32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Berisha: Për studentët, veza në toç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin me vezë që ndodhi sot në Kuvend, ku deputeti Endri Hasa qëlloi në drejtim të kryeministrit Rama.
‘’ Foto e vitit! Per studentet, veza ne toç! Sb”, shkruan ish-kryeministri.
Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama, dhe provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura.
Deputeti Hasa ka kapur në befasi dhe punonjësit e gardës, të cilët reaguan vetëm pasi veza e parë preku në kravatë kryeministrin Edi Rama.
Pas këtij incidenti seanca është ndërprerë për rreth një orë, ndërsa disa prej deputetëve demokratë qëndrojnë ende në sallë.

E goditi me vezë, Endri Hasa – Ramës: Këtë e ke për studentët

Në momentin kur deputeti Hasa ka goditur me vezë Ramën ai ja ka bërë të qartë atij edhe arsyen: “Këtë e ke për studentët” kanë qenë fjalët e Hasës në drejtim të Ramës. Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Parlament ndërkohë që deputetit kanë goditur Ramën me ligjet që u janë dorëzuar deputetëve.
Revolta në Parlament dhe jashtë parlamentit. Revoltës studentore, protestës së banorëve të Unazës së Re si dhe mijëra protestuesve i janë bashkuar sot edhe deputetët. Deputeti Hasa ka qëlluar me vezë Ramën, ndërsa dhjetra gardistë e kanë rrethuar për të shpëtuar liderin i cili tani nuk ka më paqe as brenda dhe as jashtë Parlamentit.
Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.
Në momentin kur gjakrat janë nxehur sapo kishte marrë fjalën kreu i qeverisë Edi Rama.
Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës.
Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!
“Minutat do t’ia fal liderit të opozitës, me mandate të pjekura po jo të djegura. Unë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentë”, u shpreh Rama në nisje të seancë, ç’ka duket se irritoi demokratët.
Rama: Merre nxirre jashtë atë?!
Paloka: Na tregon ti mandatet ne!
Ruçi: Endri Hasa përjashtohet nga senaca, ndërpritet senaca shërbimi nxjerr jashët Endri Hasën

Revolta në parlament, Endri Hasa godet Ramën me vezë

Endri Hasa

Në momentin kur gjakrat janë nxehur kur kreu i qeverisë Edi Rama sapo mori fjalën në Kuvend provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura.
Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës, të cilët duhet thënë se janë kapur në befasi dhe kanë reaguar me vonesë.
Rama dëgjohet që të kërkojë largimin e Hasës nga salla duke thërritur: Nxirreni jashtë atë, nxirreni jashtë atë!
“Minutat do t’ia fal liderit të opozitës, me mandate të pjekura po jo të djegura. Unë do të shkoj të vazhdoj dialogun e vështirë me studentë”, u shpreh Rama në nisje të seancë, ç’ka duket se irritoi demokratët.
Rama: Merre nxirre jashtë atë?!
Paloka: Na tregon ti mandatet ne!
Ruçi: Endri Hasa përjashtohet nga senaca, ndërpritet senaca shërbimi nxjerr jashtë Endri Hasën.

Studentët protestë tek Kuvendi: Pakti për Universitetin manovër e Ramës, nuk tërhiqemi!

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme.
Studentët kanë nisur protestën para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit.
Studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të ardhur nga rrethet.
Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën paktin për Universitetin të propozuar nga Rama.
“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi ata nuk ranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sat ë marrim zgjidhje për kërkesat tona”, thotë një student.
Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.

Rama goditet me vezë në Parlament

Kryeministri Rama është qëlluar me vezë ndërsa kishte marrë fjalën në Kuvend. Deputeti Endri Hasa e goditi me vezë Edi Ramën në trup, veza ka rënë mbi kravatën e kryeministrit. Me pas i jane hedhur letra.Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca dhe e ka ndërprerë seancën.
Më herët kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer për studentë.
Opozita është rikthyer në parlament pas një kohe të gjatë ose për herë të parë në këtë sesion.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.
Ndërkohë që jashtë parlamentit po mbahet një protestë. Përveç studentëve, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.

Basha-Ramës: Gjysma prej jush duhet të ishin në burg, ti i pari!

Seanca në Kuvend ka nisur me debate të forta, ku pa u diskutuar në komisione, mazhoranca kishte vendosur që përmes Taulant Ballës të niste me çështjen e Kodit Zgjedhor.
Po kjo ka ndeshur në reagimin e fortë të kreut të PD, Lulzim Basha i cili ka kërkuar që të mos dilet nga rendi i ditës. 
“Jeni të poshtër si dreqi, po flisni si gomari. Lërini gomarllëqet dhe niseni me pikën ku do të diskutohet Buxheti për studentët, nuk kemi shpresë se do të bëni diçka. Ke shkelur Kushtetutën, procedurën, po i shkelni të gjitha. Ti pusho ti, pusho, se merrem dhe me ty, je bandit. Edhe Banka e Shqipërisë të kishte ngelur pa kapur, poe ka edhe atë, por do ta shihni se ku do të përfundoni”, u shpreh Basha.
Fjala e Bashës në Kuvend
“Çfarë?! Çfarë?! E dini shumë mirë që ka një komision e nuk mund ta sjellë pa e kaluar nga komisioni këtu. Çfarë po bëni ju këtu?! “Show” po bëni?!
E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar, që jeni hileqarë! Të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni Vetingun në politikë!

