30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Nesër protesta e madhe e opozitës para Parlamentit, kundër varfërisë dhe për studentët

Nesër opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe para Parlamentit në mbështetje të kërkesave të studentëve. Nuk ka detaje për këtë protestë, por numri i madh i protestuesve do të rrethojë tërësisht Parlamentin dhe do të adresojë një revoltë të madhe popullore në drejtim të qeveris për varfërinë e madhe që ka pllakosur dhe padrejtësinë. Protestuesit do të dalin në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Mbledhja e Këshillit KOmbëtar të PD e zhvilluar në pasditen e së hënës ka pasur në qendër të saj jo vetëm konstituimin e këtij forumi të lartë të PD, por edhe ndezjen e protestave popullore me kërkesa të ligjshme kundër padrejtësive të këtij regjimi.
Parlamenti pritet nesër që të votojë kundër dekretit të Presidentit, i cili e ka kthyer atë për rishqyrtim me qëllim adresimin në buxhet të kërkesave të studentëve. Duke qenë se kjo është një pikë mjaft e ndjeshme e studentëve, protestës së nesërme pritet që ti bashkohen edhe studentët. Protesta do të jetë një nga protestat më madhështore të opozitës dhe nga protestat më të forta të saj.
PD ka deklaruar se do të hyjë në Kuvend për të diskutuar dy ligje që adresohen ditën e nesërme, ligjin për buxhetin ku do të diskutohet edhe ai i buxhetit për studentët si dhe ligji për vetingun në politikë që do të diskutohet të premten. Këto dy ligje janë mjaft të rëndëishme për opozitën që ka deklaruar se do të pastrojë politikën nga krimi duke avancuar me ligjin e vetingun në politikë.

Studenti-Ramës: Ku i gjete paratë që ndërtove vilën në Surrel?

Pasi tha se ishte bërë bajatë dhe nuk e besonin më të rinjtë, studenti i Vlorës është ndeshur sërish me presionin e Ramës, të cilit i ka kujtuar telefonin që mbante në dorë.
Rama: Ku i ke gjetur lekët që ke blerë atë telefonin që e ke më të madh se Iphone?
Studenti: Nuk e kam blerë, e kam fituar në një konkurs
Rama: Po internetin ku e gjen?
Studenti: S’bëj ofertë, jam i lidhur me ëiffi. Dhe më tha motra mos e nxirr celularin.
Studenti e ka puetur Ramën: Po ti ku i gjete oparatë që ndërtove vilën në Surrel?

Debati
Studenti: Doja përgjigje përshembullpër atë vilën në Surrel; që keni deklaruar se keni një pasuri vetëm 2 mijë euro. Unë e justifikoj këtë timen, po ju a i justifikoni ato tuajat?
Rama: Ke dëgjuar Saliun që unë kam deklaruar 2 mijë euro. Është një gënjeshtër. Kaq shumë akuza e shpifje i bie të merrem me këtë punë, po kam shumë më me rëndësi për të bërë. S’kam deklaruar që kam 2 mijë euro, është gënjeshtër e sajuar. Kam qenë emigrant, dhe si emigrant kam bërë edhe unë sakrificën në emigracion. Shtëpia ime jo vetëm është e deklaruar në detaj, por edhe taksat i ka të regjistruara. Të keqen vëllai mos i bëj si Saliu këtu në Vlorë. Me mua lufto sa të duash se shëndet të bëhet. E futa unë politikën meqë e fute ti. Të lutem mos u bëj si Saliu, respekto gjyshin e prindërit. Mos u bëj si Saliu.
Studenti: Jam si student, s’jam nga FRESSH as nga ndonjë parti politike. E kam mesataren 9.1 pas shkollës, si mund ti shërbej unë vendit tim?
Rama: Do të përgjigjem ty, sot e ta dëgjojnë të gjithë me atë që ka thënë Cenedy: Mos pyet cdo bëj Atdheu për ty, pyet cdo bësh t’i për Atdheun tënd. Pyetjen bëja vetes jo mua. Bëje pikë të 9 këtë.

