28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Publikoi megaskandalin e Ramës, kërcënohet me jetë Ylli Rakipi

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka marrë mesazhe këcënuese për jetën.
Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.
Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente.
Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, thuhet në një njoftim të stafikt të “Të Paekspozuarit”, emisioni do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut.

Nesër biznesi i vogël dhe i mesëm në protestë!

Biznesi i vogël ditën e nesërme do të dalë në një protestë. Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:
1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe tq Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë.
2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.
3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër
4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.
Biznesi i bën thirrje të gjithë familjeve që të dalin në protestë, ndërsa thonë se mbështetin kauzën e drejtë dhe legjitime të sudentëve.

“Hë si thoni, doni a s’doni”?, deputeti tallet keq me përgjigjet e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Universitetin Bujqësor të Tiranës me disa studentë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat teksa parashtron kërkesat e studentëve të cilët vijojnë protestën e tyre prej 14 ditësh, sulmon në përgjigje Kryeministrin për koncesionet dhe akuzat e tjera për aferra korruptive.
Postimi i Boçit:
1 – Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
– Po, kollaj fare! Arsimin do ia japim me konçesion Vilmës. Normal, ku është Vilma ka lekë qeveria, se në fund të fundit juve do ua marrim nga xhepat, se ku do i gjejmë ne?! Të jeni të bindur se kjo, nga përgjysmim do ta bëjë falas fare, ju betohem. Si me chekup-in!
2 – Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
– Po, e lehtë fare. Këtë punë e qan zyra e propagandës e Fugës, mjafton të besoni atë që ai thotë e shkruan. Madje ky është më i saktë dhe se INSTAT-i im.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
– Po mor po mor po! Dakort jam se deri atëhere do i kemi mbyllur universitetet publike dhe do i kemi kthyer në të pavarura publike, sipas kapitullit XII, ku ligjin, si tek privati, do e bëjë administratori.
4 – Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
– Po e madhe! Por këtë, mos iu ngeli hatri, do ia jap me tenderim të drejtpërdrejtë Cacit të Mesdhetarit dhe Gjylametit, se kjo ka dhe përvojë personale në këtë punë. E dinë vetë ata më pas se kë lenë dhe kujt ia këpusin kokën.

5 – Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
– Po! unë kam qenë shumë i mërzitur që nuk i kemi të gjithë freshistë në këto organe. Do t’i mbulojmë me 100% anëtarë të FRESSH-it, senatet e bordet por dhe këshillat studentorë. Jam 100% ok.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
– Po, po! Me këtë po merret firma offshore e Damianit dhe me përvojë amerikane, për të cilën do kalojmë 30 milion euro të tjera.
7 – Ndërtimi i një biblioteke me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
– Po! Kjo pothuaj është gati. Firma “Fusha” ka paraqitur një ofertë të pakërkuar për prishjen e Akademisë së Shkencave se është me qera aty, ku bashkë me ca kulla të larta ka në plan dhe një bibliotekë me 3D. Ligjin special e kemi bë me kohë gati.
8 – Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
– Po, e realizueshme, por më lejoni që këtë të fundit t’ia le amanet Linditës se ajo vdes për kërkimin shkencor.
Hëëëë si thoni?!
Doni apo s’doni?!

Vasili paralajmëron Ramën: “Fundi është shumë afër”!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka drejtuar një mesazh si paralajmërim, kreut të qeverisë, Edi Ramës. Vasili është nxitur nga skandali më i fundit , ai lidhur me kompaninë fantazëm në Unazën e Re tek i thotë: “Pastro para Kryeministër, nxive ekonominë dhe faqen, por fundi është shumë afër”.
Opozita e bashkuar e akuzoi kryeministrin Edi Rama që me shpalljen e tenderit të Unazës së Re dhe shembjen që u parashikuan të banesave dhe bizneseve në gjurmën e saj, se aty fshihej një aferë e madhe korruptive. Javët e fundit kjo aferë u zbulua: kompania DH Albania rezultoi offshore dhe Prokuroria ka nisur hetimet për ata që fshihen pas saj. Pavarësisht kësaj, opozita ka shprehur gjithnjë bindjen se pas kësja kompania fshihen Rama dhe klientët e tij.

