Partia Demokratike ka sulmuar ashpër qeverinë për vendimin që skualifikon kasat ekzistuese fiskale dhe detyron bizneset të pajisen me kasa të tjera.
Në një dalje nga selia blu, deputeti i PD, Endri Hasa tha se, kostoja e këtij vendimi korruptiv të qeverisë është nga 600-1000 euro për çdo biznes.
Sipas PD-së, nga 1 herë në ditë, bizneset detyrohen të transmetojnë çdo shitje në kohë reale, një funksion që kasat ekzistuese nuk e kanë.
“Buxheti i vitit të ardhshëm nuk do të jetë kostoja e vetme që do të paguajnë bizneset si faturë e korrupsionit të kudogjendur të qeverisë së Edi Ramës. Çdo biznes duhet të bëhet gati për të nxjerrë nga xhepat nga 600 – 1000 euro si faturë për vendimin korruptiv të qeverisë për sistemin e menaxhimit të faturimit të bizneseve. Paralajmërimi i Partisë Demokratike, që kur denoncoi për herë të parë aferën korruptive, duke deklaruar edhe fituesin e paracaktuar kroat, tani është bërë realitet.
Ministri i Korrupsionit, Arben Ahmetaj, mund të bëjë propagandë nga mëngjesi deri në darkë dhe të gënjejë paturpësisht shqiptaret se kasat fiskale nuk do të ndryshojnë, por e vërteta është se pak ditë më parë qeveria ka miratuar një vendim që, praktikisht, skualifikon kasat ekzistuese. Aktualisht, kasat fiskale janë të programuara të transmetojnë të dhëna vetëm 1 herë në ditë, kur biznesi mbyll xhiron, por me VKM Nr. 651, qeveria ka ndryshuar karakteristikat teknike për pajisjet fiskale, duke futur si kriter shtesë – “transmetimin e çdo shitjeje në kohë reale në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”.
Kërkesat e sistemit të ri detyrojnë çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisjet e reja që mundësojnë transmetim të çdo shitjeje në kohë reale. Kjo do të thotë se 15 milionë eurot e tenderit korruptiv me kompaninë e paracaktuar kroate, janë vetëm maja e ajsbergut, sepse fatura për bizneset llogaritet të kushtojë nga 80-100 milionë euro. Projekti korruptiv për monitorimin biznesit nuk duhet të zbatohet! Ky projekt cëno konkurrencën e lirë, mbyll vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese”, pohon në emër të PD-së Hasa.
VKM që skualifikon kasat, reagon PD: I detyron bizneset të pagujnë 1000 euro nga vendimi korruptiv
Gazetari spanjoll i infiltruar në Shqipëri: Do të demonstroj më zë e figurë lidhjet e zyrtarëve me mafian
Investigimi i linjave ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe të qenieve njerëzore në Amerikën e Jugut duket se e ka “sjellë” gazetarin spanjoll David Beriain në Shqipëri, duke na rrëfyer që nga metodat “e lehta” të ndryshimit të identitetit, deri tek përballja me mafiozët shqiptarë, me kodet e tyre stërgjyshërore të nderit dhe hakmarrjes.
Gazetari David Beriain kthehet më 21 nëntor me një sezon të ri të “Clandestino” në DMAX, duke patralajmëruar një seri prej disa ciklesh dokumentaresh të realizuar në botët më të errëta të krimit në planet.
Dhe në spotin e këtij dokumentari media spanjolle njofton se disa seri të këtij dokumentari i kushtohen pikërisht mafias shqiptare që udhëhiqet, sipas Beriain, nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.
Po ashtu sa i përket pjesës së Shqipërisë, ai thekson se do të demonstrojë më zë e figurë se sa e lehtë është të ndryshosh identitetin në vendin tonë. Ai thotë se falë korrupsionit të zyrtarëve ka qenë e lehtë të marrin një identitet të ri në Shqipëriuke hyrë me mafian e atij vendi.
“Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, komenton gazetari dhe autori i dokumentarit “Clandestino” David Beriain, shkruna fax zeb, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor në DMAX.
Prapaskena e lirimit të Ndokës e Çukajt, ndjesa e Ramës dhe ‘internimi’ i Prokurorit të dosjes
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda zbuti masën e sigurisë për dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko e Arben Ndoka, të arrestuar në kuadër të operacionit kundër bandës kriminale “Avdulaj” të Shijakut, duke ndihmuar në këtë mënyrë edhe Edi Ramën që të zbusë tensionet e krijuara brenda Partisë Socialiste pas prangosjes së tyre.
Tre javë më parë, një operacion i Policisë, i zhvilluar në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, u finalizua me mbi 20 të arrestuar, kryesisht nga klani Avdulaj në Shijak, por edhe dy ish-deputetët Ndoka e Çuko, i pari për fallsifikim dokumentash toke në Lezhë dhe i dyti për korrupsion gjatë kohës kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Hetimi dhe më pas arrestimi i këtyre personave, përfshirë edhe deputetët, shkaktoi lëvizje të forta institucionale dhe politike. Pak para se të finalizohej hetimi, u lëviz prokurori i çështjes, Besim Hajdarmataj. Burime të ndryshme thonë që largimi i Hajdarmataj dhe transferimi i tij i paligjshëm drejt prokurorisë së Pogradecit, lidhet pikërisht me këtë dosje dhe, sidomos, me emrat e zyrtarëve të lartë, për të cilët, pas “degdisjes” së tij, nuk u ndërmorr në vijim asnjë masë ndaluese.
Më tej, po për shkak të këtij operacioni, mendohet se dha dorëheqjen edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Arrestimi i dy ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Çuko shënoi kulmin e përplasjes Rama-Xhafaj, të cilët kishin një raport thjesht konjuktural me njëri-tjetrin.
Pas këtyre largimeve, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ndërmori një tur takimesh në Lushnje dhe Lezhë, zona të cilat përfaqësojnë politikisht përkatësisht Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Takimet e Ramës në këto qytete, formalisht ishin për pranimet e reja në Partinë Socialiste, por qëllimi kryesor i tyre dukej qartë që ishte “paraqitje ndjese” ndaj militantëve të forcës së tij politike për arrestimet e dy ish-deputetëve.
Prangosja, sidomos e Arben Ndokës, shkaktoi reagimin e fortë edhe brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ky grupim “në hije” u përfaqësua publikisht nga deputeti i Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili kritikoi ashpër Policinë dhe Prokurorinë për këto arrestime. Reagimi emocional i Ndreut ishte i tillë, që mund të rrezikonte edhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar socialist, siç e pësoi pak muaj më parë edhe deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani.
Por, në rastin e Pjerin Ndreut, Edi Rama nuk preferoi të urdhëronte përjashtimin e tij nga grupi i deputetëve. Kryesocialisti, në ato momente, kishte më shumë nevojë të zbuste anëtarësinë e Lushnjes e të Lezhës dhe nuk i interesonte carje e fortë edhe brenda radhëve të deputetëve.
