Studentët i kanë dërguar Kuvendit të Shqipërisë një letër, ku kanë renditur disa kërkesa që duan të plotësohen me buxhetin e vitit 2019, të cilat kanë në bazë 8 pikat e parashtruara prej tyre që në fillimet e protestës.
Si pikë të parë në këtë letër drejtuar Kuvendit, studentët rendisin kërkesën për rritjen e buxhetit të arsimit në 5% të GDP-së, me qëllim përgjysmimin e tarifës për çdo nivel studimi.
Po ashtu studentët kërkojnë përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës në universitete dhe konvikte si edhe transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe publikim të shpenzimeve on-line.
Një kërkesë tjetër në letrën e studentëve drejtuar Kuvendit është rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për Dekan dhe Rektor si dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin Akademik.
Gjithashtu studentët protestues kërkojnë rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave dhe teksteve mësimore.
Ndër kërkesat e tjera janë pajisja me kartën e studentit, ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane si dhe vlerësimi i performancës së pedagogëve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Kërkesat e studentëve dërguar Kuvendit nga protesta
Brenda tre muajve të parë të 2019, skema për rritjen e re të çmimit të energjisë
Qytetarët shqiptarë shumë shpejt do të përballen sërish me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo pasi qeveria ka miratuar një plan për reformimin e sektorit energjetik.
Ky plan i qeverisë do të sillte rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vitin 2020.
Sipas dokumentit, brenda tremujorit të parë të vitit tjetër, institucionet përgjegjëse, ku bëjnë pjesë enti rregullator, qeveria dhe Ministria e Energjisë, do të miratojnë hapat që duhen ndërmarrë për liberalizimin e tregut dhe derregullimin e çmimeve të energjisë.
Këto hapa do të mundësojnë që të gjithë konsumatorët e lidhur në tensionin e ulët, përveç familjeve, të dalin nga tregu i rregulluar i energjisë, pra të mos furnizohen më me çmim të rregulluar si tani, por ta blejnë energjinë në treg të lirë.
Megjithatë, dokumenti sinjalizon se çmimi i energjisë mund të ndryshojë edhe për familjarët, pasi vetë qeveria shprehet se reforma e tarifave mund të kërkojë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.
Ky element i politikave të reformës dhe të tjerë elemente përforcojnë nevojën për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.
Plani ka të detajuara të gjitha masat që do të ndërmerren bashkë me afatet përkatëse. Sipas tij, skema e re tarifore do të miratohet në fund të vitit të ardhshëm deri në tremujorin e tretë të vitit 2020 dhe po në këtë periudhë qeveria do të miratojë skemën mbështetëse për konsumatorët në nevojë.
Plani i ri parashikon ndryshime të rëndësishme në tregun e energjisë, duke përfshirë dhe privatizimin e plotë të furnizimit tek investitorë strategjikë. Kjo do të thotë që OSHEE do të mbetet shtetërore vetëm në pjesën e administrimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të shpërndarjes, ndërsa furnizimi dhe faturimi i energjisë do t’i kalojnë privatit.
/Syri.net
Flet studentja që gozhdoi Ramën: Më bëri telefonatë në mes të natës… (Debati)
Debati i radhës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me Kryeministrin.
Momenti i largimit erdhi pasi studentja e arkitekturës Fjorela Beleshi u shpreh se ai nuk ishte një dialog por një monolog. Madje i lexoi edhe bisedën e bërë përmes telefonit kryeministrit 1 natë më parë. Studentja e arkitekturës ka thënë për Ora News se nuk mund të qëndronin më për të dëgjuar monologun e radhës.
Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH.Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.
E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.
Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në ëhatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndjenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelësa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para.Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.
Debati
Studentja: S’më lini të flas se e dini se çfarë do të them. Si fillim më thonë si e kuptoni ju fjalën zhvatje me vetëdije?
Rama: Skandaloze!
Studentja: Skandaloze? Pse është skandaloze kur ajo po bëhet realisht?
Rama: S’ta shpjegoj dot.
Studentja: Unë e kupto, ju se keni shpjeguar. Edhe mbrëmë nuk më keni dhënë përgjigje.
Rama: Të lutem, mbasi më ke shkruar atë fjalë…
Studentja: Jo, më keni thënë, ta them unë çfarë me keni thënë.
Rama: Lexoje.
Studentja: Më keni thënë gjatë gjithë këtyre ditëve jeni treguar në një nivel shumë të lartë dembelash mendorë.
Rama: S’është fjalia ime kjo.
Studentja: Është fjalia juaj, është fjalia juaj zoti Rama. Më keni marrë në telefon në orën 10 e gjysëm të natës.
Rama: Shiko…
Studentja: Të mbaroj unë pastaj fol, ashti siç ja bëre të gjithëve…
Rama: Lexoje.