Rama: Protesta iku për lesh, po ta drejtoja unë do ishte më mirë…

Kryeministri Rama gjatë një takimi me studentët e FRESSH të Universitetit të Vlorës tha se, protesta ka ikur për ‘lesh’, ndërsa shtoi se kishte dëgjuar shpesh herë shprehet se; ‘ai të manipulon’.
“Kam qenë unë në dhjetorin e parë. Kam qenë unë ën vendin tënd, këtu ku jam unë se di a do vish ti. Ne na kërkonin regjim, ne ishim kundër. Ata prapë kërkonin të uleshin në tavolinë. këta thonë; mos shkoni atje, se ju manipulon siç ia bëri Lulit. Pse ça do bëj unë? Magji të zezë? Unë them jam dakord. Po ta drejtoja unë protestën do ishte më mirë, ju po e çoni për lesh protestën”, tha Rama.
Rama tha se, studentët mund të bëjnë çfarë të duan, por nevojitet dialog për zgjidhjen e 8 pikave.
“Jam shumë dakord që në fillim tarifa, do të, dhe duhet të paguhet në shteti. Nuk do ulet. Tarifa është kosto. Buxheti i shtetit, taksapaguesit e këtij vendi do të paguajnë një pjesë të tarifës tuaj. Është 25 përqind e kostos. Kur flasim për shërbime më të mira, ato krijohen me para. Edhe për ata me katra do të paguaj shteti gjysmën e tarifës. Në janar askush nga ju s’do të paguaj siç paguante. Qeveria nuk mund të marrë përsipër që të marri lekët dhe t’ja japi atyre. Për ti dhënë një start të barabartë, mendoj se atyre me 9-10, ti paguhet tarifa 100 nga shteti dhe ti jepet edhe një bursë. Atyre që janë me 8-9 ti paguhet 75përqind, ata që janë me 6-7 një pjesë dhe ata që janë me 4 ti paguajnë vet. Sa për ato historitë, që në janar do dalin prapë, ju bëni si të doni. Ne do t’i përgjigjemi të 8 pikave, ndaj duhet dialogu. Shumë gjëra që thonë s’janë të 8 pikat, por duhet të adresohen”, tha Rama.

Rama kërcënon studentin në sallë: Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi!

Kryeministri Rama ka dalë jashtë kontrollit në Vlorë gjatë një takimi me studentët e FRESSH duke kërcënuar me jetë nëj student që ia plasi në fytyrë se ai është bërë bajat dhe nuk po durohet më. Pyetjet e studentit dhe replikat e kanë nxjerrë Ramën nga faza dhe në një moment deprezioni ai i është drejtuar studentit me fjalët: “Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the”.
Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.
“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard.
Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.
Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.
‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithë të tjerët si puna jote. Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.

Studenti degjeneron Ramën: Je bërë bajat, nuk po ju durojmë dot më!

Një tjetër student i ka dhënë sot një leksion kryeministrit Rama në qytetin e Vlorës, ku i kërkoi atij që ti jepte fund etiketimit të studentëve si komunistë. Studenti u shpreh se do të donte të largohej nga ky vend, dhe midis pastrimit të banjove në një shtet të huaj dhe jetesës në Shqipëri do donte të parën.
“Megjithë shpirt doja që të dilja me ata që u larguan sot nga takimi, ju po na vrisni shpresën, njësoj si ata që na vrisnin në Bulevard.
Më vjen rëndë. Më mirë të pastrosh haletë jashtë vendit se të jetosh këtu. Do doja të ikja dhe të merrja me vete të gjithë familjen, gjithë sa kam.
Ju na dëgjoni por nuk na e vini veshin. Jeni bërë shumë bajatë mo vëlla, nuk po ju durojmë dot më”, u shpreh studenti.
‘’Ti mua më merr të keqen. Ti e të gjithe te tjeret si puna jote. Nëse unë do të isha si të tjerët ti do të haje një kokërr plumbi, pasi the të gjitha ato që the. Nese do të isha si të tjerët nuk do e mbaje gjithë ate fjalim”, ia kthehu Rama studentit.

