikohet”, tha ministri i brendshëm Seehofer.
Kur mund të hyjnë në fuqi ligjet?
Të dy ligjet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2020. Por më parë duhet të miratohen nga parlamenti (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat).
Me gjasë që në parlament projektligjet të pësojnë ndryshime të vogla, sidomos për sa i përket afatit të testimit të ligjit për personat me Duldung.
Frika më e madhe e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve është se dhënia e lejes së qëndrimit për azilkërkues të refuzuar mund të shërbejë si joshje për shumë imigrantë ekonomikë që të vijnë në Gjermani ilegalisht, fillimisht si azilantë, me shpresën se më pas mund të kthehen në imigrantë.
Matthias Middelberg, deputet i CDU-së nga Komisioni i Bundestag-ut për Çështje të Brendshme ka paralajmëruar që tani në një intervistë dhënë gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung” se planifikon të flasë me SPD-në për shkurtimin e këtij afati.
Siç bëri të ditur ministri i brendshëm Seehofer, projektligji i jep mundësi qeverisë që ta pezullojë ligjin, në rast se konstatohen abuzime masive.
Pritet që ligjet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat deri nga mesi i vitit 2019, në mënyrë që të mund të vihen në jetë në fillim të janarit të vitit 2020. Sipas ekspertëve, që nga miratimi i ligjit e deri në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për implementimin e tij nevojiten gjashtë muaj
Arrat, ilaçi magjik kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit, obezitetit
Një studim i ri ka bashkuar të dhënat e sondazheve dhe studimeve të mëparshme lidhur me efektet e dobishme të arrave dhe frutave të thata; konsumimi i tyre zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.
Një grusht fruta të thata në ditë për t’u mbrojtur nga sëmundjet koronare të zemrës, kanceri, por edhe diabeti, nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe madje edhe obeziteti.
Këtë fakt e tregon me numra dhe përqindje një studim i madh i publikuar në BMC Medicine, i udhëhequr nga një ekip epidemiologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga Imperial College, në Londër dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë norvegjeze.
Sondazhi ka vlerësuar 29 studime ndërkombëtare që përmbajnë një total prej më shumë se 800 mijë njerëzish, burra dhe gra, ku përfshihen 12.000 raste të sëmundjeve koronare të zemrës, 9,000 infarkte, 18,000 raste mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri dhe 85 mijë vdekje, dhe arriti në përfundimin se një dozë ditore prej 20 gramë fruta të thata në ditë – sidomos arra, lajthi apo kikirikë – redukton me të paktën 30 për qind gjasat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, 15 për qind nga patologji kancerogjene, dhe 22 për qind rrezikun e vdekjes së parakohshme.
Jo vetëm kaq: konsumi i një sasie prej 20 gramë frutash të thata në ditë lidhet, edhe pse me rezultate më pak të qarta se sa në rastin e patologjive të sipërpërmendura, edhe në zvogëlimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Dhe kjo, sipas autorëve të studimit, pavarësisht nga dallimet gjinore, shtirja gjeografike dhe faktorë të tjerë të rrezikut, të pranishëm në mesin e mijëra personave të përfshirë në studim.
Një efekt çudibërës në një sasi të vogël ushqimi të vetëm, që veç të tjerash konsiderohet botërisht shumë i shijshëm.
“Në studimet e lidhura me ushqimet, deri më tani pjesa më e madhe e hulumtimeve ishte përqendruar kryesisht mbi ‘vrasësit’ e mëdhenj të tillë si sëmundje të zemrës, iktusi dhe kancerin, por tani ne jemi duke mbledhur të dhëna edhe për sëmundje të tjera, – thotë Dagfinn Aune, studiues i shëndetit publik në Imperial College.
– Ne kemi zbuluar një reduktim të ndjeshëm të rrezikut nga sëmundje të ndryshme, çka është një tregues i fortë i një marrëdhënieje të vërtetë mes konsumimit të frutave të thata dhe rezultateve të ndryshme shëndetësore. Është një efekt mjaft i dukshëm për një sasi kaq të vogël ushqimi.”
Bylykbashi: Kryeministri dhe ministrat kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kriminelët
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka paratiru në kuvend, projekligjin e propozuar nga PD-ja për vetingun në politikë duke theksuar nevojën e domosdoshme të tij pasi, siç u shpreh ai, Kryeministri dhe ministrat e PS kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kriminelët me pasoja të qarta në kurriz të interesit publik.
