21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kërcënuesi është Ramë Kadriu

Nga Kastriot ISLAMI

Kërcënuesi i gazetarit është Ramë Kadriu.
Dhe e gjitha banda shoqëruese, mediatike dhe e të fortëve. Nuk duhet të këtë asnjë dyshim për këtë dhe nuk duhet kërkuar në asnjë pistë tjetër…
Të gjithë shërbimet partnere janë koshiente se cili e ka bërë kërcënimin dhe në çfarë mënyre e ka realizuar atë.
Natyrisht prokuroria shqiptare për momentin hesht dhe nuk do të kërkojë sipas kësaj piste, edhe për këtë rast sepse urdhërat i merr nga Ramë Kadriu. Por kjo akuzë kundër Ramë Kadriut duhet bërë sot konkretisht dhe duhet pritur momenti kur të çlirohet prokuroria e gjyqësori që kjo akuzë të rimerret e të vihet në lëvizje.
Sepse kjo ditë do të vijë shumë shpejt…
Të jeni të sigurtë se do të jenë të shumtë dëshmitarët që do të tregojnë me fakte e prova, e madje deri në detaje, sesi Ramë Kadiu e ka ideuar dhe realizuar këtë skemë kërcënimi, që është veçse ‘kërcënimi i radhës’. Pavarësisht se Ramë Kadriu merr masat duke hedhur gurin e fshehur dorën…
Nuk duhet të ketë asnjë dyshim e hezitim për të besuar se nuk është hera e parë që Ramë Kadriu kërcënon kundërshtarët, qofshin politikanë apo gazetarë, apo madje edhe bashkëpunëtorë të tij.
Natyrisht jo drejtpërdrejtë vetë, sepse ka shumë frikë e gjithnjë tenton të fshehë gjurmët, por në dy rrugë të ‘fshehta’.

Rruga e parë është ajo e ‘demaskimit’ mediatik përmes zyrës së dizinformimit dhe shpifjes që drejtohet nga E-Kadriu duke ju bërë ndërkohë thirrje ‘kërcënuesve me pagesë’ të kryejnë aktin e kërcënimit me të gjithë mënyrat e mjetet që disponojnë.
Dhe në fund është po vetë Ramë Kadriu që i përgëzon të gjithë aktin e kryer, duke ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme për kërcënimin e bërë.
Rruga e dytë është ajo e thirrjes në zyrë të biznesmenit apo politikanit, që gazetari i ka zbuluar skandalin, së bashku me të ‘fortë’ që e shoqërojnë atë, Në këtë takim Ramë Kadriu i kujton atyre se do të kenë mbështetjen e tij të plotë për të ndëshkuar shpifësin dhe për të ‘vendosur drejtësi’, thënë ndryshe për ti dhënë ndëshkimin/kërcënimin e merituar gazetarin ‘kadri’ që shpif ndaj një biznesmeni të ndershëm duke prekur rëndë me shpifjet edhe integritetin e Ramë Kadriut e të qeverisë së tij. Në këtë rast të gjithë veprimet për realizimin e kërcënimit i marrin të ‘fortët’ që shoqërojnë biznesmenin dhe në çdo rast këta të ‘fortë’ veprojnë nën mbrojtjen e Ramë Kadriut.
Ka edhe një rrugë tjetër kur vetë biznesmeni vë në lëvizje të ‘fortët’ e tij që aktivizohen të egërsuar edhe më shumë kur dëgjojnë në media se për të mbrojtur shefin e tyre biznesmen ata kanë edhe mbështetjen e direkte madje edhe porosinë e Ramë Kadriut, që qëllimisht ulëret nëpër ekrane e takime të hapura ‘shpifje, shpifje…’ dhe kërcënon se do të fusë në burg të gjithë ‘kadrinjtë shpifës’…