Kunati i Mimit të radarëve të drogës zgjidhet në krye të Këshillit të Prokurorisë, karteli në festë

Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë formalizoi zgjedhjen e kryetarit të saj, njeriun e paracaktuar që para shumë muajsh dhe që përfaqëson interesat e klanit të dr5ogës në qeveri. Gent Ibrahi është zgjedhur në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po kush është Ibrahimi? Ai është kunati i Mimi Kodhelit, ish ministres së Mbrojtjes që urdhëronte fikjen e radarëve për të lejuar trafikun e drogës. Kodheli është një vartëse jo vetëm e Ramës, por edhe e klanit Tahiri, i cili pas zgjedhjes së Ibrahimit e shikon veten më të sigurtë për hetimet ndaj përfshirjes së tij në trafikun e drogës.
Gent Ibrahimi, konstitucionalist dhe ekspert i shumë projekteve të Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” është emri që pritet të drejtojë strukturën përgjegjëse për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, të prokurorëve të SPAK-ut, si edhe për emërimet, transferimet e penalizimeve të prokurorëve të Republikës.
Pak orë pasi disa prokurorë u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorë, në adresë të tyre kanë mbërritur sinjalet nga persona të rëndësishëm të maxhorancës socialiste që duhet të votojnë kandidaturën e Gent Ibrahimit për pozicionin e kryetarit të KLP.
Këto “sinjale” në favor të Gent Ibrahimit shoqërohen me termin se “është njeriu i Ambasadës Amerikane”, kjo për faktin se bashkëshortja e tij është një prej këshilltareve të misionit OPDAT.
Ibrahimi ka nisur karrierën e tij si jurist në fondacionin Soros dhe shërbeu si Ekspert i Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, nën siglën e grupit të multimiliarderit Xhorxh Soros. Gjithashtu, ai ka lidhje të ngushta familjare me një eksponente të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministren e Mbrojtjes dhe sot deputeten Mimi Kodheli.
Gent Ibrahimi u zgodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë disa muaj më parë, së bashku me 4 të tjerë, si pjesë e shoqërisë civile. Ai tashmë është në pritje për të marrë zyrtarisht drejtimin e KLP-së, një përzgjedhje e cila është diskutuar prej shumë muajsh në ambjentet politike dhe juridike.

Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është parashikuar të zhvillohet paraditen e së Hënës, 17 Dhjetor, pavarësisht se është ende e paqartë se në cilin ambjent do të zhvillohet. Në një takim të zhvilluar paraditen e së Enjtes nga EURALIUS dhe OPDAT, me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësuesi i qeverisë, zv.ministri i Drejtësisë Toni Gogu, deklaroi se ende nuk është përcaktuar një godinë se ku do të ushtrojnë funksionet dy strukturat më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.
KLP përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve përfaqësues të avokatisë, pedagogjisë e shoqërisë civile, ndërsa 6 vijnë nga radhët e prokurorëve. Më herët këtë javë, Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi 6 anëtarë, të cilët i bashkohen 5 të tjerëve, të zgjedhur në Shkurt 2018 nga Parlamenti i Shqipërisë vetëm me votat e maxhorancës socialiste.
Ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon se kryetari i KLP-së zgjidhet në mbledhjen e parë konsituuese, me votim të thjeshtë nga anëtarët jo-prokurorë. Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka kompetenca të gjera për organizimin dhe funksionimin e institucionit.
Ndryshimet Kushtetuese, në kuadër të Reformës në Drejtësi, parashikuan ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si institucioni që do të trajtojë karrierën e prokurorëve. Reforma në Drejtësi u hartua sipas projektit të hartuar nga fondacioni Soros, nëpërmjet të cilit sistemi gjyqësor kalonte nën kontrollin e plotë të kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu, ka pasur akuza të forta se edhe ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, një prej mbështetësve më të fortë të këtij varianti të Reformës në Drejtësi, për lidhjet me fondacionin Soros. Diplomati Lu i ka mohuar këto zëra, por dokumenta të publikuar gjatë muajve të fundit kanë provuar lidhjet e forta ndërmjet ambasadorit, kryeministrit shqiptar dhe fondacionit Soros, të gjithë të angazhuar për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Rama del nga faza dhe dhunon studentët në Vlorë, studenti: “Më kapi prej fyti”!