‘Kjo çështje nuk ka debat, asnjë nga ju s’mund të ngrihet e të thotë është i sajuar dhe po i nxini fytyrën e Shqipërisë.
Po flasim për politikanë, të cilët kanë marrëdhënie të drejtpdrejtë, të lartë, të grupit tuaj parlamentar.
Kryeministri dhe ministrat kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kriminelët, të vazhdueshme, konsistente, sistematike, me pasoja të qarta në kurriz të interesit publik.
Kjo është arsyeja me të cilën ne po përpiqemi të mbyllim unazën për të mbrojtur institucionet demokratike të këtij vendi’, tha Bylykbashi.
Qytetarët mbështesin studentët për kërkesat e tyre: Rama të largohet!
Dhjetëra telefonues çdo ditë shprehin mbështetjen për studentët që protestojnë prej dy javësh për plotësimin e kërkesave të tyre. Ndonëse të ndarë në bindje politike, qytetarët bashkohen në një emërues se studentët duhet të vazhdojnë të këmbëngulin për kërkesat e tyre. Në emisionin e mëngjesit “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 shumë qytetarë e kanë pasur kryefjalë protestën e studentëve duke i mbështetur dhe duke u solidarizuar me ta.
Telefonues 1: Mendoj se Edi Rama është njeriu i duhur për vendin. Populli shqiptar e do se avash avash po vete 80 vetë. E do Amerika. Ata që e shajnë janë të paguar nga Mona dhe Luli.
Bashkimi: Pse ju që e lavdëroni jeni i paguar nga Edi Rama. Nuk kemi pse paragjykojmë, çdo njeri ka bindjen e vet.
Telefonues 2: Kam ditë që e kam ndjekur gjithë aktivitetin që po bëjnë studentët. Jam dakord me ta. Por më duket se janë të përgjysmuar, nuk janë të gjithë të një mendimi. Më duket se ka një shtytje.
Telefonues 3: Ai Edi Rama nuk mbush fare, është shumë i poshtër. Si tallet me popullin, me studentët.
Telefonues 4: Dje gjithë shqiptarët panë se si u bashkuan në Kuvend gjithë hajdutët e këtij kombi. Të drejtë kanë studentët.
Telefonues 5: Bashkohem dhe unë me studentët, me kauzën time. Ai deputeti që e qëlloi me vezë ia bëri shumë mirë.
Telefonues 6: Jam me studentët. Nuk kishte nevojë të rregullonte rrugën tek Astiri se një rrugë është atje dhe t’ua kalonte paratë studentëve. Nuk kishte nevojë t’i nxirrte njerëzit në rrugë. Kjo qeveri është fatkeqësi e madhe që nga koha e Enver Hoxhës. Të mos dorëzohen studentët.
Telefonues 7: Nga Korça flas. Mendoj se Edi Rama duhet të largohet urgjentisht nga qeveria. ka 14 ditë që tallet me studentët. E ka lënë rininë në rrugë, në të ftohtë. Ai duhet të largohet. Ai tallet me studentët, tallet me qytetarët. Në çdo universitet që shkon atë e nxjerrin jashtë, ai vazhdon me të njëjtën gjë.
Dëshmi të reja nga Italia/ Habilajt blenë bizhuteritë për një njeri të pushtetshëm në Shqipëri
Zbardhen dëshmitë të reja në lidhje me bandën e Habilajve dhe lidhjet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e 47-vjeçari Antonio Riela, i cili është një nga blerësit e lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria prej vëllezërve Habilaj.
Duke folur në gjykatë, Riela nuk ka dashur që të tregojë emrin e pronarit të depos ku ruhej droga në Katania, por ka dhënë detaje për mënyrën sesi njihej Moisi Habilaj.
Sipas tij Habilaj mbrohej nga një person i fuqishëm dhe me mjaft pushtet në Shqipëri.
‘Moisi Habilaj më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, i cili e lejonte atë që të transportonte sasi të mëdha të marjuanës,’ ka thënë 47-vjeçari italian në Gjykatë.
‘Ai më tha edhe emrin e këtij personi, por tani nuk më kujtohet’, ka shtuar më tej Riela në përballjen me gjykatësin Andrea Bonomo.
Më tej ai ka folur dhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.
‘Unë shoqërova Moisin tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, me një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se bizhuteritë do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë. Ishte dhjetor i vitit 2013’, është shprehur më tej Reila.