Në këtë “lojë” politike, shoqëruar me arrestime, Edi Rama e kuptoi se një lëvizje e Xhafajt i shkaktoi shumë probleme në radhët e Partisë. Ndaj, përtej “turit të ndjesës”, atij i nevojitej një lëvizje edhe më e fortë në mbështetje të dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, të prangosur.
Në këtë moment, në krah të Edi Ramës rreshtohet Gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Mesditën e së Enjtes, pas më shumë se 2 ditë shqyrtimi, gjyqtarët vendosën që Arben Ndoka dhe Arben Çuko të hetohen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Heqja e prangave nga duart e dy ish-deputetëve është edhe një çlirim për Edi Ramën nga presioni brenda-partiak.
Gjyqtarët, të cilët tashmë e kanë kuptuar se fati i tyre para Vetingut do të vendoset nga vullneti politik, vendosën t’i japin një dorë kryeministrit, me shpresën se ky i fundit do ua kthejë nderin kur të përballen me trupat mediokre të institucioneve të rivlerësimit.
Presidenti Meta reagon për heqjen e Shqiponjës
Heqja e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër shkaktoi një sërë reagimesh në skenën politike dhe jo vetëm, ndërsa kryeministri e quajti atë si një vulgaritet.
Lidhur me këtë ka bërë komentin e tij edhe Presidenti Ilir Meta.
I pyetur nga Arjan Çani në emisionin Zonë e Lirë, Meta tha se nëse bëhet fjalë për një projekt madhor Shqiponja duhet të lëvizte, por ajo duhet të ishte vendosur në një vend tjetër.
“Unë nuk jam i zoti për një vlerësim artistiko-simbolik, por ajo është vendosur në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, është vendosur me kondtribut të një familje shumë të njohur nga Maqedonia, familja Destani. Mendoj se nëse kjo do të hiqej për shkak të një projekti publik, është diçka tjetër, por mund të vendosej diku tjetër. Shqiponja është shqiponjë, simboli ynë kombëtar”, tha Meta.
Dokumenti zyrtar i Kongresit Amerikan: Soros loboi me 10 milionë USD për Lu në Kirgistan
Një dokument i Kongresit Amerikan, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të atij institucioni, konfirmon lidhjet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, me fondacionin e multimiliarderit George Soros. Diplomati amerikan i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjet e tij me Soros, por Kongresi Amerikan ka publikuar një dokument lobimi, në të cilin gjendet edhe emri i Donald Lu.
Në korrik 2018, Kongresi ka publikuar “Raportin e Lobimit” të fondacionit Shoqëria e Hapur, i drejtuar nga George Soros. Në këtë dokument, rezulton se Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollar për të lobuar pranë kongresmenëve për çështje, të cilat kanë interes për fondacionin.
Në listën e shpenzimeve, të detajuara në këtë dokument, rezulton edhe lobimi për emërimin e Donald Lu si ambasador në Republikën e Kirgistanit. Ky lobim është realizuar gjatë kohës kur Donald Lu vijonte të ushtronte funksionin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Gjatë vitit 2018, media amerikane ka publikuar raporte të ndryshme për lidhjet e Donald Lu me fondacionin Soros. Grupi investigative “Judical Ëatch” publikoi në muajin Prill disa dokumenta, në bazë të të cilave argumentonte se admnistrata e Donald Lu në ambasadën e Tiranës kishte bashkëpunuar me Soros-in.
Donald Lu reagoi menjëherë ndaj publikimit të grupit investigativ amerikan, i cili u përhap edhe në median shqiptare. Ambasadori Lu zgjodhi valët e Seksionit Shqip të “Zërit të Amerikës” për të mohuar bashkëpunimin me Soros. Në një prononcim për “VOA”, Donald Lu u shpreh: “Ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj…. Kritikët e reformës në drejtësii kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi…”.
Por, dokumenti i Kongresit Amerikan, i cili shoqëron këtë artikull, dëshmon tërësisht të kundërtën e asaj që ka deklaruar ambasadori Lu. Emri i tij gjendet i 17-ti në një listë prej 26 çështjesh, për të cilat Fondacioni Soros ka shpenzuar mbi 10 milionë dollarë për lobim.
Duke konsultuar këtë listë, rezulton se Soros ka pasur interest ë veçantë dhe lobuar vetëm për dy emra të përveçëm, për kandidaturën e Donald Lu si ambasador në Kirgistan, si edhe për David Cornstein, si kandidat për ambasador në Hungari. Ndërsa pjesa tjetër e listës, për të cilat ka lobuar Soros pranë Kongresit Amerikan lidhen me çështje si liria e medias, rezoluta për Korenë e Veriut, etj.
Donald Lu ka qenë një prej ambasadorëve amerikanë më aktivë në jetën politike dhe publike në Shqipëri. Ai u përfshi personalisht në hartimin dhe më tej miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Opozita shqiptare ka kundërshtuar aspekte thelbësore të kësaj reforme, duke e konsideruar se ajo po i dorëzonte pushtetin gjyqësor maxhorancës politike të kryeministrit Edi Rama.
Projekt-Reforma, e hartuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste, u mbështet fuqishëm nga ambasadori Lu dhe fondacioni Soros, i cili angazhoi ekspertë, fonde dhe organizma joqeveritarë nën ombrellën e tij, për të zhvilluar një fushatë të egër pro-draftit.
Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, nëpërmjet fondacionit Soros, po synonte të merrte kontrollin e të gjithë pushteteve në Shqipëri. Përballë këtyre akuzave, shpesh herë ka reaguar Donald Lu, i cili mohonte përfshirjen e grupit të multimiliarderit George Soros.
Tashmë, pas largimit të Donald Lu nga Shqipëria dhe emërimit të tij si ambasador në Kirgistan, po publikohen dokumenta që vërtetojnë se Donald Lu ka qenë investim i Fondacionit Soros. Ashtu siç po vërtetohet se Reforma në Drejtësi, e mbështetur fuqimisht prej tij, i dorëzoi sistemin e drejtësisë pushtetit politik të Edi Ramës, gjithashtu mik i deklaruar i George Soros.
“Boldnews.al”
Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq, peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas dekretit të Presidentit Meta për Sandër Lleshaj. Ai thotë se, Me a pa Llesh Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë.
Reagimi i Bashës
“Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”.
Pinhas Zahavi: Brenda botës së një menaxheri të fuqishëm futbolli
Menaxheri i futbollistëve Pinhas Zahavi kërkoi që ta lironte Robert Lewandowski nga kontrata e tij me Bayern Munich këtë verë. Izraeliani është një prej profesionistëve më të fuqishëm në biznes. Ai solli Neymar në Paris, por është përfshirë edhe në afera jo të pastra me lojtarë nën moshë.