“Kontrolli financiar” Komisioni Europian vlerësime për KLSH dhe rekomandime për qeverinë

Përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit marrin pjesë në takimin shpjegues të organizuar nga Komisioni Evropian për Kapitullin 32, “Kontrolli Financiar”
Proceset e integrimit në Bashkimin Evropian kanë mbritur në momentin e listimit e të shpjegimit të gjithë kuadrit ligjor dhe rregullativ të BE-së, të cilat duhet të jenë pjesë funksionale e sistemeve dhe institucioneve të Shqipërisë.
Në këtë kontekst në datën 5 Dhjetor 2018, në Bruksel, u organizua nga Komisioni Evropian, DG NEAR takimi shpjegues në lidhje me Kapitullin 32, i cili konsiston në:
Kontrollin financiar të brendshëm publik, në gjithë komponentët e tij, me fokus në kuadrin ligjor dhe standardet e pranuara në nivel ndërkombëtar, i cili përbëhet nga COSO-Kontrolli i brendshëm dhe kuadri i integruar; Udhëzimi i INTOSAI-t për Qeverisjen e mirë; dhe Auditi i Brendshëm.
Auditimi i Jashtëm Publik, me fokus në pavarësinë institucionale, funksionale dhe financiare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, cilësia dhe impakti i aktivitetit auditues në zbatim të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t.
Mbrojtja e financave të Bashkimit Evropian, me fokus në eficiencën e funksionimit të Inspektimit Financiar në Shqipëri.
Mbrojtja e Euros nga spekulimi/falsifikimi (vepër jo penale), me fokus veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë në këtë aspekt.
Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua në këtë tryezë nga Drejtor i Përgjithshëm, znj. Lindita Milo dhe Kryeauditues znj. Valbona Gaxha. Prezantimi i aspekteve kryesore të standardeve që duhet të jenë pjesë e realitetit Shqiptar si dhe në zbatim nga KLSH, si auditues i jashtëm publik, u referuan nga Z. Raymond Hill, përfaqësues i Komisionit Evropian, DG Budget.
Z.Hill, nënvizoi se kohët e fundit kishte bërë një takim në Zyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe kishte konstatuar “zhvillime sinjifikative”, ndryshime thellësisht cilësore dhe në zbatim të standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t.

Qartësisht u shpreh mbi pritshmëritë e Komisionit Evropian nga Shqipëria në lidhje me auditimin e jashtëm publik, të cilat lidhen me: Kuadrin kushtetues dhe ligjor: i cili duhet të garantojë plotësisht pavarësinë reale funksionale, organizative dhe financiare të KLSH-së; zhvillimet institucionale në linjë me planin e Zhvillimit Strategjik; Punën audituese në përmbushje të standardeve të INTOSAI-t; dhe kapacitete të mjaftueshme administrative.
Në fjalën e përfaqësuesve të KLSH, u vlerësua detajimi i aspekteve kyçe të funksionimit të KLSH-së, të cilat lidhen me trinomin Pavarësi, cilësi pune dhe impakt real për një qeverisje më të mirë dhe me eficiencë të parasë publike. Në analizë të pritshmërisë, u informuan Përfaqësuesit e Komisionit Evropian se KLSH, bazuar në vlerësimin e pavarësisë funksionale dhe financiare nga procesi i Peer revieë nga homologët austriakë ka adresuar në Parlamentin Shqiptar disa amendime të ligjit bazë të KLSH-së.
Gjithashtu u theksua se aktiviteti vjetor i KLSH-së bazohet në Strategjinë e Zhvillimit 2018-2022, i cili është hartuar në të njëjtën linjë me zhvillimet strategjike të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t. Për më tepër kjo strategji dhe Plani i Veprimit është vlerësuar dhe ka marrë komente nga SIGMA. Fundi i vitit 2018 do të mundësojë krahasimin e treguesve të vitit të parë të zbatimit të kësaj strategjia në mënyrë konkrete për objektivat e përcaktuara, ku u cilësua rritja e numrit të auditimeve financiare në zbatim të standardeve apo rritja e numrit të Auditimeve të Perfomancës , etj.
Në adresimin e përmirësimit të cilësisë së punës audituese, pavarësisht se KLSH ka ndërtuar sistemin e kontrollit dhe të sigurimit të cilësisë, ka në vëmendje faktin se përmirësimi real i cilësisë së punës është i lidhur ngushtësisht me cilësinë në çdo moment të çdo audituesi të veçantë.

