25.5 C
Tirana
E diel, 4 Maj, 2025

Ka rënë edhe KQZ, Rama e ka uzurpuar për të manipuluar zgjedhjet

Arben SHAHINI

Rama i brumosur me mendësine e etrëve të tij, “të gjitha pushtetet sovjeteve” më në fund ozurpoi dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), duke i grabitur dy anëtarët e propozuar nga PD, duke shkelmuar Kodin Zgjedhor, duke rrënuar praktikën parlamentare të ndjekur deri më tani për zëvendësimin e anëtarëve të KQZ-së dhe duke mos mbajtur premtimin e tij si shumë herë tjetër, i cili kishte premtuar që do te realizonte një reformë zgjedhore me një dakortësi të plotë me opozitën.
Përbërja e KQZ-së, zgjedhja dhe zëvendësimi i anëtarëve të tij duhet të bëhen në zbatim te Kodit Zgjedhor (KZ) saktësisht të neneve 12, 14 dhe 19, nene të zbatuar me korrektësi dhe në praktikat e tjera parlamentare pas riformatimit të KQZ-së në vitin 2012, por dhe më parë.
Në nenin 19 të KZ është përcaktuar qarte se të drejten për propozimin e kandidaturave, e ka i njëjti subjekt politik që propozon anëtarin që i ka mbaruar mandati, nëse subjekti që e kishte popozuar i plotëson kriteret sipas përcaktimeve në pikën 1 të nenit 14 të këtij Kodi.
Partia Demkratike i plotëson saktësisht kriteret e këtij Neni dhe duhej të zinte vendet e veta në KQZ, aq më tepër kur kjo praktikë parlamentare është zbatuar dhe herë të tjera në zëvendesimet e mëparshme dhe kur në Kuvend ka qënë kjo mazhorancë (e cila mos qoftë kurrë më), disa nga praktikat parlamentare të zëvendësimeve te anëtarëve nga ky parlament janë:

-në vitin 2014 PS zëvendësoi vendet e braktisura nga anetaret te cilet perfaqësonin koalicionin e majtë në KQZ (para zgjedhjeve parlamentare te 2013) tre anatare, vende të fituar kur e majta ishte ne opozitë dhe tani ne 2014 në mazhorancë, mori vendet e opozites pra jo të mazhorances ku ishte subjekti politik që i kishte propozuar, vende të cilat i takonin në zbatim të KZ, por duke ju referuar praktikës së fundit për zevendesimin e dy anetarëve të KQZ-së të subjektit politik PD, ata duhet tu zevendësoheshin me tre anëtar të propozuar nga opozita pasi ata kishin marrë mandatet kur ishin në opozitë dhe në qofte se do tu zbatonte praktika e fundit parlamentare e tetorit 2018 per zevendesimin e vakancave, ku ju ozurpuan 2 vende opozitës saktësisht PD, në vitin 2014. Perberja e KQZ-së do ishte 6 anetar nga opozita dhe 0 nga mazhoranca në zgjedhjet vendore të 2015.
-në vitin 2015 përfunduan mandatin 2 anëtar një i pozitës dhe një i opozitës të cilët u zëvendësuan po nga ato subjekte pasi i plotësonin kriteret e ligjit.
– në vitin 2016 perfundoi mantatin kryetari i KQZ-së i cili u zëvendësua nga një anëtar i KQZ i propozuar nga PS, marre mandatin kur ky anetar ishte në opozitë, parlamenti e zëvendësoi po nga një anëtar i PS ne mazhorance , po të ishtë ndjekur llogjika ozurpuse e Ramës në zëvendesimet e fundit anëtari i takonte opozites PD dhe antarsia në KQZ do të ishte 4 anëtar të opozitës dhe 2 anëtar nga mazhoranca në zgjedhjet parlamentare të 2017.

– në tetor të vitit 2018 ju perfundoi mandati kater anetareve të KQZ-së, dy anetarëve të PD, nje anetari të PS dhe një të LSI, Rama kërkonte patjetër me çdo kusht shumicen në KQZ, biles mundësisht dhe shumicen e cilësuar me pesë vota, e vetmja zgjidhje ishte shkelja e ligjit dhe ndryshimi i praktikave parlamentare, ozurpimi dhe shkatërrimi perfundimisht dhe i ketj institucioni, organit shtetëror më të lartë për administrimin e zgjedhjeve.
Me aktin e fundit Rama ka uzurpuar të gjitha institucionet shtetërore, ka prishur të gjitha balancat e një shtetti demokratik, ka prishur totalisht frymen dhe parimet mbi të cilat eshte hartuar KZ, si nje ligj që i jep mundesi të barabarta si opozites ashtu dhe mazhorances per të administruar proçesin zgjedhor.
Akti i fundit tregon qëllimin e tij për të hyrë i vetem në zgjedhjet vendore si ne 2015 ne Kurbin, të pushtoj të gjitha bashkitë dhe të shpallet monark.
Në takimet me ndërkombëtarët Rama dhe zëdhëndësi i tij Bushati përbetohen se opozita ka dy anëtar, Biben dhe Kryetarin. Kush mund ta besojë se Biba përfaqëson opozitën në KQZ, dhe ai vetë do habitet. Përfundimisht Rama pushtoj KQZ-në dhe e drejton me dorë të hekurt nga don Agaçe.

CDU në ethe, kush do të pasojë kancelaren Merkel?