Del këtu shoku i trafikantit që do të bëjë pallate tek Unaza e Re dhe na flet për reformë zgjedhore. Tufë hajdutësh! Banditë! Gjysma prej jush duhet të jenë në burg, duke filluar me ty i pari që zgërdhihesh aty!
Prandaj, lëri këto gomarlliqe dhe fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord. Kemi ardhur vetëm për të atë buxhet të studentëve këtu. Jo se kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por t’u provojmë atyre të tjerëve se mund të kenë ndonjë fije besimi të dëgjojnë sesi po të ndalojnë vjedhjen ky, hajduti psiqik, mund të ketë para për tarifat e studentëve dhe lërini gomarlliqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju.
Tufë horrash dhe banditësh! Ke shkelur Kushtetutën, ke shkelur procedurën. Pasi keni kapur gjithçka, ke kapur edhe Bordin e Bankës së Shqipërisë. Me 28 firma të këtyre deleve të bandës së hajdutëve…”
Ndërsa Basha fliste, deputetët e e PS nga salla kanë dashur ta ndërpresin, por Basha iu është drejtuar edhe atyre: “Ti pusho, se merrem dhe me ty pastaj. Qepe gojën! Bandit! Vetëm bankat të kanë ngelur pa kapur. Kape edhe bankën! Kape dhe bankën, por do ta shihni se ku do të përfundoni.

Vjedhja 20 milionë euro me firmën fantazmë amerikane, Shehaj-Qendros: Ti dhe Rama duhet të shkoni në burg

Deputeti i PD, Shehaj që denoncoi skandalin e firmës fantazmë amerikane në tenderin 20 milionë euro të Unazës së Re është përplasur me Drejtorin e Rrugëve duke i deklaruar në sy se ai dhe Rama duhet të shkojnë në burg. “Ti je një hajdut I rëndomtë që duhet të ishe burg jo në televzion” i tha Shehaj, Qendros.
Në studion e emisionit “Opinion” deputeti demokrat Agron Shehaj ëhstë përplasur me drejtorin e ARRSH lidhur me skandalin e firmës false pjesëmarrëse në tenderin e unazës.
Deputeti Shehaj tha se drejtori i ARRSH duhej sot të ishte në burg, së bashku me shefin e tij dhe shefin e shefit të tij.
Por drejtori i ARRSH Afrim Qendro tha se ai dhe stafi i tij nuk kanë asnjë përgjegjësi lidhir me ngjarjen.
“Unë dhe stafi nuk kemi përgjegjësi, sepse detyra jonë nuk ëhstë të verifikojmë”, tha drejtori i ARRSH, duke u shprehur se ai nuk mund të dyshonte mbi kompaninë që kishte ardhur nga SHBA.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, të mërkurën, ka shpjeguar arsyet se për çfarë arsye institucioni që drejton nuk verifikoi dokumentet e kompanisë “DH.Albania”.
Qendro tha në studion e emisionit “Opinion”, se ligji thotë se në një garë e cila është e hapur, kompanitë paraqesin dokumentat zyrtare në faqen e AKP.
Ai u shpreh se gara në ARRSH ka qenë afërsisht 18 milionë euro, duke shtuar se të gjitha procedurat dhe të gjitha garat janë zhvilluar me dokumente zyrtare.
“Kishim një kompani amerikane. Siç më thotë ligji, dokumentat ka qenë të plota dhe këtu historia fillon me noterin”,- tha ai.
Sipas tij, në momentin dhe në bazë të ligjit të prokurorimit publik ARSH nuk e ka për detyrë të kontrollojë, nëse nuk ka kushte logjike për dyshim.