/Syri.net
Studenti denoncon terrorin në takimin me Ramën: U kontrrolluam disa herë, çfarë jemi ne kriminela?!
Një prej studentëve të inxhinierisë së Ndërtimit i ftuar në studion e Opinion është shprehur se në takimin e sotëm me kryeminsitrin Rama janë kontrrolluar disa herë nga Garda e Republikës dhe disa prej tyre nuk janë lejuar të hyjnë në sallën ku Rama do të mbante takimin.
-Sot kishim një ftesë për dialog.
-Çfarë dialogu ishte?
Dialog që tek dera kontrrolloheshim, më pas edhe në hyrje të sallës kontrolloheshim perseri,edhe kur hynim Brenda kontrolloheshim prapë, çfarë jemi ne, kriminelë jemi ne.
Pse janë ndaluar disa persona që të futen njerëz”, u shpreh student në Opinion.
Biseda me Ramën në celular, Ana: Ja çfarë më shkruajti kryeministri
Debati i Anës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me kryeministrin.
E ftuar sonte në studion e emisionit “Opinion”, studentja shpjegoi arsyet e kësaj kontradikte me kreun e qeverisë.
Më poshtë komunikimi i saj në studio dhe mesazhet që ka këmbyer me kryeministrin Rama.
Ana: Vij nga Gramshi. Jam vetë e pesta në shtëpi dhe përveç meje askush tjetër në familje nuk punon. Paguaj 400 lekë për shkollën. Paguajmë jashtëzakonisht shumë për projektet e shkollës. Llogaritë e shkollës janë të mëdha dhe mezi arrihen. Kryeministri duhet të hedhë firmën dhe s’ka nevojë të vijë në çdo fakultet. Ai nuk di të dëgjojë.
Studentja: Unë këtu po lexoj mesazhin e parë që i kam dërguar kryeministrit.
Haxhiu: Nuk është etike të lexohet komunikimi personal me dikë.
Shpresa tek drejtësia amerikane, kush ka marrë kaparin 30 milionë euro të Unazës
Lulzim BASHA
Gjithsecili prej jush e di se çfarë do të thotë të çosh një fëmijë në universitet. Skenari i shpenzimeve për një student për një familje mesatare shqiptare është ky:
1. për tarifën mesatare vjetore bachelor 25 mijë lekë,
2. master 100 mijë,
3. konvikt dhe ushqim 220 mijë,
4. libra 15 mijë,
5. telefon – abone – transport urban dhe të tjera 25 mijë.
Në total për 3 vite bachelor dhe për 2 vite master një familje shqiptare duhet të shpenzojë afro 1 milionë 575 mijë lekë të reja apo afro 15 milionë lekë të vjetra.
Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet, një familje mesatare shqiptare duhet të kursejë afro 875 mijë lekë të vjetra në vit, më shumë se 4 paga minimale mujore. I bie afro 72 mijë lekë të vjetra në muaj që duhet të kursejë çdo familje mesatare shqiptare që çon një fëmijë në universitet. I bie afro 35 % e pagës minimale mujore.
Këto janë shifrat, por në fakt janë më shumë se shifra. Janë të shkruara në vragat e fytyrave të nënave dhe baballarëve shqiptarë, janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisur, janë të shprehura në tavolinat e tyre të zbrazura.
Sepse të çosh sot një fëmijë në universitet në Shqipëri është një sakrificë e jashtëzakonshme financiare, e papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve.
Ky është skenari i shpenzimeve për një student. Po familjet që aspirojnë të çojnë më shumë se një fëmijë në universitet? E kuptoni, fatura bëhet totalisht e papërballueshme.
Propozimet e PD për zgjidhjen e problemit të shkaktuar nga praktika e ligjit korruptiv të arsimit të lartë dhe buxheti korruptiv i shtetit në këto 5 vite janë të qarta: dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë nga 74 milionë dollarë në afro 150 milionë dollarë.
Propozimi ynë është që ky dyfishim të përdoret në dy mënyra.
Së pari, fasha e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj të përfitojnë subvencionim të plotë të tarifës nga buxheti i dyfishuar për arsimin e lartë.
Nga kjo do të përfitojnë afro 112 mijë studentë të cilat sipas projeksioneve të censusit dhe INSTAT i përkasin familjeve me të ardhura minimale prej 640 mijë lekësh në muaj, të përllogaritura sipas minimumit jetik prej 160 mijë lekësh në muaj shumëzuar me 4 anëtarë në familje. Efekti buxhetor do të jetë afro 3.6 miliardë lekë, 36 milionë dollarë.