Ishte ora 13 e 10 qershorit 2018 dhe Maik Barthel qëndronte i ulur në hollin e Hotelit Ritz-Carlton të Vjenës. Mik i hershëm dhe menaxher i sulmuesit Robert Lewandowski, Barthel ishte në pritje të njeriut që njihej nga shumica e njerëzve anembanë botës thjesht si “Pini”. Të dy duhej të bisedoni. 76 vjeçari Pinhas Zahavi është një pecogroso i botës së futbollit professional. Në një profil të rrallë në të përjavshmen britanike The Observer, Zahavi përcaktohet si “supermenaxheri i parë dhe i vetëm” i futbollit. Por për Barthel, njeriu kishte paraqitur një problem të konsiderueshëm për javë të tëra pasi klienti i tij kryesor, Lewandowski, kishte angazhuar shërbimet e Zahavi. Menaxheri izraelian dhe sulmuesi polak kishin hartuar një plan. Ai parashikonte që Zahavi, një negociator i pamëshirshëm, duhej të përdorte çdo mjet të nevojshëm për ta liruar Lewandowski brenda verës nga kontrata me Bayern Munich, e cila vazhdonte deri në qershorin 2021. Lewandowski mezi priste ta linte Mynihun, me Real Madridin si destinacionin e tij të preferuar. Dhe Zahavi duhej të ushtronte presionin e kërkuar ndaj klubit. Ai është specialist për raste të tillë. Një vit më parë, Zahavi kishte luajtur një rol të konsiderueshëm në orkestrimin e largimit të sulmuesit Brazilian Neymar nga FC Barcelona tek Paris Saint-Germain (PSG), edhe pse kontrata e tij me katalonjasit sapo ishte shtyrë deri në qershorin e 2022. Një klauzolë largimi me shumën fikse të transferimit prej 222 milion eurosh e bëri të mundur lëvizjen. PSG-ja pagoi shumën, duke e lejuar Neymar të largohej. Megjithatë, kontrata e Leëandoëski nuk e përmban një klauzolë të tillë dhe ky ishte problemi i Zahavi. Kishte nevojë për Barthel në anën e tij. në takimin e Vjenës, izraeliani fillimisht u përpoq që ta joshte. Rregulloi që një makinë ta çonte atë dhe Barthel në stadiumin “Ernst Happel” për të parë Austrinë kundër Brazili, ndeshja e fundi përgatitore e latinoamerikanëve përpara Kupës së Botës në Rusi. Neymar po bënte magjitë e tij në fushën e blertë, ndërkohë që i ati e ndiqte nga tribuna sipër. Babai i Neymar kishte fituar gjithashtu disa milion nga transferimi i të birit në Paris, pjesërisht falë stilit agresiv negociues të Zahavi. Por Barthel nuk lëvizi nga e tija. Ai tha se Bayern Munich do ta refuzonte prerazi që të shantazhohej nga cilido lojtar, qoftë ai edhe më i miri.
Histeria e transferimit
Pas takimit në Vjenë, Zahavi u bë i gjallë sërish, por toni i qe bërë më i ashpër. Ai i dërgoi Barthel shumë sms ku e akuzonte se kish dështuar që të negocionte një shumë fikse largimi për Lewandowski kur ky i fundit u transferua nga Dortmund në Munich verën e 2014 dhe gjatë rinovimit të fundit të kontratës së tij me FC Bayern. “Robert ka qenë dhe do të jetë sulmuesi më i mirë në botë”, i shkruante Zahavi në një sms, “por ai nuk e kupton biznesin e futbollit. Jam i sigurtë se sot mund të ishte ndryshme”. “E shoh ndryshe këtë gjë!”, i përgjigjej Barthel. Ishte e “pamundur” që FC Bayern do të ishte ndonjëherë dakord me një “buy out”. Histeria e transferimit që Zahavi kishte shkaktuar në Bundesligë, ligën kryesore të Gjermanisë, nëpërmjet deklaratave publike kishte çuar në asgjë. Fuqitë tek Bayern Munich nuk qenë të hapura për negociim. Por Zahavi nuk u dorëzua. Ai dhe Leëandoëski ranë dakord që të bunon bashkë në të ardhmen. Kush është ky njeri që harxhon javë duke irrituar drejtuesit e? gjatë 40 viteve, Zahavi ka përsosur artin e pozicionimit të futbollistëve të stërpgauar kundër kolegëve, trajinerëve apo presidentëve të klubeve. Dhe kur gjërat në fund bëhen të padurueshme me një punëdhënës të vjetër, Zahavi gjendet aty për t’i hapur rrugën lojtarit drejt një klubi të ri, një që është i lumtur të zgjidhë të gjitha problemet që ka shkaktuar me para. Kjo është strategjia që e ka bërë atë multimilioner. Zahavi di sesi t’ia përçojë mesazhin e tij publikut. Në rastin e Leëandoëski, ai ju drejtuar tabloidit sportive gjerman Sport Bild. “Robert ndjen se ka nevojë për një ndryshim, për një sfidë të re në karrierën e tij”, tha Zahavi për të fund të majit. “Drejtuesit e FC Bayern janë të vetëdijshëm për këtë”. Historia zuri kopertinën. Me këtë, zjarri qe ndezur. Zahavi ka qenë në biznes më gjatë se çdo menaxher tjetër futbollistësh në botë, duke qenë se e ka bërë marrëveshjen e parë të transferimit të një lojtari në fundin e viteve ‘70. Afërsia e tij me pronarët miliarderë të klubeve në Rusi, botën arabe dhe Europën Qendrore është po aq legjendare sa mizoria e tij kur ka një komision të majmë për të kapur. Gjithashtu, ai ka luajtur një rol në blerjet e klubeve, marrëveshjeve të investimit dhe negociatat kontraverse që përfshijnë talentet nën moshë.
