15.5 C
Tirana
E hënë, 5 Maj, 2025

Berisha publikon Videon: Kur i duheshin votat Ramës shtëpitë nuk u prishën, tani i duhen paratë e drogës, i rrafshon

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot, më zë dhe figurë, një nga premtimet më të forta të fushatës elektorale të Edi Ramës: Përfundimin e procesit të legalizimit dhe frazën e famshme të kryeministrit, “shtëpitë nuk prishen”.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë, “shtëpitë nuk prishen” dhe shton: – Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, “shtëpitë nuk prishen”. Tani i duhen paratë e drogës, rrafshohen mbarë!” përfundon ai.
Në videon e mëposhtme, shfaqet Rama, duke folur me banorë të palegalizuar në Unazën e Re Tiranë, ku shprehimisht thotë: “Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin, të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori, se nuk është vetëm puna e legalizimit në kuptimin që të mos prishen shtëpitë. Se shtëpitë nuk prishen, gjithsesi. Puna është se ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak!”

Dyfytyresia eshte pafytyresi!Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtepite nuk prishen. Tani i duhen parate e droges rrafshohen mbare! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. November 2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Marku e para nga Prokuroria

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka dorëzuar në Presidencë, dy lista për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED). Fillimisht Arta Marku ka dërguar vetëm emrin e saj e ndjekur nga Fatjona Memçaj.
Më vonë, Marku ka dorëzuar edhe një listë të dytë me 37 prokurorë, të cilët sipas saj plotësojnë të gjitha kriteret, por nuk kanë shkollë magjistrature.
Nga Gjykata Kushtetuese janë depozituar dy emra, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. Nga Gjykata e Lartë, Xhezair Zagnajori nuk ka dërguar emrin e tij, por vetëm Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe Medi Bicin.
Siç raportojnë burime të Fax News, dy nga anëtarët e Gjykatës së Lartë, janë në konflikt interesi, sepse kanë kandiduar për në Gjykatën Kushtetuese. KLD nga ana tjetër nuk ka dërguar asnjë kandidat në Presidencë. Afati i Presidentit, Ilir Meta që të hedhë shortin për KED është më 5 dhjetor.
Por burime për Fax News shprehen se ndryshe nga 2017, këtë vit presidenca nuk do ta hedhë shortin për KED. Është vetë Presidenti, ai që refuzon shortin sepse nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP, shortin e të cilave pritet ta hedhë Kuvendi pas 5 dhjetorit. Puna e parë e KED së re, nëse funksionon, është plotësimi i 5 vakancave në Kushtetuese.
KANDIDATURAT
GJYKATA KUSHTETUESE
Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Vitore Tusha Anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e propozuar për Kryetare e KLSH
GJYKATA E LARTË
Edmond Islamaj Anëtar i Gjykatës së Lartë, në proces rigjykimi nga Kolegji i Pavarur i Apelimit
Ardian Dvorani Anëtar i Gjykatës së Lartë
Medi Bici Anëtar i Gjykatës së Lartë

PROKURORIA
Arta Marku Kryeprokurore e Përkohshme e Prokurorisë së Përgjithshme.
Fatjona Memcaj Prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Adnand Kosova Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Adnand Xholi Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alfred Progonati Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Alma Muça Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Anila Leka Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arben Kraja Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Arqile Koca Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artur Selmani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Bilbil Mete Prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë
Kostaq Beluri Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Petrit Fusha Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Ramadan Troci Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ngeli në Vetting
Sokol Stojani Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Thoma Jano Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Artan Bajrami Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda
Bujar Sheshi Prokuror në Prokurorinë e Apelit për Krimet e Rënda
Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
Dritan Peka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Edmond Hyka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Genti Xholi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Nezir Gjoka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Ferdinand Elezi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Ludovik Dodaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Moisi Duda Prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
Altin Binaj Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë
Henrik Haxhiraj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Kleanthi Zeka Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Pelivan Malaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë
Alfred Agolli Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
Gjon Fusha Prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër
Irma Balili Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Rozeta Qirjaqi Prokuror në Prokurorinë e Apelit Korçë
Arben Dollapaj Prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër
Brahim Dragjoshi Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit Shkodër
Elvin Gjokaj Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

Miku “1 milionë euro” i Ramës falet nga Prokuroria!