Edhe tre javë kanë mbetur nga kongresi i Partisë Kristiandemokrate në Hamburg, ku Angela Merkel, pas 18 vjetësh dorëzon postin e kryetares së partisë. Për herë të parë kandidatë janë disa politikanë. Shanset më të mira i ka Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ish-kreu i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Friedrich Merz. Kramp-Karrenbauer është e favorizuar nga Merkel dhe konsiderohet si kandidate e qendrës. Merz dhe Spahn shihen si pjesë e krahut konservator të partisë dhe kundërshtarë politikë të Merkelit.
Në prezantimin e parë të enjten (15.11) në Lübeck para 900 anëtarëve të partisë, konferenca e parë rajonale në kuadër të garës, Annegret Kramp-Karrenbauer bën të qartë lidhjen me bazën, ndërsa kur flet Friedrich Merz për rikthimin e tij “është mrekulli të jesh prapë këtu”, shpërthen entuziazmi. Jens Spahn rrëfeu personalisht. Nëna më ka pyetur në fundjaë tha ai, pse e merr mbi kurriz të gjithë këtë garë. Jens Spahn përmend transformimet shoqërore në vend dhe përmend shkurt edhe homoseksualitetin e tij. Të tre kandidatët kanë rënë dakord që të bëjnë garë por të flasin vetëm mirë për njëri-tjetrin.
Debat për orientimin e ri të partisë
Sipas një sondazhi të institutit “Infratest dimap” se kush shihet si kandidati më me shanse për postin e partisë, gati çdo i dyti kandidat, dhe 43% e kanë dhënë votën për kandidaten femër, Kramp-Karrenbauer. Dallime të ndjeshme vihen re mes meshkujve dhe femrave. Ndërkohë që tek meshkujt si Kramp-Karrenbauer ashtu edhe Merz janë gati njësoj të preferuar, sekretarja e përgjithshme e partisë kryeson sondazhin tek femrat me 50% ndërkohë që Merz kap 26%.

Pavarësisht se kush do të marrë kryesinë e partisë, ajo apo ai do të përcaktojë edhe kursin e ardhshëm të partisë. Një shumicë e qytetarëve gjermane 87% preferojnë që të diskutohet edhe për orientimin e ri të partisë. Tek përkrahësit e CDU-së madje 92% kërkojnë riorientimin e partisë.
Gati gjysmës së të anketuarve i mungon një përmbajtje e qartë e CDU-së. Ndërkohë që mes përkrahësve të saj është rritur dëshira për një orientim konservator të partisë.
E ardhmja e kancelares
Por çfarë do të ndodhë me Angela Merkel pas dorëzimit të postit të kryetares së partisë. A mund dhe a duhet të qëndrojë ajo në postin e kancelares? Shumica e të pyeturve janë pro kësaj. Vetëm përkrahësit e Partisë Liberale, FDP dhe Alternativa për Gjermaninë, AfD janë me shumicë për largimin e Merkelit si kancelare para përfundimit të legjislaturës aktuale.
Megjithatë CDU është e përfshirë nga entuziazmi i ndryshimit . “Ky proces i bën mirë partisë, këtu ka ndjenjë ndryshimi dhe dëshirë për debat”, tha Jens Spahn pas konferencës së parë rajonale në Lübeck. Me qëndrim të hapur, serioz, dhe herë pas here edhe me grindje, një atmosferë që nuk ka qenë prej kohësh në partinë e Merkelit. “Një fillim shumë i mirë”, thotë Daniel Günther, kryeministër i landit të Shlesvig-Holshtajnit në fund të takimit.

Shqipëri-Skoci, Shkodra në “shtetrrethim”!

Nesër në mbrëmje, ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ndeshja ndërkombëtare e futbollit, Shqipëri-Skoci. Një ballafaqim i vlefshëm për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë synojnë medoemos fitoren, në të kundërt puna e trajnerit Christian Panucci konsiderohet e dështuar.
Duke qenë se do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh skocezë, por edhe shqiptarë, referuar edhe situatës jo fort pozitive kriminale në kryeqendrën e veriut, Policia e Shtetit dhe ajo e Shkodrës do të marrin masa për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv para, gjatë dhe pas ndeshjes në fjalë.
Këto masa janë përshkruar si më poshtë, në njoftimin për shtyp të uniformave blu:
“Më datë 17.11.2018 ora 20.45 në Shkodër do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Skocisë, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në kuadër të planit të masave të marra nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të merren një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër, tifozërinë vendase dhe tifozët e ardhur nga Skocia e treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi”, se DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore, që lidhen me të, si më poshtë vijon:

1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor, ashtu edhe nga krahu perëndimor.
2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish-Ndërmarrja e Fermentimit.
▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.
3. Në rrugën “Bujar Bishanaku” (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.
5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.
7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish-poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

– “Xhabije – Parrucë”
– “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
– “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
– “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”
10. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozërisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.
11. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave, si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
12. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” që të tregohen mirëkuptues, duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
13. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon mirëkuptimin e komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, që të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportive, duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi kjo do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë”.