Bashkim forcash
Rrjeti i tij është po aq i gjerë dhe kompleks sa është i padukshëm edhe vetë menaxheri i futbollistëve. Ai është një fantazëm, një njeri që refuzon thuajse çdo kërkesë për intervistë. Profili i tij i fundit për të është shfaqur 12 vite më parë. Edhe atëhere, ishte e paqartë sesa shumë para po lëvizte Zahavi apo nëpër cilat kanale po lëviznin ato. Dokumentat nga platforma bilbilfryrëse Football Leaks, që përfshin edhe sms-të e Barthel, na sigurojnë një shikim të thellë në botën e një prej ndërmjetësve më të mëdhenj të sportit. Masa e informacionit zbulon se kompanitë që Zahavi ka në pronësi apo për të cilat ai punon shpesh ndodhen në parajsa fiskale. Ato ndodhen në Gjibraltar, Maltë, Qipro dhe British Virgin Islands në Karaibe. Dikur kishte edhe një kompani në Luksemburg. Për marrëveshjet e tij, Zahavi shpesh bashkon forcat me gjigandë të tjerë të fushës si ndërmjetësi anglo – iranian Kia Joorabchian, portugezi Jorge Mendes apo Fali Ramadani nga Maqedonia, që i siguruan atij akses në tregun futbollistik e Europës juglindore. Vetë Zahavi ka shkruar se ai është kryesisht aktiv në Amerikën Jugore dhe Angli. Ai angazhon kompani ligjore në Brazil dhe Izrael që t’i sigurojnë mbështetjen e duhur ligjore. Kanë shumë punë për të bërë. Der Spiegel dhe rrjeti gazetaresk European Investigative Collaborations (EIC) raportuan 2 vite më parë lidhur me botën e errët të menaxherëve të futbollistëve. U bë e qartë që në atë kohë se shumë prej tyre po i kanalizonin komisionet e tyre nëpërmjet kanalesh të paqarta në kompani që kishin dy gjëra të përbashkëta: selitë qendrore në parajsa fiskale dhe strukturë opake pronësie. Zahavi është një çikë anomali në këtë univers. Ndërsa menaxherët e tjerë kanë stafe të mëdha mbështetës, izraeliani është i vetëm. Ai është një njeri i ujdive klasike me shtrëngim dore. Por sapo i bëhen pyetje jokomode rreth praktikave të tij biznesore, nuk ia përton që të bëjë kërcënime të forta. Milionat e eurove që Zahavi lëviz kudo kanë ngjallur interesin e autoriteve ligjore dhe tatimore në Europë. Asnjë aktivitet ilegal i tij nuk është provuar ndonjëherë. Dokumentat e Football Leaks tregojnë se ka pasur një investigues jashtëzakonisht këmbëngulës në Degën e Evazionit Fiskal dhe Offshore të zyrës së Her Majesty’s Revenue & Customs (HMRC) në Britani. Nëpunësi harxhoi vite duke rrëmuar në marrëveshjet që Zahavi kishte bërë në Premier League. Sipas dokumentave, investigimi ishte përqëndruar kryesisht në taksat personale të Zahavi prej rreth 12.5 milion stërlinash (14.3 milion euro) dhe taksave korporative prej rreth 5 milionësh. Por investigimi u mbyll në prillin e 2017, që është e jashtëzakonshme. Siç ka shkruar vetë, Zahavi jeton në Londër prej më shumë se gjysmë viti. Në Angli, përqindja e taksave për fituesit e mëdhenj është 45%. Normalisht, Zahavi duhet të paguajë taksa HMRC-së për të gjithë të ardhurat e tij anembanë botës.
Diskrecion
Megjithatë, falë një marrëveshjeje taksimi biletaral midis Britanisë dhe Izraelit, atij nuk i duhet të paguajë. Zahavi ka një apartament në Tel Aviv të cilën e viziton vetëm sporadikisht, por ligji e lejon një taksapagues që t’i paguajë detyrimet e tij apo të saj në vendin që përfaqëson “qendrën e interesave jetike”. Në rastin e Zahavi, ky është Izraeli; autoritetet atje e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Megjithatë, qendrat aktuale e bizneseve të tij janë larg nga Izraeli. Ato ndodhen në vende si Gjibraltari. Atje, vetëm disa blloqe nga një port i mbushur me jahte, janë zyrat e një trusti dhe kompanie shërbimesh të quajtur Finsbury. Ajo shërben si fasadë për shumë kompani. Njëra quhet Gol International, tjetra Gol Football. Të dyja janë të regjistruara në Gjibraltar. Një kompani e tretë quhet Gol Luxembourg, që ndodhet në Dukatin e Madh. Zahavi thotë se kjo kompani nuk ekziston më. Ndërmjetësi i fuqishëm nga Tel Avivi pëlqen të jetë diskret. Bile fsheh edhe rrjetin e vet të kompanive nga partnerët e tij të biznesit, siç zbuloi një klient, klubi i futbollit gjerman Werder Bremen. Në verën e 2012, klubi në fjalë negocioi një kontratë me Gol Luxembourg, sipas të cilës kompania përfitonte 300000 euro për shërbimet e Zahavi në lehtësimin e huazimit të Kevin De Bruyne nga FC Chelsea tek Werder Bremen. Por qenë vetëm dy punonjës të kompanisë së Zahavi në Luksemburg që e nënshkruan kontratën dhe faturën për dërgesën e parë. Për muaj me radhë, Werder refuzoi t’i transferonte 100000 eurot e para. Klubi donte të dinte se kush i merrte paratë. Ato u paguan vetëm pasi Finsbury Trust ndërhyri dhe i shpjegoi strukturën korporative të Gol drejtuesve të Werder, përveç sqarimit se Zahavi ishte pronari. Siç ishte e zakonshme për Zahavi, Werder Bremen e transferoi komisionin e tij në një llogari në Zvicër. Është këtu që kompanitë e tij kanë llogaritë e tyre të biznesit, tek St. Galler Kantonalbank dhe tek Hyposwiss Private Bank në Zyrih. Gol ka llogari në tri monedhat më të rëndësishme: paund, dollar dhe euro. Kështu, marrëveshja me spektakolare që Zahavi ka bërë deri më tani në jetën e tij u bë verën e vitit të kaluar. Më 23 korrik 2017, 10 ditë përpara transferimit të Neymar tek PSG-ja, bosët e klubit në Francë mësuan se Zahavi do të ulej në krah të babait të futbollistit si menaxheri i dytë i tij në tryezën e bisedimeve. Sipas kontratës së tij prej menaxheri, ai do të përfitonte 10.7 milion euro brenda fillimit të 2022. Nëqoftëse Neymar e zgjaste kontratën e tij deri më 2023, atëhere Zahavi do të përfitonte edhe 2 milion euro të tjera.