Bizneset në protestë nga nesër, katër kërkesat e tyre

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë njoftoi ditën e sotme, përmes një konference, që duke filluar nga nesër, biznesi i vogël dhe i mesëm do të protestojë.
“Kemi bërë thirrje për grevë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 16.00 të pasdites, forma e së cilës do të jetë me ulje qepenësh. Kryefjala e protestës sonë është përfshirja në TVSH e biznesit të vogël, e cila pati efekte gjatë këtij viti. Nga janari deri në fund të nëntorit falimentuan plot 13 mijë biznese të vogla”- bëri me dije Bujar Muça, nënkryetar i Shoqatës, për “Monitor”.
Sipas tij, kërkesat që i drejtohen qeverisë janë si më poshtë:
1. Rritja e pragut të tvsh për biznesin e vogël nga 2 mld lekë në 12 mln lekë
2. Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30 %
3. Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4. Ndalja e projektit të qeverisë për zëvendësimin e kasave fiskale dhe gjithashtu ndryshim sistemi
Sipas z. Muça, biznesi i vogël po përballet gjithnjë e më tepër me kosto të shtuara. “Edhe për projektin e zëvendësimit të kasave fiskale, ka kosto të larta për ne. Bëhet fjalë për rreth 700 mijë biznese që i përfshin ky projekt. Një kasë së bashku me ndryshimin e sistemit arrin në 500-600 euro, gjë e cila është kosto shumë e lartë për ne. Jemi dakord me projektin në parim, por qeveria të mbulojë kostot”- thotë më tej z. Muça.

Ai shtoi se , duke nisur nga data 19.12.2018, janë bërë thirrje në rang kombëtar, duhet një solidarizim mes të gjithë bizneseve, që të qendrojnë të bashkuar për kauzën dhe kërkesat që kanë.
“ Ne mbështesim edhe kauzën e studentëve, ndaj duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë bizneset në të gjithë Shqipërinë do të solidarizohen me mbyllje qepenash fillimisht, e në rast të mosreagimi nga instancat përkatëse, do të kemi përshkallëzim të protestës në ditët e tjera”- tha z. Muça, duke paralajmëruar edhe greva urie.
Sipas një kërkimi të botuar më parë në Monitor, prej fillimit të vitit dhe deri më 30 nëntor kanë kaluar në statusin pasiv gati 14 mijë biznese (13,927), të cilat në pjesën më të madhe janë biznese të vogla. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje me rreth 65%. Mesatarisht, duke përjashtuar fundjavat (kur nuk kryhen veprime tek tatimet), rezultojnë që janë mbyllur reth 57 biznese në ditë.
Të dhënat në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin 2017 tregojnë se numri i bizneseve të vogla dhe të punësuarit ranë në krahasim me të njëjtën periudhë më parë. Numri i ndërmarrjeve me 1 deri në 4 të punësuar në 2017-n ishin 94 mijë e 614 biznese, ndërsa një vit më parë 96 mijë e 614 biznese, thuajse 1,800 biznese më pak. Në prill 2018, situata e biznesit të vogël u shtrëngua me përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve me qarkullim mbi 2 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që ishte pragu për përjashtimin nga TVSH-ja.

Deputeti Shehaj: Sot jemi kërcënuar të gjithë!

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar pas kërcënimit që iu bë gazetarit Ylli Rakipi. Në një postim në Facebook, Shehaj shkruan se sot jemi kërcënuar të gjithë.
“Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, jemi kërcënuar të gjithë. Ndaj duhet të jemi të gjithë me Ylli Rakipin sot, që nesër të mos jetë rradha jonë, duke iu dorëzuar të keqes një e nga një!”, shkruan deputeti Agron Shehaj.
Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetari Ylli Rakipi mori mesazhe këcënuese për jetën. Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere.
Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente.

Zëri i Amerikës: Si po mbrohet qeveria ndaj skandalit 18 milionë euro me Unazën e Re

Në Shqipëri, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën, pas publikimit të dokumentave të falsifikuar që ishin përdorur nga kompania që fitoi garën për një pjesë të punimeve në Unazën e Re të Tiranës. “Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente”, shkruhet në portalin TPZ.al të drejtuar nga zoti Rakipi.
Për ngjarjen pati sot reagime nga Presidenti Ilir Meta dhe nga opozita, të cilët dënuan me forcë kërcënimet. Presidenti Meta takoi personalisht zotin Rakipi duke i bërë thirrje “institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.”. Për Partinë Demokratike “kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë. Kur krimi guxon të kërcënojë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia”, shkruhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Emisioni “Të Paekspozuarit” në televizionin News 24, zbuloi se kompania amerikane Dunwell Haberman e cila fitoi garën përmes degës së saj në Shqipëri DH Albania kishte falsifikuar dokumentat që kishte paraqitur në tender, i cili më pas u anullua.

