22.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Basha: Dyfishim i buxhetit për studentët, PD gati platformën për Arsimin e Lartë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot nga foltorja e kuvendit se e vetmja mënyrë për të zgjidhur ngërçin në arsim, është anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe dyfishimi i buxhetit.
Teksa bëri bilancin e çdo familje shqiptare që ka një fëmijë në universitet, Basha tha se nevojiten 15 milionë lekë për ciklin e shkollimit. Po ashtu ai bëri me dije se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë, ndërsa do të vijojë konsultimi me pedagogët dhe studentët.
“Të dashur qytetarë gjithsecili prej jush e di ça do të thotë të çosh një fëmijë student. Kostoja mesatare është 25 mijë. Për konvikt e ushqim 220 mijë, për transport dhe urban, 25 mijë. Për tre vite bachelor dhe dy vite master një familje shqiptare duhet të shpenzojë 15 mln lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet familja duhet të kursej 72 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë shifra, por janë më shumë sesa shifra. Janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisura dhe në tavolinat e tyre të zbrazura. Të çosh sot një fëmijë në universitet është e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka për të dyfishuar buxhetin e arsimit të lartë, por nuk ka vullnet. Vullneti i Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve është që këto para t’i marrin dhe t’i shpenzojnë për luks dhe orgji’, deklaroi Basha.

Mediat e huaja jehonë vezës ndaj Ramës, “Nju Jork Times”: Kryeministri u qëllua në Parlament

Jehona e vezës ndaj Edi Ramës në Kuvend ka marrë dhenë.
Jo vetëm në mediat fqinje, por lajmi për gjuajtjen e Edi Ramës me vezë në Kuvend ka mbërritur deri në SHBA.
Nju Jork Times në një artikull të saj shkruan se Edi Rama u qëllua me vezë nga deputeti i opozitës, Endri Hasa.
Sipas NYT, opozita theu bojkotin disa mujor.

50 pedagogë i bashkohen protestës së studentëve: Të shfuqizohet ligji i arsimit të lartë (Deklarata)

Mbi 50 pedagogë të universitetit të Shkencave Sociale i janë bashkuar protestës së studentëve të tyre që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.
Kryeministri Rama në “dialogët” e tij me studentët e ka mohuar kategorikisht abrogimin e asaj që ai e cilëson si një nga reformat e tij kryesore. Por, pedagogët e quajnë atë një zëri si “shkakun themeltar të problemeve në universitetet publike shqiptare”.
Për të mbështetur kërkesën e tyre ata kanë shpërndarë edhe një dokument drejtuar rektoratit që në fillim të vitit 2015 ku ata bënin vërejtje thelbësore për reformën ende të pa miratuar në parlament.
Por ashtu sikurse ndodh rëndom, kërkesat e tyre nuk u morën parasysh nga një mazhorancë e shurdhër, e vetkënaqur dhe që kishte vetëm një qëllim, të shpinte paratë e publikut tek privatët.
Pra veprimi i tyre i sotëm ngjan koherent me një qëndrim të mbajtur prej vitesh dhe jo një ndjenjë emocionale e shkaktuar nga solidarizimi me studentët e tyre.
Futja në lojë e një numri kaq të madh pedagogësh, shkruan Lapsi.al. e bën edhe më të vështirë pozitën e qeverisë, sepse ajo përveç rritjes së përmasave i jep dhe një artikulim tjetër debatit mbi rrëzimin e Ligjit për Arsimin, për të cilin qeveria as nuk ka pranuar të dialogojë.