Alfred Peza, ish-deputet dhe tashmë analisto-sekretaro mediatik i Partisë Socialiste shpallet përfundimisht i pafajshëm, në procesin gjyqësor në të cilin akuzohej për krijimin e 1 milion eurove në mënyrë të habitshme.
Në 14 shtator 2018, Gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Alfred Pezën ndaj akuzës së ngritur nga Prokuroria e Tiranës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Pas këtij vendimi, prokuroria, pavarësisht se ishte e bindur në fajësinë e tij, duke kërkuar edhe dënimin e ish-deputetit, vendos të mos e ankimojë në Gjykatën e Apelit.
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, vendimet e gjykatës ankimohen brenda 10 ditëve nga shpallja e tij. Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vendimi për pafajësinë e Alfred Pezës, Prokuroria e Tiranës nuk e ka ankimuar vendimin e pafajësisë. Burime të “Boldnews.al” në Gjykatën e Tiranës konfirmuan se prokuroria nuk ka dorëzuar ankim për vendimin e pafajësisë së Alfred Pezës, duke i dhënë kështu mundësi ish-deputetit socialist që të mos ketë më probleme me drejtësinë penale.
Hetimi për Alfred Pezën filloi në vitin 2017, kohë kur ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Prokuroria mori shkas për nisjen e hetimit ndaj tij, pasi në media u publikuan të dhëna, sipas të cilave, bashkëshortja e deputetit Peza bleu 1 përqind të aksioneve të një banke të nivelit të dytë, në vlerën e mbi 1 milion eurove.
Hetimet u kryen fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në atë kohë ishte kompetente për ndjekjen penale të zyrtarëve me funksion deputet. Ai akuzohej nga institucioni qëndror i Akuzës për tre vepra penale:
“Fshehje e të ardhurave”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje dhe mosdeklarim i pasurisë”. Në kuadër të këtij hetimi, gjykata vendosi fillimisht edhe sekuestrimin e pasurisë së deputetit Peza dhe bashkëshortes së tij.

Ky hetim i nisur ndaj Pezës mendohet të jetë shkaku që ai nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2017. Në vijim, për shkak të ndryshimeve ligjore, në kuadër të Reformës në Drejtësi, procesi gjyqësor ndaj Pezës kaloi në disa gjykata, të cilat shqyrtuan se cila do të ishte kompetente për të shqyrtuar akuzat e Prokurorisë.
Në përfundim, u vendos që kompetente për hetimin dhe gjykimin e Alfred Pezës do të ishin gjykata dhe Prokuroria e Tiranës. Në korrik 2018, në kohë kur prokuroria tashmë drejtohej nga Arta Marku, paraqitet në gjykatë vetëm me një akuzë ndaj ish-deputetit milioner-atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”, duke rrëzuar hetimet e kryera nga Prokuroria e Përgjithshme për dy veprat e tjera-“Fshehje të të ardhurave” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ky ishte tolerimi i parë që prokuroria e Arta Markut i bëri ish-deputetit, i cili, në verën e vitit 2018, kohë kur filloi procesi gjyqësor ndaj tij, po bënte përpjekjet për t’u rikthyer sërish në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Me akuza të reduktuara në minimum, prokuroria i dha mundësinë gjykatës që të shpallte të pafajshëm Alfred Pezën. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Arta Markut nuk e konsideroi aspak të arsyeshme që të vijonte betejën ligjore në Gjykatën e Apelit kundër Alfred Pezës.
Pak ditë pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës, Alfred Peza zgjidhet Sekretar për Marrëdhëniet me Median në Partinë Socialiste. Me një vendim pafajësie në xhep, i cili tashmë është bërë përfundimtar për shkak të tolerancës së Prokurorisë që nuk e apeloi, Peza tashmë është i lirë që të shijojë 1 milion eurot, si edhe të japë mend në studio televizive për reformat madhore e për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Boldnews.al”