Ky proces nuk mund të realizohet në mënyrë të menjëhershme pasi auditimi është një praktike pune e lidhur ngushtësisht me mentalitetin e punës ndër vite.
Prandaj, përmirësimi i cilësisë në zbatim të plotë të standardeve të nivelit të 4-t kërkon jo vetëm trajnime intensive por edhe ballafaqime serioze dhe konkrete nga njësite publike të audituara me synimin e kuptimit dhe identifikimit të problematikave për një mirë qeverisje si në nivelin qendror ashtu edhe vendor.
KLSH e konsideron cilësinë e punës audituese të lidhur edhe me nivelin e impaktit të gjetjeve dhe rekomandimeve të adresuara njësive publike për të rritur përgjegjshmërinë dhe eficiencën e përdorimit të fondeve buxhetore.
Në lidhje me dy aspektet e mësipërme në përgjigje të pyetjes së bërë nga KLSH për instrumentet dhe praktikat më të mira që do të mund të rekomandoheshin për të përmirësuar impaktin e punës audituese të saj, Z. Hill theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Njësinë e Harmonizimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila duhet të luajë rolin e udhëheqjes metodike të gjithë njësive publike për realizimin e kontrollit të brendshëm financiar publik dhe auditimin e brendshëm, pasi eficienca e gjithë sistemit varet nga cilësia e funksionimit të kësaj njësie dhe bashkëpunimit me KLSH-në për të qenë në të njëjtin front për të ndaluar abuzimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike.

Manchester United shkarkon trajnerin José Mourinho

Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin José Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën në Liverpool, duke i dhënë fund marrëdhënies me portugezin, nisur në maj 2016.
Sezoni aktual ka ecur shumë keq për Red Devils dhe në këtë moment United është 19 pikë pas Liverpool-it kryesues, rekord që kur është krijuar Premier League, në 1992.
Ditët e fundit Mourinho deklaroi se edhe vendi i katërt do të ishte një sukses, duke parë si po ecën ky sezon, diçka që ka tërbuar tifozët dhe ka bërë të sosë durimi edhe nga drejtuesit e klubit.
Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin Jose Mourinho dhe tashmë ka nisur puna për të gjetur pasuesin e tij. Jemi në mesin e sezonit dhe është e qartë që në gjendjen aktuale vështirë se ndonjë trajner me emër do të merrte përsipër nxjerrjen e Djajve të Kuq nga kriza, ndaj pritet emërimi i një trajneri të përkohshëm, deri në fund të sezonit.
Emri i përzgjedhur, të paktën sipas mediave angleze, është ai i ish-mesfushorit Michael Carrick, i cili deri tani ka qenë pjesë e stafit drejtues dhe është një personalitet i respektuar nga tifozët dhe lojtarët.
Lajmin për emërimin e një trajneri të përkohshëm e dha vetë Manchester United, në komunikatën e pushimit nga puna të Jose Mourinho-s: “Një trajner i përkohshëm do të emërohet deri në mbyllje të sezonit, ndërsa klubi do të kryejë një proces të plotë rekrutimi për një trajner të ri”.
Mourinho e la United në vendin e gjashtë, me 19 pikë më pak se Liverpool-i kryesues. Të shtunën United do të vizitojë Cardiff-in dhe aty pritet të debutojë Carrick, i cili nis karrierën si trajner me detyrën më të vështirë të mundshme, pak a shumë si Santiago Solari në Madrid.