Dialogu Kosovë-Serbi ende pa asnjë alternativë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë dje në në një drekë të organizuar nga Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini dhe pas drekës kanë komentuar letrat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar atyre. Presidentët e dy vendeve të ballkanike shprehën edhe dyshimet e tyre në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt.
Ekipi negociator të përgatitet më mirë
Presidenti i Kosovës megjithatë ishte i mendimit, se në të ardhmen e afërt mund të arrihet deri tek një marrëveshje. “Realisht unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt. Ky mobilizim i faktorit ndërkombëtar i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian është mesazhi më i mirë edhe për ne në Kosovë, se në duhet të punojmë bashkarisht. Duhet që ky ekip negociator të përgatitet edhe më mirë të krijojë grupet profesionale të komunikojë me qytetarët që të kemi një proces krejt transparent dhe me një përfshirje sa më të gjërë politike”, ka thënë Thaçi.

Vuçiq: Nuk jemi afër zgjidhjes
Nga ana e tij Presidenti Vuçiq duke komentuar letrën e Presidentit Trump, ku thuhet se “negociatat janë futur në fazën finale” tha se ai nuk pajtohet me këtë. “Me këtë unë nuk pajtohem plotësisht dhe nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes, por më duket se kjo (letër) tregon që SHBA-të janë të interesuara që të arrihet deri tek një marrëveshje çfarëdo që të jetë ajo. A është kjo e mundur a është reale kjo gjë nuk mendoj se është një çështje e lehtë apo thjeshtë”, ka thënë Vuçiq.
Sa i përket letrës, Vuçiq ka shtuar se ajo flet edhe për dy gjëra të tjera: “E para është se SHBA-të janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me një kompromis, e dyta se në këtë është përfshirë edhe presidenti i SHBA-ve në mënyrë të hapur dhe pa dyshim, që do të thotë se një makineri e madhe do tëambështesë këtë proces”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi letrën e presidentit të SHBA-ve e cilësoi si “shpresë dhe besim për institucionet e vendit. Letra është zëri i Amerikës është mbështetja e plotë unike për Kosovën dhe rajonin. Nëse dikush ka pasur hezitime deri tani për rolin SHBA-ve, kjo tregon dhe dëshmon qartë se SHBA-të janë të involvuara në proces të mbështetjes së plotë të arritjes së një marrëveshjeje Kosovë – Serbi”.

Vazhdimi i negociatave
Presidenti Thaçi tha se në këtë vit nuk pret fillim të negociatave pasi tashme kanë filluar festat por ato mund të fillojnë në vitin e ardhshëm. Ndërsa sa i përket tarifës prej 100 për qind ai tha se gjatë drekës janë diskutuar shumë gjëra rajonale, pra edhe këto probleme.
Nga ana e tij Presidenti Vuçiq tha se ata janë të gatshëm të vazhdojnë negociatat por jo pa u hequr tarifa. “Me rëndësi është se ne nuk kemi ndryshuar qëndrim”, ka thënë ai, duke theksuar se kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe se nuk do të ketë vazhdim dialogu pa heçje të tarifave. Përkundër këtij kushti, Vuçiq theksoi se dialogu nuk ka alternativë dhe se duhet të gjendet nje zgjidhje. “Por ne nuk kemi alternativë veçse të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk gjejmë një zgjidhje të mirë mundet që një zgjidhje e keqe të na kthejë 50 apo 100 vite prapa”, ka shtuar ai.

Gjermania hap zyrtarisht dyert për emigrantët

Tre ditë para pushimeve të fundvitit dhe pas debatesh shumë të gjata, qeveria e kancelares Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ato u prezantuan të mërkurën nga tre ministra: Horst Seehofer, ministër i Punëve të Brendshme, Hubertus Heil, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Peter Altmaier, ministër i Ekonomisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin. Projektligji i parë rregullon imigrimin e fuqisë punëtore nga jashtë, ndërsa projektligji i dytë u mundëson si ish-azilkërkuesve të refuzuar (me Duldung) të kthehen në imigrantë ekonomikë.
Risitë e ligjit për imigrimin e të kualifikuarve
Projektligji për imigrimin e të kualifikuarve, në gjermanisht: Fachkräftezuwanderungsgesetz, synon të heqë pengesat aktuale për imigrimin e rregullt ekonomik. Ai do të sjellë këto ndryshime në krahasim me ligjin aktual:
– unifikohet termi “punëtor i kualifikuar” , ku sipas ligjit të ri, përfshihen si të diplomuarit me arsim të lartë, ashtu edhe ata pa arsim të lartë, por me kualifikim profesional;
– hiqet kontrolli i prioritetit për të kualifikuarit me kontratë pune: Deri tani viza e punës jepet vetëm kur është konfirmuar se nuk ka gjermanë ose shtetas të BE-së me të njëjtin kualifikim që mund ta bëjnë atë punë, me ligjin e ri ky verifikim bie.
– hiqet kufizimi për imigrim vetëm për profesionet që kishin mungesa të fuqisë punëtore dhe hapet tregu për çdo të kualifikuar;