Kryeministri Edi Rama organizoi një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës, ndërkohë që shumë studentë nuk e kanë mirpritur. Një grup i madh studentësh vendosën që të braktisin takimin, duke mos pranuar që të dëgjojnë asnjë përgjigje nga kryeministri Rama.
Studentët pas braktisjes së sallës u shprehën jashtë kamerave për Fax News, se ishin dhunuar nga kryeministri, ndërkohë që salla ishte mbushur me FRESSH-istë. Ato nuk pranuan të dalin në kamera, por siç dëgjohet në audio studentja shprehet se është kapur për grykësh nga kryeministri në momentin që po futej brenda ambienteve të Universitetit të Vlorës.
“Ndodhi që kryeministri jo vetëm që na dhunoi. Kryeministri nuk na lejoi që të futeshim për arsye se të gjithë ato që ishin aty, ishin FRESSH-istë, nuk kishte asnjë student. Jo vetëm studentë që skishte, por edhe gra.”
Gazetarja: Ju po thoni që ju kapi prej gryke!?
“Po, po kryeministri na dhunoi. Na thanë që nuk kishte vende dhe ato vende që ishin të zëna ishin të zëna nga FRESSH-istët”, u shpreh një studente.
Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit prej disa ditwsh. Protesta studentore i ka rrëzuar të gjithë gënjeshtrën e madhe të ngritur nga propaganda e tij dhe mediat e kapura.
Kjo situatë ka bërë që Edi Rama të dalë jashtë kontrollit.
Kjo ka bërë që gjatë ditës së sotme vetë Edi Rama të ushtrojë dhunë ndaj studentëve.

Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët në Universitetin e Vlorës nuk ka shkuar ashtu siç e priste kreu i qeverisë.
Studentët e pritën me revoltë Ramën dhe janë tubuar sërish duke e përcjellë me protesta. ‘Studentët do të fitojnë, studentët do fitojnë’, ishin thirrjet e studentëve ndaj Ramës, i cili iku me ‘bisht ndër shalë’ nga bashkëbisedimi në Universitetin e Vlorës.
Kryeministri fillmisht u prit me protesta nga studentët, ndërkohë që një pjesë e madhe prej tyre braktisën takimin duke refuzuar që të dialogojnë me të.
Por dhe studentët të cilët ishin të pranishëm në sallë, nuk hezituan që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshme kryeministrit, duke filluar që nga pasuria, shtëpia në Surrel, ndërkohë që një prej tyre e akuzoi si mashtrues.
Kujtojmë se studentët e Universitetit të Vlorës i kanë bërë suprizën më të hidhur të këtyre kohëve kryeministrit Rama.
Pas protestës që bënë në oborrin e Universitetit, ata kanë marrë fjalën dhe kanë thënë se ky takim është farsë duke u larguar më pas nga salla.
Disa prej studentëve madje thonë se janë dhunuar fizikisht nga vetë kryeministri Rama, i cili e humbi për disa çaste durimin.

Kallam Deshtaku takim me FRESSHistet ne Universitetin Ismail Qemali.Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e studentit dixhital. sbPershendetje doktor studentet protestues nk lejohen t hyjne ne konferenc duhet t jen freshista qe te futen

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 19. Dezember 2018

Revolta në Vlorë: O ministrja e shefit vet, shefit vet e shefit vet, mesatarja 5.8-të, 5.8-të

Gjatë takimit të tij me studentët në kuadër të ashtuquajturit “dialog” Rama është përballur që kur ka mbërritur në Vlorë me reagimet e forta të të rinjve.
Takimi ka nisur me reagime të shumta nga ana e studentëve ku fillimisht nuk i janë bindur kryeministrit i cili po mundohej ti mësonte studentët se ku duhej të uleshin.
Ai i është drejtuar një të riu që ishte ulur në gjunjë duke i thënë: “Vër të ndenjurat në dysheme që të mos të mpihen gjunjët. Mos rri në gjunjë”.
Njëri nga studentët që mori fjalën iu drejtua Ramës duke i thënë se çështja kryesorë është se i keni dhënë autonomi Universitetit, por kjo nuk është e justifikueshme.
“Faj nuk është i Universitetit, mos është kjo një mënyrë për të shfajësuar vetë tuaj? Studentët po bëjnë mësim me turne dhe ndaj ka një kërkesë të lartë për të frekuentuar Tiranën. Këtu nuk ka vende për diskutim, këto gjëra bëhen ose nuk bëhen. Për çfarë do të diskutojmë?”, u shpreh studenti.
Ai vijoi duke duke iu drejtuar Ramës se, kërkoni dialog me ne, ndërkohë që nuk ka vend për dialog.
“Ju kur jeni në një takim ballpërballë të mbushni mendjen por ne duam zgjidhje”.
Kjo shkaktoj të qeshura dhe brohoritje tek studentët e pranishëm por kryeministri tha që të mos vijoni me batuta se do të dilni të humbur me mua.
Studenti vijoi fjalën e tij duke thënë: “mos na detyroni që pëlqimin që mund të kemi për ju ta kthejmë në urrejtje sepse në Vlorë ju kanë votuar. Jemi këtu për zgjidhje mos na detyroni t’i bojkotojmë politikanët dhe ti dëbojmë njëkohësisht”.
Studenti pas pyetjes së tij largohet dhe pas tij shkojnë edhe shumë studentë të tjerë, duke thirrur “o ministrja e shefit vet, shefit vet e shefit vet, mesatarja 5.8-të, 5.8-të, 5.8-të.
Gjithashtu studentët thërrasin, “Eduam shqipërinë si gjithë europa”.