Asensio: Dua të ndihem i rëndësishëm te Real Madrid

Marco Asensio thotë se kërkon të ndihet më i rëndësishëm te Real Madrid. Sulmuesi spanjoll këtë sezon nuk ka treguar vazhdimësi teksa Los Blancos kanë vuajtur shumë.
Këtë javë, Asensio u shpreh se kishte liderë të tjerë në skuadër, lojtarë me më tepër eksperiencë, por tani thotë se klubi duhet të tregojë më tepër besim tek ai.
“Jam akoma i ri, ka lojtarë të tjerë që duhet të udhëheqin ekipin,” shprehet ai.
“Dua të bëj një kontribut më të madh për klubin, të ndihem më i rëndësishëm dhe gjithashtu të kem vetëbesimin e duhur në mënyrë që klubi të më japë më tepër përgjegjësi.
“Ndonjëherë ndjej shumë presion. Kur bën një ndeshje të mirë, je më i madhi. Dhe kur shënon gol të bukur, njerëzit fillojnë të kritikojnë.
“Ky muaj i keq nuk më ka ndryshuar mënyrën se si mendoj dhe e di se kemi aftësinë për të përmbysur situatën”.

Xi, partia, shteti: Vertikalja e re e pushtetit kinez

Presidenti ka rivendosur totalisht primatin e PKK-së, të së cilës i është imponuar udhëheqës i padiskutueshëm. Kjo i mundëson që ta përjetësojë binomin kapitalizëm – dirixhizëm. Por në perspektivë tranzicioni politike, me të panjohurat relative, duket i pashmangshëm.

“Parti, qeveri, ushtri, shoqëri, shkollë, Lindje, perëndim, Jug, Veri: Partia është udhëheqësja e gjithçkaje». Kjo shprehje e thënë nga Presidenti kinez Xi Jinping i përshtatet gjuhës së përdorur nga «Timonieri i Madh» Mao Ce Dun dhe pasqyron hierarkinë e sotme të pushtetit në Republikën Popullore. Në pikën që në fundin e 2017 është futur në statutin e Partisë Komuniste Kineze (PKK). Qysh nga viti 2012 që ka marrë drejtimin e vendit, Xi në fakt e ka forcuar më tej rolin e PKK-së (që numëron thuajse 89.6 milion anëtarë) si çernierë rreth të cilës vërtiten qeveria, Ushtria Popullore Çlirimtare (UPÇ), inteligjenca, ndërmarrjet publike dhe të fuqishmit lokalë. Xi, që është përcaktuar zyrtarisht për partinë si «bërthama» (hexin), e ka përqëndruar pushtetin vendimmarrës në duart e tij vetëm siç kishte bërë vetëm Mao më parë, ka lançuar një luftë të ashpër kundër korrupsionit për të përjashtuar antagonistët dhe «drunjtë e shtrembër» nga PKK-ja dhe nga forcat e armatosura, ka pozicionuar njerëz të besuar të tij në pozicione drejtuese dhe ka future risi institucionale për të riorganizuar nyjet e pushtetit. «Neoautoritarizmi» (xin quanwei zhuyi), i të cilit Xi është protagonist, është teorizuar tashmë nga Wang Huning, që sot është në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, organ kryesor i lartë i PKK-së. Wang ka një detyrë thelbësore: të plazmojë ideologjinë e partisë, të transmetuar shoqërisë nga aparati i propagandës. Këshilltari i Xi ka kontribuar në zhvillimin e koncepteve ideologjike të përpunuara nga Jiang Zemin dhe Hu Jintao, si edhe të «ëndrrës kineze» dhe të «rilindjes së kombit» të shpallura nga Xi. Kjo e fundit parashikon rikthimin e vendit në rangun e fuqisë botërore brenda vitit 2049. Sipas Wang, stabiliteti politik është baza e zhvillimit politik. Faktorë si demokracia dhe liria individuale do të merren në konsideratë vetëm në një moment të dytë, kur kushtet historike, sociale dhe kulturore do e mundësojnë.
Xi është i bindur se kjo është rruga për të zbatuar reformat socioekonomike paraprake për «rilindjen» kombëtare. Një rrugëtim i tillë pengohet nga probleme tashmë të pashmangshme: hendeku i pasurisë midis pjesës bregdetare dhe asaj të brendshme, si dhe midis qytetit e fshatit; ndotja; urbanizimi; plakja e shpejtë demografike; rrezik i shpërthimit të flluskës imobiliare. Elementëve të tillë u shtohen kërcënimet e jashtme: midis këtyre janë përplasja potenciale me Shtetet e Bashkuara në Azi – Paqësor, tensionet me Japoninë dhe pasojat e mundshme negative që burojnë nga ripushtimi i Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron conditio sine qua non të «rilindjes» së tij. Sigurisht që përputhja e faktorëve të brendshëm e të jashtëm do të ndikojë mbi raportin midis Xi e Deep State dhe mbi fatet e partisë.