Gjatë një emisioni të dytë, zoti Rakipi ishte shprehur gjithashtu se pas kompanisë fantazëm fshihej biznesmeni Bashkim Ulaj.
Më herët “Zëri i Amerikës” ngriti dyshime serioze për lidhjet mes zoti Ulaj dhe DH Albania, e cila kishte zyrat në ABA Center, godinë e ndërtuar nga zoti Ulaj dhe ku janë zyrat qëndrore të kompanisë së tij Gener 2. Përfaqësuesi i DH Albania gjithashtu ka lidhje familjare me zotin Ulaj, ndërsa punonjës të Gener 2, rezultojnë të përfshirë në plotësimin e dokumentave të DH Albania. Një fakt të tillë e dëshmoi dhe një artikull i publikuar nga BIRN, i cili zbuloi se një procedurë në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga Gener 2 dhe juristja e kësaj kompanie.
Ndonëse e themeluar në korrik të këtij viti, DH Albania mundi të bëhej fituese e dy tenderave të mëdhenj, një për ndërimin e një pjese të Unazës së re me vlerë 18 milion euro pa TVSH, dhe një tjetër për ndërtimin e një linje tensioni të energjisë elektrike Burrel-Peshkoi, me vlerë 12 milion euro.
Autoritetet zyrtare u mbrojtën pas faktit se formalisht kompania i kishte dokumentat të rregullta dhe se ato nuk kishin patur të dhëna që t’i bënin të dyshonin për të nisur verifikime ndaj saj, pavarësisht faktit se përfaqësuesi i DH Albania ishte vetëm një 26 vjeçar i panjohur, Avdjol Dobi, pa asnjë lloj experience të mëparshme në asnjë prej fushave ku kompania e tij fitoi garat.
Prokuroria nga ana e saj ka nisur hetimet, por deri tani duket se është mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dokumentave, ndërsa i është drejtuar dhe autoriteteve amerikane, për të vërtetuar falsifikimet.

Europa në Protesta, DW: Demonstratat në Shqipëri kundër Ramës

Nëse sheh vetëm fotot, mund të mendosh, se deti i dritave të Budapestit është spektakël soditës për Krishtlindje. Por njerëzit që të dielën në mbrëmje u mblodhën në kryeqytetin hungarez nuk mbajnë qirinj, por telefona në duart e tyre – dhe mesazhi i tyre nuk është fetar, por politik.
Ata kërkojnë që Kryeministri Viktor Orban të tërheqë ligjin, sipas të cilit kërkohet që punëdhënësit të mund të kërkojnë deri në 400 orë pune shtesë jashtë orarit nga punëtorët e tyre.
Që nga votimi parlamentar të mërkurën e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër këtij ‘ligji të skllevërve’, siç u quajt ai, madje ka pasur trazira të dhunshme. Të dielën, protestat ishin të qeta në fillim, më vonë policia përdori përsëri gaz lotsjellës.
Me 10,000, ndoshta 15,000 pjesëmarrës, ky ishte kulmi i një valë proteste që nuk ka ndodhur në Hungari gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit. Edhe në Francë protesta e sapo e ‘jelekëve të verdhë’ erdhi pas një shpalljes së një ligji. A po ndodh tani në rrugët evropiane ‘ngrohja globale’ e klimës politike?
Hungaria: ‘Largohu Orban’
Shumë demonstrues shprehën nëpërmjet thirrjeve të tyre se ata janë nuk e mbështesin jo vetëm ligjin e orareve shtesë së punës, por as politikën sociale të Kryeministrit të tyre. Nën udhëheqjen e Viktor Orban, punëtorët humbën gjithnjë e më shumë të drejta, ndërkohë që pozicioni i sipërmarrësve u forcua edhe më tej.