“Gabim i madh”
Megjithatë, kur vinte puna tek pagesa, Zahavi dhe klubi nuk takoheshin fizikisht. Siç kishte bërë me Werder Bremen, Zahavi propozonte që komisioni i tij të paguhej nëpërmjet një prej kompanive të tij me një llogari në Zvicër. Por Paris Saint-Germain kishte rezerva. Zahavi u dorëzua, duke dashur papritmas që të paguhej nëpërmjet një kompanie në Qipro, që gjithashtu i përkiste atij. Emrin i saj: Grebere Consulting Limited, e regjistruar në Limassol dhe e themeluar në vitin 2014. Zahavi u dërgoi zyrtarëve të klubit dokumenta konfidenciale të kompanisë, por këshilltarët financiarë të PSG-së qenë sërish dyshues. Ata e shikonin Qipron si parajsë fiskale dhe thonin se “thelbi i kësaj kompanie është i diskutueshëm”. Me fjalë të tjera, ata besonin se Grebere Consulting nuk ishte më shumë se një kompani guackë. Zahavi e mohoi një gjë të tillë. Në një email të zemëruar, ai kritikoi Jean-Claude Blanc, Drejtorin e Përgjithshëm të PSG-së, duke thënë se kishte bërë “gabim të madh” që i kishte dërguar klubit dokumenta konfidenciale. Këmbëngulte që t’i merrte paratë nëpërmjet Qipros, por klubi nuk lëvizi nga pozicioni i tij. Së fundmi, Zahavi e nënshkroi “Sports Agency Remuneration Agreement” si person fizik, duke e regjistruar adresën e tij në Tel Aviv. Zahavi thotë se paratë i kaluan në një llogari personale dhe u taksuan në Izrael. Ai u ndje i fyer nga trajtimi dhe ia bëri me dijë këtë drejtuesve të PSG-së. Zakonisht, Zahavi përdorte 2 dhe nganjëherë 3 celularë që i përdorte aktivisht. Përveç një karte krediti, këto janë realisht gjithçka që një menaxheri lojtarësh i duhen në punën e tij teksa fluturon anembanë botës. Megjithatë, metoda të tilla nuk bëhen gjithmonë me regjistrime të sakta. Kur inspektori britanik i tatimeve Mark H. u përpoq që të ndiqte pagesat miliona dollarëshe për Zahavi nga Premier League, kërkoi që Manchester City t’i dorëzonte dokumenta që nënvizonin transferimet e lojtarëve të ndryshëm. “Cili ishte roli i Zahavi?”, pyeste ai në një letër. Klubi pati vështirësi në gjetjen e të gjithë dokumentave. Në një moment, at apo përpiqeshin të gjenin dokumentacionin për shumat e paguara lidhur me transferimin e brazilianite Robinho. “Ne… nuk kemi akses në kopjet e të gjithë korrespondencës”, ju përgjigj shefi financiar i Man City. Marrëveshja qe bërë “ndërkohë që klubi po kalonte pronësinë tek Abu Dhabi”. Dhe vazhdonte më tej: “Ju e dini se nuk është e pazakontë brenda industrisë së futbollit që një numër i konsiderueshëm i marrëveshjeve kryhen nëpërmjet telefonit dhe nuk bëhen me dije formalisht”.
Influencë dhe kontakte
Avokati londinez i Zahavi dëgjoi diçka njëlloj të paqartë nga Jorge Mendes në qershorin e 2014. Shtetasi portugez përfaqëson lojtarë të tillë si Cristiano Ronaldo dhe, ashtu si Zahavi, është një pecogroso në botën e menaxherëve të futbollistëve. Të dy kanë punuar bashkë përpara për të realizuar transferime të rëndëishme, shumë prej të cilave u bënë midis FC Porto dhe FC Chelsea. Avokati i Zahavi donte të përgatiste veten në telefonatën me Mendes për informacione nga autoritetet fiskale. Ai po shpresonte për informacion rreth praktikave të fushës dhe rolit të klientit të tij. Gjatë gjithë telefonatës mbajti shënime. “Praktikisht kushdo në industrinë e futbollin e njeh zotin Zahavi dhe e di se ai e ka përdorur këtë influencë dhe këto kontakte, përfshi president klubesh dhe bile edhe krerë shtetesh, për të ndërmjetësuar marrëveshje lojtarësh”. Ashtu si shefi financiar i Man City, Mendes e përshkroi gjithashtu sesi letrat nuk qenë më po aq të rëndësishme për punën e Zahavi sa kishin qenë atëhere kur izraeliani kishte qenë gazetar. Komisionet e Zahavi “janë të negociueshme mbi një bazë “marrëveshje për marrëveshje” dhe gjithmonë nëpërmjet celularit”. Ai tha se kështu qenë bërë gjithmonë të gjitha marrëveshjet midis tij dhe Zahavi. Për vite me radhë, kishte ekzistuar një model në industrinë e futbollit në të cilën Zahavi qe mjaft i përfshirë: i ashtuquajturi Third-Party Ownership (TPO). Në thelb funksiononte kështu: Investitorë do të blinin një pjesë të të drejtave të transferimit të një profesionist të caktuar të Klubit. Nëqoftëse vlera e tregut e lojtarit rritej, atëhere investitorët do të këmbëngulnin në mënyrë të vazhdueshme tek lojtari që të shitej tek Klubi B. Praktika i çoi shumë klube që të vareshin rrezikshëm tek investitorët, që është edhe arësyeja se pse FIFA i ndaloi TPO-të në majin e 2015. Disa investitorë, që prej vitesh qenë këshilluar nga Zahavi që t’i hidhnin paratë e tyre në të drejtat e transferimit e lojtarëve të caktuar, fshihen nga një kompani e quajtur Leiston Holdings Limited. Ajo është e regjistruar në British Virgin Islands, ku tatimet mbi fitimin e gjeneruar jashtë është zero përqind, siç është edhe rasti i Gjibraltarit. Ato qenë marrëveshje ku investitorët mund të siguronin një fitim të madh brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Veç kësaj, transaksione të tillë TPO-je shpesh u shoqëruan nga komisione të mëdha që shkonin në parajsat fiskale.