Përqëndrim vendimmarrës
Një prej ndryshimeve më të rëndësishme të mbujtur nga udhëheqësi i PKK-së në logjikat e pushtetit kinez është heqja e limitit të dy mandative presidenciale, e ndodhur gjatë Kongresit të XIII-të Kombëtar të Popullit (organ suprem legislativ) i mbajtur në majin e 2018. Kjo do t’i mundësojë Xi që ta ruajë rolin e kreut të shtetit edhe pas vitit 2022, paralelisht me atë të Sekretarit të Parë dhe të kreut të Komisionit Qendror Ushtarak (CMC), organ drejtues i UPÇ. Formalisht, partia ka qenë gjithmonë vatra e ekzistencës së republikës Popullore. Megjithatë, kur Ten Hsiao Pini drejtonte vendin, pushteti qendronte tek UPÇ-ja dhe ndahej me PKK-në dhe shtetin. Në fakt, «Timonieri i Vogël» ishte President i Komisionit Qendror Ushtarak, por nuk ishte në krye të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të PKK-së. Nuk ishte as midis anëtarëve të saj. Organi udhëhiqej në fakt nga Zhao Ziyang, që nga ana e tij ishte Zëvendëspresident Komisionit Qendror Ushtarak. Presidenti i Republikës Yang Shangkun mbulonte të njëjtin post. Ky mekanizëm kaq i komplikuar dhe i brishtë i detyronte të tri qendrat e pushtetit në një dialektikë konstante. Në mënyrë të veçantë pengonte që të verifikohej një përqëndrim i ri vendimmarrës i ngjashëm me atë të realizuar më parë nga Mao Ce Duni. Në përfundim të mandatit të tij të parë, Xi ka arritur që t’i përmbysë këto ekuilibra pushteti. Udhëheqësi kinez mund t’i mbante frenat edhe pa qenë president, post respektivisht të cilit dy të tjerët i atribuojnë pushtete më të mëdha. Megjithatë, reforma do t’i mundësojë «bërthamës» që ta institucionalizojë ndjekjen e lidershipit të tij, ta ruajë më shumë nga sulmet e antagonistëve të tij potencialë dhe ta forcojë më tej kontrollin e PKK-së ndaj aparatit shtetëror.

Institucionalizimi i luftës kundër korrupsionit
Xi ka kërkuar që të ndalet shtimi i qendrave të pushtetit midis enteve shtetërore të niveleve të ndryshme të formyara gjatë presidencave të mëparshme. Politika e reformës dhe e hapjes e promovuar nga Ten Hsiao Pini parashikonte që funksionarët lokalë të kishin përgjegjësinë e stimulimit të rritjes e vendeve në varësi, të stimuluar nga fakti që nga ana e tyre do të pasuroheshin. Kjo strategji krijoi premisat e bumit ekonomik kinez, por favorizoi edhe përhapjen e madhe të korrupsionit. Një situatë e tillë u ashpërsua me presidentët Jiang Zemin dhe Hu Jintao, kur u shfaq më forcë të madhe formimi i rrjeteve midis partisë, aparateve të sigurisë, botës së biznesit dhe forcave të armatosura. Lufta kundër korrupsionit e promovuar nga Xi ka shërbyer pikërisht për ta çmontuar këtë botë, që në fakt kërcënonte stabilitetin e PKK-së. Në vitin 2012, Xi ka ngarkuar aleatin e tij Wang Qishan (tani Zëvendëspresident) që të drejtojë Komisionin Qendror për Inspektimin Disiplinor (CCID) të PKK-së në luftën kundër «tigrave» dhe «mizave» (të korruptuarit e rangut të lartë dhe të ulët) dhe këtë vit ka krijuar një komision të ri për mbikëqyrjen kombëtare. Në ndryshim nga i pari, ky i dyti monitoron jo vetëm sjelljen e anëtarëve të partisë, port ë të gjithë funksionarëve dhe të enteve shtetërore. Përfshi kompanitë publike, spitalet, shkollat dhe qendrat kërkimore. Numri i subjekteve që i nënshtrohen monitorimit do të rritet me 200%. Organi i ri drejtohet nga Yang Xiaodu, ish Zëvendëssekretar i CCID-së. kjo tregon se lufta kundër të korruptuarve mbetet në kontrollin e PKK-së.

Ngritja dhe rënia e aparateve të sigurisë së brendshme
Falë punës së CCID-së, Xi ka marrë kontrollin e aparateve të sigurisë së brendshme. Përpara vitit 2012, Komisioni Qendror i PKK-së, që mbikëqyrte çështjet e sigurisë kombëtare (përfshi aktivitetet e inteligjencës së brendshme) ishte një prej organeve më të fuqishme të PKK-së. Zhou Yongkang, që ishte kreu i tij, konsiderohej si «Cari» i inteligjencës kineze. Zhou e kishte përdorur komisionin për të zhvilluar një rrjet midis shtyllave të pushtetit kinez dhe buxheti i caktuar për organin e kryesuar prej tij ishte më i lartë se ai i UPÇ-së. Për këtë, në vitin 2014 politikani ka qenë «tigri» i parë që është goditur nga fushata antikorrupsion. Vitin e kaluar, Liu Shiyu ka qenë funksionari i parë i nivelit të lartë që ka pranuar publikisht se Zhou bashkë me Bo Xilai (dikur kreu i partisë në Chongqing), Sun Zhengcai (pasuesi i tij) dhe gjeneralët Ling Jihua, Xu Caihou dhe Guo Boxiong kishin organizuar një komplot për përmbysjen e Presidentit. Të gjithë ishin pjesë e të ashtuquajturit «fraksion i Jiang Zemin», formulë me të cilën tregohen politikanët që ia detyrojnë ngritjen e tyre mbështetjes së ish Presidentit. Çmontimi i rrjetit të interesave të Zhou ka shkaktuar një ricaktim të shpejtë të posteve kyçe në aparatin e sigurisë së brendshme dhe në UPÇ të politikanëve që kanë bërë karrierë me Xi. Veç kësaj, Presidenti ka ndaluar që anëtarët e Komisionit për Çështjet Politike dhe Ligjore të mbanin pozicione të tjera drejtuese. Në fakt, sekretari i tij është pjesë e Byrosë Politike të PKK-së, por jo i Komitetit të Përhershëm të saj. Domethënë është në një nivel hierarkisht më të ulët se në të kaluarën.