Studentja: Të mbaroj unë.
Rama: Lexoje.
Studentja: Të mbaroj unë dhe pastaj flisni ju.
Rama: Jo, lexoje në mënyrë korrekte.
Studentja: Po, ta them unë tani kush është mënyra korrekte.
Studentja: Çfarë jemi ne për ju, lolo të qeverisë?
Rama: Çohu ik fare.
Studentja: Ju them dhe unë të gjithë shqiptarëve që ju nuk doni dialog, por doni monolog me veten. Nuk na bleni dot si keni blerë 1000 freshistat. Nuk na blini dot, nuk na këcënoni dot se do na hiqni prindërit nga puna, nuk na kërcënoni dot me makina.
Rama: Mbaruat?
Studentja: Jo nuk kam mbaruar. Ky nuk është dialog. Ju po na detyroni të vijmë këtu dhe nuk po bëni dialog, ashtu siç nuk keni bërë me të gjitha universitetet e tjera duke filluar nga ai i UBT-së. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vetë. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.
Rama fyen sërish: “Unë jam Tomi përballë 200 xherrave”, studentët braktisin takimin
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, është shoqëruar me debate e përplasje të shumta.
Duke bashkëbiseduar me “FRESSH-istë” dhe ndonjë student tek tuk të arkitekturës, Edi Rama nuk ka ngurruar sërish ti fyej studentët.
Unë do vij prapë, por jo si sot “Tomi përballë 200 xherrave”, duke pasur parasysh filmin vizatimor “T vs Xh”. Në çdo ndërhyrje Rama nuk lë raste pa fyer studentet.
Që në fillim Rama u mundua të vendosë rregull duke u përmenduar studentëve edukatën që duhet të tregojnë në dialog, por njëri nga studentët ia tha në sy se i paedukatë me studentët ishtre treguar kryeministri.
Braktisja e sallës nga një grup studentësh erdhi në momentin kur njëra nga studentet që ishte e pranishme mori mikrofonin dhe drejtoj akuza të forta ndaj Ramës se studentët po kërcënoheshin edhe me heqjen e prindërve nga puna. Mllefi i studentes ndaj kreut të qeverisë dukej se kishte si shkak edhe mesazhet që ajo kishte shkëmbyer me kryeministrin në telefon.
‘Faxëeb.al’ ka siguruar dhe përmbajtjen e mesazheve që studentja ka shkëmbyer me kryeministrin ku Rama i shkruan studentes se stuedentët nuk përfaqësojnë popullin, madje duke iu referuar akuzës së saj për zhvatje, Rama thotë se kjo fjalë është paturpësi që flet, sipas tij për “dembelizmin mendor”.
Këtë përgjigje, studentja ia lexoi në sy Ramës gjatë takimit dhe më pas bëri thirrje për të braktisur këtë takim sepse aty nuk kishte dialog, por monolog.
PD: Lirimi i djalit përdhunues të deputetit të PS, për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës
Partia Demokratikeka reaguar pas lirimit të djalit të deputetit të PS, Rexhep Rraja, cili u akuzua për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Xhisiela Malokut.
Me anë të një deklarate për mediat, PD e cilëson vendimin për lirimin e Rexhep Rrajës si një urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë në mbrojtje të gjithë mafiozët dhe kriminelët.
Sipas PD, Rama nuk ka ndërmend që të ndërtojë drejtësi për shqiptarët, por vetëm për kriminelët.
Ja deklarata e PD:
Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.
I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës.
Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.
Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.
Çfarë po ndodh në Vlorë? Pas tritolit në makinë, shpërthim në një pallat
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Banorët janë përfshirë nga paniku pasi një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ndodhur në një pallat.
Sipas banorëve shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në katin e tretë të një pallati, i njohur si “Albano e Romina”.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje por nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen.
Pak minuta më herët u hodh në erë me tritol një automjet në zonën e Orikumit, në pronësi të shoferit të ambulancës Vezir Bello.
Shpërthim tritoli në Vlorë, hidhet në erë një makinë
Një automjet ka shpërthyer në Orikum (Vlorë) ndërsa ka qenë i parkuar. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Automjetit i është vendosur lëndë plasëse. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Makina që i kanë vendosur lëndën plasëse është e shoferit të ambulances së Orikumit. Nga ana e policisë ende nuk ka asnjë informacion.
Nga shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa mjeti i përket shtetasit Vezir Bello. Ky i fundit punonte si shofer ambulance në Orikum të Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ishte parkuar gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi, ndërsa ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Lirohet me urdhër të Ramës djali përdhunues i deputetit të PS
Përdhunuesi Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja u lirua sot nga burgu. Gjykata e Krujës nuk ka pranuar të dënojë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së.
Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Rexhep Rrajën, me akuzën për përndjekje të Xhisiela Malokut.