Masakra/Kryebashkiaku i PS ngre guroren e tij, bën kërdinë në pyjet e Tërpanit

“Kryebashkiaku socialist i Policanit Adriatik Zotka ka mbyllur të gjitha guroret në malin e Tomorit në mënyrë që të punojë vetëm gurorja e tij dhe e ministrit Klosi. Ky monopolizim ka lënë pa punë dhe në varfëri ekstreme shumë familje.
Po kështu Zotka në bashkëpunim me kryetarin e Qarkut të Beratit po bëjnë kërdinë në pyjet e Terpanit”.
Faktet më lart janë denoncuar nga një qytetar i cili i ka shkruar ish-Kryeministrit Berisha. Vetë z. Berisha i cilëson këto akte si “forca e pushtetit mafioz”.
Forca e Pushtetit Mafioz!
-Adriatik Zotko, narkokryetar i narkobashise se Poliçanit, me mbeshtjetjen e Narkoqeverise, konkretisht Klosit, mbyll te gjitha guroret por hap guroren e tij
-Vellai i tij narkotrafikant denohet 7 vjet per trafik droge por qendron 4 muaj ne spital dhe del i lire kurse bashkepuntoret e tij vazhdojne te vuajne burgun.
-Zotko se bashku me kryetarin e Qarkut te Beratit po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje z.Berisha!
Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i qytetit te varfer te Policanit. Them i “varfer” pasi u be gati nje vit qe kryetari i bashkise Adriatik Zotkaj ne bashkepunim me min.Blendi Klosi kane bllokuar punen ne guroret e malit Tomorr duke lene shume po shume familje ne varferi ekstreme. Ne ortakeri me njeri-tjetrin ata hapen nje tjeter gurore ne malin e Terpanit duke krijuar keshtu “nje monopol”.

E kishin shume te thjeshte ta ngrinin punen pasi duke qene njeri ligji e tjetri Maliqi punojne me mjetet e bashkise( skrep, kamiona, fuoristrada e vinç).Edhe fuqine punetore e kane miremenduar…
Punonjesit e bashkise detyrohen te punojne me force duke i shantazhuar se do te largohen nga puna ne rast se nuk punojne ne sharrat e gurit. Dmth keta te shkretet punetore kryejne edhe punen e shtetit edhe ate private duke u paguar vetem me ate rroge te vogel qe u ka caktuar bashkia. Po le te themi se keta punonjes jane me “fat” se ka dhe shume e shume te tjere qe kane 4-5 muaj qe nuk paguhen dhe se rroga me e afert do tu jepet ne janar(2019).
Si ka mundesi qe nje minister ka forcen te mbyll nje gurore ku ne te punojne firma te licensuara dhe qe paguajne detyrimet e taksat ketij “Shteti” dhe hap nje “Gurore Fantazme” pa asnje lloj dokumentacioni?! Po ketyre dy hajduteve (Zotkaj e Klosi) u eshte hapur edhe me shume oreksi per ???????? se ne bashkepunim me edhe me prefektin e Q.Berat po bejne kerdine ne pyjet e Terpanit. Duke prere e shkaterruar hektare te tere( pa asnje lloj leje apo liçense). Duke pasur mbeshtetjen dhe perkrahjen e ortakut min. Klosi, A. Zotkaj bashke me vellain e tij trafikant te lendeve narkotike( Vellai ia hodhi me 4 muaj qendrim ne spital nga 7 vjet qe u denua, ndersa bashkepunetoret e tij vuajne akoma denimin) u bejne presion e shantazh me nje fjalor rruge qytetareve te ndershem se duhet te votojne kete rrugaçin ne zgjedhjet e ardhshme per k.bashkie.
Se Adriatik Zotkaj e ka deklaruar hapur se edhe nese nuk rikandidon “Ai i gjati…” Zotkaj do ta hedhe kandidaturen si i pavarur. Duke u shprehur hapur se ai eshte zot i ketij vendi dhe se askush nuk ja merr bashkine.
Une duke qene i pashprese vendosa tju shkruaj juve i nderuar z.Berisha pasi besoj dhe shpresoj shume se ju do zbardhni cdo rresht te shkruar me siper. Vetem ju lutem shume te mbetet anonim se ndihem i kercenuar per jeten nga “keta te fortet” qe kane 16 vjet qe terrorizojne qytetaret e Policanit. Me respekt nga nje socialist i pashprese.