Gjithashtu ka pakënaqësi me veprimet e Orban kundër të pastrehëve dhe emigrantëve dhe operacionin e tij të shpëtimit për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg në vendin e tij.
Serbia: kundër pushtetit shtetëror
Në Beograd në kryeqytetin e Serbisë, në këtë fundjavë mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me bilbila si në protestat masive kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Shkaktari për protestat aktuale ishte një sulm brutal ndaj një lideri të së majtës serbe, Borko Stefanoviç.
Njerëzit me këmisha të zeza e kishin rrahur politikanin në fund të nëntorit në qytetin jugor të Krushevcit me një shufër metalike të hekurt dhe e kishin plagosur rëndë. Presidenti Vuçiç e dënoi sulmin dhe autorët e krimit u kapën. Por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e mprehtë të Vuçiçit për një klimë dhune në vend.
Shqipëri: Më shumë se sa taksat e larta të shkollimit
Në Shqipëri, që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 dhe 2560 euro, të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro.
Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të benzinës.

Francë: Si do të vazhdojnë më tej ‘jelekët e verdhë’?
Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës kishte filluar disa javë më parë në Francë, protesta e ‘Gilets Jaunes’. Protesta gjithnjë e më masive, mbarëkombëtare, pas koncesioneve të presidentit Emmanuel Macron dhe sulmit në Strasburg e ka humbur pak vrullin.
Nivelet e protestave në Paris fundjavën e kaluar ishin shumë prapa atyre të javëve të mëparshme. Dimensionet e protestave në Paris javën e kaluar ishin larg atyre të javëve të mëparshme.
Programi emergjent prej miliarda dollarësh, i cili ndër të tjera, parashikon një rritje të pagës minimale me 100 euro, në vitin 2019 e vë Francën në vështirësi buxhetore, Parisi ka gjasa të bëjë më shumë borxhe sesa e parashikon Pakti i Stabilitetit të Euros. Objektivi i tyre origjinal heqja dorë nga rritja e eko-taksave në lëndët djegëse fosile, është arritur nga ‘jelekët e verdhë’.
Sidoqoftë, lëvizja në pak javët e ekzistencës së saj, ka dhënë një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe në një farë mënyre është rritur fuqishëm në drejtime të ndryshme politike.
Por kjo rritje e shpejtë mund ta dëmtojë lëvizjen, nëse qëllimet e palëve ndryshojnë aq shumë sa që nuk mund të bien dakord për një agjendë të përbashkët.

“Deutsche WELLE”

I bie në kokë tavani tualetit, plagoset rëndë studentja në “Qytetin Studenti”

Teksa studentët në protestë kërkojnë kushte dhe qeveria flet për dialog, në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë vijon të konsumohet një dramë e madhe.
Në njërën nga godinat e vajzave në Qytettin Studenti, një pjesë e mirë e tavanit në dushet kolektive ka rënë duke goditur dhe një studente në kokë e shpatulla. E reja ka marrë madje dhe fraktura.
Videon dhe denoncimin e ka bërë publike vetë një studente që jeton në këto konvikte.
“Ndërkohë sot në konviktin e vajzave në Qytetin Studenti ra një pjesë e suvasë së tavanit të dusheve. Një nder vajzat mori fraktura në shpatull dhe në kokë. Po ju dërgoj një video . Anonim tlt”m shkruan ajo.

“Neue Zuercher Zeitung”: Protesta e studentëve një nga manifestimet më të mëdha të pakënaqësisë që ka njohur Shqipëria

Gazeta e njohur zvicerane, Neue Zuercher Zeitung shkruan se protestat e studentëve e kanë vendosur establishmentin në Shqipëri nën presion.
Sipas gazetarit Volker Pabst, që ka publikuar një reportazh nga protestat,pakënaqësia shkon përtej problemeve të universitetit.
‘Ajo që nisi para 15 ditësh si një protestë e vogël e fakultetit të arkitekturës është kthyer në një nga manifestimet më të mëdha të pakënaqësisë që ka njohur Shqipëria prej shumë vitesh.’
Sipas gazetarit, studentët kanë kërkesa konkrete dhe protesta e ka vendosur nën presion qeverinë.
‘Nën presionin e protestave, të cilat gëzojnë mbështetje të madhe jo vetëm në mesin e 130 mijë studentëve në vend, qeveria e Ramës e tërhoqi vendimin për tarifat e provimeve të mbetura. Përveç kësaj, Rama shprehu publikisht mirëkuptim për shqetësimet e studentëve dhe ra dakord për negociata. Një debat televiziv me demonstruesit ishte një dështim, pasi u pa shumë shpejt se panelistët ishin njerëz të socialistëve në pushtet’.