Ky është Rektori milioner që gënjeu studentët për takimin me Ramën, pasuria e tij

Paraditen e së Martës, Kryeministri Edi Rama u paraqit në një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai duket se është ftuar nga rektori i Universitetit, Bahri Musabelliu, pa bërë asnjë njoftim paraprak për studentët.
Prania e kryeministri ka shkaktuar irritimin e studentëve, të cilët kanë deklaruar në takim se “nuk kishin asnjë dijeni që në takim do të ishte edhe kryeministri”. Studentët kanë pranuar që të zhvillojnë një takim me rektoratin, në të cilin do të prezantonin kërkesat e tyre për uljen e tarifave, si edhe për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
Por, ata janë përballur me surprizën e hidhur, kur, në krah të rektorit Musabelliu, është gjendur, si “fanti spathi” edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, duke aplikuar stilin e tij autokratik, ka filluar monologjet e tij të gjata, të cilat studentët nuk i kanë kapërdirë.
Kjo manovër e rektorit Musabelliu i ka vënë studentët në pozitë të vështirë, të cilët kanë refuzuar që zhvillojnë dialog me kryeministrin, duke e lënë atë që të flasë e të përgjigjet vetë.
Në këtë takim, studentët kanë shprehur edhe pakënaqësinë e tyre për rektorin, i cili u tregua i pabesë, duke i vendosur Ramën përballë, pa dëshirën e tyre.
Bahri Musabelliu shënoi rastin e parë të thyerjes së protestës. Ai u vendos nën shërbim të kryeministrit Rama, i cili nuk po arrin të ulë në tryezën e dialogut studentët protestues.
Pak javë më parë, emri i Bahrmi Musabelliut u bë publik në media nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm. Pedagogu Shehdula, në një letër publike, deklaroi se ishte i paaftë për t’iu përshtatur mediokritetit që karakterizon stafin drejtues të Universitetit Bujqësor.
Pas kësaj situate me pedagogun, rektori Musabelliu shndërrohet sërish në personazh mediatik, sërish për keq, kur planifikoi dhe zbatoi planin e kryeministrit për të zhvilluar një dialog me studentët, të cilët nuk kanë aspak dëshirën për të dëgjuar monologjet e Edi Ramës.

Pasuria
Të ardhura nga punësimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 1 620 261 lekë.
Të ardhura nga anëtarësia në Bordin Mbikëqyrës të Fondit “Besa”, 6 120 euro.
Bashkëshortja Xhire Musabelliu, të ardhura nga punësimi në “Posta Shqiptare” Tiranë, 301 484 lekë.
Pronar me 50%, i një apartamenti në Kavajë, hipotekuar më 29.12.2015 me sip. 60.5 m2, blerë me këste në korrik 2007 dhe ka përfunduar pagesa në 2009, vlera 23 435 euro.
Bashkëpronar me 25% i një ap. banimi me sip. 70.3 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 13.02.2012, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 40 000 dollarë.
Bashkëpronar me 33.33% i një ap. banimi me sip. 69.5 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 29.07.2011, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 35 000 euro.
Bashkëpronar me 50% (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 60.5 m2, nga 29.12.2015, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 23 840 euro.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 20% e një ap. banimi me sip. 70.3 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 13.02.2012, blerë me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 40 000 dollarë.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 33.33% i një ap. banimi me sip. 69.5 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 29.07.2011, blerë me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 35 000 euro.
Të ardhura nga punësimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 765 062 lekë.
Të ardhura nga anëtarësia në Bordin Mbikëqyrës të Fondit “Besa”, 2 700 euro
Bashkëshortja Xhire Musabelliu, të ardhura nga punësimi në “Posta Shqiptare” Tiranë, 126 096 lekë.
Vajza, Ada Musabelliu, të ardhura nga punësimi si analiste thesari në “IBM”, 103 mijë e 961 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, pronare me 100 % e një shtëpie private me sip. 126.3 e blerë në vitin 2011 me kredi 30-vjeçare. Pagesa bëhet me të ardhura mujore të siguruara nga puna, vlera 375 000 dollarë.