Brenda një TPO-je
E gjithë paleta e transaksioneve të dyshimta u ilustrua nga rasti i futbollistit profesionist serb, 24 vjeçarit Lazar Markoviç, që i përket FC Liverpool dhe aktualisht është i huazuar në ekipin e ligës së parë belge RSC Anderlecht. Në prillin e 2012, vetëm javë pas Markoviç kishte mbushur të 18-at, Leiston Holdings bleu 100% të të drejtave të transferimit të lojtarit nga Partizani i Beogradit. Çmimi: 7 milion euro. Vetëm një vit më pas, në qershorin e 2013, sulmuesi u transferua tek Benfika e Lisbonës. Klubi portugez i transferoi 6.25 milion euro Leiston Holdings, pork jo shumë qe e mjaftueshme vetëm për të siguruar gjysmën e të drejtave të transferimit të Markoviç. Një vit më pas, në korrikun e 2014, Markoviç u transferua tek FC Liverpool, me ekipin e Premier League që paguan një total prej 25 milion eurosh për lojtarin. Nga kjo, 12.5 milion euro i shkuan Benfika, kurse pjesa tjetër prej 12.5 milion eurosh i shkoi Leiston Holdings. Vetëm brenda 2 vitesh, Leiston Holdings i kishin transformuar 7 milion eurosh në 18.75 milion – të depozituara në Karaibet e lira nga taksat. FIFA ka një degë të saj, të quajtur FIFA TMS, që dokumenton të gjitha transfertat ndërkombëtare, Kimberly Morris është Shefja e Integrity and Compliance Department dhe i ndoqi nga afër këto marrëveshje spekulative, megjithëse efikasiteti kontrollues i postit të saj varej në vullnetin e klubit për të bashkëpunuar dhe ky vullnet nuk ishte kushedi sesa i shfaqur. Pas transferimit të Markoviç tek Benfica, Morris u bë dyshuese. Në marsin e 2014, ajo i shkroi një email drejtuesve të klubit të Partizanit, ku i kërkonte “një përmbledhje të shkurtër të marrëdhënieve të klubit tuaj me Leiston Holdings Limited”. Gjithashtu, ajo kërkonte akses në kontratën midis kompanisë dhe klubit. Sekretari i Përgjithshëm i klubit ia dha dokumentin, por Morris nuk mbeti e kënaqur. I shkroi një email të dytë. Tani ajo kërkonte të dinte “nëse kishte ndonjë lidhje midis Leiston Holdings Ltd dhe zotit Pinhas Zahavi?”. Gjithashtu, ajo pyeste nëse Partizani “kishte pasur ndonjë marrëveshje të veçantë në lidhje me transferimit e këtij lojtari apo në përgjithësi me zotin Pinhas Zahavi?”. Megjithatë, kjo qe aq larg sa shkoi Morris me investigimin e saj. Dokumenta të Football Leaks tregojnë tani se ajo qe në rrugën e duhur, për shkak se Leiston Holdings kishte bërë du kontrata të tjera të dyshimta lidhur me marrëveshjen e TPO-së. Më 3 maj të 2012, vetëm pak ditë pas blerjes së të drejtave të transferimit të Markoviç, Leiston Holding pranoi që të bënte një pagesë prej 250000 eurosh për Sport & More, një kompani e regjistruar në Shtetin e New York. Njeriu prapa kësaj kompanie ishte menaxheri sportiv serb Nikola Damjanac. Me sa duket ai e mori këtë pagesë për ndihmën e supozuar që i kishte dhënë Leiston Holdings për blerjen e të drejtave të transferimit të Markoviç. Vetëm përpjekja për të ndjekur fluksin e parave që rrjedh nga kompanitë për të cilat Zahavi punon nganjëherë mund të jetë kokëçarëse. Megjithëse Sport & More ishte një partner kontraktual, Damjanac kërkoi më vonë që Leiston Holdings t’i paguajë 250000 euro një kompanie në Maltë të quajtur Lian Sports. Një mik i ngushtë i Zahavi, të cilit ai i referohet si “njeriu im”, punon për kompaninë në Ballkan. Por nuk është e gjitha. Damjanac nënshkroi një tjetër kontratë me Leiston Holdings lidhur me aferën Lazar Markoviç më 3 maj 2012. Kësaj radhe ishte për një kompani të quajtur Goldline, me qendër në qytetin kufitar zviceran Chiasso. Sipas kontratës, Leiston do t’i transferonte 2 milion euro Goldline. Sërish, arësyeja e supozuar e pagesës ishte mbështetja e dhënë në blerjen e të drejtave të transferimit të Markoviç.
“Shërbime ndërmjetësimi”
Pse Leiston Holdings, e këshilluar nga Pini Zahavi, do të transferonte më shumë se 30% të shumës prej 7 milion eurosh të investuar si “shërbime ndërmjetësimi” në dy kompani të poseduara nga i njëjti konsulent? Kishte ndonjë arësye përveçse kënaqjes së disa miqve të mirë? As Pini Zahavi, as Nikola Damjanac dhe as kompanitë Lian Sports e Leiston Holdings nuk do të komentonin për këtë dyshim. Zahavi siguroi marrëveshje të shumta TPO miliona dollarëshe për Leiston Holdings, përfshi të paktën një marrëveshje të dyshimtë që përfshinte talent nën moshë. Danilo Pantiç ishte 16 vjeç kur Leiston Holdings bleu gjysmën e të drejtave të tij të transferimit më 29 mars 2013. Ashtu si Markoviç, edhe mesfushori i ri ishte lojtar i Partizanit të Beogradit dhe kontrata e tij stërvitore shkonte deri në verën e 2015. Leiston Holdings pagoi 1.7 milion euro për pjesën e saj në të drejtat e tij të transferimit, por këto para nuk i shkuan klubit në Beograd. Ato shkuan për dy kompani me qendër në ishullin Nevis, që u përket West Indies në Karaibe. Njëra prej tyre quhet TXL Investments dhe tjetra SNR Limited. Leiston Holdings i transferuan paratë në llogaritë e dy kompanive në Bank of Valletta, një institucion financiar në Maltë. Por nuk ndalen këtu. SNR Limited i transferoi 500000 euro një kompanie të quajtur Leary Invest në British Virgin Islands dhe 170000 euro të tjera një kompanie të quajtur Guanta Gold me qendër në Belize në Amerikën Qendrore. 1.7 milion eurot e paguara nga Leiston Holdings përfunduan në 4 kompani – të gjitha me qendër në parajsa fiskale. Detaji pikant këtu është se TXL Investments dhe SNR Limited në West Indies, ku qenë drejtuar fillimisht paratë e Leiston Holdings, kontrolloheshin nga një drejtor i Lian Sports në Maltë, që ishte gjithashtu e përfshirë në marrëveshjet milionëshe në rastin Markoviç. Asnjëra prej palëve të përfshira nuk ju përgjigjën pyetjeve se pse dhe për çfarë qëllimi qenë paguar këto para.
Përfituesit finalë
Kishte gjasa se qenë këto marrëveshje të errëta që e ndaluan Werder Bremen të takohej me Zahavi ne pranverën e 2012. Në atë kohë, Leiston i kishte bërë një ofertë 7 milion euroshe klubit të Bremen për të drejtat e transferimit t ëish lojtarit të kombëtares gjermane Marko Marin. Fillimisht, Werder kishte qenë i përgatitur të futej në bisedime, por klubi u largua nga marrëveshja për shkak se Leiston kishte refuzuar qartazi që të jepte informacion rreth strukturës së kompanisë në British Virgin Islands dhe përfituesve finalë të saj. “Qemë të paaftë që ta zgjidhnim këtë çështje sipas kënaqësisë dhe në linjë me standardet tona të veprimit”, i tha Werder Bremen gazetarëve të EIC-së. Rrjeti raportues investigative kërkoi një deklaratë të shkruar nga Zahavi më 8 tetor lidhur me të gjitha marrëveshjet e përshkruara në këtë artikull. U deshën vetëm pak orë për Zahavi që të përgjigjej. Ai shkruante se nuk kishte pasur kurrë ndonjë pjesë tek Leiston Holdings dhe se nuk kishte qenë kurrë përfitues. “Kam qenë këshilltar futbollistik (sic) i kësaj kompanie (Leiston Holdings) gjatë periudhës që TPO-ja ishte e ligjshme”, shkruante ai. Zahavi deklaronte se të gjitha pyetjet e tjera qenë “jo të rëndësishme”. Megjithatë, vetëm një javë më pas, Zahavi pranoi që të takohej me një gazetar izraelian që përfaqësonte EIC-në. Takimi u zhvillua në kompleksin luksoz banesor “Sea and Sun” në veriperëndim të Tel Aviv, ku Zahavi ka një apartament në pamje të mrekullueshme nga deti. Zahavi ishte veshur me një palë Bermuda e një polo dhe i ofroi gazetarit një filxhan kafe. Edhe Gil, djali i Zahavi, ndodhej i pranishëm dhe regjistroi të gjithë bisedën. Menaxheri tha se kishte rënë dakord për një takim personal për shkak se kishte frikë se mos raportimi, bazuar në pyetjet rreth aferës Neymar, do të shkonte deri në “shpifje”, kështu që donte ta ndalonte një gjë të tillë.