Por gjyqtarja Engjellushe Tahiri ka vendosur qe Rraja ka nevoje per riedukim dhe do te beje 1 vit sherbim prove.
Ai u akuza për dhunë ndaj një vajze në zonën e Fushë Krujës, dhunë kjo që pas pohimit të parë u mohua pak më vonë nga e dhunuara.
Berisha thirrje deputetëve të PS: Hajdeni të votojmë ligjin që i bën Zero tarifat për studentët!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ftuar ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit deputetët e mazhorancës që të votojnë sëbashku ligjin që i bën zero tarifat për Universitet publike, si shenjë mirënjohjeje për të rinjtë shqiptarë.
Ai tha se të rinjtë që protestojnë sot, po luftojnë për të ardhmen, pasi ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.
‘A keni ju shpirt të votojmë sot ligjin universitet pa tarifa për të gjithë shqiptarët. Pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre, ata s’po luftojnë vetëm për ditën e sotme, po luftojnë të bëjnë Shqipërinë. Edhe neve një akt mirënjohjeje të votojmë ligjin universitet publike pas asnjë tarifë, por nuk na lënë hajdutët dhe hajdutëria. Unë jam i bindur se ata studentë do të fitojnë sepse ata kanë rikthyer në gjeneratën e tyre ëndrrën europiane. Ëndrra, nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë rini, mjerë ju ku do shkoni’, deklaroi Berisha.
Berisha tha se, përballë kësaj pranvere, përballë këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. “Përshëndes studentët e Vlorës që i dhanë një leksion mashtruesit të madh. “Përshëndes studentët e Mjekësisë që i mbyllin dyert dialogut me krimin. Përshëndes ata mijëra qytetarë që janë në grevën më të madhe, kanë bojkotuar mësimin, po zgjojnë te qytetarët më të rëndësishëm të njeriut, shpresës. Mjerë ju ku do shkoni përballë uraganit rinor të studentëve”, u shpreh Berisha.
Berisha-Ramës: Deri në 2008-të nuk kishte para, sot jeton në vilë luksi në Surrel, ku i gjeti lekët
Ish-Kryeministri Berisha deklaroi sot në Kuvend se, shqiptarët dhe studentët nuk e besojnë më mashtruesin Edi Rama.
Ish-kreu i qeverisë gjithashtu bëri publike edhe deklaratën e pasurisë së kryeministrit Edi Rama, i cili deri në vitin 2008-të nuk kishte deklaruar asnjë pasuri, ndërsa sot jeton në një vilë luksoze në Surrel.
‘Përshëndes studentët e Vlorës për leksionin që i dhanë kryemashtruesit. Përshëndes studentët e Elbasanit që i thanë nuk ke vend në Elbasan. Përshëndes studentët e mjekësisë që i mbyllën dyert kryekreut të krimit. Përshëndes qindra mijërat studentët që janë sot në grevën më të madhe që nga viti 1991.
Flamuri i tyre ëhstë flamuri i shjpresës mjerë ju ku do të shkoni, asgjë nuk mund të ndalë uraganin rinor të studentëve shqiptarë. Përballë këtij uragani qëndrojë korruptorë, ata të cilët janë përgjegjës për dëmin e arsimit shqiptarë, qëndron ai që vodhi paratë e buxhetit, qëndron ai sëbashku me tjetër që i bënë paratë vila, paratë e taksapaguesve.
Dil dhe thuaji studentëve ministre se si e ndërtove vilën, shko thuaju studentëve se ke shpenzuar 15 milionë euro për rikonstruksionin e godinës. Shko thuaju studentëve se pse bllokove për 3 vite me radhë masterat.
Thirre atë Gramoz të vijë përballë, jo të më sjellë mesazhe nga Vlora. A e patë se çfarë i bëri lab trim, kur i tha se ku i gjete paratë për vilën e Surrelit. I dashur student po të jap të dhënat që ka dhënë vetë kryehajduti i Surrelit, në 2004 në ILDKP, ai nuk ka deklaruar asnjë qindarkë kesh, në 2005-n asnjë konto bankare, në 2006-n nuk deklaron asgjë, as kursime as dhurata as prona, Edi Rama në 2008-të llogari bankare në Credins, 40 mijë 938 lekë, 2937 euro, ja ku e keni pronarin e sarajeve të Surrelit.
Në 2009-n ja ha miu lekët, zbresin llogaritë, nga 3 mijë euro mbeten 1324 euro, prandaj shkon nga salla në sallë, njëherë bën manjakun dhe njëherë banditi, por ai e di se çfarë e pret. Nga doli vila, Ulsi thuajua pak studentëve të Dibrës ti. Prandaj studentët nuk ju besojnë, ju ka ardhur fundi gënjeshtrave tuaja’, deklaroi Berisha.