Vajza, Ada Musabelliu, kredi bankare marrë në Bankën J.P Morgan Chase për blerjen e shtëpisë private deri më 31.12.2016. Detyrimi i shlyer 34 644 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer 259 855.58 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, pronare me 100 % e një autoveture tip ‘Toyota Avalon’ prodhim 2006, blerë me kredi 5-vjeçare që paguhet nga të ardhurat e punësimit, vlera 35 000 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, kursime në planin “IMB 401(K) Plus Plan”, aktivitet që përfaqëson kursimet prej 6%, të të ardhurave bruto 2-javore dhe 6% kontribut nga kompania kundrejt punonjësit, që nga dita e parë e punësimit në kompani në 28.02.2006, 108.983.59%.
Bashkëpronar me 33.33%, i një veture tip “Mercedes Benz”, blerë në Belgjikë në vitin 2014, me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të sigurua nga puna e familjes në vite, vlera 2 421 235 lekë.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 33.33% e një veture tip ‘Benz”, blerë në Belgjikë në vitin 2014 me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 2 421 235 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 3 255 275 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e depozitës bankare me afat 3-vjeçar 2014-2017, gjendje më 26.05.2016, mbetur vlerë 5 176 745 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 11 477 euro, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë bankare më 26.05.2016, mbetur vlera 248 847.84 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë depozitë më 26.05.2016, mbetur vlera 2 908 800 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 637 221 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 3 516 207 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.05.2016, vlera 1 893 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 4 640 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e depozitës bankare me afat 3 vjet 2014-2017, në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 5 176 745 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 13 475 euro, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 1100 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 3 314 694 lekë, pjesa takuese 50%.
Bashkëshortja, Znj. Xhire Musabelliu, gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë, 666 438.62 lekë, pjesa takuese 50%.
(SHËNIM: Kjo pasuri, nuk ka asnjë lidhje me skandalet e shumta të punësimeve me pagesë, tenderëve dhe shitjes së provimeve e diplomave në këtë universitet dhe as me fondin “BESA” të Ilir Metës).

Kush fshihet pas takimit të Ramës me studentët: Edhe në protestë edhe në kampin e FRESSH-it në Jalë

Një studente e cila është e pranishme në takim me kryeministrin Rama në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka denoncuar presionin që iu bëhet në redaksinë e Faxweb.al. Sipas studentes ata po mbahen peng në takim, edhe pse dëshira e tyre ishte të ishin sot sërish pjesë e protestës, siç kanë bërë për 14-dite me radhë.
“Përshëndetje, jemi studentët te ubt na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kercenojnë, ne kemi frik nuk na le njeri me dal n’protest. Dekani po na kercenon me mungesat dhe me notat”, shkruan një prej studentëve në redaksinë e Faxëeb.al.
Ajo thotë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për takim me Ramën, ndërsa thotë se kanë frikë që të largohen nga salla.
‘’Veç na e sollën si pako, vec hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën”, shprehet më tej studentja.
“70% e grupit do shkonte në protestë, pjesa tjetër në kafe ose shpi. Kanë ardh nja 30 të tjerë që i solli Leons Hasani qe eshte pedagog dhe kryetar i forumit ekonomik, por mund ta gjeni fare lehte qe esht freshist”, vijon më tej denoncimi.
Leons Hasani me një kërkim të thjeshtë rezulton se është pjesëmarrës i rregullt i kampeve të FRESSH në Jalë, si dhe pranë eksponentëve të qeverisë Rama, si ministri Niko Peleshi.