“Unë kam pushtet”
Zahavi i vendos në tryezë të gjitha dokumentat e rëndësishme të kontratës së Neymar. Këto dokumenta tregojnë se Paris Saint-Germain ia pagoi këstin e parë prej 1.49 milion eurosh jo një prej kompanive të Zahavi në parajsat fiskale, por atij personalisht. Paratë shkuan në një llogari të ndodhur në bankën izraeliane “Hapoalim” të cilën Zahavi e kishye hapur shprehimisht për këtë qëllim pas përfundimit të kontratës së tij të konsulencës me PSG-në. Gjithashtu, Zahavi tha se gjithashtu i kishte taksuar në Izrael të ardhurat e tij personale nga fitimet e kompanisë së tij mbarëbotërore. Toni i tij gjatë bisedës ishte agresiv. Bile një herë goditi edhe tryezën me pëllëmbë. “Atëhere, dëgjo: Kam bërë transfertat më të mëdha në historinë e botës së futbollit. Nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë në botën ku nuk jam i përfshirë”, thotë menaxheri. “Nuk ka vend në futbollin ndërkombëtar ku të mos kem influencë dhe pushtet”. Zahavi kërcënoi se sikur të botohej qoftë edhe një pretendim i vetëm që mund ta dëmtonte atë, ai do të ngrinte “akuzën më të madhe në histori” kundër organizatave mediatike që janë anëtare të EIC-së. “Jam njeri i fuqishëm, kam pushtet”.
(nga Der Spiegel)
Përgatiti
ARMIN TIRANA
Thaçi rrëfen porosinë që i dha Putin për Kosovën: Bëj kujdes me…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin e të tjerë.
Thaçi në këtë intervistë flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë. Flet për qëndrimet e PDK’së karshi ideve specifike në dialog, si ajo e kufijve, qëndrimin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, opozitës në Kosovë e në veçanti LDK’së.
Lidhur me takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, Thaçi thotë:
“Takimi me Putin ka qenë i pandërmjetësuar nga askush. Në rrethanat e ceremonisë në Paris, jemi takuar. Aty kemi qenë të përfaqësuar vetëm liderët e shteteve përkatëse dhe në momentin kur është përmbyllur procesi i ceremonisë, jam afruar e kam përshëndetur, iu kam prezantuar, më ka thënë se është një çështje delicate dhe duhet të jem i kujdesshëm, pastaj kanë qenë takime tjera që dëshironin ta përshëndesnin presidentitn Trump dhe Putin.
Pastaj ka vazhduar dreka, kur kemi pasur mundësinë në një ambient më të qetë, më të koncentruar rreth bisedës, e kam pyetur shumë drejtpërdrejt në rast të arritjes së marrvëeshjes paqësore, që arrihet njohja reciproke, ai më ka thënë se ‘nëse ju arrini marrëveshje, unë dhe Rusia do ta mbështesim këtë proces’.
Pra me këtë rast, duhet të nënkuptojmë se kemi një pajtueshmëri globale për arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi, e para pikë e marrëveshjes: njohja reciproke, de fakto dhe de juro, tjetra çështje është zëvendësimi në preambulë të marrëveshjes i Rezolutës 1244 dhe pastaj anëtarësimi në OKB, ka thënë Thaçi në një intervistë për Periskopin.
“Ky proces nuk do të jetë i lehtë, e shoh një arrogancë dhe zemërim të Beogradit, liderët e tyre kanë qenë në periferi të eventeve të organizmit në Paris, është punë e tyre, sa i përket Kosovës, takimi mes presidentit të Kosovës dhe Rusisë ka qenë një diçka e munguar për institucionet e vendit tonë.
Ne nuk kemi qenë armiq dhe as miq nuk mund të bëhemi në rrethana të tilla, por a mund të kemi raporte korrekte mund të kemi. Kosova nuk është cënuar dhe as nuk ka humbur prej këtij takimi, Kosovën nuk e pengon raporti tradicional i Rusisë me Serbinë, por nëse Kosova ndërton raporte korrekte atëherë mirë është edhe për Serbinë edhe për Kosovën edhe për stabilitetin në rajon.
Sa i përket përcaktimit, nuk ka figurë, nuk ka personalitet që devijon përcaktimin tim dhe të shtetit të Kosovës për anëtarsim në BE dhe NATO.
Kemi diskutuar me partnerët tonë më herët për këtë takim, që është mirë të ketë një takim të tillë, pork a pasur një periudhë të heshtjes dhe në momentin që ka ndodhur natyrisht që është mirëpritur nga qendrat kryesore vendimmarrëse botërore.”, ka thënë Thaçi.
Meta dekreton Lleshin pasi Rama pranoi shkeljen e Kushtetutës
Presidenti Ilir Meta pas dy refuzime, ka marrë vendimin për të dekretuar Sandër Lleshin, në postin e Ministrit të Brendshëm.
Burimet kanë të ditur se presidenti Meta e ka dekretuar Lleshin, ndërkohë sot ka dekretuar edhe lirimin e tij si Gjeneral.
Kujtojmë se Presidenca e Kryeministria kanë pasur një sërë polemikash lidhur me mosdekretimin e Lleshit si ministër, ndërsa Presidenti shprehej se nuk mund ta dekretonte, pasi ai rezultonte si ushtarak aktiv, e kjo binte ndesh me Kushtetutën.
Ky dekretim vjen pasi Rama pranoi se ka shkelur Kushtetutën në dërgimin e emrit të gjeneral Sandër Lleshi tek Presidenti I Republikës për ta dekretuar për ministër të Brendshëm.
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10957
Tiranë, më 16.11.2018.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Dëshmia: Si Ardi Veliu manipuloi konkursin në Akademinë e Policisë, 5 mijë euro të fitosh testin
Të fitosh konkursin në Akademinë e Policisë duhet të paguash 5 mijë euro. Dëshmia është dhënë nga një pedagog në këtë akademi i quajtur “Oficeri Dixhita”, i cili ka denoncuar tek ish-Kryeministri Berisha të gjithë skemën si Veliu ka manipuluar testimin.