Veliaj nuk ndalet, nis prerja e pemëve tek Unaza e Re, gati shembja e banesave

Pas më shumë se dy javëve protesta, banorët e Astirit shprehen të vendosur deri në fund se do të mbrojnë me gjak banesat e tyre.
Ndërsa ata ishin duke depozituar sot një padi në prokurori kundër Erion Veliajt, INUK dhe ARRSH-së, në rrugën që kalon pranë banesave të tyre ka nisur prerja e pemëve, dhe duket se radha do t’iu vijë godinave.
Në videon e siguruar nga Faxëeb.al shihet qartë se ka nisur intesivisht puna për prerjen e pemëve, ndërsa në zonë ndodhen dhe punonjës të policisë.
Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.
Ndërkohë që së fundi mësohet se ARRSH ka kërkuar një grup përfaqësues nga unaza e re për takim.

PD publikon videon që nxjerr blof Veliajn: Ja si i shau banorët e “Astirit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u justifikua se fjalën shpellarë, e kishte përdorur për deputetët e opozitës, por pas kësaj, ka reaguar sërish PArtia Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka publikuar një video, në të cilën si shpellarë Veliaj u drejtohet banorëve.
Gjithashtu Zhupa shkruan se kreu i bashkisë ka poshtëruar me sharje qytetarët që e kanë votuar nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër, ajo shton se Veliaj po përpiqet t’i blejë ata përmes oligarkëve.
Postimi i Zhupës
Ne cdo vend te botes demokratike qytetaret kane te drejte te kritikojne qeveritaret e tyre, edhe ti shajne ata kur nuk ju pergjigjen premtimeve dhe detyrimeve qe kane kur zgjidhen me vote. Ndersa ne diktatura qeveritaret kritikojne qytetaret e tyre dhe i arrestojne kur nuk ju pergjigjen vullnetit te partise.
Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj, i cili prej 15 ditesh nuk pranon te takoj banoret, ka zgjedhur ti shaje ata, ti ofendoj, ti bej presion dhe bashke me policine qe duan, ti arrestojne ata. Ne video jane dy reagimet me sharje te kryebashkiakut Erioni Betoni per votuesit e tij, per banoret e qytetit, nga shpellar tek nazist.
Nuk pyet per te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve sepse eshte i bindur se me oligarket ne krah mund te blej cdo zgjedhje. Por e ka gabim, qytetaret do triumfojne ne te drejtat e tyre. Tirana e do zhvillimin por jo permes korrupsionit, klientelizmit, shperfilljes se te drejtave ligjore te qytetareve te saj. Erion Veliaj nuk eshte kryebashkiaku qe meritojme.

Ne cdo vend te botes demokratike qytetaret kane te drejte te kritikojne qeveritaret e tyre, edhe ti shajne ata kur nuk ju pergjigjen premtimeve dhe detyrimeve qe kane kur zgjidhen me vote. Ndersa ne diktatura qeveritaret kritikojne qytetaret e tyre dhe i arrestojne kur nuk ju pergjigjen vullnetit te partise.Kryemashtruesi i Tiranes Erion Veliaj, i cili prej 15 ditesh nuk pranon te takoj banoret, ka zgjedhur ti shaje ata, ti ofendoj, ti bej presion dhe bashke me policine qe duan, ti arrestojne ata. Ne video jane dy reagimet me sharje te kryebashkiakut Erioni Betoni per votuesit e tij, per banoret e qytetit, nga shpellar tek nazist. Nuk pyet per te drejtat kushtetuese dhe ligjore te qytetareve sepse eshte i bindur se me oligarket ne krah mund te blej cdo zgjedhje. Por e ka gabim, qytetaret do triumfojne ne te drejtat e tyre. Tirana e do zhvillimin por jo permes korrupsionit, klientelizmit, shperfilljes se te drejtave ligjore te qytetareve te saj. Erion Veliaj nuk eshte kryebashkiaku qe meritojme.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 18. November 2018