– ngjashëm si me të diplomuarit me arsim të lartë, edhe të kualifikuarit e tjerë do të kenë shans të vijnë në Gjermani me një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë. Parakusht për të marrë këtë vizë janë njohuri të gjuhës gjermane (minimumi niveli A2) dhe para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë periudhës së kërkimit të punës në Gjermani. Sipas ministrit të brendshëm Seehofer, pasi ta kenë gjetur vendin e punës dhe të kenë bërë edhe kontratën, ata duhet të aplikojnë sërish në ambasadë për vizë pune.
– përmirësohet mundësia e qëndrimit në Gjermani për të bërë kualifikime ose provime për njohje të diplomës ose certifikatës së bërë në vendin e prejardhjes;
– thjeshtohet procedura e vizave, përqendrohen kompetencat te zyra e të huajve dhe përshpejtohet dhënia e vizave për fuqinë punëtore.
Çfarë ndodh me ish-azilantët?
Projektligji i dytë ka të bëjë me ndryshimin e statusit nga ish-azilkërkues i refuzuar (statusi aktual: Duldung) në imigrant. Për këtë kalim është paraparë një leje qëndrimi e përkohshme prej 30 muajsh, në gjermanisht kjo leje quhet “Beschäftigungsduldung”, para se të kalohet te leja e qëndrimit të rregullt. Por nga ky rregull përfitojnë vetëm ata azilantë që kanë plotësuar këto kushte:
– të kenë qenë në marrëdhënie pune me orar të plotë prej së paku 18 muajsh;
– të jenë në gjendje t’i mbulojnë vetë shpenzimet e jetesës;
– të kenë familje të integruara, për shembull, fëmijët të frekuentojnë shkollën rregullisht;
– të jenë prej së paku një viti me statusin Duldung;
– të kenë njohuri gjuhe së paku në nivelin A2;
– të mos kenë qenë të dënuar penalisht;
– të mos kenë bërë përpjekje për të fshehur identitetin e vërtetë.

Ky ligj për ish-refugjatët është paraparë të jetë i vlefshëm fillimisht deri në mesin e vitit 2022. “Nëse përvoja me të do të jetë e mirë, ai do të zgjatet, përndryshe do të rishikohet”, tha ministri i brendshëm Seehofer.
Kur mund të hyjnë në fuqi ligjet?
Të dy ligjet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2020. Por më parë duhet të miratohen nga parlamenti (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat).
Me gjasë që në parlament projektligjet të pësojnë ndryshime të vogla, sidomos për sa i përket afatit të testimit të ligjit për personat me Duldung. Frika më e madhe e kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve është se dhënia e lejes së qëndrimit për azilkërkues të refuzuar mund të shërbejë si joshje për shumë imigrantë ekonomikë që të vijnë në Gjermani ilegalisht, fillimisht si azilantë, me shpresën se më pas mund të kthehen në imigrantë.
Matthias Middelberg, deputet i CDU-së nga Komisioni i Bundestag-ut për Çështje të Brendshme ka paralajmëruar që tani në një intervistë dhënë gazetës “Neue Osnabrücker Zeitung” se planifikon të flasë me SPD-në për shkurtimin e këtij afati.
Siç bëri të ditur ministri i brendshëm Seehofer, projektligji i jep mundësi qeverisë që ta pezullojë ligjin, në rast se konstatohen abuzime masive.
Pritet që ligjet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat deri nga mesi i vitit 2019, në mënyrë që të mund të vihen në jetë në fillim të janarit të vitit 2020. Sipas ekspertëve, që nga miratimi i ligjit e deri në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për implementimin e tij nevojiten gjashtë muaj