Testimi per Komisar dhe Kryekomisar si Kazino Online, proces i zhytur ne felliqesi dhe korrupsion!
Lexoni mesazhet e pedagogut dhe oficereve dixhital. sb
– Pershendetje Doktor,
Duke deshiruar te mbetem anonim, une pedagogu dixhital, Deshiroja te ndaja me ju dhe me gjithe Shqiptaret e ndershem nje mashtrim dhe vetem majen e ajsbergut qe po ndodh me gradat e oficereve ne policine e shtetit.
Ne 15 diteshin e pare te Nentorit u zhvilluan ne Akademine e Policise testimet per gradat Komisar dhe Kryekomisar.
Gradat Komisar dhe Kryekomisar aktualisht jane funksionet qe mbajne ne kembe policine e shtetit. Jane keto funksione te mesme menaxheriale te cilat vene ne levizje te gjitje rolin zbatues te policise, anen operative, proceduariale dhe organizative te policise.
Ky konkurs famekeq u orkestrua me dirigjentin e injorances te policise Shqiptare, bodyguardin e Agron Xhafes, liderin e pa aftesise Ardi Veliu.
Ne grahmat e fundit te drejtimit te tij ne polici, ky drejtues i pa afte manipuloi te gjithe procesin e testimit te gradave Komisar dhe Kryekomisar ne bashkepunim te ngushte me pjesen te tjeter te orkestres se injoranteve qe kane pushtuar zyrat e Akademise se Policise, e cila mund te quhet Repart Fasulesh, Guzhine Mishi, shkolle qensh, por vetem akademi policie nuk quhet.
Gjate testimit te grades Komisar nuk eshte kopjuar zoti ish kryeminister.
Ne kete mesele palaçosh kane gisht njerzit dhe shoket e ngushte te te pa aftit Ardi Veliu, te cilet kryeput si eprori nuk kane qene te afte te fitojne gradat me zotesi.
Me tutje u zhvillua konkursi per graden Kryekomisar.
Literatura qe ju vu oficereve ishte nje material voluminoz, jo me shume se 500 faqe dhe plus disa botime fantazem dhe qe gjenden on line te perkthyera dhe te shtremberuara nga nje tjeter injorant dhe militant partie.
Ky material u vu ne dispozicion per 1 periudhe kohore 13 dite deri ne dhenien e testimit. 13 dite jane te mjaftueshme per 1 oficer policie qe te arrije te perfitoje nje sasi dijesh ne menyre logjike.
Oficeri, i cili meson me logjikë, ështe më i sigurt në vetvete. Njohuritë që përfton i ka më të qëndrueshme në kohë. Ne kete menyre ata janë të aftë të vendosin lidhje me koncepte të mësuara më herët. Ata mund të shtrojnë pyetje me përse dhe njëkohësit të gjejnë dhe argumente për të mbështetur përgjigjen e tyre, duke gërmuar në arkivat e kujtesës së tyre. Kanë aftësi meditative dhe hermeneutike. Kanë fuqi imagjinative. Nuk ndihen të stresuar nëse harrojnë ndonjë detaj, pasiqë për ta më e rëndësishme është thelbi. Në fund të fundit të gjithë harrojnë, por harresa e thelbeve është më e rrezikshme sesa ajo e detajeve.
Por jo zoti ish kryeminister. Ndodhi krejt e kunderta.
Mesuesi i injorances i cili drejton policine e shtetit ne momentin e fundit ndryshoi te gjitha rregullat dhe normat ligjore te funksionimit te akademise se policise dhe e ktheu testimin ne pyetje me zhvillim, te cilat kerkojne nje te mesuar mekanik.
Oficeret të cilët mësojnë përmendsh ndihen të stresuar dhe të pasigurt në vetvete. Nëse i pyet me pyetje që kërkojnë përdorimin e aftësive analitike do ta humbin fillin dhe nuk do të jenë të aftë të përgjigjen.
E gjithe kjo u be per arsye qe testimet te korrigjohen me shkrim, per ti dhene mundesi hijenave te partise siciliste te instaluar ne drejtorine e pergjithshme te policise per te favorizuar te paaftit dhe binjaket e Ardi Veliut.
Ardi Veliu ka qene ne te njejten banke me mua ne vitin 2013 kur mori graden drejtues nepermjet vjedhjes se pyetjeve.
Ky injorant nuk di as te kopjoje o doktor. Dhe si mund te presin proces te ndershem 350 oficera te karrieres.
Si mund te presim proces korrekt 350 oficera, kur korrigjimet kryhen subjektivisht nga disa ish sigurimsa dhe ish anetare te grupeve te pushkatimit qe vegjetojne ne policine e shtetit.
Me konkursin per graden Kryekomisar u hodhen poshte 10 vjet histori te kontrollit elektronik te testimeve (scatron).
Dhe me e cuditshmja nga keto eshte dhe qetesia e disa hijenave te tjera te atashuara neper projektet me policine shqiptare qe u bene pale ne kete proces vjedhjeje te dijes.
Ky proces i vjedhjes grades ja kalon dhe proceseve komplekse te vjedhjes se votave nga Gjush Lupeni.
Me cuditshmja akoma eshte qetesia e ndrikulles se Sindikates se Policise qe eshte bere pale.
Oficerat e ndershem te policise nuk kane 1 ze qe ti perfaqesoje Doktor.
Nuk kane 1 lider qe ti drejtoje drejt punes se ndershme.
Nuk kane 1 ndihmes ligjor qe ti orjentoje drejt perfitimit te drejtesise.
Na ndihmoni Doktor t’ju cjerrim masken ketyre fashisteve qe na kane uzurpuar.
– I nderuar doktor mirmrama
Un qe po ju shkruaj jam nje djal i ri qe si cdo i ri po ndjek enderren dhe aplikova per akademine.e rendit
Mirpo ktu nis dhe problemi pasi akademia e rendit qe nga ministri thuhet se ka TRANSPARENCE te plote eshte si nje KAZINO ONLINE ku duhet te paguash qe te fitosh.
Drejtori akademise tha ne media se do dalin rezultatet fill pas testit, por qe te dalin duhet te presim kush hedh lek ma shume
Ku nje vend ne akademi ka shkuar deri ne 5000 euro
Ju lutem anonim rrespekte doktor
– Doktor te uroj shendet
Dje u lajmerua se fituan 400 konkurente testin fizik ne Akademine e Sigurise por listat mbeten sekret .Eshte njelloj si koeficentet e basteve ose ankand per nje vend ne akademi
Anonim ju lutem
– Pershendetje Zoti Sali Berisha zhvillova testin fizik per shkollen e Policise dhe kisha shok te mbushur me tatuazhe dhe e fitoj,publikoje ta shikoj edi rama qe fut police ke do.anonim te lutem