Studentët godasin me vezë Kryeministrinë: S’ka dialog

Ndërsa Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me studentë të Universitetin Bujqësor të Tiranës, Kryeministria është qëlluar me vezë para pak minutash nga studentë që nuk pranojnë në ulen në dialog me kryeministrin.
Sipas tyre, 8 pikat Rama i ka në tavolinë. Protesta do të ndalojë kur ato të plotësohen.
I pranishëm sot në një takim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edi Rama u shpreh i gatshëm të mundësonte 100% pagesën e studentëve me aftësi të kufizuara ose që vijnë nga familje në nevojë, por jo studentëve të dobët.
“Pika parë thotë përgjysmim tarifash? Ok. Tarifat janë pjesë e kostos, por ta dini asnjë student nuk paguan më shumë se 50% të tarifës. Tani i bie të paguani 25%.
Po si do i themi biznesmenëve e familjarëve që nga tarifat tuaja do paguajmë për ata që marrin katra në universitet. Atyre që janë me 9 ose 10, i themi, ne do ju paguajmë 100% tarifën shteti. Kush merr 8-9 pse 50%, do e paguajmë më shumë.
Kush vjen nga familje në nevojë, t’ja paguajmë 100%. Po m’fal ti vjen në universitet, merr paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, më shumë ka në kafe se në auditor, do që të të paguajë shoqëria ty që ti të marrësh 4-5 dhe në fund fare të dalësh si gjithë të tjerët, madje të jesh dhe doktor shkencash,” deklaroi kryeministri Rama.

BIRN: Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Bashkim Ulajt

Aleksandra BOGDANI
Autoritetet shqiptare presin ndihmën nga SHBA për të zbuluar kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi dy tendera përmes falsifikimit, por një dokument në QKB dhe rrethi i njerëzve pas DH Albania ekspozojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.
Një javë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri konfirmoi fillimin e hetimeve penale në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanisë Dunwell Haberman, e cila fitoi përmes dokumenteve të falsifikuara dy tendera me vlerë rreth 28 milionë euro nga institucionet në varësi të Gjiknurit.
“Hetimet shumë shpejt do të nxjerrin kush janë aksionerët e vërtetë, kush e ka krijuar atë kompani apo lidhjet me persona të tjerë…” tha ministri në një konferencë për shtyp.
Të dhënat e siguruara nga BIRN sugjerojnë se autoritetet shqiptare nuk kanë arsye të presin hetimet në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë Dunwell Haberman, e regjistruar në Delawere të Shteteve të Bashkuara. “Gjurmët e gishtave” gjendet në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe tregojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.
Më 3 dhjetor, pas lidhjes së kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për lotin e parë të Unazës së Re, DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman vendosi hapjen e një Nipti Sekondar me vendndodhje në sheshrrotullimin Shqiponja. Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re në kantierin e punimeve është bërë nga Gener 2, përmes një juristeje të kësaj kompanie.
Aplikimi i kryer nga Gener 2, i gjendur mes dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga kompania DH Albania nuk është prova e vetme që ngre dyshime se pas DH Albania dhe dy tenderave të fituar prej saj qëndron biznesmeni Ulaj. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me aksionerin e saj.

Bashkim Ulaj është një ndër biznesmenët më të lakuar në Shqipëri dhe kompania e tij Gener 2 kryen aktivitete nga fusha e ndërtimit tek energjia. Në korrik 2018, ajo u shpall fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar për një vlerë prej 225 milionë euro.
BIRN nuk mundi të kontaktonte me zotin Ulaj deri në botimin e këtij shkrimi. E pyetur nëse ishte në dijeni të lidhjeve të Ulajt me kompaninë DH Albania, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u përgjigj se këtë do ta zbulojë Prokuroria.
“Çështja është në hetim nga Prokuroria, e cila do të zbulojë atë çka ka ndodhur, përgjegjësit për falsifikimin e kryer dhe gjithë transparencën e mundshme për kompaninë,” tha këshilltari për mediat Dardan Malaj.
Njerëzit pas DH Albania
Kompania Dunwell Haberman u themelua më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale dhe një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, DH Albania. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësuesi në Shqipëri i saj është 26 vjeçari Avdjol Dobi.
Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.
Suksesi i shpejtë i kompanisë së trumbetuar si amerikane u ngrit mbi dokumente të falsifikuara. Sipas rekordeve të dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh në tre vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.
Por më 6 dhjetor, emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 denoncoi kompaninë “fantazmë” se kishte falsifikuar dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re.