Kontrolli i të fuqishmëve lokalë
Rasti i Zhou Yongkang ka lënë të kuptohet se të fuqishmit lokalë janë goditur drejtpërsëdrejti nga procesi i përqëndrimit vendimmarrës dhe se proverbi sipas të cilit «nivelet më të larta kanë politikat, ato më të ulëta kundërmasat» (shang you zhengce, xia you duice) duhet të hidhet poshtë. Chongqing, ku më parë Bo Xilai e më pas Sun Zhengcai kanë qenë sekretarë të parë të partisë, është në fakt sot aglomerati urban gjeopolitkisht më interesant i Republikës Popullore pasi sintetizon sfidat gjeoekonomike të vendit të vitet e ardhshme. Njësia në fjalë ndodhet në Kinën Qendro – jugore, në një zonë malore në afërsi të Lumit Yangtze (ose Lumit të Kaltër). Ky buron në rrafshnaltën e Tibetit dhe derdhet në Detin e Kinës Jugore dhe lidh pjesën e brendshme të vendit me brigjet. Në të njëjtën kohë, ndaj pjesën veriore nga ajo jugore. Edhe në dritën e pozicionit gjeografik të tij, Pekini synon tek Chongqing për të mbushur hendekun ekonomik midis qendrës dhe periferisë. Në të njëjtën kohë, aglomerati urban është një nyje nevralgjike e iniciativave infrastrukturore të nisra në kuadrin e rrugëve të reja të mëndafshit. E gjitha kjo shpjegon se pse Chongqing ka qenë gjatë viteve të fundit teatër i luftërave të brendshme të PKK-së dhe pse Chen Min’er, që ka punuar me Xi në njësinë administrative të Zhejiang, është sot Sekretar i Parë i PKK-së në megalopol.

Riorganizimi i UPÇ-së
Siç thoshte Mao Ce Duni, «pushteti buron nga gryka e pushkës». Për këtë arësye, Xi ka kryer disa reforma për të mbajtur fuqimisht në duar frenat e UPÇ-së (besnikëria e të cilës i shkon partisë, jo shtetit) dhe në të njëjtën kohë t’i favorizojë modernizimin. Objektivi: të trasformojë Kinën në një fuqi detare dhe kibernetike në vitet e ardhshme. Për mbikëqyrjen në mënyrë të drejtpërdrejtë riorganizimin e forcave të armatosura, Xi ka marrë rolin e kreut të Qendrës së Komandës të betejës së Përbashkët të Komisionit Qendror Ushtarak, të grupit Drejtues Qendror për Reformat Ushtarake për Reformat Ushtarake, të Komisionit Qendror për Sigurinë Kombëtare, të Komisionit për Zhvillimin e Integruar Ushtarako – Civil. Ushtria tokësore është e pajisur me një shtab të përgjithshëm të sajën. Përpara kësaj reforme, ku funksion realizohej nga Komisioni Qendror Ushtarak, gjë që e vinte ushtrinë në pozicion të mbiurdhëruar krahasuar me degët e tjera të UPÇ-së. duke vepruar kështu, Xi ka thjeshtuar strukturën komanduese dhe ka marrë fqusimisht kontrollin e Komisionit Qendror Ushtarak.
Policia e Armatosur e Popullit (PAP) është vënë nën kontrollin ekzkluziv të Komisionit, duke iu hequr Këshillit të Shtetit (Ekzekutivit të Republikës Popullore të Kinës), ndërsa Roja Bregdetare varet tani nga PAP-i. Të dyja i përgjigjen vetëm partisë, jo qeverisë: askush nëpërmjet hierarkisë shtetërore mund ta mobilizojë PAP-in kundër partisë. Pekini ka ngarkuar edhe një Ministri për Çështjen e Veteranëve të sapokrijuar që të merret me çështjet lidhur me ushtarakët në pension, që më shumë se një herë kanë shprehur pakënaqësi për trajtimin ekonomik të marrë. Objektivi është të shmanget që pakënaqësia e tyre të nxisë jostabilitet të brendshëm.