Studentët rrahin Erion Braçen

Një incident mes një grupi studentësh dhe deputetit Braçe ka ndodhur vetëm pk minuta pas ndërprerjes së punimeve të Parlamentit. Nga një video e shkurtër e hedhur në internet shikohet deputeti Braçe duke replikuar me studentët.
Fillimisht deputeti ka tentuar të godasë me çantë studentët më pas ata i janë kthyer duke e goditur dhe sharë.
Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e ministrit të Brendshëm për të shpëtuar Braçen nga rrahja prej studentëve. Studentët e kanë larguar Braçen me fjalët; “zhduku, zhduku”.
Incidenti tregon se situate është mjaft e tensionuar dhe se kësja nuk i shpëtojnë as deputetët e Ramës. Më herët gjatë ditës së sotme Rama u godit me vezë nga deputeti Hasa në sallën e Parlamentit.
Deputeti Braçe në një staus të bërë ditë më parë në facebook i bënte thirrje Ramës që të shtypte protestën e studentëve me ndërhyrjen e forcave RENEA.
Këto qëndrime të tij e kanë armiqësuar akoma më shumë me studentët. Braçe është bërë object tallje në rrjetet sociale me deklaratën e tij për të shtypur me forcë protestën e studentëve.

Gepostet von Belind Këlliçi am Donnerstag, 20. Dezember 2018

SHBA tërheq trupat amerikane nga Siria

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e trupave nga Siria, pak pasi Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se “SHBA ka mundur grupin terrorist të Shtetit Islamik që ndodhej atje”.
“Kemi filluar t’i kthejmë trupat në shtëpi ndërsa kalojmë në fazën e ardhshme të kësaj fushate,” tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.
Ajo shtoi se me mundjen e IS-isit nuk do të thotë se përfundon fushata ushtarake e forcave të koalicionit në Siri.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të gatshëm të angazhohen sërish në të gjitha nivelet për të mbrojtur interesat amerikane kurdo që të jetë e nevojshme. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’u mohuar territore, financime dhe mbështetje terroristëve islamik si dhe çdo mjet për të infiltruar në kufijtë tanë” tha zonja Sanders.
Më vonë të mërkurën, zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha në një deklaratë se “koalicioni ka çliruar territorin e mbajtur nga IS-isi (grupi terrorist i Shtetit Islamik), por fushata kundër Shtetit Islamik nuk ka mbaruar”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë dhe aleatët për të mposhtur ISIS-in kudo që vepron”, tha ajo, duke mos dhënë detaje rreth afatit lidhur me arsye sigurie.
Javën e kaluar, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së për koalicionin global për të mposhtur ISIS-in, Brett McGurk, u tha gazetarëve në Departamentin e Shtetit se çlirimi i pjesës së mbetur të territorit prej një për qindësh, që mbahet nga IS-isi mund të kërkojë një periudhë disa mujore.