Shpërthen shkrimtari Kim Mehmeti: Edi Rama e shndërroi qeverinë në një hale

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Kim Mehmeti i sheh dhe i diferencon pengmarrësit, mendimtarët dhe mëkatarët shqiptarë të Shqipërisë.
Kim Mehmeti: Kemi nisur dekadën e tretë ku jetojmë vetëm me gënjeshtra dhe premtime të kota. Shpesh shqiptaria në përgjithësi dhe Shqipëria të ngjajnë si një “lopë” që për brirësh e mbajnë opinionistë të ndryshëm, mendimtarë të ndryshëm që gjithashtu janë mëkatarë për këtë që ndodhi që sa më lehtë politikanët ta mjelin. Erdhi koha kur nuk mundet më. Këtë mund ta bënin vetëm studentët. Boshti kurrizor i një populli është rinia studentore.
I ftuar në Ora News, Mehmeti argumentoi qëndrimin e tij se pse nuk mbështet dialogun e Ramës me studentët.
Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë prej 5 vitesh flet për kazanin mediatik. Në fund ai nuk e vërejti që qeverinë e tij e shndërroi në një hale dhe vetë mbeti ai kazanxhiu që lëshon apo ndal ujin me të cilin lan jashtëqitjet kriminale, jashtëqitje të të gjitha kategorive. Në një situatë të tillë më duket pak absurde të bisedosh me një njeri të tillë. Ai e sheh pozitën e kryeministrit të tillë që të bësh garë dhe me popullin tënd. Nuk mund të dialogosh për atë që të takon. Ai është i zgjedhuri i popullit jo e kundërta.
Për Kim Mehmetin, qeveritarët e Shqipërisë drejtojnë ende me mentalitetin e Enver Hoxhës.

Kim Mehmeti: Kjo protestë zbuloi se sunduesit e Shqipërisë sundojnë ende me mentalitetin e Enver Hoxhës. Kryeministri tërë kohën mbron ligjin duke thënë se i është dhënë autonomi Universitetit. Nëse është ashtu a guxon një Kryeministër të shkojë të grumbullojë rektorët, dekanët dhe ti qortojë si fëmijë të vegjël dhe ata të ngratët të sillen si fëmijë. Unë nipërit nuk i qortoj dot ashtu si Rama rektorët e Universiteteve. A mundet që kryeministri të shkojë fakultet më fakultet dhe të mbajë mitingje me studentët. Kryeministri jeton në Shqipërinë e vet, është mendësi që nuk pranon asnjë mendje tjetër përpos të vetes. Ai eliminim e solli këtu, është i vetmuar. Në Shqipëri nuk përdoret më “populli shqiptar”, por “populli opozitar” dhe “populli pozitar”.
Protesta e Tiranës frymëzoi dhe Tetovën dhe publicisti Mehmeti thotë se është koha që kryeqyteti shqiptar të bëhet çadra e mbarë shqiptarisë.
Kim Mehmeti: Do të doja që Shqipëria njëherë e përgjithmonë të bëhet çadra e shqiptarisë. Dua që më në fund që ne të funksionojmë mbarëshqiptarçe. Mjaft na copëtuan dhe partitë. Kemi ardhur deri aty sa hajduti i partisë sonë nuk na pengon sepse na jep diçka, por na pengon vetëm hajduti i partisë tjetër. Kështu u bëmë të gjithë hajdutë. Kjo protestë do të shkojë dhe më thellë.

Detaji që nuk e keni vënë re

Bledi KASMI

Që nga fillimi i protestës të banorëve të Unazës së Re ka pasur një detaj, të cilit nuk i është kushtuar rëndësi. Ka kaluar pa asnjë vëmendje të gazetarëve apo politikës. Madje askush nuk ka mundur që ta identifikojë si një element të veçantë të kësaj proteste dhe të shtrojë qoftë edhe në mënyrë të thjeshtë pyetjen përse është aty?
Cila është domethënia që ka dhe cili është mesazhi që kërkohet të përçohet përmes tij?
Janë marrë me të drejtë me bllokimin e rrugëve, me vënien e flakës gomave të makinave, me përplasjen me policinë dhe fadromat, por prap detaji i ka shpëtuar. Nuk ka qenë e mundur të dëshifrohet politikisht ky detaj nga fillimi ndonëse mesazhi që kërkonte të përçonte ishte aty. Tani që kanë kaluar javë nga protesta dhe janë zbardhur disa të vërteta të hidhura për megavjedhjen në këtë projekt, ai element po bëhet gjithnjë dhe më i dukshëm, më i kuptueshëm dhe nuk mund të kalojë më pa vëmendje mediatike.
Bëhet fjalë për flamurin amerikan që mbajnë në duar protestuesit.
Përse duhet ai dhe jo flamuri i BE-së? Ky flamur duket se ishte aty për të na treguar se kishte diçka për të tna treguar dhe se nuk ishte aty ashtu rastësisht.
Arsyeja tani mund të zbërthehet pjesërisht. Ka të bëjë me skandalin që qëndron pas kësaj rruge. Nga Amerikan ka ardhur një përgjigje. Eshtë falsifikuar letra e Sekretarit të Shtetit të Delaëare për një kompani fantazmë që ka përfituar 18 milionë euro. Atje kanë nisur hetimet. Se si do të shkojnë këto hetime i mbetet ditëve të ardhshme, vetëm se nga dita në ditë po dalin dhe do dalin fakte të reja, ashtu si edhe nesër. Se çfarë do të dalë kjo mbetet për t’u parë.
Jemi në fillimin e një rruge që do të na tregojë se si kreu i qeverisë po fsheh pasuritë që i vjedh qytetarëve të këtij vendi.