Reforma e kompanive shtetërore dhe kontrolli i kompanive private
Tani që lufta kundër korrupsionit ka nxjerrë jashtë loje kundërshtarë të ndryshëm të Presidentit, Xi mund ta përshpejtojë procesin e reformave të prirur që të përmirësojë cilësinë e ekonomisë kineze. Në mënyrë domethënëse, Komisioni Qendror për Zhvillimin dhe Reformat i Këshillit të Shtetit është privuar nga pushtete të ndryshme, të shpërndara në ministri të tjera. Në fakt, Komisioni merrej shumë me miratimin e projekteve dhe shumë pak me futjen e ndryshimeve të rëndësishme në modelin ekonomik kinez; veç kësaj, anëtarë të ndryshëm të tij janë përfshirë në skandale korrupsioni.
Sistemi kinez parashikon që tregu menaxhon resurset, ndërsa «dora e dukshme» e Pekinit mbledh rezultatet më të mira. Për këtë arësye, PKK-ja ushtron kontrollin si ndaj kompanive publike, ashtu edhe të atyre private: thuajse totaliteti i të parave dhe 70% e të dytave (përfshi ato të huaja që operojnë në Kinë) kanë brenda tyre zyra të partisë që mbikëqyrin operacionet e përditshme dhe luajnë një rol kyç në procesin vendimmarrës.
Partia e ushtron influencën e saj mbi kompanitë publike edhe nëpërmjet Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Administrimin e Resurseve Shtetërore të Këshillit të Shtetit (me akronimin SASAC). Pohimet e Drejtorit të tij Xiao Yaqing, të përcjella nga e përditshmja e Shkollës Qendrore të PKK-së, nuk lënë vend për keqkuptime: 10 milion anëtarët e partisë të punësuar në kompanitë shtetërore «janë shtylla kurrizore e klasës punëtore kineze». Xiao thekson se Pekini do t’i rezistojë privatizimit, domethënë që kompanitë shtetërore do të vazhdojnë të udhëheqin ekonominë kineze dhe do të mbeten nën kontrollin e PKK-së. midis reformave tashmë të individualizuara figurojnë «pjesëmarrja e përzier», që u mundëson kompanive private të fitojnë pjesë tek ato publike në vështirësi për t’u shëndoshur borxhet; shkrirja midis kompanive shtetërore të mëdha e të vogla; mbylljen e atyre joprodhuese, të quajtura «zombie» pasi mbahen në jetë nga qeveria. Ky opsion i fundit është më i mprehtë, pasi implikon pushimin nga puna e miliona njerëzve dhe rrezikon të ushqejë pakënaqësinë sociale.

Pekini ka kufizuar edhe investimet e jashtmë e kompanive private për të penguar ato që kanë akumuluar tashmë borxhe të mëdha për kryerjen e operacioneve «iracionale» që ua rëndojnë situatën. Për shembull, konglomeratit “Dalian Wanda” të drejtuar nga Wang Jianlin i është dashur «që të përshtatet me tendencën e zhvillimit ekonomik kombëtar» dhe të përqëndrohet me dhënien vlerë të tregut të brendshëm. Wu Xiaohui dhe Ye Jianming, respektivisht krerë të grupit sigurues Anbang dhe të CEFC China Energy, janë akuzuar në fakt për «krime ekonomike» dhe janë arrestuar. PKK-ja do që të përdorë gjigandët teknologjikë Baidu (motor kërkimi i ngjashëm me Google), Tencent (që posedon systemin e mesazhistikës WeChat) dhe Alibaba (uebsajt shitjesh online) për të mbushur hendekun në fushën e inteligjencës artificiale me Shtetet e Bashkuara. Prandaj ia ka caktuar zyrtarisht atyre detyrën e përshpejtimit të zhvillimit respektivisht të drejtimit automatik, të sistemit të transportit urban dhe të përdorimit të kompjuterëve për diagnozat mjekësore.
Një detyrë e tillë kërkon që këto kompani private të mos operojnë sipas qejfit. Ajo që po ndodh me zhvillimin e sistemit të kreditimit social (mekanizmi me të cilin nga viti 2020 qeveria do të vlerësojë, do të çmojë dhe do të ndëshkojë sjelljen e individëve, enteve publike dhe private) është shembullore. Banka Qendrore e ka penguar kompaninë Tencent që të nis versionin e saj provë të këtij mekanizmi të nesërmen e lançimit të tij, ndërsa krediti Zhima (Sesamo) e Alibaba është akuzuar se shkel privatësinë e përdoruesve. Xi nuk do që këta kolosë të shfrytëzojnë sasinë e madhe e të dhënave të vëna në dispozicion nga 751 milion përdoruesit e Internetit kinez vetëm për interesat e tyre; në fakt, do t’ua përdorë potencialitetet teknologjike për ta kontrolluar më mirë vendin.

Çfarë do të mbesë nga Xi?
Është vështirë të imagjinohet që një riorganizim i ngjashëm i ekuilibrave të pushtetit të mos gjenerojë pakënaqësinë tek ata që më parë përfitonin nga stauskuoja. Prandaj ka të ngjarë që në vitet e ardhshme do të krijohen fërkime të reja në gjirin e PKK-së. Sipas të gjitha gjasave, Xi do të qeverisë përtej vitit 2022, por në perspektivë tranzicioni politik është i pashmangshëm. Megjithatë, nëqoftëse bërthama aktuale e lidershipit kinez do t’ia transferojë të gjithë pushtetin e saj një individi të vetëm apo do ta rishpërndajë, në funksion të teorive të Wang Huning, sot nuk është e parashikueshme. Mbi një proces të tillë do të ndikojnë nfakt rezultati i reformave socioekonomike, dinamikat e brendshme në parti dhe entiteti i kërcënimeve të jashtme ndaj stabilitetit të vendit. Kompleksiteti i këtyre faktorëve e bën një decentralizim të ri vendimmarrës aspak të mirëqenë.
(nga Limes)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Sa megapiksel ka syri i njeriut?