Së dyti, fasha e dytë e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj është afro 10 % e numrit të studentëve në universitetet publike.
Sipas projeksioneve të censusit dhe të INSTAT-it, shpenzimet mesatare të familjeve nga vijnë këta 10 % e studentëve, janë afro 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Mund të themi pra me siguri, se nuk i përkasin një fashe që mund të konsiderohet e varfër apo e pamundur në Shqipëri. Për këtë fashë të studentëve, propozimi i Partisë Demokratike është përgjysmimi i tarifës. Efekti financiar është 2 milionë dollarë, vetëm 200 milionë lekë në vit.
Pra, me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, 38 milionë dollarë duhet të kalojnë si trasfertë direkte universiteteve publike vetëm për tarifat e studentëve.
Mbeten afro 37 milionë dollarë të tjerë, nga të cilat duhet të destinohen së paku 5 milionë të tillë për politikën sociale të shpenzimeve për familjet që janë shumë më poshtë se mimimumi prej 640 mijë lekë në muaj.
Për këto familje, që janë në ndihmë ekonomike dhe pa ndihmë ekonomike apo me atë ndihmë ekonomike lëmoshë, të cilat nuk sigurojnë dot as mjaftueshëm para për të blerë bukën e thatë, për këto familje është totalisht e pamundur ta paguajnë koston minimale prej afro 2200 dollarësh në vit, 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra, që janë pagesat vjetore për konvikt/qera dhe afro 6 mijë lekë të vjetra për ushqim, shifra që natyrisht nuk i thonë asgjë, as parafolësit dhe as racës së tij në pushtet.
5 milionë dollarë duhen pra për të ndihmuar këtë numër studentësh, duke qenë konservatorë dhe jo dorëlëshuar, por duke bërë të mundur që edhe për ato familje në nevojë ekstreme, që nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë lek për fëmijët e tyre, buxheti i shtetit t’u vijë në ndihmë.
Kjo do të lërë afro 32 milionë dollarë për politikat e tjera, që do të shkojnë për infrastrukturën konviktore, auditoret, bibliotekat, IT-në, rritjen e cilësisë së mësimdhënies në tërësi.
Sa ka shtuar banda e hajdutëve në buxhet krahasuar me vitin që po lëmë pas? 200 mijë dollarë ka shtuar krahasuar me vjet dhe brenda këtyre 200 mijë dollarëve, ky mashtrues (Arben Ahmetaj) këtu thotë se do të jap para edhe për ata që s’kanë, që janë në ndihmë ekonomike, edhe përgjysmim tarifash, edhe këtë edhe atë. Çdokush e ka të qartë se janë mashtrime, janë gënjeshtra.
Nuk ka vendosur mjaftueshëm para në buxhet për të paguar as për 100 studentë në ndihmë ekonomike. Pse?
Sepse Në buxhetin e vitit 2019, 18 milionë dollarë, Edi Rama i ka ndarë për shpenzime luksi për rikonstruksione, ndërtime, pajisje zyrash, kompjuterike dhe blerje makinash për bandën e hajdutëve.
21 milionë dollar të tjerë i ka shtuar shpenzimet operative, biletat e avionëve, hotelet e luksit ku derdhet parja lumë për orgjitë qeveritare.
Vetëm vitin e ardhshëm, 12 milionë dollarë i ka parashikuar për Viktoria Invest, për Salillarin, për Biba X, DH-në apo për këdo tjetër që do ta zëvëndësojë në megavjedhjen e unazës dhe në pastrimin e parave të pista, ku shpresoj që drejtësia amerikane do të çojë drejt rezultateve të pritura për shqiptarët edhe politikanët që kanë marrë kaparin.
Tre inceneratorët e Arben Ahmetajt, 21 milionë dollarë do t’i japë Klodianit të vet që ka regjistruar kompanitë në parajsat fiskale në Holandë.
Prandaj ka lënë vetëm 200 mijë dollarë shtesë për studentët.
Tre PPP-të në shëndetësi, Vilma, Ilir Rrapaj, Jani Karathano, do të marrin vitin e ardhshëm 33 milion dollarë.
Pra, në total po t’i mbledhësh këto, 105 milion dollarë.
Shumë më shumë sesa duhen për dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë.