Deputeti gjerman: Komisioni i Venecias mbështet Vettingun në politikë, qeveria s’do bisedime serioze me studentët

Deputeti i bundestagut gjerman Andres Lammel i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, në një konferencë për mediat ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.
Lammel u shpreh se me rëndësi është që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend.
Ai gjithashtu foli edhe për problemet zgjedhore ku përmende financimin e partive dhe të fushatave elektorale, por edhe faktin se vitin tjetër një pjese të votuesve u mbaron karta e identitetit, si dhe problemin me listat zgjedhore.
Deputeti gjerman nuk la pa përmendur edhe protestën studentore dhe mënyrën se si po sillet qeveria. Sipas tij qeveria nuk është e gatshme për bisedime serioze me studentët.
‘Këtu nuk dua të vlerësoj nëse kërkesat e studentëve 100% të pranohen por çfarë dua të them është se grilat në kryeministri janë të ulura, çfarë është edhe një shenjë që qeveria nuk është aspak e gatshme për të folur me studentët, unë shpresoj që ditën e ardhshme qeveria të nisë bisedë serioze me studentët’, u shpreh Lammel. /Faxweb

Dialogjet e kryeministrit, si mallrat kineze…

Nga Ergys MËRTIRI

Këto dialogjet e kryeministrit janë si mallrat kineze që falsifikojnë emra kompanish të njohura, për t’u dukur si firmato: Versaze, Armami, Chamel…
Kryeministri po përpiqet me sforcim të madh të falsifikojë një dialog në kushtet kur protestuesit nuk e qasin. Për këtë i duhen rektorë e dekanë të klonuar, që pranojnë të bëhen shagu i derës ku ai fshin këpucët e baltosura në batakun e korrupsionit dhe degjenerimit.
Më vjen keq që shoh rektorë pa rrasht, që pranojnë të pozojnë si barbi me kollare, në monologjet banale të spektaklit qeveritar të vrerosur nga turpërimi që i bënë studentët. Është e trishtë të shohësh akademikë që i servilosen pushtetit aq sa të pranojnë të marrin mbi vete një pjesë të baltës së tij. Ky vetmohim ndaj pushtetit i rreshton ata në ikonat e budallepsjes dhe nënshtrimit njerëzor si Pal Vata në kohë të Enverit apo Uka i Unazës së re në epokën e Lali Erit.
Krenar për vajzën që doli nga mbledhja, e që i tregoi rektorit se mosha, përvoja, gradat shkencore nuk e kanë ndihmuar të ketë as dinjitetin minimal të një njeriu të thjeshtë. Turp për të gjithë ata që pranojnë të bëhen dekor i një spektakli të trishtuar të një pushteti të kalbur e të trembur si ky, që nuk di ku të kapet për t’u mbajtur. Dinjiteti është në shesh me protestuesit, jo në sallat e inskenuara të propagandës së një qeverie në panik.

Protesta në Shqipëri, Hungari, Serbi e Gjermani! Çfarë po ndodh në Europë?