Sipas shkencëtarit dhe fotografit, dr. Roger Clark, rezolucioni i syrit të njeriut është 576 megapiskelë. Rezolucioni prej 576 megapikselëve do të thotë që nëse do të krijonit ekran me fotografi aq të kthjellët dhe të qartë sa që nuk mund t’i dalloni pikselët veç e veç, do të detyroheshit që të paketonit 576 megapikselë në sferën e madhësisë së fushës suaj të shikimit.
Për të ardhur deri te ky numër, doktor Clark ka supozuar kthjelltësinë optimale vizuale në fushën e shikimit, përkatësisht ka supozuar që sytë tuaj lëvizin sipas pamjes para jush. Mirëpo në një shikim, rezolucioni zvogëlohet përreth 5-15 megapikselë.
Kjo është kështu sepse sytë tuaj kanë shumë të meta të cilat kamera nuk i pranon.
Pamjet në rezolucion të lartë i shihni vetëm në hapësirë shumë të vogël madje në qendër të fushës suaj të shikimit, të quajtur fovea.Keni pikën e vdekjes aty ku nervi juaj optik takohet me retinën tuaj. Lëvizni sytë tuaj sipas pamjes jo vetëm për të grumbulluar më shumë informacione, por për t’i përmirësuar ato mangësi në sistemin tuaj vizual.
Mirëpo, syri nuk është objektiv i fotoaparatit i cili grumbullon riprodhime në bankën tuaj memorike.
Syri është më i ngjashëm me detektivin, ai grumbullon të dhëna dhe gjurmë nga rrethina, ndërkaq pastaj i dërgon në tru në atë mënyrë që të formohet fotografia e plotë.
Natyrisht, tashmë ekziston rezolucioni i ekranit në të cilin sytë tanë nuk mund t’i dallojnë pikselët.

Kapen 4 kg heroinë e kokainë në Itali, në pranga dy shqiptarë

Katër kilogramë heroinë dhe kokainë janë kapur mëngjesin e sotëm në Itali.
Arrestimet janë bërë në Padova, Itali dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë.
Droga mësohet se shitej në Padova dhe në Venecia.
Operacioni është bërë nga skuadra e lëvizshme e policisë së Padovas, pas një hetimi të koordinuar nga prokuroria e këtij qyteti.
Shqiptarët janë kapur me 2 kilogramë heroinë dhe 1.7 kilogramë kokainë.
Policia italiane pritet të dalë në një konferencë për të dhënë detaje të tjera.

Peshku i madh i dosjes 339/ PD: Dako, simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës, do të arrestohet!

Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat për kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Deputetja e PD, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat tha se, Dako ka lidhje me bandat kriminale dhe duhet të ishte në burg.
“Dako është Peshku i madh i dosjes 339”, tha deputetja demokrate.
Deklarata e plotë
Që prej 22 Tetorit, kur Partia Demokratike u tha shqiptarëve se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjes 339 Kryetari i Bashkisë së Durrësit po shpreson ta kalojë me heshtje krimin e blerjes së votave me bandat e Shijakut dhe të Durrësit.
Heshtja nuk do ta ndihmojë Vangjush Dakon! Vendi i tij është në burg, bashkë me bandën e Avdylajve, nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine në Europë.
Përgjimet zyrtare të dosjes 339 nuk i lënë rrugë tjetër mikut të bandës së Avdylajve.
Vangjush Dako duhet të arrestohet!
Përgjimet telefonike provojnë qartë masakrën e zgjedhjeve nga bandat e krimit në Durrës, në këmbim të favoreve që kryebashkiaku u ka bërë me paratë e taksapaguesve dhe pashritë e bashkisë së Durrësit!
Vangjush Dako, si simbol i pushtetit të blerë me paratë e drogës së krimit të organizuar, nuk e ka vendin në zyrën e kryebashkiakut të Durrësit, por pas hekurave, si i kreu i shtabit kriminal të vjedhjes, blerjes dhe deformimit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit!

Provat janë aty, në dosjen e pambyllur 339! Mjafton që prokurorë të guximshëm dhe të pakapur nga Edi Rama, të bëjnë detyrën!
Aq shumë prova ka për krimin elektoral dhe lidhjen me bandat kriminale të Vangush Dakos, sa nga dosja 339 janë zbardhur nga media tre biseda të kryebashkiakut të Durrësit, që provojnë se ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm më bandën para, pas dhe pas zgjedhjeve.
• Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë.
• Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.
• Nga përgjimet, shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.
Dosja 339 me provat e krimit elektoral nuk i le asnjë shteg shpëtimi kryebashkiakut :
Vangjush Dako do të arrestohet!

Tmerr në Elbasan, reagon Berisha: Bllokohen rrugët kur lëviz Lleshi i Kallam Dështakut

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar masat e rrepta të ndërmarra nga Policia për të ruajtur zv.ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi në takimet e tij jashtë Tiranës, si ai i fundit në Elbasan.
“Bllokohen rrugët kur lëviz Lleshi (Lleshaj) i Kallam Dështakut!, shkruan Berisha në Facebook, duke reaguar pas denoncimit të një qytetari, që ka shprehur habi nga masat e jashtëzakonshme. – Përforcime me mijëra policë për vizitën e djeshme të zv.ministrit të parë antikushtetues, antiligjor Lleshi (Lleshaj) në Elbasan. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” nënvizon ish-Kryeministri në vijim.
Mesazhi dërguar ish-Kryeministrit Berisha
“Elbasani i blinduar nëpër rrugë. Gjatë gjithë rrugës Tiranë-Elbasan, sidomos në qytet, qindra e qindra policë. Merret vesh se në orën 15:00 ka mbërritur me eskortë të përforcuar, makina e zv.ministrit të Brendshëm = ministër në Drejtorinë e Policisë, sikur udhëtonte në një zonë të pushtuar nga krimi.
Mbarimi i takimit po ashtu, me shumë përforcime, sa rruga e Metalurgjisë ishte bllokuar.
Lind pyetja: Përse?
Nga kush ruhet zv.ministri i rendit?
Po qytetarët shqiptarë, kush i ruan?
A nuk janë edhe ata bij nënash?
Zoti ma ruajt. Flm i nderuar Doktor!”