Nuk po futemi këtu te Kastrat-Salillari me 6.8 milion dollarë, tek Gjoka me 26 milion dollarë dhe shumë të tjera, të cilat do të kemi kohë t’i marrim një nga një ne dhe, së shpejti, drejtësia.
Siç e shikoni, lekë ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, po nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe i bandës së tij të babëzitur të hajdutëve, që kanë kaluar në overdozë parash, është që këto para t’i vjedhin dhe t’i bëjnë rrush e kumbulla.
Natyrisht, vetëm dyfishimi i buxhetit nuk mjafton.
Duhet një reformë e thellë, e cila fillon me anulimin e ligjit për arsimin e lartë. Duhet një reformë e thellë që duhet të udhëhiqet nga parimet e demokratizimit, mirëmenaxhimit, përgjegjësisë së mësimdhënies, përmes transparencës dhe vlerësimit të pavarur, rankimit të famshëm që kurrë nuk erdhi.
Sepse studentët nuk duan thjesht dhe vetëm ulje tarifash dhe rritje shpenzimesh për ta, por, mbi të gjitha, duan që paratë e taksapaguesve, të prindërve të tyre, të shkojnë për shpenzime të drejta.
Reforma duhet të jetë e thellë dhe e gjithanshme.
Partia Demokratike ka një platformë, të cilën do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët.
Por sot le të mjaftohemi me këtë të vërtetë që nxjerr zbuluar autorët e kësaj farse: Para ka, por hajdutët i duan vetëm për vete!
Zbardhet skandali, si u legalizua për 6 muaj objekti i trafikantit të drogës Mond Bega
Emisioni i sotëm i gazetarit Ylli Rakipi në News24, “Të Paekspozuarit” po diskutohet tema “Të gjithë me oligarkë”.
Të ftuar në studio janë Gazment Bardhi, Mentor Nazarko, Andi Bushati, Ilir Babaramo dhe në lidhje Skype, Fatos Lubonja.
Kryefjalë e diskutimit është një aferë tjetër korruptive që sipas Partisë Demokratike lidhet me Unazën e Re.
Eksperti ligjor i PD, Gazment Bardhi, thotë se Rama e Veliaj kanë ndryshuar me vetëdije projektin e Unazës për të lënë biznesmenin Edmond Bego të ndërtojë një kompleks luksoz.
Bardhi: Në vitin 1995 banorët në pronën që tregova marrin vendim për kompesim për pronat. Pra nëse shteti do i nxirrte në shitje këto prona kërkon personat që i ka njohur të drejtën e pronësisë së këtij trualli. Nga ’95 deri në 2004 nuk ka shprehje vullneti nga banorët për të privatizuar magazinat që ndodhen aty. Në vitin 2014 afrohet një biznesmen jo i panjohur publik, Edmond Bego, dënuar për trafik droge. Ai i merr përsipër atyre se do garantojë privatizimin nga shteti në emër të tyre. Në 2015 Ahmetaj nxjerr një udhër për vlerësimin e këtyre pronave. E gjithë vlera e plotë e privatizimit e ndarë në 4 këste është paguar nga Mond Bego. Këto dokumenta do publikohen ditën e hënë. Për 6 muajsh, ajo që skishte ndodhur nga ’95 në vitin 2016, ndodhi brenda kësaj kohe të shkurtër. Aty parashikohet ndërtimi i një kompleksi.
Rakipi: Ahmetaj tha se Genc Ruli e ka privatizuar këtë pronë
Bardhi: Mashtrim. Është mashtrim. Kontrata është lidhur në vitin 2016, është fakt dhe e provuar. Ajo që është aferë në këtë rast do ta them tani. Pronarët më parë i kishin dhënë tagrën Edmond Begos për ta privatizuar. Privatizimi ka mbaruar në 6 muaj kur në lojë është futur trafikanti Edmond Bego. Në 2016 është bërë privatizimi për të ndërtuar pallati. Aty nuk lejohej ndërtimi. Se projekti prekej nga projekti i rehabilitimit të Lanës. I bërë kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Basha. Tani ndryshoi plani vendor i Tiranës. Projekti i Lanës spostohet që të mos prekë aty ku ka në plan të ndërtojë pallate Edmond Bego. 6 muaj pasi Bego mori këtë pronë, ndryshon plani vendor.
Babaramo: Kush e nxorri në shitje?
Bardhi: Ministria e Ekonomisë.