INUK nis sot punimet për shembjen e banesave, banorët e ‘Astirit’ padisin Veliajn

Ditën e sotme dy prej banorëve të zonës së Astirit Dorian Protoduari dhe Marsela Lekli kanë mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar një padi kundër kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ARRSH-së dhe INUK-ut. Edhe dje ata mbërritën në Prokurori për padinë, po nuk i priti askush nga përfaqësuesit e organit të akuzës.
Ata kërkojnë që institucioni i Prokurorisë të hetojë lidhur me procedurat që janë ndjekur në rastin e vendimit për prishjen e banesave të tyre.
Nga ana tjetër banorët e tjerë po zhvendosen drejt rrethrrotullimit të Doganës pasi ka informacione se atje kanë mbërritur fadromat e INUK të cilat kanë nisur prerjen e pemëve, çka mund t’i hapë rrugë më pas dhe prishjes së banesave të tyre, shkruan faxëeb.
Edhe dje banorët u treguan të vendosur në qëndrimin e tyre, se ata do të mbrojnë me jetë banesat, ndërsa iunstitucionet nuk kanë bërë asnjë hap pas.
Ministri Gjiknuri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, kanë thënë se banorët që nuk kanë lejen e legalizimit të banesave të tyre, do tiu sigurohet tre vjet qera falas, ndërsa personat që kanë leje do të kompesohen sipas ligjit.

Qeveria “339”!!!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri shkruan në një postim në Facebook se Qeveria e Rilindjes nuk ka asnjë arsye të mendojë për hallet e popullit sepse nuk është qeveri e popullit por e bandave…
Postimi i plotë në Facebook
Qeveria që të nesërmen e zgjedhjeve falënderon bandat, jo popullin, nuk ka asnjë arsye të mendojë për hallet e popullit sepse nuk është qeveri e popullit por e bandave…
“Rroftë PS se ajo na zgjidh hallet” do të duhej të brohoritej tek “Unaza e Re” nga populli;
në fakt brohoritet në Gjykatë….nga banda!!!!

Tritol makinës, flet drejtori i Hekurudhave 

“Më njoftuan komshinjtë se kishin gjetur një bidon. Nuk e di nëse ishte vënë për mua apo për dike tjetër tritoli, sepse nuk kam konflikt me njeri”.
Kështu deklaroi Ani Dyrmishi, drejtori i Hekurudhave në Durrës për gazetaren e ‘News24’ e ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj, ndërsa ka dhënë sqarime për lëndën plasëse që u gjet sot afër makinës së tij. Ai tha se nuk kishte konflikte me askënd, duke shtuar se në Durrës lëviz gjatë gjithë kohës në këmbë.
“Më lajmëruan komshinjtë mëngjesin e sotëm se një bidon i zi gjendej poshtë makinës së tij. Fqinjët e kishin parë dhe me morën në telefon. Shkova e pashë bidonin e zi poshtë makine dhe lajmërova, bidoni ishte në tokë. Nuk e di nëse ishte vënë për mua apo për dike tjetër, sepse nuk kam konflikt me njeri. Unë lëviz në këmbë në gjithë Durrësin dhe nuk mendoj se jam unë objektivi”, tha Dyrmishi.

E vranë apo u vetëvra polici?!

Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që ka shumë enigma. Policia thotë se është shoqëruar një person për të sqaruar rethanat e vdekjes së punonjësit të policisë.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ndërroi jetë mbrëmë është Halit Zhdrrella.
Burime bëjnë të ditur se Zhdrella ndërroi jetë si pasojë e lëndime të marra nga vetëaksidentimi me armë zjarri.
Zhdrella ishte nga fshati Penuh, komuna e Podujevës dhe punonte si Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
Ndryshe rrethanat e këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura deri në dhënien e detajeve nga vetë Policia e Kosovës. Vetëm se dyshohet që Zhdrella humbi jetën përderisa kishte dalë për gjueti.
Njoftimi i plotë i Policisë
H.Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.
Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:
T.Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia.