Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre deri në plotësimin e 8 pikave të vendosura prej ditësh si kusht për Edi Ramën.
Studentët prej 14 ditësh vazhdojnë me këmbëngulje protestat e tyre para dritares së Edi Rama.
Edhe gjatë ditës së nesërme studentët do të vazhdojnë të protestojnë.
Ata do të mblidhen nëpër fakultete dhe më pas do të protestojnë tek kryeministria.
Në ditën e 14-të të saj studentët kanë bllokuar akset rrugore kryesore të Tiranës dhe tashmë janë vendosur përpara kryeministrisë.
Një pjesë e tyre në shenjë revolte kanë gjuajtur me vezë godinën e kryeministrisë, një pjesë e mirë e dritareve të së cilës ishin të mbyllura.
Studentët që janë gjëndur në takim me Ramën janë shprehur se kanë frikë të largohen nga salla pasi iu druhen kërcënimeve të rektorit Bahri Musabelliu.
Studentët nuk tërhiqen, axhenda e protestës për ditën e nesërme
Pse u kërcënua Ylli Rakipi? Denoncimi me zhvatjen e 30 milionë eurove me Unazën e Re
Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka marrë mesazhe këcënuese për jetën.
Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere.
Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente.
Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit”, do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një deklarate, ka dënuar kërcënimet e ardhura në drejtim të gazetarit Ylli Rakipi. Meta apelon institucionet ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale rastin.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z. Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.
Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z. Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.
Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.
Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit“, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Partia Demokratike, me anë të një deklarate, ka dënuar kërcënimet në drejtim të gazetarit Ylli Rakipi.”Partia Demokratike dënon në mënyrën më të ashpër kërcënimet që i janë bërë gazetarit Ylli Rakipi. Ne jemi në krah të zotit Rakipi, me të njejtën kurajo dhe vendosmëri me të cilën ai ka denoncuar vjedhjen dhe pastrimin e 30 milionë eurove nga Edi Rama, përmes një skeme ndërkombëtare kriminale.Kërcënimi ndaj Ylli Rakipit nuk është thjesht kërcënim ndaj një gazetari, por është kërcënim ndaj gjithë shoqërisë sonë.Kur krimi guxon të kërcëonjë një njeri të medias, në kohën kur autorët e skandalit janë të gjithë të identifikuar, kjo do të thotë vetëm një gjë: krimi ndjehet më i fortë se shteti dhe se drejtësia.
Pavarësisht, se kush është personi që ka bërë direkt kërcënimin, autori i vërtetë është Edi Rama, frymëzuesi, ortaku dhe mbrojtësi kryesor i krimit në vend. Asnjë qytetar nuk është më i mbrojtur në Shqipëri dhe nuk do të jetë derisa Edi Rama të largohet nga pushteti”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Nesër zbardhet plani Rama-Veliaj-Bego për ndërtimin e kullave mbi shtëpitë e banorëve të Unazës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së re, në protestën e tyre.
Duke folur për media, Basha u shpreh se nesër do të bëhen publike me dokumente se si Rama e Veliaj, ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë një të dënuari për trafik droge, pallate.
Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:
Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.
Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive.
Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe.
Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond
Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja.
Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës.
Çfarë ndodhi sot në protestën e studentëve (Foto)
Studentët vijojnë protestën e tyre në të gjithë Shqipërinë, auditoret janë të gjitha bosh dhe nuk zhvillohet mësim në asnjë fakultet në të gjithë vendin. Sot studentët bllokuan akset kryesore të Tiranës duke paralizuar trafikun. Më pas studentët u grumbulluan sërui=ish para kryeministrisë ku po protestojnë për realimin e 8 kërkesave të tyre.
Qeveria po tenton ti përçajë. Ndërkohë që një student në mënyrë simbolike ka shkruar në sheshin para krYeministrisë “Jo dialog” duke kembëngulur në realizimin e të gjithë kërkesave të tyre pas asnjë negociatë apo dialog.
E gjithë makineria propagandistike e Rilindjes ka lënë çdo temë mënjanë dhe i është përkushtuar me fuqi të plotë, protestës së studentëve. Me të vetmin qëllim; demotivimin e kësaj lëvizje që e ka bërë kryeministrin Edi Rama të ngryset e të gdhihet në rrjetet sociale me hallin e vetëm, për t`ja hedhur edhe këtë herë.
Rruga që është zgjedhur për të demotivuar, përçarë dhe në fund për ta katandisur këtë protestë në një fitore të Edi Ramës; është ajo e përdorjes deri në nivel lecke të mediave të cilat prej kohësh janë bërë kliente të pushtetit.
Në krye të shtabit propagandistik si gjithmonë është vendosur vetë Endri Fuga, i cili shpërndan në mënyrë të organizuar lajme të cilat nuk duan shumë “profesionalizëm”, për tu dalluar se janë përgatitur nga e njëjta dorë.
Në ditët e para të protestës strategjia e Ramës e pasqyruar në shumicën e mediave të shkruara, televizive dhe ato online, ishte përpunimi i opinionit, se studentët duhej të uleshin me kryeministrin të bisedonin dhe pas kësaj të gjitha kërkesat e tyre do të realizoheshin.
Rama largohet fshehurazi nga pas godinës së UBT-së pas tre orësh show
Për më shumë se tre orë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takAbout WordPressim në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku ka premtuar dhe ripremtuar, mirëpo nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për studentët.
Pas takimit kreu i qeverisë është larguar nga ambientet e pasme të UBT-së, shoqëruar nga rektori Bahri Musabelliu, ndërsa nuk mungonin as punonjësit e gardës.
Një pjesë e mirë e studentëve që ishin pjesë në takim janë shprehur të frikësuar për shkak të rektorit, i cili duhet thënë se nuk e kishte njoftuar praninë e Ramës në mbledhjen e sotme.
Nga ana tjetër vijon protesta e studentëve përpara kryeministrisë, ku të rinjtë shprehen për gazetarin e Fax News Sokol Dema se Rama po mundohet me çdo kusht që t’i përçajë ata.
Në takimin e Ramës në UBT pati dhe disa momente replikash, ku një prej studenteve braktisi në mënyrë demostrative takimin.
Zbulohet SMS për takimin e Ramës me studentët në Vlorë, zyrtarja e FRESSH: Sallën do e mbushim me …
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me takimet e Edi Ramës, me studentë e pedagogë.
Ai ka shpërndarë edhe një bisedë të kryetares së FRESSH në Vlorë, e cila njofton për një takim të kryeministrit Rama me studentë të Vlorës. Në këtë mesazh zyrtarja e FRESH shkruan se takimi do të jetë fiktiv dhe sallën do ta mbushim me freshistë.
“Studentët në rrugë, Populli në mjerim, Rama krihet para Fresshistave nëpêr salla të ngrohta! Zgjidhja e kërkesave, mjerimit, varfërisë dhe eksodit rinor nuk zgjidhet me llapaqenëri!”, shkruan Salianji në profilin e tij në facebook.
Berisha vlerëson studenten që poshtëroi Ramën dhe u largua nga salla
Ish-Kryeministri Berisha e ka vlerësuar mjaft dhe është shprehur me nderim, për aktin kurajoz të një studenteje protestuese të Universitetit Bujqësor, e cila sot u përball me Kryeministrin dhe vendosi ta bojkotojë takimin me të.
Nga ana tjetër, Berisha i ka akuzuar si “vasalë besëprerë”, drejtuesit e këtij universiteti, që në fshehtësi futën Ramën në mbledhjen e tyre me studentët, në një kohë kur të revoltuarit prej 15 ditësh nuk pranojnë dialog, por vetëm plotësim të 8 kërkesave të tyre.
“Të dashur miq, shkruan Berisha në Fb. Sot Kallam Deshtaku me vasalë të besprerë ka organizuar një takim në UBT, në të cilin studentët nuk janë njoftuar se ai do të ishte i pranishëm.
Një studente guximtare ka marrë fjalën dhe pasi ka denoncuar rritjen e tarifave, ka braktisur takimin duke denoncuar mosnjoftimin e studentëve se në takim do të ishte dhe ai.
“Nuk e dinin se do vije, unë po e braktis takimin”, ka thënë ajo dhe në një akt të guximshëm është larguar nga salla, duke e menderosur takimin dhe poshtëruar siç meritonte, të pabesin dhe besprerët e tij. Nderim studentes guximtare!
Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për çështjen e ushtrisë së Kosovës?
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur me kërkesë të Serbisë, për të diskutuar mbi vendimin e parlamentit të Kosovës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës.
Vendimi, i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Gjermania, ngjalli kundërshtimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, që vlerësuan se nuk ishte koha e përshtatshme për një gjë të tillë.
Presidenti serb, Aleskandër Vuçiç, shprehu indinjatën mbi votimin e parlamentit të Kosovës, duke e quajtur veprim që rrezikon qëndrueshmërinë e gjithë rajonit. Në Beograd më parë, ai kishte sulmuar ashpër Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.
Ai tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit se Serbia “po përballet me gjithnjë e më shumë vështirësi në Kosovë dhe jam shumë i brengosur dhe madje i frikësuar jo vetëm për popullin tim dhe Serbinë por edhe rajonin”.
Ai tha se Serbia kë bërë gjithçka për të përmbushur krejt marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se Beogradi u ka tërhequr vërejtjen Prishtinës dhe Bashkimit Evropian se problemet duhet të zgjidhen përmes bisedimeve dhe “mos na fusni në telashe, siç janë përpjekjet për anëtarësimin në INTERPOL”.
“Dhe si kundërpërgjigje vunë tarifën për mallrat serbe. Fillimisht e bënë 10 për qind dhe kur e panë që pati efekt te popullata e vet, e ngritën në 100 për qind. Në kundërshtim me CEFTA-n dhe të gjitha parimet evropiane, duke mbytur çdo marrëveshje tregtare mes Serbisë qendrore dhe Kosovës. A mund ta imagjinoni dikë në shekullin 21 që vë taksë kundër lëvizjes së lirë të mallrave, se nuk u ka pëlqyer një vendim politik i anës tjetër?” Ata, tha ai, “rrezikuan kësisoj tërë komunitetin serb në Kosovë”.
“Por as kjo nuk ishte mjaft. Ata shpallën dëshirën për të krijuar ushtrinë e tyre”, tha ai duke e cilësuar atë si veprim në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, madje sipas tij edhe në kundërshtim me kushtetutën e tyre, që Serbia nuk e njeh.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e qëndrueshmërisë në rajon dhe se vendimi për ushtrinë është i pakthyeshëm.
“Asgjë e jashtëzakonshme s’ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar. Në fakt ajo që ndodhi ishte vendim krejt normal, i drejtë, me mision dhe qëllim. Nëse Kosova ka bërë gabim është sepse ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë. Vendimi për ushtrinë është i vonuar e assesi i gabuar. Është i vonuar sepse kemi pritur vullnet të mirë nga ata që deri më tani nuk e treguan në raport me shtetin e Kosovës. Por tani Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur ka marrë veprim të hapur për ushtrinë. Çka ka të jashtëzakonshme këtu? Asgjë fare”, tha ai.
Duke theksuar se kërcënimi i vetëm për rajonin “janë thirrjet irracionale për konflikt dhe luftë nga fqinji verior”, presidenti Thaçi tha se “si president dhe komandant suprem u them troç se ushtria sjell më shumë paqe dhe stabilitet. Ky hap nuk është mesazh kundër askujt. Ushtria e Kosovës nuk është dhe s’do të jetë kërcënim ndaj askujt. Është dhe do të mbetet profesionale e shumetnike. Mbi 10 për qind e ushtarëve janë nga komunitetet jo shumicë, serbë, malazezë, kroatë, turq, rom, egjiptas, ashkali e të tjerë. Do të mbrojë çdo qytetar në gjithë territorin, pavarësisht gjuhës që flasin në shtëpi”, tha ai.
Ai theksoi se themelimi i ushtrisë nuk është për të dyfishuar misionin e NATO-s në Kosovë, i cili do të vazhdojë të kujdeset për sigurinë që nga hyrja e tij në Kosovë në vitin 1999, për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.
May hedh poshtë zërat për një referendum të dytë

Kryeministrja britanike Theresa May hodhi poshtë thirrjet rreth një referendum të dytë për shkëputjen nga Bashkimi Evropian ose për të hedhur në votë alternativa të ndryshme në Parlament.
Pas një jave të trazuar, në të cilën ajo i mbijetoi një votëbesimi dhe kërkoi ndryshime të minutës së fundit në marrëveshjen e arritur me Brukselin muajin e kaluar, Kryeministrja May përballet me një bllokim të marrëveshjes në parlamentin britanik.
Në kushtet kur Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm për lëshime, një numër në rritje politikanësh britanikë po bëjnë thirrje për një referendum të dytë. Disa nga ministrat e zonjës May thonë se kjo mund të shmanget, nëse qeveria teston me votë në parlament skenarët e ndryshëm të shkëputjes nga BE-ja.
Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen Brexit. Disa nga ligjvënësit favorizojnë alternativa të ndryshme për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në, një pjesë kërkojnë daljen pa ndonjë marrëveshje, ndërsa të tjerë janë që Britania të qëndrojë në BE.
Zonja May dhe ministrat e saj kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur rishikimin e referendumit, duke thënë se kjo do të thellonte përçarjet dhe do të ishte tradhti ndaj votuesve, të cilët e mbështetën largimin nga BE-ja me 52 për qind vota pro dhe 48 kundër në vitin 2016.
Gjendja e krijuar e shton rrezikun që Britania të largohet pa marrëveshje më 29 mars, një skenar që disa biznese druhen se mund të ishte katastrofik për ekonominë e pestë më të madhe në botë.
“Amerika e para”, Trump i vë vulën politikës së jashtme amerikane
Presidenti Donald Trump i shtoi detaje të reja doktrinës së tij politike “Amerika e Para” në vitin 2018, me politika që synuan shkundjen e institucioneve të ngritura pas Luftës së Dytë Botërore. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” për çështjet e diplomacisë, Cindy Saine, hedh një vështrim rreth asaj se si po ndryshon politika e jashtme amerikane nën administratën Trump.
Kur Mike Pompeo mori detyrën e sekretarit të Shtetit në muajin maj, pas shkarkimit të Rex Tillerson-it, ai premtoi të ndihmojë agjencinë të rifitojë sigurinë si dhe të formësojë politikën e jashtme të presidentit Trump “Amerika e para”.
Në një linjë me këtë, në një fjalim përpara një publiku thellësisht dyshues evropian, zoti Pompeo tha se rendi ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore kishte “tradhëtuar si amerikanët ashtu edhe ata”.
“Kur traktatet nuk zbatohen, duhet të ballafaqohemi me shkelësit. Traktatet duhet të ndreqen ose të prishen.” tha ai.
Në funksion të këtij qëllimi, Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Presidentit Trump u larguan nga marrëveshja bërthamore me Iranin si dhe marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike. Presidenti iu vu pas dhe një numri zyrtarësh të lartë. Për disa analistë, zoti Trump po rikrijon një ekip më të bashkuar, në mbështetje të platformës së tij.
“Aktualisht pas dy vitesh ai rrethohet me besnikë, me njerëz që janë të përkushtuar për të zbatuar vizionin e tij,” thotë Celia Belin e Institutit Brookings.
Takimi i nivelit të lartë mes presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor qershorin e kaluar, nuk ka dhënë ende rezultate konkrete.
“Ndërsa ajo që rezultoi nga ato bisedime nuk dha shumë, nga pikëpamja e thelbit, në vetvete fakti që këto bisedime u zhvilluan, ishte një arritje mjaft e madhe” thotë Luke Coffey i “The Heritage Foundation”.
Por zoti Trump u kritikua ashpër lidhur me takimin e tij të muajit korrik me Presidentin rus Vladimir Putin. Takimi u pa nga shumë si miratim i qëndrimit të zotit Putin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
“Pa dyshim do ta përshkruaja takimin e Presidentit Trump me Presidentin Putin në Helsinki si pikën më të ulët të politikës së jashtme, jo vetëm përgjatë këtij viti, por të administratës Trump deri më tani”.
Vrasja e gazetarit të Washington Post-it Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll tronditi komunitetin ndërkombëtar javët e fundit. Por ndërsa e dënoi vrasjen, zoti Trump tha se do të vazhdojë të qëndrojë me një aleat të rëndësishëm sikurse Arabia Saudite. Për disa analistë ky qëndrim dërgon mesazh të gabuar tek qeverisjet autoritare në mbarë botën.
“Ai e tha qartë se interesat ekonomikë kanë më shumë rëndësi sesa vlerat morale” Celia Belin, Instituti Brookings.
Sa i takon Kinës, vëzhguesit po përgatiten për një konflikt të mundshëm vitin që vjen ndërsa dy vendet kanë mosmarrëveshje lidhur me tregtinë, detin e Kinës së Jugut dhe sigurinë kibernetike.