Nëse sheh vetëm fotot, mund të mendosh, se deti i dritave të Budapestit është spektakël soditës për Krishtlindje. Por njerëzit që të dielën në mbrëmje u mblodhën në kryeqytetin hungarez nuk mbajnë qirinj, por telefonë në duart e tyre – dhe mesazhi i tyre nuk është fetar, por politik. Ata kërkojnë që Kryeministri Viktor Orban të tërheqë ligjin, sipas të cilit kërkohet që punëdhënësit të mund të kërkojnë deri në 400 orë pune shtesë jashtë orarit nga punëtorët e tyre.
Që nga votimi parlamentar të mërkurën e kaluar, gjithnjë e më shumë njerëz po mobilizohen kundër këtij “ligji të skllevërve”, siç u quajt ai, madje ka pasur trazira të dhunshme. Të dielën, protestat ishin të qeta në fillim, më vonë policia përdori përsëri gaz lotsjellës. Me 10,000, ndoshta 15,000 pjesëmarrës, ky ishte kulmi i një valë proteste që nuk ka ndodhur në Hungari gjatë mandatit tetëvjeçar të Orbanit. Edhe në Francë protesta e sapo e ‚jelekëve të verdhë‘ erdhi pas një shpalljes së një ligji. A po ndodh tani në rrugët evropiane “ngrohja globale” e klimës politike?
Hungaria: “Largohu Orban”
Shumë demonstrues shprehën nëpërmjet thirrjeve të tyre se ata janë nuk e mbështesin jo vetëm ligjin e orarëve shtesë së punës, por as politikën sociale të Kryeministrit të tyre. Nën udhëheqjen e Viktor Orban, punëtorët humbën gjithnjë e më shumë të drejta, ndërkohë që pozicioni i sipërmarrësve u forcua edhe më tej. Gjithashtu ka pakënaqësi me veprimet e Orban kundër të pastrehëve dhe emigrantëve dhe operacionin e tij të shpëtimit për ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg në vendin e tij.

Serbia: kundër pushtetit shtetëror
Në Beograd në kryeqytetin e Serbisë, në këtë fundjavë mijëra vetë dolën sërish në rrugë. Shumë prej tyre e shprehën zemërimin ndaj qeverisë me bilbila si në protestat masive kundër regjimit të Millosheviçit në vitet 1990. Shkaktari për protestat aktuale ishte një sulm brutal ndaj një lideri të së majtës serbe, Borko Stefanoviç. Njerëzit me këmisha të zeza e kishin rrahur politikanin në fund të nëntorit në qytetin jugor të Krushevcit me një shufër metalike të hekurt dhe e kishin plagosur rëndë. Presidenti Vuçiç e dënoi sulmin dhe autorët e krimit u kapën. Por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e mprehtë të Vuçiçit për një klimë dhune në vend.
Shqipëri: Më shumë se sa taksat e larta të shkollimit
Në Shqipëri, që nga fillimi i muajit studentët po protestojnë për uljen e tarifave të shkollimit. Në universitetet shtetërore, tarifat variojnë nga 160 dhe 2560 euro, të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro. Megjithatë, demonstruesit në kryeqytetin e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit gjithnjë e më shumë po shtojnë kritikat edhe ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, me bllokimin e rrugëve ata tërhoqën vëmendjen për varfërinë e përhapur në vend dhe çmimet e larta të benzinës.

Francë: Si do të vazhdojnë më tej “jelekët e verdhë”?
Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës kishte filluar disa javë më parë në Francë, protesta e “Gilets Jaunes”. Protesta gjithnjë e më masive, mbarëkombëtare, pas koncesioneve të presidentit Emmanuel Macron dhe sulmit në Strasburg e ka humbur pak vrullin. Nivelet e protestave në Paris fundjavën e kaluar ishin shumë prapa atyre të javëve të mëparshme. Dimensionet e protestave në Paris javën e kaluar ishin larg atyre të javëve të mëparshme.
Programi emergjent prej miliarda dollarësh, i cili ndër të tjera, parashikon një rritje të pagës minimale me 100 euro, në vitin 2019 e vë Francën në vështirësi buxhetore, Parisi ka gjasa të bëjë më shumë borxhe sesa e parashikon Pakti i Stabilitetit të Euros. Objektivi i tyre origjinal heqja dorë nga rritja e eko-taksave në lëndët djegëse fosile, është arritur nga “jelekët e verdhë”. Sidoqoftë, lëvizja në pak javët e ekzistencës së saj, ka dhënë një dinamizëm të jashtëzakonshëm dhe në një farë mënyre është rritur fuqishëm në drejtime të ndryshme politike. Por kjo rritje e shpejtë mund ta dëmtojë lëvizjen, nëse qëllimet e palëve ndryshojnë aq shumë sa që nuk mund të bien dakord për një agjendë të përbashkët./DW