Një përgjigje e Departamentit të Shtetit të Delawere, e publikuar në këtë emision tregonte se dokumentet e dorëzuara në QKB ishin të falsifikuara dhe se kompania nuk mund të kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ekzistonte para 25 qershorit 2018.
Ekspozimi i falsifikimit solli një ortek reagimesh, ndërkohë që ARRSH dhe OST deklaruan se kishin anuluar kontratat me DH Albania. Prokuroria e Tiranës në Shqipëri dhe autoritetet amerikane konfirmuan nisjen e hetimeve për të dokumentuar falsifikimet dhe zbuluar autorësinë e tyre.
Por një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregon se njëra prej procedurave në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga kompania Gener 2.
Më 3 dhjetor 2018, Avdjol Dobi si përfaqësues i kompanisë DH Albania vendosi hapjen e një Nipti Sekondar në kantierin e punimeve në Unazë të Re. Ai autorizoi znj. Ledi Hysenj për të regjistruar adresën e re në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.
Një ditë më pas, Ledi Hysenj u paraqit në Bankën Credins dhe pasi pagoi tarifën prej 150 lekësh, e dorëzoi mandatin bankar në QKB. Por në vend të kompanisë DH Albania, mandati bankar për hapjen e adresës në sheshrrotullimin Shqiponja mban përshkrimin “Aplikim Gener 2”.
Avdjol Dobi është pjesë e rrethit familjar të Bashkim Ulajt, ndërkohë që e autorizuara prej tij, Ledi Hysenj është juriste në kompaninë Gener 2.
Përveç Dobit dhe Hysenj, veprime në emër të kompanisë DH Albania kanë kryer edhe noterja Xhevahire Brahaj, përkthyesja Shenda Kruja dhe juristja Blerina Konçi. Të dhënat gjyqësore që BIRN siguroi tregojnë se Brahaj ka kryer një sërë noterizimesh për kompaninë Gener 2. Shenda Kruja rezulton punonjëse e Gener 2, ndërkohë që juristja Blerina Konçi ka kryer aplikime në QKB si për DH Albania ashtu edhe për kompaninë Gener 2.

Hetimet mbi kompaninë
Thuajse 10 ditë pas nisjes së hetimeve për falsifikimin e dokumenteve nga kompania DH Albania, Prokuroria e Tiranës nuk ka ende emra për personat që fshihen pas skandalit. Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës i tha BIRN se hetimi nisi kryesisht, pas denoncimit të rastit në media dhe më pas dorëzuan kallëzimet e tyre edhe OST dhe ARRSH.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal për veprat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “mashtrimit”. Ajo i është drejtuar gjithashtu për ndihmë juridike Shteteve të Bashkuara për të vërtetuar falsifikimet.
“Hetimi është i fokusuar në dy drejtime, kompania DH Albania dhe personat e lidhur me të dhe linja e dytë ka të bëjë me dyshimet dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore. Aktualisht, Prokuroria po verifikon dokumentacionin e sekuestruar në OST dhe ARRSH,” tha Imeraj.
E pyetur nëse garancia e kontratës ishte paguar nga Gener 2, Imeraj tha se nuk janë marrë ende dokumentet e sekuestrimeve nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i vuri në dispozicion BIRN formularin e garancisë së kontratës për tenderat e fituar në ARRSH dhe në OST, për të cilat tha se institucionet e mësipërme kanë filluar praktikën shkresore të konfiskimit.
Sipas dokumenteve, kontrata për tenderin e Unazës së Re është siguruar nga Sigma Interalbanian VIG dhe Sigal Unica Group Austria në emër të DH Albania dhe Biba X në vlerën e 269 574 000 lekëve. Kontrata me OST është siguruar në vlerën e 144 769 317 lekëve në Sigma Interalbanian sërish në emër të DH Albania.
Të dyja institucionet u kanë kërkuar kompanive të sigurimit që të depozitojnë shumat e mësipërme për shkak të zgjidhjes së kontratës. Megjithatë, është ende e paqartë se nga cila llogari kanë dalë paratë e garancisë së kontratës.