“Ka një përqendrim të konsiderueshëm tek luftëtarët më të ashpër të IS-isit në atë pjesë të vogël të territorit,” tha zoti McGurk më 11 dhjetor. “Disa mijëra luftëtarë të sprovuar mbeten në atë zonë.”- tha ai.
Sipas një vlerësimi të Pentagonit të muajit gusht të këtij viti, të paktën 13 mijë luftëtarë IS-isit ndodheshin ende në Siri, ndërkohë që kalifati kishte rënë.
Vendimi për tërheqje, bie ndesh me qëndrimin e sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Pentagonit, që janë shprehur për një prani ushtarake amerikane në Siri më afat-gjatë, për të penguar rishfaqjen e Shtetit Islamik.
Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 2 mijë trupa në Siri, shumë prej të cilëve forca speciale që punojnë në aleancë me forcat kurde e arabe të njohura si Forcat Demokratike të Sirisë.
Në ndryshim nga qëndrimi i Pentagonit për një prani ushtarake të vazhdueshme në vendin e shkatërruar nga lufta, zoti Trump dëshiron tërheqjen e trupave, kur kjo të jetë e mundur.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se Departamenti amerikan i Shtetit do të evakuojë të gjithë personelin nga Siria gjatë 24 orëve të ardhshme dhe se tërheqja e trupave do të ndodhë brenda një afati kohor prej 60 në 100 ditë.
Anëtari i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senat Lindsey Graham në një postim në tweeter shkruante se “tërheqja e këtij numri të vogël të trupave amerikanë në Siri do të ishte një gabim i madh, i ngjashëm me atë të Obama-s.”
Senatori Rand Paul, anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë e vlerësoi lëvizjen në një postim në Twitter.
“Jam i lumtur të shoh një President që mund të deklarojë fitoren dhe të largojë trupat tanë nga një luftë. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kjo gjë ka ndodhur”, shkruante ai.
Sekretari Mattis dhe zyrtarët e Departamentit të Shtetit kanë shprehur shqetësimin për largimin nga Siria përpara arritjes së një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës civile që u ka marrë jetën qindra mijëra njerëzve si dhe ka detyruar të zhvendosen rreth gjysmën e popullsisë prej rreth 22 milionë banorësh që jetonte në Siri përpara luftës.

Psikopatët mund të identifikohen vetëm duke i parë në sy

Mendoni se mund ta vëreni një psikopat? Shanset janë shumë të vogla që të mund ta bëni këtë.
Megjithatë, shkencëtarët ndërkombëtarë kanë zbuluar një test të ri për psikopatët, i cili mund t’ju ndihmojë ta bëni këtë. Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Personality Disorders: Theory, Research, and Treatment’, ka përfshirë 82 meshkuj me çrregullime mendore.
Hulumtuesit kanë ekzaminuar se si bebëzat e tyre reagojnë ndaj imazheve vizuale të skenave në botën e vërtetë, si reagojnë ndaj klipeve dëgjimore dhe ndaj videove me shprehje dinamike të fytyrës.
Disa prej imazheve kanë qenë të mira, si p.sh. këlyshë të vogël, e disa kanë qenë negative, si p.sh. lëndime të përgjakshme.
Psikopatët dhe jo-psikopatët ishin analizuar hollësisht, dhe rezultatet kishin treguar se përderisa bebëzat e jo-psikopatëve zmadhoheshin kur shikonin diçka të frikshme, bebëzat e psikopatëve qëndronin njëjtë.
Bebëzat mund të tregojnë se çfarë po mendojmë
Zakonisht bebëzat tona zmadhohen kur shohim diçka që na zemëron ose ofendon, për shkak të adrenalinës. Ato gjithashtu zmadhohen nëse shohim diçka që na emocionon – gjë e cila tregon se përse lojtarët profesionistë të pokerit ua shikojnë sytë kundërshtarëve për të parë nëse kanë letra të mira.
Pasi që psikopatët nuk kanë pasur ndonjë reagim të fortë ndaj imazheve të tmerrshme, kjo sugjeron se ata nuk ndihen të kërcënuar apo të frikësuar.