Kamëz, merr formë pedonalja, punimet e sheshit drejt fundit, Mziu: Investim 100% i Bashkisë

Kamza ndryshon çdo ditë. Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi ku punohet çdo ditë për të ndryshuar rrënjësisht infrastrukturën e qytetit. Veç punimeve që po kryhen në mbi 70 rrugë në territorin e Bashkisë, një nga investimet më të rëndësishme është dhe ndërtimi i pedonales dhe sheshit të ri të qytetit Kamëz. Punimet kanë ecur në kohë rekord dhe janë inspektuar në mënyrë sistematike nga kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, i cili ka kërkuar jo vetëm të zbatohet afati i realizimit të punimeve, por ka parë nga afër dhe ecurinë e tyre duke kërkuar realizimin sa më mirë të projektit.
Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, thotë: “Ky është një investim 100% i Bashkisë Kamëz për qytetarët e saj dhe tregues që çdo taksë e tyre kthehet në investim. Është ky një projekt i financuar nga financat e Bashkisë, duke qenë se qeveria “Rama” nuk e konsideron Kamzën, nuk e mbështet me financim projektesh ku janë jo pak, por mbi 140 projekte flenë në sirtarët e ministrive të qeverisë së Rilindjes”.
Pedonalja e qytetit, me sipërfaqe 4936 metra katrorë, është një investim i rëndësishëm i Bashkisë Kamëz dhe një infrastrukturë shërbyese për qytetarët e saj. Investimi përfshin segmentin përgjatë Bulevardit Blu në të dyja anët e tij, me gjerësi 5 m dhe 8 m. Ka një shtrirje nga qendra e qytetit drejt kryqëzimit me rrugën “Londër”. Realizimi i këtij investimi është një vepër që ka një impakt të ndjeshëm për të gjithë qytetarët e Kamzës, jo vetëm kaq, por edhe të gjithë atyre që vërtet gjatë këtyre viteve kanë qenë të interesuar për jetën e këtij qyteti. Panorama e qendrës së qytetit është ndryshe, tashmë edhe me ndriçimin e saj dhe të gjithë Bulevardit Blu, duke krijuar një pamje të vërtetë të një qyteti evropian së bashku me qendrën e qytetit.

Plas edhe në Vlorë, revolta në sallën e takimit të Ramës: E duam Shqipërinë si Europa

Kryeministri Edi Rama po organizon një takim me studentë dhe pedagogë të Univeristetit të Vlorës, ndërkohë që shumë studentë nuk e kanë mirpritur.
Studentët në turmë kanë thirrur Turp! Turp!, ndërkohë që kryeministri Rama është përpjekur me mllef që ti sistemojë në vende.
Një vajzë e cila ka thirrur vazhdimisht Trup, Turp, është pyetur nga kryeministri se çfarë ka për turp.
Gjatë fjalës së saj ajo ju drejtua kryeministri duke i kërkuar plotësimin e kërkesave, ndërkohë që ironizoi duke u shprehur se takimet me ju zhvillohen në një sallë kaq të ngrohtë dhe sallat ku zhvillohet mësim janë shuëm të ftohta.
“Duhet të kuptohet diçka në të pranishmit të gjithë me rradhë duhet të kuptohet se në si studentë nuk kemi protestuar kot nuk jemi budallenj nuk jemi me partite politike. Duhet të kuptohet se ne zotëri jemi një pjesë e atyre që ju shikojnë juve si të vetmin njeri që mund të bëjë diçka që mund të bësh diçka prej tyre. Ne kemi kërkuar disa të drejta shumë bazike. Jemi këtu në një sallë kaq të ngorhtë. Ah sikur dhe klasat ku bëjmë mësim të ishin kaq të ngrohta.“- u shpreh vajza.