Si të luftojmë fryrjen e barkut

Barku i fryrë? Cilat janë ushqimet që duhet të shmangim dhe cilat janë ushqimet që duhet të marrin për të qenë gjithmonë në formë?
Barku i fryrë është një çrregullim i bezdisshëm që, përveç të qenit i shëmtuar, gjithashtu ndikon në mirëqenien tuaj. Shkaqet mund të jenë të shumta: kalimtare – si një vakt shumë i rëndë – ose i lidhur me sëmundjet kronike.
Le t’i shohim së bashku dhe të zbulojmë se si mund të ndihmojë ushqimi i shëndetshëm.
Barku i fryrë: nga se varet
Ka shumë faktorë që mund të jenë në origjinë të barkut të fryrë. Një problem që shpesh nuk ka të bëjë me mbipeshën ose me indin yndyror të grumbulluar rreth barkut, por është një shenjë e ajrit në stomak e shkaktuar nga sëmundjet e traktit gastrointestinal: më së shumti është sindroma e zorrëve të irrituara.
Edhe mungesa e tolerancës ndaj laktozës dhe sëmundja celiake, ndër simptomat e tyre më të zakonshme, madje edhe ënjtja e barkut: nëse dyshoni se vuani prej tij, merrni një provë për të siguruar dhe ndryshuar dietën tuaj në përputhje me rrethanat.
Në mungesë të sëmundjeve, barku i fryrë mund të jetë një shenjë e zakoneve të këqija në tavolinë: mes tyre, tendenca për të ngrënë ushqim me bollëk, ose për të ngrënë shpejt dhe për të mos përtypur mirë, duke shkaktuar vështirësi në tretje, rëndim dhe ënjtje.
Por, edhe ushqime të caktuara mund të nxisin ënjtjen e barkut, ashtu si të tjerët mund të ndihmojnë për ta luftuar atë. Le t’i zbulojmë.

Ushqimet që e fryjnë barkun
Rregulli i parë është që të shmangim ushqimet që mezi treten si për shembull ushqimet yndyrore, por edhe ushqimet ose pijet që janë veçanërisht të nxehta ose të ftohta.
Nëse qëllimi është një bark të sheshtë shmang edhe pije të gazuara, lëngje frutash, ëmbëlsirat, disa perime të tilla si brokoli, spinaq, marule, lakër, presh, panxhar, qepë, patëllxhan, gështenja dhe fruta të thata, të cilat tentojnë të fermentohen me lehtësi të madhe dhe prandaj prodhojnë ajër. Kjo këshillë është veçanërisht e vërtetë për ata që vuajnë nga sindroma e zorrëve të irrituara, të cilët gjithashtu duhet të shmangin bishtajoret, patatet, djathin e freskët dhe qumështin.
Ky ushqim është akuzuar shpesh për të qenë shkaku kryesor i ënjtjes abdominale, në fakt tretshmëria e qumështit lidhet me ndjeshmërinë individuale, laktozën ose përqindjen e yndyrës që përmban. Eliminimi i plotë i qumështit nga dieta ditore u rekomandohet vetëm atyre që kanë probleme reale të jotolerancës ndaj këtij ushqimi ose, në fakt, vuajnë nga sëmundje që mund të shkaktojnë çrregullime.
Ushqime kundër ënjtjes
Nëse disa ushqime kanë fuqinë për t’ju bërë të ndiheni të fryrë në një kohë të shkurtër, të tjerët duhet të konsiderohen si deflacion i vërtetë i barkut.
Shpargu, për shembull, ka veti diuretike të pabesueshme: futini ato në dietën tuaj dhe do të keni rezultate të menjëhershme. Edhe një sallatë e pasur me kastravec ka vetinë e pastrimit dhe do t’ju ndihmojë të eliminoni toksinat dhe mbeturinat.
Ka ushqime të pasura me kripë, të tilla si parmixhana, harengë, të cilat mund të bëjnë që stomaku juaj të mbushet, sepse ato shkaktojnë mbajtjen e ujit. Nëse nuk mund t’i shmangni ato, sepse ndoshta jeni të ftuar në një darkë, mund të hani një banane për të zvogëluar efektet në stomakun tuaj. Cili është truku? Banania, ashtu si të gjitha ushqimet e pasura me kalium, ndihmon në uljen e nivelit të natriumit në trup dhe në këtë mënyrë lehtëson kullimin.
Dhe për të qëndruar gjithmonë të hidratuar pini shumë ujë, pasi është numri një edhe për të luftuar fryrjen e barkut!
Mëngjesi me një kos grek, i pasur me proteina dhe fermentime laktike, është një ndihmë e madhe për të lehtësuar tranzitin e zorrëve dhe rrjedhimisht keni një stomak të sheshtë.
Si një alternativë për shalqi, ju mund të zgjidhni rrushin e kuq, në gjendje që të zvogëlojë gazin e barkut dhe të shuajë ndjenjën e urisë.
Ndërkohë, nëse jeni të ftuar për një aperitiv, përpiquni të shmangni pijet e gazuara dhe alkoolike dhe të zgjidhni çaj ose kafe të ftohtë, ose ndoshta një përzierje frutash dhe perimesh.