Përse bëhemi alergjikë papritmas

Alergjia, si dhe çdo lloj tjetër i problemeve shëndetësore, mund të ndodhë në çdo kohë, pa marrë parasysh moshën. Nëse mendoni se do të jetoni pa ballafaqime me alergji, sepse me to nuk keni pasur probleme në fëmijëri, atëherë mashtroheni.
Edhe pse lindim me predispozita gjenetike të cilat në masë të madhe e përcaktojnë nëse do të vuajmë nga alergjitë ose jo, ju duhet të dini se sa më pak që shëroheni me alergjenë, aq më i madh është rreziku i shfaqjes së alergjisë në ato alergjene.
Ekspertët botëror theksojnë se situatën nuk e bëjnë më të lehtë ndryshimet e papritura të motit dhe rritjet e nivelit të dyoksidit të karbonit. Gjithashtu, çdo vit rritet niveli i polenit në ajër, si dhe alergjeneve të tjera.
Me alergji të papritura mund të filloni të përballeni në qoftë se jeni vendosur në ndonjë vend tjetër gjeografikisht dhe ballafaqoheni me alergjenë me të cilët kurrë më parë nuk jeni ballafaquar.
Imunitetin ndaj disa alergjenëve të caktuar e keni zhvilluar gjatë fëmijërisë duke fjetur me lodra të mbushura plot me pluhur dhe myk, duke e përkëdhelur kafshën shtëpiake dhe vendosjen në gojë të gjërave të ndryshme të cilat nuk janë pastruar.
Megjithatë, më vonë të gjitha këto do t’i bëni në një masë më të vogël, dhe imuniteti ndaj këtyre alergjenëve ngadalë fillon të dobësohet, dhe filloni t’i ndjeni simptomat e para të cilat mund të përfshijnë:
– Kollitje
– Teshtitje
– Sytë e skuqur dhe të përlotur
– Djegie dhe therje në sy
– Hunda e zënë
– Kruajtje në hundë

Si të ulni temperaturën pa pirë ilaçe

Nëse keni temperaturë të lartë, mos përdorni menjëherë ilaçe. Provoni këto…
Lëngje në çdo orë
Më së miri është që të mos hani ushqim të thatë por të pini sa më shumë lëngje: çaje pa kafeinë, lëngje të pemëve të shtrydhura, ujë me disa pika limoni. Çaji i ngrohtë është më i mirë për shkak që përshpejton djersitjen, ndërkaq djersitja është mekanizëm natyror i ftohjes së trupit, që gjithashtu e liron organizmin nga toksina.
Dush me ujë të ftohtë dhe kompresa të ftohta
Për këto metoda me siguri tashmë dini, mirëpo mbase nuk ju është e njohur që dushi me ujë të ftohtë ul temperaturën vetëm për një kohë të shkurtër. Njësoj vlen edhe për kompresat e ftohta – “bëjnë punë” vetëm nëse jeni këmbëngulës.
Rrënjë e kthetrës së djallit
Kjo bimë në latinisht quhet harpagophytum, ndërkaq çaji i ngrohtë nga kjo rrënjë ul temperaturën, ka cilësi antiinflamatore, gjë që mund të ndihmojë te rastet e infeksioneve bakteriale.
Kakaoja
Kakaoja e ngrohtë përdoret tradicionalisht si mjet kundër temperaturës së lartë, depresionit, sëmundjes së veshkave dhe mëlçisë.
Mëlmesa djegës
Plaga e cila përmban përbërës djegës shkakton djersitje – mekanizëm natyror i ftohjes së trupit.
Pije indiane
Indianët kundër etheve bëjnë pije me shije djegës-të thartë nga specat djegës (feferona) dhe portokalli. Speci djegës njomet në ujë të valuar, i shtohet sheqer (mjaltë) dhe lëng portokalli. Kjo pije, pos që ul temperaturën, nxit djersitjen dhe furnizon organizmin me vitaminën C.
Xhenxhefili
Pos cilësive të shumta shëruese, xhenxhefili gjithashtu ul temperaturën. Bëni çaj nga xhenxhefili pluhur dhe shtoni pak limon. Kjo pije jo vetëm që nxit djersitjen dhe ul temperaturën, por edhe ndihmon te infeksionet bakteriale të fytit. /